ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Faik Konica

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:15 am

Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.

Marre nga : www.letersia.fajtori.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:15 am

Apolineri flet per Konicen
I veēanti
Nga tė gjithė njerėzit qė kam njohur dhe i kujtoj me kėnaqėsinė mė tė madhe, Faik Beg Konica ėshtė njėri prej tė vecanteve. Ai lindi nė Shqipėri, rreth 40 vjet tė shkuara (1875) nga njė familje qė i kishte qėndruar besnike besimit katolik”.

Revista “Albania”
Faiku vazhdoi studimet, por pasi ishte i mbushur plot dashuri pėr vendlindjen Shqipėri u kthye nė Turqi, ku u angazhua nė veprimtari anti qeveritare, dhe u dėnua dy herė me vdekje nė mungesė. Ai u kthye perseri nė Francė, pėr gjuhėn dhe letėrsinė e sė cilės kishte njohuri tė shkėlqyera. Nė Francė, Faiku krijoi lidhje tė ngushta me ēdo njeri qė kishte tė bėnte me Shqipėrinė. Megjithatė, ai pa se shkalla e lirisė sė individit qė lejohej nė Francė ishte e pamjaftueshme, dhe shkoi nė Bruksel, ku nė Rue d’Albanie themeloi revistėn Albania, e cila fillimisht trajtoi ēėshtje politike dhe pastaj edhe mė gjėrė duke pėrfshirė ēeshtjet e letėrsisė, historisė dhe filologjisė. Me kėtė Faiku e rigjallėroi jashtėzakonisht lėvizjen shqiptare. Duke pastruar gjuhėn shqipe nga fjalėt e huaja e parazitare qė kishin vėrshuar nė tė, Konica arriti brenda pak vitesh ta shndėrrojė ate nga njė dialekt te ngushtė nė njė gjuhė tė bukur, tė pasur e mjaft shprehėse”.

Nė stacionin policor
Megjithatė, liria ashtu siē kuptohej ajo nė Bruksel, nuk e kėnaqi Faikun mė shumė se sa liria qė kishte provuar nė Paris. Njė ditė ai e pati punėn keq kur njė polic e ndaloi nė rrugė. “Nga jeni?”, e pyeti polici. “Albania”, u pėrgjegj Faiku. “Adresa?”, e pyeti perseri polici. “Rruga Albania”, ia ktheu Faiku. “Profesioni?” “Redaktor i Albanias.” thote Faiku. “Po talleni me mua?”, reagoi polici i zemėruar. Dhe patrioti shqiptar e kaloi atė natė nė stacionin e policise derisa ēėshtja u sqarua”.

Takimi i parė
Unė nuk e kisha takuar ndonjėherė. Ai mė kishte ftuar pėr tė kaluar disa ditė me tė, dhe pati premtuar tė mė priste nė stacionin e trenit. Ndonjė shenjė ishte e nevojėshme nga e cila unė mund tė dalloja se ishte ai. U morrėm vesh qė Faiku tė vendoste nė jaken e xhaketės njė lule. Treni me tė cilin po udhėtoja arriti shumė vonė, dhe nė stacionin Viktoria unė pashė se tė gjithė zotėrinjtė nė platformė mbanin lule nė jakat e xhaketave tė tyre. Si do ta dalloja une mikun tim shqiptar?, pyeta veten. Atehere mora njė taksi dhe mbėrrita nė shtėpinė e Faikut pikėrisht nė kohėn kur ai po dilte pėr tė blerė lulen.”

Drekat, shėtitjet dhe bisedat
Faik Beg Konica kishte njė pasion pėr klarinetėn dhe oboen. Nė dhomėn e ndenjes ai kishte njė koleksion tė vjetėr tė kėtyre instrumenteve. Para dite, ndėrsa prisnim tė vinte koha e drekės, e cila gjithmonė shtrohej me vonesė, Faiku luante melodi tė vjetra, ulur pranė tryezės me sy gjysmė tė mbyllur e me pamje mjaft serioze. Dreka ishte “a l’albanise”, me fjalė tė tjera, e bollshme e pafund. Ēdo dy ditė pėr ėmbėlsirė kishim qumėshtor, qė unė nuk e pėlqeja aspak.
Faiku e donte shumė. Ditėt e tjera kishim njė lloj keku qė unė e pėlqeja shumė.
Faiku nuk donte as ta shikonte me sy. Drekat zgjasnin aq shumė sa unė nuk pata mundėsi tė vizitoja qoftė edhe njė muzeum nė Londėr – ne arrinim atje pikėrisht nė kohėn kur dyert mbylleshin. Megjithatė, ne bėmė shetitje tė gjata dhe une pata rastin tė njihem me intelektin e lartė e tė pėrkryer tė Faik Konicės.”

Miqėsia ndaj meje
Mua mė bėnte gjithnjė e mė shumė pėrshtypje miqėsia qė Faiku tregonte pėr mua. Unė isha nė gjendje t’a kuptoja se ajo ishte njė ndjenjė e pastėr qė rridhte natyrshėm prej tij. Thuajse si tė gjithė shqiptarėt me prejardhje nga familje te njohura, Faiku kishte prirjen pėr t’u pushtuar nga mania e persekutimit, shqetėsimi i madh deri nė dėshpėrim. Dhe shqetėsimet e tij merrnin forma nga mė tė ēuditėshmet. Pasi blente diēka nė dyqan, Faiku gjithmonė largohej me frikėn se shitėsi do tė vraponte pas tij per t’a akuzuar se e kishte vjedhur mallin.
“Si do t’ja provoja se nuk e kisha vjedhur?” thoshte gjithmonė Faiku.

Shtypshkronja me germa platini
I ngopur me Brukselin, Faik Beg Konica u nis pėr nė Londėr. Ai e braktisi shtypshkronjėn e tij tė mrekullueshme, e pėrbėrė vetėm nga gėrma platini me tė cilat ai vetė hartoi dhe shtypi njė numėr librash tė formatit tė vogėl, libra jashtėzakonisht tė rrallė. Kjo veprimtari pati jetė tė shkurtėr pasi punėtori i tij i vetėm nė shtypshkronjė u tregua i pakujdesshėm dhe pllakat me gėrmat e rralla u prishėn”.

Konica dhe feja
Kjo Shqipe” (“Chkipe”) u rrit nė Francė dhe rreth moshės 20 vjeē ishte mjaft fetar sa qė njė herė kishte shfaqur idenė pėr tė hyrė nė Grande-Chartreuse, manastir katolik nė veri tė Grenobles. Megjithatė ai nuk hodhi asnjė hap nė kėtė drejtim. Gradualisht pėrkushtimi ndaj fesė u shndėrruar jo nė indiferentizėm, por nė njė lloj anti-klerizėm si ai i Merimesė”.

(*)Disa nga kujtimet e Apolinerit pėr Konicėn shkruar rreth vitit 1912, pėrfshirė nė librin “APOLLINAIRE Poet Among the Painters”, nga Francis Steegmuller
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:15 am

Gjuha ... Dhe njė pjesė e gurmazit

Fati i gjuhės shqipe ėshtė pėr tė qarė. Njė degė e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia, latinishtia, greqishtia e vjetėr, persishtia, etj., dhe aq' e vjetėr sa ato, - shqipia mbeti gjer mė kėtė ditė e njomė po pa fletė e pa lule, kur shoqet ēuditnė botėn me lulėzimin e tyre. Tani, ca elementet t' erėta nė Shqipėri kanė zaptuar ministrin' e Mėsimit dhe po pėrpiqen t'a majnė gjuhėn fare. Mbase ca nga ata dėshėrojnė tė mbarojnė dhe u duket se po mbarojnė punė; po shumica, pa dyshim, janė armiq tė gjuhės, dhe duan, duke pėrdredhur e duke shtypur organet e shqipes, t'a lėnė sakate qė tė hiqet xvarrė e shtrembėruar.
Shikoni. Jaria nj'a tre'qint fjalė qė munt tė quhen internacionale, janė hequr ca nga gėrqishtia e vjetėr, ca nga latinishtia, dhe janė bėrė malli i njerėzisė, se gjithė bota i di, i mer vesh gjithė bota. Munt tė pėrdoret e tė kuptohet lehtė fjala thjeshtė shqipe larkfolės (siē munt tė thonė, dhe ca thonė, nė Gjermani, Fernsprecher), nė vent tė telefonit: po nuk ėshtė nevojė; fjala telefon ėsht'e pėrgjithėshme; s'ka nonjė fitim pėr gjuhėn, pėr popullin, a pėr njeri, qė tė preferohet fjala nacionale larkfolės. Po armiqt' e fshehtė tė gjuhės, s'pėlqejnė as fjalė tė ra kur janė tė mira, si larkfolės; dėshėrojnė fjalė makaronike si togjer dhe bashki, se ashtu e do qėllimi prishės i tyre.

Njė tjatėr pun' e bukur qė bėjnė, ėshtė tė kthyerit e fjalėve nga kuptimi i tyre dhe tė dhėnėt njė kuptim tė ri. Fjalės i paditur, i dhanė kuptimin i kallzuar pėr njė faj; fjalės i pandehur, i dhanė kuptimin i dyshuar se ka bėrė njė faj; fjalėn i aratisur e zgjothnė qė tė zėrė vendin e fjalės firar, ndonėse i aratisur thohet pėr njė qė ka humbur udhėn ose s'dihet se ku ndodhet nė kurbet. (Ėshtė vėrtet se Gegėt kanė njė fjalė i paditun, qė ndofta ka lidhje me italishten bandito, me kuptimin i kallzuar; po trazimi me fjalėn i paditur nė kuptimin i pamėsuar ėsht' i domosdoshmė dhe pėrandaj pėrdorimi i tė dy fjalėve nuk ėshtė praktik).
Sido qė nė qoftė, Torbeshėt me ca dinakė tė tjerė vendosnė qė t'i japin shkelmin shqipes, dhe tė fabrikojnė njė gjuhė tė re tė themeluar mi shqipen. Na pėlqen a s'na pėlqen, kjo gjuh'e re po bėhet nėnė sytė t'ona, dita me ditėn, dhe jemi tė shtrėnguar t'a nxemė, se ndryshe pas pakė kohe s'do tė marrim vesh dot se ē'thonė gazetat e Shqipėrisė.
Pėr tė stėrvitur Vatranėnt nė gjuhė tė re, kemi pėr tė botuar nga nonjė herė ca mėsime. Do tė jenė pakė tė rėnda, si ēdo gjė e re: po me kurajė dhe durim, do tė bėni pėrparime.

Mėsimi I
Toskua, me qė ka parė shkolla tė larta, ėsht'i ditur; po me qė e kėrkon Gjykatoria, ėsht'i paditur. Ashtu, Toskua ėsht' edhe i ditur edhe i paditur.
Moskua, me qė s'ka hapur kurrė njė librė, nuk ėsht'i ditur, po me qė s'thotė as Policia as njeri se ėshtė fajtor, nuk ėshtė i paditur. Ashtu Moskua s'ėsht'as i ditur as i paditur.
U-voth njė kec nė stan, dhe besojnė se Toskua ėshtė ay qė e vodhi. Toskua ėshtė pra i pandehur. Fajtor ose i pafajshėm, Toskua mori malet i papandehur. Toskua ėshtė pra edhe i pandehur edhe i papandehur.
Dikush tha se kecin munt t' a kete vjedhur Moskua, po xhandaret u pėrgjiqnė qė Moskua nuk ėsht'i pandehur. N'ato e sipėr hyri nė polici Moskua; dhe me qė e dijin se s'fshihej, s'hyri i papandehur. Moskua pra nuk ėshtė as i pandehur as i papandehur. .
Toskua, kur mori malet, u-bė i aratisur, se fshihej nga xhandarėt; po duke qenė se i njeh me pėllėmbė udhėt dhe shtigjet, nuk u-aratis as njė minutė. Do mė thėnė, Toskua ėsht'i aratisur po nuk ėsht'i aratisur.

Moskua dolli pėr gjah dhe humbi udhėn dhe ka dy ditė qė po sillet vėrdallė, i dėshpėruar, nga pyll nė pyll; ėshtė pra i aratisur; po kanuni nuk e kėrkon, dhe nuk ėsht'i aratisur. Do mė thėnė edhe Moskua, si Toskua, ėsht' i aratisur, po nuk ėsht'i aratisur.
Me gjith' kėtė, ndodhja e Moskos ndryshon fare nga e Toskos. Se Moskua dėshėron tė dalė nga pylli, po s'di si tė dalė; Toskua di si tė dalė, po s'dėshėron. Moskos i vjen keq qė nuk ėshtė si Toskua; dhe Toskua qan qė nuk ėshtė si Moskua. Po sikur t'u thuash tė ēkėmbejnė ndodhjen e tyre, s'dėgjojnė. Se Moskua do qė tė mos jet' i aratisur, dhe nuk ėshtė po prapė ėshtė; Toskua nuk ėsht' i aratisur, dhe do qė tė mos jetė po prape ėshtė.
Mėsimi II
Profesorit Qelqmath i ngjau njė e papėlqyer: Tek punonte nė laboratuar tė tij, hyjtin pesė xhandarė me pisqolla nė grusht, dhe i britnė, "Ngre duart, se je i paditur". Profesori hapi gojėn dhe ngriti duart, po si mblodhi pakė veten protestoj me zemėrim, dhe u thotė xhandarėve, "Gėnjeni, se mua tėrė bota mė njohin si tė ditur". - "Vėrtet, je i ditur", thanė xhandarėt, "po nga qė je i ditur, je i paditur", - "0 Perėndi!" briti Profesori "qenkan tė prishur mėnē!" - "Ja se si" thanė xhandarėt; "ėshtė helmuar njė pus, dhe shumė njerės qė pinė nga ujėt e tij vdiqnė. Helmi i pėrdorur ėshtė aq' i hollė sa s'ndjehet nė shie. Policia mendon se vetėm njė njeri i ditur nė barėrat munt t'a ketė bėrė kėtė faj. Pėrandaj, Profesor, ti, si i ditur qė je, u-dekllarove i paditur, dhe ne erthmė tė tė zemė" - "Shikoni se ē'gjarpėr i frikshėm!" ulėrijti profesor Qelqmadhi. Xhandarėt, tė trembur, kthyen kokėn tė shohin, dhe Profesori me njė herė u-hoth nga penxheria dhe mori me vrap udhėn e pyllit. Xhandarėt, kur kuptuan dinakėrinė, j'u-sulnė pas duke zbrazur pisqolla, po mė kot, se Qelqmadhi u-ēduk nė mes tė druve.
N'ato sipėr, u dolli mb'udhė xhandarėve nxėnėsi i Profesorit, dhe i qėndroj duke u britur: "Xhandarė! Zemėni, se pusin e helmova unė!" - "Ja tek qenka i pandehuri i vėrtetė!" tha njė xhandar. - "Dhe ėshtė fare i papandehur, se s'i shkonte njeriut mendia te ky ēilimi" u-pėrgjigj njė tjatėr.
"Ėshtė njė i pandehur i papandehur" dekllaroj njė xhandar i tretė.
Pastaj, i thanė nxėnėsit: "Eja pra tė tė shpiem nė burg, se je i paditur".
"Atje gėnjen( tha djali "se jam nxėnėsi mė i mirė i Profesorit Qelqmath. Nga ana tjatėr, po tė burgosni gjithė tė paditurit, duhet tėrė popullin shqipėtar t'a burgosni dhe tė hyni ju tė parėt nė tė Tralos". - "Mos fol aqė shumė" urdhėruan xhandarėt; "nukė thamė qė s'je i ditur, po thamė qė je i paditur. Tani, pėrpara!" Dhe xhandarėt u-nisnė, me tė diturin tė paditur tė pandehurin tė papandehur nė mes.
Udhės, nxėnėsi, me njė zė qė dridhej nga frika, i thotė njė xhandari: "'Bobo ē'na gjeti! Ti paske kolerėn, shoh nė fytyrėn tėnde gjithė shenjat e sėmundjes." Xhandarit i ra tė hollėt nga dėshpėrimi. Tė tjerėt u-pėrndanė, tė kafshuar nga zegli i panikės. Nxėnėsi, pa humbur kohė, vrapoj dhe hyri nė pyll, u-bashkua me Profesorin, uruan njėri tjatrin pėr ****** qė kishin ngrehur, dhe muarnė tė pėrpjetėn nėpėr shkėmbinjtė. Xhandaret, si kuptuan grackėn, u-bashkuan dhe me njė tėrbim tė math u-sulnė dhe ata nė pyll, ku humpnė udhėn, dhe, pas ca orėsh kėrkimi, arrijtin nė funt tė njė shkėmbi dhe ranė mbė dhe, tė dėshpėruar, - kur na dėgjojnė njė tė qeshur; shikojnė lart: Profesori me nxėnėsin e tij kanė ndenjur dhe po tallen me xhandarėt duke mpshtetur dorėn nė majė tė hundės. Dhe me njė herė, ky fjalim nis nė mes tė dy palėve.
Xhandarėt: - Profesor, s'je mė i paditur.
Profesori: - Po ju qėpari mė thatė se isha i paditur.
Xhandaret: - Ishe, po s'je mė.
Profesori: - Bah! Aqė shpejt u-bėra i ditur?
Xhandarėt: - Jo. Ishe i ditur po ishe dhe i paditur. Tani je vetėm i ditur, dhe i paditur ėshtė nxėnėsi yt.
Profesori: - Gėnjeni. Nxėnėsi im ėshtė i ditur.
Xhandarėt: - Jo. Ėsht'i paditur, se e kėrkon hetuesi.
Profesori: - Ah! Paskeni dhe njė... si thatė?
Xhandarėt: - Hetues.
Profesori: - Bisedim i papandehur.
Xhandarėt: - Jo. Nxėnėsi yt ėsht' i pandehur.
Profesori: - I pandehur ēė?
Xhandarėt: - I pandehur.
Profesori: - Aqė vetėm? S'ka bisht fjala?
Xhandarėt: - I pandehur vetėm. Dhe nė dėgjofshi kėshillėn t'onė, mos bėhuni t'aratisur.
Profesori: - Gėnjeni. Ne t'aratisur s'jemi, dimė se ku ndodhemi, kemi ardhur dhe tjatėr herė kėtu pėr tė mbledhur barėra t'egėra. T' aratisur jini ju, qė kini humbur udhėn. Do tė vdisni nga uria dhe nga etja. Do t'ju vrasim me gurė. (Dhe Profesori hodhi njė shpellė qė t'i trembė.)
Xhandarėt: - Duam tė hamė. Kini njė copė bukė?
Profesori: - Ka njė burim tė ftohtė kėtu sipėr, dhe vijnė shpesh dhi t'egėra tė pinė ujė. Doni ca kakėrdhi prej cjapi? (U hodhi njė grusht.)
Kryetari i Xhandarėve (u flet shokėve). - Medet! Do tė vdesim. Ē'na duhej tė ndjekim gjer nė thellėsi tė pyllit maznunet dhe muttehemet. Nė djall mystendiku me gjith' ihzarin!
Profesori: - Pa dale, pa dale. Mė duket se s'mereshim vesh. Mor mos doni tė thoni se na kallzuan si fajtorė dhe kini urdhėr tė na shpini nė burg?
Kryetari i Xhandarėve: - Po. Zoti Profesor. Kam njė ihzar, dhe dua tė ju shpie te mystendiku.
Profesori: - Ashtu? Dhe kujtojit se u-bėmė firar?
Kryetari i Xhandarėve: - Po, Zoti Profesor.
Profesori: - Ah mor t'uruar, ne ju muarmė pėr tė ēmendur dhe ikmė nga frika se mos na mbytni. Hajde tė shkojmė nė gjyq, se ne fajtorė s'jemi.
(Dhe zbriti me nxėnėsin).
Mb' udhė, vazhdoj bisedimi.
Profesori: - Nuk mė thoni, pse s'pėrdorni fjalet firar, mystendik, ihzar, mutthem, maznun, arzuhall, mazbata, dava, etj. - po kini ēpikur fjalė qė s'i mer vesh njeri?
Kryetari i Xhandarėve: - Di dhe unė, Zoti Profesor? Thonė se duhet qėruar gjuha nga fjalėt e huaja.
Profesori: - Duhet qėruar mė parė truri i palaēove qė e qelbnė gjuhėn. Fjalė tė huaja jane ato qė s'kanė zėnė rėnjė nė gjuhė. Ato qė i honepsi gjuha dhe hyjtin gjer nė kasolle tė malėsorit, ato fjalė u-nacionalizuan. E dini si i thonė gjykatėsit n'Espanjė? I thone kali, - "Alcade" - nga arabishtia elkadi. S'munt tė gjente tjatėr fjalė hispanishtia? Ē'gjė mė e lehtė? Nė gjuhėn hispanishte ka disa qindėra fjalė arabishte, mė tepėr fjalė administrative. Vallė Espanjollėt i mbajnė ato fjalė nga dashuria qė kanė pėr armiqt' e tyre Arabėr? Apo mos i mbajnė se ato fjalė hyjtin nė gjuhė dhe e quajne lajthim t'i hedhin? Turp, turp, djemt' e mij. Hiqni dorė. Ėshtė mėkat pėr gjuhėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:16 am

Anes liqenit

Nata po aferohet. Drita e dites tretet dale nga dale; e, mbi tjegullate shtepive, mbi drasat e rrugeve, mbi fletet e pemeve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojne, nje ngjyre manushaqie – nje ngjyre gushe pellumbi, si thone ne ca male t’ona, - shtrihet, e i mpshtjell. Mbasandaj, pake nga pake manushaqet cfletohen. Hijet behen me te dendura, me te zeza. Njeri mbas tjaterit, yjte cpojne qiellin, e pikelojne drite. Nata u aferua. Nata erdhi.

E kur aferohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te rri anes liqenit. S’eshte si liqeni i Ohrit, me ujera te kulluara si te nje rrekeje, si liqeni i Janines, qi shkelqen si nje fushe e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodres, det i vogel i rrahur tej e ketej me lundra te motshme sa Shkodra e ne ane te cilit gjallojne malesore te rrepte. Eshte nje liqen nuke m’i math se nje kopesht, ne mes te nje pylli te punuar, liqeni i ndyre e i bukur, - i ndyre e i bukur, - i ndyre se uja i qelbet, i bukur se pemet qe e rrethojne mvarin deget e tyre gjer mbi faqe te tij, edhe mbi faqe te tij hena ndrit e lot. Ne pushim te nates bretkosat kendojne. Here here, nje peshk, e nje tjater, shume pishq, tingillojne ujen. Uja perseri pushon, e fle. Po nje ere e ngadalte (oh shum’ e ngadalte!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:16 am

Helena e Trojes
Ne Troje, nga maja e nje kulle te larte
Helena e bardhe zgjat kryet dhe pergjon
Poshte nene muret luften qe lufton
Menella syzi me Parin flokearte..

Shikon buzeqeshur e me balle te qarte
zjarrin qe ka ndezur vete dhe enderron
e stolisur si diten qe hipi ne fron
Kur vajti nus'e re nga Amykla ne Sparte.

Dhe ne shesh Menella me Parin te terbuar
Goditen me sulm per te mundur a per te vdekur
Gjemojne duke cuar zerin ne qiell.

Gjaku u ka hyre faqe dhe duar
Kordhe me kordhe hekuri me hekur
Perpiqen, tringellojne, shkelqejne ne diell.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:16 am

Anadollaku nė mesalle
Ka ndenjur si nje ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf;
S`ka kohe te flase
Hedhe sa te pelcase:
Llop nje bakllava,
Llop nje hallva,
Llop nje revani,
Llop muhalebi.
Therret:-Hic jemedum!
- O burra, bre dudum!
Kerkon nje syltjac,
Porosit nje kulac,
Rremben nje bugace,
- Te rrembec nje kapace!
Te tere per nje darke,
Te tera ne nje barke!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e ze gjumi.
Neser kur te zgjohet
E, me "bismil-lah",
Prape pilaf
E prap hoshaf.
"Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!"
More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, te rente pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem ne nje kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurre mos del.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:16 am

Flamuri

Skenderbeu kur jetonte
Shqipėria lulėzonte.

Ishe e fortė, ish e zonjė
Kish nė flamur njė shqiponjė
Njė shiponjė me dy krerė
Ai lirisht hapej nė erė.

Kur armiku na vėrvitej
Flamuri i kombit ngrihej

Gjėmonin njė mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.

Derdhjin gjakun si tė marrė
Qė tė mbaheshin Shqipėtarė.

Derdhjin gjakun pa peshuar
Pėr flamunrin e bekuar.

Po trimat shkuan pėrjetė,
Shqipėria mbet e shkretė

Trimat shkuan edhe vanė
Kordhėt po ndryshken mėnjanė.

Kordhėt ndryshkėn e nė baltė
Na ra flamuri i naltė!

Na ra flamuri i naltė
Mbeti e u kalb nė baltė!

Sot kan dalė ca zuzarė
Qė ulėrtinė shqipėtarė,

Po kėtė emėr e lanė
U bashkuan me aganė

E punojnė nat’ e ditė
Qė tė mebtemi pa dritė,

O zuzar, o tradhėtorė
Ne na bėjtit shėrbėtorė,

Na e vuatlitė lirinė
E na shkeltė Shqipėrinė.

Rrėmbyet e po rrėmbeni
Gjith se ē’patmė e se ē’kemi!

Po mjaft! Koha ėsht afėr,
Kur tė ndizet luft’e ashpėr,

Lufta tri her’e bekuar
Qė na ka pėt tė shpėtuar,

Jo luftė kundrė Turqisė,
Jo kundrė mbretit Shqipėrisė,

Po luftė pėr ca zuzarė
Qė u lindnė shqipėtarė

E, armiq tė Shqipėrisė,
I fryjnė dritės sė lirisė,

S’na lėnė dhe ne tė tjerėt,
T’dalim nga gjum’i errėt,

Po ē’dėgjojnė ven’ e thonė,
E ē’shohin e tradhėtojnė

Eshtė turp prej kėsi krimbash
Tė mundohet njė komb trimash!

Ngrehuni, o shqipėtarė,
T’i shtypim kėta zuzarė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:17 am

Mrika

Sulltan Murati, me dyzet mijė kėmbės e me gjashtėdhjetė mijė kalorės, ra pėrpara Krujės mė 1448, edhe e bėri qark kryeqytetin. Skėnderbeu kish lėshuar nė Krujė kontin e Urenės, i cili, me gjithė thesarėt qė i premtoi sulltan Murati, qėndroi kundėr me trimėri tė madhe. Shqiptarėt, sipėr nga muret qė rrethonin Krujėn, rrėkėllenin mi krerėt e turqve shpella, zjarr e vaj pėrvėlimtar. Nga tjatėr anė, Skėnderberu, me tetėmbėdhjetė mijė njerėz vetėm, derdhej pėrsėjashti me ushtrinė armiqeshė, e nė luftėra tė nxehta, priste truq me qindra, edhe hiqej duke rrėmbyer flamurė e plaēka. Njė ditė, turqit ngrehin shkallė pėrmbi muret, qė tė binin me tė pabesė nė qytet; Skėnderbeu, nė ballė tė shqiptarėvet edhe me pallė nė dorė, u lėshua kundėr armikut me njė hov aq tė tutshėm, sa turqit iknė e u pėrhapnė nė tė katėr anėt e fushės, shqiptarėt, pastaj, hyjtin nė qytet tė Krujės. Po njė frikė e madhe i drodhi tė gjithė, kur panė se Skėnderbeu s’ish midis tyre...
Nata po binte dalngadalė, e, nė fund tė qiellit, porsi virgjinesha tė bardha, yjtė ėndėrronin me trishtim. Konti I Urenės, sa gatitej bashkė me parėsinė pėr tė dalė me kėrkuar Skėnderbenė, - Mrika, ēupė gjashtėmbėdhjetė vjetsh, mė e bukura, mė e shkėlqyera, mė trimėresha e Krujės, kish hapur njė kali tė zi, e hidhej pėrpara te deti i natės.

Nė mes tė fushės u pėrpoq me njė kalorės. Njeriu i Azisė hėngėlliti nga gazi, kur gjysmė pa – nėpėr rrezat e yjve – leshrat e Mrikės qė derdheshin gjer nė vithet e kalit:
- Allahu mė paska dėrguar pėr sonte njė jastėk tė butė!
-Dheu ėshtė jastėk mė i butė! – tha Mrika, e, me njė tė hequr palle, i vėrtiti kokėn. Kali u ngul nė errėsirė, e trupi i ushtėtarit u pla mbi tokė. Mrika zbriti e, duke thėnė “Perėndia i ndjeftė!”, i lėrojti me majė tė pallės njė kryq nė kraharuar, pastaj u vėrvit prapė mi kalė e u sul pėrpara.
-Ah, ē’ėndėrr nėn yjtė e qetė, kjo vashėz e bukur qė vente mi njė kalė tė rreptė pėr tė gjetur trimin!...
Me njė hop, Mrika zhveshi pallėn, se Skėnderbenė tė rrethuar prej njė tubė turqsh-e pa qė po lėftonte. Trimit i sih copėtuar palla mi krerėt armiq, e, duke marrė pallėn e Mrikės, i preu kundrėqėndrimtarėt. Po njė prej kėtyreve, para rėnė, kish mund tė plagosė nė kraharuar Mrikėn.
Skėnderbeu i hiüi kalit edhe e mori trimoshen e Krujės nė pėqi. Si dragua, kali fluturonte nėpėr fushė. Kur iu qasnė mureve tė qytetit, Mrika ish e vdekur, - por e bukur, e qetė, me njė nėnqeshje nė buzė, si nė gjumė, aq e lumtur kish qenė qė vdiste pranė Skėnderbeut!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:17 am

Mėsime mbi shqipen e re

I

Zoti Hekur,
Ju njoftoj se rekllamasioni juaj nuk u muar nė konsiderasion.
Zgjebua, prfekt, d.v.


II

Zoti Prefekt,
E kėndova kartėn tuaj, ku mė bėni tė njohur se ankimi im nuk u muar nė sy. Po mė vjen keq qė nuk shtuat edhe arsyet pėr tė cilat nuk u dėgjua kėrkimi im.
Hekuri, d.v.


III

Zoti Hekur,
Nukė jam oblizhé tė ju reveloj motifet enterne qė e desiduan administrasionin tė refyzojė rekllamasionin tuaj.
Ballafaqimi rrjedh vetvetiu nga elementet.
Zgjebua, prefekt, d.v.



IV

Zoti Prefekt,
Nuk ju jam lutur tė mė zbuloni tė fshehtat e shtetit. Po mė duket se, kur hidhet poshtė njė qarje, kam tė drejtėn tė pyes pėrse.
Elementat rrjedhin vetvetiu nga ballafaqimi.
Hekuri, d.v.


V

Zoti Hekur,
Nė paēi lodas tė mė shkruani pėrsėri njė letre ensollave si atė tė fundit, nosolman nuk do t’ju pėrgjigjem, po do tė marr demėzyr regretabl.
Zgjebua, prefekt, d.v.


VI

Mosieur le prefect,
Il y a evidemment un malentendu. J’ai plus profond respect pour les autorities, e t je crois n’avoir fait preuve envers elles ni d’audace ni d’insolence. Je voudrai simplement demande les motifs pour lesquelles ma reclamation n’a pas été prise en consideration.
Hekuri, m.p.


VII

Zoti Hekur,
Do t’ju bėj rėmarke se lalangofisiel e Shqipėrisė ėshtė shqipja. Parkonsekan letra jauj e fundit nuk ėshtė amisibl se ėshtė redizhé nė njė gjuhė tė huaj.
Zgjebua, prefekt, d.v.


VIII

Zoti Prefekt,

Nuk kuptoj si mund tė quhet e huaj frėngjishtja, kur ėshtė pranuar si ortake gjysmė pėr gjysmė me shqipen. Ortakėsia ėshtė gjė shumė e mirė nė tregti: po nė shesh tė gjuhėsisė pema e ortakėrisė ėshtė njė doē. Mė tė shumtėt nėpunės tė Shqipėrise sot s’dinė as shqip as frėngjisht; po meqė duket sheshit se frėngjishtja u pėlqen mė tepėr se shqipja, do ta nxėnė kohė frėngjishten, nė qoftė se kjo bėhet gjuha zyrtare e vendit. Nė tė dy mijė vjetėt e fundit, mė parė latinishtja, pastaj greqishtja mė nė fund turqishtja, kanė qenė gjhuėt zyrtare tė Shqipėrisė. Pse tė mos kenė pėrsėri si gjuhė zyrtare njė gjuhė tė huaj, po kėtė herė tė zgjedhur lirisht nga ne vetė? Sikur tė kasnecohej frėngjishtja si gjuha zyrtare e vendit, do tė kishim dy fitime: do tė pėrdornim nė punė tė Guvernės njė gjuhė tė bukur, dhe pak a shumė tė pėrbotshme; edhe do t’i lejim popullit lirinė tė flasė gjuhėn e tij tė pavėrlasur.
Hekuri, d.v.



IX

I paditur A.B.C. Hekuri urdhėrohet formelman tė dalė pėrpara tribynalit, tė hėnėn qė vjen, purrepondr disa aqyzasioneve kundrė lasyrėte tė shtetit, tė bėra nga zoti prefekt Zgjebo.
Inajetullahu, komisar i policisė, d.v.


X

Desizion i Tribynalit:

Unė, zhyzhi i Ubjedullahut, u silloisa kėtej, u silloisa andej, edhe desidova se i pandehuri A.B.C. Hekuri, i cili, si nga letrat odasioze, ensollane, dhe in admisible, qė i dėrgoi Zotit prefekt Zgjebo, ashtu edhe nga reponset qė i bėri tribynalit, u revelua trathtor, bolshevik, ankelan alasedision, sanmoral dhe sanpatri tė bėhet kondanė nė dhjetė vjet burg otravo forsé.
(kėtu vula)
I “pandehuri”, i “padituri”, i dėnuari Hekur tani thyen gurė nė udhė tė re tė Tomorit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:18 am

I urti i malit

Tre miq, tė quajtur Rėmbi, Gjėmbi dhe Shkėmbi, mbarojin sė ngrėni. Plloska me verė shkoi nga duar nė duar. Rėmbi nisi tė dredhė cingare, Gjėmbi mori lahutėn, Shkėmbi ia nisi kėngės.
Pastaj folėn. Pėr ēka mund tė flasin tre miq, kur janė tė rinj e kur mblidhen bashkė? Pėr qėllimet, pėr shpresat e tyre. Rėmbi, qė shumė kohė e kish ndėr mend tė dilte nė vise tė huaja pėr fat, Gjėmbi donte tė merrte udhėn e Stambolli pėr tė zėnė punė. Shkėmbit zemra i thosh ta shkojė jetėn e tija nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive tė veta. Ē’tė mira, ē’tė liga e prisjin sicilndo nė udhė tė jetės? Ē’gėzim, ē’trishtime fshihte nė gji tė vet koha pėr tė ardhur? Tė tre miqve u vate mendja tek i Urti i Malit. Dhe Rėmbi, duke ndezur njė cingare tė re: “Pse, tha, s’vemi tė pyesim magjistarin e madh, tė na shfaqė fatin tonė?”
I Urti i Malit rrinte nė mes tė njė pylli; njė vrimė shpelle ish shtėpia e tij. Magjistari me famė s’kish shok pėr tė kėnduar nė kohė pėr tė ardhur, dhe dija e tij qaste njerėz nga gjithė anėt e Shqipėrisė.

Kur vanė tė tre miqtė nė shpellė, dolli t’i presė njė plak i ēuditshėm: tripėllėmbėsh i gjatė, njė hundė sa njė opingė i ndante tunrinjtė nė dy, dhe njė mjekėr e bardhė porsi bora i briste gjer nė dhe e i binte nėpėr kėmbėt; njė rrobe e ngjyrė hiri i mbulonte trupin, dhe, nė vend tė brezit, njė gjarpėr i shtrėngonte mesin, gjithė jeta e kėtij njeriu ishė nė sy tė tija, dy pishė tė ndezira.
I urti i Malit – se ai ish – ua preu fjalän tė tre miqve qė deshėn t’i thonė pse erdhėn: - “E dij pse erdhtė. Hyni””
Hyjtin nė njė odė tė skalisur nė gur, e tė ndritur prej shtatė shandanesh. Shtatė misurė tė gjelbėr ishin duke zier nė mes tė odės.
Magjistari mori njė stap tė verdhė: tė shtatė qirinjtė u shuan njėri pas tjatrit, dhe misurėt pushuan sė zieri. Ahere plaku ra me stap tri herė, e, nė fund tė odės, si nė njė teatėr kur hapet perdja, u hap njė qytet i bukur.

Njė qytet i bukur me pallate tė larta, me rrugė tė gjera, ku vejin e vinin karroca tė ndritshme, kuaj tė lehtė, zonja me rroba tė hijshme, njerėz tė gėzuar a tė ndrojtur, tė nxituar a tė ngadalshėm. Dhe pastaj karroca tė tjera e kuaj tė tjerė, e automobila, e botė nė tė gjitha anėt.
“Si e vini re”, tha plaku, duhet njė zakon i madh pėr tė ecur nėpėr kėto rrugė pa qenė i shkelur njeriu. Njė fshatar i ardhur qė pak kohė nga katundi i tij ėshtė nė rrezik tė shtypet nė ditė tė para. Tani, rruga kėtu ėshtė pasqyra e jetės: jeta, shoqėria, janė aqė tė koklavitura nė kėto vise, aq tė ngatrruara e tė errėta, sa duhet njė mjeshtri e madhe pėr tė ecur, dhe kush s’ėshtė i mėsuar me kėto zakone, shpejt shtypet. Mos kujtoni se tregtia, punėt etj, bėhen nė ato vise me atė mėnyrė tė kulluar qė bėhen nė Shqipėri! Jo” Aty, tregtia ėshtė njė shkencė, punėt janė njė sėrė luftash tė ashpra e tė pamėshirshme. Qė tė fitosh me tė vėrtetė, duhet me njė mėnyrė tė jesh njė dijetar e njė ushtar bashkė. Jeta, aty ėshtė njė luftė, thashė . dhe nė luftė, o djem, ka mundės, vėrtetė, po ka dhe shumė tė plagosur e tė vrarė.
Plaku i ra prapė tri herė stapit tė verdhė, dhe nė vend tė qytetit tė largmė, dolli njė qytet anės detit, me shtėpi prej druri, me minare shumė, e me mijra qen rrugėve. E njohėn Stambollin. Plaku shtroi pėrpara syve tė miqve punėt, me ē’dredhira me ē’ė unjura, e, shumė herė, me ē’poshtėrsira. “Kėtu, tha prapė plaku, jeta s’ėshtė njė luftė, por njė lodėr”...

“Sa pėr ty qė kėrkon ta shkosh jetėn tėnde nė mes tė arave, tė vredhtave e tė bagėtive” tha i Urti i Malit, “si lum ti!” se nė qoftė se breshri a vapa a kėlbaza, tė prishin drithin a tė pakėsojnė bagėtinė, ajo prishje e ai pakėsim s’do jenė tė rrėnjshme, dhe as kėlbaza, as vapa, as breshėri s’mund tė vihen mė njė me ligėsinė e njerėzve.”
Rėmbi, Gjėmbi edhe Shkėmbi, si u pėrshėndoshėn me tė Urtin e Malit duallėn nga shpella e, mejtuar, muarėn udhėn e katundit.

Misur-i – enė dheu qė pėrdoret pėr tė zier gjellėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:18 am

Ēipi i palaēove

“Avropa” dhe “Evropi” janė bisedimet e ditės dhe tė orės nė Shqipėri. Po Evropa s’pėrfillet aspak. Ē’ėshtė “Avropa” ose “Evropi”? Pas besimit tė shqiptarėve, ėshtė njė vend i ēuditshėm, larg nga Shqipėria. Qė Shqipėria ėshtė edhe ajo njė pjesė e “Avropės” ose “Evropit” – asnjė shqiptari nuk ia qas mendja. Njė njeri niset nga Vlora tė vejė matanė tė kanalit, fjala vjen nė Pidochisull – Adriatico, dhe miqtė e tij thonė: “Shkoi nė Avropė” ose shkoi nė Evropi”. Pėr tė zbuluar pėrsenė e errėt tė kėtij mendimi, u bėra njė pyetje katėr njerėzve mė tė kuptuar qė ka Shqipėria dhe mė patundėrisht tė sigurt nga vetja e tyre.

Selim Qeroz-Fodulli mė pėrgjigjet:
“Efendėm, ēdo vend ku populli mban shapkė dhe ku s’ka bėrė hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, ėshtė Avropė”.
Napoleoni i Gjirizave mė thotė: “Tradhtor, tallesh me mėmėdhetarėt! Ti e di shumė mirė ku ėshtė Avropa, dhe nė ke harruar, tė ta pėrmend unė: Avropa njihet tėrė ai vend ku venė kapella, ku ka makina shumė, ku burrat s’kanė trimėrinė tonė dhe ku gratė s’janė tė ndershme.”
O Anaksagoras Uliksi mė shkruan: “En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu pnevmatos, amin.” Ne orthodhoksėt besojmė se, atje ku mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari ynė i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi ėshtė tėrė ai vend ku urdhėron Pap dhe kisha latine me protestantėt dhe mesonėt dhe ku shkon i lajthitur, i cili shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditė hakė Perėndisė. Po mė duket, zot, se tallesh, tutesti peripezis. Prosohin, se nė Amerikė kemi ton Papa laga Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s’prt veē se njė shenjė pėr tė nisur nga zanati i tij, Lipon, prosohin!”
Gazi Punikua hedh nga goja jargė, njė erė tė qelbur dhe kėto fjalė: “Avropa ėshtė vendi ku s’hanė mish tė mbajtur nė akull, pasta dhe shumė gjėra tė tjera, qė ne, aziatikėt e ndershėm, nuk i pėrfillim. Mesela, pinė verėra tė gėnjeshtra tė Francės, qė s’kanė aspak erė rrushi. Nėm verė tė Negozhdit qė ndjehet njė orė lart! Nėm raki! Nėm bozė! Atje ku s’i gjen kėto, atje ėshtė Avropė.”
Dhe me tė mbyllur kėto bileta, gjej nė tryezė njė kėngėzė qė kisha shkruar pak javė mė parė nė mes dy shakave me ca “Vatrane”. Kėngėza e ka titullin Avropa, Evropi – dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp pėr tė zbavitur kėndonjėsit njė minutė:


Lot “Avropa”, me “Evropin”
Njėra-tjetrės i hedh topin
Edhe Evropa bėn sehir.
Njė tė shtėn’Avropa topit:
Nėpėr dor’i shkoi “Evropit”.
Dhe evropa bėn sehir.


Pyet “Avropa”: Ē’u bė topi?
-E ke ti! – i thot’Evropi.
Dhe Evropa bėn sehir.

Hop! “Avropa” me “Evropin”
Zihen, goditen pėr topin.
Dhe Evropa bėn sehir.

Bam “Avropa”, bam “Evropi”!
Ulėrijnė: Ku ishte topi?
Evropa s’bėn sehir –

Po mbledh dhe nė xhep vė topin
Dhe pastaj na rrėmben shkopin,
Dhe as qesh, as do sehir!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:18 am

Ai qė ėshtė gati tė vdesė pėr Shqipėrinė

Ndėr turinjtė mė tė dendur tė Shqipėrisė, duhet vėnė re ai qė ėshtė “gati tė vesė pėr kombin”.
U kapa me fjalė njė ditė, me njė njeri kėsaj cipe, e ja shkurtimi i tė folurit tonė:
Unė - Kur je gati pėr tė vdekur pėr atdhenė, ē’pret?
Ai – S’erdhi koha.
Unė - Mos prit luftėn e madhe. Qė tė nxehėsh zemrat, qė ta afrosh ditėn e mirė, qite pallėn, hidhu bėj njė trimėri tė shkėlqyer pėr atdhenė tė ēuditen bota e tė ēuditemi tė gjithė.
Ai – S’erdhi koha.
Unė - Sille, nė mos erdhi”
Ai – Pa mė thua, pse s’vete tė vritesh mė parė ti qė qenke mė trim? A po s’erdhi as pėr ty koha?
Unė - S’erdhi, e, pėr mua, s’do tė vijė kurrė. E sheh unė s’rrenj. S’jam trim unė. A shkrova, a thashė kurrė se do tė nisem pėr luftė? Jo! Se nuk ėshtė puna ime. S’jam njeri i luftės. Palla ime ėshtė penda, atė pallė tė dobėt kam, me atė pėrpiqem t’i shėrbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti qė leve trim, bėje fora njė herė jataganin pėr nder tė Shqipėrisė.
Ai – S’erdhi koha. Sot pėr sot sado trimėrira tė bėhen do tė venė kot.
Unė - Asgjė s’vete kot. Trimėria qė duket mė e panevojshme, po tė bėhet me mendje qė t’i shėrbejė atdheut, kot nuk vete. Ja njė punė e mirė: Nė do, ngjitu nė Tour Eiffel (Kullė e Parisit) e hidhu poshtė, tė thyhesh nė njė qind copė. Mė par, shkruaj kėtė biletė e vėre nė taskė: “Vras vetem pėr tė provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Pėr fare gjė e vrava veten. Le tė kuptojė tani Evropa, me anė tė gazetave, se ē’mund tė bėjė shqiptari. Kur tė jetė nevoja tė vritet, jo pėr fare gjė, po pėr Atdhenė.”
Ai – Talle me mua.
Unė - Nuk tallem me ty. Nė mos do tė vrash veten, megjithėse je gati pėr tė vdekur, ēap nė Shkodėr, nė Gjakovė, nė Berat a nė Gjirokastėr, e, nė mes tė pazarit, thirr si tellalli tė drejtat e Shqipėrisė. Ja njė punė e mirė. Ē’do t’tė bėjnė mė tė ligė se tė tė vrasin, punė pėrė tė cilėn ti thua se je gati.
Ai – Fjalė, fjalė, s’erdhi koha, baba!
Unė - Nė mos erdhi koha pėr tė vdekur, djalė, erdhi njė kohė tjetėr: erdhi koha tė ngrihesh e ta kapėrcesh me vrap pragun e derės sime, se mjaft mė ēave kokėn!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:18 am

Ai qė ėshtė i qytetėruar

E njihni tė gjithė atė qė “ka parė botė”, qė ėshtė i qytetėruar. Ēdo qytet i Shqipėrisė e ēdo katund sadomos i madh ka tė tijėn. “Njeriu qė ėshtė i qytetėruar” i lag pėrditė me vaj leshrat, vishet me “tė ngushta” (ca pak tė idikura), mban njė stap tė lehtė nė dorė - e shikon sipėr-poshtė gjithė botėn. Vajzat ēuditen, pleqtė shkėndallėzohen, djelmtė i bien prapa, duke thirrur e duke vėrshėllyer a duke i hedhur gurė, - mjeshtri i shkollės i qaset tė lidhė fjalė. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njėra me tjatrėn! – “Si vete sot? – Si vini?, - thonė nė Evropė! Vėrtet, ju kėrkoni ndjesė! – Si vini, si shkoni? Si kurdoherė, mė pėlcet zemra. Ku rrohet nė kėtė vend, me kėta njerėz qė s’dinė tė vishen, tė hanė, tė flasin! Ah, Evropa e shkretė! Kur isha nė Evropė...” Kur ish nė Evropė, ish si peshku nė ujė. Gjithė shijen, gjithė hollėsinė e shoqėrisė sė qytetėruar i ka thėthitur. I ka parė tė gjitha sa janė pėr tė parė e ca tė tjera, i njeh tė gjithė. Ka folur, ka lidhur miqėsi me fytyrat e njohura tė Evropės sė tėrė.
Po ku ka lindur, nė pyeē, ky njeri aq i hollė e aq i ēuditshėm? Pa dyshim, do tė jetė rritur nė “Rue de la Paix” tė Parisit, nė “Strand” tė Londonit a nė “Grahen, tė Vjenės”. Mos kėrko aqė larg...Ka parė ditėn nė Dardhė, nė Mollė, a nė breg tė Pulės. Eshtė rritur nė mes tė bajgave tė gomarit a tė kakardhisė sė deles.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:19 am

Malli i atdheut (proze)

Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet.

Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:19 am

Doktor Gjilpėra


Vepra mė e rėndėsishme letrare e Konicės ėshtė padyshim proza e gjatė satirike "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit". Ndonėse e pakryer, ajo pėrfaqėson tiparet mė karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar nė pėrmasa tė gjera.
"Doktor Gjipėra" u shkrua dhe u botua nė gazetėn "Dielli" nė vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe nė gjirin e shoqėrisė shqiptare zhvillohej njė luftė e ashpėr politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formės sė regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetėror, emancipimi kulturor kombėtar etj. Vepra e Konicės ėshtė pjellė e kėsaj kthese socialhistorike qė sapo niste nė jetėn e popullit tonė. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarėve amerikanė nė Mamuras, qė organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vėshtronte si njė rast tė veēuar, po si njė ngjarje me kuptim tė gjerė shoqėror, ku mplekseshin interesa e synime tė qarqeve tė caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohės. Kjo ngjarje do tė zgjonte idealet liridashėse dhe iluministe tė shkrimtarit dhe do ta frymėzonte krijimin e njė vepre, qė do tė hidhte dritė dhe do tė pėrgjithėsonte realitetin shqiptar bashkėkohor.
Heroi i veprės ėshtė Doktor Gjilpėra, njė intelektual i ri shqiptar qė kryen studimet pėr mjekėsi nė Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativės: tė qėndronte jashtė, ku e priste njė karrierė plot prespektivė apo tė kthehej nė atdhe e tė ndihmonte nė mėkėmbjen e tj, veēanėrisht nė pėrmirėsimin e shėndetit tė popullit. Ai vendos tė kthehet nė Shqipėri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijėn e jetės sė heroit do ta pėrshkruajė atė nė dy etapat kryesore: koha e qėndrimit jashtė atdheut dhe koha e ardhjes nė Shqipėri. Nė qoftė se etapa e parė ėshtė njohja me doktor Gjipėrėn, etapa e dytė, qė pėrbėn trungun e veprės ėshtė pjesa mė e rėndėsishme, qė bart dhe mishėron idetė e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut ėshtė dhėnė nė plan pėrshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje tė ndryshme shpirtėrore, qė nxjerrin nė pah natyrėn, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai ėshtė nė radhė tė parė, atdhetar i bindur, njeri me kulturė tė gjerė, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmėri. Janė kėto cilėsi, qė e bėjnė atė tė kthehet nė atdhe.
Kthimi nė Shqipėri e ve doktor Gjilpėrėn pėrballė njė realiteti tronditės dhe shtron para tij probleme qė pėrfshijnė pamje tė ndryshme tė jetės shqiptare. Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai njihet me gjendjen e mjeruar tė popullit, me padrejtėsitė qė bėhen nė kurriz tė tij, me aparatin shtetėror, ku mbizotėrojnė arbitrariteti, drama, intrigat, me nėpunės injorantė e anadollakė. Nė kėtė shtet tragjiko-komik, opozitėn e pėrbėjnė njerėz qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e nė vepėr e zėnė raportet qė vendos doktor Gjėlpėra me kategori tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, me pėrfaqėsuesit e tyre mė tipikė. Nė kėto marrdhėnie zbulimi social-psikologjik qė bėn autori, ėshtė i ndėrsjelltė, nga njė anė pėrvijohet gjithnjė e mė qartė karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjėlpėrės, ideali i njė njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i njė njeriu tė emancipuar, ndėrsa nga ana tjetėr, vizatohen figura tė ndryshme tė qarqeve zyrtare tė parisė tė rretheve intelektuale. Veēanėrisht figura e doktor Gjėlpėrės del mjaft e qartė pėrballė dy kolegėve tė tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallės. Mė shumė, se nė rethana pune, ata i njohim nė biseda e debate, si tipa shoqėrorė tė kundėrt me heroin, me koncepte dhe praktika tė ndryshme mjekėsore. Ndėrsa doktor Gjėlpėra ėshtė njeriu i mjekėsisė moderne, partizan i natyrės, i helioterapisė (dielli, uji, ajri) qė mendon se natyra ėshtė mjeku i parė i njeriut, dy mjekėt e tjerė paraqiten anakronikė, janė mishėrim i dogmės mjeksore tė shkėputur nha jeta e parimet e shkencės. Bota e vjetėr nė kėtė vepėr pėrbėhet jo vetėm nga dy mjekė, por dhe nga figura tė tjera negative. I tillė ėshtė ministri Salemboza, pėrfaqėsues tipik i forcave tė prapambetura e antikombėtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathėt. Kurse mjedisi dhe mendėsia orientale e parisė sė kryeqytetit gjejnė shprehjen e tyre nė figurat e agallarėve tiranas siē janė Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Nė atmosferėn e zymtė tė jetės shqiptare tė kohės autori ndesh dhe njerėz tė mirė, tė dalė nga populli, qė ngjallin simpati e nderim. Mbeten tė paharruara nė mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganės, Arifeja, Ali Bibi. Megjithė njė lloj skepticizmi qė ndihet nė paraqitjen e tyre, ata dalin nė njė dritė tė ngrohtė, me vlera tė vėrteta njerėzore, me bukuri e pastėrti shpirtėrore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit ėshtė se populli, duke qenė i paditur dhe i papėrpunuar, ka nėvojė tė stėrvisė shpirtin dhe mendjen.
"Doktor Gjėlpėra" ėshtė njė vepėr e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rėndė shqiptar, mendėsitė e anakronike e jetėn e prapambetur, autori u kundėrvihet atyre, i tall dhe i godet pa mėshirė. Qėndrimi ideoemocional mohues bėn qė nė faqet e veprės tė ndihet qesėndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishėrohen me forcė artistike nė skena dhe personazhe, nė situata dhe portrete tepėr tė goditura. Pėrdorimi mjeshtėror i detajit, plasticiteti i gjuhės, ngjyrimet qė merr fjala, e bėjnė satirėn e Konicės, origjinale e tė natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtė shoqėrore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqėrore dhe notat e fuqishme satirike e bėjnė "Doktor Gjėlpėrėn" njė vepėr me tipare tė shquara realiste. Konica sjell kėshtu njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pasurimin dhe forcimin e realizmit nė letėrsinė shqiptare.
Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra ėshtė e papėrfunduar, janė hedhur linjat kryesore dhe ėshtė pėrcaktuar edhe thelbi i figurės sė heroit. Mund tė themi se ajo pėrbėn hyrjen e njė romani qė Konica pėr arsye tė ndryshme nuk e ēoi deri nė fund. Vepra ėshtė e pasur me lėndė jetėsore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje tė shumta. Kėto kanė sjellė ngathėsimin e aksioneve dhe njėfarė proleksiteti.
Te "Doktor Gjėlpėra" Konica provon edhe njėherė atė qė ka thėnė Noli pėr tė se ai ėshtė krijues i prozės moderne shqiptare. Kjo duket si nė konceptimin e veprės edhe nė mjeshtėrinė e rrallė, tė pėrdorimit tė gjuhės. Gjuha e Konicės ėshtė e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndėrtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Nė prozėn e gjatė ajo shėrben pėr individualizimin dhe zbulimin e karaktereve tė personazheve.
F.Konica ėshtė njė nga stilistėt e rrallė tė gjuhės shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit tė fjalės, tė lakonizimit tė saj, duke synuar hijeshinė, saktėsinė, thjeshtėsinė dhe elegancėn.
Ndikimi i personalitetit tė Konicės si artist dhe erudit ėshtė i ndjeshėm nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Faik Konica   Wed Sep 17, 2008 12:19 am

Katėr Pėrralla nga Zullulandi


Faik Konica u mor edhe me tregime, prej tė cilėve vlen tė pėrmendet cikli "Katėr pėrralla nga Zullulandi". Tema qė ai trajton nė tė, ėshtė origjinale me njė subjekt disi tė veēantė dhėnė nė njė plan, kryesisht satirik. Ngjarjet dhe personazhet e ēojnė lexuesin nė Afrikė, por disa nga problemet dhe shqetėsimet nuk janė tė huaja pėr shoqėrinė shqiptare tė kohės. Ai tregon pėr Zullutė, pėr njė popull tė prapambetur tė Afrikės, tė shtypur nga kolonizatorėt e huaj, qė ndodhet nė njė nga udhėkryqet e historisė sė tij. Bijt e tij mė tė mirė aspirojnė e pėrpiqen pėr njė jetė tė lirė dhe shtet tė pavarur. Por rruga drejt lirisė sė vėrtetė nuk ėshtė aq e lehtė, aq mė tepėr pėr popullin e Zullulandit qė, ndonėse plot energji dhe kulturė origjinale, nuk e ka fituar plotėsisht ndėrgjegjjen kombėtare. Ai ėshtė nė kėrkim tė udhėheqėsve tė vet, qė do t'i prijnė nė luftė, dhe kjo pėrbėn boshtin e veprės. Lėvizja e zulluve ka nxjerrė dy udhėheqės tė mundshėm, tė cilėt qėndrojnė nė pozita krejt, tė kundėrta. Deni-Zulla-Sepia dhe Plugu. I pari ėshtė njė politikan aventurier, mashtrues e demagog, pėrfaqėsues i interesave tė ngushta tė tribuve, qė bėn lojėn e tė huajve dhe pėrpiqet pėr njė lėvizje tė ngushtė mbi baza fisnore qė e mban popullin nė skllavėri. I dyti Plugu ėshtė udhėheqėsi i vėrtetė i popullit; qė pa bujė, me njė menēuri tė heshtur synon e punon tė krijojė njė lėvizje tė vėrtetė kombėtare nė Zulluland. Ai pėrpiqet t'i kthejė "zullutė nga njė turmė e pėrgjakur nė njė komb me dinjitet dhe atdheun nė njė vend tė bashkuar, tė lirė, tė qytetėruar e me nder". Vetė emri Plug i heroit tė veprės ėshtė kuptimplotė, pėrderisa kėrkon e lufton tė plugojė mendjen e popullit tė paditur, tė zgjojė e ta drejtojė atė nė rrugėė tė mbarė. Mirėpo njerėzit e vendit tė tij nuk e kuptojnė, nuk e besojnė, madje e fyejnė dhe e kėrcėnojnė, janė gati ta ndėshkojnė. Autori vė nė dukje dramėn e kėtij idealisti tė pastėr dhe besnikėrinė e tij ndaj ineresave tė atdheut. Skenat masive, debatet nė kuvendet e krerėve, manifestmet plot zhurmė e bujė tė turmave theksojnė pozitėn dhe gjendjen e rėndė shpirtėrore tė Plugut. Konica si njohės i historisė sė popujve dhe psikologjisė sė njerėzve ka kapur me mprehtėsi dhe e ka kthyxer nė objekt trajtimi artistik njė dukuri historiko-sociale: ekzistencėn e turmės si njė masė e pavetėdijshme e zhveshur nga aspirata kombėtare, e pushtuar nga instikte shkatėrruese. Njė masė e tillė, nė jetėn e popujve tė pazhvilluar siē paraqiten zullutė, bėhet lehtė pre dhe viktimė e demagogėve dhe sharlatanėve politikė, e njerėzve si Sepia qė i shfrytėzon pėr qėllime tė mbrapshta. Turma e ndėrsyer, pėrshkruhet nga shkrimtari nėpėrmjet situatave tragjikomike, qė arrijnė kulmin, kur Plugu tregon tė vėrtetėn dhe masa ngrihet kundėr tij. Tregimi mbyllet me njė mendim skeptik, kur Plugu, i dėshpėruar, pohon: Desha tė lėroj shkėmbin. Dhe prej kėtij ēasti ai braktis atdheun dhe merr rugėn e mėrgimit.
Mesazhi i veprės ėshtė ky: tė punohet pėr ta ngritur popullin, pėr ta ndėrgjegjėsuar, pėr ta pluguar mendjen dhe vetėdijen e tij, nė mėnyrė qė tė dallojė tė vėrtetėn nga gėnjeshtra, tė mirėn nga e keqja. Nė kėtė vėshtrim, rol tė veēantė i jepet punės, si faktor zhvillimi dhe emancipimi nė jetėn e njeriut dhe tė shoqėrisė.
"Katėr pėrralla nga Zullulandi" ėshtė njė vepėr me vlera tė spikatuara ideoartistike. Falė mjeshtėrisė narrative dhe sensit tė masės autori arrin tė krijojė atmosferėn e jetės politike, tė zbulojė mekanizmin e luftės qė zhvillohet, tė japė patosin e saj, veēanėrisht tė vizatojė me penelata tė sigurta figurat e udhėheqėsve dhe tė turmės. Nga ana tjetėr, tė derdhė humorin e tij tė hidhur, tė stigmatizojė hidhur tė keqen me satirė dhe sarkazmė, tė rrėfejė e tė pėrshkruajė me njė gjuhė tė shkathėt karakterizuese dhe lakonike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Faik Konica   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Faik Konica
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faik Konica: Nuk jam unė - Nga Aurel Plasari
» Faik Konica:Skenderbeu kur jetonte Shqipėria lulėzonte
» Faik Krasniqi: Kohet e vjetra
» Promovohet njė libėr i ri pėr Faik Konicėn
» Faik Krasniqi: Protokolli Eulex-Serbi, tanime pune e kryer,por si duhet te reagohet ndaj ketij Protokolli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: