ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Bye Bye” Ēelsi, Sheva kthehet te Milan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster


Male
Numri i postimeve : 386
Age : 27
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: “Bye Bye” Ēelsi, Sheva kthehet te Milan   Sun Aug 24, 2008 10:47 pm




Pas ditėsh me njoftime dhe pėrgėnjeshtrime, vjen dhe zyrtarizimi pėr ukrainasin. Termat ekonomike, sekret

E pabesueshme, por e vėrtetė. Pas ditėsh tė tėra me njoftime dhe pėrgėnjeshtrime, Andrei Shevēenko kthehet te Milani. Klubi kuqezi e ka bėrė tė ditur dje pasdite lajmin pėrmes njė komunikate. Nė adresėn zyrtare nė internet, lexohet qė “ėshtė arritur marrėveshja me klubin e Ēelsit pėr kalimin e Andrei Shevēenkos me fanellėn kuqezi. Futbollisti do tė jetė sot nė Milano pėr t’iu nėnshtruar vizitave mjekėsore. Termat e marrėveshjes ekonomike me Ēelsin janė sekrete.”
PĖRMBYSJA - Pra, pas dhjetra serive, me skenarė edhe pėrrallorė, si ajo nė “Villa Certosa”, nė fund ukrainasi kthehet te Milani: tė paktėn tani ėshtė zyrtare. Pas shumė peripecish, klubi i Berluskonit ka arritur njė marrėveshje me atė tė Abramoviēit, por fakti qė tė ēudit mė shumė, ėshtė mungesa e transparencės mbi marrėveshjen ekonomike tė ēėshtjes. Shevēenko e la Milanin pėr Ēelsin dy vjet mė parė, pas shtatė sezonesh nė tė cilat kishte luajtur 296 ndeshje dhe shėnuar 173 gola. Me Milanin fitoi njė titull, njė Ligė Kampionesh, njė Superkupė Europiane, njė Superkupė Italiane dhe njė Kupė Italie.
GALIANI - Pas njoftimit zyrtar pėr kalimin e 32-vjeēarit (i mbush nė mes tė shtatorit), administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galiani nuk e fsheh kėnaqėsinė e tij, por jo vetėm: “Presidenti Berluskoni dhe unė jemi tė lumtur, pėrfshirė dhe trajnerin tonė Anēeloti, - janė fjalėt e para tė numrit dy tė Milanit. - Pas njė serie tė gjatė dhe tė lodhshme telefonatash, qė zgjatėn gjithė ditėn (dje), kemi arritur njė marrėveshje me Ēelsin. Arritėm tė sjellim nė shtėpi lojtarin qė nė 50 vitet e fundit, ka shėnuar mė shumė gola me fanellėn tonė. Besoj se Milani ėshtė i vetmi klub qė ka nė skuadėr aktualisht tri “Topa tė artė” (lexo: Shevēenko, Ronaldinjo e Kaka).” Nė fund, Galiani sqaroi: “Andrei gaboi qė u largua dhe besoj se pas dy vjetėsh e ka kuptuar qė Milani ėshtė shtėpia e tij. Tani bėri sakrificat e tij ekonomike, por nė kėtė aspekt e vetmja gjė qė ka rėndėsi ėshtė se ai u kthye mė nė fund.”
BLLOFI I ANĒELOTIT - Sipas Karlo Anēelotit, pak para daljes sė lajmit zyrtar pėr Shevėn, nuk ka pasur asnjė mundėsi qė Shevēenko ta veshė sėrish fanellėn e Milanit. Njė bllof i vėrtetė ai i trajnerit kuqezi, i cili bėri tė ditur se nuk ka pasur asgjė konkrete. “Me sa di unė nuk ka pasur ansjėherė mundėsi qė Sheva tė kthehet te Milani, - deklaroi Anēeloti. Vėrtet ėshtė diskutuar pėr kėtė, por nuk ka pasur asgjė konkrete dhe kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė kėto raste.” Njė deklaratė e pėrgėnjeshtruar menjėherė nga adresa zyrtare e Milanit, e cila zyrtarizoi ardhjen e “Carit” nė Milano pas dy vjetėsh. Njė reagim qė ndoshta Anēelotit nuk mund t’i ketė pėlqyer.
SHPRESA E ROMĖS - “Ka pasur njė telefonatė me Shevēenkon dhe ai ishte i gatshėm pėr projektin tonė.” Edhe Luēiano Spaleti ka rėnė nė “grackėn” e Ēelsit dhe tė Milanit, duke ushqyer pėr momentin shpresa pėr ardhjen e Shevēenkos te Roma. Madje trajneri verdhekuq kishte kėmbėngulur: “Nė kėto momente ka diferenca tepėr tė mėdha shifrash, - shpjegoi ai. - Duhet qė tė gjithė tė marrin pjesė nė kėtė nismė, edhe tė tjerėt, ndryshe nuk mund tė bėhet. Kemi njė “tavan” shifrash qė duhet respektuar.” Fjalė, qė avulluan si “ujė sapuni” menjėherė, pasi Milani zyrtarizoi se Shevēenko do tė vishet kuqezi pas njė marrėveshjeje me Ēelsin.

Kodi:
Gazeta Sporti Shqipetare

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 
“Bye Bye” Ēelsi, Sheva kthehet te Milan
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faruk Tasholli: Me tetovarėt nė Gjermani - Kush ma i pari bani...
» LISTĖ SPIUNASH
» Kadri Mani: Nė pėrkujtim tė Milan Shuflaj, me rastin e 78 vjetorit te vrasjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Www.Albaone.Top-Board.Com :: Lajmet e Portalit-
Kėrce tek: