ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Ndeshen" kandidatet Obama-McCain

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster
avatar

Male
Numri i postimeve : 386
Age : 27
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: "Ndeshen" kandidatet Obama-McCain   Sat Sep 27, 2008 6:00 pm


Debati i pare mes kandidateve per Shtepine e Bardhe, John McCain dhe Barak Obama ka filluar me diskutimin per krizen financiare qe ka perfshire Shtetet e Bashkuara.

Ne fjalen e tij John McCain ka deklaruar se per te permiresuar ekonomine ne vend eshte e nevojshme shkurtimi i taksave dhe shpenzimeve shteterore. Ai theksoi se me kohe ka shprehur shqetesimin qe administrata e presidentit Bush shpenzon ne menyre te tepruar taksat dhe ka deklaruar se me ardhjen e tij ne pushtet abuzuesit do te pergjigjen para ligjit.
“Abuzuesit duhet te japin llogari per shpenzimet”, eshte shprehur McCain. “Do te kontrollojme shpenzimet e Uashingtonit. Aktualisht qeveria po harxhon me shume se ndonjehere ne histori”, shtoi senatori republikan.
Nderkohe kandidati demokrat Obama eshte shprehur kunder politikes per uljen e taksave. Ai ka deklaruar se eshte e nevojshme qe taksat te jene te larta per ata qe mund t’i perballojne ato.
“Ulja e taksave dhe dhenia e miliarda dollareve per kompanite e sigurimeve shendetesore jane dhurata qe u behen ketyre te fundit. Duhet te ndryshojme kulturen e shperndarjes se fondeve”, theksoi Obama.
Ai kembenguli se eshte e nevojshme qe SHBA te mos jete e varuar nga importi i burimet energjitike. Ai ka deklaruar se ka hartuar nje plan qe do ta nxjerre vendin nga kjo nevoje brenda nje dekade.
“Ekonomia po ngadaleson ritmin e saj. Brenda nje dekade duhet te shkeputemi nga varesia e importit te karburantit. Duhet t’i japim prioritet ndertimit te makinave me konsum te ulet”, tha Obama.
Ne lidhje me varesine energjitike, McCain eshte shprehur se ka hartuar nje plan per ndertimin e 45 centraleve berthamore. “45 centrale berthamore per prodhimin e energjise qe i pergjigjen edhe ndryshimeve klimaterike”, tha McCain.
Me pas debati eshte zhvendosur ne luftrat qe po zhvillon SHBA-ja ne Irak dhe Afganistan. McCain ka deklaruar se duhet te ndryshohet strategjia e luftimit ne Afganistan. Ai ka deklaruar se per te patur nje lufte te suksesshme, si ne Irak, duhet te dergohen me shume trupa ne territorin afgan.
“Nuk mund te shkohet ne lufte me nje strategji te deshtuar. Ne duhet te ndryshojme kete strategji qe kerkon me shume trupa dhe kjo metode pati sukses ne Irak. Tani jemi drejt suksesit ne Irak dhe po ndertojme nje aleat stabel ne rajon”, tha McCain.
Ndersa per Obamen ushtria amerikane po deshton ne Afganistan. “Ne konfliktin me Afganistanin ne nuk kemi luftuar sa duhet. Ne po deshtojme ne Afganistan. Ne shpenzojme 600 miliarde dollare per ushtrine, kemi humbur shume trupa dhe mbi te gjitha lufta e Al Kaedes eshte me e forte se me pare”, deklaroi Obama.
“SHBA nuk duhet te hezitoje per te shpenzuar per sigurine e vete, por duhet ta beje ne menyren e duhur”, theksoi senatori Illinoisit.
McCain eshte shprehur kunder idese se Obames per terheqjen e shpejt nga Iraku. “Nese do te ndodhte kjo konflikti tani do te ishte me i gjere”, eshte shprehur McCain duke vleresuar strategjine e ndjekur ne Irak.
Por per Obamen duhej te ishte ndryshuar strategjia. “Lufta u tejzgjat dhe ishte me kosto shume te larte”, pohoi Obama. Ai ka deklaruar se per konfliktin ne Afganistan eshte e nevojshme dergimi i me shume trupave dhe per kete duhet bere terheqja nga Iraku.
Ata kane deklaruar se eshte e nevojshme per te biseduar edhe me Pakistanin per te luftuar ne bazat e talebaneve dhe Al Kaedes ne kufirin afgano-pakistanez.
Duke folur per marredheniet me Iranin, McCain ka sulmuar rivalin e tij i cili eshte shprehur per bisedime dhe kunder vendosjes se sanksioneve.
“S’mund te ulem me nje njeri qe ka pohuar se do te zhduke Izraelin si shtet”, eshte shprehur McCain.
“Nese Irani do te ndertoje arme berthamore eshte nje kercenim direkt per Izraelin dhe gjithe rajonin. Ne nuk mund te lejojme nje holokaust te dyte. Ne mund te imponojme sanksione te medha dhe te forta ndaj Iranit. Edhe pse ka te ardhura te medha nga karburantet, ekonomia e tyre, ashtu sic eshte edhe qeveria eshte e deshtuar”, tha McCain.
“Dua te theksoj se Irani eshte mbeshtetesi kryesor i grupeve terroriste ne Iran”, shtoi senatori republikan.
Obama ka mbrojtur idene e tij te negociatave edhe pse pranoi se Ahmadinexhad ishte njeriu me te cilin nuk do te donte te ulej ne nje tavoline.
“Politika jone ndaj Iranit ka deshtuar. Ne nuk mund te lejojme nje Iran berthamor”, tha Obama.
“Nuk mund te nenshtrojme sanksione pa bashkepunimin e vendeve si India dhe Rusia. Ne nuk duhet te vendosim sanksione pa folur me ta. Ka deshtuar politika e te berit veprime pa biseduar me pare”, theksoi ai.
Duke folur per konfliktin mes Rusise dhe Gjeorgjise te dy kandidatet kane deklaruar se Moska duhet te terhiqet sa me shpejt nga territori gjeorgjian dhe te respektoje kufijte nderkombetare te shteteve.
Ne kete debat eshte permendur edhe Kosova, ku serish senatori McCain ka shprehur se ka qene pro nderhyrjes ushtarake amerikane kunder Serbise. Ne kete menyre ai ka ritheksuar edhe njehere mbeshtetjen per shtetin me te ri ne Ballkan.
Spoiler:
 

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 
"Ndeshen" kandidatet Obama-McCain
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e pėrkujtimit tė trembėdhjetėvjetorit tė rėnjes heroike tė Komandantit tė Brigadės 121-"Kumanova" tė UCK-sė, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dėshmorėve tė kėsaj Brigade
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» IDRIZ ZEQIRAJ:ADRESIMI I SAKTĖ I AKUZĖS NGA EULEX-I-HIPOKRIZIA E TURPSHME E KALEMXHINJVE POLITIKĖ DHE "INTELEKTUALĖ"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Www.Albaone.Top-Board.Com :: Lajmet e Portalit-
Kėrce tek: