ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shpjegime filozofike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Shpjegime filozofike   Wed Aug 13, 2008 11:58 pm

ARSYEJA (greq. λογική, logiki dhe lat. ratio) nė filozofi ėshtė
aftėsia ose ecuria nėpėrmjet sė cilės vetėm qeniet njerėzore ushtrojnė
mendimin, kryesisht atė abstrakt (tė nxjerrė) nė lidhje me botėn dhe
kuptimin e saj, tė njohjes dhe veprimit nė jetėn tonė tė pėrditshme.
Arsyeja ėshtė pasuria mė e madhe e njohurisė, qė mbikėqyr kuptimin
"pėrzgjedhės" dhe vendos apo njeh kufizimet e tij.


ATEIZMI
Si ateizėm pėrkufizohet botėpikėpamja dhe qėndrimi i njeriut
mosbesimtar (tė pafe); pėrkatėsisht i mungesės sė besimit nė njė
"perėndi" ("besim" kėtu nė kuptimin e "pranimit a njohjes si
ekzistente"). Ateizmi ėshtė shprehimisht mohimi i qenėsisė
(ekzistencės) sė njė "perėndie" (monoteizmit) ose shumė "perėndive"
(politeizmit) apo tė njė "qėnijeje hyjnore" nė pėrgjithėsi. Kjo fjalė
rrjedh nga greqishtja (įtheos - α θ ε ος) dhe d.m.th. fjalė pėr fjalė:
pa perėndi, pa zot (a - parashtesė mohuese = pa, jo, nuk, mos dhe theos
= perėndi, zot). Nė trajtėn e vet latine del si pėrcaktim pėr herė tė
parė i pėrmendur nga Ciceroni.

Pėrkufizimi "ateist" ishte pėr
shumė kohė njė pėrcaktim i kundėrshtueshėm, qė nuk u pranua nė fillim
nga mosbesimtarėt, pra ateistėt. Ishte njė pritmėri fjalėkrijuese, qė
pėrdorej prej atyre qė cilėsoheshin si besimtarė tė vėrtetė kundėr ose
gjoja jobesimtarėve tė vėrtetė. Ateizėm nė kuptimin e "i paperėndi, i
pafe" pėrmendej nė kėndvėshtrimet qė binin nė kundėrshtim me fetė
themelore egjiptiano-judaike. Shpesh, rryma fetare me njė pėrfytyrim
vetjak mbi perėndinė emėrtoheshin si ateistike nė kohėt e hershme,
p.sh. pėrfaqėsues tė feve monoteiste (besim nė njė "zot") tė
krishtermit, myslimanizmit dhe tė judaizmit cilėsoheshin pjesėrisht nga
kundėrshtarėt e tyre politeistė si ateistė.

Sot emėrtimi
"ateizėm" pėrdoret me mė pak pėrēmim dhe pėrbuzje. Nė diskutimet
shkencore "ateizmi" ėshtė njė emėrtim asnjanės. Kundėrshtari i tij
ėshtė teizmi (pra besimi nė "zot, perėndi").


DITURIA ( edhe
"dija" apo "dijenia", dhe "njohuria" nganjėherė) ėshtė informacioni
(lajmi) i pėrvetėsuar nga njė person, organizatė apo ndonjė qėnie
tjetėr. Dituria ėshtė dijenia dhe kuptimi i ngjarjeve, sė vėrtetės apo
njohurive tė pėrftuara nėpėrmjet mėsimit, pėrvojės, arsyes ose
botėkuptimit (sė dyti), apo nėpėrmjet brendashikimit (sė pari). Dituria
ėshtė vetėndėrgjegjja e tė zotėruarit tė informacioneve tė lidhura
ndėrmjet tyre tė cilat, tė marra veēmas, kanė njė vlerė dhe njė
pėrdorim mė tė vogėl . Dituria ėshtė kuptimi i besueshėm i njė
ēėshtjeje, mundėsisht me aftėsinė e pėrdorimit tė tij pėr njė qėllim tė
caktuar.
Mosbesushmėria e kujtesės kufizon sigurinė e diturisė mbi
tė kaluarėn, ndėrsa mosparashikueshmėria e ngjarjeve qė do ndodhin
kufizon sigurinė e diturisė mbi tė ardhmen. Epistimologjia (greq.
dituria, njohuria) ėshtė studimi filozofik i natyrės, prejardhjes, dhe
qėllimit tė diturise.


DUKURIA (greq. "φαινόμενο", fenomeno -
duket, shfaqet, shihet) ėshtė njė ngjarje e vėzhgueshme me anė tė
shqisave, kryesisht diēka e veēantė dhe e rrallė.

DESHIRA E LIRE
ėshtė liria e tė zgjedhurit dhe vetvendosjes nė kryerjen e njė veprimi
nga njeriu. Ne filozofi dhe teologji me dėshirė tė lirė nėnkuptohet se
ēdo njeri nėpėrmjet aftėsisė arsyetuese mund tė zgjedhė tė bėjė njė
veprim mes shumė zgjedhjesh tė tjera, gjė qė i kundėrvihet koncepteve
tė ndryshme deterministe sipas tė cilave realiteti ėshtė i paracaktuar
(parashkruar), qė do tė thotė se nė tė vėrtetė individet nuk munden tė
zgjedhin, pėrderisa veprimet e tyre janė paracaktuar pėrpara lindjes sė
tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime filozofike   Fri Aug 15, 2008 3:03 am

tap topit e me ke kujtu shkollen me kete
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime filozofike   Fri Aug 15, 2008 3:04 am

hehehe sa mire he meso ketu se mos mbese gjene ne klas Very Happy:D
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shpjegime filozofike   Thu Aug 21, 2008 1:14 am

Very Happy hihihiih fain e ka dioni qe e hapi forumin me vonese sepse une kam ngel tashme :cry:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shpjegime filozofike   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shpjegime filozofike
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Filozofia - Sociologjia - Psikologjia-
Kėrce tek: