ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Elvana Gjata, mė sensuale se kurrė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Elvana Gjata, mė sensuale se kurrė   Sat Aug 16, 2008 5:23 pm

Elvana Gjata, mė sensuale se kurrė
ermira isufaj
Njėra
nga kėngėtaret mė simpatike tė skenave shqiptare sapo ka publikuar
videoklipin e ri muzikor. “Vetes” titullohet kėnga mė e fundit, ku
Elvana Gjata shfaqet nė njė stil tė ri, mė sensuale dhe me ritme mė tė
ndjera. Ajo ka sjellė pėr fansat e saj surprizėn e radhės, por jo
vetėm!




Asnjėherė
e njėjtė dhe gjithmonė ndryshe! Duket se kjo ėshtė motoja qė kėngėtarja
e njohur Elvana Gjata ndjek nė karrierėn e saj artistike. Pėr tė mbetur
mė gjatė nė mendjet e njerėzve, ajo zgjedh njė taktikė tė rafinuar, qė
e sjellė mė pranė fansave tė saj. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe nė
videoklipin e fundit me titull “Vetes”, i cili ėshtė publikuar para pak
ditėsh nė stacionet muzikore shqiptare. Mė shumė emocion, njė muzikė e
ndjerė dhe njė luk interesant: vetėm kėshtu mund tė pėrkufizohet hiti i
ri i kėngėtares. Njė version i ri i Elvanės, qė nuk ngjason kurrsesi me
herėn e fundit kur ajo kėndoi “Mamės”; tek e fundit ky ishte edhe
qėllimi i saj qė nė momentin kur dėgjoi pėr herė tė parė muzikėn e
kėsaj kėnge. “Tek “Vetes” shfaqet njė Elvanė mė sensuale, nė ndryshim
nga ajo ritmikja kur u shfaqa herėn e fundit. Ka mė shumė ndjenjė, ka
njė performancė tė arrirė dhe njė subjekt tė cilin ia kam dedikuar jo
vetėm vetes, por gjithkujt qė do e dėgjoj atė”, thotė ajo pėr gazetėn
“Korrieri.


Qė nė momentin e parė qė
ka dėgjuar muzikėn e “Vetes”, e kishte vendosur qė tekstin ta krijojė
vetė. Sigurisht qė me kėtė nuk do t’i vėrė titullin “Poete” vetvetes,
por ėshtė njė ndjesi e veēantė, qė Elvana nuk e kishte provuar kurrė mė
parė. “Ishte njė muzikė e ndjerė, tepėr e bukur dhe qė mė bėri pėr vete
qė nė momentin e parė kur e dėgjova. Pėr kėtė motiv doja me ēdo kusht
qė tė krijoja njė tekst interesant, qė me sa kam konstatuar, ėshtė
pėlqyer shumė, pėrpos klipit sigurisht”, vijon ajo.


E
gjithė videoja ėshtė xhiruar nė bregdetin e Vlorės, njė gjetje jo krejt
rastėsore kjo nga studioja e produksionit “Pixels”. Me temperatura
gjithnjė nė rritje dhe me tendencėn e njerėzve pėr t’u zhveshur sa mė
shumė, kėngėtarja nuk mund tė bėnte pėrjashtim nga rregulli, prandaj u
zgjodh njė performancė verore, buzė detit, madje e veshur edhe me
kostum banje. Lidhur me kėtė, Elvana nuk mendon se ėshtė shfaqur mė e
zhveshur se herėt e tjera, por ka ardhur nė koherencė njėherėsh me
stinėn e nxehtė dhe me stilin e kėngės. “Nuk mendoj se kam zbuluar
trupin tim, por jam shfaqur krejt normale, siē dal edhe nė plazh.
Stilistja Jona Muēa ka bėrė njė punė tė shkėlqyer me veshjet e mia,
pasi pėrveē fustanit tė bardhė, ajo ka stiluar edhe veshjen me motive
leopardi. Gjithēka ėshtė pėrshtatur me natyrėn e klipit dhe
personalisht kam mbetur e kėnaqur”, shpjegon Elvana.


Por
gjithė kėtė sukses tė kėngėtares duket se po e zbeh pak mania e faqeve
rozė tė gazetave nė vend, tė cilat ditėt e fundit kanė folur pėr
gjithėēfarė lidhjesh dashurore tė saj me meshkuj tė njohur. Njė lidhje
me Florin, me Getoar Selimin e sė fundi me aktorin e humorit, Besmir
Kallakun. Megjithėse ka preferuar qė t’i kalojė me indiferencė, edhe
pėr kėtė pikė Elvana e ka njė pėrgjigje. “Mė vjen vėrtet habi, qė ditėt
e fundit media tė ndryshme mė lidhin me ēdo mashkull qė ekziston nė
kėtė vend. Mė vjen vėrtet keq pėr kėtė gjė, pasi asnjėherė nuk kam
dashur qė mediat tė merren me jetėn time private, pasi unė kam plot
gjėra tė tjera interesante pėr tė cilat ka interes edhe publiku”, pohon
ajo.


Risi ėshtė edhe shfaqja qė ajo
ka ngjitur nė skenėn e Akademisė sė Arteve, nė kuadrin e promovimit nė
fakultet. Nė cilėsinė e regjisores, ajo ka punuar pėr shfaqjen me
titull “Ēdo tė hėnė nė orėn 13:30”, njė pjesė qė ėshtė pritur mjaft
mirė nga spektatori dhe qė ėshtė vlerėsuar maksimalisht nga pedagogėt.
“Regjisura ėshtė njė tjetėr pjesė e dashur pėr jetėn time, prandaj
gjithmonė kam insistuar qė tė jem mė e mira. Edhe nė shfaqjen e fundit
ia kam dalė mbanė shumė mirė, por si regjisore e ardhshme nuk kam
dashur qė tė fus hundėt nė klipet e mia sa i takon kėtij aspekti, pasi
gjithnjė kam pasur njerėz profesionistė me tė cilėt kam punuar”,
pėrfundon Elvana Gjata. E ndėrsa po shijon suksesin e “Vetes”,
kėngėtarja po mendon seriozisht edhe pėr pushimet verore. E ndarė mes
Turqisė e Malit tė Zi, ajo ende nuk e ka vendosur se ēfarė do tė bėjė,
por njė gjė ėshtė e sigurt: pas kaq shumė impenjimesh profesionale,
disa ditė pushimesh pėr tė janė njė nevojė e domosdoshme.






“Tek
“Vetes” shfaqet njė Elvanė mė sensuale, nė ndryshim nga ajo ritmikja
kur u shfaqa herėn e fundit. Ka mė shumė ndjenjė, ka njė performancė tė
arrirė dhe njė subjekt tė cilin ia kam dedikuar jo vetėm vetes, por
gjithkujt qė do e dėgjoj atė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Elvana Gjata, mė sensuale se kurrė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia
» Urim Gjata: Njeriu qė urrejtjen e ktheu nė paqe dhe pajtim
» Arben Llalla: Bisedė me z. Urim Gjata, njėri nga themeluesit e partisė sė PD nė Selanik
» Urim Gjata: Samari i Thyer i Edvin Rames
» Urim Gjata: Terrorizmi nderkombetar dhe gjurmet e tij ne vendet e varfera

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: