ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 STATUS QUO-JA E RE – RREZIK PĖR TĖ ARDHMEN E VENDIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 614
Age : 24
Vendodhja : tirane
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: STATUS QUO-JA E RE – RREZIK PĖR TĖ ARDHMEN E VENDIT   Tue Aug 19, 2008 11:45 pm

Nuk ėshtė e largėt koha, bile na kujtohen fare mirė betimet e pėrbetimet e politikaneve aktualė se bisedat qė udhėhiqeshin me Serbinė nuk kishin tė bėnin fare me statusin, por me pozitėn e “komunitetit” serb nė shtetin e Kosovės. Bisedimet vazhdonin, ndėrsa pushtetmbajtėsit trumbetonin se nė kėto “bisedime teknike” nuk po bisedohej pėr statusin. Por ēfarė doli nga kėto bisedime tė njohura? Doli njė pako, nė fakt njė propozim-pako, e cila kishte referenca ekskluzive nė raport me shtetin e ardhshėm qė do tė dilte nga ajo pako dhe qė nė fakt e gjymtonte qė nė themel funksionalitetin e kėtij shteti. Pra, me njė fjalė, prekte drejtpėrdrejt nė statusin e Kosovės.
Shkėputja juridike e Kosovės nga Serbia pas 17 shkurtit ėshtė vėrtet arritje qė duhet tė pėrshėndetet, por nga ana e pozitės ndėrkombėtare tė Kosovės pas kėsaj date, ky akt krijoi njė ndėrlikim edhe mė tė madh institucional dhe juridik, me efekt tė drejtpėrdrejtė praktik edhe nė jetėn e qytetarėve tė Kosovės. Kjo mund tė mbėshtetet nė njė fakt tė thjeshtė: nė efektin qė ka ky status jo i njohur si shtet i pavarur nga tė gjitha shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian. Kjo ndikon nė procesin e pėrafrimit tė Kosovės drejt mekanizmit tė stabilizim-asociimit. Kėtu nuk po flasim pėr kushtet praktike qė duhet t’i pėrmbushė Kosova nė kuptim tė plotėsimit tė kritereve te veta tė brendshme ekonomiko-politike qė shtron ky proces para secilit vend-kandidat, por pėr pengesat serioze politike qė dalin nė kėtė rrugėtim pėr shkak tė mosnjohjes sė Kosovės si shtet nga sė paku pesė shtete anėtare tė bllokut.
Tani edhe pse de jure e pavarur nga Serbia, pas shpalljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur, tė kushtėzuar dhe tė kufizuar (gjithmonė sipas Pakos sė Ahtisaarit e cila konfliktin shqiptaro-serb e lė tė pazgjidhur nė thelbin e tij), prania e misioneve civile ndėrkombėtare nė Kosovė vetėm sa shtohet nė numėr dhe raportet ndėrmjet tyre janė tė papėrcaktuara akoma qartė edhe sot e kėsaj dite. Pėrveē kėsaj, rikonfigurimi i tėrė i pranisė civile ndėrkombėtare nė Kosovė (sepse ėshtė absurde tė pretendohet qė po rikonfigurohet vetėm UNMIK-u, por bashkė me tė edhe ICO dhe EULEX-i, pėrderisa kėta tre mekanizma po krijojnė raporte te reja ndėrmjet tyre qė nuk ishin tė parapara madje as sipas zgjidhjes sė propozuar tė Ahtisaarit), nė njėfarė mėnyre po ia hap derėn gjashtė kėrkesave tė ish-ministrit serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq tė drejtuara nė adresė tė Ban Ki Munit, pėr t’iu ndalur nė ndihmė “nevojave tė komunitetit serb” nė gjashtė fusha kyēe qė shkojnė nė njė vijė me “ndarjen funksionale” ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė.
Pra, as ndarja e sanksionuar sipas Pakos sė Ahtisaarit nė mes tė popullit shqiptar dhe pakicės serbe, sado qė ėshtė e thellė dhe e ashpėr, sipas pikėpamjes sė zyrtarėve serbė nuk garanton mbrojtje tė mjaftueshme tė interesave tė pakicės serbe nė Kosovė. Prandaj Serbia shkon edhe njė hap mė larg. Dhe ēka ėshtė mė interesantja, pėr ta bėrė kėtė hap Serbia pėrdor elemente qė gjenden nėpėr tėrė pakon e propozuar tė Ahtisaarit. Pikėrisht rreth kėtyre pikave pritet tė pėrqendrohen tani bisedimet e reja “teknike” ndėrmjet Republikės sė Serbisė dhe autoriteteve tė Kosovės dhe qė do t’i “facilitojė “(lexo shqip: lehtėsojė, ndihmojė) shefi ri i UNMIK-ut Lamberto Zanier, njė diplomat karriere i specializuar me diplomė akademike nė parandalimin e konflikteve.
Duke qenė mė shumė dėgjues dhe zbatues tė “kėshillave tė miqve ndėrkombėtarė”, duke mos ofruar asnjėherė nė kėto nėntė vjet qė nga paslufta e kėndej asnjė nismė, ide apo platformė e cila do tė ishte ndryshe nga dėshirat dhe interesat e ndėrkombėtarėve dhe e cila do tė ishte nė funksion tė interesave tė pėrgjithshme por edhe tė pėrditshme tė qytetarit te Kosovės, veprim ky qė do tė ishte mė se normal pėr pėrfaqėsues tė denjė tė popullit, - udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės po hyjnė nė njė valle ku nuk do t’i kenė gjithmonė afėr pėr t’i mbajtur pėr dore “miqtė ndėrkombėtarė” (fundja deklarojnė gjithnjė se pėrfaqėsojnė njė shtet tė pavarur dhe Sovran). Pra po futen nė njė terren mjaft tė rrėshqitshėm dhe tė paparashikueshėm politik, pasojat e tė cilit pėrsėri do t’i vuajė mė sė shumti populli shqiptar i Kosovės.
Natyrisht se as kėto “bisedime teknike” nuk mund tė jenė tė frytshme, sikurse ato tė parat, por ekziston mundėsi reale qė kryetari dhe kryeministri i Kosovės, duke mos bėrė asgjė, pėrveē fjalėve dhe deklaratave dhe duke vazhduar dėgjueshmėrinė e pafund dhe tė pakusht ndaj “miqve ndėrkombėtarė”, tė forcojnė rrethana tė njė status quoje tė re, e cila vetėm sa do ta thellojė mjerimin ekonomiko-social, ngecjen e vazhdueshme nė zhvillimin e pėrgjithshėm politik, kulturor e shėndetėsor tė shoqėrisė sė lodhur tė popullit shqiptar tė Kosovės, nė njėrėn anė, dhe do t’i mbajė tė gjalla, e bile edhe do t’i rrisė orekset serbomėdha ndaj Kosovės nė njė moment tė volitshėm pėr Serbinė, nė anėn tjetėr.
Kjo status quo, jo vetėm qė nuk iu shkon pėr shtati interesave tė vendit nė tėrėsi, por as vendosjes sė njė stabiliteti tė qėndrueshėm e afatgjatė nė kėtė kėnd tė Evropės Juglindore nė pėrgjithėsi. Por duke shkelur kaherė nė interesat kombėtare e publike, kėto figura dyshoj se do tė jenė nė gjendje ta bėjnė ndonjė kthesė pėr tė mbarė. E kėtė kthesė mund ta bėjnė vetėm njerėzit e pakėnaqur tė Kosovės qė nuk janė pak, tė organizuar nė subjekte qė nuk mund ta pranojnė vazhdimin e mospėrfilljes sė vazhdueshme tė interesave tė qytetarėve tanė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
STATUS QUO-JA E RE – RREZIK PĖR TĖ ARDHMEN E VENDIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lashtė
» Daci viziton veriun e vendit
» AGIM GASHI-KOHĖ E PAKOHĖ E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQĖVE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Www.Albaone.Top-Board.Com :: Lajmet e Portalit-
Kėrce tek: