ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ernest koliqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:38 pm

Lindi nė Shkodėr me 20 Maj 1901. Shkollėn e mesme e mbaroi nė Bergamo dhe nė Milano, Itali. Studimet e larta i mbaroi nė fakultetin e Letėrsisė tė Universitetit tė Padovės. Nė prozėn dhe poezinė e tij ndeshet njė gjuhė mjaft e pastėr dhe moderne. Veprat e tij janė: "Kushtrimi i Skanderbeut", poemė dramatike; dy pjesė me novela tė titulluara "Hija e Maleve" dhe "Tregtar flamujsh", si dhe poezitė lirike "Gjurmat e Stinve".
Shkodra nė mėngjese

Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjetė:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh nė liqe synin e qetė.

Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti tė letė,
e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jetė.

E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i hollė:

skaj nė skaj si lum gzimi tue rreshqitė
nė syt e vashave, qeshė, e mbush me dritė
kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Kroni i katundit

Shtegu qi ēon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzė mbramje me buljere nė krah, dalin gra e vajza pėr me mbushun uj nė krue. Ndeshen udhės shoqe me shoqe e shėndrrojnė dy fjalė.
Dita asht e mundshme ndėr katunde e ato biseda mbramjeje disi janė nji pushim e nji argtim. E ndėrsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushė buljerat nji nga nji tue kendue. Secilės vajzė e secilės grue i kendon nga nji kange te veēante, pėrse kroni te tana i njef. Vajzat i njef tė vogla e i pau dalkadalė tue u rritė; gratė i njef nuse e i pau dalkadalė tue u plakė. Pasqyra e qetė e ujit mban kujtimin e tė gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtė, i kendon gjithkuj kangen e mallėngjyeshme tė kohės sė kalueme. Por pak kush din ta marrė vesht... E shumta kalojnė habitshėm. Shuejnė etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnė. Kjo, ndoshta, asht ma mirė pėr to, sepse kanga e kronit shėndrrohet nė vaj, tue jehue nė thellsit e shpirtit. Atėherė ma mirė mos me ndigjue.


Marre nga : Arben Cokaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:39 pm

Dante e ne shqiptarėt

Tue u besue kujtimeve t’mija tė largėta, kur isha mėsues i letėrsisė shqipe nė gjimnazin shtetnor tė Shkodrės (prej tetė klasėsh: unė jepja letėrsi shqipe, nga 1930 me 1933, nė tre klasat e fundit), mund tė pohoj se poezia e Dantes u interesonte shumė nxanėsve tė mij. Asokohe mėsimi i letėrsisė zhvillohej brenda hullive tė gjinive letrare dhe tekstit, redaktue simbas rregullores shkollore tė kohės. Sė pari paraqiteshin veprat e autorėve shqiptarė, mandej bėhej i mundun prezantimi i kryeveprave ma tė shqueme tė letėrsisė sė huej. Nė tre klasat e fundit tė gjimnazit nxanėsit ishin nė gjendje me lexue mjaft mirė vepra nė gjuhėt pėrkatėse, veēanėrisht nė italisht e frėngjisht. Natyrisht, pėr njė mundėsi perceptimi ma tė mirė pėlqeheshin edhe veprat e pėrkthyeme nė shqip, kur ato egzistonin. Nė mungesė tė tyne, mėsuesi, (qė pothuejse nė tė gjitha rastet i kishte krye studimet jashtė shteti) ushtrohej nė pėrkthimin e fragmenteve ma tė randėsishme tue pėrdorė maksimumin e mundėsive tė veta.
Mbi gjithēka, ajo qė i linte mbresa nxanėsve shqiptarė, ishte jeta e Dantes, jetė e mbushin me situata dramatike qė i shkaktoheshin nga konfliktet e dhunshme e urrejtja e pamėshirshme qytetare. Disa fragmente nga kronikat e Dino Campagni-t e Giovanni Villani-t, shfaqen si pėrshkrim i gjallė i ngjarjeve bashkohore tė vendit. Portreti i Corso Donatit, me pak pėrpunim u pėrshtatet saktėsisht personazheve tė njoftun prej tė gjithėve. Ngjarjet fiorentine t’epokės sė Dantes, shfaqeshin shumė tė ngjashme me ato qė patėn tronditė Shqipninė mbas luftės sė parė botnore, pasojat e sė cilės rėndojnė ende sot. Mentaliteti i Dantes, nė pėrgjithėsi pėrkon me shpirtin shqiptar. Ndamjet nė klane, shkapetjet e vrullshme t’ambicjeve, ndėrhymjet e jashtme, intrigat mes familjeve tė mėdha nė garė pėr mbisundim e qeverisjen e qytetit, pėrndjekjet dhe dėbimet, pra tanė lamshi i pasioneve qė pėrbajnė jetėn e fiorentinasit tė madh, qenė shumė tė kapshme prej shqiptarėve. Ēuditesha edhe se si me sa lehtėsi e kuptonin koncpetin politik dantesk. Kalimi, nė vazhdėn e shekujve, nga perandoria romake nė atė bizantine e sė fundi nėn juridiksionin perandorak otoman, ka lanė gjurmė tė thella nė kujtesen kolektive tė popullit tonė. Edhe nė perandorinė e paanė tė sulltanėve, qė shtrihej ndėr tre kontintente, nuk mungonin nismat e fisnikėve tė fuqishėm vendas pėr tė prishė rendin e krahinave tė tana. Askush nuk i kundėrvihej autoritetit nominal tė Padishahut, nė personin e tė cilit ishin pėrqendrue tė gjitha pushtetet, civile, ushtarake e fetare: ai ishte Perandori e Kalifi, Mėkambėsi i Profetit mbi tokė.
Nxanėsit e mij i kuptonin shumė mirė pėrpjekjet e dėshpėrueme tė fiorentinėve pėr me ruejtė autonominė absolute tė ligjeve t’veta shtetnore gjith ‘tue veprue nė emėn tė Perandorit e tue mos ia dėshirue tepėr praninė e vazhdueshme. Nga ana tjetėr orientoheshin me vėshtirėsi ndėrmjet mosmarrėveshjes sė Perandorisė dhe Papatit. Nuk njihen raste luftimi mes pushtetit perandorik e klerit, nė tanė historinė otomane, madje as ndėr pashallėqet e ndryshme ku kėto dy pushtete qenė tė ndamė nė kuptimin administrativ. Shty nga kjo arsye e rrjedhimisht edhe nga diferenca e plotė mes edukatave religjoze, vėreja se mes kantikėve tė Komedisė Hyjnore, Ferri e deridiku Purgatori, kuptoheshin dhe shijoheshin nga nxanėsit; mjaft ma pak, pėr mos me thanė aspak, kuptohej Parajsa, nėse pėrjashtojmė kangėt e Cacciaguida-s ku naltohet jeta tradicionale dhe mėrgimi i lajmėruem i Poetit. Plasticiteti i artit dantesk i cili zblohet nė figurat e t’mallkuemve tė mėdhej (Ēorba e Uberti-t, Uliksi-t, Kontit Ugolino, etj) zgjonte emocione tė forta tek tė rijtė. Pėlqehej edhe fragmenti i Purgatorit ku muzikanti Casella tue iu pėrgjigjė ftesės sė Dantes, kėndon dhe zani i tij pėrhapte njė ambėlsi tė pashprehshme nė shpirtin e tė pranishmėve. As qė kam ndėrmend kėtu me ba ndonjė disertacion mbi efektet psikollogjike qė poezia danteske shkakton tek shqiptarėt; dėshiroj thjesht qė, tue u bazue nė pėrvojėn prej mėsuesi, tė nėnvizoj faktin se burrnia dhe karakteri i Poetit, qėndrimi i tij pėrēmues dhe krenar pėrballė kundėrshtarėve politikė, individėve vulgarė pėr sa i pėrket ultėsisė shpirtrore apo ndaj atyne qė u shmangeshin detyrimeve tė nderit, i prekte sė tepėrmi nxanėsit e mij. Dhe i entuziazmonte lavdėrimi i guximit, i virtyteve tė forta tradicionale dhe pika mashkullore e vėshtrimit dantesk nė vlerėsimin e veseve e vėrtyteve njerėzore.
Aty nga viti 1938, Patėr Gjergj Fishtės i kceu damari me iu pėrveshė pėrkthimit nė shqip tė disa Sonetave t’Petrarkės. Por mbas do pėrpjekjesh tė mundimshme mė pohoi vėshtirėsitė e paprituna qė po i dilnin pėrpara gjithnjė. Tha: “Asht e ēuditshme: pėr me ba njė variant tė njė kange tė Dantes nė shqip, do t’kisha gjetė menjėherė fjalė e fraza tė qėllueme; nuk kuptoj se ėse u dashka me u mundue kaq fort pėr me pėrkthye Petrarkėn…”
Por mandej e kuptoi e dha njė spjegim nė mėnyrėn e tij: “Thelbi mashkullor i poezisė sė Dantes, pėrputhet me karakterin e fuqishėm e konceptin heroiko-patriarkal qė ka jeta e shqiptarėve, veēanėrisht ajo e Maleve. Gjuha jonė mashkullore prihet ndaj lakonimzmit sintetik e huazohet nė mėnyrė tė shkėlqyeme pėr t’i mbartė shprehjet krenare danteske. Krejt ndryshe, modulimet valėzore tė vargjeve tė Petrarkės, bą komplekse nga mundimi i tij i dashunisė, i pėrpunuem e delikat, qė ēel herė nėr turbullime sensuale e herė ndėr vrulle t’nalta shpirtnore. Kėto modulacione, jo vetėm qė gjejnė me vėshtirėsi terma tė shprehjeve pėrkatėse nė trashėgiminė tonė leksikore, por shfaqen nė kundėrshti tė hapun ndaj ēdo shfaqje tė natyrės sonė, mohue nė tanėsi ndaj dritėhijes sė ndjenjave”.
Kėshtu u shpreh Orakulli ynė e, nė tė vėrtetė pėrktheu vetėm ndonjė sonetė tė Petrarkės (qė i botova nė revistėn time “Shkėndija) e nuk iu nėnshtrue ma mundimeve tė pėrkthimit sepse, pavarėsisht nga njohja e pakrahasueshme qė ai zotnonte nė tė gjitha nivelet e gjuhės shqipe, pėrkthimi i dukej i vėshtirė.
Fatkeqėsisht s’arrita me e bindė qė t’na jepte versinon shqip tė ndonjė kange tė Komedisė. Mes nesh, vetėm ai i kishte tė gjitha dhuntitė pėr me e pasunue trashigiminė tonė letrare me egzemplarė tė pėrkthimit dantesk.
Sidoqoftė, egzistojnė edhe nė shqip prova serioze e tė zellshme, qoftė nga versionet e “Vita Nuova” e “Rime” qoftė nga “Divina Commedia” nė Antologjinė Shqiptare tė Jeronim De Radēs. Kėtė sprovė ia detyrojmė italo-shqiptarit Luigi Lorecchio, vėllait tė Anselmit, themeluesit e drejtuesit tė periodikut “Nazione Albanese”.
Asht njė pėrkthim besnik dhe i kujdesshėm nė vargje tė lira. Autori ka botue shpesh nė “La Nazione Albanese”, lirika shumė tė rrjedhshme e patetike, tue pėrdorė tė folmen e Pallagorio-s (provinca e Cantanzaro-s) tė pasunueme me hijeshi e kujdes fjalėsh toske. Nė tė njėjtėn periudhė, me 1900, gjejmė njė version tė kangės V tė Ferrit, realizue nga Sokol Baazi (Sokol Baci), i cili padyshim asht Kola, i biri i t’famshmit Bajraktar tė Maleve tė Mbishkodrės Sokol Baci. Kolė Baci ishte diplomue nė Romė dhe shumė nga poezitė e tij patriotike shkrue nė fillim tė kėtij shekulli e botue nė “Nazione Albanese”, lexohen ende me interes. Nė provėn e tij tė pėrkthimit dantesk, Baci jep provat e njė mjeshtrie nė pėrdorimin e vargut endekasilabik (i panjohun pėr poezinė popullore tė Shqipnisė dhe i pėrdorun vetėm nga italo-shqiptarėt ndėr vjerrsha, pra ndėr serenatat tipike nokturne tė dashunisė) e nė lirshmėrinė e spikatun nė pėrdorimin e tercinės sė lidhun, aq e vėshtirė nė shqip pėr rimėn e saj tė trefishtė. Gjuha qė pėrdor asht ajo gege e Shkodrės, gjallnue e fuqizue nga pėrdorimi i shprehjeve idiomatike. Epoka e dhanė nė tė cilėn u ba kjo sprovė meriton vėmendje.
Me 1924, i ndjeri Patėr Vinēens Prennushi, i vdekun tragjikisht mbas luftės sė dytė botnore, me pendėn e naltė qė kapėrcente shkathtėsisht ēdo pengesė ndėr ushtrimet ma tė zjarrta poetike, botoi nė njė prej vėllimeve tė tij me lirika, njė pėrkthim tė admirueshėm tė kangės sė S.Franēeskut (kanga X), ku ritmi e rima jo vetėm qė e ndjekin besnikėrisht origjinalin por dhe mbartin nė shqip valėzimet e veēanta muzikale e tonet e ngjyrės.
Mė 1932, nga Shtypshkronja e Botuesit Nikaj tė Tiranės, doli vėllimi i parė “Poetėt e mėdhenj t’Italis”, realizue nga poeti nė fjalė qė pėrmblidhte version in e disa fragmenteve danteske. Poeti kombtar Gjergj Fishta, nė njė parathanie mjeshtrore tė librit lėvdonte (e tė gjithė e dinė se sa i pėrmbajtun ishte ai nė lėvdata) ato pėrkthime qė i pėlqyen edhe njė tjetėr poeti tonė tė madh, Dom Ndre Mjedjes (qė lėvdonte edhe me ma vėshtirėsi se Fishta) i cili foli shumė mirė nė njė reēension te revista “Leka”. I vlerėsoi shumė edhe Prof.Carlo Tagliavini, nė parathanien e botimit tė dytė botue me 1936.
Nė revistėn e mirėnjoftun “Leka”, Kristo Floqi i palodhshėm na dhuroi me 1937 pėrkthimin e episodit tė Kontit Ugolino (Kanga XXXIII e Ferrit). Nxitun prej nevojės sė papėrballueshme tė tė shkruemit, Floqi, autor veprash tė shumta qė nė njė hapsinė tė gjanė prodhuese pėrfshijnė studime Juridike, esse mbi administrimin shtetnor e njė gamė tė larmishme shkrimesh nė tė cilat figurojnė tana llojet letrare, qė nga lirika dhe epika deri tek dramatika e artet rrėfimore, fatkeqėsisht nuk i kushton shumė kujdes mėnyrės sė tė shprehunit dhe pena e tij, me tepėr kollajllėk, hidhet nga proza nė poezi pa mujtė me i dhanė tharm stilit qė shfaqet njėlloj i rrafshėt si nė pėrkthimet prej greqishtes antike si nė letėrsi moderne. Ky version me vargje endekasilabike qė ēalojnė, me fraza tė pėrgjithshme, me strofa katėrshe e rimė tė alternueme shpesh arbitrare, pėrsa i takon interpretimit tė tekstit origjinal, damton mbi gjithēka tonin: Floqi e shndėrron ngjarjen tragjike nė njė lajm tė kronikės sė zezė dhe e shtjellon me ritmikėne njė ballade popullore.
Dy episode t’pėrkthyeme nė tosknisht (Kanga X e Ferrit) gjenden nė teksin shkollor “Letėrsi e Huaj” e Mahir Domit dhe Sterio Spasses, por meqė nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė na mungojnė orientuesit, nuk mund tė dimė nėse pėrkthimi asht vepėr e tyne apo e tė tjerėve; gjithsesi ky pėrkthim nuk na duket kushediseēka.
Ma nė fund, mbas shumė pėrpjekjesh tė shkėputuna, pak a shumė tė mbėrrituna, ja tek shfaqet pėrkthyesi i shumė pritur i tanė Komedisė Hyjnore. Tashma janė publikue Ferri e Purgatori: Parajsa thuhet se asht nė botim e sipėr. Sė shpejti pra, krahas versioneve nga greqishtja e latinishtja te Naim Frashėrit, Gjergj Fishtės, Ethem Haxhiademit, Frano Alkajt dhe ato angleze e gjermane nga Fan S. Noli, Vinēens Prnnushi e Lazėr Shantoja, poemėn e Dantes do ta kemi tė pėrkthyeme nė shqip nga Pashko Gjeqi. Ai asht laurue pėr Letėrsi e Filozofi nė Universitetin e Romės mė 1941 dhe ka botue vjersha dhe esse kritike shumė tė ēmueme ndėr gazeta e peridokė letrarė. Qė prej ma se pesėmbėdhjetė vitesh, i asht pėrkushtue me tana energjitė pėrkthimit nė shqip tė kryeveprave danteske.
Ndėr shkrimet e tij Gjeqi jep njė provė tė admirueshme pėrsa i takon njohjes sė leksikut e tė frazeologjisė shqiptare. Ai e ka studiu thellė shqipen, kėshtuqė zotnon pėrgatitjen e nevojshme pėr t’u pėrballė kėsaj ndėrmarrjeje tė naltė mbi pėrkthimin e Dantes nė njė gjuhė qė ka veē njė shekull qė asht ēue nė mundėsinė e provave letrare. Me njė formim tė rreptė klasik, tue e pėrsosė shijen edhe mbi autorėt e mėdhenj tė letėrsive t’mėdha perėndimore, Gjeqi ka fitue aftėsinė e zgjehdjes sė tingujve e lokucioneve pa tė cilat ēdo lloj pėrkthimi nga njė gjuhė nė tjetrėn rrezikon me u katandisė nė parodi. Besnikėria e njė pėrkthimi nuk qėndron nė ruejtjen e saktėsisė sė kuptimit tė fjalėve, jo nė mbartjen prej njė gjuhe nė tjetrėn t’njė koncepti mbushun me njė ndjenjė tė veēantė e vezullues nė tisin e njė imazhi origjinal, por nė zgjedhjen e qėllueme tė njė shprehjeje mundėsisht tė ngjyrosun me idioma qė japin, pėrveē domethanies, tonin, do tė thoja tingullin dhe koloritin e origjinalit.
Gjeqi, lexues i pėrhershėm i poemės danteske prej sė cilės njeh sigurisht shumė pjesė pėrmendėsh, lėshohet mbas ritmit tė endekasilabit e lojnave t’panumurta tė rimės sė tretė, do tė thoja me njė epsh tė vėrtetė. Shfaqet e pėrkyreme teknika e tij prej vargėzuesi nė mbruejtjen e endekasilabit teksa pėrpiqet, dhe nė t’shumtėn e rasteve ia del mbane, me mbetė i pranishėm nė harmoninė intime tė tekstit. Edhe n’ato pasazhe ku nuk arrin me e kapė veēantitė e koloritit e skalitjen e artit tė gjanė dantesk me mijra e mijra forma e sfumatura, pėrkthyesi ynė ruen gjithmonė njė nivel tė naltė mjeshtėrie stilistike.
Vėshtirėsia e pakapėrcyeshme e pėrkthimit tė Dantes nė ēfarėdolloj gjuhe qėndron nė variacionet e vijueshme dhe tė pafundme tė endjes ekspresive qė gjith ‘tue ndryshue tonin, ndjekin ngjarjet e njėmbasnjėshme t’udhtimit tė tij tejtoksor dhe nė ndėrthyrjen e shpejtė tė ndjesive e mbresave nga kanga nė kangė. Kalohet nga stili i naltė biblik nė stilin e vrullshėm popullor, nga fjalimet oborrtare nė bisedat familjare e n’ato bufoneske e banale.
E pasazhe tė tilla tonesh qė Dante kapėrcen me njė natyrshmėni tė mrekullueshme, bajnė qė t’i dridhen damarėt e pulseve edhe pėrkthyesit ma tė sprovuem. Mund tė pohojmė se Gjeqi, i cili ia ka dalė mbanė me aftėsi dinjitoze edhe nė pikat ku kėrkesave tiranike tė rimave u shtohej vėshtirėsia e ruejtjes sė timbrit tė veēantė e riprodhimi i atmosferės sė veēantė tė origjinalit.
Episodet e Ferrit, tė Franēeskes nga Rimini, Farinates sė Uberteve e Uliksit, janė realizue vėrtetė gjallnisht nė pėrkthimin e Gjeqit.
Nė pėrgjithėsi kantiku i parė, Scultorea, e ka ma t’lehtė me i gjetė nė leksikun shqiptar mjetet ekspresive pėr njė pėrkthim tė suksesshėm, falė karakterit plastik e konkret tė materies poetike qė trajtohet. Purgatori, piktoresk, kėrkon pasuni tė njė lloji fjalėsh e frazash me tė cilat shqipja nuk asht edhe aq e begatė. Masėn ma tė naltė tė mjeshtrisė sė tij, pėrkthyesi ynė do tė na e japė, nėse do t’arrijė me i kapėrcye vėshtirėsitė qė paraqet pėrkthimi i Parajsės muzikale.

Kjo ese bėn pjesė nė njė cikėl leksionesh qė Ernest Koliqi ka mbajtur nė universitetet italiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:39 pm

Lutja e Dėshprueme

Ju qi keqas t’vorrosun keq flźni nder murrāna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
deshmor‘, q’źmėn t’lavdishem keni thadrue n’gojdhāna,
nėn dhé me gjak t’uej t’rīmun idhnķn nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flźni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zā nga pylli,
a kur nji zhapllim‘ hapash pėrbrī murān’s ndėgjoni,

ju qi n’mesime fisnike t’lahutės jeni rritun,
ju qi burrnķn jetike e patėt si mėsuese,
ju qi lirķn kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botėn keni ēuditun,

sot n’murrāna t’harrueme kėrkoni kot pushim:
ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, pėr flījen e jetės q’u shkoi huq.

U rrzuet tue rrokun armėn dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndėr mote gardh ēeliku,
porzmat vigāne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por māma e fatit, māma qi befas mbi né krisi.

N’heshtim t’natės shqiptare s’ndėgjihet kund zā njerit,
prān‘ votres s’fikun nānat n’vaj nuk e njomin bukėn,
por me sy t’papėrlotun plot shkndija mnije, strukėn
tue prit‘ furķn ahmarrse qi t’thej‘ t’prīmunt e mnerit.

Jo vįj por gjām e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtė e lumit kushtrim zā-mbytun ngjanė,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mā t’mshefta po i a thanė.

O Perėndķ, na tokėn pranuem qi Ti na fale,
n’tź tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botės tjetėr tue ruejtun dhźn mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpėrthejshin duhķnat,
pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ē’janė miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta tė kombeve fatbardha.

E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukė kollomoqe
Qi e zbutshin n’śj tė kronit, s’lypshim kurrgjā mā shum,
sepse bylmet na kishin nji lirķ t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bānte gjakun t’lum.

Nānat me qumsht‘ tė pastėr andjen n’shpķrt t’on‘ dikojshin
Me fluturue si shqipe nė qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
shpesh u errem pa hāngėr bukėn m’e ruejt‘ pėr fmķn
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpķn
na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata?
Lķrin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetėr:
kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė vjetėr.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:40 pm

Tingėllimit

Tingėllim, bukurija kurr s't'humbasė
qyshse Danti t'amshoi me t'madhen lyrė:
prej dashunije fshān gjithnji kur hasė
Beatriēen kah pėrshndet' me aq t'āmbėl mnyrė;

n'ty ende qįn Petrarka e vaji n'gjasė
t'nji kroji rrjedh ku qartas si n'pasqyrė
prap bota vron me mrekulli t'pamasė
Lauren qimjare t'hijshme kejčt n'ftyrė.

Kisha me dashtė edh'un me i a pėrmendė
s'dashunes s'ime emnin larg ndėr mote
porsi poett qi rrojn' sa bota e dielli,

por vargjet qi kunor' shkoj tue ia endė
veē nji prendver' mā s'ngjasin n'ftyr' t'ksaj bote
aq koh' sa lulet qi ēel' drandofilli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:41 pm

Tregtare Flamujsh

Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....
Gasper Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.
Flamuri ra per toke. Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte qi leshojshin shkendija idhnimi. Tregetari u ndal para tij.
- Mos me kene hatri i miksis se mocme qi kam me shpine t'ante, dij une...
I riu ia priti
- Per hater t'asaj miksije tash qes bejte me t'u shit flamujt..
Me za qi i dridhej prej pezmit tjetri ia kthei:
-po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija
kane me te qite ne drite....
U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje fishkullime:
- U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija, une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....
-Kadale... ia priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit jashte ti.
Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at kshill qe me dhae par ne dugaje.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit.
E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.


eh kete ekma shkrojt prej ne fletore yyyyy sa i keq aj mesuesi qe me jepte mesim ma gekroj kete frangemtn hihiih
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:41 pm

Rrajėt lėvizin

Shuku, mėsim-dhanės (28 vjetsh)
Ndreka, ish-tregtar (66 vjetsh)
Iza (24 vjetshe)
Roza, e shoqja e Shukut (25 vjetshe)
Ganxhja, e shoqja e Ndrekės (26 vjetshe)
Lina, e motra e Rozės, nzanėse (17 vjetshe)

Nė Shkodėr, me 197....


(Nji odė buke, e gjanė, nė nji shtėpi tė vjetėr zotnijsh. Mure prej shum kohe sė palyeme. Nji tryezė e thjeshtė katranėshe nė mjedis rrethue me ndejse tė zhgatrrueme tė ndryshme njana prej tjetrės. Nė fund tė dhomės dy dritore tė mėdhaja qi biejnė kah rruga. Nė perden e mbajtė, nė skaj kah fundi, njė derė qi qet n’odė tė zjarrmit, madej njė kanapeh mbulue me pelhurė tė zgjedhur, tshti e repun dh’e zverdhkatė nė ngjyrė. N’anėn e djathtė nji derė qi qet nė shenashin. Edhe pse s’mungon dlirsija, ambjeti ep nji pėrshtypje sė lanumi mbas dore. Shifet menjiherė se dikur ajo banesė shkelqente me orendi tė begatėshme e dallohej pėr mbajtje tė kujdesshėme. Asht mėngjesi i njė dite sė dielle vjeshte).


LINA (tue hy nga dera e shenashinit, veshė me petka shetije, pėrshėndetė Rozėn qi del me dy broka plot me uj nga dera e odės sė zjarrmit) Nadja e mirė!

ROZA Sa heret kenke ēue! Mirė se vjen!

LINA Mesha nė Shkollė tė Murgeshavet thohet nė shtatė. Mbaroi e kėtheva kėtu. Erdha me pa si keni ndjehė e me tė marrė me da;ė nė Fushė tė Qelės.

ROZA Ka kohė. Nuk do tė jet sahati ma tepėr se tetė e gjysė. Shetija fillon mbas Meshės s’orės njimbėdhetė tė Fretnevet. Po i ēoj ujin m’u la Shukut e po vij. Si asht nana?

LINA Mirė. I kanė pushue dhimbat n’ijė. Shuku si po asht?

ROZA Me shėndet mirė, por, si gjithmonė, i habitun mbas trilleve tė veta. Lexon, merr shėnime e ēohet e shetitė nėpėr odė. duhet me ia pėrsritė disa heresh fjalėn para se t’a marrin vesht: kaq pėrqėndrohet nė mendime...

LINA Pregatitė ndoj vepėr tė re, sigurisht.

ROZA Shka me kenė! Humbė kohėn kot. Kur s’mujt me nxjerrė gja nė dritė sa ishin.... ata, sot duhet t’a kuptojė se puna e shkrimeve tė tija ka marrė fund. Mue mė ban me plasė. Nė vend me ia vu menden si e si me e pėrmirsue kėt gjendjen t’onė dhe m’u vu pėr fije si shokėt, qi pra s’e lanė kurrkund zotsin e tij, bieret mbas andrrave. Jam nė hall tė madh. Linė!

LINA Shuki asht i zoti. Heret a vonė ka me i a dalė m’u rradhitė ndėr shkrimtarė nė shej e me kenė i ēmuem si meriton.

ROZA Prit gomar sa tė dalė tėrfoja! S’kam besim nė zotsin e tij. Ka mbetė mbrapa shokve. Mandej... (me za t’ulėt) kujton ti se e lanė... kėta tė sotshmit me ēue krye si shkrimtar? Rrehet kot. Por.... mė len t’i a ēoj ujin m’u la. Mos u mėrzit. Qe, erdha! (Del kah shenashini).

GANXHIJA (hyn nga e djathta) Nadja e mirė Linė. S’ashtė nevoja me tė pyetė si je pse po shof se ke ndjehe si molla nė gem. Kaq herėt, sot?

LINA Jam kenė nė Mesh te Murgeshat.

GANXHIJA Ty tė ndihmoftė. Edhe unė aty kjeēė nė meshė, por ishem nė fund tė kishės e s’tė kam pa. Ke pasė fat, moj bi, m’u rritė nė hir tė Zo’it e me marrė mėsime tė mbara ndėr Murgesha. Mjrisht ka gjind qi, qyshė se kanė le, nuk e kanė pa kishėn me sy dhe nuk njofin ngushullimin e madh t’uratės....

LINA Si ime-motėr, pėr shembull, as? Mos i ven faj, Ganxhe. Ka thithė mendimet e... atyne. Nuk asht zemėr – keqe, por koha e pėrparėshme ka lanė gjurmė tė forta nė tė.

GANXHIJA Ajo qi nuk mė pėlqen, lum Lina, asht se jote-motėr nuk i mban pėr vete mendimet qi ka, por mundohet me i a rrasė nė tru edhe tjervet. Qe, tuk asht zotni Shuku: ai nuk i a thotė tė bindun se asht e mirė e e drejtė. E, pra, kisha me thanė se atij i pėrket ma tepėr me u dalė zot mendimeve t’atyre....

LINA Unė nuk jam fort e rrahun nė kėto ēashtje. Por... me shka kuptoj unė, Ganxhe locja, Shuku ka mendime krejt tė veta qi janė bukur larg prej parimeve t’atyne pa kenė, merret vesh, kurrkund afėr me t’onat; me kėto tė sotmet, due me thėnė...

NDREKA (tue hy nga e djathta_ Mirė se tė gje, zojshė.

LINA Mos mė thirrni zojushė, zotni Ndrekė. Unė...

NDREKA Don ndoshta me tė thirrė shoqe? Fjalėt shok e shoqe i urrej edhe i kam qitė, sa pėr vete, jashtė pėrdorimit.

LINA Mė thirrni Linė.

GANXHIJA (tė shojt) Edhe ti ke nisė m’u ba i mėrzitshėm. Lene rahat vajzėn qi kurr s’t’a ka kėthye fjalėn.

NDREKA Ke arsye. Lina s’asht si...

GANXHIJA Leni fjalėt boshe, po tė tham. Po shkoj me ju pjekė nji kafe. E kam xhezėn nė zjarrm. (Del kah oda e zjarmit).

NDREKA (tue u ulė ndejun nė kanapeh) O Zot i lum, kjosh levdue qi premtove me mė falė nji pleqni tė rahatshėme! E din, Linė, sa vuejshem kur ishin ata. Sidomos tė diellavet. Nuk u dallote e diellja prej ditve tjera. Qe, ndėgjo. Po biejnė kumbonėt e Kiėshės sė Madhe. Aman, mos prito, ēolma dritoren. Due me ndėgjue kumbonėt. (Lina hapė xhamat e dritares). A ka lezet ma tė madh? Me gėzue lirisht tė diellen; me shkue nė Meshė tė madhe, ashtu si pėrpara. Ti je e re dhe s’merrshe gja vesh kur ishin ata. Por ne na e kanė terratisė jetėn. Kishim lakmi ata qi dishin. A merr vesht? I njehshim tė lum ata qi pėrsiellshim ndėr Rmaj... me i shti nė dhe!

LINA Unė s’mabaj mend mirė’ po, vėrte, tė ramit e kumbonvet ishte asokohe i ndaluem?

NDREKA Rrebtėsisht.

GANXHIJA (tue hy me do filxhana nė nji tabake) Urdhėroni, pra.

NDREKA Tė lumėt dora, grue. Prej erės kuptohet se na ke pjekė nji kafe tarrnake.

LINA (Ganxhes) Njimend pak e kush din me pjekė kafe si ti.

NDREKA Duket gja e kollajtė, pėrkundrazi don shum marifet. Ah. s’ka ma gja tė kandėshme se me pi kafe tue ndėgjue kumbonėt qi bijnė e tue mendua se "ata" nuk na rrijnė ma pėrsipėr me na marrė frymėn. Lirija, lirija, s’ka tė paguem nė kėt botė.

ROZA (tue hy ka ndėgjue fjalėt e Ndrekės) Liri kallpe... Vetam mendelehti nuk kujtohet se priftnija i a futė shpirtin njerzis nė nji burg gėnjeshtrash lara lara. Nuk asht liri ajo qi pa u kujtue tė ban me ndjekė vijėn e caktueme prej priftėnvet dhe prej qeverritarve tė cilėt tjetėr mendim s’kanė veē me shfrytėzue vogjėlin e shkretė.

LINA Pash fen, pse nuk shikon punėn t’ande!

NDREKA Lene tė turfullojė.... Fjalėt e saja nuk m’a prishin lezetin e kėsaj sė dielle plot kumbonė. Kumbomnėt s’i bajnė dam kujt. Kjo pėlqente krizmėn e batareve qi vinte prej Zallit tė Kirirt kur u pushkatojshin njuerėzit ma tė ndershėm tė vendit tonė. Tashti angthi u zhdavarit... Ah. kjo muzikė e kumbonve t’a zgjanon shpirtin.

ROZA E besoj: tash qi kėthyem prap nė Mesjetė...

NDREKA Kėthyem nė jetė te mbarė e tė lume!

GANXHIJA Po ti, more, pse e gėrget? Lene nė punė tė saj. Ajo asht rritė me ato mendime.

LINa (qi ka qitė kryet kah rruga prej dritores sė hapun) Gra, eni e shifni. Nė krye tė rrugacės asht ndalė nji zojė e huej... Se ē’petk qi ka!.... s’ka si bahet ma i bukur... e i rri mbrekulli nė shtat.... Qe, ka ndalė diken e dishka po e pyetė tue ba shej me dorė kah kjo rrugacė....

(Roza e Ganxhja shpejtojnė me dalė nė dritore).

GANXHIJA Kush do tė jet, vall? Po hyn nė rrugacė t’onė. Po afrohet kėtej...

ROZA E veshun vėrte nė mėnyrė tė pėrsosun.... Sa t’encun tė zhdėrvjellėt... Shifet se nuk e topitė halli i jetės si ne tė shkretave.

LINA Zojė e randė duket me kenė....

ROZA Po ndalet para derės s’oborrit t’onė...

GANXHIJA Jeee... Po kjo shka lypė te na?

(bjen trakllojca e derės s’oborrit: i ndėgjohet krizma nepėrmjet derės sė shenashinit)

ROZA Tham se e kanė drejtue gabim...

GANXHIJA (tue dalė me shkue e me ēelė derėn e oborrit) Nė kjoftė e huej si do tė merrem vesht unė me te?

NDREKA (pa u tundė prej kanapehit, tue mbėshtjellė njė cingare nė kuti tė duhanit) Mė thirr mue. Unė italishten e dij....

ROZA (si nė tallje) E po foli rusisht, jam kėtu unė!

NDREKA S’ka me kenė nevoja as pėr ty as pėr mue. Ka gabue derė, po kjo se kėrkon ndokend. Kėtu te na s’ka kush punė me tė huej... Shko, Linė, tė paēa, e shif kush asht ajo grue e si po i shkon puna Ganxhes me te.... (Lina del kah e djthta).

NDREKA Shum tė huej kanė fillue me ardhė. I ka dalė nami vendit t’onė e, tash si udhėtohet pa pengime, shum kend ngucė kureshti m’e shetitė fun e maje.

ROZA Nė kėt shtėpi gjysė tė rrenueme s’ka kush shka me pa...

NDREKA Eeeh.... Dukur kjo shtėpi ka kenė nji ndėr ma tė mirat e Shkodrės...

ROZA E sot asht ēerdhe mijsh. Tė mjerėt na qi jemi tė dėnuem me jetue kėtu mbrendė.

NDREKA (tue mos u vu vesh fjalėve tė saja, vazhdon si tė flike me vete) Shtėpija e Sinadinvet, zotnij zemėrbardhė.

ROZA Pasanikė qi jetuen tė kėrtylun me miradina nė shpinė tė popullit t’unshėm. Mandej nji prej tyne a mė bahet a ishte i dam me gisht si njeri me idena antipopullore?

NDREKA Thue pėr Pjerin Sinadinin, shkrimtar?

ROZA (tue hy turravrap pa frymė) E dini se kush asht? E zoja e shtėpis!

NDREKA (tue broftė nė kambė) Kush? Kush, thae?

LINA E zoja e kėsaj shtėpije, pra! Ka ardhė prej Italije. Po shetitė oborrin me Ganxhen.

NDREKA A ka se si? E ka marrė mirė vesh Ganxhja?

LINA Po, po ajo flet shqip si na. Asht bijė Sinadinėsh; a u thoshin kėshtu rponarėvet tė kėsaj shtėpje?

NDREKA Ashtu. Po pse ka ardhė?

LINA S’dij. Unė porsa u paraqita me te e ngava kėtu me ju kallzue.

ROZA (me za idhnak Ndrekės) shif: unė tė kam pague qiran pėr nji vjet e, t’a dijsh mirė:para Shėn gjergjit nuk los prej klėndej edhe me ardhė tė gjithė Sinadinėt e dekun e tė gjallė...

LINA Para se me thanė ashtu, preit me marrė vesh si po merr zhvillim puna.

NDREKa (Linės) A tė tha Ganxhja me mė ba za mue?

LINA Jo; por, ,ėsi i a pash gjasėn, ajo tash po njitet kėtu nalt.

NDREKA Si t’u duk?

LINA S’ka si bahet ma e njerzishme. Si cėrcerrim bylbyli e ka zanin. Nji buzqeshje e ambėl i a ndritė fytyrėn kur flet.

NDREKA Kjo nuk u donte!

ROZA Shka nuk u donte?

NDREKA Ardhja e kėsaj – deh?

LINA Po kush asht kjo, zotni Ndrekė? Bash e zoja e shtėpis?

NDREKA Kjo – a? Mbas hamendjes asht e bija e Pjerin Sinadinit.

ROZA T’atij shkrimtarit me mendime prapanike?!

NDREKA (tue mos i vu vesh Rozės flet me Linėn) Pjerin Sinadini – unė e kam njoftė – ka kenė njeri me idena tė vjefshme, nisjatuer i palodhėshėm veprimesh tė mbara, shkruente ndėr fletore, qitte libra, ka pasė nji rreth tė gjanė miqėsh qi e dojshin me shpirt, por edhe shum anmiq qi e mėnjijshin....

ROZA Njerzit e kėqij janė tė mėnim....

NDREKA Ai s’i ka ba keq kuj. Disave, prej atyne qi e mėnishin, u kish ba nderna e ēfarė ndernash....

LINA Po kjo zoja kush asht?

NDREKA Sigurisht e bija, qi ka trashigue pasunin e tij.

LINA Po vjen! Qe, i ndėgjohet zani. Janė nė shenashin me Ganxhen.

ROZA Unė s’due t’a shof.

LINA Ti rri, he mos pritsh. Tė shofim shka thotė e shka ka ardhė ma ba....

IZA (tue hy e pėrsjellun prej Ganxhes, me njerzi tė spikatun) Mirė se u gjej!

NDREKA Mirė se tė bjen Zoti! Unė jam Ndrekė Beitoja, kujdestar i kėsaj shtėpije....

IZA Mė falni qi po u trazoj, zotni Beltoja. Deshta me pa, mbasi mė qiti rasa me ardhė nė Shkodėr, shtėpin e prindve tė mij.

NDREKA Jeni e bija e zotni Pjerinit, atėherė?

IZA Po.

NDREKA E kam njoftė babėn e juej.

IZA (me sy qi i ndrisin papritmas prej gėzimit) Vėrtetė?

NDREKA Po kush nuk e njifte? Asht pėrpjekė shum pėr kėt qytetin t’onė.

IZA Shkodrėn e ka dashtė me shpirt. Ka dekė me zemėr tė plasun prej mallit tė saj. Mė flitte gjithmonė pėr Shkodėr, pėr Shqipni, pėr kėt shtėpi.... (Shikon rreth e rrotull me nji hije mallėngjimi nė fytyrė) Kjo asht oda e bukės.... Aty nė skaj dikur ishte nji poltronė ku rrinte gjyshi.... Kėndej duhet tė jet oda e zjarrmit. A kam lejėn t’a shof?

NDREKA Kjo asht shtėpija e juej, zojė... Urdhnoni: po ju pėrsjellim (bashkė me Ganxhen shoqnon Izėn dalė kah e mbajta).

LINA Sa grue e hijshme dh’e njerzishme.

ROZA Kėshtu e kanė tė pamit kėto reshpereshat, por pėrmbrenda janė pleh.

SHUKU (tue hy prej sė djathtės) Kush asht ajo zojusha qi erdh me ganxhen nodė t’onė e shikoi me pėrmallim tė dukėshėm trapazanin e musandrėn? Kishte nė shikim nji shprehje tė ēuditėshme! si me kenė tue pa andėrr....

ROZA Ti, ti, je gjithmonė i humbun ndėr andrra, more tatalosh. E kjo bukurushė ka ardhė me tė zgjue e me tė ba me ikė rrezgabjezga prej kėsaj shtėpije pse don me banues vetė kėtu.

SHUKU (pa u vu vesh fjalve tė sė shoqes, me kureshtė tė gjallė) Si? Si? Asht zoja e kėsaj shtėpije?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:42 pm

Gjuhės shqipe

Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:42 pm

Kroni i katundit

Shtegu qi ēon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzė mbramje me buljere nė krah, dalin gra e vajza pėr me mbushun uj nė krue. Ndeshen udhės shoqe me shoqe e shėndrrojnė dy fjalė.
Dita asht e mundshme ndėr katunde e ato biseda mbramjeje disi janė nji pushim e nji argtim. E ndėrsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushė buljerat nji nga nji tue kendue. Secilės vajzė e secilės grue i kendon nga nji kange te veēante, pėrse kroni te tana i njef. Vajzat i njef tė vogla e i pau dalkadalė tue u rritė; gratė i njef nuse e i pau dalkadalė tue u plakė. Pasqyra e qetė e ujit mban kujtimin e tė gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtė, i kendon gjithkuj kangen e mallėngjyeshme tė kohės sė kalueme. Por pak kush din ta marrė vesht... E shumta kalojnė habitshėm. Shuejnė etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnė. Kjo, ndoshta, asht ma mirė pėr to, sepse kanga e kronit shėndrrohet nė vaj, tue jehue nė thellsit e shpirtit. Atėherė ma mirė mos me ndigjue.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Thu Sep 18, 2008 5:43 pm

Shkodra nė mėngjese

Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjetė:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh nė liqe synin e qetė.

Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
tė parat pėrshėndetje dridhen nė heshti tė letė,
e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jetė.

E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i hollė:

skaj nė skaj si lum gzimi tue rreshqitė
nė syt e vashave, qeshė, e mbush me dritė
kaēurrelat e tyne kur shkojnė nė shkollė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ernest koliqi   Today at 9:19 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ernest koliqi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilirjana Koliqi-Ramaj:Mrekullitė e traditave tona tė shenjta arbėrore ruhen edhe Itali
» Engjėll Koliqi - POEZI TĖ 28 NĖNTORIT 2009 - POESIE DEL 28 NOVEMBRE 2009?
» Engjėll Koliqi - POEZI TĖ 17 NĖNTORIT 2009 - POESIE DEL 17 NOVEMBRE 2009?
» Engjėll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit nė Stubėll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike
» Engjėll Koliqi: POEZI TĖ 8 DHJETORIT 2009 - POESIE DEL 8 DICEMBRE 2009

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: