ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skenderbeu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Skenderbeu   Tue Aug 26, 2008 9:07 pm

GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU



Pesqind e ca vjet mė parė, vendi ynė, Shqipėria, quhej Arbėri dhe banorėt e saj - arbėr. Ajo ishte po aq e zhvilluar sa edhe gjithė vendet tjera Europiane; ishte po ashtu e ndarė nė principata tė mėdha, sipas familjeve tė shquaraqė kishin nė krye. Ndėr mė tė pėrmedurat ishin Dukagjinajt, Balshajt e Zahariajt nė Veri; Topiajt, Muzakajt e Kastriotėt nė Shqipėrinė e Mesme dhe Aranitėt e Zenebishtėt, nė Jug. Por principata mė e madhe nisi tė bėhej ajo e Kastriotėve, qė e vendosi qendrėn nė Krujė dhe kryezot kishte Gjon Kastriotin. Bujqit punonin tokat, barinjėt kullosnin bagėtitė nė bjeshkėt e pasura, tregtarėt merrnin rrugėt e karvaneve ose anijet pėt tė shkuar larg nė pėrendim e nė lindje, punishtet e zejtarve i mbushnin me zhurmė qytetet. Nė majat e maleve e nė shpatet e thepisura ngriheshin kėshtjella, ku armiqtė nuk ngjiteshin dot lehtė. Vetėm se fisnikėt arbėr, ashtu si zotėrit europianė tė njėjtė me ta, bėnin shpesh luftė midis tyre pėr zgjerimin e pronave dhe tė pushtetit.

Pesėqind e ca vjet mė parė...

Njė popullsi e madhe luftarake, e ardhur nga shkretėtirat e Azisė, po i jepte goditje vdekjeprurėse Peradorisė Bizantine dhe kishte vėrshuar nė Ballkan, duke i futur tmerrin gjithė Europės. Ata ishin turqit osmanllinj. Herė pas here ata sulmonin edhe Arbėrin me hordhitė e tyre tė panumėrta, grabisnin e kėrkonin taksa tė rėnda e haraq nga bujarėt e banorėt vendas. Por princėt nuk kishin mundur deri nė atė kohė tė bėheshin tė gjithė tok pėr ta luftuar kėtė armik tė pėrbashkėt. Popullsia luftonte, por detyrohej tė merrte malet pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve. Nė fillim tė shekullit XV osmanllinjėt arritėn ta vinin nėn sundim gjithė Arbėrin. Gjon Kastrioti, me miqėsin e krushqi tė shumta me princėt e tjerė shqipėtar, por edhe me marrėveshje me Venedikun, arriti t“i zgjeronte shumė zotėrimet e tij nė mes tė Shqipėris sė atėhershme. Kėtu kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme, qė lidhnin Arbėrinė me vendet fqinje, pra Perėndimin me Lindjen. Dhuna dhe mizoritė e osmanllinjve qė donin ta fusnin gjuhėn, zakonet dhe fenė e tyre, ia kishin bėrė popullit jetėn tė padurueshme. Arbėrit ishin tė gatshėm tė ngriheshin pėr tė shporrur grabitqarėt osmanllinj, pėr tė rifituar lirinė e begatinė e humbur. Gjon Kastrioti, duke e ndjerė vetėn mė tė fortė se kurrė i shpalli luftė Turqisė, bile arriti edhe disa fitore kundėr disa taboreve tė saj nė trojet shqiptare. Por Sulltani, i tėrbuar nga zemrimi, mblodhi njė ushtri tė madhe dhe nisi kundėr shqipėtarve qė ishin tė pakėt nė numėr. Me zjarr e me hekur ajo e pėrshkoi gjithė vendin dhe e detyroi pėrsėri Gjon Kastriotin tė pranonte kushtet e Sulltanit. Kėtė herė kushtet ishin shumė mė tė rėnda: Gjonit iu morėn tė gjitha kėshtjellat, pėrveq asaj tė Krujės dhe zotėrimeve nė tokat e Matit, taksat iu bėnė edhe mė tė rėnda dhe ai kthehej nė vasal tė Sulltanit. Po Sulltani kėtė radhė u tregua edhe mė dinak... ...Porsa kishte mbaruar lufta, nė portat e Krujės u duk njė grup i madh kalorėsish me jataganė ngjeshur nė brez e me gallama ngjyra-ngjyra mbėshtjellė rreth kokės. Nė krye tė tyre Hajredin beu, i dėrguar nga Sulltani me njė ferman sa njė qarqaf tė bėshtjellė si tub. Gjon Kastrioti e hapi fermanin, e lexoi me tė shpejtė dhe zuri kokėn me duar. Sulltani, nė shėnjė besnikėrie i kėrkonte peng tė katėr djemėt e tij: Stanishin, Kostandinin, Reposhin dhe Gjergjin e vogėl. Kėtė Gjoni nuk e kishte pritur . Q“tė bėnte?! I dėrguari i Sulltanit priste duke ngritur dorėn kėrcėnueshėm nė drejtim tė Stambollit. Gjon Kastrioti mblodhi kuvendin e burrave. Pėr probleme tė rėndėsishme e tė vėshtira ai dėgjonte gjithmonė mendimin e tyre. Po tė mos ia jepte djemtė, tėrbimi i Sulltanit do tė binte mbi Arbėrin, ndėrsa djemtė ishin jeta e tij, shpresa e sė ardhmes pėr vendin.Prijėsit arbėr qėndruan tė heshtur pėr njė qast. Pastaj, mė tė rinjtė, u ngritėn gjithė vrull duke kundėrshtuar kėrkesėn e Sulltanit. Mė tė vjetrit, pasi i peshuan mirė punėt nė interes tė Arbėrisė, u ngritėn njė nga njė duke iu lutur Gjonit qė tķ jipte djemėt, ndryshe tėrbimi i Sulltanit do tė kalonte nė zjarr e nė hekur qindra mijėra djem tė tjerė arbėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Skenderbeu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, prijėsi dhe heroi mė i madh nė histori
» Skėnderbeu kishte edukim dhe zhvillim harmonik fizik, moral e intelektual
» Poezi nga Beqir MUSLIU
» Behar Gjoka: Skėnderbeu, Simboli dhe miti i tij nė letrat shqipe
» Gabimet e Fan Nolit pėr Skėnderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Historia :: Historia Shqipetare-
Kėrce tek: