ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Magjia qe vjen nga hunda...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster
avatar

Male
Numri i postimeve : 386
Age : 28
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: Magjia qe vjen nga hunda...   Fri Sep 05, 2008 1:25 am


Tė gjitha pyetjet mbi mėnyrėn si tė zgjedhėsh atė qė mban me vete gjithė ditėn dhe qė flet pėr ty: parfumin tėnd. Si ta zgjedhėsh, si ta kombinosh, si mund tė ndikojė mbi humorin tėnd? Njė guidė e plotė qė tė plotėson dėshirėn pėr tė qenė e pėlqyer

Si t’ia bėj pėr ta zgjedhur?

Ajo qė shtyn pėr tė pėlqyer njė aromė e pėr tė urryer njė tjetėr, duket si magji e vėrtetė. Nė tė vėrtetė, ēdo gjė ėshtė mė racionale sesa duket. Shkenca ėshtė e aftė ta shpjegojė nė detajet mė tė imta. “Eshtė njė udhėtim i komplikuar, qė nis nga hunda dhe mbėrrin drejt e nė zemėr”. Kėshtu e sqarojnė sociopsikologėt rrugėtimin e aromės, gjė qė tė bėn tė mendosh se nuk kemi tė bėjmė me njė nuhatje tė thjeshtė.

Ēdo gjė nis nė njė zonė tė vogėl tė hundės (epiteli olfativ) ku, sapo ndiejmė njė aromė, receptorė tė veēantė aktivizohen dhe dėrgojnė njė “sms” nė tru. Aty, miliona receptorė, pasi marrin mesazhin, vihen menjėherė nė lėvizje dhe transmetojnė lajmin nė njė zonė precize tė trurit (sistemi limbik), ku ndodhet “reparti i emocioneve”.

Kėshtu, pas njė serie reaksionesh kimike, koka nis njė proces shoqėrizimesh mendore (kujtime, gjendje shpirtėrore, por dhe ndjesi qė vijnė nga jashtė) dhe nė fund, brenda pak sekondave dhe nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme e gjitha kjo drejton preferencat tona. Kėshtu lind dashuria jonė pėr parfumin: njė pėrzierje e kimisė me magjinė.




Sa i rėndėsishėm ėshtė konfeksioni?

Shumė. “Kur afrohesh pėr herė tė parė me njė parfum, nuk mjafton qė tė ketė njė aromė tė mirė. Parfumi ėshtė njė objekt i veēantė dhe duhet tė kėnaqė tė gjitha shqisat, pėrfshirė dhe tė parit”, thonė disa nga ata qė e kanė lidhur jetėn ngushtėsisht me botėn e aromave. Ja pėrse disa parfume, si “Hermčs” apo “Lalique” edhe pa e ndryshuar linjėn e tyre klasike, propozojnė ēdo vit njė flakon tė ri dhe tė ēmuar nė koleksionin e tyre.

Pak Sipas disa “hundėve” tė mėdha, pra krijuesve tė parfumeve, kur zgjidhet njė parfum nuk duhet tė gėnjehesh nga konfeksioni, por tė lėsh veten qė tė tėrhiqet vetėm nga aroma. Ky stil esencial ėshtė karakteristik i parfumeve, mjaft ekskluziv dhe gati artizanal tė mjeshtėrve si Serge Lutens dhe Annick Goutal ose tė firmave si “Etro”, “Floris” apo “Creed”, tė cilat edhe pse propozojnė esenca tė ndryshme si pėr femra dhe pėr meshkuj, nuk ndryshojnė kurrė flakonin.

Ka njė seks parfumi?

Jo! Shija pėr aromat uniseks lind qė nė fund tė viteve ’80, kur zonjat “chic” pėrdornin “Fahrenheit”, parfumin e famshėm pėr meshkuj tė Dior. E qė atėherė, me gjithė ulje- ngritjet, kjo prirje nuk ka perėnduar kurrė. Parfumet uniseks modernė, janė ama mė pak tė freskėt se ato tė njė kohe. “Tani kanė nota mė sensuale dhe tė nxehta, si ajo e vaniljes dhe e drurėve ekzotikė”,- shpjegojnė specialistėt.

Po! Sot parfumet femėrore janė shumė tė ndryshme nga ato tė meshkujve. “Kjo ndodh edhe sepse substancat e pėrdorura shpesh janė tė njėjtat”, sqarojnė specialistėt. Por ato qė bėjnė ndryshimin janė esenca tė tjera dytėsore qė i shtohen substancės bazė, qė ėshtė e njėjtė pėr tė dyja gjinitė, si frutat pėr femrat dhe drurėt pėr meshkujt. Dhe mbi tė gjitha proporcionet: mjafton njė kombinim minimal pėr tė ndryshuar gjithė linjėn. Parfumet “City Glam” tė Armanit janė dy: njė pėr femrėn dhe njė pėr mashkullin



Pėrse parfumi mund tė tė sjellė dhembje koke?

“Kur ndiejmė njė parfum, miliona receptorė tė qelizave tė aparatit tė nuhatjes transmetojnė impulset e tyre nė tru, i cili i interpreton dhe vendos se cilat aroma na pėlqejnė”,- shpjegojnė dermatologėt. “Por hapėsira ndėrmjet njė stimuli tė thjeshtė dhe dhembjes ėshtė shumė e ngushtė dhe mjafton pak pėr ta kapėrcyer. Kjo ndodh pėr shembull kur njė aromė ėshtė shumė e fortė, ose nėse nuhaten shumė parfume njėri pas tjetrit. Atėherė ndodh tė provokohen dhembje koke, deri tė vjella”. Nė tė kundėrt, nėse pėrdoren nė sasinė e duhur, disa esenca kanė aftėsinė tė largojnė migrenėn. Ndėr kėto, livanda, mentja dhe trėndafili.

Pėrse njė parfum qė dikur mė pėlqente, tani nuk mė pėlqen mė?

Modė!

“Parfumi ėshtė njė aksesor, njė element mė shumė pėr tė theksuar elegancėn”, shpjegojnė specialistėt. Eshtė normale ta ndryshosh parfumin jo vetėm ēdo vit, por dhe nga njė ditė nė tjetrėn, si njė veshje”.

Moshė!

Me kalimin e kohės ndjeshmėria ndaj aromave zbehet, sepse qelizat e nuhatjes rigjenerohen mė ngadalė. Nga 60 vjeē e lart nis tė pėlqehen parfume mė tė fortė nga ato qė pėlqeheshin nė moshė tė re.

Ē’ėshtė aromaterapia?

Aromaterapia ėshtė, si e tregon vetė fjala, njė kurė qė shfrytėzon vetitė e aromave, pėr tė dhuruar kėnaqėsi. Ēdo gjė rrotullohet rreth teorisė, sipas sė cilės, esencat duke mbėrritur nė tru aktivizojnė prodhimin e disa substancave (adrenalina, endorfina e tė tjera) tė afta pėr tė rregulluar ekuilibrin psikofizik. Mėnyra e pėrdorimit ėshtė shumė e ndryshme. Mund tė shpėrndahen esencat nė ajėr, ta pėrziesh me produktet kozmetike ose ta kėrkosh brenda parfumeve. Si t’i zgjedhėsh? “Ideale ėshtė tė kėshillohesh me njė ekspert”- thonė dermatologėt. “Por instikti shpesh ėshtė guida mė e mirė. Njė aromė qė instiktivisht tė pėlqen, do tė ketė patjetėr njė ndikim pozitiv nė tė ndierit mirė”.

Sa qėndron parfumi mbi lėkurė?

Njė parfum pėrbėhet prej shumė esencash tė ndryshme, por jo tė gjitha zgjasin njėlloj. Sipas kohės qė u duhet pėr tė avulluar, specialistėt i quajnė aroma koke, zemre dhe tė thella.

10 minuta

“Koka” ėshtė aroma qė ndihet sapo hapet njė flakon. Ėshtė ai qė na bėn ta duam ose jo parfumin, por qė nuk ėshtė aroma e “vėrtetė” e tij, sepse pėrmban esenca qė zgjasin pėr njė kohė tė shkurtėr, 10 deri nė 30 minuta dhe zhduket. Janė kryesisht esenca agrumesh, livande dhe menteje.

3 orė

“Zemra” ėshtė parfumi i vėrtetė, ai qė qėndron mbi lėkurė tre deri nė katėr orė. Kryesisht nė kėtė miks aromash shpėrthen fantazia e “hundėve”, sepse kanė nė dispozicion qindra esenca. Mė aktualet janė esencat orientale, qė pėrcjellin njė ndjesi mbrojtjeje.

6 orė

“Aromat e thella” formohen nga njė pėrzierje esencash tė forta qė “lidhin” aromat nga mė tė ndryshmet. Pėrdoren drunjtė, irisi, vanilja, balsami dhe disa substanca nga kafshėt. Zgjasin tė paktėn gjashtė orė, por nė veshje mund tė ndihen dhe ditėn tjetėr.

Njė parfum mund ta zėvendėsojė deodorantin?

“Jo”, thonė dermatologėt. “Parfumi nuk mund tė zėvendėsojė deodorantin”. Para sė gjithash, tė paktėn kur nuk bėhet fjalė pėr njė ujė aromatik, parfumi ka gjithmonė njė pėrqindje alkooli, i cili nuk duhet tė bjerė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me lėkurėn delikate tė sqetullave. Pastaj, sepse parfumi, ndryshe nga deodoranti, nuk rregullon frymėmarrjen e lėkurės. Dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, kontakti me djersėn mund ta ndryshojė aromėn e njė parfumi. Kjo s’ndodh me njė deodorant”.

Mund tė jesh alergjik ndaj parfumit?

Po

Nė rrugėt e frymėmarrjes: hundė tė mbyllura ose ndjesi kruarje nė fyt. Nėse je alergjik ndaj esencave qė pėrmban njė parfum, mund tė kesh shqetėsime tė kėtij lloji. Por e gjitha kjo ndodh nėse pėrdoret substanca nė sasi tė madhe.

Jo

Mbi lėkurė: mė shumė se shenja alergjie, parfumi mund tė provokojė mbi lėkurė disa irritime tė lehta. Kjo ndodh nėse ke njė epidermė shumė tė ndjeshme. Mė tė shpeshta nė fakt janė njollat qė shkaktohen nėse pasi ke hedhur parfum bėn banjo dielli ose njė seancė solari”.

Ka njė orė tė pėrshtatshme pėr tė hedhur parfumin?

Absolutisht jo: Parfumi shkon nga mėngjesi nė mbrėmje, por duhet pėrdorur nė masė. Sepse nė rast se hedh shumė, mund tė bėhet i bezdisshėm, pėr shembull nė vendin e punės dhe nėse ėshtė i lehtė, nė mbrėmje nė diskotekė nuk ndihet. Ja si tė veprosh:


Ora 9:00. Zgjidh njė “eau de toilette”. Hidhe sipas dėshirės, sepse ėshtė pak i pėrqendruar.

Ora 17:00. Pėrdor njė “eau de parfum”. Ėshtė i fortė mjaftueshėm dhe mjaftojnė tre sprucime.

ora 21:00. Parapėlqe njė ekstrakt. Ėshtė mė i pėrqendruari, zgjat shumė dhe pėrdoret me pika.

Pse disa parfume ngjajnė mė sexy?

Nuset indiane parfumosen me esenca tė tilla qė mendojnė sė kanė njė ndikim epshndjellės. Fuqi kimike apo besim popullor?

Sipas njė studiuesi, ndikimet psikologjike tė parfumit janė shumė tė fuqishme. Neurologėt kanė zbuluar se disa parfume arrijnė deri aty sa t’i japin meshkujve pėrshtypjen se gratė qė e pėrdorin peshojnė pesė kile mė pak se pesha e tyre reale. Kjo shpjegohet se disa aroma (njė pėrzierje lulesh dhe speciesh), sipas neurologėve qė kanė bėrė njė studim mbi kėtė, shkaktojnė njė seri shoqėrizimesh mendore nė atė zonė tė trurit qė vlerėson peshėn reale tė personave qė shohim. Dhe pėr magji, induktojnė pėr tė bėrė pak ulje.[/td][/tr]

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 
Magjia qe vjen nga hunda...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vasil Premēi: Magjia e pjergullės sė rrushit...
» "Skėnderbeu, Mbreti luftėtar i Shqipėrisė", vjen nė atdhe
» Baki Ymeri:MAGJIA E KRISHTĖRIMIT DHE DRITA E DASHURISĖ
» Chris Tucki:Tash vjen Baci Vlla!
» MAZLLUM SANEJA:MAGJIA E FJALĖS POETIKE E XHEMIL BYTYĒIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Mediat :: Mediat Shqipetare :: Revista Shqipetare :: Revista One-Vip-
Kėrce tek: