ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fuqizimi i Principiatave Shqiptare dhe Shoqeria shqipetare nė mesjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Fuqizimi i Principiatave Shqiptare dhe Shoqeria shqipetare nė mesjet   Tue Aug 26, 2008 9:03 pm

Fuqizimi i Principiatave Shqiptare gjatė shek.XIV





1. Gjendja politike ne shqiperi ne fillim te shek. XIV

Gjendja politike nė Shqipėri nė fillim tė shek.XIV Pas fitores nė betejėn e Beratit mbi anzhuinėt (1281), perandori Mihali VIII Paleologu u pėrpoq t'ia kthente pėrsėri Perandorisė Bizantine tė gjtiha territoret qė kishte pasur para vitit 1204. Por bizantinėt mundėn tė mbanin vetėm viset midis Shkumbinit e Vjosės qė i organizuan si njė despotat me qendėr Beratin. Serbėt pėrfituan nga luftėrat e fundit anzhuine-bizantine dhe i pėrforcuan pozitat e tyre nė Shqipėrinė e Veriut. brenda vitit 1308 ata i shtynė kufijtė e tyre deri nė vijėn Mat-Ohėr. Nė fillim tė shek.XIV anzhuinėt e Napolit organizuan njė fushatė tė dytė nė Shqipėri. Por kėsaj radhe ata s'mundėn tė merrnin thjetėr territor, veē atij tė Durrėsit, qė e mbajtėn me ndonjė ndėrprerje deri nė vitet 60 tė shek.XIV dhe qė u vazhduan ta quanin "Mbretėri e Arbrit", megjithėse ai pėrfaqėsonte vetėm njė pjesė tė vogėl tė zotėrimeve tė tyre tė para nė Shqipėri. Si rrjedhojė, nė fillim tė shek.XIV, Shqipėria ishte nėn juridiksionin e mbretit tė Serbisė, tė mbretitanzhuin tė Napolit, tė perandorit bizantin e tė despotit tė Artės. Por burimet e kohės pohojnė se autoriteti i sovranėve tė huaj ishte nė mjaft zona formal. Historiani bizantin Kantakuzeni thotė se shqiptarėt e despotave tė Beratit, tė Artės tė Tesalisė ishin "tė pavarur" dhe "nuk pyesnin pėr perandorin". Karakteristikė nė kėtė fazė ėshtė se pushtetet e huaja mundoheshin t'i bėnin pėr vete krerėt shqiptarė, duke u dhėnė atyre liri e priviligje gjithnjė e mė tė mėdha. Nė traktatet e nėnshkruara, mė 1336, me despotin Gjon Muzaka e mė 1338 me kontin Tanush Topia, anzhuinėt e Napolit merrnin pėrsipėr njė sėrė detyrimesh ndaj bujarėve shqiptarė dhe kėrkonin prej tyre vetėm bindje formale. Kjo tregon qartė ndryshimin e raportit tė forcave ndėrmjet pushtetit tė huaj dhe strukturave vendėse. Nė vitet 20-30 tė shek.XIV nė gjithė gjerėsinė e trevve shqiptare shpėrthyen kryengritja qė drejtoheshin kundėr serbėve, anzhuinėve dhe bizantinėve. Ato qenė veēanėrisht tė fuqishme nė Despotatin e Beratit. Krerėt shqiptarė tė atjeshėm prishėn traktatet e lidhura me pushtetin bizantin dhe sulmuan qytetet e Vlorės e tė Beratit, si dhe garnizonet bizantine tė Skraparit, tė Kėlcyrės e tė Tomorit. Lėvizja pėrfshiu pėr pak kohė trevat e Ohrit, tė Devollit, ztė Kolonjės, tė Leskovikut si dhe popullsitė shqiptare tė Tesalisė. Perandori Androniku III Paleologu organizoi njė sėrė fushatash ndėshkimore, ndėr tė cilat mė e rėndėsishmjaqe ajo e vitit 1336, ku ushtritė bizantine, tė pėrforcuara me mercenarė turq, ripushtuan qendrat qytetare dhe i ndoqėn kryengritjen u vranė ose u dėbuan, kurse pasuria e tyre u konfiskua. Gjatė kėsaj fushata perandori Andronik III arriti tė ankesonte edhe Despotatin e Artės. Por pas disa vitesh, mė 1341, me vdekjen e Andronikut III, nė tė gjitha kėto vende shqiptarėt u ngritėn pėrsėri dhe e dėbuan administratėn bizantine. Kėshtu Shqipėria u shkėput pėrfundimisht nga Perandoria e Bizantit.


2. Shqipėria nėn Stefan Dushanin

Ndėrkohė, Mbretėria Serbe po arrinte kulmin e fuqisė sė saj dhe po pėrgaditej tė zėvendėsonte studimin e bizantinėve nė kėto treva. Brenda vitit 1346, serbėt zunė kėshtjellat e Ohrit, tė Kosturit, tė Beratit e tė Vlorės. Mė 1348 ata pėrfunduan pushtimin e Tesalisė dhe tė Shqipėrisė sė Poshtme. Stefan Dushani, pasi u kurorėzua perandor mė 1346, filloi ta quante veten "perandor tė vendeve bizantine, sllave e shqiptare". Ndonėse e ruajti strukturėn e vjetėr administrative tė territoreve tė pushtuara, Stefan Dushani bėri ndryshime pėrsa i pėrket pėrbėrjes sė klasės drejtuese. Nė krye tė administratės u vunė komandantė e tė afėrm tė carit serb. Kėshtu nė krye tė Despotatit tė Beratit u vu despoti Ivan Komnen Aseni, kunti i car Dushanit. Shqipėria e Poshtme iu la nė qeverisje Simeon Uroshit, kurse Tesalia iu la Qezar Prejlubit. Sa pėr zonėn e Arbrit (Arbanoni), aty s'ka shenja tė vendosjes sė njė administrate serbe. Nė vitin 1343 Stefan Dushani i rikonfirmoi qytetit tė Krujės, kryeqendrės sė Arbanotit, priviligjet e vjetra tė perandorėve bizantinė. Bashkė me Arbanonin, edhe Durrėsi mbeti jashtė zonės sė pushtimit serb. Zotėr tė qytetit vazhduan tė ishin anzhuinėt e Napolit. Vendosja e regjimit serbe nė tokat shqiptare e politike. Perandoria e Dushanit ishte njė shtet, ku popujt josllavė, nė radhė tė parė shqiptarėt, iu nėnshtruan shtypjes dhe diskriminimit tė egėr ekonomik shoqėror e fetar. Ky status robėrimi gjeti pasqyrimit e vet mė tė plotė nė dokumentin mė tė rėndėsishėm tė sė drejtės mesjetare serbe, nė "Kodin e Stefan Dushanit", i hartuar mė 1349. Pakėnaqėsia ndaj sundimit serb shpėrtheu shpeshherė nė revoltat e kryengritjet e hapura tė shqiptarėve. Qysh nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, mė 1331, nė zonėn e Zetės, shpėrtheu njė kryengritje e fuqishme e drejtuar nga bujari Dhimitėr Suma. Aty nga viti 1355, shqiptarėt e Tesalisė u ngritėn kundėr qeveritarit serb, Qezar Preljubit, dhe e vranė atė. Po atė kohė, banorėt e Despotatit tė Beratit ngritėn krye kundėr despotit Ivan Asen. Si rrjedhjojė, Himara dhe Berati u shkėputėn nga sundimi i qeveritarit sllav, qė e zhvendosi qendrėn e tij nė Vlorė. Qėndresa e shqiptarėve kundėr pushtimit serb nė gjysmėn e parė tė shek. XIV gjeti pėrkrahjen e vendeve tė tjera evropiane, tė cilat ishin tė shqetėsuara nga fuqizimi i shtetit serb. Papėt e Romės protestuan vazhdimisht kundėr shtypjes dhe konvertimit tė dhunshėm tė katolikėve shqiptarė dhe kėrcenuan mbretėrit serbė me organizimin e kryqėzatave antiserbe. Qysh nė vitin 1319 njė numėr i madh bujarėsh shqiptarė, nga jonimėt e Zetės e deri te Muzakajt e Beratit, u pėrfshinė nė veprimet e koalicionit antiserb tė drejtuar nga papa Xhovani XXII, qė bashkoi edhe mbretin e Napolit, tė Hungarisė, si dhe banin e Kroacisė. Me kėtė rast krerėt shqiptarė, nė njė apel drejtuar papės, i shprehnin gatishmėrinė e tyre "pėr t'u hedhur nė kryengritje dhe pėr tė flakur tej zgjedhjen tiranike tė mbretit tė Rashės". Nė vitin 1332 kryepeshkopi i Tivarit, GuljelmAdfami, i shkruante dukės sė Burgonjės, Filipit VII Valua, se shqiptarėt ishin gati tė rrėmbenin armėt kundėr pushtuesve serbė. Sipas tij, me 15 000 kalorėsit qė mund t'i nxirrnin menjėherė nė fushėn e betejės, shqiptarėt e Zetės garantonin suksesin e ēdo kryqėzate antiserbe tė fuqive tė Evropės. Katėr vjet mė vonė, mė 1336, sihin vetė krerėt e Arbrit dhe qytetarėt e Durrėsit ata qė i bėnė thirrje mbretit Robert Anzhu tzė Napolit tė bashkohej me ta, pėr tė dėbuar nga trojet e tyre pushtuesit serbė. Vdekja e car Dushanit mė 1355 shėnoi edhe fundin e perandorisė sė tij. Fisnikėt shqiptarė iu vunė punės pėr tė rifituar zotėrimet e tyre e pėr tė krijuar principatat e veta tė pavarura. Ky proces i emancipimit politik tė klasės feudale shqiptare u realizua shpeshėherė nė luftė me mbeturinat e pushtetit serb dhe tė pushteteve tė tjera tė huaja, qė vazhdonin t'i konsideronin trevat shqiptare si domen tė tyre.


3. Principatat shqiptare tė Gjin Bua Shpatės dhe tė Gjon Zenebishit


Nė vitin 1357 bujarėt e Shqipėrisė sė Poshtme nga familjet Shpata, Zenebishi, Losha etj. e detyruan sundimtarin e atjeshėm serb, Simeon Uroshin, tė braktiste vendin dhe tė vendosej nė Tesali. Nė vitin 1358 ata shpartalluan edhe pėrpjekjen e Niqiforit II, pėrfaqėsuesit tė fundit tė dspotėve tė vjetėr bizantinė, pėr tė marrė pushtetin nė Shqipėrinė e Poshtme. Nė vendin e quajtur Akelos (afėr Artės), forcat e Niqiforit II u thysen nga shqiptarėt dhe ai mbeti i vrarė. Pas kėsaj, gjithė Shqipėria e Poshtme bashkė me Etolinė dhe Akarnaninė nė jug tė Gjirit tė Artės u nda ndėrmjet bujarėve shqiptarė. Zenebishajt, me qendėr nė Gjirokastėr, kishin Dropullin, Delvinėn e Ēamerinė. Pjetėr Losha u bė zot i tokave qė shtriheshin midis Pragės dhe Artės, qė ishte endra e vjetėr e Despotatit. Gjin Bua Shpata sundonte nė krejt Etolinė dhe Akarnaninė, deri nė gjirin e Korintit; qendra e tij nė Angjelokastėr. Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės, Gjin Bua Shpata mori edhe zotėrimet e tij dhe u vendos nė Artė, ku dsundoi me titullin e lartė tė despotit. Nė tė gjithė Shqipėrinė e Poshtme vetėm qyteti i Janinės nuk u pėrfshi nė zotėrimet e princėrve shqiptarė. Para largimit tė tij nga Shqipėria e Poshtme, Simeon Uroshi kishte lėnė kėtu si sundimtar despotin serb Thoma Preljuboviēin, djalė i qeveritarit serb tė Tesalisė, Preljubit, qė njė vit mė parė ishte vrarė nga shqiptarėt e atjeshėm. Banorėt shqiptarė tė Janinės dhe tė fshatrave pėrreth u tiranizuan aq keq prej despotit serb, saqė ky u pagėzua prej bashkėkohėsve me epitetin "vrasės i shqiptarėve". Princėrit Gjin Bua Shpata dhe Gjon Zenebishi, tė ndihmuar dhe Gjon Zenebeshi, tė ndihmuar dhe nga popullsia shqiptare brenda e jashtė Janinės, e sulmuan vazhdimisht qytetin, por s'mundėn ta merrnin. Thoma Preljuboviēi dhe arkondėt serbė e bizantinė tė Janinės gjetėn mbėshtetje si te komandantėt serbė e turq tė Tesalisė e tė Maqedonisė, ashtu edhe tek anzhuinėt e Napolit. Nė vitin 1386 Thoma Preljuboviēi u vra nga njeri i truuprojės sė tij. Pėr tė shmangur pėrfshirjes e Janinės nė zotėrimet e princėrve shqiptarė tė Shqipėrisė sė Poshtme, njerėzit e rrethit tė Preljuboviēit thirrėn si pasues tė tij kontin italian Ezau Buondelmonti Aēajuoli. Me ndihmėn e turqve dhe tė nipit tė tij Karl Tokos, kont i Qefalonisė, Ezau u pėrpoq tė siguronte pushtetin e tij nė Janinė dhe ta shtrinte atė jashtė saj. Por gjatė njė beteje nė Dhivėr (tė Sarandės), mė 1399, ushtria e Ezaut, e pėrbėrė kryesisht nga tė Janinės, u shpartallua nga forcat e Gjon Zenebishit. Me vdekjen e Gjin Bua Shpatės mė 1399, Despotati shqiptar i Artės u dobėsua vazhdimisht. Krahas armiqėsive tė vjetra me zotėrit e Janinės, pasardhėsi i Gjinit, Muriq Shpata, u ndesh me synimet e Venedikut e tė kontit Karl Toko tė Qefalonisė. Ndėrkohė u intensifikuan edhe inkrsionet e turqve tė thirrur shpeshėherė nga despoti Ezau i Janinės. Pas vdekjes sė despotit italian Ezaut tė Janinės, mė 1411, njerėzit e tij i ofruan qytetin tė nipit, Karl Tokos. Ndonėse sundimi i kontit tė Qefalonisė nė Janinė u pėrurua me disfatėn e rėndė qė forcat e Gjon Zenebishit i shkaktuan ushtrisė sė tij nė krane (afėr Finiqit) mė 1411, Karl Toko "herė me luftė e herė me dredhi", siē thotė njė dėshmi e kohės, arriti tė nėnshtronte krerėt shqiptarė tė viseve tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Poshtme. Mė 1416 ai i mori Artėn pėrfaqėsuesit tė fundit tė dinastisė sė Shpatajve, vėllait tė islamizuar tė Muriq Shpatės, Jakupit. Kėshtu mori fund sundimi i pinjollė tė saj emigruan nė Peloponez e mė tej nė Itali, ku u shquan si fisnikė e ludtėtarė tė zotė.




4. Karl Topia, "zot i gjithė vendit tė Arbrit"

Nga Shkumbimi e deri nė rrjedhjen e lumit Mat shtrihej Principiata e Topiajve. Pas vdekjes sė Dushanit, konti Karl Topia arriti tė bashkonte nėn sundimin e tij kėto territore qė i kishin pasur edhe paraardhėsit e tij, Tanushi dhe Andrea. Ndonėse formalisht ishte vasal i mbretit anzhuin tė Napolit, Karl Topia shkėputi ēdo lidhje feudale me tė. Nė vitin 1368 ai sulmoi dhe pushtoi qytetin e Durrėsit, pa pėrfillur protestat e anzhuinėve, tė Papatit e tė vetė Venedikut, qė i trembej gjithmonė daljes sė feudalėve shqiptarė nė det. Megjithėse pėrkohėsisht Karl Topia u detyruar ta linte pėrsėri Durrėsin nė duar tė anzhuinėve, nė mesin e viteve 70 ai zotėronte njė pjesė tė mirė tė brezit bregdetar, nga kepi i Rodonit nė veri, e deri nė derdhjen e Semaint nė jug, ku kishte mundur tė largonte zotėrit e mėparshėm, Muzakajt. Nė lindje zotėrimet e tij kufizoheshin me zotėrimet e Andrea Gropės, qė shtriheshin midis Dibrės e Ohrit. Vetė qyteti i Ohrit u pėrgfshi pėr pak kohė nėn sundimin e princit Topia. Nė kėtė mėnyrė Karl Topia arriti tė bashkonte pothuajse gjithė territoret e Arbrit tė vjetėr. Jo pa arsye ai quhej “zot i gjithė vendit tė Arbrit (Albanotit)” dhe e mbante veten si vazhdues tė traditės shtetėrore qė kishte nisur pikėrisht nė kėtė trevė qysh nė shek.XII me Principiatėn e Arbrit.


5. Balshajt dhe shteti i tyre


Ndertė gjitha principiatat feudale shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shek.XIV, ajo qė filloi tė merrte pėrmasat e njė formacioni mbarėshqiptar ishte Principiata e Balshajve. E krijuar fillimisht nė vitet 60 tė shek.XIV si njė zotėrim i vogėl e i parėndėsishėm feudal nėn drejtimin e vėllezėrve Strazimir, Gjergj e Balsha II, Principiata e Balshajve bashkoi territoret e dy Zetave, tė Sipėrme e tė Poshtme, nga Kotorri nė Lezhė. Pėrpjekja e vėllezėrve Balsha pėr tė pėrparuar drejt Matit dėshtoi nė njė betejė tė pasuksesshme tė zhvilluar nė vitin 1364 me princin e Arbrit Karl Topia, ku forcat e Gjergj Balshės u thyen dhe vetė ky u zu rob. Pas kėsaj, ndėrmjet dy familjeve princore shqitpare u vendos njė paqe qė zgjati plot 20 vjet dhe qė u pėrforcua nga martesa e Karl Topisė me Katerinėn e Balshajve. Ndėrkaq, nepėrmjet njė amrtese tjetėr, asaj tė vėllait tė vogėl Balsha II me Komnenėn, vajzėn e despotit Andrea Muzaka tė Beratit, nė vitin 1369 Balshajt u bėnė zotėr tė Vlorės. Po atė vit, Balshajt kishin bėrė njė hap tjetėr tė rėndėsishėm, qė i forcoi pozitat e tyre tė brendshme dhe tė jashtme. Ata u konvertuan nė katolikė, duke krijuar njė lidhje mė tė ngushtė me shtetasit e tyre shqiptarė tė Shqipėrisė Cveriore, qė ishin tė vesimit katoli. Ky hap i afroi ata gjithashtu me Papatin dhe fuqitė e tjera katolike nė njė kohė kur pėrgatiteshin tė hynin nė luftė me sundimtarėt fqinjė sllavė, qė vazhdonin tė sundonin nė Kosovė e nė trevat shqiptare lindore. Sė bashku me Muzakajt, Gropajt e feudalė tė tjer
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Fuqizimi i Principiatave Shqiptare dhe Shoqeria shqipetare nė mesjet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Letėrsia shqiptare
» Veshje Popullore Shqiptare
» Mafia shqiptare dhe mafia shqipfolėse

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: