ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gavril Dara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Gavril Dara   Sat Sep 20, 2008 12:50 am

Kėnga e spasme e Balės


Dara qe njė njeri i gjithanshėm. Ai dha ndihmesa nė fusha tė ndryshme si: drejtėsi, filozofi, arkeologji, gjuhėsi, histori, kritikė, po kryesisht shkėlqeu si poet. Nė letėrsinė tonė ai ka hyrė me "Kėngėn e spasme tė Balės", tė cilėn me modesti e paraqet si tė popullit, po qė, pėr nga fryma aktuale, uniteti i brendshėm e tiparet e stilit, si dhe romantika qė e pėrshkron duket qė ėshtė fryt i talentit tė Darės. Vepra shoqėrohet nga njė parathėnie e njė pasthėnie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zėrin e kushtrimit pėr shqiptarėt. Poema doli nė dritė mė 1906 si libėr mė vete, pasi ishte botuar pjesė-pjesė nė shtypin arbėresh. Aty trajtohen probleme aktuale tė kohės, duke iu drejtuar sė kaluarės historike, kohės sė Skėnderbeut. Fryma aktuale ėshtė edhe mė e ndjeshme sesa nė veprat e De Radės.
Vepra ka nė bazė dy ide qėndrore: njėra ngjan me idenė e shprehur nga De rada te "Kėngėt e Milosaos" se nuk mund tė ketė lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetėr ėshtė se atdheu mund tė ēlirohet vetėm me luftė tė armatosur. Ideja e parė shtjellohet nėpėrmjet linjės sė dashurisė. Sė dytės i kushtohet njė linjė e veēantė me tablo tė gjalla nga betejat e shqiptarėve me osmanėt. Ide tė tjera qė rrezaton ideja qendrore, janė ideja e domosdoshmėrisė sė njė udhėheqjeje tė fortė dhe ideja e bashkimit tė shqiptarėve, ideja e vitalitetit tė kombit, e virtyteve tė larta qė e dallojnė atė, ideja e luftės pėr ta ruajtur tė pastėr, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve tė tjera.
Kėtė tematikė dhe problematikė, kėto ide i patėm ndeshur edhe te De Rada. Elementi i ri qė sjell nė kėtė drejtim Dara ėshtė forcimi i frymės aktuale, e cila jepet nė mėnyrė shumė mė tė drejtpėrdrejtė sesa te De Rada nė pjesėt lirike, kryesisht rritja e frymės luftarake e karakterit aktiv militues. Ndonėse pasqyron nė poemėn e vet edhe tragjizmin e luftės sė pabarabartė tė shqiptarėve me njė fuqi tė madhe ushtarake si Turqia, pėrmes pėrshkrimit tė tablove rrėnqethėse tė betejave dhe fati tragjik tė herojve kryesorė, poeti e vė theksin te qėndresa e madhėrishme e atdheut, te fitorja. Heroikja kėtu jepet nėpėrmjet tablove tė betejave tė cilat kanė edhe bazė objektive historike , si beteja e Beratit, dhe ajo e Valkalit. Dhe mbirja simbolike e pemėve nė fund tė veprės mund tė kuptohet si pohim i njė vitaliteti tė pashtershėm, vitalitetit tė njė populli nė luftė tė pėrhershme me ata qė duan ta shuajnė. Dara shpreh dhe tragjedinė e arbėreshėve tė mėrguar jashtė atdheut duke i dhėnė letėrsisė sonė pėrmes figurės sė plakut Balė njė tip tė ri, tipin e arbėreshit tė mėrguar nė dhč tė huaj. Idetė e veta patriotike autori i ka mishėruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balės dhe tė Darės si dhe te Skėnderbeu, i cili, megjithėse personazh episodik, luan njė rol tė veēantė nė poemė. Niku dhe pali janė heronj tė frymėzuar nga folklori, qė kanė marrė veēoritė e heronjve romatikė atdhetarė. Qė tė dy janė trima dhe patriotė. Kėshtu, Niku i thotė Darės me vendosmėri:

Sa shpalosur nė er' mbi kodrat
Tė valoj' flamur i Arbrit
Gjersa n'vesht e mi tė mbrijė
Hingėllima e kuajve t'huaj,
t'i o pris i moēėm luftrash
k'tu t'vendosur do mė gjesh.

Pa asnjė ngurrim (dhe kėtu paraqitet mė i vendosur nė krahasim me Milosaon e De Radės) ai flijon lumturinė e vet familjare pėr hir tė atdheut. Kurse nė prag tė vdekjes, gėzimi pėr fitoren ia shuan dhėmbjen pėr rininė qė po i kėputet nė lulėzim e sipėr. Trimėria dhe patriotizmi i Palit shkėlqejnė nė betejėn e Valkalit, ku ai futet thellė nė prapavijat e armikut dhe bie vetėm pasi ka arritur tė zmbrapsė turqit. Ato shkėlqejnė veēanėrisht nė amanetin kuptimplotė qė ai i lė Darės duke kėrkuar qė armėt e tij tė varen nė njė pemė dhe tė vazhdojnė t'u kallin tmerrin osmanėve.
Tė dy heronjtė kanė veēori qė i dallojnė. Niku del mė i plotė si personazh. Ai ėshtė i ndjeshėm dhe ėndėrrimtar, poet dhe kėngėtar i talentuar, fizikisht i pashėm, i aftė pėr njė dashuri tė madhe e tė thellė, siē e shohim nė marėdhėnie me Marėn, krenar dhe gjaknxehtė. Po aq krenar dhe gjaknxehtė ėshtė edhe Pali, tek i cili deri diku shfaqet sedra klasore e feudalit. Kjo ndjenjė e fundit gjen shprehje nė qėndrimin e tij pėrbuzės ndaj Nikut, tė cilin e fyen rėndė, duke e quajtur "zot i dy zallishteve", "ushtarth ballukedredhur". Kėto dy personazhe i plotėson Bala qė nuk ėshtė vetėm zėdhėnės i autorit, po ka edhe njė jetė tė vetėn. Nė luftė ai ėshtė i pamėshirshėm me armiqtė, po pas betejės ėshtė plot ndjenja tė buta njerėzore. Qėllimi patriotik i poetit shprehet edhe te figura e luftėtarit Darė, i cili e qorton Nik Petėn, qė kėrkon tė martohet me njė tė huaj.
Ideali atdhetar i Darės spikat veēanėrisht tek figura e Skėnderbeut. Heroi pėrshkruhet kryesisht si prijės ushtarak, strateg e luftėtar, prandaj vendoset nė skena tė tilla qė i bėjnė tė dalin nė dritė mė qartė kėto anė tė figurės sė tij; nė kėshillin e luftės dhe nė betejė. Gjithashtu, ai zbulohet nė marrėdhėnie me tė tjerėt, duke theksuar ndikimin e fjlaėve dhe veprimeve tė tij mbi kėta tė fundit. Skėnderbeu i Darės del njeri mė tepėr i veprimit sesa i fjalės, vigjilent e largpamės (porosia qė i jep Balės pėr tė kontrolluar rojet, qėndrimi i tij ndaj plakur Harun, tė cilin nuk e lė tė ikė menjėherė, duke dyshuar pėr ndonjė pabesi nga ana e tij, po ia dorėzon Pal Golemit qė ta ruajė, fjalėt qė i thotė Nikut kur e lejon tė shkojė pėr tė ēliruar Marėn); qė di tė falė edhe gabime kur e kėrkon e mira e atdheut (skena me Moisiun). Nė luftė me armiqtė ai ėshtė i rreptė dhe i tmerrshėm, kurse nė marrėdhėniet me ushtarėt i dashur dhe i kujdesshėm. Dara nėnvizon autoritetin e e madh tė Skėnderbeut pėrmes njė skene kuptimplotė (qė ka analogji me njė skenė tė ngjashme te "Skėnderbeu i pafat" i De Radės, po, megjithatė ėshtė origjinale): mjafton njė vėshtrim i tij qė t'i bėjė tė ndahen tė turpėruar Nikun e Palin, kur po nisnin dyluftimin pėr shkak tė Marės; nėnvizon dashurinė e ushtarėve pėr heroin, dashuri e cila ėshtė aq e madhe, sa i bėn qė edhe mendimet e fundit para vdekjes t'ia drejtojnė atij. Megjithėse Dara nuk thellohet nė botėn shpirtėrore tė heroit, Skėnderbeu i tij ėshtė i gjallė si karakter dhe, ndoshta, mė i afėrt me realitetin historik sesa paraqitet nė veprat e rilindėsve tė tjerė. Te Mara megjithėse e paraqet si tė huaj. Dara ka mishėruar disa nga cilėsitė e gruas shqiptare. Ajo ėshtė e bukur, e urtė, e menēur, e zjarrtė dhe e qėndrueshme nė dashurinė e saj. Ajo shquhet pėr trimėri tė rrallė, ēka shfaqet nė kohėn kur, e dorėzuar te Ballbani nga i ati i pabesė, mbrohet nga turqit me thikė nė dorė. Poeti jep edhe njė portret kolektiv tė grave shqiptare, tė cilat "tisi i nderit i mbėshtjell…/kanė si dasėm luftrat/andej syresh lindin trima."
Personazhet negative janė vizituar me vija tė lehta, po shprehėse. Kauri Balės ėshtė njeriu qė, pėr tė kėnaqur lakmitė, shkel edhe mbi dashurinė prindėrore; ai ėshtė njeri i pabesė qė tė vret pas shpine.
Dara i jep personazhet kryesisht pėrmes veprimit dhe herė pas here pėrmes zbulimit tė portretit tė tyre fizik, siē ėshtė rasti i Nikut ose i Marės. Ndikimi i poezisė popullore, e cila ėshtė burim i pashtershėm pėr autorėt arbėreshė, nė kėtė vepėr ėshtė shumė i madh. Dara merr nga poezia popullore heronjtė kryesorė, Nik Petėn dhe Pal Golemin, mjaft veēori tė figurės sė Skėnderbeut dhe asaj tė Ballabanit, ndėrthur nė veprėn e vet shumė motive nga poezia popullore arbėreshe, si ndarja e dy tė dashurėve, qė tė kujton legjendėn e Kostandinit tė vogėl; motivi i rrėmbilit tė vajzės nga "qeni turk"; motivi i shkėmbimit tė unazės midis bashkėshortėve, kur burri niset pėr luftė ose vritet; motivi i vjehrrės qė e qorton nusen pėr parandjenjat e saj tė kėqija; motivi i amanetit tė trimit qė e shoqja tė martohet; motivi i vdekjes sė pėrnjėherėshme tė njerėzve shumė tė afėrt; motivi i mbirjes sė njė peme mbi varr. Po tėrė kėtyre motiveve ai u jep njė formė origjinale, duke i lidhur ngushtė me idetė e veprės dhe duke plotėsuar e forcuar ato tipare qė u jep folklori heronjve tė vet. Pra, nė thelb, Dara mori thjeshtėsinė dhe frymėn e thellė patriotike tė poezisė popullore arbėreshe. Nė formė ai merr vargun karakteristik trokaik pa rimė larminė ritmike, figuracionin e gjallė, stilin, muzikalitetin e rallė qė tė tėrheq dhe, nganjėherė, vargje tė tėra.

Dara ėshtė njė poet piktor nė veprėn e tė cilit shkrihen muzikaliteti me ngjyrat e gjalla. Ai shquhet si nė pėrshkrimin e tablove tė ashpra tė betejave, ashtu edhe nė vizatimin e skenave lirike. Mjeshtėrisė sė poetit i shėrben figuracioni i pasur dhe konkret.
Dara dallohet nė pėrdorimin e antitezave, krahasimeve, metaforave, epiteteve, E fuqishme ėshtė antiteza e kėngės sė dytė midis trimave tė Skėnderbeut, qė gėzojnė pranė zjarrit, dhe Moisi Golemit, qė rri mėnjanė, "Te hija e lisit tė helmit". Me njė antitezė tronditėse flitet pėr trimat e rėnė nė sheshin e betejės.
Krahasimet e poetit dallohen nga forca pėrshkruese dhe nga njomėsia e ndjenjave, kurse epitetet-kompozita janė konēize. Me njė epitet tė vetėm, ai shpreh njė karakter tė tėrė. Kėshtu, p.sh., Moisiu ėshtė "ballėfshehur", Vrana Konti "zemėr e krah lisi" etj. Si tė gjithė romantikėt, Dara ka njė ndjenjė tė thellė pėr natyrėn, tė cilėn e pėrdor si element tė gjallė, qė shoqėron veprimin dhe ndalet nė anėt e saj mė tė tė ashpra e mė tė rrepta, qė pėrputhen me madhėshtinė tragjike tė epokės sė pėrshkruar. Ndikimi i poezisė antike dhe i poemave kalorsiake, nga njė anė e kanė disiplinuar vrullin e poetit romantik, dhe, nga ana tjetėr, kanė sjellė nė vepėr edhe disa shenja tė veēanta nė ndėrtimin e saj dhe nė figuracion. Nė kėtė poemė, nė krahasim me veprat e mėparshme tė letėrsisė arbėreshe, janė rritur fryma luftarake dhe ajo aktuale nė pasqyrimin e epokės sė Skėnderbeut, ngjyra historike, epizmi dhe uniteti i veprimit. Ky unitet ėshtė i dukshėm edhe pse vetė poeti, pėr ta paraqitur veprėn si popullore, mistifikim i zakonshėm ky romantik, pėrpiqet qė tė krijojė me disa shėnime iluzionin e copėtimit.
Nė krahasim me De Radėn, Dara ėshtė mė i ekuilibruar, ndonėse di tė shprehė tallazet e pasioneve, sepse ka njė pėrfytyrim mė real pėr botėn dhe jetėn.
"Kėnga e sprasme e Balės", nė tė cilėn poeti derdh tėrė diturinė e frymėzimin e vet, mbetet njė nga veprat mė tė mira tė letėrsisė shqiptare

Pas Jeronim De Radės, Gavril Dara i Riu mbetet poeti mė i shquar arbėresh. Vepra e vetme nė shqip qė na ka arritur prej tij, "Kėnga e sprasme e Balės" ėshtė njė ndėr kryeveprat e letėrsisė sonė.
Duke ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, Dara e mbėshteti atė fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temėn e poemės sė vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė , e ngriti nė art kėtė epokė, duke e bėrė shprehėse tė ideve patriotike, pėr t'i shėrbyer sa mė mirė tokės mėmė dhe vėllezėrve tė tij tė pėrtejdetit.
Dara ėshtė mjeshtėr i madh i artit tė fjalės. Vepra e tij shquhet pėr pasuri mjetesh artistike, pėr gjuhė tė gjallė e tė bukur e mbi, tė gjitha, pėr mbėshtetjen e gjerė e tė gjithanshme nė folklorin arbėresh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Gavril Dara
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: