ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Soni Malaja zevendeson Florin me Getoarin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster
avatar

Male
Numri i postimeve : 386
Age : 27
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: Soni Malaja zevendeson Florin me Getoarin   Fri Sep 05, 2008 12:55 am




Soni dhe Getoari komentojnė ish tė dashurit, Florin dhe Elvanėn
Me
njė fustan klasik mėndafshi, Soni Malaj atė natė dukej e lumtur.
Ndėrsa, ai totalisht rreper nė tė kuqe, me zinxhir tė gjatė, dy vėthė
me gurė tė bardhė, kapele dhe syze, e disi i shpėrqendruar, ishte vetė
Getoar Selimi i “Tingullit trent”. Ora 21:00 e mbrėmjes sė 7 korrikut,
i gjeti tė dy bashkė nė tarracėn e “The Living Room”, ndėrsa prisnin
miqtė artistė e gazetarė, pėr promovimin e klipeve tė tyre tė fundit.

ceremoninė pa shumė ekzaltime, ajo tė klipit “Me faj, pa faj”, dhe ai
tė klipit “Kalle sonte” mungonte Flori Mumajesi, ish i dashuri i Sonit
dhe mik i ngushtė i Getoarit. Por mbi tė gjitha kompozitori i kėngės sė
re tė kėngėtares dhe ai qė deri diku, ndėrmjetėsoi nė konsolidimin e
miqėsisė mes Getit e Sonit. Por mungonte dhe Elvana Gjata, dikur e
pėrfolur pėr njė lidhje intime me Getoarin, dhe tani shumė mike me
Florin.
Njė miqėsi e ngatėrruar, apo e komplikuar mė shumė nga
thashethemet, lidhjet intime e bashkėpunimet e suksesshme, tani mesa
duket ka pėrfunduar thjesht nė ndarjen e dy klane artistėsh. Po si
ėshtė e vėrteta sipas Sonit dhe Getoarit? Ē’po ndodh me jetėt e tyre, a
janė vėrtet nė krizė ndjenjash? Ata rrėfejnė pėr “Panorama Plus”, se me
ēfarė syri i shohin ish tė dashurit e tyre dhe plani pėr njė videoklip
tė pėrbashkėt.

Soni: “Nuk dua tė flas pėr Florin, tani mė presin koncertet nėpėr botė”
Gjatė
xhirimeve tė klipit tė ri, asaj i duhet tė zbriste dhe tė ngjitej nga
skena 3 metra e lartė, dhe kjo situatė shkaktonte edhe tė qeshura mes
stafit. Por s’ishte diēka e re, pasi dhe pas kuintat e klipit
“Zig-zag”, ashtu u pėrjetuan me humor dhe shaka. E “Me faj, pa faj” ka
pėr autor sėrish kompozitorin Flori Mumajesi, por ai mungoi nė ceremoni.
Vetė
Soni pohoi se, “Flori ishte nė Kosovė ndaj s’mundi tė vinte”, por
artistė tė tjerė pohuan tė kundėrtėn, qė atė natė nė fakt Flori ndodhej
nė Tiranė. Kuptohet qė ėshtė njė ndarje jo aq e lehtė pėr tė dy, pasi
nuk ishte thjesht njė lidhje e fshehtė mes tyre, por njė marrėdhėnie e
zgjeruar dhe tė familjet e njėri-tjetrit. Ata vetė nuk pranojnė tė
japin komente mbi shkakun e ndarjes, por njė arsye supozohet tė ketė
qenė jeta nė lėvizje e tė dyve.
Lidhja nisi para 1 viti e gjysmė,
dhe ata sė paku prezantoheshin si ēifti ideal, qė e thelluan lidhjen
intime me bashkėpunime tė suksesshme. Madje produkt i asaj historie
ėshtė dhe ky klip, qė ashtu si herėt e tjera ėshtė realizuar nga
regjisori i njohur maqedonas princ Aleksandėr, me tė cilin Soni ka
punuar pėr disa vjet radhazi.
Nėse do tė ishte Flori nė Tiranė, do tė vinte?
Besoj po, kemi qenė shokė dhe do tė mbetemi shokė. Gjithashtu, do vazhdojmė bashkėpunimin nė muzikė.
Dimė qė jeni ndarė, por arsyen nuk e dimė?
Ėshtė
shumė private. Unė s’mund ta nxjerr jetėn time nė ankand. Por do thosha
se jam person nė lėvizje dhe nė kėto momente i jam pėrkushtuar shumė
karrierės artistike me koncerte nėpėr botė.
Po me Elvanėn si i keni marrėdhėniet?
Tė mira. Unė kam asistuar gjatė xhirimeve tė klipit tė fundit tė Elvanės.
“Me faj, pa faj”, titullohet klipi juaj. Ēfarė mendon se keni sjellė ndryshe?
Pamja ime dhe muzika melodioze.
Look i ndryshuar, nė sajė tė kujt?

sajė tė Rozės, gruas sė regjisorit princ Aleksandėr, e cila mendoi deri
nė detaje tė gjitha veshjet dhe grimin pėr kėtė videoklip.
Sa kohė tė ėshtė dashur pėr xhirimet?
Vetėm 1 ditė.
Dhe ēfarė mendon se tė karakterizon nė 3-4 minuta klip?
Besoj, origjinaliteti im si kėngėtare dhe fabula e kėngės. Dhe ndaj shpresoj tė kaloj stadin e pranimit te publiku.
Sa sforcohesh pėr tė qėndruar nė treg?
E vėshtirė ėshtė tė qėndrosh nė treg pėr hir tė vėrtetės, pasi ēdo vit ka prurje tė reja. Jemi tė gjithė nė njė maratonė.
E si tė duket? Ia vlen ky stėrmundim?
Nė fakt, kur e mendon qė nė Shqipėri ne stėrmundohemi shumė dhe arti kushton, por pėr momentin nuk ka zgjidhje tjetėr.
Besoj ia vlen, kur mendon fitimet?
Po tė them tė drejtėn, s’kam fituar shumė nga muzika. Them jam e pakėnaqur me xhepin.
Keni bėrė promovimin e parė nė Kosovė?
Po. Na pritėn shumė mirė atje, shumė fansa e kolegė tė pranishėm.
Po kėtu nė Tiranė?
Kėtu nė fakt e bėra ftesėn pėr orėn 21:00 dhe miqtė erdhėn nė 23:00. Po s’ka problem nuk ua marr pėr ters.
Ti vetė je e pėrpiktė?
Po shumė. Gjithmonė shkoj 5 minuta para.

Getoari: Me Elvanėn nuk flas mė, tani prisni suksesin e kėngės “A po don kesh”

3 korrik mbushi 26 vjeē. Njė rreper total nė mendjen e tij. Shumė i
pėrfolur pėr marrėdhėniet me femra dhe jo femra dosido tė gjitha tė
klikuara dhe vajza ekrani. Tri foto tė publikuara pak kohė mė parė nė
internet, zgjuan diskutimet pėr njė lidhje tė mundshme tė Getoarit, me
Hana Shehun, njė vajzė brune nga Kosova, prezantuese emisionin pėr tė
rinjtė “Teen” nė Radio Televizionin e Kosovės. Por ishte njė
thashethem, qė Getoari as e konfirmoi dhe as e mohoi. Fotot ishin bėrė
nga njė distancė shumė e afėrt dhe mendohej se ishin bėrė nga tė afėrt
tė tyre.
Dhe e gjithė kjo zhurmė, fill pas thashethemeve pėr njė
lidhje tė tij me kėngėtaren Elvana Gjata, pavarėsisht se ajo e hodhi
poshtė nė mėnyrė kategorike. E kjo vinte pas diskutimeve edhe pėrfoljes
me Nora Istrefin, njė lidhje ajo qė ishte pranuar nga tė dy. Po ē’tip
ėshtė ky Getoari, apo Geti siē e thėrrasin tė gjithė? Ėshtė sa i
shpėrfillur, aq dhe i rezervuar. Por kur vjen puna te tekstet e
kėngėve, ai ka kapur ēelėsin.
Pėrmend emra tė kėngėtarėve dhe 90 pėr
qind tė teksteve i bėn vetė. Fjalė banale, tekste bombastike dhe
gjithmonė i suksesshėm pas bashkėpunimeve me femra vėrtet seksi si:
Ēiljeta, Genta, Adelina, Elvana. Menaxher i disa kėngėtarėve dhe
grupeve muzikore nė Kosovė, si dhe i “Baba Records”, Getoari ka prekur
suksesin, famėn dhe ndihet superfuqi nė terrenin e reperave, aq shumė
sa njihet dhe nė Kosovė, falė bashkėpunimit plot tri vite me Flori
Mumajesin. Ishte pikėrisht ai momenti, kur mes tyre hyri Elvana, tė
cilėn Getoari e mori shumė pėr zemėr, dhe ishte ai qė me pasaportėn e
saj nė dorė merrnin pjesė nė koncertet nga mė tė ndryshmet nėpėr botė.
Tani? Ėshtė kohė pėr t’i fshirė nga kujtesa tė gjitha. “Ēfarė ka ikur,
ka ikur”, thotė Getoari. Ėshtė gjithmonė koha pėr tė provuar
eksperienca tė reja.
Geti urime! Vumė re qė as Flori e as Elvana nuk ishin nė ceremoni. E ke idenė pse?
S’mund tė them asgjė. Ashtu e kanė menduar.
Tani ju nė njė bashkėpunim me Sonin. Ē’mendim ke pėr Sonin?
Ėshtė shumė e mirė, madje kėngėtarja mė e mirė nė trevat shqiptare.
Dikur, shumė i lidhur me Elvana Gjatėn. Tani si janė marrėdhėniet mes jush?
Asgjė. Nuk komunikojmė fare bashkė.
Thuhet qė Elvana ėshtė kėngėtarja mė e pėlqyer pėr momentin nė Kosovė?
S’besoj. Them se ajo suksesin e saj e ka pasur me kėngėn “Mamės”. E di qė ka qenė njė hit i vėrtetė.
Kur vini nė Tiranė akomodoheni nė hotel?
Jo, kam shtėpinė time kėtu.
Si tė duken vajzat nė Tiranė?
Mendoj tė gjitha shqiptaret janė tė bukura, por vajza shumė tė bukura sheh vetėm nė Tiranė.
Tė ndodh tė flirtosh?
Kur vij pėr punė, vij pėr punė. Kur kam ardhur pėr qejf, edhe ka ndodhur.
Cila ėshtė e dashura jote pėr momentin?
A mund tė mos e them. Ėshtė shumė private.
Tė dashurat e tua kanė qenė vajza brenda profesionit tėnd?
Pėrgjithėsisht po. Me to mė lidh mė shumė puna.
Cili do tė jetė klipi yt i ardhshėm?
Do tė jetė njė klip me titull “A po don kesh”, qė pres ta publikoj nė shtator dhe qė ėshtė njė eksperimentim nė muzikė.
Si janė fitimet e tua nė muzikė?
Pėrfitimet e mia janė prej koncerteve, qė i kam shumė tė shpeshta dhe nė tė gjithė botėn.
Nga “Tingulli 3”, jeni bėrė “Tingulli trent”. Pse?
Kohėt
e fundit e kemi ndryshuar emrin, domethėnė tani e tutje ėshtė “Tingulli
trent”. Kjo pėr shkak tė pjesėtarėve tė grupit, pjesė e tė cilit janė
pėrveē meje dhe Agoni, Dj Blunt dhe Real 1.

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 
Soni Malaja zevendeson Florin me Getoarin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rexhep Selimi e Florin Krasniqi nė AAK?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Mediat :: Mediat Shqipetare :: Revista Shqipetare :: Revista One-Vip-
Kėrce tek: