ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Origjina e flamurit kombetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Origjina e flamurit kombetar   Sat Aug 16, 2008 5:13 pm

Origjina e flamurit kombetar


Flamuri
shqiptar e ka prejardhjen nga nga njė vulė e heroit kombėtar shqiptar
Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i cili i udhėhoqi shqiptarėt nė njė
kryengritje tė pėrbashkėt nė shekullin XV kundėr perandorisė osmane
duke i sjellė trojeve shqiptare pavarėsinė pėr njė kohė tė shkurtėr
(1443-1478). Shqiponja ishte pjesė e emblemės sė familjes Kastrioti e
cila e ka zanafillėn nė perandorinė bizantine


Sipas prof.
Kasem Biēoku, shqiponja dykrerėshe ėshtė pėrdorur si simbol pushteti
dhe dokumentohet se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori
Kostandin dhe mė pas u bė traditė vendėse nė tė gjithė Ballkanin. U
pėrdor edhe nga Skėnderbeu, pėr tė treguar se ishte pėrfaqėsues i
sundimit paraosman. Kush ėshtė rrjedha historike? Profesor Kasem Biēaku
tregon: Nė lashtėsi ka qenė shumė i pėrhapur totemizmi (lloj besimi qė
adhuronte kafshėt dhe shpendėt, duke i konsideruar si mbrojtės dhe
themelues tė njerėzimit). Shqiponja ėshtė konsideruar si bashkudhėtare
e perėndive dhe vetė perėndi. Ajo dhe luani janė konsideruar kudo si
mbretėr, pėrkatėsisht tė shpendėve dhe tė kafshėve, pėr kėtė arsye
figura e shqiponjės dhe luanit janė mė pėrfaqėsueset nė heraldikat
(stemat), shenjat) e vjetra. Shqiponja ėshtė simbol pushteti, guximi
dhe lartėsimi shpirtėror. Ka qenė simbol pushteti perandorak, prandaj
ėshtė dhe nė heraldikat e shumė vendeve.
Shqiponja me dy krerė ėshtė
pėrdorur si simbol qė nė shekullin VII para erės sonė nė Turkmenistan.
Shqiponja e zezė me njė kokė ėshtė pėrdorur si simbol nė perandorinė
romake dhe me pėrhapjen e Krishtėrimit u pėrdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja
dykrerėshe ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori me origjinė
iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojės,
duke i krijuar perandorisė romake dy qendra administrative; Romėn dhe
Kostandinopojėn dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatė
sundimit tė perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bė
bashkimi i dy kishave dhe si simbol i pėrbashkėt kishtar u bė shqiponja
dykrenare, prandaj gjendet si simbol nėpėr kishat mesjetare tė
Shqipėrisė dhe Ballkanit. Nė shekullin XX nė Perandorinė Bizantine
shqiponja dykrenare shfaqet me krahė gjysmė tė hapur dhe vazhdoi tė
shfaqej ashtu.
Nė Shqipėri, si simbol pushteti, shqiponjėn e kanė
pėrdorur familjet sundimtare shqiptare tė mesjetės si Kastriotėt,
Arianitėt, Muzakajt, Topiajt, Gjurashėt, po ashtu edhe Ēernojoviēėt e
Malit tė Zi. Duke pėrdorur shqiponjėn si simbol tė pushtetit tė tyre,
dėshmohet se kėto familje kanė qenė funksionare tė larta gjatė
Perandorisė Bizantine.
Me shembjen e Perandorisė Bizantine nė vitin
1453, shohim qė nga Skenderbeu u pėrdor edhe ngjyra e flamurit tė
Bizantit dhe me kėtė donte tė tregonte se ishte vazhdues i pushtetit
paraosman, megjithėse i bėri dallime qoftė stemės dhe flamurit, pėr ta
dalluar nga ai i Bizantit. Nė vulėn e Skėnderbeut, ku ėshtė shqiponja
dykrenare, ndėrmjet dy krerėve tė saj ėshtė vendosur njė yll me 6 cepa.
Mbi kėtė yll ėshtė njė yll tjetėr me 8 rreze.
Kurse nė stemėn e
Kastriotėve qė ėshtė gdhendur 2 herė nė varrin monumental tė nipit tė
Skėnderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli ėshtė me 8 cepa dhe mbi krerėt e
shqiponjės janė dy kurora mbretėrore. Me kėto simbole Skėnderbeu
tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjė qė
e kemi tė shprehur nė epigrafin e Alfonsit nė njė kishė tė Valencias nė
Spanjė. Pra shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur masivisht nga
sundimtarėt si simbol pushteti dhe mund tė konsiderohet traditė romako-
bizantine.
Gjatė kohės sė Rilindjes, aktivistėt e saj tė tė gjitha
feve e grupeve punonin dhe vepronin nėn hijen e kėtij flamuri edhe pse
ai nuk ishte i standardizuar deri nė kohėn e krijimit tė shtetit tė
parė shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit nė Vlorė, dhe krijimin e
shtetit tė parė tė shqiptarėve bėhet edhe standarizimi i flamurit
kombėtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetėror i
qeverisė sė parė tė Shqipėrisė. Ky flamur llogaritet si njė ndėr
elementėt kryesore tė kombit tė tyre. Nė Shqipėri dhe Kosovė janė bėrė
disa ndryshime tė flamurit kombėtar dhe janė pėrdour si flamuj
shtetėror apo administrativ nga qeveri e sisteme tė ndryshme. Ndėr
ndryshimet e bėra nga shqiptarėt kanė qenė ndryshimet qė i janė bėrė
shqiponjės nė nivel kombėtar, ndėrsa ndryshimet tjera kanė humbur diku
nė histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Origjina e flamurit kombetar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (F.B.K.SH)
» Festa e Flamurit nė Montreal
» Gjergj Kastrioti, Heroi nė kėndvėshtrimin e shkrimtarėve tė huaj
» Kastriot Shkreli: Pjetėr Jaku - Atdhetar i devotshėm i Kombit
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: