ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Greta Koci "lidhet" me Stinen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Greta Koci "lidhet" me Stinen   Sat Aug 16, 2008 5:18 pm


Greta Koci "lidhet" me Stinen
Kenga
e fundit, qe ka nxjerre ka qene nje dedikim per kolegjin “Wilson”, ku
ajo edhe studion. Por “fushata” artistike e Greta Kocit vazhdon serish
dhe kengetarja nuk i ndal prezantimet me krijim te reja. Shume shpejt
ajo do te lancoje nje kenge, qe vjen si bashkepunim me Stinen. Duke
qene se kjo eshte hera e pare, qe Greta lidhet me kete kompozitor,
besojme se me siguri ajo do te kete dicka te re per te na sjelle. Kenga
do te jete shume shpejt ne ekranet muzikore shqiptare e shoqeruar edhe
me nje videoklip. Periudha e veres eshte shume e ngarkuar per
kengetaren, qe tashme me perfundimin e sezonit shkollor eshte teresisht
e impenjuar me koncertet. Udheton neper te gjithe Shqiperine, por edhe
jashte saj, si gjithmone e shoqeruar nga prinderit. Edhe pse Greta po
rritet ne skene dhe nuk eshte me aq e vogel sa ne performancat e para,
lidhja e saj me familjen vazhdon te jete e ngushte. Eshte pikerisht
familja, qe e ploteson dhe e ben te ndjehet e realizuar. Ndaj per
momentin, nuk e ndjen nevojen e te pasurit nje shok.

Cilat jane angazhimet aktuale te Gretes?

Sapo
kam perfunduar nje kenge se bashku me kengetarin e mrekullueshem,
Stine. Brenda ketyre diteve fillojme xhirimet e videoklipit te kesaj
kenge. Krahas kesaj, jam ne koncerte ne bregdetin e Shqiperise dhe
jashte saj.

Si ka qene ky sezon koncertesh per ty?

Sic e
dini une sapo kam perfunduar turin tim koncertor ne te gjithe
Shqiperine. Sezoni veror ka startuar me nje sere projektesh me
cilesore, se ne vitin e kaluar.

Je ndjere e lodhur nga keto impenjime?

Impenjimet
jane vertete te medha, por te them te drejten nuk e ndiej lodhjen, pasi
eshte kenaqesi e madhe, kur vleresohesh dhe mirepritesh nga publiku dhe
ky fakt me ben te harroj cdo lloj lodhje.

Cfare projektesh te tjera ke ne vazhdim?

Jam ne perfundim te albumit tim te dyte. Ky eshte projekti me i afert!

Ke menduar per pushime kete vere?

Eshte
e pamundur te shkeputesh per nje periudhe te caktuar per te bere
pushime, pasi axhenda e koncerteve nuk me krijon mundesi. Megjithate,
ne familjarisht kemi menduar qe te gjejme momente te shkurtra pushimi,
pasi edhe i gjithe ky sezon koncertesh eshte ne bregdet.

Greta
ne gjithmone te cilesojme si nje kengetare te vogel, nderkohe qe ti
rritesh cdo dite ne skene. Vazhdon te jesh po aq e lidhur me prinderit,
apo tani qe po rritesh je shkeputur disi?

Sigurisht, qe une
jam e lidhur ngushte me prinderit. Nuk e konceptoj dot as per vete dhe
as per kedo tjeter shkeputjen nga familja, pervec rasteve kur ne moshen
dhe kohen e caktuar nje djale ose nje vajze krijon familjen e vet. Por
edhe ne keto raste, prindi eshte i shenjte.

Duke qene nje vajze
shume simpatike dhe e afirmuar, ke menduar per te pasur nje mik te
vecante, ose nje shok special, apo mendon se eshte ende heret?

Une
studioj, edukohem dhe gjykoj. Nuk mund ti pragjykoj ata qe kane shoke
apo shoqe ne moshen time. Secili e gjykon jeten ne menyren e tij.
Disiplina e gjykimit tim eshte familja.

Greta, ke menduar
ndonjehere se ku do e shohesh veten pas 10 vjetesh? Do vazhdosh te jesh
kengetare edhe atehere, apo do fokusohesh ne nje profesion tjeter?

Absolutisht
nuk mund te percaktoj se ku do te jem. Objektivat aktualisht i kam te
qarta. Kerkoj shume nga vetja dhe mendoj, se nuk do ndalem asnjehere se
kerkuari.

Sa ka marre Greta nga muzika gjate gjithe ketyre viteve dhe sa i ka dhene muzikes?

Nga
muzika kam marre me te miren qe une e kam gjykuar. Jam shperblyer me dy
cmime te para ne dy festivale te muzikes moderne shqiptare, akoma pa
mbushur moshen 17 vjece. Kenget jane bere hite dhe pelqehen nga publiku.

Je penduar ndonjehere per kete rruge, qe ke zgjedhur?

Absolutisht
jo! Jam e lumtur dhe besoj ne rrugen qe kam zgjedhur. Njeriu ne jete
zgjedh ate qe di te beje me mire dhe une ate bera!

Te shqeteson fakti, qe je bere personazh publik ne nje moshe shume te re?

Jo nuk me shqeteson, perkundrazi ndjehem e lumtur kur njerezit me respektojne dhe me vleresojne!



Dy kengetare ne familje

Se
shpejti ne familjen Koci do te kete edhe nje kengetare tjeter. Behet
fjale per motren e Gretes, Enin, e cila po pergatitet per te nxjerre
nje kenge. Ajo eshte sot, pak a shume ne moshen qe kishte Greta kur
doli per here te pare ne skene dhe duket, se eshte po aq e talentuar sa
e motra. Ka qene suksesi i Gretes, por edhe talenti qe Eni ka shfaqur
ne muzike, qe e kane shtyre edhe ate te provoje ne kete fushe.
Megjithate ashtu si Greta edhe Eni do te provoje vetem. Ndonese e motra
tani eshte nje kengetare e afirmuar, ajo nuk do te mbeshtetet tek
Greta, por do te dale te kendoje e vetme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Greta Koci "lidhet" me Stinen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: