ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jeronim De Rada lindi mė 1814

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Jeronim De Rada lindi mė 1814   Sat Sep 20, 2008 12:48 am

Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit. Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij. Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Nė shekullin XIX ngulmimet arbėreshe, sidomos ato tė arbėreshėve tė Italisė kishin ruajtur tė paprekur ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun e tė parėve, gjuhėn, zakonet e tradiat stėrgjyshore, e shfaqėn me njė forcė tė veēantė vetėdijen e tyre shqipatre edhe nė fushėn e lėvizjes kulturore e letrare. Letėrsia e re qė lindi tek arbėreshėt pėrtej Adriatikut nga dhjetėvjetėshi i tretė i atij shekulli, me gjithė tiparet e veēanta qė buronin nga kushtet nė tė cilat ndodheshin tė mėrguarit, ishte njė degė e letėrsisė shqiptare tė kohės, e lindur si shprehėse e idealit tė ēlirimit tė atdheut. Prandaj, nė qendėr tė kėsaj letėrsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e tė lavdishme tė popullit tonė dhe, nė rradhė tė parė, i kohės sė Skėnderbeut. Tipari themelor i jetės politike tė Italisė nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Itali eci pėrpara proēesi i shuarjes sė marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit tė marrdhėnieve tė reja kapitaliste. Italinė, veēanėrisht pjesėn jugore tė saj e dallonte njė prapambetje dhe varfėri e madhe
Pikėrisht nė kėto kushte i dhanė hov lėvizjes kombėtarepėr ēlirimin e vendit. Nė krye tė lėvizjes sė masave nė vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtė e karbonarėve.
Lufta e tyre arriti njė rezultat tė pjesshėm: kufizimi i absolutizmit pėrmes kushtetutės. Nė vitet `30 doli nė skenė oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, qė rrithte nga shtresat e borgjezisė sė vogėl. Ajo veproi pėrmes kompllotesh e kryengritjesh, tė cilat dėshtuan, sepse organizata nuk nuk mbėshtetej nė masat e gjera tė popullit. Tė njėjtin fat pėsuan edhe aksionet revolucionare popullore nė vitet 1848-`49, kur levizja pėr ēlirimin e Italisė u ngrit nė njė shkallė tė re dhe mori pėrpjestime shumė tė gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisė u arrit vetėm nė vitin 1867 dhe u konsolidua plotėsisht me 1870. Frytet e fitores i korrėn borgjezia e madhe dhe ēifligarėt liberalė, tė cilėt nuk i plotėsuan kėrkesat e masave pėr ndryshime shoqėrore, madje as pėr republikė dhe e bashkuan Italinė nėn dinastinė e Savojės. Njė rol tė ndjeshėm nė ngjarjet e kohės luajtėn edhe arbėreshėt, qė nė lėvizjen pėr ēlirimin e zhvillimin demokratik tė vendit shfaqėn njė heroizėm e shpirt sakrifice tė rrallė.
Nė kėto kushte, te bashkatdhetarėt tanė pėrtej detit lindi njė veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, qė u dendėsua sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet pėrherė e mė tė dendura me lėvizjen kombėtare tė Shqipėrisė, me rrethet politike tė ngulimeve tė ndryshme shqiptare dhe me personalitetet mė tė shquara qė ishin nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Letėrsia arbėreshe e shekullit XIX kishte si tipar tė saj kryesor patriotizmin. Duke qenė shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakėnaqėsisė ndaj kushteve shoqėrore, ajo, qė nė fillim i kushtoi vėmendje tė veēantė problematikės shoqėrore.
Pėr frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe dėshmon edhe interesi qė u tregua pėr luftėn ēlirimtare tė popujve tė tjerė. Kjo letėrsi gjeti shprehjen e vet pėrmes drejtimit letrar tė romanticizmit, po u ushqye nga njė filozofi qė, me racionalizmin e saj, dukej se binte nė kundėrshtim me "etjen pėr pafundėsi„ dhe "kultin e ndjenjės„, qė e dallonte kėtė drejtim nga filozofia iluministe.
Figura mė e ndritur e kėsaj letėrsie dhe njė nga figurat mė tė mėdha tė Rilindjes sonė ėshtė Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi mė 1814 nė fshatin e vogėl dhe piktoresk Maki tė Kozencės, jo larg nga Shėnmitėr Korona, qendėr e kolegjit arbėresh Shėn-Adrianit.
Nė kėtė kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, qė patėn rėndėsi tė veēantė pėr formimin e personalitetit tė tij. Aty ai studioi letėrsinė antike dhe moderne, njohu idetė e Revolucionit Francez, qė ndikuan nė formimin e personalitetit tė tij.
Mė 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti njė vit nė fshat, pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Pikėrisht gjatė qėndrimit nė vendlindje ndodhėn dy ngjarje, qė do t'i jepnin hov krijimtarisė sė tij letrare. Djali u njoh me folklorin, qė i zbuloi atij shpirtin e popullit tė vet. Po nė kėtė kohė ai njohu njė vajzė tė varfėr, tė bijėn e njė bariu, qė e afroi me njerėzit e thjeshtė dhe i frymėzoi vjersha tė ngrohta dhe tė ndiera. Njė botė mė e gjerė u hap para De Radės sė ri mė 1834, kur i ati e dėrgoi tė studionte pėr drejtėsi nė Napoli, qendėr e madhe kulturore-politike e Italisė sė Jugut. Aty i riu arbėresh u njoh me lėvizjen letraree politike tė kohės, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parė e botuar "Kėngėt e Milosaos„, qė shėnonte agimin e njė periudhe tė re pėr letėrsinė kombėtare. Kjo vepėr hodhi kushtrimin pėr ēlirimin e atdheut tė stėrgjyshėrve:
"Erdhi dita e Arbėrit„!
Vepra "Kėngėt e Milosaos„ u botua mė 1836. Poema, me vlerat e saj tė spikatuar ideore dhe artistike, e bėri tė njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbėreshėve. Qė nga ajo kohė fillon pėr De Radėn njė rrugė e re: rruga e pėrpjekjeve aktive pėr t'i dhėnė dritė atdheut tė tė parėve. Po atė vit ai u shtrėngua tė ndėrpriste studimet dhe tė kthehej nė fshat, pėr shkak tė kolerės qė kishte rėnė nė Napoli. Pa shkuar asnjė vit poeti mori pjesė nė njė komplot pėr tė pėrmbysur regjimin absolutist tė Burbonėve. Komploti dėshtoi dhe poeti, pėr t'i shpėtuar burgosjes ose dėnimit me vdekje, u detyrua tė jetonte gjashtė muaj si komit.
Edhe mė vonė, kur ai bėnte praktikėn si avokat nė Napoli, policia e gjurmonte si njeri tė dyshimtė. Mė nė fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punė dhe u shtrėngua tė hynte si mėsues privat nė njė familje fisnike tė Napolit.
Mė 1840 ai botoi poemėn e vet tė dytė, "Serafina Topia„ e cila mė tepėr sesa njė poemė dashurie, ishte njė himn pėr bashkimin dhe vllazėrimin e shqiptarėve. Censura burbone, duke kuptuar idetė liridashėse tė librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatė, poeti vazhdoi rrugėn e krijimtarisė, duke plotėsuar "Milosaon„ me kėngė tė tjera, duke botuar, pėr herė tė dytė poemėn "Serafina Topia„ dhe tragjedinė "Numidėt„(italisht). Nė kėtė periudhė De Rada u bė i njohur edhe jashtė kufijve tė Italisė. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare tė vitit 1848 e gjetėn De Radėn duke mbrojtur aktivisht pikėpamjet pėrparimtare pėrmes gazetės sė tij "Arbėreshi i Italisė„. Shpėrthimi i reaksionit tė egėr e detyroi atė tė mbyllte gazetėn e tė tėrhiqej nė fshatin e lindjes "pėr tė pritur kohė mė tė mira„. Megjithatė, poeti, nėpėrmjet punės sė vet, nuk e reshti veprimtarinė politike. Nė kėtė kohė ai iu kushtua mė tepėr ēėshtjes kombėtare shqiptare. Mė 1849, pas pėrpjekjeve aktive tė De Radės, nė kolegjin e Shėn-Adrianit u vendos mėsimi i shqipes dhe poeti u bė mėsues is saj., po pas tre vjetėsh u pushua nga puna pėr idetė e tij pėrparimtare.
Mė 1847 dhe mė 1848 De Rada kishte nxjerrė nė dritė Rrėfimet e Arbrit, katėr novela nė vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar nė krahasim me krijimet e tij tė para. Kėto novela dalloheshin pėr njė romantizėm me karakter tė stuhishėm, pėr thellėsi lirizmi, por kishin edhe ėrrėsi dhe copėzim. Mė 1850 poeti u martua me arbėreshen Madalena Melkji, me tė cilėn pati katėr djem. Pas vitit 1860 ai filloi tė boronte njė sėrė veprash estetike, gjuhėsore, politike, folklorike, qė mbėshtetnin aktivisht ēėshtjen shqiptare, si "Parimet e estetikės„(1861), "Lashtėsia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi tė njė poeme arbėreshe„(1866) etj. Mė 1878 poeti ngriti hapur zėrin nė mbrojtje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit, duke protestuar me forcė kundėr cėnimit tė terėsisė tokėsore tė Shqipėrisė. Ai tashmė ishte lidhur ngushtė me lėvizjen kombėtare dhe atdheun e tė parėve dhe militonte nė dobi tė kėsaj ēėshtjeje edhe nėpėrmjet publiēistikės. Kėshtu, mė 1883-`87 De Rada nxorri revistėn e parė shqiptare "Flamuri i Arbrit„, qė u bė tribinė atdhetarizimi dhe mbrojtėse e interesave tona kombėtare ndaj synimeve grabitqare tė shovinistėve fqinjė dhe tė imperializmit austriak e italian, duke shtruar kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė. Vitet e fundit tė jetės qenė tė rėnda e tė mundimshme. Fatkeqėsitė e rėnda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtėn poetin, pėrkundėrazi ai u bė mė i zjarrtė se kurrė nė veprimtarinė e tij poetike e krijuese. Nė kėtė kohė ai pėrfundoi poemėn e gjatė "Skėnderbeu i pafat„, poemėn "Gjon Huniadi„ variantin e fundit tė "Serafina Topisė„, me titull "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhėsore pėr ēėshtjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungėr, 1897), mori pjesė nė Kongresin XII tė orientalistėve ne Romė, ku foli pėr gjuhėn tonė dhe, me pėrpjekjet e tij u cel njė katedėr e shqipes nė Institutin e Gjuhėve Orientale nė Napoli.
Nė kėtė periudhė ai ishte pėrsėri mėsues i shqipes nė Shėn-Adrian. Vdiq me 1903, nė moshėn nėntėdhjetėvjeēare, nė njė dhomė tė shkretė, pa dritė, pa zjarr, pa bukė, duke lėnė pas pikėllimin e gjithanshėm tė arbėreshėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Jeronim De Rada lindi mė 1814   Sat Sep 20, 2008 12:48 am

Analiza

Serafina Topia dhe Skėnderbeu i Pafat

Veprat kryesore poetike tė De Radės janė "Kėngėt e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat". "Kėngėt e Milosaos„ ishte njė poemė lirko-epike, ku frymėzimi i poetit ka qenė tepėr i kulluar dhe ėshtė arritur harmonia midis brendėsisė dhe formės. "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat„ janė poema me vėllim tė gjerė, tė cilave poeti u kushtoi pothuajse tėrė jetėn. Nė kėto vepra ėshtė forcuar epizmi dhe ėshtė rritur thellėsia e problematikės nė krahasim me krijimet e rinisė. Ideja patriotike qė ishte si njė rrymė e nėndheshme tek Milosaoja kėtu ka dalė nė plan tė parė. Poeti ka synuar tė japė tabllo tė gjera tė kohės sė Skėnderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, qė tė jepet kėshtu sa mė i plotė shekulli XV nė Shqipėri. Kėtu ėshtė forcuar edhe pėrpjekja pėr ngjyrim historik… Poeti shpreh frymėn heroike tė kohės nė mėnyrė madhėshtore te "Skėnderbeu i pafat", nėpėrmjet skenave tė heroizmit masiv dhe atij tė veēantė, siē janė skena e betejės sė Shkodrės, skena e vrasjes sė pashait turk nga Astriti, njė trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes sė Skėnderbeut me dy tartarėt. Epoka e Skėnderbeut kėtu pasqyrohet nė pėrpjestime tė mėdha vigane. Nė veprimin e poemės marrin pjesė jo vetėm individė tė veēantė me veti tė jashtėzakonshme, po gjithė kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Kėto poema dallohen pėr shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, kėtu poeti i jep jetė njė galerie tė pasur personazhesh, midis tė cilėve spikatin Skėnderbeu, qė ėshtė i pranishėm nė tė dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemės, "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„ qė shfaqet edhe te "Skėnderbeu i pafat„. Skėnderbeu mishėron idealin e udhėheqėsit -si ushtarak dhe burrė shteti,- por De Rada ndalet edhe nė anėn e tij thjeshtė njerėore tė tij. Serafia Topia mishėron idealin e gruas shqiptare dhe njėkohėsisht idealin e njeriut tė zhvilluar nė mėnyrė tė gjithanshme. Romatizmi i De Radės merr nė kėto poema ngjyra tė forta, heroikja ndėrthurret me tragjiken. Problematika patriotike (ēėshtja e ēlirimit me luftė tė armatosur, problemi i bashkimit tė shqiptarėve, ēėshtja e udhėheqjes) nė kėto poema ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, por shoqėrohet edhe nga njė larmi problemesh shoqėrore, morale dhe filozofike, siē janė: shfrytėzimi feudal, e drejta e njeriut pėr tė vendosur pėr fatin e vet, ēėshtja e sė mirės dhe sė keqes, e drejta e njeriut pėr lumturi. Kėto probleme mishėrohen te personazhe nga mė tė ndryshmet. Poeti shfaq njė thellėsi tė veēantė zhbirimi nė botėn e brendėshme tė krijesave tė veta. Veēanėrisht tė gjalla janė figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skėnderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Njė pasqyrė e jetės njerėzore".
"Skėnderbeu i pafat" shkrin elementė tė eposit me elementė tė poemės kombėtare-historike dhe tė poemės filozofike. "Njė pasqyrė e jetės njerėzore"ėshtė edhe ajo origjinale pėr nga lloji, shkrin llojin e poemės shoqėrore-psikologjike me llojin e poemės epiko-heroike.
Tė dyja poemat kanė marrė nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave tė kreshnikėve dhe pasurinė e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirė.


De Rada mbetet poeti qė hodhi themelet e letėrsisė me tė vėrtetė artistike arbėreshe, dhe dha njė ndihmesė tė madhe pėr tėrė letėrsinė kombėtare. Ai qe i pari qė ngriti nė art epokėn e lavdishme tė Skėnderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohėn e "Skėnderbeut". De Rada hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur kundėr zgjedhės osmane. Ai ėshtė njėkohėsisht i pari qė ēeli traditėn e mbėshtėtjes sė letėrsisė arbėreshe nė poezinė popullore. De Rada qe edhe lėvruesi i parė i poemės epiko-lirike, i novelės nė vargje dhe i poemės epike. Gjithashtu ai ka meritėn qė lėvroi deri diku poemėn shoqėrore, ndonėse nuk i kuptonte deri nė fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati pėr njerėzit e thjeshtė, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytėzimin, ka besim tė madh te njeriu dhe te mundėsitė e tij, megjithatė deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, qė vende-vende ia dėmtojnė krijimtarinė nga ana ideore, madje edhe estetike. Nė thelb vepra e De Radės i pėrket romantizmit pėrparimtar, njė romantizmi veēanėrisht origjinal, qė nuk i kėndon vetėm tė jashtėzakonshmes, por zbulon edhe poezinė e sė zakonshmes. De Rada ėshtė mjeshtėr i stilit tė pėrmbledhur dhe tepėr shprehės, i pėrdorimit tė figuracionit, qė dallohet pėr freski dhe ndikim tė fortė emocional. Gjuha me tė cilėn shprehet De Rada, ėshtė e pasur, por disi e errėt, Poeti pati njė ndikim tė madh nė veprat e shkrimtarėve arbėreshė dhe njė ndikim mė tė vogėl te shkrimtarėt e tjerė tė Rilindjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Jeronim De Rada lindi mė 1814   Sat Sep 20, 2008 12:49 am

Analiza

Kėngėt e Milosaos

Kėngėt e Milosaos ėshtė vepra e parė e De Radės dhe mė e njohura. Me kėtė poemė liroko-epike tepėr tė veēantė poeti afirmohej si individualitet i fuqishėm dhe origjinal. Skema e subjektit tė poemės ėshtė e njohur nė letėrsinė sentimentale dhe romantike, njė dashuri e kundėrshtuar nga mjedisi. Po kėrij motivi tė njohur De Rada i jep njė freski tė jashtėzakonshme. Thjeshtėsia nė dukje e fabulės dhe subjektit lind iluzionin pėr thjeshtėsi tė idesė. Nė tė vėrtetė, mesazhi i kėsaj vepre ėshtė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme nga studjuesit: disa mendojnė se nė qendėr tė poemės ėshtė ideja patriotike, disa janė pėr idenė e dashurisė nė luftė me paragjykimet shoqėrore, tė tjerė thonė se qėndrore ėshtė ideja e afirmimit tė dashurisė si ide e madhe njerėzore.
Po tė analizojmė me kujdes veprėn, do tė shohim se ideja e luftės sė ndjenjės sė pastėr me paragjykimet e mjedisit ėshtė tepėr e fuqishme, ajo i pėrshkon tė gjitha kėngėt, ajo organizon konfliktin e protagonistėve me shoqėrinė dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh nė vepėr mė tepėr si rrymė e nėndheshme, e cila, megjithatė, njeh shpėrthime tė fuqishme e tronditėse. Edhe kjo ide bėhet bazė pėr njė konflikt tjetėr ndėrmjet ndjenjės dhe detyrės: protagonisti disa herė shpreh dėshirėn e vet pėr tė luftuar pėr ēlirimin e atdheut, dėshirė qė mbėshtetet nga e ėma dhe nga populli si figurė kolektive. Kjo dėshirė pėrleshet me ndjenjėn e dashurisė nė vetėdijen e protagonistit dhe me vetė qėndrimin e sė dashurės qė do t`a mbajė pranė vetes. Kurorėzimi i idesė patriotike, triumfi i ndjenjės sė detyrės nė shpirtin e protagonistit ėshtė rėnia e tij heroike nė luftė, tė cilės i kushtohet njė kėngė e shkurtėr, po tepėr shprehėse (sikur konflikti kryesor tė ishte ai midis dashurisė dhe mjedisit, logjikisht poema do tė merrte fund me kurorėzimin e kėsaj dashurie me martesė). Pra, sipas mendimit tonė nė poemė problemi patriotik dhe problemi i luftės sė ndjenjės me mjedisin janė ide paralele njėsoj tė rėndėsishme. Andaj edhe poeti e quante kėtė vepėr tė vet "roman dyfish lirik„, meqėnėse ajo kish lindur nga dy shqetėsime tė thella tė tij. Poeti pohon nėpėrmjet kėsaj vepre dy ide: tė drejtėn e individit pėr tė qenė i lirė tė zgjedhė fatin e vet dhe pashmangshmėrinė e luftės sė armatosur pėr tė ēliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet nė vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
nė shtrat, nė mos rėnēim
nė prag tė shtėpive tona!

Vazhdimėsi dhe thellim tė kėsaj ideje gjejmė nė vallen e grave qė e pėrcjellin Milosaon pėr luftė:
Sjellsh ti njė ushtri fatmirė,
tė na i hapė kėto brigje
lirisė qė borėm.
Nėpėrmjet shkatėrrimit tė shpejtė tė lumturisė familjare tė Milosaos, shprehet ideja se nuk mund tė ketė lumturi vetjake, kur atdheu ėshtė i robėruar, se detyrės sė madhe tė luftės pėr ēlirim i duhet nėnshtruar ēdo gjė. Njė ide tjetėr e poemės ėshtė ajo e barazisė midis njerėzve. Kjo pohohet pėrmes dashurisė sė dy tė rinjve prej klasash tė ndryshme, pėrmes figurės sė bijės tė Kallogresė, vajzė me virtyte tė larta; po kėshtu pėrmes pėrshkrimit tė idealizuar tė lumturisė sė tyre tė thjeshtė, qė i mposht vėshtirėsitė materiale si dhe pėrmes pėrshkrimit, nė disa vende, tė jetės sė rėndė tė tė varfėrve dhe simpatisė qė tregon autori pėr ta. De Rada e shfaq veten demokrat nė kėtė poemė. Ai shpreh edhe filozofinė e qėndresės morale nėpėrmjet vargjeve tė thjeshta e tė madhėrishme tė frymėzuara nga poezia popullore:

Duro, zemėr, duro,
si duron mali me borė

si dhe nėpėrmjet fatit tė protagonistit, qė u bėri ballė nė fillim tėrė pengesave qė ndesh pėr tė realizuar dashurinė e tij dhe, mė vonė, humbjes sė tėrė njerėzve tė dashur. Nė zgjidhjen e dy konflikteve tė poemės ka njėfarė artificialiteti. Si pėr konfliktin e parė, si pėr tė dytin poeti pėrdor mjete tė kėrkuara: nė rastin e parė njė tėrmet qė rrafshon Shkodrėn dhe varfėron Milosaon; nė rastin e dytė vdekjen e Rinės. Megjithatė, deri diku ruhet logjikė e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tėrmetit familja e Milosaos nuk heq dorė nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinės vetėm e forcon ndjenjėn atdhetare nė shpirtin e Milosaos.
Nė poemė pėrdoret forma e vetėrrėfimit, e dashur pėr romantikėt. "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė njė shembull tipik i "parregullsisė lirike„ romantike. Poema ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė kalimi nga njė kapitull nė tjetrin ėshtė krejt i befasishėm madje kėngėt e poemės mund tė duken si vjersha tė veēanta. Unitetin poemės nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve pėrmes subjektit, por ideja poetike. Copėzimi i poemės ėshtė nė pėrputhje me parimet krijuese tė De Radės, qė poezia duhet tė japė kulmet e jetės dhe tė shfrytėzojė nėntekstin. Veēse ky parim krijues herė-herė e kalon masėn.
Poezia popullore e ka ushqyer kėtė vepėr me frymėn patriotike dhe me optimizmin e natyrshėm, tė shėndetshėm, pėrmes tė cilit populli kupton jetėn, vdekjen, dashurinė. Kjo poezi i ka dhėnė veprės figuracionin e pasur, tė freskėt dhe tepėr origjinal si dhe metrikėn ku zotėron vargu i bardhė tetėrrokėsh trokaik.
Personazhet e poemės paraqiten nė ēastin e tendosjes mė tė lartė tė mendimeve e tė ndjenjave, qė gjen shprehje nė njė lirizėm tė vrullshėm. Poeti depėrton thellė nė botėn shpirtėrore tė personazheve tė vet, e pasqyron atė me larmi nuancash. Ai pėrshkruan po me atė forcė shprehėse dashurinė e zjarrtė tė djalit ("Veē me sy shihemi, bota tė pėrmbyset„) ashtu edhe ndjenjės sė ndrojtur tė vajzės, qė nuk di t'ia shpjegojė as vetes sė saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithė ky gėzim„). Poeti ėshtė treguar mjeshtėr nė dhėnien e mjedisit patriarkal tė fshatit, ku vajzat nuk guxojnė tė dalin nga dera, veēse kur nuk janė "etėrit e vrenjtur", mjedis ku sundojnė thashethemet.
Milosaoja ėshtė edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishėron heroin romantikme botė tė gjerė shpirtėrore qė ngrihet mė lart se mjedisi; njėkohėsisht edhe taė hero qė kryen njė faj tragjik dhe, disi zbehtė, nga fundi dhe heroin luftėtar. E dashura e tij. Rina, mishėron idealin romantik tė vajzės sė dashuruar, bashkėshortes dhe nėnės, po ka edhe disa tipare reale tė fshatares arbėreshe. Nėna e Milosaos dhe e motra janė mė tepėr silueta, sesa personazhe, por qė tė mbeten nė mendje. E para mishėron aristokracinė patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishėron vetėmohimin e e lartė dhe tė heshtur tė motrės pėr vėllanė.
Vepra ėshtė vendosur nė shekullin XV, kur populli shqiptar, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, i bėri ballė perandorisė sė fuqishme osmane. Kjo vendosje ėshtė mė tepėr simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i pėrgjigjen realitetit tė jetės arbėreshe bashkėkohore), por poeti ka mundur tė japė frymėn kombėtare, nėpėrmjet filozofisė, veēorive tė karaktereve, zakoneve. Sipas estetikės sė De Radės poezia duhet jo vetėm tė paraqesė me saktėsi format plastike tė gjėrave, por duhet edhe tė pėrdorė dhe tingėllimin muzikor, ritmin onomatopeik, pėr tė shprehur diēka mė tė thellė, thelbin e brendshėm tė gjėrave. Dhe "Kėngėt e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen nė njė tėrėsi tė harmonishme, i mishėrojnė nė mėnyrė tė goditur kėto parime estetike. Tė gjitha dukuritė e realitetit jepen aty me njė dorė piktori; dhe njėkohėsisht muzikaliteti i vargut, ndonėse mungon rima, ėshtė i lartė.

Njė element me rėndėsi te "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė natyra, pothuajse gjithnjė e shkrirė me ndjenjat e personazheve. Shqetėsimin e djalit gjatė grindjes mė tė dashurėn ai e jep me lėvizjen e deleve nėpėr vathė, kurse dhembjen e tij te thellė pėr vdekjen e gruas e jep pėrmes kontrastit me pėrtėritjen e pėrhershme tė natyrės.
Vepra ka njė origjinalitet tė veēantė qė i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gėzimit fėminor nė soditjen e botės, karakteristike pėr poezinė popullore, me shqetėsimet, dyshimet e forta tė poetit romantik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Jeronim De Rada lindi mė 1814   Today at 6:03 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Jeronim De Rada lindi mė 1814
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lashtė
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malėsisė sė Gollakut , lindi kėngėtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Alfred Papuēiu: Akademiku Bedri Dedja - shkrimtar poliedrik mbarėkombėtar
» Shqipja - gjuha qė lindi gjuhėt indo-europiane?
» Njė vit pas rrėzimit tė avionit mbi Lumin Hudson - Njė histori dashurie qė lindi nė Avionin 1549

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: