ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 GJITHKAHNAJA E DRAMĖS KOMBĖTARE SI VĖRTETĖSI ARTISTIKE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: GJITHKAHNAJA E DRAMĖS KOMBĖTARE SI VĖRTETĖSI ARTISTIKE   Wed Sep 17, 2008 12:40 am

GJITHKAHNAJA E DRAMĖS KOMBĖTARE SI VĖRTETĖSI ARTISTIKE


Vėllimi poetik Frutat bizare shpaloset si njė kėrkim poetik i vendosur pas kuptimeve kyēe pėr ekzistencėn, duke e dhėnė tė qartė identitetin krijues tė Basri Ēapriqit.

Ky autor qė nga vėllimi i parė "Ulli me dymijė unaza" ėshtė pėrfshirė nė vorbullin e hulumtimit tė tė vėrtetave qė i ka parė si tė rėndėsishme dhe shqiptimit tė tyre nė formėn e vėrtetėsisė artistike. Ideja themelore qė u shqiptua nė vėllimin e parė tė tij ishte se ambienti jetėsor e kombėtar ishin vlera sublime qė participonin nė integritetin shpirtėror tė njeriut. Poezia "A vdiq humanizmi" e pėrfshirė nė vėllimin "Nė fund tė verės", e paralajmėronte qartė dhe ashpėr fillimin e njė procesi tė shpėrbėrjes sė atyre vlerave e rrjedhimisht edhe fillimin e preokupimit tė kėtij autori me nyjat e disekuilibreve emocionale e shpirtėrore tė njeriut shqiptar. E fiksuar nė vėllimin "Ma qet gjuhėn" nė kontekstin e tė ndodhurave historike, dhe nė njė cep krejt tjetėr tė hapėsirės shqiptare, nė Ēamėri, shprishja e ambientit jetėsor e kombėtar, nuancohet si preokupim i vazhdueshėm intelektual e krijues i Basri Ēapriqit. Nė vėllimin "Frutat bizare" tash e shqipton mė shumė nė nivelin e stresit dhe tė dramės personale.


Individi i shkėputur nga ambienti i vet jetėsor e kulturor, shket nėpėr baltėn e anonimitetit, me identitet tė deformuar e tė pėrdhunuar. Poezia Ikja, qė ėshtė nė ballė tė vėllimit, shpalos konfiguracionin e neurozės sė individit me identitet tė humbur nė ambientin e huaj. Vargu i kėsaj poezie ėshtė i ndėrtuar ashtu qė dalin tė ngjizura ēastet, idetė fikse ( gjysmėvargu:ja tash ėshtė momenti), pėrshkrimet, gjestet, duke e krijuar tė plotė idenė e stresit, tė frikės dhe tė humbjes sė identitetit. Poezia pasuese Dhoma ime nė Londėr, e detajizon edhe mė tutje kėtė rrezik depersonalizimi. Vargjet e fundit, me ndėrtimin sintaksor tė prozaizimit, shprehin situatėn e individit tė dėrrmuar: nė derėn e mbetur hapur thehet drita dhe pamjet/e shumėfishuara tė gjymtyrėve tė mi nė pasqyrat e montuara/qė rrėnojnė botėn time tė fshehur nga/ sheshi e nga turma/. Pėrmasat e depersonalizimit kanė arritur deri atje sa edhe gjymtyrėt e trupit tė duken tė frikshme, dhe qė ikja, fshehja tė jetė e kotė, ngase procesi degjenerativ e bren integritetin edhe nga brenda. Njeriu i tillė nuk mund ta zgjidh dilemėn se a ėshtė mė mirė qė deri sa tė kthehet nė Prishtinė, ta mashtrojė veten duke e mbajtur simbolin e rojes sė shtėpisė, pra mbajtjen e fijeve tė jetės tė lidhura pėr traditėn, apo njė revolver tė rrejshėm, pėr t'u mbrojtur nga e panjohura qė ėshtė e barazvlefshme me atė qė ėshtė e huaj, si ambient, si mėnyrė jetese dhe si mendėsi. (Frika fq.13) Vetmia ėshtė gjendje reale dhe psikike e rėndė qė kėrkon shpėtimin nė klithmėn :"dritaren lėre hapur", e cila pėrsėritet rrafsh 24 herė nė 36 vargjet e poezisė me tė njėjtin titull! Poezia Dhoma ime nė Ulqin, ėshtė njė rikthim nė ambientin e parė dhe nė vlerat sublime tė tij, ku rrezaton figura e nėnės me pėrgjėrimin dhe pėrkushtimin e pėrjetshėm.


Ėshtė evidente se nė kėto poezi kanė njė denduri fjalėt: dera, dritarja, muri, shkallėt, kopshti, pasqyrat, qė bėhen qendra kuptimore qė e figurojnė mė fort mallin pėr ambientin familjar. Kjo do tė thotė se ėshtė shumė intensive prejardhja emocionale e disa imazheve.


Gjendje stresante e disekuilibra tė ndryshėm socialė, politikė e shpirtėrorė qė ndodhin nė ambientin qė ka fytyrėn e atdheut, Basri Ēapriqi ka shqiptuar nė vargjet e tij edhe nė kėtė vėllim poetik. Retorika bastarde e hipokrite pėr lirinė e atyre qė : ma sjellin lirinė nė pjatė dhe thikėn nė tryezė/ ma marrin frymėn kur u pėlcet lėvozhga dhe qetėsia/, ėshtė burim i dėshpėrimit dhe i rezignatės. Ērregullimet morale dhe shoqėrore, humbja e gjasave pėr ta gėzuar jetėn, pendesa pėr krimin, vrujojnė nėpėr vargjet e poezive: Striptiz nė Prishtinė, Vullneti i popullit, Vasha nga Lindja prostitutė nė Romė, Portret gjaksi tė falur, etj. Fenomenet sociale dhe politike tė dhjetėvjetėshit tė fundit janė kontekstet tematike tė kėtyre poezive, mirėpo ato nuk janė pėrshkruar, nuk ėshtė dhėnė ndonjė kronologji a faktografi e tyre, duke e evituar atė rrezik qė e parasheh Adorno kur thotė se ai qė pledon pėr artin si fakt, e shndėrron artin dhe ideologjinė nė njė gjė tė vetme. Pikat tragjike dhe absurde tė kėtyre fenomeneve sociale dhe politike janė vėshtruar tė pėrthyera nė shpirtin e subjekteve. Drama e gjaksit qė i hiqet ndėshkimi moral pėr krimin e bėrė, fillon tek detaji mė i paparashikueshėm: atij pėr tė dalur nga ngujimi, i duhen blerė kėpucėt, ndėrsa ai nuk e di sa duhet tė jetė numri i tyre! Distiku: njė mijė vjet kėpucė s'kishte mbathur/ sa s'plasi e tha: 1990 numri ta zėmė/ e krijon figurėn e spirales tragjike tė gjakmarrjes e tė ngujimit dhe e kontekstualizon njė pikė kohore qė merr tė shėnojė mbylljen e asaj spiraleje tragjike. Figura e gjaksit merr pėrmasa mitike; del nga humnera e mijėvjeēarit dhe e njėjtėson vitin e rifitimit tė lirisė me numrin e kėpucės. Ėshtė njė prerje e fortė ndėrmjet logjikės sė ligjėrimit tė zakonshėm dhe logjikės sė ligjėrimit poetik, qė i jep ngarkesė semantike dhe bukuri artistike kėsaj poezie. Prostituta nga Lindja nuk ėshtė e detyruar tė jetė anėtare e partisė sė klientėve tė saj dhe ky fakt pėrbėn dallimin esencial ndėrmjet lirisė dhe jolirisė. Vargjet: kėtu qėndron dallimi esencial/ dhe pikė/ boona note/ fokusojnė epėrsinė morale tė saj dhe ironizimin qė rezervon pėr tė tjerėt, qė prapė ka tė bėjė, nė fakt, me njė triumf tė logjikės sė ligjėrimit poetik. Kjo ėshtė njė prirje qė i ėshtė afruar shndėrrimit nė parim krijues tek ky autor.


Basri Ēapriqi e ruan shprehjen poetike nga intonimi triumfalist dhe nga retorika vulgare, duke iu pėrmbajtur asaj qė ka thėnė vetė pėr Shejmus Hinin: " Nuk ka forcė destruktive qė e shtyn shkrimtarin fisnik tė fjalės humane tė militarizojė gjuhėn si mjetin kryesor tė ekzistimit tė veprės artistike".
Fati i ndriēuesve shpirtėrorė tė njerėzimit e tė kombit ka gjetur njė aktualizim tė ri nė vėllimin Frutat bizare. Prometheu do tė mbijetojė luftėn me zotrat po do t'i dalė punė tjetėr: Ai do tė ēmendet kur tė vdesin zotrat/ do tė flakė zjarrin nga njerėzit e ndezur/ ashtu i zgjidhur do tė na lė nė tė zeza/ dhe fėmijėt me faqe gacė tė djegura/ Kush i lexon sot kėto vargje dhe nuk i ringjallet pamja e trishtueshme e njerėzve tė djegur e tė gjymtuar nė vorbullin e rebelimit iracional nė Shqipėrinė e ditėve tona? Poeti trupėzon idenė poetike se janė helmet e hershme, ėshtė e keqja brenda njeriut qė i shkakton Prometheut atė pėrsėritshmėri tė fatit ndėrmjet shpėtimtarit e tė ndėshkuarit. Nė poezinė Virusi i tėrbimit, tė botuar mė 1986 tek vėllimi Nė fund tė verės, janė edhe kėto vargje: Prof. Dr. Rifat Frashėri/ bėri njė zbulim mikrobiologjik/ nė mbarim tė shekullit tė kaluar/ nė fillim tė kėtij shekulli/ konstatoi se njerėzit dhe kafshėt/ tėrbohen nga i njėjti virus/ zbulim yni origjinal/. Njė pėrplotėsim i kontekstit pėr prejardhjen endemike tė destruksionit, tė iracionalitetit dhe tė prirjes pėr vetėshkatėrrim. Poezitė Lasgush Poradeci, Vdekja e poetit (Mirko Gashit), dhe Lindja e poetit (Ali Musajt) janė shqiptime tė dhimbjes pėr moskuptimin dhe mosvlerėsimin ndaj ndriēuesve shpirtėrorė. Ėshtė njė ndėrlidhje, njė konstantė e moskuptimit.


Si pėr ta shpalosur edhe mė fort kėtė absurd, kėtu janė pėrfshirė edhe poezitė “Punėtorėt fizikė tė komunales” dhe “Lėmi i argatėve”, ku mjerimi social, moskuptimet dhe padrejtėsitė sociale rrotullohen si dhėmbėzorė tė ērregulluar dhe me rrezikshmėri tė lartė pėr fatet e shoqėrisė dhe tė kombit.
Nė vėllimin Frutat bizare Basri Ēapriqi vazhdon tė inkuadrojė nė tekstin poetik njė leksik dhe njė sintagmatikė qė vjen nga fusha e disiplina tė ndryshme tė realitetit tė sotėm, tė cilat nostalgjikėve tė poezisė sė pastėr mund t'u duken tė ashpra, trup i huaj nė poezi. Nga kjo pikėpamje ai ėshtė njė poet me prirje tė fortė urbane. Bartjet e vargjeve nė disa tekste poetike, qė nė planin sintaksor nganjėherė duken si proza poetike, e afirmon shumėsinė e mundėsive tė leximit tė tekstit, ballafaqimin dhe opozicionin e asociacioneve si dhe virtuozitetin shprehės tė gjuhės poetike. Pėrsėritja e fjalėve, gjysmėvargjeve apo edhe vargjeve, inkuadrimi i fjalėve tė urta nė kontekste semantike ironizuese, krijon njė shtresė tė veēantė intonative e semantike, duke nuancuar ligjėrimin e duke e rritur mundėsinė e shpalosjes sė kuptimeve poetike. Njė ekzemplar i veēantė dhe antologjik i kėtij fahu ėshtė poezia Sizifi.

Basri Ēapriqi me kėtė vėllim pėrfundimisht legjitimohet si kėrkues i tė vėrtetave tė pėrhershme tė jetės kombėtare dhe si mjeshtėr pėr kumtimin e tyre me njė shprehje qė e ka tė mbrujtur nė vete vėrtetėsinė artistike. Nganjėherė zbulimet e tė vėrtetave artistike tė tij duken si tė kishin qenė aty pranė syrit e mendjes sonė. Pikėrisht ashtu siē thotė Lotman: "Nė tekstin e mirė ēdo gjė perceptohet si tė jetė krijuar ad hoc".


Prapa kėsaj pėrshtypjeje qė lė teksti tek lexuesi, mbetet gjithkahnaja e dramės kombėtare e njerėzore, puna e mundimshme pėr shqiptimin e saj dhe dilemat e pėrhershme tė poetit.


Pėr hir tė tyre, gjithmonė ia vlen tė shkohet mė tej.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
GJITHKAHNAJA E DRAMĖS KOMBĖTARE SI VĖRTETĖSI ARTISTIKE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare nė Gjermani e shqetėsuar pėr gjendjen aktuale gjithėkombėtare!
» Hasan Qyqalla:Albinė dhe Albion Xheladini, kultivojnė vlerat e traditės tonė kombėtare
» Mentor Thaqi:KOMBIT TIM, MOTRAVE DHE VĖLLĖZĖRVE TĖ GJAKUT, TĖ RRĖNJĖVE, TRUNGUT, DEGĖVE DHE KURORĖS KOMBĖTARE, GĖZUAR PASHKĖT!!!
» Dr.Ibrahim Rugova:PAVARĖSIA KOMBĖTARE
» Idriz Zeqiraj: Veprojnė mbi baza kombėtare dhe nė fyrmėn rugoviane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: