ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alkooli, semundje e shoqėrise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Alkooli, semundje e shoqėrise   Mon Sep 08, 2008 1:58 am

Alkooli, semundje e shoqėrise


Alkooli nė ditėt e sotme njihet si njė ndėr problemet mė shqetėsuese tė shoqėrisė sonė. Nga shumė kronika qė ne shikojmė si nė median e shkruar dhe nė atė vizive, vihet re se njė numėr i lartė i aksidenteve dhe krimit nė familje vijnė si rezultat i konsumit tė alkoolit nė doza tė larta nga individėt. Ėshtė pėr t’u theksuar se pėrdoruesit e tij nuk degradojnė vetėm individin, por edhe ambientin ku ai jeton, pasi efektet pasqyrohen nė tė gjitha ambientet ku alkoolisti ėshtė pjesė e tij.
Pėrbėrja e alkoolit ėshtė nė njė mėnyrė tė tillė, qė ajo vė nėn ndikimin e tij ēdo qelizė tė gjallė tė njeriut, dhe njė prej kėtyre qelizave janė edhe ato tė sistemit nervor, tė cilat kanė njė ndikim tepėr negativ. Po ashtu edhe nė bazė tė eksperimenteve tė ndryshme qė janė bėrė, ėshtė parė se shumė pjesė tė trupit dėmtohen seriozisht nga pėrdorimi i tij.
Alkoolistė quhen tė gjithė ata individė, tė cilėt pėrdorin tej mase dhe rregullisht pijet alkoolike, duke krijuar varėsi fizike dhe psikologjike; kjo e fundit duke u manifestuar me ērregullime tė dukshme mendore. Shumė shkencėtarė bihen dakord nė tė njėjtėn tezė, se organizmi i njeriut nuk ėshtė i pėrgatitur pėr konsumin e alkoolit (dhe duhanit), ndaj dhe reagon negativisht ndaj tij.
Alkooli, duke depėrtuar nė organizėm nga goja, fillimisht dėmton buzėt, gjuhėn dhe mukozat e stomakut, duke depėrtuar nė gjak e tru brenda 10 minutash. Alkooli zgjeron enėt e gjakut nė zgavrėn e barkut, tė organeve tė ndryshme dhe lėkurės. Mė sė tepėrmi dėmton qelizat e sistemit nervor, duke ēuar nė degjenerimin e tyre.
Si pasojė e pėrdorimit tė alkoolit pėr njė periudhė tė gjatė, truri tashmė me bazė tė re e tė ndryshme, e shkaktuar nga alkooli kalon nė lidhje tė ngushtė me tė dhe me rritjen e moshės rritet dhe lidhja me alkoolin. Shumė individė, konsumatorė tė alkoolit mendojnė se disa prej problemeve qė iu paraqiten me kalimin e kohės, kanė tendencė t’ia atribuojnė moshės sė tyre sesa konsumit tė pijeve. Po pėrse e pėrdorim alkoolin? Njerėzit mendojnė se mund tė kalojnė shumė nga situatat e zhgėnjyese por edhe ato tė kėndshmet nėn efektin e alkoolit. Shumė prej nesh konsumojnė alkool pėr tė pasur njė besim dhe vetėvlerėsim mė tė lartė nė vetvete, pėr tė fituar sigurinė e munguar tek ta, si edhe pėr tė pasur njė gjendje euforie, sidomos kjo e theksuar nė festat e ndryshme familjare tė organizuara nga vetė njerėzit. Normalisht, njė individ duhet tė konsumojė vetėm dy gota alkool, pėr tė qenė plotėsisht i aftė tė kontrollojė vetėdijen e tij.
Njė psikolog ka thėnė se pirja e ēdo mase alkooli shuan njė dritė tė ndėrgjegjes dhe e bėn njeriun, dyshues me shoqėrinė dhe tė afėrmit, duke i larguar kulturėn, sjelljen dhe personalitetin. Tashmė, alkooli pėr familjen shqiptare ėshtė vėrtet njė problem madhor. Personat qė konsumojnė alkool, nė tė shumtėn e rasteve janė shkaktarė tė shumė problemeve brenda familjes sė tyre. Prindėrit qė janė konsumatorė, kanė njė mungesė tė dukshme ndaj kujdesit dhe butėsisė sė fėmijėve. Pėr mė tepėr, shumė prindėr keqtrajtojnė fėmijėt e tyre psikologjikisht, fizikisht, seksualisht dhe ndoshta nuk u japin as ushqimin e nevojshėm.
Fakt shqetėsues pėr ditėt e sotme ėshtė abuzimi me substanca tė ndryshme nga tė rinjtė shqiptarė. Mjafton tė shikosh nėpėr baret e qytetit, dhe gjėja e parė qė tė bie mė shumė nė sy janė gotat e alkoolit nė tavolinat e tyre. Nga bisedat me ta do tė kuptohej qartė se disa prej tyre konsumojnė alkool pėrditė, qė ėshtė mjaft i dėmshėm pėr organizmin; tė tjerė, vetėm gjatė fundjavave ose me raste festash.
Efektet e alkoolit tek adoleshentėt janė mė tė dėmshme nga ē’mendojnė ata. Mėnyra sesi reagojmė ndaj alkoolit nuk varet vetėm nga sasia e konsumuar, por edhe nga situata nė tė cilėn ndodhemi, nga forma fizike, gjendja shpirtėrore e momentit etj.
Nėse dikush prej nesh ka njė peshė tė lehtė trupore, do tė reagojmė shumė shpejt ndaj njė sasie tė vogėl alkooli dhe nėse nuk kemi ngrėnė, alkooli na deh mė shpejt se njė konsumator i mėsuar me tė. Tė rinjtė kanė gjithmonė tendenca pėr tė bėrė pėrzierje tė alkoolit me lėngje tė ndryshme frutash apo me gaz. Mund tė thuhet qė kėto pėrzierje janė tepėr tė dėmshme, pėr arsye se: 1- ėmbėlsia e lėngjeve mbulon shijen e hidhur tė alkoolit; 2-me kėto pėrzierje adoleshentėt mėsohen pak e nga pak me alkoolin e fortė.
Pjesa mė e madhe e adoleshentėve pinė alkool pėr tė eksperimentuar, por kjo nuk ėshtė shqetėsuese, rreziku qėndron kur alkooli konsiderohet si zgjidhje e problemeve, pasi mund tė krijohet varėsi prej tij.
Pasojat psikologjike qė alkooli
transmeton
Lodhje
Gjendje gjumi
Shenja nervozizmi
Joaktivitet ose joproduktivitet
Papėrqendrueshmėri
Konflikte tė vazhdueshme
Pėrdorim tė dhunės
Shpėrdorim monetar
Nevoja pėr tė pirė gjithmonė mė shumė, pėr tė ndjerė efektet e dėshiruara bėhet normale, ndėrkohė qė mungesa e tij mund tė shfaqet me shenja nervozizmi, probleme pėrqendrimi, gjumė, djersitje dhe dridhje.
Tė rinjtė qė kanė komunikim tė mirė me prindėrit e tyre, edhe nėse konsumojnė alkool, duhan apo droga ilegale, konsumojnė shumė mė pak se ata tė rinj qė nuk komunikojnė me prindėrit e tyre.
Sa ndikon alkooli nė aktivitetin seksual?
Alkooli do tė pėrēojė nė mėnyrė tė paevitueshme probleme nė jetėn seksuale tė njeriut. Pėr meshkujt, alkooli nė tė shumtėn e rasteve nėnkupton probleme nė arritjen e ereksioneve, si kur janė esėll, ashtu edhe kur janė nė gjendje tė dehur. Alkoolizimi mund tė ndikojė nė libido dhe mund tė shkaktojė vėshtirėsi nė ereksion, pasi alkooli vėshtirėson qarkullimin e gjakut duke ndikuar nė arterie dhe vena, gjė e cila bėhet shkak qė organi seksual tė mos furnizohet me gjak, duke shkaktuar efekte sekondare. Duhen marrė parasysh edhe pasojat sociale qė sjell konsumimi i tepėrt i alkoolit. Pėr shumė tė alkoolizuar, pėrēarja e jetės personale mund tė jetė menjėherė e dukshme dhe e rėndėsishme, gjithashtu dhe ndryshimet kimike qė ndodhin brenda tyre. Nėse partnerėt e tjerė me njė marrėdhėnie janė alkoolistė, vėshtirėsitė seksuale mund tė jenė me siguri njė nga pasojat e problemit. Pėr meshkujt, nė pjesėn mė tė madhe ky ėshtė njė tregues i qartė i mosfunksionimit tė ereksionit edhe kur ata janė esėll. Alkooli sjell probleme tė shumta nė sistemin hormonal dhe ēon nė ulje tė nivelit tė testeronit
Seksi mund tė mos jetė njė aktivitet tėrheqės pėr njė person qė krijon marrėdhėnie seksuale me njė tė dehur, faktor ky qė ndikon negativisht nė marrėdhėniet e njė ēifti.
Shumė nga kėta individė kur janė nė gjendje depresive, mund tė ndihen shumė keq me veten e tyre, dhe kjo sigurisht qė do tė largonte dėshirėn e tyre pėr tė kryer marrėdhėnie intime. Rritja e moshės, prezenca e depresionit mund tė lidhen shumė ngushtė pėr tė ēuar nė mosfunksionimin e ereksionit. Edhe pse mund tė ketė kura tė ndryshme pėr mosfunksionimin e ereksionit, pėrsėri kurimi mė i mirė do tė ishte heqja dorė pėrfundimisht nga alkooli.

Gazeta Shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Alkooli, semundje e shoqėrise
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BREAKING NEWS!! Ebola Victim Rises From The Dead In Africa Fear Of Zombie Apocalypse!
» Fjalimi i Fan S. Nolit mė 1924 nė Parlamentin Shqiptar pėr shoqėrinė shqiptare
» Xhavat Rexhaj:SI MUND TĖ JETOHET NĖ NJI SHOQĖRI KU VRASĖSIT E BURRAVE TĖ SHQUAR SHQIPTARĖ SORROLLATEN LIRSHĖM?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Filozofia - Sociologjia - Psikologjia-
Kėrce tek: