ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndre Mjeda

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Ndre Mjeda   Fri Sep 19, 2008 8:23 pm

Arti i shqipes ne vepren e Mjedes
Konferenca shkencore, kushtuar 70-vjetorit te vdekjes se poetit Ndre Mjeda, ka percjelle tek te pranishmit e shumte ne kete takim tema te shumta, te mbajtura nga profesore, doktore e studiues te kesaj vepre. Nje nder ta ishte edhe prof. dr. Kolec Topalli, i njohur per kontributin e tij ne studimin dhe pasurimin e gjuhes shqipe. Gjate konferences shkencore, Kolec Topalli u ndal ne rolin e Ndre Mjedes ne pasurimin e gjuhes shqipe. Ndaj, edhe kumtesa e tij titullohej "Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhes shqipe".
Ne fillim te kesaj kumtese, prof. dr. Kolec Topalli do te theksonte, se "Gjuha shqipe ndodhet sot para sfidash te medha. Hapja e Shqiperise mbas vitit 1992, zhvillimet e reja ekonomike e shoqerore, globalizmi kulturor, emigracioni masiv, ndikimet e shumta te gjuheve romane e anglosaksone, si dhe faktore te tjere te jetes ne komunitete te hapura, e kane vene shqipen para udhekryqesh te veshtira. Keto lidhen sidomos me rruget e pasurimit dhe te ruajtjes se sistemit te saj gramatikor. Zhvillimi i metejshem i gjuhes eshte nje proces i pandalshem, por rruget, qe do te ndiqen, duhet te lidhen me nevojen per te ruajtur strukturen dhe tiparet e saj, duke perpunuar sidomos brumin e vete gjuhesor, per t'ia pershtatur situatave dhe kushteve te reja". Per kete - u shpreh Topalli - eshte e nevojshme qe here pas here t'i drejtohemi mjeshterve te medhenj te gjuhes shqipe, per te nxjerre prej veprave te tyre thesarin leksikor, forma e shprehje te bukura, qe mund te perdoren edhe ne gjuhen e sotme. Njeri nder ta eshte pa dyshim Ndre Mjeda".

Duke folur per Ndre Mjeden dhe rolin e tij ne gjuhen shqipe, Kolec Topalli do ta cilesonte ate si nje artist te fjales dhe njohes i mire i gjuhes, levrues i rralle i saj dhe gjuhetar me vlera te medha. "Ne vepren e tij, vijoi Topalli, gershetohet mjeshteria poetike me gjuhetarin e shquar, duke dhene shembullin e perdorimit te sakte te gjuhes, me ndertime fjalish e sintagmash, sipas natyres se shqipes, te cilat mund te gjejne shume lehte udhen per t'u perdorur ne ditet e sotme".

Kumtesa e prof. dr. Kolec Topallit, "Ndre Mjeda dhe pasurimi i gjuhes shqipe" ishte e mbushur me shembuj konkrete te perdorimit te gjuhes nga poeti i shquar, interpretimi i te cilave ne auditor nga kumtuesi krijoi emocione per te pranishmit. "E gjithe kjo pasuri gjuhesore e vepres se ketij poeti te talentuar, qe nuk eshte perfshire ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, mund te rigjallerohet, duke pasuruar gjuhen e sotme shqipe, qe sipas shprehjes se Bardhit, "po prishet e po bastardohet sa ma pare te ve".

Eleganca poetike

Ndersa, duke iu referuar vepres poetike, Kolec Topalli tha se "te Mjeda gjejme jo vetem fjale te shqipes, te perdorura me mjeshtri dhe elegance, por edhe forma gramatikore me vlera te vecanta, sintagma dhe frazeologji, qe i japin gjuhes se ketij artisti zhdervjelltesi te vecante dhe thellesi mendimi, qe jepen me fjale te pakta". Topalli shtoi se "ne to gjendet shkurtesia e shprehjes, lakonizmi, ekonomia gjuhesore, te cilat poeti i mori ne te folmen e vendlindjes dhe i perpunoi me tej".

Mjeshteria e sistemit foljor

Nje tjeter element, qe u evidentua ne kumtesen e zotit Topalli, ishte ajo qe ne format e shumesit, ndonje trajte e perdorur nga poeti dhe ne pergjithesi nga dialekti geg, mund te integrohet ne gjuhen shqipe te sotme, pasi e ka me te qarte funksionin e dallimit te kategorive gramatikore te numrit.

Per sistemin foljor, Topalli thote se, "Mjeda perdor me mjeshtri format e pjesores, qe shprehin me nje menyre te shpejte e me nje fjale te vetme gjendje te caktuara. Po keshtu, nje mori ndertimesh te larmishme gjenden ne vepren e Mjedes edhe ne fushen e ndajfoljeve, ku poeti perdor per kete qellim mbiemra me prapashtesen "shem", pak te njohur ne shqipen e sotme, ku ka madje shpeshhere shkaterrime e keqperdorime te tyre, edhe si mbiemra, duke u perdorur mbiemrat pjesore ne vend te tyre", tha z. Topalli.

Fjale qe pak njihen

Kumtuesi Kolec Topalli evidenton se ne vepren e Ndre Mjedes, qe eshte nje njohes dhe levrues i mire i gjuhes, gjenden edhe mjaft fjale qe nuk njihen ose jane pak te njohura ne shqipen e sotme. "Por ato do te ishin per te nje pasuri me shume", thekson Topalli. Ai permend emrat "hae" per ushqim, "ndeje" per banese, "trame" per frike, "gjashtore e kacatore" per lloje armesh, "shpuer" per vrime, "ndale" per pengese, etj.

Marre nga : Gazeta Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   Fri Sep 19, 2008 8:24 pm

Na besoni ne, se ata kanė gėnjyer
Duhet njė sebep si i 80-vjetorit tė monarkisė shqiptare, qė njė zėvendėsministėr sportesh, a mė saktė udhėheqėsi i njė force politike, Lėvizja e Legalitetit, tė deklarojė pa dashje qė historia e shqiptarėve po rishihet. “Nė kėtė kuadėr”, tha drejtuesi i Sporteve nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės dhe Rinisė, Ekrem Spahia, sė bashku me Qendrėn e Studimeve Albanologjike, Institutin e Historisė dhe Muzeun Historik Kombėtar, “organizojmė njė Konferencė Shkencore Ndėrkombėtare me temė “Monarkia Shqiptare 1928-1939” kushtuar kėsaj periudhe shumė tė rėndėsishme tė historisė sė Shtetit Shqiptar”.
Trupi i drejtuesve tė institucioneve nė fjalė, bėri tė ditur dje para medias kalendarin e datės 1 shtator, referuesit vendas e tė huaj, 21 studiues, ndėr tė cilėt Beqir Meta, Bernd Fischer, Bajram Xhafa, Jason Tomes, Valentina Duka, Teodor Kareco, Muharrem Dezhgiu, Fatmira Musaj, Francesco Guida, Alberto Basciani, Marenglen Verli, Patrice Najbor.

“Referencat do tė shėrbejnė si bazė pėr tė riparė dhe ndryshuar atė qė ėshtė shkruar pėr kėtė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė” tha drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta, qė para pak muajve, ish- krye e Muzeut Historik Kombėtar, u shpreh pėr heqjen e mozaikut. “Kjo shėnon fillimin e njė etape tė re nė rishikimin e historisė”. Meta shtoi se ai personalisht ka bėrė njė recencė me 24 faqe vėrejtje mbi tekstin e historisė tė vitit 2007 i cili, sipas tij, nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nga ai i vitit 1984.

Ku ėshtė gabuar me Mbretėrinė dhe mbretin? Ēfarė duhet korrigjuar nė tekstin bazė tė teksteve tė historisė? Kasem Biēoku, drejtori aktual i Muzeut Historik Kombėtar, tha se Ahmet Zogut i veshin tė pavėrteta si ajo e zbatimit tė njė politike antikombėtare. “Ahmet Zogu s’ka tė bėjė fare me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste”, tha studiuesi i epokės sė Skėnderbeut. “Se ēfarė ka bėrė ai, mjafton t’u hedhim njė sy teksteve tė shkollave tė asaj kohe qė janė pėr t’u pasur zili edhe sot”.

Gati i sugjestionuar nga fjalėt e veta dhe nga sytė qė e shihnin dhe veshėt qė e dėgjonin, nuk iu duk i tepėrt opinioni qė po i dilte nga zona subjektive, i zhveshur sa nga logjika e historianit aq edhe nga ftohtėsia e qytetarit qė nė kėtė rast e njeh mirė historinė e vendit tė tij, si zanat qė e ka. “Ai ėshtė personaliteti mė i jashtėzakonshėm nė historinė e popullit shqiptar dhe qė krijoi njė Shqipėri demokratike”. Zoti historian po bėnte tė njėjtėn gjė si ata “historianėt kompilatorė” qė kanė shtrembėruar historinė por qė “s’kemi pse i akuzojmė, e tillė ishte koha”.Studiuesi i Skėnderbeut dhe Shqipėrisė otomane, po e deformonte Mbretin edhe ai, por duke e lėvduar.

Ka njė lloj historiani nė Shqipėri qė kur nuk ėshtė i veshur me autoritet zyrtar bėn propagandė deri sa ta rrėzojė nga karrikja “historianin e keq”. Kur e fiton atė autoritet nga ardhja nė pushtet e forcės politike ku militon – historiani vazhdon tė jetė anėtar partie jo me teserė, po me zell praktik qė i kompensohet me interesa tė momentit, karrierė, libra, para dhe mbi tė gjitha sedėr e gufuar nga vėmendja e masės qė, falė shtypit qė shpesh merr ē’t’i dalė para, ia qep sytė si tė ishte Herodot – prapė e vret kėpuca dhe e ējerr ferra qė ka lėnė pa prerė paraardhėsi i tij, “historiani i kohės sė Enverit”. Kur tė kthehet atje ku ishte, historian i lirė e pa post zyrtar, ka shkruar ndėrkaq njė faqe tjetėr tė historisė sipas tij, dhe tė historisė sonė dyfytyrėshe.

Duhet shtuar kėtu se Meta si drejtues qė ėshtė (sė bashku me drejtorin Biēoku i pėrket brezit tė historianit 55-70 vjeēar qė ka pėrvojėn e historigrafisė sė djeshme marksiste-leniniste dhe tė sotme) nuk pėrmendi gjėkundi “nė kuadrin e rishikimit tė historisė” dy burime tė rėndėsishme: njerėzit dhe paratė, pa tė cilėt nuk mund tė pretendohet njė histori e re. Njerėz tė painfektuar nga e shkuara dhe paratė qė do t’i ēonte kėta njerėz nė arkivat burimore tė botės ku ruhen tė fshehura nė gjuhė tė vjetra dhe tė sotme edhe historia qė nuk njohim.

Po hė pėr hė, kjo nuk i intereson asnjė prej insitucioneve qė po festojnė themelimin e institucioneve tė “tė parit shtet efektiv shqiptar”.



Gazeta: Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   Fri Sep 19, 2008 8:26 pm

Vlora, nė njė festė mesdhetare
Festivali Mesdhetar, i cili qė prej 6 vjetėsh ėshtė kthyer nė njė prej aktiviteteve mė tė rėndėsishme tė zhvilluara nė qytetin e Vlorės, kėtė vit do tė ketė dhe njė ndalesė nė Tiranė.
Kjo gjė ėshtė bėrė e ditur nga drejtori i Qendrės Kulturore tė qytetit tė Vlorės, Istref Dobi. Ai tha se deri tani kanė konfirmuar pjesėmarrjen e tyre ansamblet folklorike tė disa vendeve mesdhetare, si dhe ato nga trevat shqiptare nė Ballkan dhe grupe brenda vendit, duke pėrmendur Ansamblin Folklorik nga Egjipti, atė nga Greqia, dy grupe nga Turqia, dy nga Maqedonia, dy nga Mali i Zi dy nga Kosova, nga Italia, nga Izraeli, si dhe grupet folklorike nga Tirana, Vlora dhe tė tjera qė presin konfirmim pėrfundimtar.

Pėr Dobin, Festivali Mesdhetar qė organizohet prej disa vitesh nė Vlorė pėrbėn njė eveniment tė rėndėsishėm, i cili lidhet drejtpėrsėdrejti me sezonin turistik. Sipas programit tė hartuar nga organizatorėt, koncertet do tė jepen nė tri skena. Veē skenės qendrore pėrpara Pallatit tė Sportit "Flamurtari", kėtė vit do tė ketė koncerte edhe nė Sheshin historik tė Flamurit, pranė Monumentit tė Pavarėsisė Kombėtare, si dhe nė skenėn e plazhit tė ri. Njė tjetėr e veēantė e kėtij viti janė dhe panairet etnografike, si dhe parada tė kostumeve popullore tė zonave nga do tė jenė pjesėmarrėsit.

Nė datėn 2 gusht do tė organizohet edhe ceremonia e mbylljes sė kėtij evenimenti nė qytetin e Vlorės, pėr tė vijuar mė pas nė Tiranė. Gjatė ditėve tė qėndrimit nė qytetin e Vlorės, grupet artistike nga Mesdheu do tė kenė mundėsinė tė vizitojnė qendrat muzeale dhe arkeologjike tė qytetit, si dhe plazhet, gjė e cila ėshtė nė njė farė mėnyre dhe promovim pėr pjesėmarrėsit e shteteve tė ndryshme mbi bukuritė natyrore tė Vlorės dhe zonave pėrreth. Dobi shprehet se festivali financohet nga Bashkia e Vlorės me shumėn 3.5 milionė lekė, por do tė ketė edhe donacione tė tjera mė tė vogla. Ndėrsa pėr sa i pėrket financimit nga MTRKS, ajo nuk u ėshtė pėrgjigjur edhe kėtė vit organizatorėve tė festivalit, duke mos akorduar asnjė lek.

Nga : Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   Fri Sep 19, 2008 8:30 pm

Andrra e... mjerimit
Enton Kaca dhe Teatri i Metropolit rikthejnė kinema "Agimin". Mjeda, Migjeni, Kuteli dhe Kadareja nė njė formė tjetėr teatrale. Pėr herė tė parė "udhėtoi" me Lizėn dhe nuk ishte ēudi qė fitoi ēmimin e regjisė nė Festivalin Teatror tė tė Rinjve (Udhėtimet e Lizės). Enton Kaca, kėtė radhė vijon "udhėtimin" me njė tjetėr ėndėrr, mes ca stolash tė drunjtė e mureve me merimanga, nė njė "botė qirinjsh" e loje ndjesore. Por janė po ata autorė shqiptarė, poezinė dhe prozėn e tė cilėve e ka teatralizuar nė njė formė ndryshe.

Mjeda, Migjeni, Kuteli dhe Kadareja "rrėfehen" kėtė herė nė kinema "Agimi", duke e zgjuar hapėsirėn e fjetur qė pas viteve '90 shėrbeu si hapėsirė "erotike" dhe "filmash pėr arte marciale".

"Andrra e jetės" vjen nė skenėn teatrale e zbėrthyer nė personazhe, (Trina, Zoga dhe Lokja), nė elementė vizualė, "tė pėrshtatur mes njė kohe tė shkuar dhe tė tashme".

Njė "andėrr" qė ka shumė dhimbje, mjerim dhe... mjegull. Mjegull pėr gjendjen e pėrgjumjes sė varfėrisė, mjegull pėr "pafuqishmėrinė".

"Jetojmė edhe sot nė njė ambient ku nuk mungon varfėria. Ku ka njerėz tė izoluar pa mbėshtetje dhe nė varfėri, deri atje sa nuk kanė as pėr tė ngrėnė. Ka aktualitet", shprehet regjisori Kaca, duke shpjeguar pse zgjodhi Mjedėn nė teatralizimin e tij, si ka punuar me vargjet e tij dhe si "ka shkrirė" nė njė autorėt, pavarėsisht tė veēantave tė tyre. "Gjithė puna me Mjedėn ka qenė vizuale dhe muzikale. Janė pėrzgjedhur elementė vizualė nga poema "Andrra e jetės". Ėshtė aq e pasur gjuha e kėtij poeti me tė cilin kam pėrshtypje se ka ndodhur njėlloj si me Lasgush Poradecin nė kohėn e Hoxhės. Askush nuk e di ėshtė gjallė apo i vdekur njė poet si Mjeda, askush nuk e di ēfarė poeti ka qenė. E njohin vetėm ata qė merren me letėrsinė", vijon Kaca, ndėrsa shton se duhen hedhur mė tepėr sytė te ato qė i quajmė gjuhė apo hapėsira "tė vdekura". Nė fund tė fundit, aty do tė gjejmė atė qė lidhet me gjenezėn, aty do tė komunikojmė me tradicionalen tonė tė pastėr...

Mjerimi bėhet mė i lehtė atėherė kur e njeh. Kur nuk ke frikė "tė rrėmosh" brenda tij pėr tė njohur tė vėrtetėn.

Rovena Lule, Loredana Gjeēi, Adelina Muēa, Orjon Halili, Esmeralda Metka, Armela Demaj, janė aktorėt e rinj qė interpretojnė nė "Andrra e Jetės", vėnia skenike e sė cilės ėshtė mbėshtetur nga Teatri i Metropolit dhe Kiēo Londo.

Pas "Udhėtimet e Lizės" ju shfaqni pėr publikun, po nė kėtė linjė por me elementė tė ndryshuar, njė tjetėr pjesė teatrale, "Andrra e jetės". Nė ē'formė vjen poezia kėtė herė?

Liza fillonte e dhunshme, pak lart dhe vazhdonte pjesa. Kishte nevojė pėr pak anė poetike. Mėnyra e ndėrtimit kėtu bėhet mė e butė. E bėn tė tillė muzikaliteti i vargut, pasuria gjuhėsore. Edhe Migjeni, edhe Kuteli kanė tekste tė pasura nga ana gjuhėsore. Ajo ēfarė "tėrheq" ėshtė gjuha tradicionale shqiptare. Janė zgjedhur shumė elementė vizualė. Nga ana vizuale dhe muzikale, Mjeda ėshtė shumė i pasur. Nga ana poetike ai ėshtė po ashtu i tillė, veēse ka ngelur pak nė hije si Lasgush Poradeci nė kohėn e Hoxhės. Mjeda ėshtė poetik. Kam punuar me poezinė e tij, njė poetikė me imazhe.

Pėrveē kėtyre, pse Mjeda?

U punua duke pasur ndjesi tė anės sociale; nė njė ambient ku nuk mungon varfėria, ku ka njerėz tė izoluar pa mbėshtetje dhe nė varfėri, deri atje sa nuk kanė as pėr tė ngrėnė. Ka aktualitet. Edhe sot, ashtu si nė kohėn e Mjedės, gjen fshatin me tym e shtėpi tė varfra. Ėshtė njė formė e ēuditshme ku jetojmė, e ndėrthurur mes sė kaluarės dhe tė tashmes. Nuk mungon as natyra poetike e vendit, puna muzikore nėpėrmjet peizazhit.

Ju e vendosni pjesė nė hapėsirat e kinema "Agimit", qė hap dyert e saj pėr aktivitet artistik pas tetė vjetėsh. Pse pikėrisht nė kėtė ambient?

Doja tė ishte njė hapėsirė e tillė. Pėr Lizėn shfaqja ishte njė shtrirje nga ana gjeografike. Njerėzit pyesin ē'bėhet tek kjo kinema, a vazhdon tė funksionojė. Ėshtė folur se s'ka salla tė teatrit. Synimi ėshtė tė shfrytėzohen hapėsirat e vdekura urbane. Kėto hapėsira nuk shfrytėzohen jo se s'dinė apo s'duan. Gjithė problemi ėshtė se institucionet qė i kanė nė varėsi ambiente tė tilla publike tė krijojnė shanse t'i shfrytėzojnė tė rinjtė.

Ku do tė "prezantoheni" mė tej me "Andrra e Jetės", pas shfaqjes nė kėtė kinema?

Shfaqja do tė vijojė edhe sot dhe mė 1 maj dhe do tė shėtisė mė tej nė tumat e Kamenicės, Muzeun Etnografik tė Beratit, kalanė e Gjirokastrės, pikėrisht nė ato vende ku ka "fije" kulture tradicionale.

Bisedoi: Blerina Goce : Gazeta Metropol
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   Sat Sep 20, 2008 1:11 am

Vaji i Bylbylit


Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfėn,
Pse po gjimon?


Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfėn,
Ēou mos rri shkret.


Gjith; fushėt e malet
Blerim e mbėloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.


Ndėr pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gėzon gjith'kend.


E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nėpėr gjeth.


A ēil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndėr pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.


Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.


Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.


Nėpėr lamije
Ke me gjet mel,
Pėr gjith'prendverėn
Njajo buk t'del.


E kur t'zitė e di
ndėr prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetė di.


Tash pa frigė ēerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis


E kur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kėndue
Si ke zakon.


Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.


A ēilė kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndėr pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.


Ndėr tranfofille,
Ndėr zamakė nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.


Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfėn ,
Pse po gjimon?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   Sat Sep 20, 2008 1:12 am

Gjuha Shqype


Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.


Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
................................


Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.


Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.


Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.


E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   Sat Sep 20, 2008 1:12 am

Liria


- I -
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n'ato maja;
mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
ku del gurra e gjėmon pėrmallshėm kroni?


A keni ndie ndikund, kah fluturoni
ndėr shkrepa, me ushtue kangėn e saj?
A keni ndie nji kangė tė patravajė?
O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!


"Lirim, lirim!" -- bėrtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé qė na shkel kamba,
a veē t'mjerin e mblon anemban' robnia?
Flutro shqipe, flutro kah ēelet lama,
sielliu maleve pėrreth qė ka Shqipnia,
e vėshtroje ku i del lirimit ama.
.................................


- VI -
Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash qė mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mėnia.


E kqyre: Ndėr male po pėrhapet shkėndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shėtiti
kasoll' pėr kasoll' rreth buneve e soditi
frymė tė re tue zbrazun pėr gjithkah, hija


e Skanderbegut. Qė ndėr djepa rritin
nanat e Hotit djelmėnin' ushtore
e idhnim n'armikun nėpėr gji iu qitin.


E nalt, ndėr maja, bukuri mbretnore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ndre Mjeda   Today at 6:01 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ndre Mjeda
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NDRE MJEDA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: