ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit


Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes   Wed Oct 08, 2008 1:48 am

Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes
Nusa
Dua (Indonezi) - Taksia e Luis Palmer, me kosto sa ajo e dy
"Ferrari"-ve, ka nje shpejtesi maksimale prej 90 kilometrash ne ore,
por mund te hyje ne histori si makina e pare me energji diellore, qe
ben xhiron rreth botes. Palmer, nje mesues zviceran, qe u nis nga
qyteti i Lucernes ne korrik, ka bere nje ndalese ne Bali (Indonezi) per
te ndihmuar ministrat e Mjedisit dhe afro 10000 delegatet e tjere te
mbledhur nga 3-14 dhjetor ne nje konference te OKB-se mbi klimen, ne
nje pike luksoze turistike buze detit.
"Kjo
eshte hera e pare ne histori qe nje makine ben turin rreth botes, pa
perdorur as edhe nje piket te vetme nafte", i tha ai agjencise Reuters,
ndersa ndodhej prane makines se tij bardheblu, qe rimorkion nje
platforme te sheshte me rreth 6 metra katrore panele diellore. "Kjo
makine ecen krejtesisht me energji diellore", tha ai. "Deri tani ka
bere 14400 kilometra neper 17 vende, perfshi Rumanine, Turqine, Sirine
dhe Indine". Kjo distance eshte pothuaj sa nje e treta e udhetimit te
tij, gjate te cilit mendon te pershkoje Australine, disa pjese te
Amerikes Latine, SHBA-ne, Afriken e Veriut per t'u kthyer serish ne
shtepine e tij ne hapesiren kohore te nje viti.

Distanca e
pershkuar ne toke do te jete me shume se nje here rreth ekuatorit.
Gjithsesi, Palmer ka shfrytezuar edhe anijet qe punojne me nafte per te
mbuluar disa pjese te udhetimit te tij, te tilla si nga India ne
Indonezi. Ndersa per mbeshtetje ka gjithashtu edhe nje automjet qe
furnizohet me nafte, perfshi edhe per riparimet e ndryshme. Palmer, 35
vjec, ka vendosur shenjen "Taxi" mbi catine e makines, sepse ka deshire
te marre edhe pasagjere pa pagese ne makinen e ulet me dy vende. "Mora
nje te dehur qe beri autostop ne Hungari, por edhe Pirncin Hasan te
Jordanise", tha ai. Ne Bali, nje nga punet do te jete te marre kreun e
Programit te Mjedisit te OKB-se, Achim Steiner, ne aeroport.

"Dua
qe njerezit te ndergjegjesohen se ekziston ngrohja globale, por se
ekzistojne gjithashtu edhe zgjidhje", tha Palmer. Makina e tij eshte
nje shembull i rrugeve te reja per te ulur perdorimin e karburanteve
nga fosilet ne bisedimet e OKB-se, qe kane si qellim te zgjerojne
luften kunder ngrohjes globale. Ai llogarit se kostoja e makines do te
shkoje rreth 6000 euro, nese prodhohet masivisht. "Shpejtesia maksimale
eshte 90 km/ore, por ne trafikun e qyteteve, edhe 'Ferrari' me 50 ne
ore ecen. Po keshtu edhe une". Makina eshte nente metra e gjate,
perfshi edhe rimorkion dhe peshon 700 kilograme. Palmer e pranon se
mashtron po te thote se makina mund te beje me shume se 100 kilometra
ne dite, pas kesaj i duhet te perdore baterite rezerve, te ngarkuara me
energji nga panelet diellore. Pas perplasjes se nje mjeti pas rimorkios
se tij ne Siri, "ministri i Transportit vendosi te na jape nje eskorte
policore. Kudo qe shkova... me shoqeronte eskorta e policise me
motocikleta dhe drita te ndezura".

Nga Alister Doyle, korrespondent i Mjedisit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
 
Taksia me energji diellore ben xhiron e pare rreth botes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rihapet shkolla shqipe nė Stuttgart
» VDIQ NĖ LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
» Vera Koka:Eshte bukur kur puna e mesuesit ecen paralelisht me dy corsi; mesimdhenie dhe mesimnxenie...!
» Berisha: Mbreti Leka Zogu i Parė, mbėshtetės i lirisė sė shqiptarėve
» Njė 16 vjeēare bėhet nėnė nė minutat e para tė 2015'ės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Kuriozitete :: News-
Kėrce tek: