ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni   Wed Sep 17, 2008 12:43 am

Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni


Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe dėshpėrimin autorial pėr shkak tė asaj gjendjeje, dhe ka dhėnė njė alternativė tė shpejtė, revolucionare. Por, ajo qė i ka munguar sensit tė Pashko Vasės, ka qenė mungesa e vetėdijes pėr rolin e madh, tė jashtėzakonshėm qė do tė mund tė luante feja ose fetė nė projektin e ēlirimit kombėtar. Natyrisht, me kusht qė ato tė viheshin edhe nė njė funksion tė gjithanshėm mobilizues, emancipues dhe ndėrgjegjėsues kombėtar.

Poezia qė mbart tė ndėrthurur nė vete pėr mė shumė se njė shekull njė figurė poetike nbresėlėnėse dhe njė kocept ideologjik pėr identitetin kombėtar, tė emėrtuar si Shqyptaria, nuk ka si tė mos jetė vazhdimisht objekt analize dhe rivlerėsimi. E tillė ėshtė poezia Mori Shqypni, e mjera Shqypni (1880) e Pashko Vasės, e cila edhe pas njėqind e njezet vjetėve, me vlerėn e saj qendrore ka ruajtur njė fuqi komunikimi dhe identifikimi me lexuesit e vet. Mė ka rėnė tė shoh jo pak njerėz, qė nuk dinė shumė ose madje nuk dinė asgjė pėr autorin e poezisė Mori Shqypni, e mjera Shqypni, por sapo tė pėrmenden vargjet e saj, janė nė gjendje qė sė paku tė shprehin njė emocion, qė shkaktohet nga pėrjetimi i idesė sė saj. Pėrveē se ėshtė nė njė farė dore si njė vazhdim i traditės sė receptimit oral tė vlerave poetike, kjo mėnyrė reagimi mė duket se ka tė bėjė mė shumė me vlerėn qendrore tė poezisė sė Vasės, pėr shqyptarinė si legjitimim i identitetit kombėtar.

Njė sakrificė autoriale...

Figura poetike dhe koncepti ideologjik shqyptaria, krijohen nė poezinė Mori Shqypni, e mjera Shqypni, nė finalizimin e njė angazhimi poetik, pėr ringritje kombėtare, pėr rimarrje tė vetes, pėr zgjim nga gjendja e mjerė:

ēonju, o shqyptarė, prej gjumit ēoniu,,

tė gjithė si vllazen nė nji besė shtrėngoniu

edhe mos shikoni kisha e xhamia,

fe e shqyptarit asht Shqyptaria.

Urdhėri autorial nė dy vargjet e para ėshtė se zgjimi nga gjumi dhe lidhja nė njė besė vėllazėrore, janė kėrkesat paraprake, pa tė cilat nuk ėshtė i mundshėm asnjė veprim i mėtejshėm. Ndėrsa, si finalizim tė rikthimit tė identitet, tė rimarrjes sė vetes, Pashko Vasa e sheh lėnien mėnjanė tė feve dhe krijimin e njė feje tė re, tė emėrtuar po prej tij si shqyptaria. Ky ėshtė njė apel poetik dhe atdhetar, i cili buron nga njė vetėdije pėr gjendjen katastrofike tė kombit, dhe si njė alternativė pėr tė dalė nga humnera. Ndjenjat e fuqishme atdhetare nė kėto vargje kanė fituar pėrparėsi tė plotė ndaj ndjenjave tė thella morale, edhe tė vetė Pashko Vasės, tė mishėruara me besimin nė Zot. Ėshtė njė sakrificė autoriale dhe morale e njeriut qė ėshtė i angazhuar me tėrė qenien pėr ringjalljen e kombit tė vet.

Nga shėnimet e shumta tė Pashko Vasės dhe nga vepra e plotė e tij, nuk mund tė nxirret ndonjė hipotezė pėr tė qenit e tij si ateist. Pashko Vasa ėshtė njė njeri me bindje tė thella humaniste po edhe fetare. Mirėpo, angazhimi nė frymėn e zgjimit kombėtar, e bėn qė sė paku nė njė ēast tė krijojė njė rend tė ri tė vlerave shpirtėrore, duke e nxjerrė kauzėn e kombit, me shqyptarinė si emėrtim tė saj, si njė ndjenjė me pėrparėsi mbi tė gjitha tė tjerat. Figura e krijuar prej tij nė vargjet e sipėrcituara, e ka gjithė fuqinė emocionale dhe gjuhėsore, pėr tė qenė vepruese nė ndėrgjegjen e recepientit. Por, nė nivelin e tyre si krijuese tė njė koncepti, vargjet bartin nė vete njė kundėrthėnie me moralin dhe me njė arsenal potencial tė ndjenave tė njeriut shqiptar. Duke u nisur nga njė gjendje aktuale politike shqiptare, Pashko Vasa nxjerrė pėrfundimin se kombit i duhet njė ideologji revolucionare e rrėnimit tė lidhjeve tė njeriut shqiptar me fe. Kemi tė bėjmė me njė bartje tė fajit pėr gjendjen dėshpėruese, nga fusha objektive nė atė subjektive. Ngushtimi i kuadrit tė shkaqeve pėr gjendjen e mjerė tė shqiptarėve nė nivelin e besimeve fetare, ėshtė njė ideologemė agresive poetike dhe politike.

E drejta, poeti nė tėrė poezinė e vet bėn eksplikimin e gjendjes sė tė kaluarės sė madhėrishme nė nivelin e moralit dhe tė frymės luftarake, qė ėshtė nė kuadrin e njė frymėzimi romantik:

Kur kriste pushka, si shkrepet moti,

Zogu i Shqyptarit gjithmon i zoti

Nga ana tjetėr, shpalosja e gjendjes aktuale tė kombit e tė atdheut bėhet me njė pėrshkrim emotiv, por shumė racional, sa mund tė shikohet si njė lloj ligjėrimi me shkallė tė lartė tė frymėzimit. Pėrkundėr kėtyre alternimeve harmonike, vjen konkluzioni pothuajse revolucionar, sipas tė cilit zgjidhja ėshtė te heqja dorė nga "kisha e xhamia" dhe te pėrqafimi i njė feje tė re, qė nė kėtė rast ėshtė e pagėzuar shqyptaria. E thamė mė herėt se nė rastin e Pashko Vasės, nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė shfryrje ateiste, sepse ai nuk ishte i atillė. Por, ky koncept nuk ėshtė as romantik, sepse dihet se poetėt romantikė ishin mjaft tė frymėzuar edhe nga vlerat fetare.

Zgjidhja do tė ishte te integrimi dhe jo te pėrjashtimi

"Gjetja" e Pashko Vasės ka tė bėjė me dilemat shqiptare tė identifikimit, qė nga koha e formimit tė kombit e deri nė ditėt tona. Nė rastin e shqiptarėve, pėr faktin se nė njė proces tepėr tė vėshtirė tė mbijetesės dhe tė formimit kombėtar, janė pėrqafuar tri fe tė ndryshme, nuk ka qenė e mundshme qė feja tė luajė rolin integrues nė nivel kombėtar, sikundėr ka ndodhur te kombe tė tjera, tė cilat nė procesin e formimit kombėtar, kanė arritur njė unifikim edhe nė planin fetar. Pra, mė shumė se te roli pėrēarės i klerit dhe te dobėsimi i kombit pėr shkak tė konvertimeve nė kombe tė tjerė, nė rastin shqiptar duhet tė shikohet pasoja e mungesės sė rolit integrues tė fesė nė formimin kombėtar dhe nė luftėn e tij tė vėshtirė pėr pavarėsi dhe jetė tė lirė. Duke mos e inkuadruar kėtė forcė shpirtėrore mobilizuese nė projektin e ēlirimit kombėtar dhe tė krijimit tė shtetit kombėtar, shqiptarėt kanė luftuar pa mundur ta shfrytėzojnė njėrėn nga armėt mė tė fuqishme. Rastet mė markante nė historinė shqiptare flasin edhe pėr shembuju jo tė pakėt tė mobilizimit tė personaliteteve fetare nė projektin nacional shqiptar, nga tė tri fetė ekszistuese. Por, ėshtė fjala pėr angazhimin e njerėzve konkretė, tė bartėse tė funksioneve fetare, e jo tė fesė ose tė feve eksizuese si tėrėsi.

Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe dėshpėrimin autorial pėr shkak tė asaj gjendjeje, dhe ka dhėnė njė alternativė tė shpejtė, revolucionare. Por, ajo qė i ka munguar sensit tė Pashko Vasės, ka qenė mungesa e vetėdijes pėr rolin e madh, tė jashtėzakonshėm qė do tė mund tė luante feja dhe fetė nė projektin e ēlirimit kombėtar. Natyrisht, me kusht qė ato tė viheshin edhe nė njė funksion tė gjithanshėm mobilizues, emancipues dhe ndėrgjegjėsues kombėtar. Konkretizimi i kėsaj teze do tė thoshte se do tė duhej tė promovohej ideja dhe koncepti se kishat dhe xhamiat e shqiptarėve ishin dhe duhej tė ishin objekte tė frymės sė shqyptarisė. Pra, integrimi i tyre nė projektin kombėtar dhe jo pėrjashtimi ose zėvendėsimi i tyre.

Poezia e vetme e Pashko Vasės, vėrtet edhe pas njėqind e njėzet vjetėve na shkakton pėrjetime emocionale dhe estetike, sepse ka njė tėrėsi vlerash. Njė poezi e shkruar me qėllimin e qartė qė tė ndikojė fort nė ndėrgjegjen e bashkėkombasve, ( poezia ėshtė pėrhapur nė formė letrash dhe ėshtė transmetuar edhe gojė mė gojė dhe ėshtė tejshkruar nga miqtė dhe adhuruesit e Vasės), ka mjaft elemente poetike qė e bėjnė mė tė depėrtueshėm mesazhin e saj. Poezia ėshtė e shkruar nė dhjetėrrokėsh, njė varg i njohur shqiptar qė nė fushėn e poezisė gojore ka prodhuar kryevepra tė vėrteta. Poashtu rima e puthur, karakteristike pėr poezinė gojore historike shqiptare, ėshtė njė element i vargut qė e bėn mė tė komunikueshėm vargun poetik. Leksiku i aktivizuar ėshtė i arealit social dhe kulturor shqiptar, qė e bėn poashtu mė tė lehtė ngulitjen e figurave poetike tė kėsj poezie.

Por, poezia Mori Shqypini, e mjera Shqypni, mė duket se mbetet e paharrueshme dhe aktuale e aktualizuese, para sė gjithash pėr shkak se dilemat shpirtėrore tė shqiptarėve nuk janė zgjidhur as sot e kėsaj dite.

Shkruan nga : Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Poezia e Pashko Vasės Mori Shqypni
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (X)
» Gonxhe Bojaxhiu-Nėna Tereze:JETOJE JETEN...
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Letėrsia Shqiptare
» 1999, Ja si u mor peng autobusi grek nga emigranti shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: