ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SONETET E ZEF SEREMBES

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: SONETET E ZEF SEREMBES   Wed Sep 17, 2008 12:42 am

SONETET E ZEF SEREMBES

Version i shkurtuar

Zef Serembe (1844-1901), nė opusin poetik tė krijuar nė gjuhėn shqipe, sonetin e ka krijuar me njė prirje dhe sens tė dukshėm, duke e bėrė kėtė formė poetike si njė nga shenjat identifikuese tė artit poetik tė tij.

Po tė kihet para sysh mėnyra e krijimit tė poezisė nga Zef Serembe, pra, krijimi edhe ad hoc i poezive, me improvizim tė atypėratyshėm tė vargjeve, me shumėzimin e varianteve tė sė njėjtės vjershė nga rasti nė rast, prirja e tij drejt sonetit duket e habitshme. Kjo pėr arsye se soneti ėshtė njė formė shumė precize nga pikėpamja metrike, qė do tė thotė se kėrkon njė organizim shumė specifik tė vargut. Krijuesit e sonetit rėndom njihen si autorė tė disiplinuar, me prirje pėr tė punuar gjatė nė skalitjen e vargjeve dhe nė pėrsosmėrinė e shprehjes poetike. Ndėrsa, Zef Serembe ishte njė autor me njė dinamikė jetėsore larg prehjes e disiplinės, larg rehatisė e pėrqendrimit. Duket se ishte vetė karakteri i tij ambicioz, shkaku themelor i vėshtirėsive tė jashtme, qė ia nxinin jetėn. Zef Serembe nuk kėnaqej brenda njė konvence sociale e intelektuale, e cila i ofronte mundėsi tė kufizuara pėr t’u afirmuar si personalitet dhe si krijues. Hapėsira e ngushtė e komunitetit arbėresh, izolimi i kėtij komuniteti, prapambetja sociale dhe kulturore, prej Zef Serembes pėrjetohesin si pranga, edhe nė kohėn kur ai nuk arrinte ta artikulonte racionalisht pakėnaqėsinė dhe revoltėn e vet. Pėrjetimi i detajeve tė ambientit tė vendlindjes sė vet me ritme dramatike, ėshtė shprehje e shqetėsimit dhe e pakėnaqėsisė, mė shumė se e identifikimit tė fuqishėm me atė ambient, edhe pse as kjo lidhje nuk mungon.

………….

Nga kjo shpėrputhje evidente e jetės dhe e krijimtarisė sė tij, po ku soneti ishte njė formė e preferueshme poetike, bėhet e qartė se Zef Serembe kishte njė talent jashtėserik, i cili edhe nė fushėn e krijimtarisė poetike thyente konvencat, ngase ai arrinte tė krijonte sonetin, nė formėn e tij tė komplikuar, edhe nė njė bashkėbisedim rasti, nė njė darkė miqsh, me lehtėsi tė jashtėzakonshme. Fjala vjen, sonetin “Dhuninkė Maurit”, poeti e krijoi nė prani tė vetė Maurit, si njė shenjė nderimi pėr personalitetin e shquar tė botės arbėreshe. Nėse nuk e ka lexuesi kėtė informacion lidhur me mėnyrėn e krijimit tė sonetit “Dhuninkė Maurit”, e ka tė pamundur tė vėrejė ndonjė disnivel esencial tė kėtij krijimi poetik me krijimet e tjera tė Zef Serembes. Organizimi metrik i sonetit “Dhuninkė Maurit”, ėshtė krejt brenda skemės sė njėmbėdhjetėrrokėshit. Poashtu skema rimore nė katrena :abba/ abba dhe nė terceta: cde/edc, ėshtė precize, si nė shumicėn dėrrmuese tė soneteve tė tjera tė poetit. Disa nga elementet e skicuara nė kėtė sonet, si portretimi moral i heroit lirik, vlerėsimi i veprės sė kėtij heroi nga pikėpamja morale dhe nacionale, vlerėsimi i diturisė si njė nga kulmet e arritjes sė intelektit njerėzor, nė fakt janė nga ato elemente qė pėrsėriten edhe nė krijime tė tjera tė Zef Serembes, si qendra tė ideve poetike tė tij. Me njė fjalė, qė nė vitin 1860, kur e improvizoi kėtė sonet, nė njė ndejė rasti, Zef Serembe, ishte krijues me botėkuptime tė formuara, aq sa ato arrinte t’i artikulonte me njė lehtėsi evidente edhe nė formėn e rafinuar tė sonetit, si tė ishin korpus i poezisė gojore.

………….

Sonetet e Zef Serembes nė gjuhėn shqipe, janė nė koherencė tė plotė me prirjet dhe me realizimet e tjera poetike tė kėtij autori. Nga kjo pikėpamje, Zef Serembe ėshtė njė poet me origjinalitet tė dallueshėm qartė, pavarėsisht se nė ēfarė forme poetike shprehet. Rrjedhimisht, sonetet e tij janė brenda qarkut tė poetikės serembiane, tė ngjizjes sė shpėrthimit momental e impovizimit dhe synimit qė tė arrihet pėsosmėria e formės poetike, e jo produkt i analogjive apo i shfrytėzimit tė modeleve tė gatshme tė poetėve tė tjerė. Madje as bashkėkombėsit e tij tė famshėm, Jeronim De Rada dhe Gavrill i Riu, nuk janė modele pėr Zef Seremben, sepse ata nuk kanė krijuar fare sonetin. Ndėrsa, poemat narrative tė kėtyre dy kolosėve tė poezisė shqiptare, nuk ndiqen nga ana e Zef Serembes, as nė kompozicion, as nė ide. Poezia e Zef Serembes pėrgjithėsisht ėshtė mė lirike, mė ekspresive, mė e shkurtėr dhe mė pak narrative, se poezia e De Radės dhe e Gavrill Darės sė Ri.

Nga ana tjetėr, as krijimet sonetike tė poetėve tė mėdhenj italianė, si Dante Aligieri e Francesko Petrarka, nuk janė ndjekur si modele. Zef Serembe nuk ka krijuar tėrėsi mė tė mėdha sonetike, me personazhe tė afishuara si shėmbėllim i Beatriēes sė Dante Aligierit apo i Laurės sė Franēesko Petrarkės. Konceptimet poetike tė Zef Serembes nė krijimet sonetike, nuk janė produkt i koncepcioneve dhe konstruksioneve filozofiko-morale, i procedurave tė ndėrlikuara kompozicionale dhe ideore. Edhe kur nuk janė krijime ad hoc siē ėshtė soneti kushtuar Domenikė Maurit, sonetet e Zef Serembes janė mė shumė shpėrthime spontane poetike, qė evidencojnė ndonjė detaj ose ndonjė pėrjetim konkret intim, nė korelacion me ambientin e jashtėm, po qė mbyllet nė njė kornizė tė reaksionit personal apo tė njė vlerėsimi moral.

Sonetet - pėrkushtime: ballafaqimi i vlerave tė vetes me tė tjerėt

Nė nivelin e tematizimeve poetike, Zef Serembe ka krijuar sonetet-pėrkushtime, ndaj disa figurave konkrete tė komunitetit arbėresh, ose edhe mė gjerė. Pėrveē sonetit “Dhuninkė Maurit”, sonete-pėrkushtime janė edhe: “Aliut Tepelenasit”, “Koroneut”, “Shėn Mėrisė Virgjėr”, “Shėn Kozmait e Shėn Damjanit” dhe “Zep De Radės”. Koncepti inicues i kėtyre pėrkushtimeve duket tė jetė impulsiviteti i pėrjetimeve personale dhe i nevojės sė shqiptimit tė atyre pėrjetimeve intensive, pastaj mahnitja me figurat e caktuara dhe iritimi me disa tė tjera. Po nė tė dyja rastet, poeti veten e sheh nė qendėr tė pėrjetimit e tė vlerėsimit poetik, moral e njerėzor, qoftė nė rolin e adhuruesit, ndaj Dhuninkė Maurit, Koroneut, Shėn Kozmajt e Shėn Damjanit, Zep De Radės, qoftė nė rolin e gjykatėsit, ndaj Aliut Tepelenasit, Shėn Mėris Virgjėr.)

Kontrollimi rigoroz i shprehjes dashurore - dėshmi e moralitetit

Motivi dashurisė, qė ėshtė njė nga motivet qendrore tė poezisė sė Zef Serembes, ėshtė pėrjetėsuar edhe nė njė sonet tė poetit nė gjuhėn shqipe, “Fitirja e asana”. Soneti fillon me konstatimin e subjektit poetik pėr bukurinė e vashės dhe vazhdon me pėrshkrimin e bukurisė sė saj fizike. Ėshtė njė pėrshkrim gradual, i qetė dhe solemn, deri sa arrin pikėn kulmore nė vargun e fundit, (“ E ndė se kjeshėn te Mbiereu tė kjellė”), duke e bėrė bukurinė e saj njė fuqi qė i kundėrvihet edhe ligjit tė gravitacionit. Po e tėra ėshtė e realizuar me njė drojtje, me kursim dhe me kujdes tė theksuar, thua se poeti ka drojė se mos e lėndon subjektin e poezisė sė tij. Po ky kursim ndihet edhe nė sonetin “Zonjės lule”. Ky kontrollim rigoroz i shprehjes, mund tė jetė dėshmi e moralitetit tė poetit, pėrkatėsisht e vetėdijes sė tij pėr vlerėsimin moral tė komunitetit.

Vetėrrėfimi i sinqertė

Soneti “Fitirja ime”, i pėrbėrė nga dy njėsi, ėshtė portetimi mė autentik i pamjes fizike dhe i karakterit tė poetit Zef Serembe, me vlera edhe pėr sa i takon autobiografisė sė poetit. Kėto dy njėsi sonetike duket se e kanė fillesėn te njė nevojė e poetit qė tė argumentojė shėndetin dhe moralitetin e tij faqe tė tjerėve, o pėr faktin se vetėdija pėr posedimin e kėtyre vlerave e bėnte krenar, o pėr faktin tjetėr se kishte nevojė qė tė fitonte edhe miratimin e tė tjerėve pėr atė qė thoshte vetė pėr veten. Pra, mė shumė se njė nxitje e pastėr krijuese, pėr tė shpalosur ide e mesazhe poetike, kėto dy krijime poetike janė pėrpjekje pėr tė legjitimuar veten nė nė njė edicion tė vlerės kulminante konkrete jetėsore. Pėrdorimi i figurės sė efiksionit pėr tė pėrshkruar nė detaje pamjen e vet fizike, ėshtė njė moment interesant nė veprėn e poetit Zef Serembe. Nė prapavijė tė kėsaj nevoje personale tė argumentimt tė shėndetit e tė moralitetit personal, mund tė qėndronte ndoshta dyshimi i fshehtė i ndokujt ose i shumėkujt, megjithėse poeti nuk ka frymė polemike nė vargjet e tij. Ka vetėm argumentim tė shtresuar, tė shndėrruar nė argument pėrfundimtar, tė panegocueshėm, (“ Si jam mirė e kodinė tas nganjeri”) Pozicionimi i vetes nė poezi, herė konkretisht e herė si hero imagjinar, ėshtė njė prirje e natyrshme e romantikėve, prandaj po tė shikohet nga kjo anė, Zef Serembe vetėm ndjek rrymėn e madhe romantike. Por, shikuar nga fati jetėsor qė mė vonė iu rezervua, kjo poezi ėshtė njė paralajmėrim i atij fati tė ngjizur nė kundėrthėnie e nė fatkeqėsi, sepse ndarja ndėrmjet shėndetit fizik dhe atij shpirtėror, ėshtė evident.

Struktura metrike e soneteve tė Zef Serembes

Sonetet e Zef Serembes tė shkruara nė gjuhėn shqipe, janė tė paramenduara prej poetit brenda natyrės strandarde tė kėsaj forme poetike, pra nė njėmbėshdhjetėrrokėsh dhe me njė kombinim tė caktuar tė rimave. Edhe nė rastet kur sonetin e krijon ad hoc, si sonetin kushtuar Dhuninkė Maurit, Zef Serembe manifeston dijen dhe ndjeshmėrinė qė tė respektojė strukturėn e kėsaj forme poetike. Nė kėtė sonet tė Zef Serembes, dominon si tendencė njėmbėdhjetėrrokėshi, megjithėse haset ndonjė oscilim metrik, pra njė pasaktėsi nė disa vargje: 2, 6, 8. Skema e rimave ėshtė: abba/abba pėr katrenat dhe cde/edc pėr tercetat, qė do tė thotė ėshtė krijuar brenda njė modeli tė njohur tė sonetit.

Nė katrenat Zef Serembe krijoi sipas skemės sė rimės sė alternuar abab/abab nė pesėmbėdhjetė sonete, ndėrsa sipas skemės sė rimės sė kryqėzuar nė katėr sonete. Ndėrsa, nė njė sonet ka pėrdorur njė skemė krejtėsisht tė ērregullt, abba/cccc, e cila nuk ėshtė nė pajtim me skemat e kėsaj forme.

Sa u pėrket tercetave, ato janė krijuar nė formė kombinimesh shumė tė larmishme, gjė qė ėshtė nė pajtim me praktikat e shumicės sė poetėve qė kanė krijuar sonete.

Po nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se rimat e soneteve tė Zef Serembes nuk janė gjetje shumė mjeshtėrore, nuk janė rezultat i ndonjė perfeksioni mė tė fortė poetik, i cili do tė synonte qė koncentrimin e ngarkesės semantike ta bartė nė rima.

Zef Serembe ėshtė poeti i shpėrthimeve tė forta emocionale, i ligjėrimit qė synon transmetimin e informatės pėr ndjenjat e tij personale, pėr oscilimet dramatike tė disponimit tė tij. Kjo qasje e bėn qė tė mos koncentrohet mė shumė nė mėnyrėn e transmetimit, po nė vetė transmetimin e informatės poetike. Prandaj, poezia e tij, ku pėrfshihen edhe sonetet, shquhet pėr njė komunikativitet mė tė lartė.

Po tė shikohen brenda veprės poetike tė Zef Serembes, sonetet nė gjuhėn shqipe, tė botuara qoftė nga ai pėr gjallje qoftė nga Kozmo Serembe nė vėllimin “Vjershe”, nuk paraqesin majat e vlerave artistike tė Zef Serembes. Nė planin tematik, ato paraqesin njė intimitet mė tė thellė, mė tė dukshėm tė poetit, qė do tė thotė se zgjedhja e kėsaj forme poetike ėshtė bėrė pėr tė shprehur ndjenja mė fine, mė personale.

Krijimi i sonetit prej tij sot ka njė vlerėsim tė dukshėm nė mendimin historiko-letrar shqiptar, sepse sonetet e Zef Serembes nė fakt e konsitutojnė njė praktikė tė krijimit tė kėsaj forme dhe i krijojnė njė nivel solid, i cili edhe nė ditėt tona mbetet i admirueshėm.

Duhet tė theksohet edhe njė vlerė e veēantė e poezisė sė Zef Serembes: edhe me mjete tė kufizuara gjuhėsore, (njė e folme e izoluar, pa zhvillim normal pėr shekuj tė tėrė), mund tė krijohen vepra poetike solide, kur ėshtė fjala pėr talente tė mėdhenj.

Sonetet nė italishte

Zef Serembe shkroi njė numėr tė madh sonetesh nė gjuhėn italishte, ose i botoi nė kėtė gjuhė sonetet qė paraprakisht i kishte shkruar nė gjuhėn shqipe. Nė parathėnien e vėllimit “Canti originali tradotti dall’ albanes” tė vitit 1883, Zef Serembe, ndėr tjė tjera shkruan: “ E ky ėshtė motivi pėr tė cilin, o Rini e shkelqyeshme Italiane, vendosa me zemėr tė thyer tė jap pėr botim kėtė vėllimth ku, sė bashku me pėrkthimmin fjalė pėr fjalė tė disa kėngėve tė mia origjinale shqipe, kam future edhe disa poezi tė miat italisht, tė diktuara pothuaj nė mėnyrė tė improvizuar, sipas kėrkesės sė miqve, me shpresė qė me tė hollat nga shitja e kėtyre tė mund t’i grumbulloj mjetet qė mė janė tė nevojshme pėr t’ia arritur qėllimit qė i kam caktuar vetes.” 8

Pra, vetė autori e bėn tė qartė se kėto sonete janė botuar nė gjuhėn italishte, ndėrsa origjinali nė shqip nuk ėshtė publikuar.

Edhe Alberto Stratiko, i cili ishte njė njohės i mirė i veprės sė poetit, nė shkrimin e tij “Manuali di litteratura albanese”, nė vitin 1896, ndėr tė tjera shprehej: “Poezitė shqipe, qė janė 32, nuk u publikuan nė origjinal, por u kthyen fjalė pėr fjalė prej vetė autorit nė njė italishte tė papėrpunuar dhe jo tė pėrpiktė…”9 Ndėrsa, pėrkthimet qė janė bėrė nga studiues tė poezisė sė Zef Serembes, nuk mund tė mirren si objekt studimi, sepse ato janė pėrkthime dhe jo krijimet origjinale tė poetit. nuk ėshtė i Zef Serembes.

Ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr studimin tonė, ka tė bėjė me faktin se Zef Serembe e manifestoi prirjen e tij ndaj sonetit edhe nė krijimet nė italishte, dhe se nė fazėn e vonshme tė krijimtarisė sė tij, kėtė prirje e mishėroi edhe drejt krijimit tė tėrėsive poetike sonetike, si nė rastin e krijimeve “Njė zoti kalabrez”, “Njė fshatarak tagrambledhėsit tė …cilitdo vis tė Italisė”, “Ideali im”, “Njė vashėze”, etj. Kėto krijime janė konfirmim i prirjes sė tij ndaj sonetit dhe i aftėsisė sė tij qė tė shqiptojė idetė dhe ndjenjat e veta nė kėtė formė delikate dhe komplekse poetike.

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
SONETET E ZEF SEREMBES
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: