ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ku ėshtė zhdukur Fasulja?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Ku ėshtė zhdukur Fasulja?   Thu Oct 02, 2008 2:53 am

Ku ėshtė zhdukur Fasulja?
Rėndom
ėshtė quajtur “mishi i fukarait”. Por nė fakt, nuk ėshtė vetėm e tillė.
Fasulja, dikur ushqimi ynė mė i zakonshėm, deri nė atė pikė sa nisi tė
njihet edhe si simbol i mungesės sė mirėqenies, nė fakt ėshtė shumė mė
tepėr se kaq.
Megjithėse konsumimi i saj ka rėnė dukshėm (qoftė edhe pėr shkak tė
namit tė keq nga e kaluara jonė e para viteve 90), sėrish fasulja ka
mbijetuar.
Takuam mjekun Dashamir Gjergji, endokrinolog dhe dietologu pranė
Poliklinikės sė Specialiteteve, pėr t’i kėrkuar njė mendim rreth
marrėdhėnies sė shqiptarit me fasulen, por edhe pėr vlerat ushqimore,
pozitive apo negative qofshin, qė ajo ka pėr shėndetin.
Njė
e vėrtetė shkencore renditet e para nė vėzhgimin tonė. Fasulja, ashtu
si edhe mishi, hyn tek produktet qė kanė shumė proteina. Doktor Gjergji
na e konfirmon kėtė, duke theksuar se si e tillė, fasulja ėshtė shumė e
rekomandueshme si produkt jo vetėm tek familja qė nuk kanė mundėsi
ekonomike, por edhe tek familjet qė janė tė pasura.

“Ėshtė e
vėrtetė qė fasulja nė vendin tonė ėshtė konsumuar shumė dhe tashmė
pėrdoret mė pak si ushqim. Ndoshta dikur kanė ndikuar edhe faktor tė
tjerė si pamundėsia ekonomike. Por unė e gjej si njė nga ushqimet mė tė
dobishme natyrale”,- pohon dietologu.

Nga bisedat me pacientėt e
tij, Dr.Gjergji ka nxjerrė pėrfundimin se aktualisht fasulja mė shumė
konsumohet nė fshatra apo periferi. Por ai ngulmon nė mendimin e tij:
“Mendoj se vazhdon tė ekzistojė tradita e gastronomike e familjes
shqiptare e kėtij produkti jo vetėm tek tė varfrit.Edhe ata qė kanė
mundėsi mė tė mira ekonomike, kanė preferenca tė veēanta pėr tė
konsumuar kėtė produkt nė forma dhe sasi tė ndryshme”.

Fasulja
jep kalorazh tė mjaftueshėm ushqimor shėndetėsor. Proteinat qė pėrmban
janė tė dobishme edhe pėr sistemin imunitar. Ajo qė na bėri mė shumė
pėrshtypjenga sugjerimet e endokrinologut Gjergji ėshtė pohimi i tij se
nė tė kundėrt tė asaj qė besohet, fasulja e konsumuar nė masėn e duhur,
nuk jep mbipeshė. Sigurisht qė sasitė e mėdha, japin probleme me
sistemin e tretjes dhe me gazrat e trupit. Ėshtė e qartė pra qė teprimi
me tė, sigurisht qė nuk bėn mirė. Po cili teprim ėshtė i mirė?

Sa herė nė javė mund ta hamė?

Kuptojmė
qė fasulja ėshtė e kėshillueshme. Sidomos e gatuar mirė, ashtu siē dinė
amvisat shqiptare. Po sa herė duhet konsumuar? Sipas Dr.Gjergjit,
familjet qė e pėrdorin “nga halli” konsumojnė fasule, minimalisht 3
herė nė javė (zakonisht nė kėto familje ajo qė tepron nė drekė, hahet
nė darkė, kėshtu qė i bie qė tė konsumohet dy herė nė ditė, nė tre ditė
tė javės). Ėshtė shumė?

Po ėshtė shumė! Endokrinologu Gjergji,
fasulja nuk ėshtė e kėshillueshme ēdo ditė, por nė formėn e gatimit
kryesor tė tryezės ajo rekomandohet 1 herė nė javė ose 1 herė nė 10
ditė.Mirė ėshtė qė tė pėrdoret jo mė shumė se 100 gramė pėr njė vakt.

Tradita korēare: Fasule ēdo tė premte…

Njė
nga amvisat qė pyetėm nė vėzhgimin tonė pėr fasulet ėshtė Marika, njė
shtėpiake, ish-mėsuese e ardhur nė Tiranė nga Korēa vitet e fundit. Ajo
na tregon njė traditė tė hershme qė korēarėt e njohin mirė. Nė Korēė
fasulja gatuhet ēdo tė premte. E pyesim amvisėn tonė si gatuhet kjo
fasule e mirė e tė premteve korēare. Nė dimėr, ajo shoqėrohet me
pastėrma (mish tė tharė) ose me turshi (patėllxhanė sidomos) dhe me
sallatė. Kurse nė verė, gatuhet mė e lehtė dhe shoqėrohet me perime,
kryesisht speca dhe domate.

Formula pėr gatimin e fasules ka
shumė. (kush kėrkon receta, mund tė gjejė edhe nė librat e specializuar
pėr ushqimet tė botimeve MAX).

Nė Shqipėri ende nuk ėshtė bėrė
zakon, por nė disa kultura, madje edhe nė traditėn mesdhetare tė
ushqimit, njė sasi e vogėl fasulesh (zakonisht tė konservuara, dhe nė
masėn jo mė shumė se njė lugė gjelle) pėrdoret qė nė mėngjes. Po, po
mos u habitni! Njė omėletė e zakonshme mėngjesi, me njė lugė fasulesh,
nuk shijon keq…!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Ku ėshtė zhdukur Fasulja?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Ēka ėshtė Filozofia
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Ja kush ėshtė Lavdrim Muhaxheri (Foto/Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Kuriozitete :: News-
Kėrce tek: