ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 DISKURSI IDEOLOGJIK NĖ POEZINĖ SHQIPE TĖ GJYSMĖS SĖ DYTĖ TĖ SHEKULLIT XX

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: DISKURSI IDEOLOGJIK NĖ POEZINĖ SHQIPE TĖ GJYSMĖS SĖ DYTĖ TĖ SHEKULLIT XX   Wed Sep 17, 2008 12:39 am

DISKURSI IDEOLOGJIK NĖ POEZINĖ SHQIPE TĖ GJYSMĖS SĖ DYTĖ TĖ SHEKULLIT XX


Gjėma qė iu pėrgatit poezisė shqipe tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, nė fillim u shfaq nė formė tė kėngės. Kėngėt partizane, tė cilat mė tė shumtėn kishin pėr autorė edhe poetė qė i ishin bashkuar rezistencės antifashiste, paraqesin bėrthamėn e realizmit socialist, qė do tė inaugurohej mė vonė si doktrinė zyrtare dhe qė do tė pėrpiqej tė realizonte njė diskontinuitet sa mė tė fortė ndėrmjet vetes dhe traditės poetike shqipe dhe njė izolim tė letėrsisė shqipe nga rrjedhat e tjera letrare nė botė.



Meqė ishin intonim i njė kauze ēlirimtare, e cila doli fitimtare nė fund tė luftės, kėngėt partizane u ngulitėn me efekte psikologjike dhe propagandistike nė receptimin masiv tė publikut, duke thyer refuzimin e natyrshėm tė pjesės kritike tė publikut ndaj diskursit ideologjik qė po e atakonte traditėn dhe shijet e saj.Tekstet e kėngėve partizane tė shkruara nga Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kolė Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, e madje edhe Mehmet Shehu e Shefqet Peēi1, e filluan procesin e ndryshimit tė funksionit estetik tė tekstit dhe e promovuan atė si funksion ekskluzivisht ideologjik. Natyrisht, thyerja e rezistencės ndaj kėtij funksioni tė ri tė poezisė, u shoqėrua edhe me kanosje pėr thyerjes kafkash tė atyre qė tregonin mė shumė vendosmėri nė refuzimin e diskontinuitetit artistik dhe tė izolimit qė po promovohej zhurmėshėm dhe dhunshėm.



Kėtu nuk do tė bėjmė historinė e kėtij procesi. Kėtu vetėm do tė identifikojmė disa manifestime konkrete poetike tė krijuara me synimin qė tė dominonte diskursi ideologjik, e qė mund tė konsiderohen si pėrftesa legjitimuese tė krejt doktrinės.



Sa pėr ilustrimin fillestar, po kujtojmė kėtu se poezia e Ismail Kadaresė, “Shpjegim pėr librat Besianės sė vogėl”ėshtė potuajse e papėrsėritshme pėrnga plasimi me efektivitet nė “tabelėn e mundėsive letrare”2 qė ofron doktrina e realizmit socialist.



Poezia “Shpjegim pėr librat Besianės sė vogėl”, spikatė njė opozicion interesant sa u takon mėnyrave tė pėrdorimit tė fjalėve, me nėnkuptim pėr vetė ambientin letrar, social dhe politik shqiptar tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Referenca thotė se poetėt hermetikė i harrojnė fjalėt pėrditė e mė shumė, krejt nė kundėrshtim me natyrėn njerėzore. Ndėrsa nė ambientin shqiptar kjo harresė e fjalėve vinte nga autecensura dhe nga dhuna qė rrinte pezull mbi pėrdoruesit e fjalėve jashtė normave tė ngurtėsuara ideologjike.



E kundėrta e pėrdorimit me ngurrim dhe gati afazik tė fjalėve, ishte poezia e realizmit socialist, e cila synonte tė shkaktonte sa mė shumė zhurmė dhe tė plasonte sa mė shumė fjalė, madje fjalė sa mė tė pagdhendura, sikundėr lė tė kuptohet poezia programatike e Dritėro Agollit, “Poetėve qė vijnė”. Kjo poezi e Agollit ka njė pėrfundim qė ia vlen gjithsesi tė mbahet mend si njė argument i paluajtshėm i diskursit ideologjik ndaj natyrės sė vetė poeziė, ku vlera e saj kundrohet si antipod i fjalėve tė bukura:



Tė na kishit parė si digjeshim pranė vajzave qė donim!

Ē’fjalė tė bukura u thoshim mbrėmjeve tė arta!

Po ne s’kishim kohė qė fjalėt e bukura t’i botonim

Dhe shtypshkronjat i kishim pėr gjėra mė tė larta… 3



Diskursi ideologjik i poezisė sė realizmit socialist ka futur nė vargun poetik shqiptar shfytyrime pothuajse nė tė gjitha idetė, nė motivet dhe temat e trajtuara dhe ka pėrdorur mjetet gjuhėsore tė shprehjes me njė arbitraritet tė skajshėm. Po ta shohim sot se si trajtohet brenda kėtij diskursi ideologjik ideja e lirisė, mund tė mbetemi tė ēuditur. Ajo barazohet me revolucionin komunist, duke e trajtuar tėrė pjesėn tjetėr shumėshekullore tė historisė kombėtare si njė pritje tė epilogut tė lindjes sė komunizmit:



Karvan i gjatė i maleve priste

Priste me vite, kish pritur me shekuj,

Ta printe pėrpara njė udhėheqėės,

Priste Shqipėria

Partinė Komuniste. 4



Liria kombėtare si revolucion social, partia komuniste si sublimacion i tė gjitha vlerave pozitive nacionale dhe Enver Hoxha si prijės i pagabueshėm dhe me pėrmasa mitologjike, janė nė qendėr tė shumė poetėve tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, qė nga Dhimitėr Shuteriqi, Llazar Siliqi, Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Muzafer Xhaxhiu, e shumė e shumė tė tjerė, me ēka ata kanė kodifikuar kėtė diskurs nė pjesėn mė tė zhurmshme dhe mė jopoetike tė poezisė shqipe.



Ėshtė krejt normale qė kjo mėnyrė e ideologjizimt tė motiveve dhe tė temave, ku theksi bie mbi emrin e partisė, tė udhėheqėsit, ose tė armiqve tė klasės, duke i dhėnė poezisė orientim semantik njėdimensional, detyrimisht u orientua drejt poemės, drejt vargjeve tė gjata, e me thyerje tė forta, jo sipas organizimit semantik tė vargut poetik, po sipas logjikės sė njė fjalimi para publikut. Poema me vargje tė gjata e tė thyera, me fragmentime tė shumta, mbetet model i preferuar nė rastet kur mesazhi adresohet mė shumė si mesazh ideologjik se artistik. Nga kjo anė, si edhe nga nivele tė shumta tė tematikės dhe tė ideve, poezia shqipe e realizmit socialist, ndėrlidhet me poezinė sovjetike qė ishte paradigma ideologjike e saj.



Nga ana tjetėr, nė kėtė lloj poezie, ndodhi edhe njė hibridizim me tematikėn atdhetare, qė i kishte rrėnjėt nė poezinė shqipe tė Rilindjes. Shenjat e historisė kombėtare, qė nga humbėtirat e shekujve, shpalosen si evokime tė lavdishme, por gjithnjė nė funksion tė konfirmimit tė lavdisė finale qė kishte ardhur me fitoren e revolucionit. Kjo mėnyrė e krijimit letrar, mundėsoi komunikim masiv tė poetėve me publikun, pėr faktin se publiku nuk e vėrente qartė diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga poezia e mėparshme shqipe. Por, ajo qė ėshtė mė vendimtare nė kėtė punė, ka tė bėjė me kushtet e izolimit tė plotė dhe tė presionit propagadistik e tė represionit politik, qė praktikohej gjithandej shoqėrisė shqiptare. Nė kėto rrethana, lexuesi e shihte poezinė e tillė si formė mė tė zbutur tė propagandės ideologjike zyrtare dhe vetė poetėt si njė pjesė mė humane dhe mė legjitime tė nomenklaturės politike.



Diskutimi i kėsaj pėrvoje nė poezisė shqipe tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, nė kontekstin e pasojave qė ka shkaktuar nė deformimin e natyrės sė artit poetik, nė deformimin e shijeve dhe nė mosbesimin e sotėm tė lexuesve ndaj poezisė, ende ėshtė i vėshtirė. Nė njėrėn anė janė vetė autorėt qė bėjnė avokati nė favor tė pėrvojės sė vet, duke vu nė spikamė rrethanat kritike nė tė cilat kajė krijuar leėtrsi, ndėrsa nė tjetrėn kundėrshtarėt e tyre. Kėta tė dytėt synojnė qė diskutimin ta nxjerrin nga shtrati shkencor dhe ta shndėrrojnė nė mjet pėr krijimin e njė pamjeje tė re tė vlerave tė letėrsisė shqipe, por me kritere poashtu ideologjike, ku tė qenėt disidentė, vetvetiu trajtohet si vlerė estetike. Kėsisoj, ata duan qė tė mohojnė an bllok vlerat e poetėve qė kanė shkruar siaps metodės sė realizmit socialist, madje edhe nė rastet kur kanė krijuar vlera tė mirėfillta estetike.



Diskutimi i pėrvojės gati gjysmėshekullore tė poezisė sė realizmit socialist nė letėrsinė shqipe, besoj se ėshtė i rėndėsishėm sepse hap njė mundėsi tė rishikimit tė vlerave e antivlerave tė saj, ku literariteti duket tė jetė pala mė e dėmtuar. Besoj se gjurmimi pas kėsaj shkalle tė dėmtimit, ėshtė pikėnisja mė korrekte e diskutimit. Pra, kjo metodologji studimi nuk ka tė bėjė me autorėt, as pėr mirė as pėr keq. Ata i kanė pasur arsyet e veta pse kanė shkruar ashtu, qoftė si njė lloj vaksine imunizuese ndaj diktaturės, qoftė nga bindjet e tyre. Metodologjia qė propozojmė ne ka tė bėjė me poezinė konkrete, e cila inkuadrohet nė “tabelėn” e realizmit socialist, me kontekstin e saj social dhe me funksionin ideologjik po edhe estetik.



Nė poezinė shqipe nė Kosovė, ka pasur njė pėrvojė tė realizmit socialist nė vitet e pesėdhjeta, por ajo ia ka lėshuar hapėsirėn pluralizmit stilistik, qė erdhi nė kuadėr tė proceseve politike dhe letrare qė ndodhėn nė ish Jugosllavi. Megjithatė, mbeti njė pėrvojė e poezive pėrkushtime ndaj tė rėnėve partizanė dhe ndaj udhėheqėsve politikė tė kohės. Edhe kėtu pati njė aktivizim tė diskursit ideologjik, nė ndonjė rast me qėllim tė imunizimit politik, e nė raste tė tjera edhe si bindje politike, ose si synim pėr pėrfitim politik tė vetė autorėve. Nė kėtė kontekst, po edhe nė pėrmasa mė tė gjera, mbetet qė tė identifikohet dhe tė vlerėsohet nė tė ardhmen shkalla e ndikimit tė poezisė jugosllave mbi poezinė shqipe tė Kosovės dhe pasojat e mundshme mbi identitetin estetik tė saj.



Poezia shqipe e viteve tė shtatėdhjeta nė Kosovė duke ndėrruar shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist , pėrveē te rastet e disa poetėve, qė mbetėn tė lidhur me poezinė e realizmit socialist, pėr shkak tė motiveve ideologjike-patriotike, ose tė epigonizmit.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
DISKURSI IDEOLOGJIK NĖ POEZINĖ SHQIPE TĖ GJYSMĖS SĖ DYTĖ TĖ SHEKULLIT XX
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Behar Gjoka: Skėnderbeu, Simboli dhe miti i tij nė letrat shqipe
» Letėrsia shqiptare
» Hapja e Shkollės Shqipe nė 2-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės, nė Staten Island, dritėz Mėmėdheu pėr fėmijėt e Diasporės
» Kadare: Pesė shekuj tė sundimit osman u flijua vetėm gjuha shqipe! 500 vjet ndėshkim ndaj Skėnderbeut, urrejtja vazhdon...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: