ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Luigj gurakuqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:51 am

Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės. Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės, dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda). Mė 1908 Gurakuqi u kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė Shkodėr.
Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės u gjend vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė. Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924.
Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu. F.Noli e vlerėsoi lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas, krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė poezi. Pėr herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941.
Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko dallėndyshe" tė F.Shirokės, Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku gėrshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ėndėrrimet romantike, nė emėr tė qėllimeve tė larta, qėndresa pėr plotėsimin e idealit. Poezia ėshtė njė kredo e gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Gurakuqit.
L.Gurakuqi ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave" thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr tė vegjėlit, tė cilat i botoi nė "Kėndimet" (1912).
Interes tė veēantė paraqet libri "Vargnimi nė gjuhėn shqipe" (1906), si pėrpjekja e parė pėr hartimin e metrikės sonė.
Edhe si publiēist L.Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės publiēistike nė dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si poet, publiēist, orator, hartues i parė i metrikės shqipe.

Marre nga : www.letersia.fajtori.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:52 am

T falun atdhetarit te Kosoves

(Pėr tė mira qi ā tuj u-pėrpjekė me bā pėr gjuhė shqipe)

Sado nen źmėn i t’Kosoves je mblue
Po m’dan prej Shkodrės s’ime;
Vllaznisht po t’falem pra qi ke fillue
Me i prū giuhės s’on ‘ lulzime.

Me t’ dreit’ sot ka pėrse m’u-gzue Shqipnija,
Sot ka kź me thirr’ bķr;
Pse me irrit’ źmnin po punon djelmnija,
E giuhėn me i a dlķr.

Kety gjuh’ t’ tingllueshme, t’ambel e trimnesh’
Ket gjuh’ plot bukurķ;
Qi né t’mjerve na e ēon gjith zźmrėn pesh’
N’ dhé t’huej lark tuj e ndķ.

Por prap sot jan’ disa qi edhe s’kuptojnė
I gjuhės ē’āsht pėrparimi;
Tuj ndrrue gjuhėn t’falitunit mendojnė,
Se vjen qytetėnimi.

Ktyne njerzve qi mbahen gjind me krye,
Sa t’dalin prej gzhoj’s s’vet,
E t’ rrīn jashta do dit, kur kan’ me kthye
S’ke shqip mā pse ju flet.

Por n’mos e paēim prap faret harrue,
E flasin tan’ perzije;
Me I pvet’ : « Ej ē’keni bā, si keni shkue ? »
T’thon « Dobro, kako vije? »

« Ma jena gią merzit; ktū as dreqi i s’rrī ;
Halą jan ‘ rozzi ed empi;
Nder vende t’jera kem, la Dieu merci,
Shum qefe e passatempi .»

« Del nieri me shtetit’ , shkon al Caffč;
Merr bash’ la sua ragazza
Mblidhna per nat’ nder balli e soirée
Si gode e si gavazza.

Ktu invece s’dijn neanche per idea
Ē’ka do me than’ progresso ;
Jan’ gjind t’egjer ancora, gente rea
S’nderojn il debol sesso. »

Kshtu flasin, bisedojn, kshtu djekt e vet
Pezmojn t’mjeren shqipnķ;
Dy fjal’ s’mund t’ thon’ jrejt shqip, pse Zoti vret
Fjal’t t ‘thueja mbrend’ pa shtī.

S’po flasim per buongiorno e buonasera
Kto fjal’ i ndijm pa dį :
Do m’u-pėrshndet’ thon’ tash deri kali imera,
Guttmorgen herren, disį.

Ah t’falitun! Ku e xūt ket diturije?
Fort jeni tuj gabue !
Se njallet poplli, der sot kush s’ka ndije ,
Gjuh’ e zakon tuj ndrrue !

Si t’bjerr’ gjuhėn nji popull shqim mbaron ;
N’shum ēeta ka me u-dį :
Gjuha njerzt e nji kombi i bashkon,
I lidh si vllan me vllį.

Si t’lam zakonet qi kem’ pas’ ne e par’ ,
Prindt t’on’ si t’i mohojm,
Fisnik’ mā s’jemi, s’jemi mā Shqiptar’
S’kem mbrapa kuj t’i shkojm.

Pra ju Shqiptar’t e rķ pade m’diftoni
Ku e xūt ket far’ njerzijet
Qi mbaheni si t’ardhun nga Londoni,
Prej Francės o prej Austrijet.

Kjet ndoshta der n’ Triesht’ o n’ Dobrovnik,
Der n’Vjen’ o der n’Trebin’;
O shkuet n’Ismir, n’ Paris o n’Venedik,
O der n’t’ vorfnėn Cetin’

E me ‘i her’ ndrruet; me ‘i her’ filluet me than’
Qi na s’kemi njerzķ;
Qi s’nderojm grat, qi dorėn s’dijm me e dhan’.
Qi s’dijm me ndej’ n’shoqnķ !

Une pra kam sa dit qi rrī n’dhé t’huej
E s’munden me e zan’ bes’
Qi t’ jen’ njerzī kto pun’ ; qi i thrras , n’gjuh’ t’ huej :
Affectée politesse.

T’kqyrim, gjithsa mundohna, pėr Atdhé,
Mos m’e marrue Shqipnķn;
T’marrim prej tjerve ēka t’jen mir’ pėr né,
E t’lam’ m’njen’ ān’ teprķn.

E ty, I Kosoves Shkrimtar, qi jé tuj krye
Mbi gjuh’ shum zbukurime,
T’lutem mos me u-marzit’ e me pelqye
Nyi shndet prej zźmrės s’ime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:52 am

Dallendyshja u kthye

Ti dallėndysh’s je porositun
Vendin t’and me shkue me t’ pa,
Nepėr Shkodėr me shetitun,
Mbi vorr t’prindvet pėr me qa,
N’shkoll’e n’ shpi nji her’ m’u ndalė,
Me miq t’ motshėm m’u pėrfalė.

Erdh njimend,e nepėr Shkodėr
Shum kėrkoi tue fluturue,
Rrug’,livadhe,male e kodėr,
Me kang’ t’vet na ka gazmue;
N’fush’tė Rmajit asht ndalue
E mbi vorre ka vajtue.

Nė prendver’ ktej porsa mrrini
Miqvet t’uej i u fal me shndet,
Nepėr shkoll’ e kisha hini,
Me t’ a hjekė at kasavet,
E n’ shpi t’ vjetėr ku ke le
Ka godit’ qerdhen e re.

Por kur kthej ,me t’than’ a dijti
Miqt,qytetin,pun’t si i la ?
Parasysh Shqipninė a t’qiti ?
A e harroi ndoj send belda ?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun ?
Si mbi vorre kishte qamun ?

Po prej prindsh shndet a fjalė,
Nji bekim a t’a ka pru ?
Mbi rras’t’ tyne kur ashtė ndalė,
Nji tub’ lule a i a kish vu ?
T’zezat t’ona a t’ i kalxoi ?
Me kang’ t’ vet a t’ i diftoi ?

Mir’ po shoh se ke shum mall
Pėr me u gjet’ nji her’ n’Shqipni;
Ik pra e eja pėr tė gjall
Me miq t’ u m’u knaq’, m’u ngi !
Eja vetė n’Rmaj m’ e pa,
Eja vetė n’Rmaj me qa !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:52 am

Shtepise sime

Te ti m’flutron mendimi,o shpiza e ime ,
Kur vjen ma i thershėm malli me m’trazue;
Te ti,ku nisa s’parit me jetue,
Ku qela sytė, ku u reva ,e pata gzime.

Gjith her’ ndėr mend t’ kam ty,ku laq kujtime
T’ ambla,qi jetėn m’ pan nji ditėgazmue;
Vetėm n’ dhe t’ huej,tue vuejt e tue largue,
T’kam n’zemėr ty,ku ndieva t’ parėt dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt,ma e vogla skut
E jotja ka pėr mue aq ambėlsi
Sa veq kujtimi i ynė shpirtin m’ kputė

E kur me ra shkoi n’mbramje,me mjeri
Ty t’ mendoj, e i thom vedit:oh a ma i butė
Shtrati e ma i kandshėm a pushimi n’shpi !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:52 am

Qindresa

Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnė

Gjithė pėrrallat e kohės sė re,

Si n'dimen bora dhenė, kryet na zbardhojnė

Vjetet e kujdeset ne !

Me lule t'ershme e larca mė dukej shtrue

Bota sa ishe i ri ;

N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrėm'u ankue

Kurrė zemra s'm'ndjellte zi.

Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore

Janė zhdukun e kanė tretė ;

Idevet t'bukura, shpresavet lulzore

Veē emni u ka mbetė.

Veē njė qėllim i naltė t'ban me durue,

E zemrėn ta forcon ;

Ndėr kundėrshtime s'vyen kurrė me u ligshtue

Mjer' ai qė nuk qindron !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:52 am

Ēashtja e vojit tė gurit

Pėrveē ligjės sė zgjedhjevet, qė do t’i apė jetė Asemblesė Konstituente, nji nga projektet mā me randėsi, qė ndodhen nė rend tė ditės pėr bisedim nė sesjonin e jashtėzakonshėm tė Parlamentit, āsht, pa dyshim, ēashtja e koncesionit tė vojit tė gurit.

Ndonse mund tė thohet se nuk ka mbetun as i madh, as i vogėl nė Shqipni, qė tė mos jetė interesuem pėr kėtė ēashtje, prapė unė besoj se opinioni publik nuk āsht zdritun aqė sa duhet mbi te, e se kjo ēashtje nuk āsht rrahun e shkoqitun aqė sa randėsija e saj e kėrkon.

Ata, qė, mā tepėr se tė tjerėt e kanė pasun pėr detyrė qė me e thelluem si duhet ketė ēashtje, janė deputetėt, pse kėta e kanė ditun se, heret a vonė, kanė pėr t’u thirrun me dhanė vendim mbi te. Due tė besoj qė secili prej tyne e ka kryem si duhet detyrėn e vet, e nėqoftėse shumė prej sish, e unė bashkė me ta, kanė heshtun deri tash, kėte e kanė bamun pėr mos me i sjellė pengime qeverisė e pėr me i lanė dorė tė lirė nė zhvillimin e marrveshjevet me shoqėnitė, qė kanė ardhun tė kėrkojnė shfrytėzimin e vojit tė gurit tė Shqipnisė. Po sot qė duket se kėto marrveshje janė kryem tue qenė se Kėshilli i Naltė e ka pėrmendun edhe koncesjonin e vojit tė gurit bashkė me dekretin, qė thrret Parlamenti nė sesjon tė jashtėzakonshėm, sot do t’ishte nji faj i madh pėr neve nėqoftėse do tė vijojmė nė heshtjen tonė e nuk do tė kėrkojmė me i dhanė popullit lajme tė plota e hollsina tė mjaftueshme mbi kėtė ēashtje me randėsi kryesore pėr ekonominė e financėn tonė.

Nė ēashtje kėso dore –ēashtja qė mund tė lidhin Shtetin tonė pėr nji kohė rrokull pesdhjetė vjetve e qė, tė rregullohen mirė, mund t’i sjellin Arkės sonė nji kontribut tė pėrvjetshėm disa miljonash –na deputetėt nuk duhet tė kėnaqemi vetėm me tė drejtat qė na ep ligja, por e kemi pėr detyrė me kėrkuem qė tė kuptojmė edhe mendimin e popullit e t’i konformohemi dėshirit tė tij. Sa pėr mue, unė do t’isha i mendimit se nė kėtė kohė, sa Parlamenti bisedon ēashtjen e vojit tė gurit e koncesjone tė tjera me randėsi, bashkitė e odat tregtare tė Shqipnisė tė dėrgoshin kėtu nė Tiranė delegatėn qė t’u rrishin pranė deputetėvet, t’u ndihmoshin me kėshillat e veta e tė drejtoshin veprimet e tyne pėr tė mirėn mā tė madhe tė Shtetit e tė popullit.

Qe tashti kėtu, nė pak fjalė, se si ka rrjedhun ēashtja e koncesjonit tė vojit tė gurit e pika ku gjindet sot.

Nė muej tė Marsit tė vjetit 1921 qeverija e Z. Eljas Vrionit ka pasė lidhun nji kontratė me nji degė tė Shoqėniės inglize Anglo-persjane, me tė cilėn i jipte tė drejtėn kėsaj Shoqėnije qė me bamun kėrkesa e me shfrytėsuem vojin e gurit tė Shqipnisė. Kjo kontratė, qė do tė hynte nė veprim mbas pėlqimit tė saj nga ana e Parlamentit, bazohej mbi ekskluzivitetin e kėrkesavet e tė shfrytėsimit e mbi monopolizimit e tregtisė sė vojit tė gurit nė Shqipni, dy kondita aspak tė fitimshme pėr Shtetin tonė. Shkoj shumė kohė, e as qeverija, as Parlamenti, as Shoqnija vetė nuk u interesuen fare pėr kėtė koncesjon.

Nė mbarim tė muejit tė Gushtit 1921 erdhėn nė Tiranė pėrfaqėsuesit e Shoqėnisė amerikane Sinclair, me tė cilėt qeverija hyni nė bisedim edhe arrijti nė njė marrveshtje tė plotė, marrėveshtje, qė mbeti pa u nenshkruem nga shkaku i kondėrshtimit, qė njatje vonė bani Anglo-persjane tue u mbėshtetun nė tė drejtat e veta tė fitueme. Njena mbas tjetrės, paraqitėn kėrkesa pėr koncesjone voj guri edhe dy Shoqėni tė tjera, e para italjane dhe e dyta frange; e mā nė fund u paraqit edhe Shoqėnija mā e madhe e botės Standard Oil e New-Jorkut, e cila i parashtroi qeveris kėrkesėn e vet.

Nuk due tė thom nė bani mirė a keq qeveria, qė, pėr pa u zgjidhun prej pengimit qė kishte me Anglo-persjane, hyni nė marrėveshje edhe me tė tjerė; unė do tė vėshtroj vetėm rezultatin, qė ngjalli edhe nė Shqipni nji farė lufte pėr vojin e gurit e qė shtrėngoi Shoqėninė inglize me i ndryshuem e me i pėrmirėsuem konditat e veta. Tue qenė se kėto ndryshime e pėrmirėsime nuk janė akoma shpallun zyrtarisht, nuk due tė bāj sot nji krahasim ndermjet konditavet tė paraqituna prej secilės Shoqni; po shtoj vetėm se, pėr sa dihet, ato tė dy shoqėni amerikane janė sot pėr sot mā tė mirat. E pėr kondita mā tė mira unė kuptoj nji pėrqindėse fitimi mā tė naltė, e garanti tė mjafta pėr sigurimin e shfrytsimit.

Kėto dy pika duhet tė mbajė parasysh parlamenti shqiptar nė bisedim tė ēashtjes sė vojit tė gurit tue u ruejtun prej ēdo farė influencash tė tjera, tė cilat mund tė dalin tė damshme si nė politikė ashtu n’ekonomi. Udha, qė na kėshillon me mbajtun, nė tė dhanun tė koncesjonit tė vojit tė gurit, organizatori i financavet Z. Hunger, āsht fare e ēuditshme, aqė sa qė nuk do ta kishe besuem, sikur tė mos kisha e kisha kėnduemun tė shtypun ndė njė fletore tė kėtushme me nėnshkrimin e tij. Z. Hunger propozon qė e drejta e zgjedhjes e tokės pėr kėrkesa e shfrytėsim tė vojit tė gurit t’i jipet Shoqėnivet tė ndryshme tue i rreshtuem mbas datės s’ofertavet tė tyne. Kėjo udhė do t’ishte e drejtė, po t’ishte se ligja e jonė tė caktonte konditat mbas tė cilavet duhet tė jipen koncesjonet; po, kur kjo ligjė mungon, vjen vetiu se parapelqimin e ka ajo shoqėni, qė parashtron konditat mā tė mira.

Ndė numėr t’afėrm do tė kthej pėrsėri mbi ket subjekt e do tė mundohem me dhanė shkoqitje mā tė plota tue marrė nė veshtrim konditat e ndryshme t’ofertave mā me randėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:53 am

Populli fitoi...Rrnoftė Populli

“Nė Shqipni nuk ka opinion publik; populli shqiptar nuk ka mendim e vullnet tė vetin...” Kėshtu thėrriste, kėshtu pleqnonte nji herė nė Parlament nji deputet ish-Popullores, i cili, duket, nuk kishte pasun kurrė kujdes me njohun popullin qė pėrfaqėsonte.

“Juve tė Shkodrės ju kam frikėn; nuk keni pėr tė dalė mā deputet. Ju pėrfaqėsoni nji krahinė malsorėsh e katundarėsh tė mėsuem me u rrejtun mbas pares. Proqeveritarėt levdohen se do tė ndajnė nji shumė tė madhe tė hollash pėr me kundėrshtuem me to zgjedhjen tuej”. Kėshtu mė thoshte, pakėz ditė pėrpara se tė pėrndahej Parlamenti i vjetėr, nji shok i emi i Opozitės; e nuk kishte faj, pse tue qenė prej Shqipnisė jugore nuk njifte mirė popullin e Shkodrės.

Unė, qė kam pasė fatin me i ramė Shqipnisė kryq e tėrthuer, me rrojtun nė mes tė popullit e me ndamė bashkė me te tė mirat e tė kėqijat — tė kėqija mā shum se tė mira — unė nuk u vuna vesh kėtyne fjalve. M’u helmue shpirti prej sė fyemes qė i bante popullit deputeti i ish-Popullores dhe protestaova rrebtėsisht kundėr tij. Bana buzėn nė gaz e vuna qeleshen mė njenin sy, e me kaqė i u pėrgjigja shokut tem t’Opozitės.

Nuk due tė flas pėrgjithsisht mbi zhvillimin e ēuditshėm tė popullit shqiptar, pse punėt flasin vetė. Mjafton tė kujtoj luftėn e ashpėr tė bame prej shokėvet tė “Xhokės” nė Tiranė e ngadhnjimin e saj nė zgjedhjet e para tė Nenprefekturės sė Shjakut, t’asaj krahine ku, disa muej pėrpara, mbretnonteanmiku i “Orės sė Maleve” e populli i shtypun kishte edhe qetėsinė shtėpiake.

Do tė thom vetėm pak fjalė mbi luftėn elektorale e mbi fitimin e Opozitės nė Shkodėr, fitim, qė āsht nji ndér pėr popullin e kėsaj Prefekture, fitim, qė āsht prova mā e shkelqyeshme se nė Shqipni ka nji opinion publik, se populli shqiptar ka nji vullnet tė vetin e āsht i zoti i mendimevet tė veta.

Nė prefekturė tė Shkodrės nuk punuen tė hollat, nuk patėn ē’bājnė premtimet. Popullin e kėsaj prefekture nuk e trembėn friksimet, nuk e penguen ndėrhyrjet, nuk e ndaluen shpėrdorimet. Luftėn elektorale e bāni gjithnji me mjete ligjore, me nji guxim qytetnuer tė ēuditshėm. Besa, burrnija, urtija e vjetėr e kėtij populli shkėlqyen, nė kohėn e zgjedhjevet, mā tepėr se kurr. Malsorė, katundarė, qytetarė qindruen burrnisht tė gjithė sė bashku, edhe prapė sė bashku fituen lumnisht.

Lufta elektorale nė Prefekturė tė Shkodrės āsht nji dishmi e kjartė e pėrparimit dhe e zhvillimit shoqnuer tė popullit shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:53 am

Deshir

T’mujshe sot n’ket ditė t’bukur, gjith lulzue

T’nji zogu me vū mbrapa nji par’ fletė,

E’ fluturim me ‘to n’Shqipnķ me shkue

E’ mbrenda s’bukures Shkodėr sot m’u gjetė,

Me gjinķ, dhe me miq m’u pėrqafue,

K’ n’at shpķn t’ime nji grim herė me mbetė

Edhe me dhanė gjith ē’kam t’imen rinķ

T’mujshe me fluturue sot n’Shqipėnķ!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   Sat Sep 20, 2008 12:53 am

Tufė lulesh: Kujtim i tė dashtunvet

“Le fontane, versando acque lustrali,
Amaranti educarono e viole
A libar latte e a raccontar sue pene
Ai cari estinti, una flagranza intorno
sentia qual d’aura de’ beati Elisi.”
(Ugo Foscolo: I Sepolcri)

Dal kadalė, por tuj mendue
Me krye t’ultė ra ‘i djalė kah Blini;
Rug’s s’qytetit i u-largue,
N’Fush t’Rmajit vojt e hini;
U-suell pak, mandej qe pį
Mbi nji vorr tuj dnesė, tuj qį.

Kuq ā qielli prej prźndimit,
Si zjarm bā janė skājet t’tana;
Pak ka pak mbas ktij shkelqimit
Prej buz’s s’malit ēohet hāna:
Fryn kalehtas nji freskķ
Gjithkund shifet rahatķ.

Me gjeth t’njomė ket t’mallshme Fushė
E ka veshė i bukri mįj;
N’vjollca vorret gjith janė mbushė
Me ‘i bojė t’zbetė qi shenjon vįj;
Marshallojė, smarķ, shimshķr
M’u ndalė ktune t’ēojnė dishķr.

Mbi njaj kryqit ultė kėndon
Porsi n’vįj nji zog i zķ;
N’prozhme lark qyqja gjimon,
E mbi vorr njehė djali i rķ;
Hāna e zbetė, gjetht tuj u shtue,
Hijet t’thrrasin me vajtue.

Ky qyqar, Zot, kush do t’jetė
Qi lshon gjamė m’ket mnyrė pa dį?
Kush tė ziut dekė do t’i ketė
Zźmrėn kshtu qi i paska vrį?
Tjetėr natė si s’e kem’ pamun?
Paska pritė sonde me qamun?!...

Ah! nji herė m’bāhet s’e njofsha,
Ftyra e tij tash po m’bje n’mend;
Ka do dit, pėr n’mos gabofsha,
Qi mungon prej kėtij vend;
Por le t’ndijmė pale ēka thotė,
Kem’ m’e njoftė mā mirė atbotė.

“Shpijet larg, (motėr!), n’dhé t’huej
E dek’s s’ate fjala mrrijni,
E kjo e zezė; ka tash sa muej,
S’m’u hoq kurr, zźmrėn m’a grini;
Por der tash e kam mbajtė ndry,
Mallin t’gjith sot due m’e shfry’.

“Ēou, pra ēou; del vorrit jashtė
Ngrehu n’kambė, lź dhén e zķ;
T’ka ardhė vllau qi aq fort ke dashtė,
Me ty sonde don m’u ngī:
Ēou mos m’lźn mā shum me qį;
A s’t’ka marrė malli me m’pį?!

A s’t’ bje n’mend sa keq u-dame
Lamtumirė kur t’thaēė, o e mjerė?
A s’t’ bje n’mend se sa fort qame
Tuj u-puthė pėr tė mbramen herė?
Ēou, pra, e m’rrok, m’a hiq ket mįll,
Mbas qi s’mujta me t’puthė gjįll!”

...

Si mjesnata pat kalue,
E ne e mbram hāna prźndoi,
S’u-ndīn gjetht mā tuj ushtue,
E mā djali nuk gjimoi;
Shtri mbi vorr i mjeri fjet
Tuj u-knaqė me motėr t’vet!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Luigj gurakuqi   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Luigj gurakuqi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: