ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 3. Kultura e Ilirėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: 3. Kultura e Ilirėve   Tue Aug 26, 2008 8:49 pm

3. Kultura e Ilirėve

Kultura e ilirėve karakterizohet pėr lashtėsinė e traditave tė saj dhe pėr veēoritė etnike qė ka. Ajo arriti lulėzimin e parė tė saj gjatė shek. VIII-V p.K., kur njė sėrė objektesh morėn forma tė pėrkthyera, tipike ilire, me njė art dekorativ tė formuar, qė e dallon atė nga popujt fqinjė. Kjo kulturė u formua nė sajė tė marrėdhėnieve ekonomike e politike ndėrkrahinore ilire, nė kushtet e fuqizimit tė artizanatit vendės dhe tė kėmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjė. Nė bazėn e kulturės ilire qėndron niveli i lartė i punimit tė qeramikės dhe veēanėrisht i punimit tė objekteve prej argjendi e prej ari, veēanėrisht nė Dardani. Ilirėt pėrdornin forma tė ndryshme enėsh tryeze, enė pėr mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enė rituale. Karakteristike pėr ilirėt janė enėt me dy vegla tė ngritura lart mbi buzė, qė pėrdoreshin pėr tė pirė. Objektet metalike mė tė shumta ishin ato qė pėrdorėshin pėr veshjen dhe zbukurimin e trupit, tė punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e mė rrallė prej ari. Me shumicė punoheshin armėt e sulmit e tė mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndėr to ka forma qė janė tipike ilire, siē janė hanxhari me kurriz tė pėrkulur dhe pėrkrenarja ilire. Po kėshtu tė ndryshme janė edhe veglat e punės prej hekuri. Gjatė shek. V-II p.K. kultura ilire arriti njė nivel tė ri lulėzimi, me zhvillimin e kulturės qytetare. Karakteristikė dhe meritė e ilirėve ėshtė se ata nuk qėndruan tė izoluar vetėm me kulturėn e tyre tradicionale, por ditėn tė huazonin ēdo gjė pėrparimtare, bashkėkohore, si nė ekonomi, nė organizimin politik, ahtu edhe nė fushėn kulturore. Zhvillimi i kulturės qytetare u shoqėrua me pėrhapjen e ndikimit helen nė Iliri, ashtu si nė tė gjithė Mesdheun. Njė sėre qendrash prehistorike u kthyen nė qytete dhe pėrkrah tyre lindėn shumė qytete tė reja. Kėto qytete ishin tė rrethuara me mure tė fuqishme mbrojtėse, tė pajisura me porta e kulla tė shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohore tė Greqisė, qė nė ate kohė u pėrhap nė gjithė pellgun e Mesdheut. Banesat njė-e dykatėshe ishin tė ngritura me gur tė punuar, me panimetri tė njėjtė me banesat helene. Qytetet u pajisėn me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetėm teatri i Bylisit, i ngritur nė shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesė e jetės sė kulturuar ishin edhe shėtitoret e portikėt ku njerėzit, veēanėrisht aristrokraciam, duke shėtitur, zhvillonin biseda shoqėrore, filozofike e politike. Nė kėto vende, gjatė shėtitjes, jepeshin edhe mėsime. Monumente tė kėtilla kulturore janė zbuluar nė gėrmimet erkeologjike nė Bylis e nė Nikaja tė Fierit si dhe nė Dimal (nė rrethin e Beratit). Nė Bylis, pranė teatrit ishte ndėrtuar stadiumi, gjimnazi dhe shėtitorja. Njė teatėr ėshtė zbuluar nė Nikaja, kurse nė Amantie (Plloēa e Vlorės) ėshtė zbuluar njė stadium. Krahas teatrit, muzikės dhe gjimnastikės, u zhvillua edhe letėrsia. Edhe pse nuk kemi tzė trashėguara vepra tė kėtilla, kjo nėnkuptohet nga vetė niveli kulturor i qyteteve ilire. Siē mėsojmė nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra pėr artin ushtarak. Rritja e tregtisė me qendrat helene bėri qė tė pėrlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u pėrshtatej kėrkesave tė tregut dhe tė prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatė, traditat ilire nė artizanat u ruajtėn nė shumė krahina ilire, sidomos nė punishet dardane. Pėrhapje tė gjerė mori gjuha greke, e cila pėrdorej si gjuhė tregtare dhe zyrtare. Megjithėse ilirėt, ashtu si shumė popuj tė tjerė evropianė, nuk kanė lėnė tė shkruar gjuhėn e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallė. Pėr kėtė dėshmojnė mbishkrimet e zbuluara, tė cilat japin rreth 1000 fjalė ilire, tė shkruara me alfabetin grek ose latin. Kėto fjalė paraqesin emra ilirė tė njerėzve, tė fiseve, tė perėndive, tė lumenjve, tė qyteteve etj. Gjuha ilire ėshtė gjuhė indo- evropiane dhe ka elemente tė pėrbashkėta me trakishten. Si degė e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisė sė Jugut. Nga kjo gjuhė janė ruajtur400 mbishkrime tė shkruara me njė alfabet tė veēantė. Pėr njė jetė tė kulturuar tė ilirėve dėshmojnė edhe shkrimtarėt e jashtėm grekė, sipas tė cilėve ilirėt bėnin njė jetė shumė tė hijshme, e donin jetėn shoqėrore dhe ishin shumė tė drejtė e mikpritės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
3. Kultura e Ilirėve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kultura dhe antikultura
» Sjelljet e nxėnėsve nė shkollat tona
» Selim Hasanaj: Tre libra pasqyrė pėr tri kultura
» Faton Abdullahu:Kultura e komunikimit politik berishian
» Niko Stylos: Gjuha e ilirėve - gjuhė e shqiptarėve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: