ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Mos ta dijė gruaja”! Ja ēfarė na fshehin burrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: “Mos ta dijė gruaja”! Ja ēfarė na fshehin burrat   Wed Aug 20, 2008 3:14 am

Ca gjėra i kuptojmė, pėr tė tjera jemi gati pėr gjithēka qė tė
mėsojmė ē’bluan nė kokė ai. Por tani ėshtė mė e lehtė me 11
ish-sekretet e tyre tė zbuluara



Kur kemi qenė adoleshente, i dashuri moshatar apo pak vite mė i madh se
ne, sigurisht qė ishte shumė i lumtur qė kishte nė krahė njė vajzė
simpatike, tė zgjuar, tė ėmbėl, qė dukej shumė mirė me ato veshjet e
thjeshta sa herė hynte nė shkollė. Po ja qė njė ditė me siguri ka
kaluar njė nga to vajzat super-seksi tė qytetit dhe ai nuk e ka pasur
problem tė kthente kokėn dhe tė na linte me minuta tė tėra pėrballė
atij spektakli tė pakėndshėm. Kur e kemi pyetur me mėrzinė e
justifikuar nėse e pėlqente aq shumė atė tjetrėn qė po ia ngulte
paturpėsisht sytė, ai sigurisht ka shprehur gjithė “burrėrinė” e tij me
njė pėrgjigje tė prerė: “Po mė pėlqen, pse mos tė mė pėlqejė?!”. Ja
arsyeja qė pas disa ditėsh nuk na shikonin mė bashkė.

Por vjen njė kohė nė jetėn e ēdo mashkulli kur ai zbulon dobinė qė ka
fshehja e njė pjese tė madhe tė impulseve tė tij. Ai nis gati tė mėsojė
pėrmendėsh ato kotėsitė e vogla qė ne kemi aq qejf t’i dėgjojmė: “Dal
pėr vrap vetėm pėr tė mbajtur trupin nė formė qė tė tė mbaj pas vetes”.
“Jo, zemėr, unė mendoj se ti i jep shumė mirė makinės”. “As qė e vura
re fare atė, po shihja ato atletet nė vitrinė”. Dhe nė fakt kjo pėr ta
nuk ėshtė njė gėnjeshtėr e pacipė, kjo ėshtė thjesht njė mėnyrė pėr t’i
bėrė gjėrat mė tė lehta. Megjithatė, jo tė gjithė specialistėt e
martesave bien nė njė mendje. “Kėto gėnjeshtra tė bardha janė tė
pafajshme, por mund tė tė ngatėrrojnė ndonjėherė. Shumė gra mendojnė
se, meqė bashkėshorti gėnjen pėr diēka tė vogėl, atėherė ai mund tė
gėnjejė dhe pėr diēka tjetėr. Madje shkojnė dhe mė tej: Mos ka njė
marrėdhėnie paralele? Pra, pėr tė fituar besim duhet tė tregohesh i
sinqertė dhe pėr gjėrat e vogla”. Ėshtė si tė thuash njė mision i
pamundur pėr tė na kėnaqur gjithmonė. Megjithatė, ata disa sekrete i
mbajnė pėrherė. Tė paktėn kėshtu mendojnė. Kėtu janė mė kryesoret. Disa
i kemi dyshuar prej kohėsh, disa janė pak tė hidhura dhe disa shumė tė
ėmbla. Hidhini njė sy artikullit dhe do kuptoni se e vėrteta rreth
meshkujve nuk ėshtė aq e shėmtuar.

Sekreti nr. 1: Po, ata joshen 10 herė nė ditė nga femra tė tjera, po kjo nuk do tė thotė se nuk na duan

Nė rast se pyetja mė e vjetėr nė historinė e ēifteve ėshtė: “Ēfarė ka
pėr drekė?” ajo qė vjen pas ėshtė “Po shikoje atė tjetrėn?”. Dhe
pėrgjigjja e vėrtetė do tė ishte: “Po, po e shihja”. Dhe nė rast se ne
ndonjėherė mendojmė se partneri nuk e vuri re aspak atė ēupėlinėn me
bluzė tė ngushtė dhe me njė mini xhins nė majė tė kėmbėve kilometrike,
atėherė duhet tė mėsojmė qė ai ka aftėsinė tė shohė qartė me bisht tė
syrit. Kur njė grua e pashme kalon afėr tyre dhe kur ajo pėr mė tepėr
ka veshur dhe diēka provokuese, edhe po tė jenė tė shoqėruar, ata kanė
njė tundim tepėr tė fortė pėr ta parė. Ata e dinė mirė qė kjo neve nuk
na pėlqen aspak, por ėshtė vėrtet njė magnet instiktiv, qė aktivizohet
nė sytė e mashkullit sapo njė “objekt” me pol tė kundėrt dhe me pamje
joshėse kalon pranė.



Sekreti nr. 2: Ai shkon pėr vrap pėr tė qėndruar pak larg teje

Nė vend tė vrapit mund tė jetė dhe palestra apo bilardoja. Nė fakt nuk
ėshtė se krejt papritur ai ndėrgjegjėsohet pėr barkun qė po i kėrcen
mbi rripin pantallonave apo ėshtė ndonjė i apasionuar i madh pas
bilardos, madje mund tė jetė dhe dobėt nė atė lojė, por ai del pėr t’u
larguar nga ne qė ankohemi pa pushim dhe nga fėmijėt qė bėrtasin
kėshtu. Pra, tė shkuarit pėr vrap nuk ėshtė thjesht vrap. Madje qė nė
mes tė rrugės ata i kap njė dėshirė pėr t’u shtrirė nė divanin e
sallonit me kalamajtė qė bėrtasin pėrreth. Po ja qė sa herė lėnė
shtėpinė pėr njė justifikim tė tillė, qė nuk parashikon mundėsinė pėr
tė na marrė me vete, me shumė mundėsi e bėjnė pėr t’u larguar.

Sekreti nr. 3: Ata nuk i besojnė as vetė premtimet qė na bėjnė


Kjo nė fakt ėshtė goditje pak e fortė pėr ne, prandaj po themi mė tė
rėndėsishmen nė fillim: Ata na duan fort. Ata mendojnė se jemi
fantastike (sa kohė flitet pėr njė lidhje tė shėndoshė). Shumicėn e
kohės ata janė tė kėnaqur pėr zgjedhjen e bėrė qė na kanė qėndruar
besnikė e kanė kaluar njė pjesė tė jetės me fėmijėt, familjen dhe miqtė
e pėrbashkėt apo pėrballė televizorit nė dhomėn e ndenjjes.

Por ama shumica e tyre nuk i kanė kaluar vitet mė produktive duke
menduar: “Mezi po pres tė bie nė dashuri me njė vajzė dhe tė plakem me
tė”. Nė vend tė kėsaj sigurisht qė kanė vrarė mendjen se me sa femra tė
ngjashme me Pamela Anderson do flenė para se tė kalojnė tė 30-at. Dhe
zakonisht u duhen ca vite sa ta heqin nga mendja kėtė mendim.

Sekreti nr. 4: Tė fituarit e parave e bėn ata tė ndihen tė rėndėsishėm

Nė disa ēifte gratė fitojnė mė shumė. Kjo sigurisht ėshtė njė arritje
pėr femrat, pėr tė cilėn janė tė lumtur dhe meshkujt. Po kjo nė fakt
ėshtė ajo qė na thonė. Nė tė vėrtetė ata janė aq krenarė, konkurrentė,
egomaniakė, sa s’e kanė tė lehtė ta pranojnė. Sigurisht qė nuk ėshtė se
ne do ta besonim qė ai e ka tė lehtė tė presė kur gatuajmė ato qė kemi
blerė me lekėt e fituara vetė.

Sekreti nr. 5: Megjithėse shpesh protestojnė, ata kanė qejf tė rregullojnė gjėra nėpėr shtėpi

Duhet t’ju lutemi me ditė pėr rubinetet, kanatat e dollapėve, suvanė e
tavanit, qė ata mė nė fund pas shumė kundėrshtimesh, shtytjesh e
harresash tė marrin ato vegla qė nuk ua dimė as emrin e tė nisin punėn.
Por kjo zvarritje nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė lojė fėmijėsh, qė
atyre u pėlqen. Sepse nė tė vėrtetė ata e kanė me qejf rregullimin e
gjėrave. I bėn tė ndihen mirė kur nga duart e tyre rregullohet diēka qė
pa kėtė ndėrhyrje do mbetej e prishur pėrgjithmonė (sigurisht
ekzistojnė dhe hidraulikėt e marangozėt, duke ditur se kėta nė shtėpinė
e tyre bėjnė tė njėjtat kapriēo). Por qėllimi pse nuk e thonė kurrė
kėtė ėshtė se gratė, sipas tyre, nuk e bėjnė dot ndryshimin ndėrmjet tė
rregulluarit e njė rubineti me derdhjen plehrave, duke i quajtur tė
dyja detyra tė meshkujve, qė duhet t’i kryejnė nė fundjavė, pak a shumė
nė kohėn kur ka nisur ndonjė ndeshje futbolli apo garė makinash. Por
ata e duan atė lutjen tonė tė pėrsėritur, inatin, tonė dhe zbutjen pas
pak minutash, ndonjė kompliment tė thėnė shkarazi dhe sigurisht dhe
shkallėt qė nuk kėrcasin. Ja ku u doli sekreti!

Sekreti nr.6: Atyre u pėlqen kur i pėrkėdhelim dhe kujdesemi pėr ta si mama, por i tmerron ideja se do bėhemi si mamatė tona

Pėr kėtė duan njė shuplakė tė fortė. Po s’kemi ēfarė bėjmė. Vetė po
kėrkonim tė mėsonim sekretet. Pastaj, jo pėr t’i justifikuar, por nuk u
vihet shumė faj. Fundja fare ata i kanė vjehrra.

Sekreti nr. 7: Ēdo vit (apo dekadė) na duan mė shumė

Sigurisht, duken si tė rritur. Kanė nė gardėrobė ca kostume. Madje
ndonjėherė porosisin dhe verė tė mirė pa iu trembur syri. Por
megjithėse i ngjajnė babait tė tyre kur ka pasur atė moshė, ata akoma
ndihen po ata djemtė katėrvjeēarė qė e tėrhiqnin babain nga kėmbėt e
pantallonave.

Me aq shumė kate ta paarritura nė qiellgėrvishtėsin e rritjes sė tyre
emocionale, ata ndiejnė se vetėm sa kanė nisur tė na duan nė mėnyrėn
dhe forcėn qė do e bėjnė kėtė kur tė jenė 40, 50 vjeē e mė tej. Kėtė
sigurisht qė nuk na e shpjegojnė, sepse do tingėllonte sikur tani nuk
na duan. Duhet ca kohė qė ata tė vlerėsojnė partneren pėrtej anėve
seksuale. Por sa mė shumė piqen, aq mė shumė na duan, sepse mėsojnė tė
vlerėsojnė pėrmasat tona intelektuale dhe shpirtėrore, qė nė fillim nuk
i vėnė rėndėsi. Ato pritshmėritė “nė pasuri e varfėri”, “nė tė mirė e
nė tė keqe” nuk dalin pėrpara qė nė fillim. Nė kėto kohė tė rralla ata
ndėrgjegjėsohen pėr ēfarė nuk ishin bėrė tė ndėrgjegjshėm mė parė.

Sekreti nr. 8: Ata shpesh nuk e kuptojnė fare bisedėn

Tė gjitha ne gjatė ditės mendojmė ca ēėshtje tė komplikuara e tė thella
rreth lidhjes. Dhe kur kthehemi nė shtėpi duam tė diskutojmė rreth
tyre. Gjatė kėtyre diskutimeve qė do t’i kishte zili as mė shumė e as
mė pak po ndonjė filozof apo psikolog, partneri yt rri ulur pėrballė
duke mėrmėritur herė pas here fraza tė llojit “Patjetėr, tė kuptoj” ,
“Kjo ėshtė e logjikshme” apo “do mundohem t’i bėj gjėrat mė mirė”. Epo
ai nuk po kupton asgjė. As ka kuptim fare pėr tė e gjitha kjo. Dhe
vėrtetė nuk do t’i pėrsėriste gabimet po tė kuptonte pėr ēfarė po i
flasim. Nuk ėshtė se nuk i bėhet vonė. Por aty ku ne kemi aftėsinė pėr
tė tjerrė dhe analizuar ēėshtjet, atij i korrespondon ndonjė mendim pėr
sportin.

Sekreti nr. 9: Ata kanė shumė frikė kur jemi ne nė timon

Do ta dish si ta katandisėsh burrin tėnd tė fortė dhe tė pamposhtur nė
njė masė drithėruese frike? Kėrkoji ēelėsat e makinės. Ata kanė frikė
pėr vdekje kur nė timon qėndrojmė ne. Edhe pse ai mund tė ketė
pėrpunuar metoda diplomatike pėr tė shmangur ēastin kur ne kėrkojmė tė
drejtojmė makinėn pėr t’u ulur nė vendin e shoferit, ai ka njė mosbesim
tė madh pėr aftėsitė tona nė kėtė drejtim. Ti ndėrkohė je e bindur se e
bėn kėtė dhe mė mirė se ai, po vetėm se po humbet rrahjet e zemrės qė i
ke provokuar partnerit e jo prej dashurisė.

Sekreti nr. 10: Ata gjithmonė do donin tė ishin 25 vjeē

Thuajse tė gjithė tė rinjtė telashet, aventurat, koncertet, kampingjet,
udhėtimet nuk i kanė lėnė pa provuar. Dhe kanė shumė tė drejtė tė
ndiejnė mall pėr to. Qenė kohėra tė lavdishme kur plot besim nė vetvete
dhe shpresa tė ēmendura gati preknin qiellin. Pa kėrkesė llogarie, pa
pėrgjegjėsi, i gjithė angazhimi ishte: sa mė shumė femra, pije, dallgė
tė larta dhe rrugė tė vėshtira. Tani sigurisht kanė komoditetin, njė
grua qė do t’i dojė gjithė jetėn, qė e kanė zgjedhur vetė, njė punė tė
rehatshme, por ama megjithėse na duan, shpirti nuk u ndahet as nga ai
stil jete, qė tė paktėn nė retrospektivė nuk ka tė sharė. Kėshtu qė nuk
duhen kritikuar kur sjellin cd tė grupeve tė rok-ut nė shtėpi, apo kanė
me aq merak ato dorezat prej meshini.

Sekreti nr. 11: Po t’u japim pak, janė gati tė na japin botėn

Mund tė ketė ndodhur qė disa prej tyre vendimin mė tė rėndėsishėm nė
jetė pėr sa i pėrket martesės sė tyre e kanė marrė pas njė ēasti
reflektimi, larg syve tė vajzės qė duan apo pėrkėdheljeve e tė saj.
Ndoshta shtrirė nė bordin e njė varke qė vozit nė ujėrat e njė deti, ku
ajo nuk e ka ndaluar tė shkojė, apo nė njė kasolle nė mal, ku ajo
sėrish nuk ėshtė treguar dyshuese para se t’i uronte tė bėnte qejf. Ata
e dinė se kjo i kushton njė femre dhe e vlerėsojnė. Kjo ėshtė gjėja mė
e rėndėsishme qė njė mashkull nuk e thotė kurrė: nė rast se e lejon tė
kalojė njė natė me shoqėrinė, tė harrohet nė njė mbrėmje pokeri, tė
shkojė pėr peshk ose pėr vozitje vetėm, nuk do ta harrojė kurrė dhe do
ta vlerėsojė mė tepėr se ē’pandehim ne. Dhe rrallė do dojė tė lėrė
vetėm njė partnere tė tillė. Kjo ėshtė e vėrteta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
“Mos ta dijė gruaja”! Ja ēfarė na fshehin burrat
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramadan Emini:ĒFARĖ THANĖ TĖ HUAJTĖ PĖR ALI PASHĖ TEPELENĖN
» Selim Hasanaj: C'farė ishim dikur e c'farė jemi sot, por dhe c'farė do jemi nesėr
» Ēfarė pėrmbante Marrėveshja ndėrmjet Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiē?!
» Ēfarė fshihet pas betejės sė Kumanovės?
» Astrit Lulushi.Histori: Ēfarė ka ndodhur mė 2 korrik?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Dashuria-
Kėrce tek: