ForumiPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Ledina Celo me kostum ekstravagant ne pishine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster


Male
Numri i postimeve: 386
Age: 24
Vendodhja: Kudo...
Registration date: 27/07/2008

MesazhTitulli: Ledina Celo me kostum ekstravagant ne pishine   Thu Sep 04, 2008 10:43 pm



Zgjedh
nje kostum banje ekstravagant dhe ne nje dite te nxehte vere vendos te
shijoje diellin mesdhetar te Shqiperise, qe kohet e fundit, ndoshta me
shume se gjithcka i ka munguar ne jeten e saj londineze. Dhe duket se
kjo ka qene nje prej arsyeve qe e kane shtyre Ledina Celon, qe mesditen
e djeshme t’i drejtohet resortit “Mai Tai” ne periferi te kryeqytetit,
shume i preferuar nga personazhet Vip gjate ketyre diteve te nxehta.
Pikerisht aty, paparazzi yne ka realizuar fotot ekskluzive te
kengetares, duke sjelle nje imazh krejt te cliruar te saj, ndersa
shijon kenaqesine e pushimeve shqiptare, ne pranine e Gentian
Demaliajt, kengetarit te grupit te dikurshem “Djemte e detit”. Prane
tyre ka qene edhe nje djale i vogel, i cili me shume se sa me Ledinen
dukej i lidhur dhe i shoqeruar me shokun e saj. Ne fillim, kengetarja
eshte pare e vetme, e shtrire ne zhezlong, ndersa Genti merrej me
djalin, te cilin po e mesonte te notonte ne pishine. Me pas ata kane
dale nga uji dhe Genti eshte shtrire prane biondes terheqese, duke
zgjatur madje duart nga zhezlongu i saj. Nuk dime, se cila eshte
marredhenia mes te dy artisteve, por eshte e sigurt, qe prane Gentit
nuk ndodhej bashkeshortja e tij. E pasi ka qendruar per disa caste duke
shijuar diellin, Ledina ka vendosur te freskohet ne pishine, por pa i
hequr syzet, duke synuar te ruaje ne kete menyre karakterin enigmatik.
Besojme, se ato pak minuta, qe ajo ka qendruar ne ujin e pishines kane
mjaftuar per te sjelle fotot intriguese, te cilat flasin shume me teper
nga sa ne mund te themi, e ndoshta shume me teper nga sa Ledina do te
donte te nxirrte ne publik. Te pakten keshtu besojme, ndonese nuk jemi
shume te sigurt, sepse nese do ta kishte shume problem faktin, atehere
do te kishte zgjedhur nje kostum me te pershtatshem. Por ajo nuk eshte
e kompleksuar, edhe atehere, kur kostumi i zi i banjes lejon te duket
dicka me teper nga sa mund te synohet. Ndonese nga fotot kuptohet se ka
shtuar disa kilograme me teper, Ledina mbetet nje femer terheqese, qe
me floket e verdhe dhe trupin e gjate, di te marre mbi vete, jo vetem
veshtrime mashkullore, por edhe objektivin e paparazzit tone. Nje prej
tendencave te fundit te kostumeve te banjes, ka lejuar pikerisht
nxjerrjen me shume ne pah te hireve femerore te kengetares. Jo vetem
kembet e gjata, (per te cilat spikat) por edhe fundshpina dhe gjoksi i
Ledines kane pare driten e diellit, ndoshta me shume nga sa ajo e
kishte menduar. Nderkohe, ne foto bien ne sy edhe aksesoret e shumte,
qe shoqerojne imazhin e kengetares, si vethet e medhenj, nje varese e
gjate, dhe disa unaza, te cilat ajo nuk i heq edhe pasi hyn ne uje.
Jeta londineze pas ndarjes nga i dashuri
Jeta
londineze e Ledines, nisi pikerisht atehere kur ne Tirane po flitej per
fundin e nje marredhenieje intime. Vete kengetarja nuk donte ta
permendte kete fakt, megjithate klipi i saj provokues, ne mbremjen e
Shen Valentinit, gti dy vjet mepare, dukej se ishte pergjigja e nje
raporti tashme te mbyllur. Dhe pas asaj mbremjeje dhe nje performance
te nxehte, qe u kujtua gjate, kengetarja nuk u shfaq me ne skenat
shqiptare. Edhe perpjekjet per t’u perfshire ne jeten artistike
londineze kujtojme, se nuk i rezultuan me shume fat. Atehere nje tjeter
lajm mbi jeten private do te behej i lakueshem ne faqet roze te shtypit
shqiptar. Martesa e Ledines, e cila me pas rezultoi e rreme, nderkohe
qe te tjere flisnin, se ajo e kishte ndermarre kete hap vetem per
ceshtje dokumentash. Gjate vizites se saj ne Shqiperi, disa jave me
pare u perpoqem te komunikonim me kengetaren, ne menyre, qe te mesonim
dicka me shume rreth jetes dhe projekteve te saj, por pas kontaktit te
pare, ajo refuzoi t’iu pergjigjej telefonatave. Duke synuar si gjthmone
te mbetej diskrete. Dhe besojme se ia ka dale.

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 

Ledina Celo me kostum ekstravagant ne pishine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Mediat :: Mediat Shqipetare :: Revista Shqipetare :: Revista One-Vip-