ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė   Thu Oct 02, 2008 2:55 am

No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė
Kjo
modė e re, e cila ėshtė e pėrhapur sidomos tė zonat anglo-saksone, po
pėrfshin tani edhe Francėn, nė njė kohė qė i gjithė vendi ėshtė
pėrfshirė nga ethet e bebeve qėkurse ėshtė bėrė e njohur se ajo zė
vendin e parė nė Evropė sa u pėrket lindjeve tė fėmijėve
Njė libėr qė thyen tabunė e fėmijėve shokon Francėn. A janė fėmijėt skllavopronarė qė shkatėrrojnė lidhjen e ēiftit?

Fėmijėt
janė dhuratė e zotit, thuhet nė shumė kultura tė botės. Dhe bėrja nėnė
konsiderohet tradicionalisht si gėzimi mė i madh nė jetėn e njė gruaje.
Po se ēfarė ēmimi duhet tė paguajnė gratė qė bėhen nėna, pėr kėtė nuk
flet askush asnjė fjalė. Nė vendet e industrializuara, ku gratė kanė
sot mundėsi dhe mjete qė tė bėjnė fėmijė vetėm kur duan, po shtohen
gjithnjė e mė tepėr ēiftet pa fėmijė qė bėjnė reklamė pėr veten. Motoja
e tyre ėshtė jo childless "jo pa fėmijė", por childfree "tė lirė nga
fėmijėt". Ēifte tė tilla duan tė jetojnė pa shqetėsimet qė sjellin me
vete fėmijėt dhe pėr kėtė pėr ta po ndėrtohen komplekse turistike
speciale apo lagje luksoze nė tė cilat motoja ėshtė: No kids!

Kjo
modė e re, e cila ėshtė e pėrhapur sidomos tė zonat anglo-saksone, po
pėrfshin tani edhe Francėn, nė njė kohė qė i gjithė vendi ėshtė
pėrfshirė nga ethet e bebeve qėkurse ėshtė bėrė e njohur se ajo zė
vendin e parė nė Evropė sa u pėrket lindjeve tė fėmijėve. Sipas
statistikave kuota e lindshmėrisė nė vitin 2006 ishte mbi dy fėmijė pėr
grua. Ajo qė e importoi kėtė modė nė Francė ėshtė Corinne Maier, e cila
ka botuar librin provokativ "No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė".

Thyeja e njė tabuje

Shkrimtarja
Corinne Maier bėn thirrje pėr rezistencė dhe sjell pėr kėtė arsye tė
forta: "Argumenti i parė pėr tė mos bėrė fėmijė ėshtė, se lindja e
fėmijėve na detyron tė bindemi, tė pėrshtatemi, sepse kėshtu e kėrkon
shoqėria.

Kush ka fėmijė nuk i pėrballon dot ethet e blerjeve,
sepse qė t'i bėjmė tė lumtur fėmijėt ne duhet t'u blejmė atyre shumė
gjėra, ose tė paktėn pėr kėtė mundohen tė na bindin. Po ashtu, kush ka
fėmijė duhet tė sillet mirė, sepse askush nuk ka parė ndonjėherė
prindėr qė tė hedhin bomba pėr tė rregulluar botėn. Pra shoqėria kėrkon
prej nesh qė tė bėjmė fėmijė nė mėnyrė qė tė integrohemi mirė nė
shoqėri, pėr tė pėrmbushur detyrimet tona, ndėr tė cilat bėn pjesė
gjoja edhe sjellja e fėmijėve nė jetė, tė cilėt do tė bėhen mė vonė
qytetarė paqėsorė dhe tė pėrshtatur."

Fėmijėt - skllavopronarė qė shkatėrrojnė lidhjen e ēiftit

Me
veprėn e saj “No kids" Corinne Maier synon t'i ējerrė maskėn shoqėrisė
dhe sjell pėr kėtė edhe 39 arsye tė tjera. P.sh.: Fėmijėt shkatėrrojnė
lidhjen e ēiftit. Nė rast se dy tė dashuruar bėjnė fėmijė, atėherė
pasioni romantik merr fund pėr njė kohė tė gjatė. Fėmijėt janė
skllavopronarė, qė u shkaktojnė prindėrve shumė punė dhe nuk ua
shpėrblejnė asnjėherė me tė vėrtetė. Apo ai qė ka fėmijė, sillet shumė
shpesh si ēilimi.

Corinne Maier kundėrshton energjikisht nė
librin e saj kultin qė mbizotėron nė shoqėri pėr fėmijėt dhe pėrbuzjen
me tė cilėn shoqėria reagon ndaj atyre ēifteve qė vendosin tė mos
lindin fėmijė. Me librin e saj tė shkruar nė formė pamfleti ajo ka
thyer padyshim njė tabu. Nė forume tė ndryshme interneti janė ndezur
diskutime tė zjarrta. Ka gra qė shkruajnė se sa barrė e rėndė janė pėr
to fėmijėt, tė cilėt i kanė lindur jo se donin, por sepse familja,
miqtė apo fqinjėt thuajse i kishin detyruar pėr kėtė me kėmbėnguljen e
tyre.

Diskutime kontroverse nė Francė

Qė kjo temė nuk
ėshtė korrekte nga pikėpamja politike, dėshmojnė reagimet e mediave nė
recensionet e tė cilave ky libėr ėshtė kritikuar pa masė duke i
rekomanduar publikut qė tė mos e lexojė. Por pas tezave provokative dhe
pllakative tė autores Corinne Maier ka edhe njė sėrė gjėrash qė tė
bėjnė tė mendosh. P.sh.: nė vendet e industrializuara barra e fėmijėve
bie nė radhė tė parė nė shpatullat e nėnave. Kjo do tė thotė se
kėrkesat e fėmijės janė nė radhė tė parė dhe ato tė nėnės nė vend tė
fundit, pra qė gratė me fėmijė humbasin thuajse ēdo tė drejtė pėr njė
jetė sipas kokės sė tyre.

Corinne Maier e di mirė kėtė, sepse
ėshtė vetė nėnė e dy fėmijėve nė moshėn e adoleshencės. "Nė librin tim
ka shumė gjėra qė lidhen me mua dhe me pėrvojėn time si njė nėnė, qė do
t'i bėjė tė gjitha sa mė mirė. Kur po shkruaja librin mė ra nė sy se sa
shumė bėj unė pėr fėmijėt e mi duke qėndruar nė shtėpi dhe duke i marrė
tė gjitha gjėrat shumė pėr zemėr. Sot pėrpiqem tė sillem ndryshe. Pėr
vite tė tėra u kam ndihmuar fėmijėve pėr tė bėrė detyrat e shtėpisė,
gjė qė mė ka lodhur dhe nervozuar pa masė. Sot nuk e bėj mė kėtė dhe
kjo ma bėn jetėn mė tė lehtė. Dhe notat e tyre nuk kanė ndryshuar, tek
e fundit nuk duhet t'i marrėsh tė gjitha gjėrat kaq seriozisht." -
sqaron autorja.

Mesogruaja nuk e ka pėr herė tė parė qė provokon
me librat e saj. Para disa vjetėsh ajo botoi librin “Mirėsevjen
dembelizėm", nė tė cilin bėn thirrje qė nė punė tė bėsh vetėm gjėrat mė
tė domosdoshme dhe qė pjesėn tjetėr tė kohės nė punė ta kalosh duke
bėrė gjėra tė bukura. Ky libėr u shndėrrua shumė shpejt nė njė
bestseller.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sukseset e fėmijėve shqiptar:DSDS Kids: Besnik singt "Someone Like You" von Adele
» Muhamet Hoxhaj:Pėr miqt e mijė extra, Punime tė Veēanta dhe Humoristike !!
» Ismet Tahiraj: Nėna Salė (Cikėl poetik pėr fėmijė)
» Urime pėr Ditėlindje!
» MĖ 1990 - FALESHIN QINDRA MIJĖRA GJAQE PĖR ATDHE, PĖR FLAMUR, PĖR ANTON ĒETTĖN, PĖR IBRAHIM RUGOVĖN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Kuriozitete :: News-
Kėrce tek: