ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Luan Starova: Shqipja letrare nuk ka pse tė ndryshojė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Luan Starova: Shqipja letrare nuk ka pse tė ndryshojė   Fri Sep 19, 2008 8:40 pm

Luan Starova: Shqipja letrare nuk ka pse tė ndryshojė
Gjuha letrare shqipe ėshtė rezultati i njė procesi tė pėrfunduar dhe nuk ka pse tė ndryshojė standardet, pėr mė tepėr qė tashmė ėshtė krijuar njė traditė 40 vjeēare. Nė njė intervistė tė dhėnė sėfundi dhe qė ėshtė botuar nė uebsajtin nė internet tė “Oservatorit tė Ballkanit”, akademiku dhe shkrimtari i shquar shqiptar nė Maqedoni Luan Starova, mes tė tjerash flet pėr debatin mbi futjen e dialektit gegė nė shqipen letrare tė pėrdorur nė trevat e Maqedonisė, Kosovės e Shqipėrisė. Sipas Starovės tė gjitha kėto diskutime janė tė kota, pasi kemi njė fat qė nga dijetarė tė cilėn e dashuronin gjuhėn shqipe, si Aleks Buda, trashėgojmė standardet e gjuhės sė sotme letrare.
Mė tej, prof. Starova shton: “Revoltimi i shfaqur gjatė diskutimeve e debateve tė ndryshme mediatike dhe dyshimet e hedhura mbi standardin e shqipes dėshmojnė pėr njė frustracion dhe padurim pėr tė fituar prestigjin linguistik. Asgjė nuk mund tė bėhet me forcė, duhet qė proceset tė rrjedhin natyrshėm. Shqiptarėt pak njihen midis tyre dhe nga kjo lindin veēantirat. Megjithatė, sot shqiptarėt kanė njė avantazh tė madh pasi nėse mė parė duhej njė shekull qė tė pėrhapej informacioni, nė kohėn kur jetojmė, kjo gjė mund tė arrihet brenda njė dekade nėpėrmjet televizionit. Nėse tė gjithė shqiptarėt e Ballkanit shikojnė kanalet televizive tė Tiranės dhe mėsohen me tė folmen e sotme tė shqipes letrare, atėherė ēdo diskutim mbi kėtė temė e humbet kuptimin.

” Starova e thekson idenė e tij se asnjė variant nuk mund tė jetė mė i mirė pėr shqipen sesa standardi i sotėm: “Shqipja e sotme letrare ka 40 vite traditė dhe ne nuk mund tė rikthehemi mbrapa pėr tė bėrė kongrese e ndryshime gjuhėsore. Pėrshembull, gjuha maqedonase ėshtė kodifikuar nė 1946-n, e pavarėsisht dialekteve tė ndryshme nuk diskutohet mė pėr njė rikodifikim. Gegėrishtja e Kosovės mund tė standardizohet siē u veprua me arbėrishten e Jeronim De Radės nė shekullin XIX, por shqipja letrare ėshtė njė tjetėr gjė. Ndėrsa pyetjes sesi priten librat e tij nga maqedonasit, akademik Starova i ėshtė pėrgjigjur: “Jam shumė i kėnaqur nga interesi i treguar prej maqedonasve ndaj krijimtarisė sime. Edhe kritika i ka ndjekur me kujdes dhe nė njė mėnyrė tepėr pozitive e dashamirėse njė pjesė tė mirė tė romaneve tė mia. Nė kėtė pikė, problemin e kam mė shumė me Shqipėrinė.

Aty duket se botuesit nuk kanė ndonjė interes tė posaēėm pėr letėrsinė qė bėhet nė Maqedoni. Duket sikur pėr ta, ne jemi vetėm ca provincialė pa interes. Ėshtė njė paradoks qė librat e mi botohen nė Francė nga shtėpia botuese “Fayard” dhe pėrkthehen nė 14 gjuhė, ndėrsa nė Shqipėri mezi kanė hyrė nė njė pjesė shumė tė vogėl tė tyre. Sigurisht, shqipja jonė ėshtė pak e lakuar dhe ndryshe nga ajo e Tiranės sepse jetojmė nė njė vend ku duhet tė flasėsh disa gjuhė dhe shqipja pėrdoret pak. Ajo ėshtė gjuhė e vėshtirė dhe shkrimtarėt qė jetojnė kėtu duhet tė mbėshteten nga politikat e botimeve nė Shqipėri. Na thonė shpesh se bėjmė shumė gabime nė tė shkruar, ose qė nuk dimė shqip. Megjithatė, fakti qė njė shtėpi botuese si “Toena” ka botuar nė Tiranė tri prej librave tė mia, do tė thotė se edhe kjo barrierė mund tė thyhet.”


Gazeta: Albania
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Luan Starova: Shqipja letrare nuk ka pse tė ndryshojė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjon Buzuku
» Letėrsia shqiptare
» FAIK KONICA
» Asllan Luan Dibrani:Nofkagjinjtė plagė e zhvillimit shoqėror dhe kulturor tek shqiptarėt!
» Bibliografia e Ramiz Kelmendit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: