ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Unaza dhe shpjegimi superticioz i sa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Master_D
WebMaster
WebMaster


Male
Numri i postimeve : 386
Age : 27
Vendodhja : Kudo...
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: Unaza dhe shpjegimi superticioz i sa   Mon Sep 29, 2008 11:16 pm



nė kohėrat e hershme, dhurimi i njė unaze simbolizonte njė premtim
dashurie. Edhe pse bėhej fjalė pėr njė rreth tė thjeshtė prej hekuri
apo floriri, ēdo fejesė ose ceremoni martesore celebrohej nė mėnyrė
solemne me ndėrrimin e unazave.

Me kalimin e viteve, pėrdorimi i unazės si njė premtim dashurie po
forcohej gjithnjė e mė shumė. Nė vitet 1400, unazės sė fejesės dhe asaj
tė martesės iu shtua edhe guri i diamantit, simboli i kėmbėnguljes.

Njė
objekt pėrfaqėson njė simbol, njė kujtim qė zgjat nė kohė. Ja sepse
realizimi i saj duhet tė bėhet me materiale cilėsore dhe tė
pėrshtatshme pėr atė krijim.

Njohja e materialeve ėshtė mjaft
e rėndėsishme, sepse nė fakt mund tė dallojė njė material nga tjetri.
Popullariteti i unazave u shtua gjatė periudhės sė mesjetės.

Njerėzit
mbanin unaza dhe pėr kėtė nuk kishte rėndėsi fakti nėse ishin tė pasur
apo tė varfėr. Materialet mė tė pėrdorshme pėr unaza ishin: hekuri,
bakri, ari dhe argjendi. Ndarja klasore konstatohej vetėm nga materiali
prej tė cilit ishte bėrė unaza.

Mė pas, me kalimin e viteve
ato krijuan njė “kod” tė vėrtetė, ku materiali, vendosja, forma, pesha
etj., dėshmonin fuqi dhe qėllim.

Tashmė, unazat janė njė
bizhuteri e dashur si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt, por jo
ēdonjėri prej nesh e di se ēfarė domethėnie kanė ato, si "lexohen",
materiali apo gishti ku vendosen.


Ēfarė domethėnie kanė nė tė vėrtetė unazat?



Dora
e majtė ėshtė dora e zemrės, dora e ndjenjave dhe intuitės, e artit, e
reflektimit, e gjithė asaj qė pėrfshihet nė sferėn emocionale;
mbizotėruar nga hėna dhe argjendi. Ėshtė dora e tė panjohurės dhe
instinktit.

Ndėrsa dora e djathtė ėshtė dora e veprimit, e
logjikės dhe arsyes, e mbizotėruar nga ari dhe dielli. Nėse mbajmė njė
unazė argjendi nė dorėn e djathtė, nuk shkaktojmė ndonjė ēekuilibėr nė
vetvete, por kjo tregon se jemi persona tė prirur mė shumė drejt
instinktit, sesa logjikės dhe se kur bėjmė njė veprim apo arsyetim,
vendosim nė pėrdorim mė shumė intuitėn sesa arsyen.

E kundėrta,
nėse njė unazė ari gjendet nė dorėn e majtė, tregon se forca dhe
logjika jonė janė superiore ndaj instinktit, kėshtu jemi nga ata
persona qė mund tė quhen "me kėmbė nė tokė".

Gishti i madh – i korrespondon planetit Afėrditė. Drejton vullnetin dhe logjikėn.

Gishti
tregues – i korrespondon planetit Jupiter. Ėshtė gishti i besimit,
suksesit, fatit, sensualitetit dhe personave ambiciozė.

Gishti
i mesit – i korrespondon planetit Saturn, planet i errėt dhe
melankolik, i cili tregon karakteristikat e tij tė trishta. Ėshtė
gishti i tė kujdesshmėve, inteligjentėve dhe njerėzve tė duruar.

Gishti i parafundit – i korrespondon planetit Diell dhe tregon stabilitet, idealizėm, dhunti artistike, kritikė dhe sukses.

Gishti
i vogėl – i korrespondon planetit tė Mėrkurit dhe ėshtė i lidhur me
mjekėsinė, tregtinė dhe studimin. Tregon dredhi dhe spekulim.


Nėse mbani mė shumė unaza nė dorėn e djathtė dhe nė veēanti nė njė gisht:



Gishti i madh: jeni plot vullnet, siguri dhe logjikė nė marrėdhėnie me tė tjerėt.
Gishti tregues: jeni ambiciozė, tė aftė dhe arrini atje ku i keni vėnė qėllim vetes.
Gishti i mesit: jeni seriozė, tė besueshėm, kėrkues, shpesh tė ashpėr dhe jo tolerantė.
Gishti i parafundit: jeni pasionantė dhe krenarė, me dhunti artistike.
Gishti i vogėl: jeni tė aftė pėr tregti dhe pėr t’i kthyer fjalėt e situatat ashtu siē ju leverdisin.


Nėse mbani mė shumė unaza nė dorėn e majtė dhe nė veēanti nė njė gisht:



Gishti i madh: vėshtirėsi nė fushėn sentimentale. Pėr ju familja ėshtė shumė e rėndėsishme, nė tė mirė dhe nė tė keq.
Gishti tregues: jeni bujarė, idealistė dhe ju pėlqejnė lėvdatat.
Gishti i mesit: jeni pesimistė, kultivoni mendime tė trishta dhe jeni tė pasigurt pėr aftėsitė tuaja.
Gishti
i parafundit: jeni njerėz qė u jepni shumė rėndėsi ndjenjave dhe bini
shpejt nė dashuri. Vetėm nėse jeni tė dashuruar me tė vėrtetė dini tė
jepni maksimumin.
Gishti i vogėl: jeni persona me interesa tė
shumta, qėllime shumė tė mira, por shpesh nuk arrini t’i realizoni.
Familja kushtėzon zgjedhjet tuaja nė jetė. Keni vėshtirėsi nė
komunikim.


Metalet:


Ari i verdhė – e mbajnė ata qė kanė njė karakter tė hapur, altruist, bujar, ekzibicionist dhe autoritar.
Ari i bardhė ose platini – e mbajnė ata qė janė ambiciozė dhe tipa tė ftohtė. Tregon inteligjencė dhe talent.
Ari
i kuq – e mbajnė ata qė vendosin nė vend tė parė ndjenjat dhe pasionin.
Pa shpirtin binjak nė krah, ndihen tė humbur dhe tė pa plotėsuar. Kėto
persona kanė talent artistik.
Ari i vjetėr – e mbajnė tipat
tradicionalė, rigorozė, tė ashpėr dhe ata qė u pėrmbahen me pėrpikėri
rregullave. Janė shumė tė besueshėm.

Argjendi – e mbajnė ata qė janė tipa emotivė dhe shumė tė ndjeshėm.


Ngjyrat e gurėve:


Nėse
preferoni gurėt e bardhė, keni karakter krijues, por jeni shumė dembelė
dhe ėndėrrimtarė pėr tė arritur drejt qėllimit pa ndaluar dhe pa u
menduar.

Nėse preferoni gurėt e verdhė, keni personalitet, jeni dinamikė dhe intelektualė. Pėlqeni kinemanė, letėrsinė. Keni nevojė tė
komunikoni dhe shpesh u impononi tė tjerėve mėnyrėn tuaj tė tė parit tė gjėrave.

Nėse
preferoni gurėt e gjelbėr keni karakter romantik, optimist dhe paqėsor.
Ndjenjave dhe harmonisė u kushtoni njė rėndėsi tė veēantė. Madje arrini
deri atje sa t’u lejoni tė tjerėve t’u dominojnė, vetėm e vetėm qė tė
mos shkaktoni konflikte.

Nėse preferoni gurėt e kuq keni
temperament tė fortė. Luftoni pėr sfida. Luftoni gjithnjė tė arrini
gjėrat qė dėshironi, por nuk jeni kurrė tė kėnaqur me atė qė keni. Jeni
shumė tė prirur tė ndėrroni shtėpi, punė, qėllim dhe dashuri.

Nėse
preferoni gurėt bojėqielli keni personalitet tė qetė, jeni tė gatshėm
pėr gjithēka dhe optimistė. Nuk e duroni rutinėn. E vuani shumė njė
lidhje dhe punėt qė u vihen nė ngarkim.

Nėse preferoni gurėt
lejla keni karakter mendimtar, tė qetė. Jeni objektivė, idealistė dhe
keni kapacitet tė kuptoni dhe tė falni.

Nėse preferoni gurėt
portokalli karakterizoheni nga racionaliteti dhe vetėpėrmbajtja. Keni
karakter tė rregullt, metodik, tė kujdesshėm. Keni frikė se mos
nėnshtroheni nga ndjenjat dhe humbisni kontrollin.

Nėse
preferoni gurėt e zinj, jeni tėrheqės dhe i bėni tė tjerėt pėr vete.
Guri i Zi fsheh njė personalitet jo tė qetė dhe misterioz, i tėrhequr
nga ėndrrat jokoshiente. Pasionalitet dhe xhelozi nė dashuri.
Spoiler:
 

_________________
Wanted by many, taken by none, looking at some, waiting for one...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com
 
Unaza dhe shpjegimi superticioz i sa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Www.Albaone.Top-Board.Com :: Lajmet e Portalit-
Kėrce tek: