ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Njeriu nuk ka kurrė arsye tė mjaftueshme pėr tė vrarė veten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Njeriu nuk ka kurrė arsye tė mjaftueshme pėr tė vrarė veten   Mon Sep 08, 2008 1:45 am

Jolanda LILA

Njeriu nuk ka kurrė arsye tė mjaftueshme pėr tė vrarė veten

Vitet e tranzicionit shqiptar janė shoqėruar me njė sėrė plagėsh sociale, tė cilat kanė marrė pafundėsisht jetė njerėzish. Nė kėtė kategori pėrfshihet edhe njė fenomen, qė ka ardhur gjithnjė nė rritje, pikėrisht vetėvrasja.

Sipas studimeve sociologjike, nė Shqipėri, numri i vetėvrasjeve ėshtė shtuar nga viti nė vit me njė mbizotėrim dėrrmues nė meshkuj.

Ndryshimet nė jetėn ekonomike, politike dhe shoqėrore sollėn pasoja nė psikologjinė e kombit tonė, sepse pushteti i centralizuar u zėvendėsua me njė shoqėri tė hapur. Kuptohet, qė ēdo ndėrkalim ka elemente pozitive dhe negative, por duhet tė pranojmė qė sistemi totalitar e kundėrshtonte hapur aktin e vetėvrasjes, duke i konsideruar njerėzit qė vrisnin veten “armik tė klasės punėtore”. Ndėrsa sot, shqiptarėt, tė ndikuar nga ndryshimet nė mėnyrėn e jetesės dhe tė mjedisit janė tė ekspozuar ndaj riskut pėr shėndetin mendor.

Nė vendin tonė, informacioni pėr shėndetin mendor, ėshtė tepėr i copėzuar dhe i paplotė. Pėrveē tė dhėnave panoramike pėr vetėvrasjen, tė pėrdorura nga shėrbimet shėndetėsore, ka shumė pak informacion, pa folur pėr studime analitike.

Shkaqet qė e ēojnė individin pėr t’u vetėflijuar lidhen me shkaqet ekonomike, tė tilla si papunėsia, emigracioni, por edhe me krizat e identitetit, konfliktet ndėrpersonale, humbja e njė marrėdhėnieje, humbja e shpresės, sėmundja, vdekja e njė personi tė dashur etj.

Shpesh, viktima tė vetėvrasjes janė edhe njerėzit e alkoolizuar, apo qė kanė probleme me shėndetin mendor. Duhet theksuar se shkaqet qė ēojnė individin nė vetėvrasje varen nga grupmosha tė ndryshme, sepse nuk mund tė bėhet njė kategorizim absolut i problemeve tė tyre.

Megjithatė, cilado qoftė arsyeja, askush nuk ka tė drejtė t’i japė fund jetės sė vet, sepse ajo ėshtė amanet nga Zoti dhe askush nuk duhet ta shpėrdorojė atė.

Nė Islam (vet) vrasja konsiderohet sikurse vrasja e dikujt tjetėr dhe ėshtė njė prej mėkatave tė mėdha. Nė suren “Ma’ide”, ajeti 32: “Prandaj Ne i urdhėruam bijtė e Izraelit se kush vret ndokėnd, qė s’ka vrarė njeri ose qė nuk ka bėrė ērregullime nė Tokė, ėshtė sikur tė ketė vrarė tė gjithė njerėzit. Dhe, nėse dikush shpėton njė jetė, ėshtė sikur tė ketė shpėtuar jetėn e krejt njerėzve. Tė dėrguarit tanė u sollėn shenja tė qarta, por shumė nga ata, edhe pas kėsaj, i kaluan tėrė kufijtė me tė kėqija nė Tokė”.

Ndėrsa nė suren “En-Nisa”, ajeti 29 kundėrshtohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė vetėvrasja, duke thėnė: “Mos e vritni veten!”

Ndėrsa Profeti Muhamed (a.s), nė njė hadith qė gjendet nė shumė prej librave mė tė besueshėm tė haditheve, tė Buhariut, Muslimit etj., e ndalon vetėvrasjen duke sqaruar se ai qė kryen njė akt tė tillė hyn nė xhehenem.

Filozofi i njohur Emile Durkheim, nė njė kėrkim tė hollėsishėm shkencor, tregon se numri i vetėvrasjeve nė popullsitė e njohura si besimtarė tė besimeve hyjnore ėshtė shumė mė i vogėl se nė popullsitė e tjera.

Dhe kjo gjė vėrtetohet mė sė miri nėse do tė bėnim njė krahasim midis vendeve perėndimore dhe atyre lindore. Vetėm nė vitin 1994 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė kryer vetėvrasje 32 mijė njerėz, saqė kjo dukuri u cilėsua si krizė kombėtare, ndėrsa nė vendet me popullsi qė i pėrkasin besimit islam, fenomeni i vetėvrasjes ėshtė nė minimum. Ndėrsa nė Shqipėri nuk ekzistojnė studime tė kėtij lloji qė tė mund tė japėsh pėrcaktime tė sakta.

Ajo qė dihet ėshtė fakti se vetėvrasja ndikon negativisht nė shoqėri, sepse rinisė i jepet njė shembull negativ pėr zgjidhjen e problemeve.

Njė fenomen negativ ėshtė edhe media, sepse zelli pėr informacione sensacionale mbizotėron mbi etikėn profesionale. Nė shtypin e ditės gjejmė tituj shokues si, “Njė ditė nė shtėpinė e tė ēmendurve” apo “Vetėvrasja, zgjidhja e vetme e 20- vjeēares”etj.

Tituj tė tillė gjenerojnė njė imazh negativ dhe diskriminimi rritet vazhdimisht.

Njė tjetėr aspekt ėshtė edhe fakti se shpesh nė letėrsi apo nė dramė, vetėvrasja romantizohet dhe paraqitet tėrheqėse, duke u pėrshkruar me terma tė tillė si “gjest fisnik dhe i lartė”. Kėshtu, Laura, njė vajzė 17- vjeēare ka tentuar tė kryejė vetėvrasje, sepse nuk mund ta duronte dot ndarjen nga i dashuri i saj. Ajo pohon se nė momentin kur piva fostoksinėn m’u duk vetja si Zhulieta dhe ndieja kėnaqėsi, sepse mė dukej sikur do ta gjeja nė botėn tjetėr Elionin.

Fatmirėsisht, veprimi i saj mbeti thjesht tentativė. Por sa njerėz e kanė menduar vdekjen si alternativėn e vetme pėr jetėn e tyre? Sa njerėz, tė gjendur nė situata tė vėshtirė psikologjike, i kanė pasur tė turbullta ndjenjat e tyre dhe zbrastėsia i ka shtyrė drejt veprimeve tė pamenduara. Nė kėtė gjendje njeriu preferon vetėvrasjen si zgjidhje, pa e kuptuar se ajo ėshtė zgjidhja mė e keqe, madje nuk ėshtė aspak zgjidhje ėshtė vetėm fillimi i problemeve akoma mė tė rėnda.

Ndėrkohė qė besimi nė njė Zot u jep zgjidhje tė gjithave, sepse ideja se dikush tė mbikėqyr, tė jep forcė dhe ēdo vėshtirėsi tė jetės e mendon si njė provim apo si njė provė, durimi i tė cilės do tė shpėrblehet njė ditė.

Allahu nuk ka dėrguar asnjė sėmundje pa ilaē, asnjė problem pa zgjidhje, asnjė shqetėsim pa shpėrblim dhe asnjė jetė pa qėllim. Jeta ėshtė e shenjtė, duhet ta vlerėsojnė atė nė ēdo moment edhe kur rrethohet me lule, edhe kur rrethohet me gjemba.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Njeriu nuk ka kurrė arsye tė mjaftueshme pėr tė vrarė veten
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramiz Dermaku: Njeriu ėshtė mė i fortė se guri e druri
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar
» Urim Gjata: Njeriu qė urrejtjen e ktheu nė paqe dhe pajtim
» Pjetėr NREJAJ:Dr. Rugova, njeriu me vlera tė mėdha dhe me ndjenja tė larta kombėtare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Filozofia - Sociologjia - Psikologjia-
Kėrce tek: