ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Leonora Jakupi: Dua ti futem politikes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster


Male
Numri i postimeve : 386
Age : 27
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: Leonora Jakupi: Dua ti futem politikes   Fri Sep 05, 2008 12:46 am





I
ka kenduar pavaresise se Kosoves, deshmoreve te kombit, e veshur edhe
me uniformen e lavdise te UCK-se. Nje interviste e realizuar ndryshe me
kengetaren e mirenjohur shqiptare Leonora Jakupi, ku ajo flet per
ndjenjat e saj kombetare, vleresimet per Kosoven, te ciles i kendoi dhe
i kendon edhe me tutje. Misioni i saj sensibilizues dhe himnizimi i saj
me kombetarizem.

I keni kenduar shume Kosoves dhe gjithashtu
edhe babai juaj ka rene per te mos vdekur kurre per pavaresine e
Kosoves, si nje kengetare dhe si nje drenicare, si e sheh pavaresine e
Kosoves?

Pavaresia e Kosoves ka qene enderr per te gjithe
shqiptaret kudo qe jane. Secili ka kontribuar me mundesite qe ka pasur
per te miren e Kosoves. Me emrin pavaresi jam rritur duke pritur.
Pavaresine e Kosoves e kam pritur pa me te afermin e zemres sime babane
dhe natyrisht kam qene e merzitur dhe ketu merzia dhe gezimi jane
gershetuar duke pasur parasysh se eshte flijuar per pavaresine e
Kosoves dhe per kete jam shume krenare qe e kam pasur nje baba te
tille. Shpresojme se tash e tutje Kosoven e shohe me shume perspektive
anetaresim ne BE dhe NATO. Kosova eshte e dashur, eshte me nje rini te
shendoshe dhe shpresojme se do na jepet mundesia qe te dalim neper
Evrope me te lire, te mos kemi probleme me viza dhe probleme tjera. Kam
kenduar me zemer ne ditet e veshtira qe kalonte Kosova, por kenga ka
qene e mbeshtjelle me mesazhe te qarta prej shpirtit, ne njeren ane jam
munduar te kontribuoje per vendin tim edhe ne kete menyre dhe ne anen
tjeter zemra me qante per mallin qe kisha per babin qe ra per Kosoven
per te mos vdekur kurre dhe per shume viktima te pafajshme qe dita
dites perjetonte shoqeria jone. Nuk i harroje asnjehere ato skena te
trishtueshme qe i kemi perjetuar si komb. Nuk dua te kthehem prapa me
kujtese te asaj historie. Por, te mendojme pozitivisht sepse e
meritojme te miren, kemi miqte tane nderkombetare dhe na duhet me shume
puna. Me kete rast, me lejoni qe edhe SHBA-se miqve tane me te forte,
t'ua uroj kete pervjetor te pavaresise. Jemi shtet i ri ne mes te
Evropes, me shume miq nderkombetare.

Jeni rritur me flamurin
kombetar dhe himnin kombetar. Cili eshte komenti juaj per flamurin dhe
himnin e ri te Kosoves, nese e pyesni zemren cila do te ishte
pergjigjja e sakte?

Flamurin kombetar e kam ne zemer dhe do te
mbetet pergjithmone, por duhet te mesohemi edhe me flamurin e ri te
Kosoves, sepse kjo simbolizon shtetin. Nuk eshte e lehte te pranohet
edhe aq shpejt, sepse nuk jemi rritur me kete flamur. Por, nese
mendojme te punojme per shtet atehere duhet te ecim te para. Dicka e re
prej asaj qe kemi menduar ne, por prape po them duhet te pranojme
realitetin. Duhet te kuptohemi, sepse te gjithe shqiptaret kudo qe
ndodhen, jane ushqyer shpirterisht-kombetarisht me flamurin kombetare
kuq e zi dhe me shqiponjen dykrenore dhe me himnin kombetare, prandaj
nuk eshte e lehte shpejte te jete me imazh krejtesisht pozitiv, sidoqe
te jete, tani jemi me realitet te ri, jemi shtet i ri ne mes te
Evropes, me shume miq nderkombetare, tani me Evropa dhe bota realisht
po na njohin si popull se si jemi dhe sic kemi qene, sepse sic dihet
jane ushqyer me propaganda te ndryshme te rrejshme nga Serbia dhe tani
realiteti eshte krejt ndryshe, shqiptaret jane paqesore, duane liri,
pune dhe prosperitet, jemi humane dhe te respektuar per te gjithe.
Flamuri kombetare padyshim se do te mbetet kombetare si per Vloren,
Tiranen, Drenicen, Prishtinen, Tetove, Presheven, Ulqinin, Camerine e
Arberine, por si flamur i shtetit te Kosoves dhe si himn i Kosoves
eshte ky qe eshte.

Si e shihni Kosoven ne nje te ardhme te shpejte?

Do
te pergjigjem shume shkurt kesaj pyetje. Kosova do te kete perspektive
te madhe, kemi nje rini sic ju thashe edhe me larte te mire dhe Kosova
do te jete ne BE dhe NATO, qe te pakten edhe ne te kontribuojme per
miqte tane nderkombetare. Kemi miqte tane SHBA-ne, Britanine e madhe,
Francen, Gjermanine, Italine e shume shtete tjera, qe e kane pranuar
Kosoven dhe do ta pranojne dhe rruga jone eshte per ne BE dhe kete do
ta perjetojme shpejt, jam shume optimiste, sepse edhe Shqiperia mori
ftesen nga Samiti i Bukureshtit per anetaresim ne NATO. Mendoje se
ditet dhe vitet jane per ne shqiptaret.

Mendoni se nje dite do te shihni veten si politikane?

Nese
do kisha kontribuar per te miren e Kosoves dhe per te miren e gjithe
shqiptarise, menjehere do te jem ne politike. Jam nje kengetare dhe
mundohem qe permes kenges te kontribuoje ne kulture dhe ndoshta do te
vije dita qe te jem edhe politikane, pse jo, nuk ka asgje te keqe, por
kengen nuk mundem ta le asnjehere, pa kenge me duket jeta krejt e
zbrazet. Per kete pune jam duke menduar, kjo do te thote se ndoshta.
Kemi perjetuar si popull shume padrejtesi.

I keni kenduar lirise me vite, a mendoni se me nuk do te kendoni kenge patriotike, sepse Kosova u pavaresua?

I
kam kenduar dhe do ti kendoje lirise, sepse edhe Presheva, Bujanoci,
Medvegja dhe shume krahina tjera shqiptare ende jane aty ku jane dhe qe
nuk duhet ashtu te jene. Normalisht se duhet ti kendojme, sepse sikur
te mos kemi atdhetarine ne zemer dhe kudo qe ndodhemi, atehere ditet
munden te na vijne te renda. Kemi perjetuar si popull shume padrejtesi,
shume shkelje, shume viktima, shume jetime, shume invalide dhe shume
deshmore kane rene per te mos vdekur kurre, si te harrohet trimeria dhe
kenga e lirise. Asnjehere nuk do te largohem nga origjinalja, sepse
keshtu thote zemra dhe shpirti im. Leonora do te kendoje derisa te jem
gjalle kenge per lirine e trojeve etnike shqiptare. Me kengen e fundit
kushtuar pavaresise se Kosoves mendoje se e kam permbyllur nje epoke te
Leonores qe iu ka kenduar trimerise dhe jemi ne liri, por duhet te
inkuadrohemi per trevat tjera shqiptare.

T'i kthehemi botes
artistike. Po prezantoni neper mjedise te ndryshme, si ne atdhč, ashtu
edhe ne diaspore. Ku po ndjeheni me mire ne diaspore apo Kosove?

Kur
jam ne diaspore mendoje se jam ne Kosove. Per mua eshte e njejte, kur
te jem para shqiptareve pavaresisht se ku, me rendesi eshte qe me
respektojne, i respektoje dhe bejme atmosfere te mire qe te ndjehen te
gjithe mire. Kuptohet diaspora eshte me e emocionuar, por kjo nuk do te
thote se Leonora eshte tjeter ne diaspore se sa ne Kosove, kur dale ne
skene, mendoje se si te beje me te miren qe te ndjehen te gjithe te
kenaqur me kenget e mia dhe me gjithe programin qe e pasqyroje ne nje
mbremje. Me vjen keq shume, qe diaspora jone nuk ka lehtesime ne Kosove
per shume probleme.

Diaspora eshte lene anash nga atdheu apo si mendoni ju?

Pyetje
vertete politike. Por do te pergjigjem si artiste. Vertete, se diaspora
ka mbet pak anash. Me vjen keq shume kur diaspora jone nuk kane
lehtesime te pakten per te marre nje pasaporte me shpejt. E dime te
gjithe kontributin e mergates, por kjo nuk do te thote se Kosova nuk do
te mendoje, sepse eshte pjese e jona dhe jemi nje, por tani Kosova
eshte pavaresuar dhe do te kene shume lehtesime bashkatdhetaret tane,
nuk do te jene me jetime sic e ndjejne veten, sepse do te kemi edhe
ambasadat tona dhe do kemi ku do te drejtohen dhe ku te kerkojne ndihme
per cfaredo natyre. Te jemi krenare qe Kosova u be e pavarur dhe keto
jane pushimet e para verore me Kosoven e pavarur, i mirepresim
bashkatdhetaret dhe i urojme pushime sa me te mira.

Te Leonora nuk ka asgje te re? Kur Leonora do te behet nuse?

Nuse?
Uaaaa, cfare pyetje. Njehere nuk e kam ndermend, prandaj nuk e kam ne
plan dhe tek Leonora nuk ka asgje te re dhe nuk e kam rendin. Nuk e di,
ia leme kohes.

Sigurisht se keni punuar edhe ne ndonje album, kur do te kemi risi tjera ne fushen e kenges nga Leonora?

Album
nuk kam, por kam punuar dy kenge te reja dhe do te realizoje kengen e
pare shpejt me videoklip e cila eshte kenge verore dance dhe do te jete
kryesisht per te rinj dhe pres qe te mirepritet mire, sepse kam punuar
shume si gjithmone dhe per disa dite do te jete e gatshme.

Pushimet verore ku do t'i kaloni?

Interesant
u afruan pushimet verore dhe per kete sinqerisht po gezohem, sepse kemi
nevoje per pushime. Me familjen time do ti kaloje dhe sigurisht se nuk
do te shkoje diku larg, por ne bregdetin e shtetit ame Shqiperise, se
ku ende nuk kam vendose, por do te shikoje, here ne Durres, Vlore dhe
Sarande, kemi bregdet te mrekullueshem.

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 
Leonora Jakupi: Dua ti futem politikes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Mediat :: Mediat Shqipetare :: Revista Shqipetare :: Revista One-Vip-
Kėrce tek: