ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 4000 artistė nė Festivalin e Kulturave tė Botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: 4000 artistė nė Festivalin e Kulturave tė Botės   Sat Sep 20, 2008 8:50 pm

4000 artistė nė Festivalin e Kulturave tė Botės
Nė Berlin po zhvillohet qė prej sė premtes (09.05) Festivali i Kulturave tė Botės. Kėtė vit numri i spektatorėve mendohet tė shkojė nė rreth 1,3 milionė vetė.
Rreth 4000 vetė nga 80 vende tė ndryshme tė botės vėrshuan tė veshur me kostume ngjyra-ngjyra rrugėve tė Berlinit tė shoqėruar nga tinguj muzikorė tė vendeve nga vijnė. Qindra-mijėra kurreshtarė kishin mbushur anėt e rrugėve pėr tė ndjekur kėtė spektakėl ekzotik.

Justina Rotkowska, anėtare e grupit 'Via Sudetica' nga Boleslavjeci i Polonisė, qyteti mė i njohur pėr qeramikėn nė Evropė, thotė: "Ne duam ta bėjmė qytetin tonė tė njohur nė tė gjithė botėn. Qeramika jonė ėshtė shumė e njohur, por ne duam tė bėjmė edhe mė tepėr reklamė pėr qytetin dhe qeramikėn tonė, dhe njė festival i tillė ėshtė shumė i bukur."

Organizatorėt e Festivalit tė Kulturave tė Botės mendojnė se kėtė vit numri i spektatorėve do tė shkojė nė rreth 1,3 milionė vetė. Festivali katėrditor filloi tė premten me koncerte tė zhvilluara nė disa skena tė qytetit nė tė cilat u prezantuan 900 artistė nga e gjithė bota.

Ellen Häring-Vazquez, organizatore e Festivali i Kulturave tė Botės: "Ne dėshirojmė qė tė kemi mė tepėr grupe nga vendet arabe dhe nga Turqia. Nė grupet tona rinore kemi shumė pjesėtarė tė kėtyre komuniteteve, por do tė gėzoheshim qė nė festival tė vinim mė tepėr nga kėto vende."

Festivali i Kulturave tė Botės pėrfundon ditėn e sė hėnės sė rrėshajave (12.05.08).

Aida Cama (DW)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
4000 artistė nė Festivalin e Kulturave tė Botės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: