ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mė tepėr pėr seksin e dobėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Mė tepėr pėr seksin e dobėt   Thu Oct 02, 2008 3:08 am

Mė tepėr pėr seksin e dobėt
Intervistė me prof. Linda Fitzsimmons, dekane e Departamentit tė Arteve tė Bukura dhe Shkencave nė Universitetin e Oksfordit


Anglinė e shekullit XX, shumė pak gjėra kanė ndryshuar nga koha kur
katėr autore femra tė fundit tė shekullit XIX kėrkonin njė shoqėri ku
gruaja tė kishte tė drejta tė barabarta si burri nėpėrmjet teatrit. Pas
lėvizjeve feministe tė viteve ‘30, mes tė cilave ishte dhe shkrimtarja
e njohur angleze Virginia Wolf me shkrimet e saj pro gruas, gratė
angleze kanė kėrkuar gjithnjė nėpėrmjet fjalės tė drejtat e tyre. Ato
nuk kanė dashur thjesht pėrkėdhelje orėve tė natės nė shtrat, por tė
jenė nė tė njėjtat pozicione qė burrat kanė zėnė nė shoqėri.

"Ne
mundemi", ėshtė kjo njė fjalė e thėnė nga dramaturgia Githa Sowerby nė
dramėn e saj "Rutherford and son". Kjo pjesė teatrale ėshtė nė vazhdėn
e pjesėve teatrale feministe qė po dominonin teatrin nė Anglinė e
fundit tė shekullit XIX.

Nė qendėr tė kėsaj drame ėshtė historia
e Rutherfordit, njė pronari fabrike qelqi, qė sillej me familjen me tė
njėjtėn mėnyrė agresive ashtu si drejtonte fabrikėn. Pas disa vitesh,
tre djemtė e tij e braktisin dhe Rutherford bėn njė marrėveshje tė
fshehtė me nusen e njėrin prej djemve, e cila nė fund trashėgon tė
gjithė pasurinė.

"Kjo dramė kėrkon tė thotė se ka ardhur koha e
grave", shprehet prof. Linda Fitzsimmons, dekane e Departamentit tė
Arteve tė Bukura dhe Shkencave nė Universitetin e Oksfordit. Prof
Fitzsimmons ne e takuam nė Galerinė Kombėtare tė Arteve ku ndodhet pėr
tė vizituar ekspozitėn e pėrbashkėt tė studentėve tė arkitekturės sė
Oksfordit dhe atyre shqiptarė.

Por, pėrtej imazheve futuriste tė
ekspozitės, Linda, e cila ėshtė dhe njė nga studiueset e kėsaj
lėvizjeje feministe nė teatėr nė Anglinė e fundit tė shekullit XIX,
sheh shumė pak ndryshim nė kėto 40 vjet nė raport me gruan. Ndryshe nga
shpėrthimet nė teatėr vite mė parė, tashmė ka njė zbehje tė protestave
artistike feministe, megjithatė pėr tė, gratė ende kanė mbetur njė
"seks i dobėt".

Zonja Fitzsimmons, kjo ėshtė hera e parė qė ju vizitoni Shqipėrinė. Cilat janė pėrshtypjet tuaja pėr tė?


Mund
t‘ju them se ėshtė njė vizitė mbresėlėnėse dhe shumė interesante. Ashtu
si ekspozita e studentėve shqiptarė dhe atyre tė Oksfordit mė ka sjellė
pėrvoja tė ndryshme, po kėshtu, edhe vizita ime nė kėtė vend mė ka lėnė
mbresė. Nė thelb, pėrshtypjet janė pozitive, megjithėse do tė doja tė
qėndroja pak mė gjatė.



Le tė ndalemi pak tek ekspozita e
hapur nė Galerinė e Arteve, e cila ėshtė dhe arsyeja e vizitės suaj
kėtu. Si do t‘i vlerėsonit punėt e studentėve nė raport me realitetin e
vendeve qė ata pėrfaqėsojnė?


Nuk mund tė flas gjatė pėr
punėt e prezantuara nga studentėt shqiptarė, pasi kam vetėm dy ditė
kėtu dhe nuk kam shumė informacion nė lidhje me realitetin arkitekturor
tė vendit tuaj pėr tė dhėnė njė gjykim. Por mund tė them mė shumė rreth
punėve tė studentėve tė Oksfordit, tė cilat duket sikur u pėrgjigjen
dhe realitetit tė Tiranės. Ajo ēfarė bie nė sy ėshtė njė kėndvėshtrim
shumė individual, intim qė kėta studentė i bėjnė sė ardhmes. Njė pjesė
e tyre flet pėr impaktin qė ka bota e jashtme mbi realitetin ku
jetojmė. P.sh., puna e Lois Muddiman merr shkas nga shpėrthimi i lumit
nė Oksford, kur ai doli nga shtrati. Studentėt e Oksfordit kanė sjellė
nėpėrmjet kėtyre punėve njė tė ardhme tė imagjinuar nė mėnyrė
materiale. Pozitive nė kėndvėshtrimet qė ata pėrcjellin dhe qė mund tė
jetė e tillė edhe pėr publikun, ėshtė fakti se studentėt ofrojnė njė tė
ardhme nė qendėr tė sė cilės ėshtė njeriu dhe kujdesi ndaj tij.
Nėpėrmjet ndėrtimeve sipas arkitekturės mė moderne apo bashkėkohore
bėhet e mundur qė njerėzit tė jetojnė pranė njėri-tjetrit. Tashmė
ekzistojnė tė gjitha mundėsitė teknike dhe teknologjia ka avancuar nė
atė mėnyrė sa gjithēka tė rrotullohet drejt krijimit tė kushteve pėr
njė gjendje shpirtėrore sa mė tė mirė pėr njeriun. Kėta studentė
sjellin shembuj se si mund tė jetė njė botė ku njeriu mund tė jetojė i
lumtur.



Ju jeni dekane e Arteve tė Bukura dhe Shkencave Humane nė Oksford. A mund tė na flisni pak rreth punės suaj?



Universiteti
i Oksfordit ėshtė njė institucion nė tė cilin tė mbash pėrgjegjėsi mbi
vete nuk ėshtė e lehtė. Organizata qė udhėheq ka dhjetė fakultete dhe
120 punonjės.

Nėn mbikėqyrjen time janė jo vetėm shkollat, por
edhe studentėt e masterit e deri te doktoraturat. Kjo do tė thotė se
pjesa mė e madhe e ditės sime kalon nėpėr takime. Jam nė takime tė
vazhdueshme pėr tė krijuar strategjitė dhe politikat se si duhet tė
vazhdojė fakulteti. Unė jam dhe pėrgjegjėsja e drejtpėrdrejtė e lidhjes
sė kontakteve tė universitetit me botėn e artit, qofshin kėto rajonale,
por edhe ndėrkombėtare. Kėshtu mė mbetet shumė pak kohė pėr tė menduar
nėse dua ndonjėherė tė sillem si artiste, megjithėse jua thashė mė
parė, se gjithnjė e kam konsideruar veten njė akademike arti.


Cilat janė lidhjet tuaja me artin?


Unė
jam historiane arti, nuk jam artiste. Puna ime kėrkimore lidhet me
artet e bukura, kinemanė, muzikėn, teatrin. Unė nuk jam artiste, por
njė studiuese arti. Shumė nga kolegėt e mi janė persona qė praktikojnė
artin.

Pėrpiqem gjithnjė qė tė gjej njė balancė midis tė dyjave,
artit dhe punės kėrkimore. Por ėshtė e pamundur, sepse kėrkesat e
menaxhimit tė njė universiteti janė tė mėdha. Por nga ana tjetėr, puna
ime ėshtė shpėrblyese, pasi u mundėson shumė artistėve (ju e dini qė
artistėt janė njerėz qė nuk para ia thonė pėr projekte) tė vėnė nė jetė
projekte dhe ide, duke bėrė atė ēfarė vėrtet duan. E veēantė ėshtė t‘u
mėsosh studentėve se si tė ecin dhe tė jenė kreativė, duke bėrė
diferencėn nė kėtė botė.




A mund tė na flisni pak pėr
studimin qė i keni kushtuar teatrit feminist tė periudhės sė fundit tė
shekullit XIX e fillimit tė shekullit XX?


Ky studim ėshtė
njė kombinim i politikave tė mia feministe dhe punės sime si akademike.
Atėherė kur nisa tė studioja kėtė periudhė kishte njė lloj mendimi te
njerėzit se gratė nuk kanė shkruar pėr teatrin para shekullit XX. Por
kjo nuk ishte aspak e vėrtetė. Nė fund tė shekullit tė XIX e nė fillim
tė shekullit XX njė numėr i madh shkrimtaresh femra nisėn tė shkruanin
pėr njė teatėr tė mbushur me dialog politik. Disa prej tyre shkruanin
drama, ku tema kryesore ishte e drejta e gruas pėr tė votuar. Tė tjera
shkrimtare femra shkruanin pėr tė drejtat e gruas nė familje. Ato
kėrkonin njė shoqėri ku gruaja dhe burri tė kishin tė drejta tė
barabarta, njė status social tė qartė. Kėto artiste shkruan pėr kėto
probleme nė njė mėnyrė realiste dhe tė drejtpėrdrejtė. Ishin njė mori
pjesėsh dramatike, tė cilat u shkruan me aq pasion nga gratė, por qė me
vite filluan tė harroheshin. Si njė akademike e frymėzuar nga kėto
pjesė dramatike dhe nga ato rrėfime aq tė sinqerta dhe tė vėrteta
femrash, nisa tė hulumtoj pėr atė periudhė, duke i gjetur kėto drama,
duke i rilexuar dhe duke nxjerrė konkluzione. Puna ime ishte ribotimi i
plotė i tyre. Katėr drama nė kėto 10-15 vitet e fundit janė vėnė nė
skena tė njohura tė SHBA-sė, Kanadasė, etj.


Cilėn prej kėtyre autoreve do tė veēonit dhe pse?




ka pėlqyer shumė Githa Sowerby. Ajo shkroi dramėn "Rutherford and son".
Ėshtė njė dramė realiste familjare. Nė qendėr ėshtė historia e familjes
sė Rutherfordit (njė pronar fabrike qelqi), i cili ishte tepėr
patriarkal dhe i dhunshėm nė sjelljen e tij, si nė fabrikė ashtu edhe
nė familje. Rutherford e trajtonte familjen e tij nė tė njėjtėn mėnyrė
siē drejtonte fabrikėn, duke qenė shumė i ashpėr. Me kalimin e viteve,
sjellja e tij u bė mė e dhunshme, aq sa tre djemtė e braktisin atė. Por
njė nga nuset e djemve bėn njė pakt tė heshtur me tė dhe e gjithė fuqia
e tij i kalon asaj. Drama mbyllet me njė mėnyrė alegorike, nė kuptimin
qė e ardhmja i takon njė gruaje dhe fėmijės sė saj. Dhe qė ndryshimi
drejt sė mirės ėshtė i mundshėm.


Qė nga koha kur Virginia Wolf kryesonte lėvizjet feministe, ēfarė ka ndryshuar te femrat angleze?



Situata
tani, nė krahasim me atė kohė kur shpėrtheu feminizmi, ėshtė disi mė
ndryshe. Ka mė pak shkrime kushtuar feminizmit. Shumica e shkrimtarėve
dhe analistėve e marrin si njė ēėshtje tė ezauruar feminizmin dhe nuk
merrem mė me tė, ta zgjerojnė apo tė japin sugjerime lidhur me tė.

Kohėt e fundit, njė dramaturge e re, Megan Barker, vuri nė skenėn e teatrit "Glasgouw", nė Skoci, njė dramė tė quajtur "Pit"

Ishte
njė shfaqje qė fliste pėr gruan e vetme amerikane, qė gatoi drekėn e
fundit pėr djalin e saj qė ndodhej nė burg dhe qė tė nesėrmen ai do tė
ekzekutohej me vdekje. Qė nga mėnyra e gatimit dhe marrėdhėniet e kėsaj
gruaje me tė birin, drama kėrkon tė shpjegojė varfėrinė nė shoqėrinė
amerikane. Drama ėshtė shumė e fuqishme nė mesazhet qė pėrcjell. Ka njė
mori imazhesh femėrore, siē ėshtė ushqimi, pėrkėdheljet, mėmėsia, tė
cilat kėrkojnė tė nxjerrin nė hap historinė e shtypjes gjinore tė kėsaj
gruaje, por nga ana tjetėr japin dhe fuqinė e saj tė jashtėzakonshme.

Pėr
shumė kritikė tė teatrit, kjo dramė mbėshtetet mbi teorinė feministe,
edhe pse me shumė elegancė autorja nuk e jep drejtpėrdrejtė kėtė ide.

Teatri
feminist i viteve ‘80-‘90 kishte njė axhendė shumė tė qartė politike,
qė gratė tė merrnin po tė njėjtat tė drejta, ashtu si dhe burrat. Ashtu
siē ishte dhe vepra e shumė autorėve nė fund tė shekullit XIX e nė
fillim tė shekullit XX.



Si e shihni feminizmin sot nė botė?

Disa
burra mendojnė se gratė kanė arritur tashmė gjithēka dhe se nuk kanė mė
se pėr ēfarė tė luftojnė, tė bėjnė zhurmė apo tė protestojnė. Nuk mund
tė flas nė mėnyrė globale, por po shpreh mendimet e mia pėr shtetin
tim, Britaninė. Nė Angli ekziston njė perceptim i gjithanshėm qė gratė
kanė tė drejta tė barabarta me burrat. Por nėse sheh faktet, nuk del
kėshtu.

Pavarėsisht nga ligji i miratuar nė Parlament nė vitin
1970 qė thoshte se gratė dhe burrat duhet tė kenė njė rrogė tė njėjtė,
gati 40 vjet mė vonė, gratė paguhen me dy tė tretat e rrogės sė njė
burri. Po e njėjta skenė ndiqet edhe nga kompanitė e mėdha, ku bordi
drejtues ėshtė i pėrbėrė nga meshkuj. Mė specifike akoma ėshtė gjendja
nė universitete. Aty, zėvendėskancelarėt dhe profesorėt mė tė paguar,
janė meshkuj. Sigurisht qė gjendja sa i pėrket gruas nė shoqėri ka
ndryshuar nė krahasim me kohėt e shkuara, por gjithsesi duhet tė
ndryshojė kultura e pėrgjithshme e sjelljes ndaj grave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Mė tepėr pėr seksin e dobėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Kuriozitete-
Kėrce tek: