ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Parathėnia e "Fjalorit" tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Parathėnia e "Fjalorit" tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 )   Wed Aug 13, 2008 11:40 pm

Frang Bardhi

Hyrje

Autori i tretė i rėndėsishėm i
letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė
tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur
vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e
krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte
interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten
tė pabotuara dhe
humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e
kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian,
folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė
me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e
Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar
sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.
Edhe pėr
jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė
Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i
perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me
pushtuesit.
Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe
pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes (
Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt
e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga
zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės
shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman,
dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo
robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket
edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė
relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin
fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i
feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė
nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė
ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se
nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin
shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat
e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"
Relacionet e
tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė
popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė
nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė
konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj
Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm
tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr
drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė
shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė
shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq,
do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari
kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i
vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai
kėrkonte klerikė tė arsimuar
shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart
misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet
e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė
Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e
kėtyre shkollave.
Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė
tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė
lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė
fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė
tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej
mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte
kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike
tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e
kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u
dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn
37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe
pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.
Megjithatė Bardhi
mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn
kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin
latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin
latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635
nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės
sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e
brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e
tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe
nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk
dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas
fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė
fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė
pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.
Pėrkthimi nė shqip
mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės
sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė
lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė
drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės
shqipe.
Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė
edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra
farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė
Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe
njė dialog tė shkurtėr.
Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege
tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane
pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė
pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta
patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė
dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato
qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin
bar„ etj.
Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse
njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė
mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.
Vepra tjetėr e
njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė
Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti
epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i
pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė
tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji
(mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit
shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė
vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė
e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e
pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut
prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar
njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė
shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė
i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.
Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė
vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe
atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin.
Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė
pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit
tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa
atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli
tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet
aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės
"Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye
tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu
(lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".
Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe
heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė
pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i
gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė
karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit.
Pėr tė
mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė
sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron
plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e
krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq
historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė
drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore
popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me
mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe
kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit
tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr
gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit",
d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet
vetėm Skėnderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe
vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi
pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn.
Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e
ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba,
pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e
bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera
letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi,
duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke
hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me
veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit
XVII.



(Fragment)

Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2)
copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa
maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė
kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh
error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak
mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė
veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7)
posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera
kafshėve(8), qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet...
I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9).

Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10)
e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret
sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash
krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė
mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar
mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė
t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt
tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė;
do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa
vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė
arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa
udob(20) t'u vinjė ...

... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė,
shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee.



Shėnim :

"Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa
te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit.



Sqarime :

( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend,menduar.
( 2) Qish, ēfarė.
( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapetė, tq. konceptet.
( 6) Mėndy, m'u duk.
( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend.
( 8) Kafshėve, sendeve.
( 9) Tė moritunė, tė pakė,tė dobėt.Lurij,(Loreto),qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė
pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin,B. e filloi duke qenė akoma nxėnės.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide").
(11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė lojtėn rol me rėndėsi nė
kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII.
Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s pėrktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura tė mendoj.
(15) Tė falunazė, pėrdhėndetje.
(16) S'tė kėtje, sė afėrmi.
(17) Pėrgjat, pranė,pėrkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fėdigenė, lodhen,pėrpiqen.
(20) Udob, lehtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Parathėnia e "Fjalorit" tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 )
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: