ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hollywood do tė bėjė njė film pėr Skėnderbeun??

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Hollywood do tė bėjė njė film pėr Skėnderbeun??   Wed Aug 13, 2008 2:05 am

Bota ka shtatė sheshe me emrin e Skėnderbeut, shtatė buste nė
kryeqytetet kryesore dhe emri i Heroit Kombėtar ėshtė nė tė gjitha
enciklopeditė botėrore. Por tashmė figura e tij pritet tė lidhet me njė
film qė do tė dalė nga studiot e prodhimit tė Hollivudit. Projekti qė
prej kohėsh diskutohet nė Shqipėri duket se do tė marrė udhė shumė
shpejt nga kompania prestigjoze “Warner Bros”. Shqiptarė tė diasporės
dhe komunitetit shqiptar nė Amerikė, prej kohėsh ka ndėrmarrė njė
fushatė ku me anė tė njė peticioni i kėrkojnė kompanisė tė marrė
pėrsipėr realizmin e njė filmi pėr Heroin tonė Kombėtar.

Pas dokumentarit tė prezantuar nė SHBA njė vit mė parė pėr jetėn e
Gjergj Kastriot Skėnderbeut, tashmė njė prej producentėve tė njohur
amerikanė pritet tė marrė pėrsipėr realizmin e filmit.
Peticioni
Pėrveē kompanisė “Warner Bros” edhe Zack Snyder ėshtė producenti drejt
tė cilit ėshtė dėrguar njė peticion i firmosur nga mijėra shqiptarė pėr
realizmin e filmit. Adresa
trokit ketu pėrmban dhe peticionin qė i dėrgohet producentit tė njohur
amerikan, ku kėrkohet realizmit i filmit dhe njė pėrmbledhje e shkurtėr
e rolit qė luajti Skėnderbeu nė historinė e Krishterimit nė Evropė. Zak
Snyder ėshtė njė nga producent mė tė njohur nė prodhimin e filmave me
karakter historik. Suksesi i tij mė i fundit ėshtė realizmit i filmit
"300". Ndėrkohė qė dhe nisja e punės pėr realizmin e kėtij filmi ka
nisur pikėrisht me peticione. Por pėrse Skėnderbeu i tėrheq kaq shumė
producentėt e ndryshėm. Figura e tij tashmė ka hyrė nė fondin e
personaliteteve ndėrkombėtare. Nuk ėshtė vetėm fakti se ėshtė njė
luftėtar i pėrmasave gjigante, por edhe simboli qė pėrcjell nė ditėt e
sotme. Skėnderbeu ėshtė cilėsuar si "Atlet i krishterimit" dhe mbrojtės
i fesė sė krishterė. Ndėrkohė qė nė botėn e organizatave ndėrkombėtare
ai cilėsohet dhe si pararendės i aleancės sė parė evropiane.
Dokumentari
Njė vit mė parė "Illyria Entertainment Group" prezantoi nė Miēigan tė
SHBA-sė njė film dokumentar mbi jetėn e heroit kombėtar Gjergj Kastriot
Skėnderbeu. Dokumentari ende nuk ėshtė bėrė publik i plotė, por
qarkullon nė formėn e spoteve publicitare nė saite tė ndryshme
ndėrkombėtare. Dokumentari cilėsohet si njė nga prekte mė tė
rėndėsishėm qė do tė shėrbejė pėr tė njohur figurėn e Skėnderbeut.
Ndėrkohė qė publikimi i kėtij dokumentari pritet tė zgjojė dhe
interesin e producentėve tė ndryshėm pėr ta marrė seriozisht mundėsinė
e njė filmi artistik pėr jetėn e Heroit tonė Kombėtar.

Tė dhėna

- Gjergj Kastriot Skėnderbeu lindi nė Dibėr, mė 6 maj tė vitit 1405. Vdiq nė Lezhė, mė 17 janar 1468.

- Skėnderbeu jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditė. Ėshtė figura mė e shquar nė historinė e Shqipėrisė.

- Skėnderbeu mban titullin Hero Kombėtar qė nga viti 1965, titulli mė i lartė dhe i vetėm qė mban njė shqiptar.

- Vlera mė e lartė kombėtare e figurės sė tij ėshtė se pėr 25 vjet ai mbajti larg Shqipėrisė ushtrinė turke.

- Janė dy shpata tė Skėnderbeut. E para i ėshtė dhuruar nga Papa nė
Krishtlindjet e vitit dhe peshon 1.3 kg. E dyta ėshtė model turk, ėshtė
121 cm dhe peshon 3.2 kg.

- Gjatė gjithė jetės sė tij, Skėnderbeu zhvilloi 30 beteja, nga tė cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetėm njė humbi.

- Pėrkrenarja me kokėn e dhisė qė mbante Skėnderbeu ishte njė simbol i
huazuar nga legjendat e Pirros sė Epirit dhe Aleksandėrit tė Madh.

- Pėr Skėnderbeun janė shkruar nė tė gjithė botėn 600 libra, mes tyre romane, libra historikė dhe tregime.

- Pasardhėsit e sotėm tė Kastriotit janė Alesandro Castriota Scanderbeg, mjek nė Romė, si dhe i vėllai i tij, Xhulio, avokat.

- Kali i Skėnderbeut ėshtė njė tjetėr simbol qė ka shoqėruar heroin.
Sipas Marin Barletit, ai ishte i bardhė, i njė race tė zgjedhur.

Projekti i Stend Dragotit pėr Skėnderbeun

Njė tjetėr projekt pėr realizimin e njė filmi pėr jetėn e Skėnderbeut
ėshtė ai i regjisorit dhe producentit tė njohur shqiptaro-amerikan,
Stend Dragoti. Para njė viti u shpreh se do tė realizonte njė film pėr
historinė e jetės sė Skėnderbeut. Ndėrkohė qė projekte tė ndryshme
gjatė viteve janė paraqitur dhe nga regjisor tė vendeve fqinjė, si ai i
italianit Roberto de Feo. Ndėrkohė qė deri mė sot filmi i vetėm
dinjitoz me metrazh tė gjatė ėshtė ai i realizuar nga rusėt nė vitin
1957.
Stend Dragoti
Regjisori amerikan me origjinė shqiptare, gjatė vizitės sė tij njė vit
mė parė nė Shqipėri deklaroi se do realizonte njė film pėr Heroin tonė
Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Ėshtė njė film qė ne do ta bėjmė
nė mėnyrė paksa tė ndryshme. "Unė nuk mund tė bėj njė film si
"Braveheart", pėr tė cilin u deshėn 60-70 milionė dollarė. Nuk kam
dėshirė tė bėj njė film me shpata e mburoja. Skėnderbeu bėri shumė
beteja dhe pėr kėtė do tė duhej njė film i gjatė 20 orė. Por jam i
interesuar nė njė gjė: Askush deri mė sot nuk ka pasqyruar nė njė film
se cili ishte Skėnderbeu, ēfarė mendonte ai nė kokėn e tij, cilat ishin
shqetėsimet e tij dhe ē'e shtyu tė vinte nga Turqia, ku u rrit si
figurė ushtarake e tė kthehej nė vendlindje, duke e ditur se ata do tė
hakmerreshin me tė gjithė forcėn kundėr tij", ka thėnė Stend Dragoti
njė vit mė parė nė njė intervistė. Ndėrkohė ėshtė parashikuar qė
Skėnderbeu mė parė tė realizohej nė njė film pėr fėmijė, nė mėnyrė qė
tė familjarizohej publiku qė nuk e njeh kėtė figurė.
Projekti "Skanderbeg"
Njė nismė tė ngjashme me atė Sten Dragotit, para katėr vitesh do ta
merrte dhe Cinecittą nė Itali. Regjisori Roberto de Feo mori pėrsipėr
realizimin mė tė madh qė ishte parė ndonjėherė nė Itali. Njė film qė do
t'i kushtohej Heroit tonė Kombėtar dhe qė do kishte skena magjepsėse tė
betejave. Madje De Feo dhe bashkėpunėtorėt kishin llogaritur tė
sfidonin dhe efektet skenike tė filmit "Troja". De Feo vendosi pėr tė
realizuar projektin me ndihmėn e arbėreshėve tė Italisė, por edhe sot
nė ekranet e kinemasė nuk ėshtė parė i realizuar ky projekt.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Hollywood do tė bėjė njė film pėr Skėnderbeun??
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Faruk Begolli - Aktor i shquar kosovar
» Ja ēka shkruanin dje nė faqet e internetit pėr "krimin" ndaj Grizeldes!
» Rita Lati: Nė rolin e fundit qė po pėrgatis mė duhet tė zhvishem
» Gabimet e Fan Nolit pėr Skėnderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: