ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e durrsit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Historia e durrsit   Thu Aug 14, 2008 12:14 am

Durrėsi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.

Qyteti
Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj
XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur
protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e
para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e
pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe
Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u
vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik,
ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah
dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te
qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak,
ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto
dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete
rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah,
indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke
shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e
Durresit.


Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar
zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme
nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e
Dardane. Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me
Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e
shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore
Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te
gjithanshem "Dere e dritare" te Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e
re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i
Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.

Gjate periudhes
Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem ne brigjet
perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e
Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek
lumi Vjosa. Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe
Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne
strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik
bizantino-kristian.


Ne shekujt VIII u formua ne Durres,
Njesia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e
qytetit me krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua
"Thema e Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i
sulmeve te Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet
tregtare te Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte
trojet nga Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne
lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durresin, si kryeqender te saj, u
krijua dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne
sistemin feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te
rinj. Gjithe ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote
e lidhjeve te zones Durres nga Bizanti.

Ne shek. XI-XV, Shteti
Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e
arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve
Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e
Dyte", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati
pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u
shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje
periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te
rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore
e Shqiperise se Mesme. Ne reformen administrative te vitit 1888,
Durresi ishte Sanxhak i vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912
qyteti me rreth 4700 banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis
qendrave te levizjes kombetare.

Me 21 Nentor 1912, ne Portin e
Durresit, zbriten nje grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari
I.Qemali, te cilet vinin me misionin historik qe te shpallnin
mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26 Nentor ne Durres ngrihet
flamuri i Pavaresise. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se
qytetin e lakmonin invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai
austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918).

Gjate
viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje frymarrje
te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet model te
zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e
tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe gjermane dhe me 14
Nentor 1944, Durresi u clirua.

Periudhes se sistemit socialist
(1945-1990), i perkasin investimet ne disa dege te industrise,
kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri
objektesh social kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill
normat e para te sistemit demokratik me shume probleme per fazen e
tranzicionit, por me perspektive per te ardhmen. Sistemi i ri dhe
reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit
1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten ekonomike.


Ne
rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte
ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto,
Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e
konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer. Ne Durres operojne aktualisht
9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.

Porti i
Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne detin
Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te perendimit
me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje pike hyrje per
Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga Shqiperia, kalon
nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur ne portin e Varnas
dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi
i nje transporti te sigurt, sipas standarteve te projektimit europian
dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili
mbulon rreth 85% te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i
rendesishem ne transportin detar te udhetareve.

Porti i Durresit
ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej
0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2
milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te
thella me nje gjatesi rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e
mallrave eshte 270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara.

Ne
portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e mallrave
minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te ndryshme. Ne
port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion nje
kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml. Ne kete
terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me 600.500
pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

Terminali i
konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates dhe sheshit qe
ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te konteniereve ne portin e
Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe ndihmojne ne
ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht ne portin e Durresit jane futur
ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE
me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si
destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e
elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer.
Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro
nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e
teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90%
e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te
Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3
miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i Portit do te
arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.

Ne port
funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te cilat 6
agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe automjetesh. Me e
madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e
Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me
pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane
qe lidhin Durresin me portet e tjera te Mesdheut.


Durresi
eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i referohemi
shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se “Te gjithe
rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te gjithe rruget
te cojne ne Durres”. Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne
qender te tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe
Ballkanin.

Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme
qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij. Durresi i cilesuar
si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe vizitor
nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte te
fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme Nderkombetare.
Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit ekonomik lokal.
Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per te
shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer
lashtesine.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle
ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne
investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses
ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e
zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera,
studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te
reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare
lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre. Nisur nga keto:
Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit
eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor,
hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv
dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore
per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe
i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te
avancuar”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Historia e durrsit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne ishim ketu, Ne jemi akoma ketu, kjo eshte "HISTORIA" e Popullit Tim
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Historia e lashtė
» Kastriot Myftaraj: Tė vėrtetat e panjohura tė sigurimit tė shtetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: