ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė   Mon Sep 08, 2008 1:20 am

Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė




Njeriu ka pėrpunuar teorinė e relativitetit, por shpesh nė mbrėmje harron ku e ka parkuar makinėn. Nė trurin mė tė shkėlqyer tė qenieve tė gjalla, atė tė njeriut, ka shpesh momente hutimi dhe budallallėku tė pabesueshėm. Pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes nėse njeriu ėshtė budalla apo i zgjuar, Gary Marcus, profesor i psikologjisė evolucioniste nė Universitetin e Nju Jorkut, pėrdor "armėn" e historisė. Ai rindėrton etapat e zhvillimit tė species sonė gjatė miliona viteve dhe i pėrgjigjet me titullin e librit tė tij tė fundit, "Ndėrtimi i ēuditshėm i trurit tė njeriut", duke theksuar se truri nuk ėshtė ndėrtuar nga njė "arkitekt" me diplomė, por ėshtė fryt i ndryshimeve, pėrmirėsimeve dhe risive kohė pas kohe. "Pėrndryshe, si mund ta shpjegosh se gjysma e amerikanėve beson te fantazmat?", shkruan psikologu, duke kujtuar se edhe astronautėt e "Apollo 13", pėrballė mungesės sė filtrave tė anihidridit karbonik, u pėrshtatėn dhe i zėvendėsuan ata me skoē, qese plastike ēorape. Njė zgjidhje jo dhe aq elegante pėr standardet e NASA-s, por qė i riktheu ata shėndoshė e mirė nė Tokė. Udhėtimi nė historinė e trurit nis nga dhomat e tij tė brendshme: Nga zonat mė tė thella e primitive, tė cilat qenia njerėzore i ka tė ngjashme me shumė kafshė dhe qė na mundėsojnė frymėmarrjen, rrahjet e zemrės dhe i hapin rrugė ndjenjės sė urisė dhe dėshirės seksuale. Mė pas ka edhe struktura nga tė cilat lindin emocionet si inati, frika dhe agresiviteti.
Edhe pse njeriu qė jeton nė shoqėri, ėshtė mėsuar tashmė t'i dominojė ato, kėto ndjesi nuk janė zhdukur. Zona mė e zhvilluar dhe natyrisht, ajo mė e ēmuara e trurit tonė ėshtė "korja cerebrale, qė i lejon vetėm qenies sonė tė zhvillojė mendime abstrakte dhe konsiderohet si baza e racionalitetit. Por, shpesh pėrplaset me instinktet dhe emocionet, duke pėrfshirė miliarda neurone qė gjendet tė gjitha bashkė nė njė "kuti trunore", edhe pse kanė histori dhe funksione tė ndryshme. Me konceptet e qenieve njerėzore tė ndryshme mes tyre, Marcus lidh nocionet e anatomisė sė trurit. "Historia jonė e zhvillimit, shkruan Marcus, na ka bėrė tė pagabueshėm. Qarqet cerebrale falė tė cilave ne krijojmė bindjet tona janė tė fuqishme, por shpesh bien pre e gabimeve, supersticioneve, kujtesės false dhe manipulimeve. Dhe kur njė bindje na ngulitet nė kokė, shpjegon psikologu, atėherė ne pėrpiqemi tė kujton mė mirė informacionet qė na duken mė koherente me tė. Nė kėtė mėnyrė, ne largojmė e hedhim poshtė ato qė na bėjnė tė rishohim edhe njėherė nga fillimi kėtė bindje. Njeriu dėgjon gjithnjė atė qė i pėlqen tė dėgjojė, mund tė thuhet nė kėtė rast. Por, nuk ėshtė faji i tij, por i evolucionit.
Sloganet politike dhe publicitare, stereotipet, paragjykimet dhe thjeshtėsimet nuk duhet tė bėjnė gjė tjetėr, veēse tė ulen kėmbėkryq nė tru, nė mėnyrė qė ai t'i pranojė nė kėmbim tė njė vizioni tė thjeshtė dhe koherent me realitetin. "Nuk ėshtė njė problem nė vetvete, thotė Marcus nė njė intervistė dhėnė 'New Scientist', po tė ishim tė predispozuar tė njihnim dhe tė merrnim nė konsideratė edhe hipoteza tė tjera alternative dhe tė vlerėsonim edhe bindjet e tė tjerėve. Nuk jemi nė fakt tė predispozuar ta bėjmė kėtė "operacion", por me njė sforco tė vogėl dhe pak modesti, mund tė pėrfitonim nga e gjithė kjo. Dhe tė kishim mė shumė mirėkuptim mes nesh". E kur flet pastaj pėr kujtesėn, mbretėreshėn e tė gjitha strukturave tė trurit, Marcus thekson se pikėrisht nė sirtarėt e saj duhet tė mėsohemi tė gjejmė informacionet aty ku i kemi lėnė. Nėse njė kujtim e kemi nė majė tė gjuhės, por nuk e themi dot, faji ėshtė thjesht i evolucionit qė nuk i ka "dhuruar" ende trurit njė motor si "Google", pėr tė gjetur kujtesėn e humbur.
Gazeta Shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Hutimet e trurit, ja pse harrojmė ēelėsat e shtėpisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shyhrete Behluli ėshtė sėmur !
» Historia e Prekazit ėshtė histori e lavdishme
» Kush ėshtė Samet Imishti, (Lėvizja Vetčvendosje Hani Elezit) qė kėrcnon me vrasje!
» Jorgo Telo:KUSH ĖSHTĖ REMZI BASHA?
» Kryeministri Thaēi: Rugova ėshtė emėr i krenarisė shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Filozofia - Sociologjia - Psikologjia-
Kėrce tek: