ForumPortaliGalleryPytsoriKrkoLista AntarveGrupet e AntarveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Enciklopedi shqiptare

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht 
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 614
Age : 25
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Enciklopedi shqiptare   Mon Aug 11, 2008 11:28 pm

Enciklopedi shqiptare



Agneze Gonxhe Bojaxhiu

Nënë Tereza

(1910 - 1997)

http://www.arbitalia.it/speciali/nenatereza/koliqi_amoresenzaconfini_file/image001.jpg




Ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

Lindi në Shkup, Maqedoni me datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë.


Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.


Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.


http://www.misioni.hr/Nene%20Tereza.JPG



Nënë Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”.



Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.


Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) për t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithe bota mesoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.


Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa për të parë nënen e saj qe jetonte në Tirane, as për te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... për të parë varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90.

Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja në bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto janë shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shumë.


Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".



Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë.
Shiko profilin e PerdoruesitShih te gjitha pergjigjet sipas antaritAntar U2U
Mbrapsht n krye Shko posht
Shiko profilin e antarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 614
Age : 25
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Enciklopedi shqiptare   Mon Aug 11, 2008 11:30 pm

ALEKSANDER MOISIU

http://www.halftimescores.co.uk/images/pc04a/fs4481.jpg


Aleksandër Moisiu edhe Alexander ose Alessandro - Moissi ose Moisi lindi më 2 prill 1879 në Trieste; vdiq më 22 mars 1935 në Vjenë. Ishte një aktor shqiptar.






Moisiu u rrit në Trieste, Kavajë dhe Durrës. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku ai me ndihmën e Jozef Kainc ju përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrieren e vet si kompars (aktorë, që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u festua Moisiu për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës veriore.

http://www.halftimescores.co.uk/images/pc04a/fs4482.jpg



Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

http://www.mekuli.com/albans5.jpg

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanfolëse. Në kohën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohe vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë si dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

http://www.mekuli.com/albans6.jpg


Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).
Mbrapsht n krye Shko posht
Shiko profilin e antarit http://albaone.top-board.com/
 
Enciklopedi shqiptare
Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letrsia shqiptare
» Rritet popullsia shqiptare n Maqedoni
» ARMATA KOMBTARE SHQIPTARE-D E K L A R A T
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Nuk kemi besuar se ekziston nj organizim kaq i mir i FFSHGJ-s dhe i klubeve shqiptare n Gjermani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Krce tek: