ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit?   Fri Sep 19, 2008 8:33 pm

Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit?
Si u pre dhe mė pas u dogj aksidentalisht finalja e “Gjeneral Gramafonit. Nė ato vite, frika nga simpatia mund t’i jepte hov gėrshėrės sė cenzorit madje edhe tek filmat e huaj qė blinte Kinostudioja dhe ku ishte zakon tė pritej ndonjė skenė me erotizėm “tė tepruar” ose ndonjė dialog qė nuk pėrputhej me politikėn e shtetit tonė. Autorėt e filmave shqiptarė tė para-viteve ’90 mundoheshin tė mos harronin qė nė fazėn e skenarit se ēfarė mund t’i kalonte cenzurės e ēfarė jo, si duhej tė hapej filmi e si duhej tė mbyllej, pėr tė mos pasur telashe.

Nė disa filma, vetė tema e subjekti e lehtėsonin disi barrėn e autocensurės dhe kjo ndodhte mė shumė kur ngjarja i takonte njė kohe tė hershme, ose tė paktėn para viteve kur pranohej zyrtarisht se kishin hyrė nė Shqipėri idetė komuniste. Ndėrsa nė filmat qė pasqyronin ngjarje tė ditės, ose lidheshin nė njė farė mėnyre me komunizmin apo me bėmat e partisė (kuptohet, Partisė sė Punės) ēdo gjė bėhej edhe mė e vėshtirė: nė kėtė temė, “specialistė” ishin vetė cenzorėt dhe prandaj diktati i tyre bėhej me mė shumė “kompetencė”. Pėrballė tyre vėshtirėsitė e Artistit pėr ta mbrojtur filmin qė tė mos binte nė propagandė e banalitet, ishin tmerrėsisht tė mėdha. Dhe, me sa di unė, asnjėherė ndėrhyrjet e cenzurės nuk kanė qenė pėr mirė nė njė film tė mirė, aq mė pak nė njė film tė bukur.

Kushdo qė ka punuar para viteve ’90 nė fazėn e fundit tė filmit, e njeh nga afėr emocionin e krijuesit kryesor, regjisorit, para spektatorit tė parė, por mbase mė shumė, para miratimit tė parė politik.

Unė kam patur fatin tė punoj me Viktor Gjikėn edhe nė dy nga filmat e tij: “Pėrballimi” (1975) dhe Gjeneral Gramafoni” (1978), qė ndryshojnė shumė mes tyre nga tema, por i bashkon vula e mjeshtėrisė regjisoriale. Tė dy kėta filma tė bukur kanė kėrkuar dhe shumė energji krijuese pėr tė kapėrcyer pengėzat e cenzurės, ndonėse tė dy mbėshteten mbi tė vėrteta historike, por qė politika e kohės kur u realizuan, tentonte t’i deformonte e t’i keqpėrdorte.

Ngjarja mbi tė cilėn ndėrtohet subjekti i “Pėrballimit”, fshehja e mallrave dhe sidomos ushqimeve nė kohė lufte e paslufte nga tregtarėt apo prodhuesit, ėshtė njė problem i pėrbotshėm, i cili u shfaq edhe tek ne. Po ashtu tė pėrbotshme janė dhe pėrpjekjet e qeverive tė tė gjitha kohėve pėr tė mbrojtur interesat e pjesės mė tė madhe tė popullatės, atyre qė s’janė as tregtarė dhe as prodhues. Ndryshimet qėndrojnė tek ligjet qė zbatojnė qeveritė dhe qė varen nga natyra e tyre, demokratike ose diktatoriale. Nė rastin e Shqipėrisė sė gjysmės sė dytė tė viteve ‘40, shteti e kapėrceu tė drejtėn e tij tė ligjshme pasi ēėshtjen ekonomike e ktheu nė luftė klase, duke kryer krime tė cilat ende nuk janė numėruar.

Ndėrsa subjekti i filmit “Gjeneral gramafoni”, i xhiruar mbi njė skenar tė bukur tė Vath Koreshit, ka nė bazė sulmin mbi kulturėn e njė vendi tė mbetur nė skamje, nga kultura e njė vendi tjetėr tė fuqishėm, qė e zotėron ekonomikisht dhe bėhet gati ta pushtojė dhe ushtarakisht. Po t’i hedhėsh njė sy shtypit shqiptar dhe botimeve tė viteve 30-40, e kupton sa e vėrtetė ėshtė kjo. Por qė filmi tė ishte i denjė pėr t’u rreshtuar mes veprave tė realizmit socialist, duhej korniza e drejtpėrdrejtė ekonomiko-politike dhe sidomos tė nxirrej nė pah vlera e madhe e pėrhapjes sė ideve komuniste. Kėtė barrė nė film e merr pėrsipėr “linja e Kuēovės”.

Me njė subjekt qė i takon periudhės sė para-partisė, regjisori kishte disa mundėsi mė shumė pėr tė qenė mė i lirė nė artin e tij dhe kjo ndjehet gjatė gjithė filmit, qė nga atmosfera, deri te zgjidhjet e detajet artistike. Tė sforcuara mbeten vetėm sekuencat ku shfaqet personazhi qė pėrfaqėson mbartėsin e ideve komuniste. Megjithatė, kur filmi ishte mbaruar, cenzorėt nuk mbetėn tė kėnaqur dhe kėrkuan tė shtohej roli i punėtorit me ide komuniste. Kjo u bė me disa rixhirime e tekste qė ashtu si kudo, edhe kėtu mbeten tė huaja pėr filmin. Por ata kėrkuan me kėmbėngulje, ose mė mirė, vendosėn dhe diēka tjetėr: tė ndryshohej fundi i filmit.

Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, do desha tė them se filmi “Gjeneral gramafoni”, ashtu siē e kishte menduar Viktor Gjika, nuk mbaronte me njė stop-kamera tė flamurit shqiptar qė valavitet mbi kokat e protestuesve tė Kuēovės. Nė kopjen e punės, pas njė plani tė afėrt tė rrėmujės sė protestės, montohej njė plan gati detaj i kokės sė Bujar Lakos, qė hapej shumė ngadalė dhe shoqėrohej nga njė kaba shumė e bukur, e papėrdorur deri atėhere nė film. Zhurmat e protestės shuheshin pak nga pak, duke ia lėnė gjithė kolonėn zanore kabasė, ndėrsa plani i Bujarit qė i binte klarinetės vazhdonte tė hapej, i pandėrprerė (ishte njė plan shumė i gjatė, qė duhej ta kish lodhur shumė regjisorin dhe gjithė grupin e xhirimit) deri sa pėrfundonte me njė pamje tė pėrgjithshme nga lart, shumė tė hapur, ku dukej Bujari qė vazhdonte t’i binte klarinetės ulur nė mes tė sheshit nė tė cilin deri atėhere ishte zhvilluar protesta, por qė tani kishte mbetur krejt i zbrazėt, ndėrsa nė tokė dukeshin tė shpėrndara aty-kėtu mbeturinat e pas-protestės. Pikėrisht kėtu mbaronte filmi.

Ishte njė plan qė tė ngjallte shumė emocione e tė nxirrte nga kinemaja me kėnaqėsinė e tė shijuarit tė diēkaje tė bukur, tė harmonishme nga fillimi deri nė fund. Plani i mbylljes tė jepte dhe njė befasi se dukej sikur fillonte me rrėmujėn e protestės dhe mbaronte me njė zbrazėti qė e shoqėruar nga kabaja e bukur, tė bėnte ta kuptoje si tė ta thoshte shpirti yt.

Cenzorėt nuk e donin, jo se nuk e pėlqyen, ata ishin tė pandjeshėm ndaj kėsaj kategorie, por e quajtėn “mbyllje pesimiste” dhe nuk mund tė pranonin qė nė fund tė filmit artisti tė mbetej vetėm.

E hoqėm planin – e mbaj mend, e mblodhėm filmin bashkė me shiritin manjetik tė muzikės dhe Viktori mė porositi tė gjeja negativin e kėtij plani e t’ia jepja atij. Puna shkoi si shkoi, ishte fund viti dhe punonjėset e repartit tė negativit ishin shumė tė zėna me filma tė tjerė (punohej ditė e natė dhe e gdhinin qė tė montohej negativi i tė gjithė filmave tė vitit e tė dilnin kopjet e para tė gatshme, sepse vetėm ashtu plani quhej i realizuar). Mė thanė tė shkoja mė vonė, pastaj mė thanė ta lija atje pozitivin se do ta nxirrnin vetė pas disa ditėsh, kur tė kishin kohė. Pastaj unė mora lejėn e zakonshme... Kur u ktheva pas dy-tri javėsh dhe pyeta pėr atė plan, mė thanė se kishin bėrė pastrime dhe tė gjitha materialet ishin djegur...

Njė gjė e tillė s’mė kishte ndodhur kurrė mė parė. Veē tmerrit qė kėtė do duhej t’ia thosha Viktorit, kisha njė ndjenjė trishtimi pa fund pėr atė plan qė e kisha admiruar kaq shumė gjatė punės.

Siē e kisha pritur, Viktori e pėrjetoi shumė keq kėtė humbje. Pa shpėrthimet e tij me zė tė lartė, por me njė dhimbje tė thellė, qė nuk lejon as ngritjen e zėrit. Fjalėt i mbaj mend edhe sot: “Tė kisha dhėnė njė porosi dhe nuk e mbajte. Kishe dorėshkrimin tim dhe ti e di rėndėsinė e njė dorėshkrimi. Pikėrisht ty nuk tė falet kjo...”.

Fjalėt qė t’i spjegoja rrethanat nuk kishin asnjė vlerė. Ne kishim punuar edhe mė parė, jo vetėm tek “Pėrballimi”, por edhe nė dy filma dokumentarė njėri nga tė cilėt me materiale arkive, shumė i vėshtirė (Katėr kėngė pėr partinė - 1974) dhe kurrė s’kishte ndodhur qė tė kėrkohej diēka, qoftė edhe njė kuadėr filmi, dhe tė mos gjendej. Por ndodhi. Dhe mė keq, s’kishte si bėhej. Nga ai plan s’mbeti asgjė, sepse unė kisha dorėzuar nė repartin e negativit edhe pozitivin e punės.

Kaluan muaj e vite dhe pothuaj gjithnjė kur qėllonim pėrballė, Viktori mė tundte gishtin tregues dhe mė thoshte jo me inat, por me njė buzėqeshje tė trishtuar: “Mė ke humbur materialin...” Nganjėherė vetėm ngrinte gishtin dhe pjesėn tjetėr e merrja me mend. Njė ditė, kishin kaluar shumė vite, i thashė: Dėgjo, Viktor. Ti mė akuzon, dhe ke tė drejtė, se ishte njė gjė qė tė takonte ty dhe nė fund tė fundit, unė isha ndėrmjetėsja. Por duhet ta dish, se ēfarėdo tė mė thuash ti, nuk do arrish kurrė tė mė thuash ato fjalė qė unė ia them vetes kur mė kujtohet ai plan”. Kam pėrshtypjen se nga ajo ditė Viktori nuk ma pėrmendi mė planin e humbur tė “Gjeneral Gramafonit”. Por jam e sigurt se nuk e ka harruar, ashtu si nuk e kam harruar as unė.

Kur i mendoj disa gjėra tani, kujtoj se shumė herė nė atė kohė e kanė pėsuar pikėrisht mbylljet e filmave, qė duhej tė ishin medomos optimiste, nė asnjė mėnyrė tė mos i ēelnin rrugė njė mendimi, por tė vinin njė vulė, njė pikė apo edhe pikēuditėse. Kjo nuk ishte vetėm pėr punė politike, se mund tė keqkuptohej ndonjė gjė ose diēka mund tėinterpretohej politikisht apo historikisht: nė tė shumtėn e rasteve kishte shkaqe ideologjike, tė kritereve bazė tė njė vepre tė realizmit socialist, njė nga tė cilat ishte optimizmi me ēdo kusht: filmi duhej tė mbyllej me njė fytyrė tė qeshur, me njė flamur apo me njė grusht tė ngritur, kjo ka pak rėndėsi... Nga ana tjetėr, fundi i njė filmi trajtohej pėr anėn regjisoriale si diēka teknike, pa asnjė pasojė: e shkurton dhe kaq.

Dhe tė mendosh se Viktori ia kishte hedhur mjaft herė cenzurės. Kėshtu, tek “Pėrballimi”, njerėzit qė erdhėn atėhere nga Komiteti Qendror i Partisė pėr tė miratuar filmin nuk arritėn tė parashikonin sa do t’i ngjisnin shikuesit dialogjet e vėna nė gojėn e personazheve negative “Gėrmo, Tare, gėrmo...” (Kadri Roshi), “Ha, bir ha, mė mirė ti, se ata” (Jani Riza”, ose “Thesin, aga...” (Antoneta Papapavli). Po tė kishin mundur ta bėnin kėtė, do t’i kishin kėrkuar Viktorit “tė ndryshonte” Kadri Roshin (ata ishin nė gjendje tė bėnin ēdo lloj kėrkese, sado e marrė tė duket sot), ose thjesht mund tė kishin kėrkuar shkurtimin e episodit apo cungimin e personazhit, pėrmes asaj qė i thoshin “qethje”. Dhe “qethja” nganjėherė kėrkohej jo pėr tė rregulluar ndonjė gjė qė konsiderohej gabim, por thjesht nga frika e simpatisė qė mund tė ngjallte dikush ose diēka e llogaritur pėr t’u urryer.

Nė ato vite, frika nga simpatia mund t’i jepte hov gėrshėrės sė cenzorit madje edhe tek filmat e huaj qė blinte Kinostudioja dhe ku ishte zakon tė pritej ndonjė skenė me erotizėm “tė tepruar” ose ndonjė dialog qė nuk pėrputhej me politikėn e shtetit tonė. Megjithatė, unė kam qenė dėshmitare nė shkurtimin e filmit “Senso”, tė Lukino Viskontit (tek ne u shfaq me titullin “Venetik, 1866” – edhe vetė fjala “ndjenjė” mbartte rrezik pėr cenzorin shqiptar). Nga ky film i vitit 1954, para se tė jepej pėr kinematė e vendit, u hoqėn jo vetėm disa skena erotike, por edhe pjesė episodesh aty-kėtu, si dhe njė episod i tėrė me dialog poetik, thjesht se kishte tepėr poezi!

Duke lexuar mė vonė pėr kėtė film disa kujtime tė Viskontit, mėsova se nė fillim ai kishte dashur t’i verė titullin “Custoza” – sipas emrit me tė cilėn njihet njė nga luftrat italo-austriake, por nuk e lejuan. Me sa duket kishte kaluar shumė pak kohė nga Lufta II Botėrore. Ndėrsa nė ēak, filmi ishte xhiruar me titullin “Uragano d’estate”. Por historinė mė tė ēuditshme e kishte pasur fundi i kėtij filmi: Viskonti e kishte xhiruar mbylljen me festėn e austriakėve pėr fitoren mbi ushtrinė italiane, ndėrsa nė planin e fundit tregohej njė ushtar i ri austriak i dehur, qė thėrriste “Rroftė Austria!”

Por prodhuesit nuk e lejuan.

Mė pas Viskonti tregon se ky material u hoq dhe madje u dogj. Ai u detyrua tė bėjė xhirime tė tjera e tė tregojė vrasjen e personazhit kryesor – por as shumė vite mė vonė nuk u pajtua me kėtė mbyllje tė filmit tė vet.

A do tė ishte njė lehtėsim kjo pėr Viktor Gjikėn? Nuk e di. Pėr mua mbetet ēdo gjė siē ishte. Humbjet janė humbje dhe pėrherė japin dhimbje. Sidoqoftė, asnjė cenzor s’duhet tė marrė hov e tė thotė se dhe fenomeni i cenzurės qenka i pėrbotshėm. Sepse kėtu ka shumė gjėra qė ndryshojnė por kjo ėshtė njė temė tjetėr.

Gazeta: Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Pengu i Gjikės si pengu i Viskontit?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: