ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Alberta” zbulon “miqesine” kriminale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster
avatar

Male
Numri i postimeve : 386
Age : 27
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: “Alberta” zbulon “miqesine” kriminale   Tue Sep 23, 2008 1:06 am

“Alberta” zbulon “miqesine” kriminale



Operacioni
Alberta qe arrestoi nje grup te gjere trafikantesh ne aksin
Shqiperi-Kosove, zbulon miqesine mes grupeve kriminale serbe dhe
shqiptare. Rrjeti mbushte nevojen e tregjeve te tre vendeve, duke u
furnizuar nga trafikante turq dhe serbe te armeve.

Prokuroria e Krimeve te Renda u njoh me trafikun nderkombetar
te armeve ne dy vitet e fundit rastesisht duke pergjuar nje grup
ushtarakesh nga Berati, Lushnja dhe Tirana, i cili gjate procesit
gjyqesor deklaroi se do te nderronte me nje grup trafikantesh kosovare
100 mije fisheke per 100 pistoleta “mini blow” dhe qe pika e takimit
ishte Durresi. Ketu do te kishte edhe njohje me trafikun e
armeve se si kishte nderruar kahun e saj. Fisheket qe kerkoheshin ne
Kosove nga Shqiperia ishin kerkese e 2006-es, per pistoleta “TT”, si
edhe kallashnikove. Pas zberthimit te ketij grupi, jo vetem
prokuroria por edhe policia do ta kishte te lehte te operonte ne tregun
e armeve te pistoletave me origjine turke “mini blow” dhe “zastava”-t
jugosllave, te cilat kushtojne vetem 300 dollare edhe ne tregun
shqiptar, por jane te nje cilesie te ulet. Vetem ne dy vitet e fundit
jane bllokuar me teper se 600 pistoleta “mini blow” dhe “zastava”, te
cilat vijne nga Kosova drejt Shqiperise. Disa operacione te
koduara “Cikloni” nga policia shqiptare kane kapur sasi te
konsiderueshme te ketyre lloj pistoletave nga Kosova dhe Mali i Zi ne
Shqiperi, per nje perdorim te brendshem ne tregun shqiptar. Nderkohe qe
eshte goditur me teper rrjeti qe sillte arme nga Kosova ne Shqiperi se
sa ai qe nis anasjelltas. Te pakten 200 “berreta” amerikane, qe
kane nje cmim qe i kalon 1 mije dollaret jane kapur kohet e fundit nga
policia shqiptare me drejtim Kosoven. Rasti i fundit me kete lloj
destinacioni ishte kapja ne maj te ketij viti ne kryeqytet te 75
pistoletave “berreta” me drejtim Kosoven. Gjithcka mbi kete
trafik mbyllet me faktet se pavaresisht nje lufte kombesh midis
shqiptareve dhe serbeve, e cila ekziston per kohe te gjate, kur vjen
ceshtja per ngritjen e rrjeteve kriminale te trafikut te droges, te
thyerjes se embargos se karburanteve, te cigareve apo edhe te armeve,
nuk njihet asnje armiqesi. Edhe pse lidhja serbo-shqiptare
midis trafikanteve nuk perben ndonje veper te vecante penale, kjo eshte
vetem nje cudi per ekzistencen e korridoreve te tilla.
Spoiler:
 

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 
“Alberta” zbulon “miqesine” kriminale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kurizitet kosovar: Sabri Azemi zbulon zmadhuesin mekanik
» NASA zbulon "Tokėn e re" (Foto)
» Si nė pėrralla, qeni zbulon qypin me ar me vlerė prej 10 mln dollarė (FOTO)
» Halit Berani: Bandave kriminale serbe u ka prirė Oliver Ivanoviqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Www.Albaone.Top-Board.Com :: Lajmet e Portalit-
Kėrce tek: