ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zef Serembe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Zef Serembe   Sat Sep 20, 2008 1:09 am

Analiza
Lirika

Serembja shkroi vjersha, poema, drama. Po pėr shkaqe tė ndryshme vetjake dhe ekonomike, vetėm njė pjesė e vogėl e krijimtarisė sė tij ka arritur gjer te ne. Pėr poetin mund tė gjykojmė kryesisht nga vėllimi italisht qė botoi sa ishte gjallė, dhe nga vėllimi Vjershė, qė e botoi mė 1926 nė Milano i nipi.
Vitet e fundit studiuesit tanė dhe arbėreshė kanė arritur tė gjejnė njė pėrmbledhje me 40 sonete, tė botuara italisht nė vitet `90 qė dallohet nga protesta e hapur shoqėrore, po kėshtu mjaft dorėshkrime poetike qė nuk njiheshin, dhe njė numėr tė madh lerash nga korrespondenca e tij. Tė gjitha kėto hedhin edhe mė shumė dritė pėr Seremben si poet. Vjershat qė trajtojnė motivin patriotik, janė pothuaj tė pakta, por tė pasura nė problematikėdhe nė vlera artistike. Serembja ka meritėn se jep kushtrimin pėr luftė kundėr turkut jo nė mėnyrė tė tėrthortė si De Rada, por tė hapur. Qė nė vjershėn "Rrutullupė" ("Vrull"), e shkruar para vitit 1860, duket shqetėsimi e padurimi me tė cilin e vėshtron Serembja fatin e atdheut. Nė katėr strofat e kėsaj vjershe, qė ėshtė nga mė tė realizuarat pėr antitezat tronditėse, vrullin luftarak, konēizitetin e thjeshtėsinė, shkrihen malli pėr atdheun e tė parėve, dėshira pėr ta parė tė lirė, urrejtja pėr pushtuesin, besimi nė tė ardhmen "Nga urrejtja ngrihet shpresa dhe ndriēon". Idetė e shprehura nė kėtė krijim poetik tė hershėm, do tė pėrshkrojnė gjithė poezinė patriotike tė Serembes.
Nė vjershėn Detari, gjejmė heroin luftėtar pėr ēlirimin e atdheut jo mė si figurė historike, por si luftėtar tė ditės, si hero qytetar dhe nė kėtė kuptim mund ta quajmė kėtė vjershė ndėr mė tė pėrparuarat e Serembes dhe tė kohės. Megjithėse shtjellohet brenda njė kornize konvecionale, tė cilėn mund ta ketė pėrcaktuar folklori (njė detar lė vashėn dhe shkon tė luftojė- nuk kuptohet ku dhe si- pėr lirinė e atdheut), vjersha ėshtė aktuale pėr problemet qė ngre. Atė e pėrshkron ideja e lartė e vėnies sė interesave tė atdheut mbi ato vetjake. Konflikti midis sė veēantės dhe shoqėrores zhvillohet nė plan lirik dhe zgjidhet nė pėrputhje me karakterin militues tė letėrsisė arbėreshe, ku shkėlqen mė qartė nė vjershėn kushtuar. Dora d'Istrias, Zonjės Elena Gjika, ku ndihet njė notė e re nė letėrsinė tonė, hedhja e parrullės sė bashkimit tė tė gjithė popullit shqiptar nė luftė tė armatosur kundėr osmanėve dhe parashikimi i ditės sė lirisė. Dėshira pėr liri kombėtare nė shpirtin e poetit ėshtė e pashkėputur nga dėshira pėr lirinė e gjithė popujve. Prandaj ai u kėndon me entuziazėm lėvizjeve ēlirimtare tė popujve tė tjerė, duke ndier krenari tė ligjshme pėr rolin qė kanė luajtur shqiptarėt nė kėto lėvizje ("Pėr lirinė e Venetisė", "Koroneut").
Poezia e Serembes me tematikė patriotike shquhet pėr optimizėm, pėr frymė luftarake dhe pėr besim tė patundur nė tė ardhmen e lėvizjes kombėtare. Nė vjershat mė tė goditura kjo shprehet me konēizitet, pėrmes njė figuracioni tė fuqishėm; nė tė tjera ka retorizėm, po ai shkrihet nė ēiltėsinė e ndjenjės. Motivi i dashurisė zė njė vend tė gjerė nė poezinė e Serembes. Nė thelb poeti e sheh dashurinė si forcė jetėsore, si burim lumturie. Njė mendim i tillė pasqyrohet nė vjershat qė i kėndojnė lindjes sė dashurisė ("Kėnga e dashurisė sė parė", "Kėngė e gėzueshme", "Fytyra e saj").
Mė vonė lirika erotike e poetit fillon tė pėrshkrohet nga fryma elegjiake. Megjithatė, dhembja e poetit nuk kalon nė pesimizėm, po mbetet thellėsisht njerėzore. Veēanėsi e poezisė sė Serembes ėshtė analiza e hollėsishme psikologjike e ndjenjės. Ciltėrsia, njomėsia dhe thellėsia e ndjenjės i japin poezisė erotike tė Serembes njė vlerė tė madhe njerėzore dhe pėrgjithėsuese.
Poezia e Serembes ėshtė e pasur nė problematikė, nė tė pėrfshihen edhe motive tė tjera, si: motivi shoqėror, i natyrės, motivi filozofik, motivi fetar, tė gjitha me nota autobiografike. Nė njė pjesė tė madhe tė kėtyre vjershave shprehet revolta e poetit kundėr shoqėrisė qė e rrethon. Kjo revoltė ėshtė e vetėdishme dhe e fuqishme, po poeti nuk e sheh qartė shkakun e padrejtėsive shoqėrore, prandaj dhe demaskimi qė u bėri atyre tingėllon abstrakt, etik. Serembja ka ēaste qė i drejtohet fesė. Vjershat e tij fetare shquhen mė tepėr pėr revoltė sesa pėr misticizėme fatalizėm. Disa prej tyre kanė vlera tė ndjeshme artistike, qė vijnė nga thellėsia e analizės sė ndjenjės. Midis tyre spikat pėr bukurinė e tij soneti "Natė", qė ėshtė nė vazhdėn e vjershave tė romantizmit evropian. Kjo vjershė dallohet nga pasuaria e fantazisė dhe fluiditeti plot dritė. Njė sintezė tė tė gjitha motiveve tė krijimtarisė sė Serembes e gjejmė nė vjershėn "Elegji", ku arti i tij ka arritur kulmin, midis spontanitetit tė frymėzimitdhe punės sė kujdesshme artistike. Kjo vjershė mund tė quhet kryevepra lirike e Serembes. Ajo ėshtė, nė tė njėjtėn kohė, njė nga kryeveprat lirike tė romantizmit tonė e, nė pėrgjithėsi, tė letėrsisė shqiptare dhe mund tė krahasohet me lirika nga mė tė mirat e romantizmit evropian.
Nė sonetet e botuara nė vitet `90 thellohet karakteri shoqėror nė problematikė, stigmatizohet korruptimi i kishės, sistemi i taksave, qė rėndontė mbi popullin, synimet imperialiste tė Italisė. Po forma nuk pėrputhet gjithnjė me thellėsinė e brendisė. Romantizmi i Serembes dallohet nga ai i De Radės dhe i Darės, meqenėse, krahas heroit qytetar, nė tė gjejmė heroin kryengritės, qė sfidon shoqėrinė. Edhe Serembja, sikurse poetėt e tjerė arbėreshė u mbėshtet nė poezinė popullore, veēse jo nė rapsoditė epiko-lirike, po nė lirikė dhe mori prej saj jo vetėm motive e figura po edhe mėnyrėn e perceptimit tė realitetit, freskinė dhe natyrshmėrinė qė e dallon. Poezia e Serembes dallohet pėr muzikalitetin e saj. Ky krijues e pasuroi poezinė arbėreshe me vargje e me lloje tė reja, duke lėvruar pėr herė tė parė odėn, elegjinė, sonetin, baladėn. Poeti iu kushtua, kryesisht llojeve tė vogla tė poezisė. Spontaniteti i jep forcėn tėrheqėse poezisė sė Serembes, po edhe e ka ēuar disa herė nė proliksitet e shpėrndarje tė idesė. Stili i tij ėshtė herė patetiko-oratorik, herė intim lirik dhe nė thelb ėshtė analitik.
Serembja ėshtė njė poet i shquar, origjinal nė zgjidhjen e temave dhe nė trajtimin e tyre. Ai nuk shkroi kurrė pa shtytjen e frymėzimit, po edhe nuk lė pas dore formėn artistike. Serembja pasqyroi revoltėn e intelektualėve arbėreshė pas bashkimit tė Italisė dhe, njėkohėsisht, pjekurinė mė tė madhe tė lėvizjes ēlirimtare tė Rilindjes. Temėn patriotike poeti e trajtoi nė njė plan mė aktual, duke i dhėnė karakter kushtrues mė tė hapur. Ai ndėrthurri kėtė temė me probleme shoqėrore dhe e thelloi frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe. I pushtuar nga idetė liridashėse, ai trajtoi i pari nė letėrsinė arbėreshe motivin e luftės ēlirimtare tė popujve tė tjerė.
Poezia e Serembes dallohet pėr diapazionin e gjerė tė motiveve e llojeve. Ai lėvroi lirikėn politike, lirikėn e dashurisė, lirikėn filozofike e tė peisazhit. Bashkė me De Radėn e me Darėn, Serembja ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė kryesorė tė letėrsisė arbėreshe tė Rilindjes sonė Kombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Zef Serembe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vullnet Mato: ZEF SEREMBE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: