ForumiPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Shprehje te bukura dashurije

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve: 614
Age: 22
Vendodhja: tirane
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Tue Sep 09, 2008 11:50 pm

Ti je si djalli i pazbuluar
Qe dashurin nuk e pelqen
Por kur vjen casti per te dashuruar
Nuk di ta shprehesh ate qe ndien.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve: 614
Age: 22
Vendodhja: tirane
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Tue Sep 09, 2008 11:50 pm

Provo te mbyllesh syte
Vec per nje moment
Prano te shohesh jeten
Sic vjen ne realitet
Provo me imagjinat
Te vish ketu tek mua
Provo me te vertet
C’do te thote te dua.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve: 614
Age: 22
Vendodhja: tirane
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Tue Sep 09, 2008 11:51 pm

Te dua nen tingujt e shiut
Qe bien me furi
Te dua nen tymin e cigares
Kur mendoj per ty.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
LaNi
Moderator/e
Moderator/e


Male
Numri i postimeve: 614
Age: 22
Vendodhja: tirane
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Tue Sep 09, 2008 11:51 pm

Nese te kap lemza
Kujto emrin tim
Vertet s’eshte magji
Por te vret vetmin

Me kot mos pi uje
Lemza s’te pushon
Keshtu bej dhe une
Kur ti me kujton.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve: 1846
Age: 22
Vendodhja: STRUGE
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Thu Nov 27, 2008 5:08 pm

un thom ...
Kur njeriu dashuron nuk ka frike...
Miqesia e vertete nuk e njeh ziline dhe dashuria e vertete nuk i njeh nazet...
Qesh me Dashurine ai qe nuk ka qene kurre i brengosur prej saj...
Ne dashuri teper nuk eshte Mjaft....
Xhelozia lind me dashurine po nuk vdes gjithmone bashke me te...
Ne rini jetojme qe te dashurojme ne pleqeri dashurojme qe te jetojme...
Dashuria ben boten te rrotullohet ose e thene ndryshe
Love makes the world go around
Gold makes the world go around too
Dashuria eshte cmenduria e nje njeriu per aq kohe sa e jeton
dashuria s'eshte egoiste
menyra me e mire per te dashuruar eshte te dashurosh sikur s'ke qene lenduar asnjehere
Kur je i trishtuar shih ne syte e atij qe dashuron dhe ne ato sy do te gjesh forcen per te buzeqeshur
Ndoshta eshte budallallek te qash per dike, por eshte e mrekullueshme te mendosh qe lotet mund te thone ate qe fjalet s'e thone dot kurre
Kurre mos ji i friksuar ti thuash dikujt qe e do, ata mund te ta thyejne zemren, por ti mund te thyesh te tyren nqs nuk ja thuaj
Dashuria sheron njerezit, te dyja palet, edhe ata qe e japin dhe ata qe e marrin
Dashuria nuk ka te beje me ate cfare ti pret te marresh, ajo ka te bej me ate qe ti do te japesh- e cila eshte gjithcka



Dashuria eshte gezimi per tu bere dy.
Dashuria eshte frika per tu bere tre.
Dashuria eshte tmerri per te ngelur nje.
Dashuria eshte dobesia fizike e shpirtit
Dashuria eshte poezia e ndjenjave



Dashuria eshte nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte.Kur futesh ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre, dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te keshtjelles
Dashuri ashte qe te ben te dashurosh
Dashuria eshte qe te ben te gezosh,
Dashuria eshte qe te ben te vajtosh
Dashuria eshte lumturi kur e ke prane
Dashuria eshte sherim kur ke doktorrin ose doktorreshen afer.
Dashuria eshte semundje dhe iluzion kur je larg.
Dashuria eshte vuajtje kur je i sinqerte."
Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.
Dashuria eshte verbim kur vendoset para arsyes."
Dashuria eshte shurdhim kur te largon nga njerzit e tjere.
Dashuria eshte memece kur nuk ke fantazi."
Dashuria eshte e shkurter kur dashurohesh mbas te bukures.
Dashuria eshte roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.
Dashuria eshte liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mire.
Dashuria qendron ne zemer prandaj sduhet te zgjedhi vetem me sy.
Sakrifica ,sinqeriteti ,fantazia, arsyeja ,xhelozia dhe besimi ..... jane velat e dashurise pa to ajo humbet ne detin e trazuar te jetes komplekse
Dashuria eshte celsi prej floriri qe hap dyerte e lumturise.
Shoqeria perfundon ne dashuri ndonjehere, dashuria ne shoqeri ? Kurre
Ne qofte se e do dike lere te lire, nqs ai vjen tek ty, eshte i joti, nqs nuk vjen, ska qene, dhe nuk do te jete i joti asnjehere.
Gezimi eshte rrjeta e dashurise qe ze shume shpirtra
DASHURIA ESHTE HUMNER QE PO RE STE GJENDEN ME AS KOCKAT
DASHURIA ESHTE SEMUNDJE E PASHERUESHME
DASHURIA ESHTE SYRI I NJE TE VERBRI DHE DEGJIMI I NJE TE SHURDHERI
PA DASHURI SKA JETE DHE JETE PA DASHURI KURR SMUND TE KETE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve: 1846
Age: 22
Vendodhja: STRUGE
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Thu Nov 27, 2008 5:11 pm

e tera kjo thuhet :

Do te levdoj dashurine
barabar me perendine
se dashuria e vertete
na mban te gjalle ne jete
Se kam pare perendine
shoh ngahere dashurine
dashuria mbreteron
se njeriu pa te srron
Cilen te besojme tanime
perendine a dashurine
perendija e vertete
eshte dashuria vete



Kush vjen pėr mirė troket nė derė; kush dashuron, derėn e gjen tė hapur.
Tagora

Ngrije urėn e dashurisė deri nė diell, vetėm ajo na lidh me jetėn, vetėm ajo na lidh me njerėzit.
A.Podrimja

Dashuria i ka ligjet e veta tė zhvillimit, stinėt e veta jetėsore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverėn e hershme, verėn e nxehtė dhe, pas tyre, vjeshtėn e cila pėr disa ėshtė e nxehtė, e ndritshme dhe frutdhėnėse, ndėrsa pėr disa tė tjerė e ftohtė, e zymtė dhe e mjerė.
Bjelinski

Nė fillim tė dashurisė dashnorėt flasin pėr tė ardhmen, e kur ajo ėshtė nga fundi, flasin pėr tė kaluarėn.
Karlo

Dashuria ėshtė zjarr i furishėm. Atė s'mund ta shuajė dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. Pregeli

Dashuria? Nė fillim fjalė tė mėdha, pastaj fjalė tė pakta e nė fund fjalė tė shumta.
Pajeroni

Tė lutem, mė duaj pak, nė qoftė se dėshiron tė mė duash gjatė.
Herriku

Dashuria ėshtė ēelės qė tek njeriu ēel ēdo gjė.
Hoperi

Dashuria ėshtė fati, tė cilin ia japim njeri-tjetrit.
Sandi

Dashuria ėshtė i vetmi pasion qė nuk duron as tė kaluarėn, as tė ardhmen.
Balzaku

S'ka dyshim qė dashuria ėshtė fshehtėsi e pashpjegueshme.
Myse

Asnjėherė nuk dashuron mjaft, nė qoftė se nuk dashuron shumė.
Peshi

Njerėzve u pėlqen mė shumė dashuria se martesa, pėr kėtė arsye romanet janė mė argėtues se historia.
Shetmfori

Tė dashurosh do tė thotė tė duash njė tjetėr mė shumė se veten.
Femau

Dashnorėt nė botė shohin vetėm veten, harrojnė se i shohin tė tjerėt.
Platoni

Kur dashuron, edhe majmuni tė duket i bukur, kur nuk dashuron nuk tė pėlqen as lulja lotos.
Kineze

Njerėzit mė tepėr mundohen pėr bukėn dhe dashurinė.
Japoneze

Dashuria asnjėherė nuk lind nė shpirtin e prishur.
Ikbali

Vajza mė shumė i beson dashurisė, se sa nėnės sė vet.
Gėte

Nuk ėshtė vėshtirė tė dashurosh, vėshtirė ėshtė ta shprehėsh atė.
Myse

Dashuria lind, jeton dhe vdes nė sy.
Shekspiri

Tė frikėsohesh nga dashuria do tė thotė tė frikėsohesh nga jeta, e ata qė frikėsohen janė tri herė tė vdekur.
Raseli

Ēdo dashuri kalon, kurse mosmarrėveshjet mbesin pėrgjithmonė.
Dostojevski

Mė duket se mund tė dashurojnė shumė vetėm ata qė dinė edhe tė urrejnė shumė.
Cezari

Nė qoftė se je njeri bėj dashuri, nė qoftė se je lule bėhu mimozė.
Hygo

Mė mirė tė dashurosh dhe tė humbėsh, se sa asnjėherė tė mos humbėsh.
S.Bemardi

Tė dua sepse mė dhe dashurinė. E dua dashurinė sepse ma dhe ti.
Bodleri

Njė dashuri ėshtė, por kopje tė saja ka me mijėra.
La Rosh*****o

Nga gjithė pasionet, dashuria ėshtė mė e fuqishmja, ajo nė tė njėjtėn kohė sulmon zemrėn, kokėn dhe vetėdijen.
Volteri

Dėshira dhe dashuria janė krahė pėr vepra tė mėdha.
Gėte

Dashuria ėshtė prore fisnike dhe e bukur, por e vėrteta kujdeset qė ajo tė kalojė nėpėr pyllin e hithėrave.
Keseli

Ē'ėshtė risia? Njė ėndėrr. Ē'ėshtė dashuria: pėrmbajtja e ėndrrės.
Kierkegardi

Dashuria ėshtė hapėsirė dhe kohė e matur me zemėr.
Prusti

Pas dashurisė nuk ka gjė tjetėr, veē vdekjes.
Zola

Mė fatkeq nga tė gjithė njerėzit ėshtė ai qė nuk dashu-ron mė, e qė nuk mund tė harrojė dashurinė e parė.
Mickijeviēi


Dashuria ėshtė jeta, ėshtė lumturia qė ia mbush zemrėn, ėshtė atmosfera ku ajo merr frymė si tė dojė, ėshtė himni i amshuar qė ia drejton krijuesit.
P.Vasa


Dashuria ėshtė fizikė, ndėrsa martesa kimi.
Dyma

Dashuria ėshtė si zogu, qė mė shumė dėshiron dėnim nga njė dorė se lėmoshė nga dora tjetėr.
Koltoni

Nė dashuri ėshtė e lejuar ēdo gjė: himni, tradhtia, mashtrimi.
La Fonteni

Rruga mė e gjatė pėr nė varr ėshtė rrruga e dashurisė
Spamjolle

Dashuria sheh pėrmes syzeve magjike, tė cilat bakrin e shndėrrojnė nė ar, varfėrinė nė pasuri e guralecėt nė margaritarė.
Servantesi

Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikė.
Konfuēi

Edhe nė kasollen mė tė vogėl ka vend pėr dy tė dashuruar.
Shileri

Dashuria ėshtė moralisti mė i kėndshėm dhe mė i qetė.
Bekoni

Dashuria platonike ėshtė vullkan pa erupcion.
Pitigrili

Dashuria ėshtė ajo pa tė cilėn nuk mund tė jetohet.
Remarku

Shumicės sė njerėzve u duhet mė shumnė dashuri, se sa e meritojnė.
Ebner -Eshenbahu

Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
Ueselmani


Dashuria ėshtė tėrė jeta e gruas, kurse njė episod nė jetėn e mashkullit.
De Stali

Dashuro tė tjerėt nėse do tė tė dashurojnė.
Seneka

Sigurisht, ėshtė vėshtirė tė jesh pa dashuri tek ende ke dėshirė tė dashurosh, por shumė mė vėshtirė tė tė dashurojnė kur nuk e do mė dashurinė.
Kurtleni

Ai u martua me tė sepse e dashuroi. Ajo e deshti atė,sepse u martua.
Gilli

Ē'ėshtė dashuria? Rast i volitshėm pėr dhembje tė gjatė.
Eminesku

Koha zakonisht ėshtė e bukur, kur bėn dashuri.
Stivensoni

Besnikėt njohin vetėm anėn triumfuese tė dashurisė, kurse tė pabesėt edhe tragjiken.
Vilde

Mė ėmbėl se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.
Longfellou

Dashuria ua merr mendtė atyre qė i kanė dhe ua jep atyre qė nuk i kanė.
Didroi

Kur dikush dashuron, ai fillon ta mashtrojė vetveten dhe pėrfundon duke mashtruar tė tjerėt.
Uajldi

Antitezė e dashurisė nuk ėshtė e thėnė tė jetė pėrherė urrejtja. Mund tė jetė njė dashuri e re.
Kotarbinski

Kur njeriu kupton pse dashuron, atėhere pushon sė dashuruari.
Jesenski


Nė qoftė se dashuron, askush nuk mund tė tė bėj gjė.
Kieopatra

Miqėsia dhe dashuria janė dy lule nė njė rrėnjė. Vetėm se dashuria ka disa petale mė shumė.
Klopshtoku

Ku sundon dashuria nuk ka as tė mėdhenj as tė vegjėl.
Japoneze

Nė qoftė se miqėsia nuk pėrmban dashuri, dashuria pėrmban miqėsi.
De KosteriDashuria ėshtė e amshuar deri sa zgjat.
Renie

Ikja ėshtė fitoria e vetme nė dashuri.
Bonaparti

Dashuria ėshtė mė e vjetra, mė e reja, e vetmja ngjarje botėrore.
Rikerti

Tė dashurosh nuk do tė thotė tė jesh i lumtur, do tė thotė tė zgjedhėsh vuajtjen tėnde.
Gogoli

Dashuria ėshtė shpesh rezultat i kurorėzimit
Molieri

I frikohemi vetėm atij qė e duam.
Tolstoi

Dashuria ėshtė si sėmundja infektuese: sa mė tepėr njeriu frikėsohet aq mė tepėr e pėson.
Dekobra

Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mėshira.
Monteskie

Dashuria ėshtė si supa: lugėt e para janė shumė tė nxehta, tė fundit shuraė tė ftohta.
Manjani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve: 1846
Age: 22
Vendodhja: STRUGE
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Thu Nov 27, 2008 5:12 pm

Dashuritė e mėdha janė tė rralla, siē janė tė rralla veprat e mėdha.
Adleri

Kur ndonjė dashurie i vjen fundi, tė dobėtit kukasin dhe menjėherė gjejnė dashnore tė reja, kurse tė menēurit me kohė i kanė pasur tė rezervuara.
Uajldi


Tragjedia e madhe e jetės nuk ėshtė se njerėzit vdesin, por se pushojnė sė dashuruari.
Momi

Dashuria nuk ka vite. Ajo lind ēdoherė.
Paskali
j

Kush ndalet tė mendohet pėr dashuri, nuk dashuron mė.
Kocebu

Dashuria bėn ēudira ēdo ditė: ajo dobėson tė fuqishmin, forcon tė dobėtin, nga i menēuri bėn budallain, i nga budallai tė menēurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me njė fjalė, i pėrmbys gjėrat.
Polaku

Tė jesh i dashuruar do tė thotė mė tepėr se tė jesh i pasur, sepse do tė thotė tė jesh i lumtur.
Tileri

Kam lexuar diku se dashuria ėshtė kapitulli i parė nė librin e madh tė mosmirėnjohjes.
Sandi

Dashuria ėshtė ēėshtje e ndjenjave e jo e dėshirave. Nuk mund tė dashuroj pse dua, e mė sė paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar ėshtė e marrė.
Kanti

Dashuria fitohet me dashuri.
Spanjolle

O zot, kur tė vdes, ruaje nė qetėsinė tėnde vetėm njė fjalė pėr mua:"Kam dashuruar".
Tagora

Dashuria ēdoherė ėshtė fillimi i dijes, siē ėshtė zjarri fillimi i dritės.
Lagerlefi

Derisa dashuria ėshtė e verbėr, s'ka arsye pėr ndarje.
Z.Lenēi

Dashuria ėshtė ndoshta i vetmi shikim i pėrkryer qė mund ta hedhim nė amshim.
Hajsi

Gjendja e dashurisė si duket ėshtė e vetmja gjendje normale e shpirtit tė njeriut.
Ēehovi

Tė dua mė shumė se dje, e mė pak se nesėr.
Zheraldi

Kam pirė qė t'ju harroj. Por pėr fat tė keq, kur jam dehur, ju kam parė dyfish.
Ashardi

Dashuria ėshtė njė lindje e re.
Gjermane

Dashuria ėshtė pėlhurė qė thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qėndisje.
Volteri

S'ėshtė i mirė gardhi me ristela, as dashuria nė fqinjėsi tė mirė; i mirė ėshtė gardhi me dėrrasa dhe dashuria nė largėsi.
Rumune

Sa mė shumė gjykohet, aq mė pak dashurohet.
Shamfori

Atje ku ka mė shumė dashuri, atje edhe dhembja ėshtė mė e madhe.
Qosja

Pėr dashnorin s'ka gjė mė tė ėmbėl se lotėt kur fshi-hen nė duart e sė dashurės.
S.Frashėri

S'ka diell pa dritė, as njeri pa dashuri.
Gėte

Mundet ndonjėherė tė harrohet ēka ėshtė dashuria?
Ruso

Dashuria ėshtė njė ngjarje botėrore, por private.
Polgari

Tė ndahesh vetėm pse mė nuk e do ėshtė budallallėk, njėsoj si tė martohesh me dikė vetėm pse e do.
Gabori

Dashuria ėshtė pėrmbajtja e vetme e gjėrave nė kėtė kohė tė pakuptimtė.
Habe

Kur njeriu dashuron, dėshiron tė bėj diēka, prandaj dėshiron tė sakrifikojė, dėshiron tė shėrbejė.
Heminguei

Dashuria ėshtė si rrobat: kėnaqėsi ėshtė kur i ndėrron shpesh.
Fleēeri

Ta kėrkosh me arsye rrugėn tek dashuria, ėshtė njėsoj si tė kėrkosh diellin me qiri.
Rumi



Vetėm dashuria mund ta ndėrtojė brenda njė nate Murin Kinez.
Koreane

Jeta pa dashuri ėshtė si viti pa pranverė.
Suedeze

Me atė qė duhemi, tallemi mė sė shumti.
Franceze

Ēdo ndarje ėshtė njė pjesė e vogėl e vdekjes.
Fmnceze

Bukuria pėr njė herė, dituria pėr gjithė herė.
Shqipe

Bukuria ėshtė si lulja kur lulėzon, por shpejt vyshket.
Italiane

Bukuria ėshtė premtim i fatit.
Stendali

Tė bukura janė vetėm ato gjėra, qė nuk na interesojnė.
Uajldi

Ishte e bukur si gruaja e huaj.
Morandi

Ari ėshtė i bukur, por bukuria ia tajkalon.
Masingjeri

Bukuria e vėrtetė, si dhe menēuria e vėrtetė ėshtė shumė e thjeshtė dhe e kuptueshme pėr tė gjithė.
Gorki

Bukuria ėshtė diē shtazarake nėse nuk pėrshkohet edhe me menēuri.
Demokriti

Bukuria frenon ēdo zemėrim.
Gėte

Nė gjumė dhe nė errėsirė ēdo gjė ėshtė e bukur.
Vidmari

Bukuria e tėrheq vjedhėsin mė tepėr se ari.
Shekspiri

Gruaja e bukur e vera e ėmbėl, farmak pėr zemėr.
Shqipe

Bukuria ėshtė burimi i tė gjitha dashurive dhe fatkeqėsive tė mėdha.
Lakorderi

Vetėm e vėrteta ėshtė e bukur.
Dekarti

Bukuria ėshtė letra qė i rekomandohet zemrės.
Shopenhaueri

Qeni pėr qenin ėshtė mė i bukuri, ashtu si njeriu pėr njeriun.
Epiharmi

Tė bukurit janė tė bukur vetėm pse janė tė rrethuar nga tė shėmtuarit.
Shezali

Mbretėresha e vetme e vėrtetė ėshtė bukuria e gruas: sundon posa tė paraqitet.
Shileri

Nuk ėshtė e bukur ajo qė ėshtė e bukur, por e bukur ėshtė ajo qė ju pėlqen.
Italiane

Bukuria ėshtė burim i pashtershėm i gėzimit pėr atė njeri qė di ta gjejė kėtė burim.
Kareli

Tė bu****e ēdo gjė u falet.
Boigny

Bukuria gjithmonė u sjell femrave dhe meshkujve mė shumė dhembje se sa gėzim.
Tomazeu

Dashuria e parė ėshtė mė e ėmbėl se mjalti i bletėve.
Dctgestane

Dashuritė e para janė si dhėmbėt e parė: dalin pa dhembje dhe ua lėshojnė vendin tė tjerėve.
Dyma i Ri



Vetėm dashuria mund ta ndėrtojė brenda njė nate Murin Kinez.
Koreane

Jeta pa dashuri ėshtė si viti pa pranverė.
Suedeze

Me atė qė duhemi, tallemi mė sė shumti.
Franceze

Ēdo ndarje ėshtė njė pjesė e vogėl e vdekjes.
Fmnceze

Bukuria pėr njė herė, dituria pėr gjithė herė.
Shqipe

Bukuria ėshtė si lulja kur lulėzon, por shpejt vyshket.
Italiane

Bukuria ėshtė premtim i fatit.
Stendali

Tė bukura janė vetėm ato gjėra, qė nuk na interesojnė.
Uajldi

Ishte e bukur si gruaja e huaj.
Morandi

Ari ėshtė i bukur, por bukuria ia tajkalon.
Masingjeri

Bukuria e vėrtetė, si dhe menēuria e vėrtetė ėshtė shumė e thjeshtė dhe e kuptueshme pėr tė gjithė.
Gorki

Bukuria ėshtė diē shtazarake nėse nuk pėrshkohet edhe me menēuri.
Demokriti

Bukuria frenon ēdo zemėrim.
Gėte

Nė gjumė dhe nė errėsirė ēdo gjė ėshtė e bukur.
Vidmari

Bukuria e tėrheq vjedhėsin mė tepėr se ari.
Shekspiri

Gruaja e bukur e vera e ėmbėl, farmak pėr zemėr.
Shqipe

Bukuria ėshtė burimi i tė gjitha dashurive dhe fatkeqėsive tė mėdha.
Lakorderi

Vetėm e vėrteta ėshtė e bukur.
Dekarti

Bukuria ėshtė letra qė i rekomandohet zemrės.
Shopenhaueri

Qeni pėr qenin ėshtė mė i bukuri, ashtu si njeriu pėr njeriun.
Epiharmi

Tė bukurit janė tė bukur vetėm pse janė tė rrethuar nga tė shėmtuarit.
Shezali

Mbretėresha e vetme e vėrtetė ėshtė bukuria e gruas: sundon posa tė paraqitet.
Shileri

Nuk ėshtė e bukur ajo qė ėshtė e bukur, por e bukur ėshtė ajo qė ju pėlqen.
Italiane

Bukuria ėshtė burim i pashtershėm i gėzimit pėr atė njeri qė di ta gjejė kėtė burim.
Kareli

Tė bu****e ēdo gjė u falet.
Boigny

Bukuria gjithmonė u sjell femrave dhe meshkujve mė shumė dhembje se sa gėzim.
Tomazeu

Dashuria e parė ėshtė mė e ėmbėl se mjalti i bletėve.
Dctgestane

Dashuritė e para janė si dhėmbėt e parė: dalin pa dhembje dhe ua lėshojnė vendin tė tjerėve.
Dyma i Ri



Dashuria e parė i ngjan borės sė parė, rrallė ndonjėherė mbetet.
Finlandeze.

Barra e madhe mund pėr deve, dashuria e madhe mund pėr zemėr.
Mongoleze

Dhuratė e mirė nga i dashuri ėshtė edhe njė tufė bari.
Azerbejxhane

Dashuria as nuk mundet tė blihet, as nuk mundet tė shitet. Ēmimi i vetėm i dashurisė ėshtė dashuria.
Angleze

Dashuria ėshtė e verbėr, por shihet prej sė largu.
Italiane

Dashuria e parė ėshtė shumė e madhe dhe njėkohėsisht shumė e vogėl.
Hygo

Nga tė gjithė budallallėqet qė bėn njė vajzė, mė i madhi ėshtė dashuria e saj e parė.
Kocebu

Njeriu ka shumė dashuri tė mėdha e tė vogla nė jetė, por ka vetėm njė dashuri tė parė.
Dostojevski

Nė dashurinė e parė gruaja do dashnorin, nė tė tjerat do dashurinė.
La Roshfitko
Ai qė tė detyron tė qash, ai edhe tė do.
Shqipe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve: 1846
Age: 22
Vendodhja: STRUGE
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Thu Nov 27, 2008 5:12 pm

Dashuria ėshtė kripa e jetės, jeta pa dashuri s'ka asnjė shije.
S.Frashėri

Kur njeriu e ka zemrėn plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.
P.Vasa

-Pse dashuron?
-Qė tė lirohem prej njė pjese tjetėr tė dhembjes qė s'e shterr puna krijuese dhe qė tė frymėzohem pėr punė.
Qosja

Dashuria dyshon dhe beson me tė njėjtėn forcė.
Xoxa

Tė dashurosh do tė thotė tė robėrohesh nga vetvetja.
Spasse

Kush nuk mund tė tregojė sa dashuron, ka njohur vetėm njė dashuri tė dobėt.
Petrarka

Dashuria ėshtė iluzion.
Uajldi

Mėsoni, mėsoni, mėsoni dhe do tė bėheni tė arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do tė bėheni tė mėdhenj.
Tomaseu

Nė dashuri nuk ėshtė rritur askush.
Eemarku

Dashuria dhe fati ndėrlidhen kėshtu qė k'ush ėshtė imun nė dashuri, imun ėshtė edhe nė fat.
Sheli

Kush dashuron nuk guxon tė flasė pėr viktima.
Bjernsoni

Nė qoftė se askush nuk na do, atėhere as veten tonė nuk e duam.
De Stali

Nė dashuri ėshtė e mundur tė falėsh shumėēka, por jo edhe tė harrosh.
Shamfori

Dashuria ka dy pėrcjellės: tė mirėn dhe durimin.
Aligieri

Dashuria ushqehet me shpresė.
Lao Ce

Dashuria ėshtė si ngarja e automobilit: starton ngadalė, vozit shpejt, por frenon vetėm kur ėshtė, shumė 5 vonė.
Sagani





Puthja i ka gdhendur buzėt.
Xoxa

Puthjet janė lajmėtaret e zemrės.
Midėltoni

Momenti mė i bukur nė dashuri, qe vėrtetė na deh, ėshtė hyrja: puthja.
Zheraldi

Duhet ditur se puthja e parė nuk jepet me buzė por me sy.
T.Bernardi

Puthjet pėr gratė janė si gotat e verės pėr ne: njė pastaj edhe njė, derisa nuk shtrihemi.
Linderi

Kur puthja flet shumė, atėhere sigurisht nuk punohet pėr botimin e parė.
Houpi

Tė puthėsh ėshtė si tė pish ujė deti. Sa mė shumė tė pish aq mė shumė ndien nevojė.
Firdusi

Kam puthur dhe kam pirė, gruan dhe cigaren e parė, tė njėjtėn ditė; prej atėhere s'kam pasur kohė kurrė mė pėr cigare.
Toskanini

Oshėtima e puthjes nuk ėshtė aq e vrullshme si e topave, por vrulli i saj zgjat mė shumė.
Holmsi

Njerėzit puthen qė tė mos grinden.
Sartri

Urrejtja dėmton shėndetin.
Dekarti

Mendojmė se jemi tė pastėr, ngase urrejmė atė qė nuk e dėshirojmė.
Jursenari

Vetėm dashurohet dhe urrehet pa arsye.
Renardi

Kur urrehet deri nė moshėn dyzet vjeēare, urrehet pėrgjithmonė.
Konfuēi

Urrejtja ėshtė e shkurtėr, kurse dashuria e pakufishme.
Mistrali

Njerėzit gjithmonė urrejnė mė sė shumti atė qė mė sė tepėrmi e lakmojnė.
Menkeni

Ashpėrsia lind frikėn, por vrazhdėsia lind urrejtjen.
Bekoni

Luftėn e ka krijuar natyra, urrejtjen e ka gjetur njeriu.
Ēapeku

Xhelozia ushqehet me dyshim: ajo shndėrrohet nė ēmendi ose zhduket fare nė ēastin kur nga dyshimi kalon nė siguri.
Morrisi

Aty ku ka dashuri, aty ka xhelozi.
Shekspiri

Xhelozia lind ēdoherė me dashurinė, mirėpo jo ēdoherė vdes me tė.
Shopenhaueri

Vetėm qentė dashurojnė pa xhelozi.
Gorki

Zėri i xhelozisė ėshtė zėri i natyrės, kėrkon monogaminė.
Xhoberti

Zemra bėn gjithēka.
Molieri

Asgjė nuk eshtė mė e ėmbėl dhe mė e fortė se zemra.
Lihternbergu

Ē'ėshtė zemra? Gjė e rėndomtė: shėndet i mirė dhe kujtime tė kėqija.
Heminguei

Mendimet e mėdha vinė nga zemra.
Vovennargu

Arsyeja nuk mė ka mėsuar pėr asgje: gjithė ē'di mė ka dhėnė, mė ka zbuluar zemrėn.
Tolstoi

Kush do ta kuptojė zemrėn e tjetėrkujt, duhet nisur nga vetja.
Gjermane

Ajo qė nuk vjen nga zemra, nuk hyn dot nė zemėr.
Turke

Fitorja mė e bukur ėshtė tė fitosh zemrėn tėnde.
La Fonteni

Zemra mė e pasur ėshtė ajo qė as nuk blihet as nuk shitet, por vetėm dhurohet.
Bernardi



Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumė njerėz arrijnė tė pėrgatitur.
Tomaseu

Sido qė tė jetė, martohuni. Nėse merrni grua tė mirė do tė jeni tė lumtur, nėse merrni grua tė keqe, do tė bėheni filozof.
Sokrati

Ai qė ende s'ėshtė martuar, ende s'ka bėrė ndonjė ga-bim tė madh.
Ginisi

Martesa pa fėmijė ėshtė si dita pa diell.
Latine

Martesa ėshtė pėrpjekje qė t'i zgjidhim problemet sė bashku, probleme qė, po tė ishim vetėm, kurrė nuk do t'i kishim.
Sagani

Nuk ka rėndėsi me kė martohet njeriu, sepse ėshtė e sigurt se mėngjesin e ardhshėm do ta kuptojė qė ai ka qenė dikush tjetėr.
Rogjersi

Martesa shkon urtė e butė si vallja, plot shfaqje pleqėrishte; pastaj vjen pendimi me kėmbė tė shtrembėra, qė shkon pėrherė e mė shpejt derisa zbret nė fund tė varrit.
Shekspiri

Martesa e bėrė nė sajė tė kuptueshmėrisė shpeshherė ėshtė mė e suksesshme, se sa ajo e krijuar nė sajė tė dashurisė.
Bekoni

Martesė e mirė do tė ishte ajo midis burrit tė shurdhėr dhe gruas sė verbėr.
Montenji

Martesa nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė krijesė e ēuditshme pėr tė nxirė jetėn e njeriut.
Tolstoi

Nė martesėn fatlume njeriu do mėsuar se s'ėshtė mė i lirė, por edhe nuk guxon tė mėsohet se ėshtė i martuar.
Laubi

Sidoqoftė, mė mirė tė jesh i martuar se i vdekur.
Molieri

Dashuria ėshtė tėrė ajo qė pas martesės mbetet pendesė.
Tueni

Martesa ėshtė ferr dhe parajsė.
Gjermane

Tė martohesh do tė thotė t'i dyfishosh pėrgjegjėsitė dhe tė humbasėsh gjysmėn e tė drejtave.
Shopenhaueri

Martesa ėshtė shkencė.
Balzaku

Njeriu gjithmonė ka dhe mund tė bėjė punė mė tė rėndėsishme se sa tė martohet.
Niēe

Tė ndershmit martohen shpejt, tė menēurit kurrė.
Servantesi

Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorėzohet pse ka durim dhe nė fund martohet sėrish pse harron.
Salakru

Martesa vjen pas dashurisė, mu si tymi pas zjarrit.
Shamfori

Martesa; Kėshtu quaj dėshirėn e dyshes qė dėshirojnė tė shndėrrohen nė njė, por do tė bėhen mė shumė se dy.
Niēe

Lidhja martesore ėshtė shkollė e lartė altruiste.
Balzaku

Mosha ideale e mashkullit pėr martesė ėshtė rreth moshės nėntėdhjetė vjeēare, dy minuta para vdekjes.
Sinatra

Martesa ka probleme tė shumta, por jeta e vetmuar nuk ka kurrfarė kėnaqėsie.
Xkonsoni

Martesa ėshtė varr i dashurisė, e gruaja kryqi mbi tė.
Safiri

Nuk ka njeri mė komik se filozofi i martuar.
Niēe

Martesa e lumtur edhe sot pėrbėhet prej treshes: burrit, gruas dhe televizorit.
Buhvaldi

Martesa e dėshtuar ėshtė kur gruaja kalon aq kohė nė kuzhinė sa ē'ka kaluar para pasqyrės para fejesės.
Tuholski

Mosmarrėveshjet nė martesė mė sė shpeshti fillojnė kur gruaja flet shumė, e burri dėgjon pak.
Tuvimi

Shumė martesa janė dėnime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite.
Strindbergu

Bashkėshortėt jetojnė mė gjatė se tė vetmuarit. Mirėpo, pėr ata kjo ėshtė dėnim.
Houpi

Martesa ėshtė shkolla mė e mirė e rendit, e mirėsisė, e njerėzisė.
Mirabo

Martesa ėshtė fushėbeteja ku mbaron liria personale.
Bekoni

Ekziston vetėm njė zgjidhje pėr martesėn pa dashuri: kjo ėshtė dashuria pa martesė.
Hiēkoku



Nė dashuri ėshtė mbret ai qė dashuron mė sė shumti.
Helvecinsi

Dashuria qė mund tė vdesė nuk ka qenė dashuri.
Auerbahu

Engjejt e quajnė gėzim i qiellit, djajtė e quajnė vuajtje e skėterrės, njerėzit e quajnė dashuri.
Hajne

Turpi ėshtė mėkat i madh kundėr dashurisė.
Fransi

Dashuria ėshtė epshi mė pėshpėritės.
Uilsoni

Nė luftė ėshtė si nė dashuri: pėr tė pėrfunduar duhet t'i shihet fundi.
Haksli

Dashuria ėshtė e verbėr, miqėsia pėrpiqet tė mos shohė asgjė.
Bismarku

Ata qė vdesin duke dashuruar mbesin shehitė.
Muhameti

Tė jesh i dashuruar nė vetvete, ėshtė idilė qė zgjat tėrė jetėn.
Uajldi

ashuria ėshtė si lufta: fillon lehtė, por mbaron vėshtirė.
Menkeni

Shumė njerėz qė gjatė tėrė jetės kanė dashuruar mund tė flasin mė pak mbi dashurinė, se sa fėmija i cili e ka humbur qenin para njė dite.
Uajlderi

Jeni tė pėrshėndetur gjithė ju qė dashuroni! Mallkuar qofshin ata qė asnjėherė nuk kanė pasur dashuri; mė shumė mallkuar ata qė ua pengojnė dashurinė tė tjerėve.
Shėnim pompejan

Dashurojmė, sepse dobėsitė i kemi tė njėjta
Suifti

Dashuria ėshtė ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dėshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarė hise.
Stendali

Nė dashuri si dhe nė luftė, e drejta gjithmonė ėshtė nė anėn e tė fortit, andaj femra qė dashurojmė gjith-monė do tė ketė tė drejtė.
Myse

Sqarimi i dashurisė ėshtė shkatėrrimi i dashurisė.
S.Bernardi

Dashuria ėshtė si fati: nuk do qė tė vrapohet pas saj.
Gotje

Mė mirė tė mos kesh fare, se sa ta humbėsh dashurinė.
Hebeli

Nuk ėshtė i dashuruar ai qė nuk dashuron gjithmonė.
Euripidi

Kush do drurin i do edhe degėt e tij.
Molieri

Nė dashuri, edhe shumė ėshtė pak.
Bomarshe

Biseda mė interesante e dashnorėve ėshtė kur heshtin.
Furnie

Dashuria ėshtė sėmundje e rėndė e shpirtit.
Platoni

Nė dashuri nuk ka shaka. Shumica fillojnė tė shtiren se janė tė dashuruar, qė pastaj tė jenė vėrtetė tė dėmtuar.
Dosi

Tė mos jesh asgjė dhe tė mos duash asgjė, ėshtė njėsoj.
Fojerbahu

Tė gjithė ne jemi rezultat i dashurisė dhe i dalldisė.
Bajroni

Gjuha e dashurisė ėshtėnė sy.
Fleēeri

Dashuria ėshtė dobėsia mė fisnike e mendjes.
Drajdeni

Tragjedia e secilės dashuri ėshtė zemėrgjerėsia.
Momi

Pėr dashuri, jo pėr urrejtje unė jam lindur.
Sofokliu

Lufta mė e madhe e jetės sonė ėshtė dashuria.
Zilahi

S'ka dashuri zjarrin e tė cilės nuk e shuan martesa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve: 1846
Age: 22
Vendodhja: STRUGE
Registration date: 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Thu Nov 27, 2008 5:16 pm

thenje per dashurin
Cfare eshte tjeter nje puthje: Vec nje apostrofe e kuqe mes fjaleve TE DUA!


Mund te harrohet fytyra e te dashurit por asnjehre puthja e tij!



Te duash eshte te zgjedhesh, te puthesh eshte sigla e zgjedhjes



E cfare eshte nje puthje? Nje sekret i thene ne goje, nje cast te pafund qe ka feshferimen e nje blete midis luleve.


Nje puthje krijon nje histori te bukur dashurie, por poezia eben te pafund!


Fraza ditelindje


Per ditelindjen tende desha te te dhuroja ****a te vecante, te kendshme, fantastike, por nuk mu duk e pershtacme te mbyllesha ne brenda nje pakoje dhurate. Shume urime!



Je dielli qe ngroh zemren time dhe ndricon ditet e mia....je ylberi qe i jep ngrohtesi enderrave te mia.....Gezuar Ditelindjen zemra ime!


Desha te gjeja nje fraze te jashtezakonshme...por nuk ekziston asnje aq te bukur sa te transmetoje dashurine time...mqs thjeshtesia eshte forma e vertete e bukurise...kaq thjesht te uroj edhe 100 vjec!


Kam nje lajm te keq per te te thene: neser e dashura ime, do kesh nje vit me shume ne krahe. E dije? Megjithate shume urime !



Citime


Dashuri eshte kur koha transformohet ne kujtese dhe ben te pranishme nje te kalur plot shprese


Nqs do te jesh i lumtur per nje cast, Rebelohu! Nqs do te jesh i lumtur per gjithe jeten, Fal!


Largesi eshte per dashurine ashtu si era eshte per zjarrin. Shuan ate te voglin por ushqen ate te madhin.


Dashuria eshte nje moment gezimi te thelle e ndjekur nga nje det plot me trishtim absurd!


Nje fjale na liron nga te gjitha peshat dhe dhimbjet e jetes, ajo fjale eshte DASHURI

Te mos duash nga frika se mos vuan eshte si te mos lindesh nga frika per te jetuar.

Dashuri! Ja nje volum ne fjale, nje oqean ne nje pike loti, nje turbullire ne nje qeshje, nje mijevjecar ne nje sekonde.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Xhulia_Di
Ylli i forumit
Ylli i forumit


Female
Numri i postimeve: 607
Age: 23
Vendodhja: Zhytyr ne dashurine e tij...
Registration date: 01/10/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Mon Dec 01, 2008 7:57 pm

¹²³_(͡๏̯͡๏)_Tė kesh njė vėnd nė zemrėn e dikujt do tė thotė tė mos jesh kurrė vetėm._(͡๏̯͡๏)_

Kte fjaline e kam ne msn...

_________________


albanian glitters, albanian myspace graphics, G�zuar Vitin e Ri

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peshkopia.net
Xhulio
Moderator/e
Moderator/e


Numri i postimeve: 357
Registration date: 27/07/2008

MesazhTitulli: Re: Shprehje te bukura dashurije   Mon Feb 02, 2009 10:42 pm

Pash ne qiell qe mungonte nje yll, u ktheva rastesisht mbrapa dhe te pash ty. edhe une ket e kam ne msn
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Shprehje te bukura dashurije

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne ::  :: -