ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 POEZIA NGA SHKRIMTARET SHIPTAR TON

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: POEZIA NGA SHKRIMTARET SHIPTAR TON   Tue Nov 11, 2008 10:46 pm

Mitrush Kuteli

Mė di a nuk mė di


Mė di a nuk mė di se qaj,
mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
kur ngrihem i ēmendur tė shkruaj
me gjakun e zemrės tė shkruaj.

Mė di a nuk mė di se agimet
mė gjejnė pa gjumė nė shtrat,
me shpirt tė shkretuar nga dhembja,
e dhimbshėm i pres perėndimet,
me ankth i pres perėndimet.

Mė di a nuk mė di se sot
u drodha kur pashė pranverėn, (vjeshtėn)
qė zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ėmbėl siē ishte qėmot,
e hidhur siē ishte qėmot.

Mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
kur ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lemjes i huaj.
Mė di a nuk mė di...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: POEZIA NGA SHKRIMTARET SHIPTAR TON   Tue Nov 11, 2008 10:47 pm

FAN NOLI:

JEPNI PER NENEN

Ē'thot' ajo e ve e gjorė,
-Mbretėreshė pa kurorė-
Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar,
Shpirt e zėmėr pėrvėluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė,
Nėnės mos ia bėni varrė!"
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

Qan e lutet Nėn' e mjerė,
Kėrkon vatrėn edhe nderė,
Do lirinė dhe atdhenė,
Si ē'e pat me Skėnderbenė,
Bijt' e besės thėrret pranė.
Kur i thirri dhe s'i vanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt jan' ata tiranė
Qė tė pren' e qė tė vranė
Qė tė therrė bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtėpija?
Derthni plumba, o Shqiptarė,
Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė,
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt bij tė trathėtuan
Dhe tė doqnė dhe tė shuan
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
Pa fole, pa zog, pa shpatė?
Kėta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Sa kėrkon e sa tė duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirė do tė japė,
S'kursen jetėn as paratė;
Hithni, hithni tok dollarė,
Tė mos mbetemi tė sharė.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė.
Se ke djemtė n'Amerikė.

Do tė ndihim pa kursyer
Pėr ty, Nėna jon' e vyer,
Qė me drit' e nder tė thuresh
Dhe me bijt' e tu tė mburesh.
Cila Nėnė lyp paranė?
Cilėt bij me shpirt s'i dhanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Armė dhe fishekė mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Pėr lirin' e vėndit t'onė,
Sot -se nesėr ėshtė vonė-
Jepni, Nėnėn tė shpėtoni,
Komb e vatra tė nderoni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

edhe kete e pelqej shume nga Driteroi:
KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: POEZIA NGA SHKRIMTARET SHIPTAR TON   Tue Nov 11, 2008 10:47 pm

Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISĖ

Kanga e Trembėdhetėt

TE KISHA E SHNJONIT

Prendoi dielli, n'qiellė duel hana,
n' Veleēik po pingron Zana :
Ehu ! ju malet e Shqipnisė,
n' t' cilat strukė shqipja e lirisė
n' t' bardhat kohė, qi kanė prendue, 5
s' lźte anmik, jo, me iu afrue !
E din shpat e di' edhe pėrrue,
e din landė e di' edhe gurė,
Shqiptarisė kryq e tėrthuer,
se sa gjak atėbotė i anmikut 10
vojti rrėkajė prej t' bardhė ēelikut,
qi flakote n' dorė t' Shqiptarit,
porsi rrėfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtė kurr n' atė kohė t' lume,
(me lot gjakut sot t' lotueme !) 15
veē nji troe t' tokės shqiptare
me rėmue dora grabitēare ?
Ah ! jo kurr : t' isht' ēue mbarė bota...
Pse ndo'i Lekė a i' Gjergj Kastriota
do t' kisht' dalė atė dorė rrėmbyese 20
m'e cungue me armė ngallnyese,
t' cilat n' shekull do t' pėrmenden
hanė e hyj sa qiellėve t' enden.
Por kanė ndėrrue sot moti e stina
pėr dhé t' ngritė, ku rreh « martina » ! 25
Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit
qi n' djersė njomė busat e umit,
ja qi n' kullmė rreshket kumbuese,
ja npėr detė bjen valės shkumbuese,
pėr me mbajtė nji grue te shpia 30
s' cilės bukė i lypin fėmija,
edhe i lźn, ndoshta, me kjį,
pėrsč e mjera bukė nuk kį :
gjinde, s' cilės Zot i āsht ari,
t' zezėn bukė, qi i ngratė Shqiptari 35
shtrźjt me gjak e pat fitue,
pa ndo'i dhimbė, kjoshin mallkue !
sot m' e dį duen copa copa :
e pėrsč ? Pse don Europa...
Uh ! Europė, ti kurva e motit, 40
qi i rae mohit besės e Zotit,
po, a ky ā sheji i qytetnisė :
me dį tokėn e Shqipnisė
pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė ?
Po, ti a kėshtu sot na i pėrligje 45
njata burra, qi m' kėto brigje
pėr ty vehten e bāne flie
kur ti heshtėshe prej ligėshtie ?
Ti, qi i kalle flakėn diellit
e i shestove rrathėt e qiellit, 50
Ti, prej eshtėnsh t't' ngratė Shqiptarėve,
qi bānė dekėn pėr dhé t' Parėve,
bān sot t' bijnė fatosa t' ri,
t' cilt nji troe t' kėsajė Shqipnķ
mos t' ia lanė Shkjaut n' dorė me i rį 55
krejt nė gjak nji herė pa e lį !
Lum, oj Zana e Veleēikut,
qi m' ia lėshon ti namėt anmikut,
qi m' i uron djelmtė e Malsisė,
qi m' ia kjanė hallin Shqipnisė ; 60
kėsaj Shqipnķ e cila motit,
n' zā kah pushka e besa e Zotit,
pat kenė ēmue prej fisesh t' tana
kah bjen dielli e kah merr hana !
Por, sado qi poshtė ka rį 65
sot me sot e rrin tue kjį
n' pluhun t' tokės, prej njerėzve shį,
prap, oj Zanė, shkėndia e burrnisė
nuk ā' shkimbė n' male t' Shqipnisė,
qi, maną, edhe n' kėto kohė t' reja 70
ka 'i herė ndezet flakė si rr'feja.
S' kanė mbetė shkret, jo, armėt besnike,
pėrsč Arbėnorja, grue fisnike,
bān se bān fatosa t' ri,
t' cilt trimėnisht pėr ketė Shqipnķ 75
e pėr besė e t' bardhėn Fé
e bājnė dekėn si me lé.
A po i sheh ti njata burra,
qi kah Brigja nepėr curra,
tue hecė natėn porsi bisha, 80
janė t'u ngjitun drejt kah kisha ?
Ata janė, po, Krenėt e Hotit
qi m' u lidhė duen me besė t' Zotit
pėr me i dalun zot Shqipnisė,
pėr me i lanum nderė Malsisė. 85
Po, Ēun Mula mbi shpinė t' kalit,
ua ēoi lajmin Krenėve t' malit :
ua ēoi lajmin n' derė t' konakut,
pėr me u mbėledhė n' kuvend t' bajrakut ;
e si rrokull kjenė rreshtue, 90
kėshtu xźn Ēuni me ligj'rue :
« Fol tash, Masho, ē'po na thue ?
Un qe Krenėt t'i kam bashkue,
t' cilve mundesh me u besue,
pse armėt kryq i kemi vu, 95
si na e lįnė tė Parėt kanu ».
Atėherė Mashi xźn kadalė :
« Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalė,
qi po u thom me besė tė Zotit,
porsi nipave t' Kastriotit : 100
katėrqind e s' dķ sa vjet
janė qi i bājmė Mbretit hysmet,
kush ushtrķ, kush angarķ,
me armė n' dorė, me zjarm nė gjķ,
me 'i kambė mbathė me tjetrėn zdathė, 105
bukėn n' strajcė e shpķ senjurin,
dyshek tokėn, jastek gurin,


t' mbramė te hika e t' parėt te mbeta :
trima n' zā, ēėse ā' xanun jeta :
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: POEZIA NGA SHKRIMTARET SHIPTAR TON   Today at 9:19 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
POEZIA NGA SHKRIMTARET SHIPTAR TON
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Gonxhe Bojaxhiu-Nėna Tereze:JETOJE JETEN...
» Shkrime tė Baki Ymerit
» Poezia e Visar Zhitit pėr tė birin e ndjerė
» Majlinda Rama:Simbolisti Rembo dhe soneti "Zanore"
» Poezia Llemadeo:Kosovė, Kosovė... !(Poemė)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia :: Poezi te ndryshme-
Kėrce tek: