ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fan.S.Noli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   Tue Sep 16, 2008 11:56 pm

Fjalėt e huaja


Mospėrdorja e fjalėve tė huaja ka njė emėr, quhet purizmė dhe praktikonjėsit e saj quhen puristė. Kėta pėrpiqen si e si tė pėrdorin fjalė tė gjuhės sė tyre dhe tė eliminojnė ēdo fjalė tė huaj. Puristėt janė pėrgjithėsisht njerėz fanatik gjuhėsorė qė s“dinė etimologjinė, shkencėn qe kėrkon rrėnjėt e fjalėve. Sikur tė dinin etimologji, do tė mėsonin se s“ka gjuhė nė botė e cila tė mos ketė fjalė tė huaja dhe se nuk ėshtė e mundur ta qėrosh njė gjuhė nga fjalėt e huaja pa e sakatosur. Puristi qė e qėron gjuhėn e tij nga fjalėt e huaja, bėn tė kundėrtėn e saj qė dėshiron. E prish gjuhėn dhe nuk e ndreq. (…) Mė e mira ėshtė pra t“i mbajmė siē e kemi dhe tė mos i ndėrrojmė, duke vėnė nė vend tė tyre neologjizma tė shėmtuara, tė cilat shpesh nuk janė as shqipe (…)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   Tue Sep 16, 2008 11:57 pm

Pėrgjigja jonė pėr disa kritika dhe kėshilla

Kemi marrė nja tri letra nga tre kėndonjės tė ndryshėm, tė cilėt midis tė tjerave, na japin kėshilla e na bėjnė kritika mbi shkrimet dhe artikujt qė janė botuar nė ØRepublikaØ. Kritika dhe kėshillat janė kėto:


1) Tė mos shajmė po tė japim vetėm kėshilla tė mira;
2) Tė mos pėrdorim fjalė tė ashpra por vetėm fjalė tė buta;
3) Tė mos pėrdorim fjalė turqishte, po vetėm fjalė shqipe;
4) Tė mos pėrdorim fjalėt turk dhe kaur;
5) Tė mos pėrdorim fjalėt kucovllah e ēoban;
6) Tė mos goditim asnjė pėrson.

Do t“u pėrgjigjemi botėrisht, se kėshtu kursejmė kohė nga njėra anė dhe nga tjetra kėndonjėsit tanė dinė se janė bėrė edhe kritika e jo vetėm lėvdata. Po kėto kritika janė nga ato qė s“peshojnė shume nė kandar e qė s“mundim t“i pranojmė si serioze. Do t“i marrim njė e nga njė, po jo me radhė.
Do t“u pėrgjigjemi botėrisht, se kėshtu kursejmė kohė nga njėra anė dhe nga tjetra kėndonjėsit tanė dinė se janė bėrė edhe kritika e jo vetėm lėvdata. Po kėto kritika janė nga ato qė s“peshojnė shume nė kandar e qė s“mundim t“i pranojmė si serioze. Do t“i marrim njė e nga njė, po jo me radhė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   Tue Sep 16, 2008 11:58 pm

Mendime tė kripura

Artikullshkruesit "Erė-mirė" ju shtua edhe njė tjetėr: Almiros (I kripur) i mirėpritur edhe ky te gazeta "Pirros" e cila, siē duket ka njė koleksion tė pambarueshėm prej kėsish me ndryshimin se na i nxjerr nga furra njė nga njė, duket pėr tė na bėrė surprizė. Por ne nuk kishin nga "Pirros" pretendime mė tė shumta. Gjersa lexuesit e tij janė ēunakė dhe s“duhet t“ua prish qejfin, ėshtė shumė e natyrshme qė edhe artikull-shkruesit e tij tė kenė njė zhvillim intelektual tė barabartė dhe aspirata tė barabarta dhe dijeni tė barabarta, tė cilat po tė pėrmblidhen tė gjitha, do tė paraqitnin njė djepe vllahe, se nuk dyshojmė qė edhe i nderuari "Almiros" do tė jetė ndonjė opingar vllah gjersa kishte naivitetin t“i zgjidhte tė gjitha ēėshtjet brenda rrethit tė ngushtė tė mendimeve tė tij fisnike, qarku i tė cilit mund tė


E pohon edhe vetė se s“ka haber prej shqipes dhe as tė asaj me formė latine tė shpikur nga Shahin Kolonja. Do tė ishte shumė e natyrshme qė t“i bėnte dikush vėrejtjen pas njė pohimi tė tillė se, gjersa nuk di asgjė, s“duhet tė merret me tė tilla gjėra. Por e kemi thėnė edhe tjetėr herė se logjika ishte njė bimė, sė cilės mė kot do t“ja kėrkonte dikush gjurmėt nė kopshtet e gazetarisė greke. Pėr grekėt s“ka ēėshtje qė t“i shpėtojė qarkut tė specialitetit tė tyre. Privilegj i veēantė ky, siē e shihni, i stėrnipėve tė Demostenit.
Po le tė mėsojė z. Almiros se gjuha shqipe ėshtė njė dhe nėse ėshtė nė formė latine, kjo ndodh se shqipja, duke qenė shumė e pasur nga pikėpamja fonologjike, ishte e pamundshme tė shkruhej me vizatohej me grepin e kėrrabės sė tij. 24 gėrmat e alfabetit gerk. Pėrveē kėsaj shtoj se vetėm ēunakė tė pėrciptė do tė mund tė shtronin pėr bisedim ēėshtjen e formės latine, greke ose sllave nė gjuhėn shqipe, se ajo qė ka rėndėsi ėshtė substanca dhe substanca nuk do t“u pėlqente grekėve asnjėherė ne ēdo formė.


Cilėt janė miqtė tanė dhe cilėt janė armiqtė? Tani do tė flas edhe unė vllahēe. Gjersa na shani dhe ju shajmė, jeni armiqtė tanė. Ē“logjikė vllahe ėshtė kjo e juaja tė insistoni pėr tė na bindur patjetėr se jeni miqtė tanė, gjersa punėt flasin vetė? Foti mund tė jetė i shenjtė pėr juve, pėr ne jo; mbaroi. Diēka ėshtė nė mes qė na ndan, o vllah! Po pėrveē kėtyre nė fund tė fundit, as prej soji, as prej oxhaku jemi, prandaj shajmė. Por ju si do tė justifikoheni pėr tė lehurat tuaja?


Gėnjeshtra dhe e vėrteta, janė shumė gjėra tė stėrholla dhe intelekti juaj, qė qėndron dhe pėrfaqėsohet nga grepi i kėrrabės suaj nuk i arrin. Pėr tė provuar se Mitropoliti i Korēės nuk e lufton gjuhėn shqipe, pėrmendni Homerin dhe sė kėndejmi na degdisni nė librat e rėndėsishme tė evropianėve (!!!) se ju direkt nuk e bėni kabull pėrgjigjen (!!) (...)
Por megjithkėtė, nga ato tė pakta (dhe janė tė mjafta pėr tė provuar budallallėkun tuaj) qė bėni pėr kabull tė pėrgjigjeni, tregohet shumė qartė se s“keni haber nga historia.


Dialektet jonik, atik, dorik, etolik etj. ishin dialekte helenike, por jo dhe dialekti maqedon, epirot, ilir dhe thrak.


Stėrgjyshėt tuaj fisnikė, siē e shihni, e bėnin kėtė dallim dhe i quanin barbarė ata qė pėrfshiheshin nė katėr kombėsitė e fundit tė sipėrpėrmendura, stėrnipėr tė tė cilėve jemi ne. Shih Herodotin, Tuqididin, Demostenin (qė e quante barbar Filipin dhe Demostenin vetė quhej nga kundėrshtari i tij Eskili "barbar me gjuhė greke" se ishte nga Traka) dhe Strabon“n.


Apo morėt mėsimet tė asimilimit politik nga evropianėt savant (dijetar) dhe filluam t“ju pėlqejmė ne barbarėt? (...)


Dhe tani, i nderuar "Pirros" nuk na pėlqen tė trazoheni me krunde, po ma shitni mua kėtė "Almiron" me kaq ndjenja tė thella, shqiptar, se bėj koleksion dhe i kam pergatitur njė vend nė shtallėn e kujdestrarit nė Shibin (vend nė Egjipt).


U botua nė "Drita" mė 1 maj 1906...Noli polemizon kėtu njė artikull tė botuar nė gazetėn shoviniste greke "Pirros" nga njė farė Almiros (gr., i kripur) i cili mbronte tezėn absurde se ortodoksėt shqiptarė, vllehė etj. ishin grekė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   Tue Sep 16, 2008 11:58 pm

O Flamurgjak, o Flamurshkabė,
o vend e vatr“, o nėn e babė,
lagur me lot, djegur me flakė,
Flamur i kuq, Flamur i zi!


Fortesė shkėmbi, tmerr tirani,
s“tė tremb romani, as venecjani,
as serb dushani, as turk sulltani,
Flamur i madh pėr Vegjėli…


Me Skendėrben“ u lavdėrove
dhe nė furtun“ i fundmi u shove,
me Malon prapė lart vrapove,
yll i pavdekur pėr Liri.


Sa shpesh pastaj pėrdhe u shtrive,
me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
po ēdo mizor me shpat“e grive,
o fushėkuq, o shkabėzi!


Pėrpjetė prije Shqipėrinė,
pėrlindja shpirtin dhe fuqinė,
diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė,
pėr botėn ėndėrr“e qiell i ri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   Tue Sep 16, 2008 11:58 pm

Syrgjyn-vdekur

(Elegji per Luigj Gurakuqin)
Neno moj, mbaj zi per vllane,
me tre plumba na i rane,
na e vran“ e na e shane,
na i thane tradhetor.


Se te deshte dhe s“te deshnin,
se te qante kur te qeshnin,
se te veshte kur te zhveshnin,
Neno moj, te ra deshmor.


Neno moj, vajto, merr malin,
larot ta permbysen dajlin,
qe me Ismail Qemalin,
ngriti flamurin trimeror.


Neno moj, ma qaj ne Vlore,
ku te dha liri, kurore,
shpirt i bardhe si debore,
ti s“i dhe as varr per hor.


Neno moj, c“eshte perpjekur,
gojemjalte e zemerhekur,
syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
ky Vigan Liberator.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   Tue Sep 16, 2008 11:58 pm

Moisiu ne Mal


Ngjitet pėrpjetė Malit tė shkretė
Krye-Profeti trimi me fletė,
Tė bisedonjė me Perėndinė
Pėr Palestinė.


Arrin nė majė lart i kapitur,
Qėndron me frikė, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej njė reje
Me zė rrufeje:


"Ti dhe tė tjerėt pleq do tė ngelni,
Tokėn e Shenjtė kurrė s'e shkelni
Skllevėr, bij-skllevėsh, s'e meritoni
Se liri s'doni!"


Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-kėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.


Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?


"Nėm Dhen' e Lirė! Zot ku ma ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Sė largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.


Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum' i Jordanit, Jerusalemi,
Mal' i Sionės, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,


Sheh gasn' e pritmė pėr djalėrinė
Dhe shkretėtirėn pėr pleqėrinė,
Atje sa bukur, kėtu sa zi,
O Moisi.


Kėtej ka dimrin, andej prėnverėn,
Kėrkon parajsėn, vdes nė Skėterrėn;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   Tue Sep 16, 2008 11:59 pm

Anės Lumenjve


Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.


Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.


Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!


Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fan.S.Noli   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fan.S.Noli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Fan Noli-Patriot, poet, pionier..-Nga-At Artur Liolin-Mars 1993
» Letėrsia shqiptare
» Gabimet e Fan Nolit pėr Skėnderbeun
» Frank Shkreli:Sekretarja e Shtetit Klinton nė Tiranė dhe nė Prishtinė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: