ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dritėro Agolli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:46 pm

Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat". Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij. Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata lanė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit sot pėr sot ndėr mė tė lexuarėn.

Marre nga : www.letersia.fajtori.com/Letersi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:47 pm

Poemė pėr Babanė e pėr Veten (kėnga e tretė)


S'e thur poemėn aq tė gjatė,
Me vargje si litarė,
Se kushedi e gris im atė
Dhe dredh me tė cigare.

Nga kjo poemė e nisa rrugėn
E vargjeve rinore,
Nė rrokje e rima treta jugėn
Dhe erėn me dėborė...

Do bėj poema mė tė mira.
Po ti nė mend do vish,
O moj e para mė e vėshtira,
E thurur mes lajthish

Dhe do mė thuash buzėplasur:
-S'mė vure shumė fletė! -
Ahere ati im i dashur
Nė varr do tė jetė!

S'do futesh fare nė botimet
E vargjeve tė zgjedhur
Do mbetesh vetėm nė kujtimet
E kaltėr, e pazverdhur.

Po mund tė ndodhė ndonjėherė,
Qeflinjtė e poezisė
Ty tė tė vėnė nė defterė
Si fakt tė historisė:

"Dhe fshati ynė nxjerr poetė,
Siē nxorri trima shumė.
Vrapojnė vargjet me rėketė
Dhe piqen nė njė lumė,,...

Po ti, poemė, moj naive,
E thurur arė mė arė,
Do sjellėsh erėn e lajthive,
Si dashurinė e parė

Dhe thellė rreshtave tė tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do mė zgjojė mua
Ēibuku i tim eti...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:47 pm

Poemė pėr Babanė e pėr Veten (kėnga e dytė)


O brezi im u vrenjte herėt
Nė rrugėn e mjerrimit;
Ti pe tė parėn ditė tė errėt,
Tė parėn tė pushimit

Ti s'e mėsove Shtatė Prillin
Nė libėr e gazetė,
Ti Shtatė Prillin me qefinin
E pe, e ndjeve vetė!


Babai me botėn zemėrohej
Dhe bėhej pikė e vrer,
Dhe arave ngaherė ankohej,
Dhe thoshte: "Duam nder!"

Ka qenė i ri, ka qenė i zgjuar,
Me supe tė medhenj
Dhe mund tė ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkėmbinj.

Kėto dy duar unė i pashė
Tek hiqnin me rrėmbim njė dėrrasė
Njė tra, njė hu, njė gur...

Atje babai e mbante fshehur
Njė pushkė me fishekė,
Qė trashėgim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkretė.

E nxorri pushkėn dhe e ngriti
Me sy tė pėrlotur:
"O plaku im, tė ndrittė shpirti,
Na le njė gjė tė ēmuar!"

Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballėlartė:
"Eh, ky dyfek qė na la plaku,
Kėrkon njė dorė tė artė!

Tani me mua eja djalė,
Tė dalim nė fushim,
T'ia fshijmė tytėn rrath-rrathė,
Se ndryshku na e grin

E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpė,
Fishekė pak nė vezme kemi,
Se pula s'pjell fishekė

Ndaj pushkėn, biro, ta gatitim,
T'ia njohim degė e rrėnjė
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Tė shkojė drejt nė shenjė.
Babait njė ditė i thashė prapė
Te kumbulla me fletė:
-Kjo pushkė e shkretė ē'do mė japė,
Ē'do bėj me tė nė jetė?

I ngriti sytė lart nė pllajė
Dhe na tha tė njėjtat fjalė:
-Qė qeni shkopin mos ta hajė,
Pėllumbi im o djalė!

Ka qenėr plot kjo zuskė botė,
Kjo botė e turbullt shumė,
Nė zheg na vijnė e nė tė ftohtė
Dhe kurrė s'kanė gjumė...''

Pastaj pas kumbullės mbėshtetur
Kėndoi ngadalė i vetėm,
Sikur mundohej pėr ta gjetur
nė kėngė tė vėrtetėn

''Lumi vjen i turbullt,
malet borė kanė,
Dale, pusht i Shagut,
Tė ta shoh fustanė!

Po thėrret tellalli:
E kujt ėshtė kjo pallė!
Devolliu i vogėl
Tri pėllėmbė djalė!

Devolliu i vogėl,
Takijen mėnjanė,
Nė hendek me baltė
Hodhi kajmekamnė.

Dale pusht i Shagut,
Tė ta shoh fustanė!...''
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:47 pm

Poemė pėr Babanė e pėr Veten (kėnga e parė)


Im atė tokėn shumė e donte
Siē donte nėnė e grua
Pėr tokėn lodhej dhe rėkonte
Dhe djersėn derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjtė e malit udhė i hapnin
Me fjalė hirėsie

Kur grushtin mbushte plot me farė,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymėn nė arė,
Qė qejfin mos ja prishte

Nė kėmbė si nė katėr kleēka
Nė gur ngrinte hardhucka
Pėrgjonte lart nė shelg rebecka
Me thonjtė me majucka.

Me sqep lejleku bėnte harqe
Rreth rruzullit tė diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nėn kaltėrsinė e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt tė madhėrishėm
Dhe tokės shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i ēuditshėm

kur pranė mollės ulej qetė
tė hante bukė e gjizė
Nuk fėshfėrinin gjethe e fletė
Nuk pipėtinte drizė

Me tokėn rrinte ditė e natė
Nė vapė, erė e mjegull
Ndaj nga pasardhėsit im atė
Kėrkonte djersė e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me defterė,
Po udhė i hapte shkencėtari
Me nam tė madh e vlerė

Ky shkencėtar qė njihte dhenė
Nė fusha pas mė mori;
''mėsoje biro abecenė
nė brazdat qė le plori

Mėsoje biro abecenė
E gjithė abeceve
Atje ku plisat shpinėn ngrenė
Pas plugut e pas qeve....''

Pa dale mirė nga pelena
Mė dha nė dorė hostenė
Dhe shfryu si era nė bedena;
''Tani pėrmbyse dhenė

Pėrmbys dhenė, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinėn,
Po qesh, lot valle dhe gėzohet
Dhe gazi ēmend luginėn.

Dhe tė harbuar marrin vrapin
Kėrcejtė radhė-radhė
Dhe sythat sytė e vegjėl hapin
Pėr ditėzėn e bardhė"...

Njė ditė i lodhur, i menduar,
I thashė me ngadalė:
"Pėrse kaq shpejt m'i ke mėsuar
Kaq punė e brengė e halle?"

Ai nga buzet llullėn hoqi
E foli dy-tri fjalė:
"Qė mos ta hajė qeni shkopin.
Pėllumbi im, o djalė!"

Pastaj u ngrit tė pėrkėdhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qė nxirrnin gjuhėn si lepjet
Dhe shelgjet i lėpinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Siē binden dy fėmijė,
Me ta e lidhte fort njė jetė
Me qindra mijėra fije...

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurrė
nė vapė, erė, e mjegull,
lėronin, mbillnin, mbanin grurė;
Im atė donte rregull...

Pastaj babai nė plis mbėshtetur
Kėndonte fill i vetėm,
Sikur pėrpiqej pėr ta gjetur
nė kėngė tė vėrtetėn:

"Qė nga maja e malit
Ta shtira dylbinė,
Pas dritės sė llambės
Ta pashė stolinė.

Nė gjysmėn e ballit
Tė derdhej shamia,
M'u nė dorėn time
Seē mė ngriu dylbia.

Me erėn e malit
Desha tė tė vinja,
Sarhosh seē mė bėre,
Mbeta nėpėr brinja.

Qetė m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Majė grurit mbata,
Ē'tė bėj unė i gjori!...

Qė nga majė e malit
Ta shtira dylbinė,
Them tė vij pas teje,
Them ta shes shtėpinė..."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:47 pm

Arka e Djallit (fragment)


Anthulla, pasi dėgjoi njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė pėrshkrimit tė udhėtimit nėpėr Greqi dhe pjesėrisht nė Turqi, filloi tė lexojė me vete.
-Jo, lexo me zė! - urdhėroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, nė njė karrige nė rrėzė tė verandės.
"Hyrja e Cute Babules nė vallen e dervishėve mevlevinj, o Hyskė, bėri njė jehonė aq tė madhe nė mes tė shkencėtarėve, sa me fjalėn qė na ka dhėnė natyra e gjuhės nuk mund tė tregohet. Por kjo jehonė vetėm fillimin e kishte nė gjirin e shkencėtarėve. Tė nesėrmen u bė ortek, qė vėrshoi me uturimė nė mbarė Konian. Po tė pasnesėrmen? Tė pasnesėrmen u bė uragan, qė u soll dhe u mbėshtoll, u vėrvit dhe u rrotullua anembanė Turqisė. Si i thonė nė kėngė?

Kėtu duhet thėnė: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirė, o Hyskė, se dikur, nė kohėt e shkuara namin ta hapte kėnga! Po tė hyje nė kėngė, edhe sikur tė mos ishe shumė trim, apo shumė i zgjuar, fama rritej, pasi emri qė kalonte gojė mė gojė dhe ēdo kėngėtar shtonte nga njė fjalė e nga njė epitet. Kurse sot famėn ta hapin mjete tė tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vėrtet e zuri fillin nė gjirin e shkencėtarėve, por pastaj ē'ndodhi se!... Tė pasnesėrmen gazeta mė e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi njė artikull tė shoqėruar me tri fotografi: njėra qė paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra nė valle dhe e treta nė pėrqafim me dervishėt nė mbyllje tė manifestimit. Nė artikullin e "Bytyn dynjasė" gazetarė qė mund tė krahasohet me "Le Monde" tė Francės, se "dynja", ashtu si "monde", do tė thotė "botė", shkruhej: "E mahnitshme! E paimagjinueshme!" Nė vallen e dervishėve nė Sema mė e njohur nga gjithė bota, qė u dha nga mevlevinjtė pėr nder tė shkencėtarėve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, qė zakonisht i thėrrasin Cute, dhe me mjeshtėri, ndoshta mė tė pėrsosur se tė dervishėve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase mė tė mėdha se semazeni, udhėheqėsi i Sema-sė, kėrceu e luajti deri nė mbyllje tė ceremonisė, dhe nė fund i pėrqafoi me radhė tė gjithė valltarėt e shenjtė nėn breshėrinė e duartrokitjeve tė njerėzve tė shkencės. Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin! Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzemė nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silleni me tė si me njė pijanec". Kjo frazė qė ka mbetur si ese, nė frėngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe pėr Cute Babulen kur hyri nė vallen e dervishėve, disa thanė se gjoja ishte i pirė dhe kėrkuan tė zbohej nga andej. Dhe kėta qė e thanė, fatkeqėsisht, ishin turq dhe francezė. Po tė jetonte Mevlania, do t'u pėrgjigjej: "ju silleni me tė si me tė pirė!" ose "Vous vous agissez ivrogne!"
"Habia jonė, vazhdonte artikulli, pėr hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja nė vallen e dervishėve, ėshtė gjetiu... Njė shkencėtar shqiptar, qė jeton nė kėshtjellėn mė tė fortifikuar tė marksizmit, del nga andej dhe rrėzon muret dhe vallėzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishėve. Dhe jo vetėm kaq! Ai nė fund tė valles puthet me dervishėt! Ėshtė me tė vėrtetė paradossale, kur dihet se nė Vendin e Shqiponjave, qė janė nė fakt shqiponja me krahė tė lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dėnohen ata qė takohen me hoxhallarė, dervishė, baballarė, shehlerė, priftėrinj, murgjėr e murgesha. Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, qė ndodhet kėto ditė midis nesh nė Turqi dhe qė po na sjell njė gėzim tė mahnitshėm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinė dhe dashurinė pėr mevlevinjtė nė veēanti dhe, nė pėrgjithėsi, pėr islamizmin, tė cilit i takon e ardhmja. Mos vallė kjo ėshtė njė shenjė qė nė Shqipėrinė tonė mike, po ndryshojnė gjėrat? Apo Cute Babulja kėtė gjest fisnik e bėri pėr hir tė forcimit tė miqėsisė tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare? Nuk e besojmė qė kjo tė jetė njė shaka, megjithėse, sa dimė, Cute Babulja ėshtė njė shakaxhi, qė i kalon kufinjtė e Vendit tė Shqiponjave. Dhe madje temėn e kumtesės, qė do tė mbajė sot nė Konferencėn, nė ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini". Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit tė tij nga Buharaja, u bė qyteti ynė i lashtė Konia. Mund tė bėhet edhe njė supozim tjetėr, Cute Babulja, si materialist, duke hyrė nė valle, shpreh lėvizjen universale, lėvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Njė dervish qė rrotullohet rreth vetes dhe rreth tė tjerėve, simbolizon lėvizjen e atomit. Marksistė-leninistėt lėvizjen e quajnė si njė nga format mė tė rėndėsishme tė materies. Mos vallė Cute Babulja nga gjithė vallja ka marrė vetėm thelbin, lėvlzjen, qė atij i intereson? Edhe ky mund tė jetė njė arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me kėtė thirrje mbyllej artikulli".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:48 pm

Njeriu me Top (fragment)


Tregojnė se plaku Mere njėherė kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerėzit betohen se kjo qė rrėfehet nė fshatin Arun, nuk ėshtė pėrrallė, por e vėrtetė si nata. Ai vdiq. Tė afėrmit e tij u mblodhėn, e qanė, e mbėshtollėn me qefin, e vunė nė tabut dhe e morėn pėr ta shpėnė nė varre. Binte dėborė dhe ishte ftohtė. Nė mes tė rrugės qė nga tabuti u dėgjua njė zė.
- Allah belaversėn! Ē'ėshtė ky kiamet e kjo e ftohtė kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbėr Jezit Shimbėrllarin!
Ara qė e mbanin, kur dėgjuan zėrin e tė vdekurit, u llahtarisėn, e lėshuan dhe ia dhanė vrapit. Vetėm xherahu i fshatit Xheladin Durballia qė mbante njė gunė tė madhe, nuk lėvizi vendit.
- O i madhi i mė i madhit, ē'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytė nė bardhėsinė e ftohtė dhe vuri re vetėm xherah Xheladin Durballinė me kėmbė tė ngulura nė dėborė.
- O hak i madh! Cili ėshtė ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetė shejtan Mulahimi?
-Jam unė xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunėn nė supe.
Ashtu tė mbėshtjellė mė gunė e shpuri gjer nė shtėpi. E veshi me rrobat qė mbante kur ishte gjallė, i ndezi kandilin dhe e vuri nė dyshek qė tė vinte nė vete. Njerėzit e shtėpisė ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetėm pleqtė e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bėrė lugat.
Plakut Mere i shėrbente vetėm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe pėr ata qė kishin ardhur nė shtėpi pėr ngushėllim, edhe pėr ata qė nuk e kishin ngushėlluar.
- Demek filani e filani nuk mė dashkan! - e ngriti kokėn nga jastėku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gėzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
- O hak i madh! T'i bėsh hi, e t'i heqėsh zvarė, e t'i shposh nė fytyrė e t'u lėsh vrima atyre qė s'mė duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kėshtu tregojnė e kėto nuk janė pėrralla, po tė vėrteta si netėt.
Gjithė fshati Arun, e gjithė kazaja ē'merr mali i Kokallės e ē'zė lumi Krak u habitėn me kėtė ngjarje tė padėgjuar ndonjėherė dhe thamė se tani do t'i vinte fundi botės. Pastaj njerėzit mėsuan, se plaku Mere jetonte me kandil tė ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botės nuk qenkėsh gjė! Prandaj ngritėn edhe njė kėngė qė nuk dlhet se kush e ka kėnduar i pari. Kėnga thotė:

Ty, mor plaku Mere,
nė tabut tė vunė,
tė xhumanė e zezė
nė varre tė shpunė.

Po ti seē u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpėra-gjilpėra
ē'na u bė vuxhuti.

Nė tabut tė lanė,
kėmbėt dhč s'u zunė,
Xheladin xherahu,
tė futi nė gunė.

Xheladin Xherahu,
mė t'u thaftė dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dėbora.

Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
mė t'u thaftė krahu!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:48 pm

Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo (fragment)


Nuk kisha dėshirė tė shkoja nė asnjė zyrė. Isha lodhur duke ndenjur nė kolltuk para shokut Zylo. Veē kėsaj, mė pihej njė kafe. Kėshtu qė pas tij dola edhe unė. Hyra nė kafe "Tirana" dhe u ula nė njė tavolinė pėrballė dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova tė qeshja me vete: "Pėr mua shoku Zylo ėshtė fenomenal. Me shumė njerėz kam punuar. Shumė njerėzve ua di psikologjinė, karakterin, tekat. Por njerėzit qė kam njohur nuk mund tė krahasohen me shokun Zylo. Si do tė mė shkojė puna me tė, vallė? Mė duket se ky do t'i shkruajė vetė referatet dhe raportet.
Unė vetėm do t'i mbledh tė dhėna. Tė paktėn kėshtu do ta kem mė lehtė..." - mendova i ulur nė tavolinė. Pastaj, aty pėr aty, mė ndriti njė mendim: "Sikur tė shkruaj ēdo ditė nė njė fletore pjesė nga bisedat me shokun Zylo, pjesė nga fjalimet e tij nė telefon pjesė nga kuvendimet e tij me njerėzit, kjo do tė jetė diēka e rrallė. Po, unė do tė merrem pėrsėri me letėrsi! Ta shohė Zenepja se cilat do tė jenė, tregimet mė tė forta, ato qė shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerė e me hoxhallarė, apo ato qė do tė shkruaj unė... "Prapė qesha, por kėtė radhė me zė. Por papritur, pas kėsaj qeshjeje, mė pushtoi njė trishtim i pakuptuar. Nė ndėrgjegjen time tė dytė vinte jehona e raporteve. Kjo jehonė gjithnjė kėshtu mė ndiqte. Edhe kur mė shfaqej ndonjė gėzim i turbullt, jehona e raporteve goditėse nė muret e ndėrgjegjes sime dhe ma shuante kėtė gėzim tė pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do tė shpėtoj nga raportet. Unė i duhem shokut Zylo, prandaj kėrkoi tė mė mbajė pranė. Ta zemė se pėr njė kohė ai do tė mė lėrė tė qetė. Pastaj? - pyeta veten. - Nė mos mė ngacmoftė shoku Zylo, do tė mė ngacmojė shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkė, do t'i mbajė tė gjitha letrat e nxira tė futura nė dosje tė bardha!"
Pėrsėri qesha si psikopat: "jo, jo, mė duket se po lajthit..."
Nė tavolinė m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e pret. Ai e di qė nuk i vjen. Edhe sikur tė mos i ketė ardhur, do tė thotė se i erdhi, por nuk kishte qejf tė shkonte.... Shoku Q. ka rrezik ta lėrė mbrėmjen solemne dhe tė shkojė nė shtėpi tė shokut Zylo (sipas mendimit tė tij).
Mė erdhi keq pėr tė. Sikur tė kisha njė ftesė do t'ia jepja. Le tė shkonte...
Tek rrija nė tavolinė, pashė nga dritarja Bakirin, njė nga kolegėt e mi. Ai mė vuri re dhe u kthye.
- Ne thamė se do tė punoje nė zyrėn tonė; ti e paske punėn me shefat, - tha ai.
- U paraqita pėr herė tė parė.
- E, tė dha udhėzimet?
- Biseduam, - u pėrgjigja.
- T'i tregoi studimet e para nė "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folėm pėr gjėra tė tjera, - thashė, pasi nuk doja ta merrja nėpėr gojė shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai pėrsėri.
- Jo.
- Ēudi! Ai i mban nė ēantė..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do tė merrni njė kafe? - e pyeta.
- Asgjė nuk do tė marr, - tha ai. - E njihnit mirė mė parė shokun Zylo? - shtoi.
- Pak.
- Unė e njoh mirė. Dikur kam pasur mjaft miqėsi. Ai kujton se unė tallem me tė dhe ėshtė larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenė edhe mė parė bashkė nė ndonjė punė?
- Kemi qėnė nė njė klasė nė shkollė. Pastaj ai u ngrit nė pėrgjegjėsi. Megjithatė, pėrsėri vazhdoi miqėsia jonė. Edhe tani kemi njėfarė miqėsie.
Heshtėm pėr njė ēast. Nga dritarja frynte njė erė e ngrohtė. Perdja e hollė lėkundej dhe herė pas here mė binte nė fytyrė.
- Endrra e shokut Zylo ėshtė tė emėrohet ambasador nė ndonjė vend tė Evropės, - tha Bakiri.
- E kam dėgjuar, - thashė unė.
Bakiri qeshi.
- Na tha njė ditė se i ishin lutur ta emėronin ambasador nė njė shtet tė huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pėlqente jeta monotone, pa njerėz tė njohur, pa vende tė njohura... "jashtė shtetit ėshtė mėrzi pėr njerėzit qė janė mėsuar mes njė shoqėrie tė madhe", - na tha.
Edhe mua m'u qesh. Bakiri e imitonte zėrin e tii me pėrpikmėri tė madhe. Ai u jepte fjalėve intonacionet e shokut Zylo, ai bėnte tė njėjtat gjeste dhe tė njėjtat lėvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri. Nuk ka gjė mė tė tmerrshme se ta vėsh njeriun nė pozita qesharake. E qeshura e ēarmatos njeriun. Aristofani me tė qeshurat i ēarmatosi perėnditė. Bakiri kishte njė zakon qė kur thoshte ndonjė fjalė me humor, qeshte me zė tė lartė dhe i binte gjunjėve me pėllėmbė, pastaj tė cėmblidhte nė krah pėr tė ta tėrhequr vėmendjen.
- Po nė shtėpi tė tij ke qenė? - pyeti ai dhe mė cėmbidhi nė krah.
- Jo.
-Do tė shkosh e do tė kėnaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njėrin sy.
- Pse?
- Nuk tė tregoj asgjė qė tė mos e humbasėsh kuriozitetin. Vetėm kur tė shkosh mė merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.
- Rri! Shpejt ėshtė.
- Po dal, Demkė.
Mbeta vetėm nė tavolinė. Mendja mė shkoi pėrsėri te shėnimet qė duhet tė mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por nė ēast m'u thye zemra. Kujtova "Tartarinin nga Taraskona" tė Alfons Dodesė dhe mendova se shėnimet e mia do t'u ngjanin atyre qė ishin shkruar nė atė libėr tė zgjuar. "Njerėzit do tė kujtojnė se unė kam imituar "Tartarinin nga Taraskona", - thashė me vete. Pastaj prapė u qetėsova. "Tartarini nga Taraskona" ėshtė shkruar shumė mė vonė nga "Don Kishoti" i Servantesit dhe "Panairi i kotėsive" i Tekerit, por Dodenė nuk e akuzojnė se ka imituar kėto dy romane tė famshme.
Pas kėtyre mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditės. Edhe gruaja duhej tė ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalėngadalė pėr nė shtėpi.
Kur hyra nė dhomė, pashė nė tavolinė njė zarf, mbi tė cilin ishin shkruar: "Shoqes Zenepe".
E hapa dhe nxora qė andej njė letėr tė trashė tė lėmuar. Ishte njė ftesė.
Me ftesėn nė dorė hyra nė kuzhinė. Gruaja po hidhte gjellėn nė pjatė.
- Ftesė pėr nė mbrėmjen solemne? - pyeta.
- Pse ēuditesh? Vetėm ti qė shkruan raporte ke tė drejtė tė shkosh nėpėr mbrėmje solemne? tha ajo me njė buzėqeshje dhelpėrake.
- Ēuditem se si nuk i erdhi njė ftesė e tillė shokut Zylo, -thashė unė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:49 pm

Trishtimi


Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur
Pėr lajkatarėt, pėr rrenacakėt e smirėzinjtė
Qė shtireshin engjej tė dashur.

Ku vete s'e di , veē s'dua tė kthehem
Sėrishmė nė rrenat e jetės
Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:49 pm

Vetmija


E vetmuar ti, i vetmuar unė
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ē't'i bėsh, nuk dilet tek kjo turmė
Dhe sikur t'i ngjitėsh shpirtit vela.

Ja, pėr shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nėpėr dete,
Pėrsėri do kthehesh tek krevati,
Po atė vetmi do kesh me vete.

Dhe kėputen ditėt si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpėtojmė aspak kėsaj vetmie
Dhe nėse na zgjojnė ne treqind gjela.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:49 pm

Sirena e Lumit


Ajo u vėrtit lakuriq
Si pata e bardhė nė lumė;
Kėndonte hutini nė vidh,
Bretkocka fėrkohej me shkumė.

Mė humbi nga sytė pastaj,
Siē humbin sirenat e lumit,
Mė mbetėn veē hiret e saj
Dhe nazet e kurmit.

U zhvesha dhe lumit me not
I rash tri herė;
Ju them se notoja aq kot,
Sa dukesha fare i mjerė.

Madje dhe bretkocka u lig,
Sa s`donte aspak tė mė shihte,
Nė vend tė hutinit nė vidh
Veē hėna fytyrėn e griste.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:49 pm

Sikur S'jetoj nė Vendin Tim


Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim
Po nė njė vend tė huaj dhe tė largėt
Nė njė qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve tė rrjepur dhe tė lagėt.

Ēuditem pse kėshtu mė duket shpesh
Kur s'ka njeri shtėpia, kur jam vetėm
Kur shiu nė dimėr flluska ngre nė shesh
Dhe mua flluska flluska ma bėn jetėn

mė ngjan sikur dhe strehėt derdhin helm
Helmohemi ato ēaste me njėri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ē'tė them
Veē shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend mė duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash nė themelet
Pastaj do tundet toka nė tėrmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgėrdheshet

I huaj jam nė vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerėz
Kjo mė lėndon dhe shpirtin ma gėrvish
mė bėn tė qaj si nxėnės prapa derės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:50 pm

Shiu i Marrė


Dikur na bridhte qiejve njė shi,
Qė veē poetėt ēmendte po t'i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerėzi,
Poetėt u lajthitėn pas njė nate.

Filluan tė kopjonin veē njė varg,
Tė kishin tė pėrbashkėt veē njė metaforė,
Pėr shembull: "Jam Homeri, jam bust nė park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorė.

Jam rrugė vetėtimash e rrufč,
Jam dhe kostelacion nė qiell,
Jam rrap me rrėnjėt pleksur nėpėr dhč,
Jam udhėtar qė kam nė sup njė diell…"

Po nga ky shi s'u lag veē njė poet,
Se ishte fshehur nė njė pyll tė dendur,
Poetėt e lajthitur nė qytet
E qeshnin dhe i thoshin: "Je i ēmendur!"

Dhe u mėrzit poeti nė vetmi,
Se talleshin tė ēmendurit, poetėt,
Dhe luste zotin qė tė binte prapė ky shi,
Qė dhe ai tė ēmendej si tė tjerėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:51 pm

Rapsodi (Selim Hasanit, kėngėtarit tė Labėrisė)


Ku shkund gurėt qafė e shpatit,
Mardhur bore, djegur vape,
Mbushe, xha Selimi i Bratit,
Dy hejbe me kėngė labe.

Erė plumb e erė predhė,
Erė prush e erė brengė,
Erė dushk e luleshqerrė
Binin-binin ato kėngė.

Se hejbetė nė sėnduke
Pėr t'u mykur nuk i vure,
Po i more ēukė mė ēukė,
Selim Brati me poture.

Dhe mbi malet e pėrpjetė,
Mardhur bore, djegur vape,
Prapė i zbraze ti hejbetė
Mbushur plot me kėngė labe.

I pėrcolle, larg i nise,
Nėpėr gjurmė gjelberimi:
"Shikoni, bija, merrni viset
Ju bekoftė xha Selimi"!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:51 pm

Plazhi


Ē'qe kjo hata e madhe qė bėre, o plazh ?
Tė gjithėve rrobat si fletėt e pemėve ua hoqe,
I le lakuriq, i shtrive nė shesh pash mė pash
Dhe qetė-qetė nė skarėn tėnde tė nxehtė i poqe!…

...................................................................

Po ē'qe kjo hata e madhe qė bėre, o Plazh ?
Tė gjithė i vure t'i nxjerrin sheshit lėkurėt e tyre,
Lėkurėt e njėri-tjetrit t'i shohin plot gaz,
Nė trupat e njėri-tjetrit tė shihen si nė pasqyrė

Fėmijė u bėmė me gra, me burra, me pleq
Dhe gradat tona nuk duken mbi skarėn tėnde tė nxehtė,
Tė gjithė i pėrkulemi diellit qė sytė nga ne s'i heq
Tė gjithė il bėmė papritur pak mėndjelehtė.

Mendjelehtė vėrtet, po vetėm njė ēast, njė ēast
Sikur me nxitim tė lidhim kravatat, e rrobet tė veshim.
Pastaj fjalosemi bashkė nė daē,
Pastaj ta shohim si qeshim!

Ē'qe kjo hata e madhe qė bėre o Plazh ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:52 pm

Mė Mirė tė Kujtosh tė Bukurėn

Tė mori malli pėr mua njė ditė nė paqe?
Ah, lėre mallin e varfėr tė qetė!
Tė vjen nė mend nė qytet ajo kafč
Ku hynin artistė e poetė.

Ti kishe kėmbė tė bukura shumė
Nga kėmbėt e tua poetėt lajthitnin
S'do mend qė lajthitja dhe unė
Si gjithė ata qė tė pritnin

Vėrtet tė mori malli pėr mua
Mos eja!....Lėre mallin tė fjetur
Tani unė u plaka dhe kafet e vjetėra s'i dua mė
Pastaj as e di se nga kėmbėt e tua ē'ka mbetur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:52 pm

Luani dhe Miu


Dhe kafshėt, sa e panė luanin, ikėn,
Se gjer nė palcė u futi datėn, frikėn.

Veē miu i vogėl fare nuk tronditej,
Me sy i ndiqte kafshėt dhe ēuditej:

- Ēuditem si po ndodh, o miq, kjo punė,
Tė trembesh nga njė zdap i madh kaq shumė!

Tė ishte ndonjė mace, epo mirė,
Po nga njė buf si ky tė rrish gjakngrirė?

Nga kjo ka mbetur njė proverbė e hershme:
Pėr miun vetėm macja ėshtė e tmerrshme!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 10:53 pm

Letrat


Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonė,
Kalonte dhe njė muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
Me bicikletė a mushkė apo me kalė
Nė vapė e shi, dėborė dhe thellim.

Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nėpėr dhoma telefonė
Dhe nė ėndėrr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Njė dashuri tė vjetėr pėr njė ēast.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:00 pm

Kur tė Jesh Mėrzitur Shumė


Kėtu s'do tė jem, do jem larguar;
Nėn tokė i tretur si tė tjerėt,
Nė kafenenė e preferuar
Nuk do mė shohin kamarierėt.

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė,
Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur
Njė qiparis si murg i ngratė.

Ti do trishtohesh atėherė,
Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė,
Dhe, kur nė xham tė fryje erė,
Do qash me erėn dalėngadalė.

Po kur tė jesh mėrzitur shumė.
Nė raft tė librave kėrkomė,
Atje i fshehur do tė jem unė,
Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė

Mjafton qeė librin pak ta heqėsh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshėsh,
Si njė blerim pas njė rrėkeje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:00 pm

Kur Kthehesha nga Deti


Katėrmbėdhjetėvjeēar
Detin pėr herėn e parė e pashė.
Riheshin valėt nė shesh me topuz,
Hėna varej me spango mes ujit tė trashė
Dhe peshqit nxitonin si krushq.

Nė kthim im atė tė heshtur mė gjeti
Dhe pyeti:
-Si t`u duk deti?

Vėshtrova nga malet e zinj me samarė
Dhe plot trishtim i thashė tim eti:
-Atje dhe kripa dhe peshku janė pa pare,
Ėshtė i tė varfėrve deti,
S`lėrojnė mbi tė si ndėr ugarė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:00 pm

Heshtje


Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė
Gatuan male dhe kakėrdhi.

Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė
Pikojnė ēezma me helm tė zi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Nga fjala humbėn Judė e Pilatė
Strategė e mbretėr me mbretėri
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė
Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di...
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:01 pm

Ftohja


U ftoha nga shumė gjėra
Disa i harrova e disa i lashė
Disa i humba si njė unazė
Nė ēezme a govatė

Vėrtetė e humba tė ritė
Por zemėr marr kur ende i dua gratė
Sikur tė ftohem prej tyre njė ditė
Thoni pėr mua: ndjesė pastė!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:01 pm

Ėndėrra tė Turpshme


Njeriu sheh ėndrra tė tmerrshme nė gjumė,
Po sheh dhe ėndrra tė turpshme vetmuar nė dhomė,
Tė tmerrshmet durohen mė shumė
Tė turpshmet vėrtet tė tmerrojnė.

Dhe zgjohesh sikur po mbytesh nė lumė,
Nė lumė tė ndytė me gjėra gjirizi e blozė,
Ky turp ka qenė veē turpi i njė ėndrre nė gjumė,
Megjithatė ta fshish nga ndėrgjegja s'ke forcė.
Tė mbetet njė shenjėz turpi, njė gjumė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:01 pm

Ėndėrr e Prerė


Mos vdis, se pas shirave arėn e mbushi bari,
Ka rėnė nė ullishtė mizė e ullirit.
Hardhia duhet spėrkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dalė nga plisi kėrcelli i misrit

Ne ėndėrronim tė bėnim njė anije,
Kurkush s'e mendonte mė ē'dru do ta ngrinim,
Kishim ndėrmend ta ndėrtonim me degė hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poēe me verė
Dhe tė lundronim nė ishujt e Havajės;
Ta pinim verėn me vajzat e ishujve nė Belvedere,
Zezaku tė bėnte fresk me fletėn e palmės.

Mos vdis se kalit i ra nė vrapim njė patkua
Dhe nisi ta ngrejė nga dhimbja kėmbėn e parė;
Kėrkojmė patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejmė as nallbanin e marrė.

Ne ėndėrronim tė shkonim nė hipodrome,
nė vende tė lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali ēalon e s'na ha as barin e njomė;
me sy si gota na sheh si tė huaj...

Mos vdis, se dielli nė oborr e ka shtruar sofrėn e madhe
Dhe presim tė vijnė vajzat tė gjitha,
Tė gjitha ato qė ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet nė driza.

Mos vdis nė dhomėn e heshtur i shtrirė
Ėshtė turp kaq shpejt tė rrish e tė vdesėsh!
Ne ėndėrronim njė vdekje mė tė mirė:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim nė pikėn e vesės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:02 pm

Elegji pėr Qenin


Mė dhimsesh qen i vogėl! s'pate fat,
Tė ktheheshe nė oborrin e shtėpisė
U shtrive i pėrgjakur mbi asfalt
Nga njė makinė e egėr e pashpirt

E ē'deshe ti qė dole shpejt e shpejt
Nė mes tė rrugės nga njė dushk a ferrė?
Njeriu shtyp mikun rrugėn kur ia pret
Dhe jo mė pastaj njė qen qyqar tė mjerė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   Thu Sep 18, 2008 11:03 pm

Dy Vėllezėr dhe Ujku


Na ish seē na ish, more njerėz,
Kullotnin shtatė dele dy vėllezėr.

Njė natė ranė ujqit nė tė shtata,
Rrėmbyen dy dhe ikėn me tė katra.

Vėllezėrit, kur pikasėn, thirrėn qentė,
I ndoqėn ujqit dhe shpėtuan dhėntė.

Nga qejfi qė shpėtuan bagėtitė,
I ftuan nė gosti tė gjithė miqtė,

Dhe pinė shtruar gjersa iku nata,
Dhe hėngrėn jo dy dele, po tė shtata!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dritėro Agolli   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dritėro Agolli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Miranda Haxhia:Qosja- urithi qė u verbua kur pa dritė
» Hapja e Shkollės Shqipe nė 2-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės, nė Staten Island, dritėz Mėmėdheu pėr fėmijėt e Diasporės
» Kadare e Agolli nuk pajtohen pėr "turqit vėllezėr"
» Besim Muhadri: Vepra e Shtjefėn Gjeēovit nė dritėn e studimeve
» Fran Buzhala: Muri qė po lėvizė pa dritėn e syve!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: