ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Librat e Budės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Librat e Budės   Fri Sep 19, 2008 8:44 pm

Librat e Budės
Ka pasione, dhe janė shumica, qė me kalimin e moshės nė mos shuhen, plaken bashkė me trupin. Po ka qė me kalimin e viteve, lulėzojnė. Ėshtė pasioni pėr librin qė na e tregon Aleks Buda (1911-1993), themeluesi i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, kryetari i parė i saj dhe mė jetėgjati. Historia, edhe pse e bija, Tatjana (Buda) Haxhimihali e ka shkruar tek kujtimet e botuara para tri viteve, del prapė nė skenė tani qė u bė zyrtare, dhurata me nėntė mijė vėllime nga Biblioteka e profesor Budės pėr Bibliotekėn Kombėtare.

Mbas koleksionit tė Mit’hat Frashėrit, ndoshta ky ėshtė i dyti fond i rrallė personal qė gjen vend nė BK. Shkon nė vend njė amanet i albanologut, ndėrsa me dhjetėra vėllime tė tjera Tatjana i ruan nė shtėpi.

Ky ėshtė fondi i librave qė si “kriter” ka dedikimin. “Leksit, me dashuri, kėto duaj lulesh djali”. Mitrush Kuteli i shkruan Aleks Budės kėtė kushtim nė faqen e parė tė “Kėngė dhe britma nga qyteti i djegur”, botim i vitit 1944. Pra, ka shumė qė janė donum auctoris. Gruaja qė njeh pothuajse historinė e ēdo libri, tregon se nė ato raste ku nuk gjen shėnim nga autorėt, dedikimet janė pėrcjellė me kartvizitė. Ja dhe njė tjetėr, nga Eqrem Ēabej tek njė botim polak i studimit tė tij “Vendi i shumėsit tė singularizuar nė shqipe”, i vitit 1958. Veprat e Franc Banbingerit. Ai hyn tek autorėt miq tė rrallė tė akademikut shqiptar. Historiani i perandorisė otomane pati lidhje tė ēuditshme me Shqipėrinė, vendi ku gjeti vdekjen. Mbylli sytė nė krahėt e Aleks Budės. Kėto histori Tatjana ka pėr t’i shkruar njė ditė. Ajo ka aftėsinė tė rrėfejė pa e mėrzitur lexuesin gjėra qė i ka jetuar dhe tė jetė e besueshme kur shkruan pėr gjėra qė vetėm i ka dėgjuar. Ajo ėshtė dora qė ka humanizuar kujtimet e shkruara nė emėr tė profesor Budės.

Literatura dhe titujt nė gjuhėn gjermane dominojnė raftet. Ėshė gjuha bazė e formimit tė tij. Tatjana qė nuk rri gjatė tek kujtimet, tėrheq nga rafti me dritė qė i zbret e pėrmbajtur nė fytyrė, pėrrallat e Grimėve nė gjuhėn gjermane, njė libėr i dashur qė Buda baba ua lexonte nė fėmini, nė shqipe, duke i pėrkthyer aty pėr aty. Ka tituj tė vjetėr 250-vjeēarė. Aty ėshtė letėrsia shqipe qė nga fillimet, gjen libra kėndimi tė shtypur nė alfabetin e Sofjes mė 1902. Ėshtė e kuptueshme, sepse kjo bibliotekė i ka fillimet nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, nga gjyshi i Budės, Anastas Buda, intelektual qė kishte studiuar nė Padova.

Fondin bazė tė kėsaj pasurie, akademiku i ardhshėm e krijoi nė kohėn e studimeve nė Salzburg dhe mė pas nė Vjenė prej nga do tė kthehej nė Shqipėri me afro 10 mijė vėllime “fryt i njė gjahu sistematik nėpėr antikuariate”, tė blerė me shumė sakrifica, “disa herė duke hequr nga goja edhe kafshatėn ose duke hequr dorė nga dėfrimet e moshės sė rinisė.”

Nė kujtimet e Tatjanės tė cilat janė shkruar nė vetė tė parė sikur ky tė jetė zėri i Aleks Budės (jo e zakontė nė memuaristikėn shqipe) thuhet: “Isha njė dashurues maniak librash. Blija vepra tė mira, por me lidhje tė dobėt, sepse kisha leverdi. Parimi im i pandryshuar gjithmonė ka qenė: sa mė shumė libra me mė pak para. Nuk mund tė mburrem se nė bibliotekėn time kam edicione tė rralla pėr nga paraqitja, siē mund tė mburret njė bibliofil i vėrtetė, por them se kam libra vėrtet me vlerė pėr nga pėrmbajtja.” Leximi i ēdo libri e nxiste pėr tė lexuar tė tjerė.

Nė themel janė filozofėt, autorėt grekė dhe latinė, tė cilėt i ka lexuar nė gjuhėt origjinale, dhe mė tej “gjermanėt e mėdhenj” Kant, Hegel, Gėte, deri tek Frojdi apo Kafka. Kultura gjermane dhe austriake ishte njė ishull dhe mė i madhi i bibliotekės qė deri nė fund tė jetės ishte rritur deri nė 20 mijė vėllime. Tek “Librat e mi”, njė kapitull tek kujtimet e Tatjanės flitet pėr tituj tė tillė si “Bota si vullnet dhe si pėrfytyrim” i Shopenhauerit, “Das Kapital i Marksit”, “Mein Kampf” i Hitlerit, “Dottrina Fascista” e Mussolinit apo “Manifesti i Partisė Komuniste” tė Marksit dhe “Origjina e pronės private dhe e shtetit” e Engelsit. Po edhe pėr dobėsinė qė Buda kishte pėr tė quajturit intelligenzen-roman, libra tė Tomas Manit, tė cilat i kishte lexuar dhe rilexuar. Nė fakt, njė pjesė tė mirė tė “gjermanėve tė mėdhenj” ajo i ka shpėnė tek koleksioni dhuratė pėr Bibliotekėn Kombėtare.

Tek ata qė nuk kanė ndėrmend ta lėnė shėpinė e Tatjanės ėshtė vepra e Gėtes me disa seri e vitit 1845; “mė e mira histori e Evropės” , siē e quan ajo serinė e Teodor Momsenit, si dritė qė vinte nga njė kulturė perėndimore ndėrsa historia e kontinentit vinte e parė nga Lindja sovjetike; njė botim i vitit 1970 i “Nė kėrkim tė kohės sė humbur” i Marsel Prustit, qė ka hyrė nė kėto rafte atėherė kur frėngut dhe gjithēka e sėrės sė tij e klasifikuar e ndaluar, as i pėrmendej emri. Apo

Moria e revistave, katalogėve dhe librave tė artit duken mė “tė keqpėrdorurit”. “Van Gogh” pėr shembull ėshtė aq shumė i shfrytėzuar sa ėshtė bėrė fije-fije. “Njė libėr kur vjetėrohet nga pėrdorimi, tregon qė ka shėrbyer. Pikėrisht pėr kėtė babai ishte i kėnaqur.” Sa njerėz qė nuk mund tė gjenin tjetėr kund autorėt e ndaluar i kanė shfrytėzuar kėta libra.“Habent sua fata libelli” thotė gruaja duke e thyer i rėnė nė kokė gjithnjė nė kohė, heshtjes qė krijohet kur tregon episode qė kanė pėr t’u rrėfyer nė pjesėn e dytė tė kujtimeve.

Por nė kėtė pikė, gruaja duket sikur nuk ka qejf tė bėjė plane pėr tė qenė gjoja e sigurtė nė ato qė thotė dhe pėr atė pasuri shpirtėrore qė ruan. Nėse do tė ndodhė, kanė pėr tė qenė jeta e Aleks Budės pas luftės deri nė vdekje, e bazuar nė referenca tė vėrteta tė cilat Tatjana Buda i vendos nė njė sfond njerėzor siē ka bėrė edhe nė vėllimin e parė tė kujtimeve. Para se tė bjerė njė copė tjetėr heshtjeje ajo pėrmend diēka tė dashur qė pėrligj sakrificat shpirtėrore tė njėriut: Dashuria mė e pastėr dhe mė e qėndrueshme ėshtė pėr tė bukurėn”.



Gazeta: Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Librat e Budės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: