ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pellumb Kulla

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:26 am





Pėrjetime dhe portrete shqiptarėsh nė mėrgim

Nuk
gjejnė pushim vulat nė Shqipėri! Bjerė e kėrcit, mbi dokumente qė
paguhen kripur: bamp, mbi ēertifikata, bump, mbi raporte mjekėsh, bamp,
mbi pasaporta, bump, mbi vendime gjyqi, bamp, mbi diploma, bump, mbi
vėrtetime pėrndjekjesh! Tė vjen keq, bre, pėr tėrė ata, qė vite me
radhė, kanė shtrydhur trutė mbi provime. Tė kėputet shpirti, pėr tėrė
ata, qė kanė vojtur prapa hekurave tė burgut. Bile, ca e ca, me oreks
mė tė madh, kanė dhe dipllomė dhe vėrtetime qė kanė qenė tridhjetė vjet
nė burg. E nuk e kanė llogaritur hiē se nuk u dalin vjetėt. Sikur e
kanė bėrė shkollėn pa shkėputje nga burgu, o nė p… tė s’ėmės! Tė
huajtė, qė presin shqiptarė, tashi e kanė mendjen top, se vendi ynė i
bekuarė, banorėt mbi tridhjetė vjeē i ka me universitet, kurse ē’ka mbi
dyzet vjet e pėrpjetė, i ka tė tėrė tė kalbur nėpėr burgjet e
komunizmit!
Vetėm pėr Ziken kushedi sa vula janė ngjeshur pėrmbi shkresa!..

kur erdhi kėtu, Zikja erdhi i gėnjeshtėrt! Kish akoma nė vesh kėngėt e
dasmės me Milkėn, kur i qe bashkuarė grupit tė njė kėngėtari tjetėr, qė
po gatitej tė hidhej nė Amerikė. Nuk e sjell dot nė hatėr tashi, se
cili kėngėtar ish ky, qė shqiptarėt e mėrguarė, mezi po prisnin. Ai do
tė kėndonte, kurse Zikja me dy tė tjerė, prapa tij, do bėnin la-la-la,
vėnde-vėnde, nė mes tė kėngės. E tėrė kėnga ish e bėrė mbi shirit dhe
do buēiste pėr bukuri, daē tė ishin prapa kėngėtarit orkestra me ata tė
la-la-lasė, daē tė mos ishin! Tė tėrė orkestrantėt bėnin sikur u frynin
veglave. Ca prej tyre i shikonin pėr herė tė parė veglat qė kishin
nėpėr duar e bile nė fillim mezi e gjetėn se nga t’u frynin.
Nuk i
dilnin paratė, pa edhe Milkėn, do ta kish marrė Zikja nė atė grup. Edhe
ata dy tė tjerėt, qė bėnin la-la-la, si Zikja, pėr tė zėnė njė vend nė
kėtė grup muzikantėsh qė nisej pėr Nju Jork, kishin paguarė goxha para.
Ai qė bėnte la-la-la, mė tė djathtė tė Zikes, vinte tė kėrkonte gjurmėt
e gjyshit. Ai tjetri, nga Veriu, kish hyrė nė treshen e la-la-lave,
meqė e ndiqte policia. Pat bėrė njė gjakmarrje ai. E kish goditur, por
veē sa e pat plagosur hasmin. E kėrkonin nė Shqipėri, po aha! Do bėnte
la-la-la, sa tė mbaronte shfaqjet e pastaj do tė ēalltiste tė gjente
anėn pėr tė bėrė dokumentet e qėndrimit.
Kėtė do bėnte edhe Zikja,
po ndryshe nga tė tjerėt, ai e kish mėndjen e fjetur, se kish
Nikollaqin, kushuri i parė nga nėna, qė mbante hapur njė restorant me
kuzhinė italane, nė Bruklin. Nikollaqi edhe gruanė e kish italane.
Silvia ish pesė vjet mė e moshuarė pe Nikollaqit. Ish zonjė grua, pak
harraqe, po me zemrėn flori. Ajo rrinte shtrirė tėrė ditėn, dyke
lexuarė libra dhe bėnte pushim vetėm kur kish pėr tė lexuarė ndonjė
gazetė. Nuku kishin patur fėmijė pėr faj tė Silvias, por Nikollaqi e
kish marrė mbi vete pėrgjegjėsinė dhe kjo ia kish shtuarė italankės
dashurinė.
Siē kish Ziken, Nikollaqi numėronte njė bataljon me
kushurinj. Por ky shoku im kish meritėn, qė zbarkoi i pari nė
restorantin “Aroma”. Mė vonė erdhė njė nga njė e dy e nga tre, edhe tė
tjerėt. Dhe iu ngjitnė Nikollaqit, siē mblidhen bletėt xhumbė, nė cung
tė qershisė. Nikollaqi qe i menēmė, se me buzė tė qeshur, i largoi tė
tėrė e mbajti vetėm tė parin, Ziken, qė ata tė mos thoshin dot, se
kushuriri i vjetėr nuku pyeste pėr rrėnjėt e tij. I dha Zikes njė zgėq
pėr tė fjetur, aty nė restorant, e vuri tė lajė pjata dhe kjo qe e
pyetura pėr rrėnjėt.
Kėtu fillon zinxhiri i pėrpjekjeve pėr tė
lidhur me ligj kapistrėn e Zikes nė hallkat e Amerikės. Po edhe pse mė
i vjetėr edhe mė i hershėm, se mos i jepte dot udhė Nikollaqi! Pajtuanė
avokatė, vėrtit andej, vėrtit kėtej, aha! Njėri pe avokatėve e
kėshilloi kushon e vjetėr tė thosh, se i duhej njė kuzhinjer gjellėsh
etnike, nga viset arbėrore, fjala vjen, njė usta i piperkave tė
mbushura, apo i kungulleshkave me kos. Ashtu e bėnė kėrkesėn. Pėr kėtė,
vuuu, Zikes nga Shqipėria, i erdhėn dhjetėra dekorime, diplloma e
ēertifikata tė fituara nė panaire kombėtare. Tė tėra me vula pe
vėrteti! I sollėn avokatit edhe njė gazetė, me njė alamet kritike
kundėr Ministrisė tė Turizmit, qė paskėsh lejuar largimin jashtė
kufijve tė njė kuzhinjeri, qė ish njė nga vlerat e rralla tė mbetura
atij kombi, pas pėrmbysjeve tė mėdha… Nuk ia pranuanė, se restoranti mė
parė, duhej ta kish afishuarė kėrkesėn nėpėr gazeta. E kundėrshtoi
vendimin avokati, por autoritetet e emigracionit nuku hanin pykė. Si
duket, ata ia kishin vėnė kryqin pronarit tė “Aromės”, se ky, fakiri,
pat harruarė, qė Ziken ua pat kėrkuar njėherė edhe si pjatalarės!
Edhe
Silvia pati njė shkrep drite nė mendjen e saj tė shashėrdisur dhe tha,
se meqė nuku kishin fėmijė, ta bėnin Ziken bir pėr shpirt. Miqtė i
ēkėshilluanė menjėherė: ata qė birėsoheshin, duhet tė ishin ose bebe,
ose tė posangritur mė kėmbė. E nga kėto cilėsi, Zikja kish vetėm tė
dytėn, por edhe kjo kish ndodhur dyzet vjet mė parė.
Ndėrkaqė,
kushurinjtė e tjerė, kush me llotari, kush me ndihma tė mėnēura, ishin
pajisur me dokumente dhe kishin sjellė familjet, mirė e bukur. Kjo e
bėnte tė vuajė Ziken. Po ama, ca mė tepėr e bėnte tė vuajė Nikollaqin.
Kish sedėr, bre!
- Ē’thua ti, Nikollaq - e pleqėsoi njė mėngjes
Zikja, qė ēdo ditė mendonte nga njė plan tė ri. - Sikur ta provojmė, tė
martohem me tėtė shoqe, zonjėn Silvia?
Ky plan e gjeti kushon e vjetėr tė ngrohur. Nikollaqi e kish marrė sakaqė pėr zemėr kėtė udhė tė re dhe thirri Silvian.
Pėrse duhet ta bėjmė kėtė? – kish pyetur Silvia dyke thyerė fletėn e librit qė
kish nė dorė.
Pėr Ziken, moj e ėmbla ime! Ti do ndahesh me mua e pas ca kohėsh do
martohesh me tė. Ai kėshtu fiton dokumentet amerikanė!
Zonja
kish rėnė nė mendime, sa ē’ mund tė bjerė nė to, njė e rrjedhur. I
shoqi ia shpjegoi, se kjo ide ish e Zikes, por kėto dhelpėrira nuku do
ndryshonin asgjė. Veprimet do tė ishin veē formale e martesa me Ziken
do tė qe vetėm nė letėr. Silvia nė fillim, kish pyetur kush qe ky,
Zikja, pastaj qe habitur, qė ai nuku kish akoma dokumente. I kishin
ndritur sytė pe dhelpre, plakės e kish rėnė dakord menjėherė pėr
martesė.
Po, ia ke bėrė tė qartė Zikes, qė unė nuku bėj fėmijė? – kish pyetur tėrė merak
zonja.
Ėshtė martesė nė letėr, shpirt!
As nė letėr nuku bėj fėmijė, unė! - paskėsh thėnė ajo.
Nikollaqi kish ngritur sytė nga qielli e ia shpegoi edhe njė herė.
Kėshtu u bė. Tėrė pėrēapjet e gjykatėsit pėr tė bindur ēiftin e thinjoshėve, tė
mos
e shqelmonin martesėn e vjetėr, kishin vajtur kot. U divorcuanė. Nė
krye tė gjashtė muajve, pastaj, gruaja kish njoftuarė, se do martohej
me njė mik tė sajin, njėzetetetė vjet mė tė ri. Martesa me Ziken u bė
ca mė me zor, por edhe kjo u arrit. Punė goxha e fisme! Pleqtė
vazhdonin e flinin tok nė krevatin e tyre me dru qershie, teksa Zikja,
mblidhej nė zgėqin, nė cep tė restorantit, duke lumturuarė, se pjesa e
parė e planit kish vajtur vaj, tashi fillonte e dyta dhe Milka nuku do
vononte tė linte Beratin e t’i bashkohej tė shoqit, nė Bruklin.
Dhe ndodhi tamam kėshtu. Nikollaqi, beqar nė letėr, bėri njė udhėtim prekės nė mėmėdhe.
Pėrveē
shpluhurosjes sė kujtimeve, Nikollaqi thosh lart e poshtė, se pat
ardhur nė atdhe tė gjente njė nuse. E ndiente veten akoma tė ri,
gjashtėdhjetė e gjashtė vjet, lule e pjekurisė dhe desh njė grua nga
vendi i tij i dashur. Nuku qe e domosdoshme, qė ajo tė ish fare e
pamartuarė, se ai vetė, pėrshembull, e pat provuarė martesėn me njė
italankė, por nuk e pat arritur dot lumturinė. Mė pas, ai rrėfeu, se e
kish gjetur njeriun, qė kėrkonte: njė femėr nga Berati, me njė emėr pe
qumėshti, Milkė. Ajo sapo qe divorcuarė nga njė maskara, qė e paskėsh
lėnė, akoma pa larė ēarēafėt e parė tė dasmės dhe kish ikur nga sytė
kėmbėt! Po edhe kur po nxirrte dokumentet pėr martesėn, Nikollaqit
vazhduanė t’ia merrnin firomėn kandidatkat. E mbytnė! Hoteli nuku
gjente rehat nga femrat. Tė reja, tė vjetra, tė holla, tė trasha. Bile,
tė trasha kish mė shumė, se thoshin qė kishin tipare mė amerikane.
Hoteli kundėrmonte nga tėrė kremrat e tezgave tė Evropės.
Jo, jo.
Nikollaqi mbeti te ajo, qė i kish vėnė syrin, te Milka. Erdhi sėra e
vulave. Kėto zgjatėn ca: mė pak nga Shqipėria e mė shumė nga Amerika,
por, vulat e bėnė punėn dhe atje dhe kėtu! Kushoja i vjetėr zbriti edhe
njė herė tė dytė nė Shqipėri pėr tė marrė me vete Milkėn, qė t’ia
sillte Zikes, qė po e priste me drithėrimė.
Atė ditė qė do zbrisnin
nė Kennedi, unė e Zikja shkuamė me limuzinė, qė tė merrnim pėr nė
aeroport edhe zonjėn Silvia. Ajo na dolli me libėr nė dorė. Nuk e njohu
prapė Ziken dhe ky e shfajėsoi, se nuku qenė parė, qė kur kishin vėnė
kurrorė. E muarmė zonjėn e nxituamė, se mos na dilnin mė parė
pasagjerėt.
Zikja i shkretė qau disa herė. Dhe nė sallė lėvrinte i
tėri nga padurimi. Aeroplani nuku po vinte. Kishim frikė mos na
rraskapitej Silvia, por ajo nuku i ndante sytė nga libri dhe dukej nė
formė tė mirė. Plaka kėrceu e gėzuarė, kur u njoftua se aeropllani kish
zėnė dhe. Fytyra i ndriste.
Me cilin nga juve jam martuarė, se ju ngatėrroj? – na pyeti e gjora.
- Me Ziken, - u hoqa mėnjanė unė.
Me mua – ia bėri Zikja.
Hajde, tė tė uroj, - shfryu me kėnaqėsi gruaja dhe e pėrqafoi. Pastaj ngriti
gishtin e madh kas pėrpjetė, ia shkeli syrin Zikes dhe i tha: - Bingo! Ia hodhmė Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara!
Atėēas dolli Nikollaqi me Milkėn duke shtyrė karrocėn me plaēka. Pėrqafime, tė
puthura,
lotė. Pleqtė ishin mė tė mallosur, oreee! Ashtu, grup, unė u bėra ca
fotografi dhe prapa aparatit qeshja me vete, ngaqė nuk e pėrmblidhja
dot, se ēfarė binin tashi njėri me tjetrin, ata katėr njerėz, qė unė u
hidhja pėrsipėr me aparat plluska drite dhe pas pak do flinin me njėri
tjetrin siē duhej e jo si thoshin vulat.
Kjo histori mbaroi mirė e bukur kėshtu, kur, pas ca javėsh, mė vjen Zike gomari, e ma plas, si hiēmosgjė:
Peēo, vuajtkat e dymbėdhjetė vjetėve nuku paskan qenė gjė hiē! Ai kushuriri
im, po lėpin buzėt pėr time shoqe. Do t’ia gjej anėn e do ta vras!...
Kundėrmonte alkol! T’ėmėn! Ke parė ti?! E kish nga malli a nga ndarja e
gjatė, njė Zot e dinte!
E zura nga supet dhe e shkunda.
- Mblidhe veten, hajvan! – i thashė. – Mos bėj marrėzira, se tė vraē njė njeri, tė venė nė karrige, kėta!
- Nuku pyes pėr karrige! – ia bėri ai, dyke fshirė qurret me kurriz tė dorės.
- Ėshtė elektrike ore, pa pėr karrige nuku pyet asnjėri pe neve! Edhe kėtu, nuku pritet korrenti kurrė, de!
Pastaj m’u kujtua dhe i ulėrita:
Po si do ta vraē, mor t’u mbylltė e mėndjes! Edhe sikur tė mos ishte dyshim
pe budallai ky i yti, ti nuku ke tė drejtė! Milkėn, Nikollaqi e ka grua me kurrorė!
Me kėtė sikur ia preva vrullin dhe mėndjeshkrepjet pe kukumjaēke. Po ai u hodh i
egėrsuarė mė shumė e tha:
Ashtu?! E po atėhere mbaroi ajo punė! E vrava! E kam mė kollaj ta ze nė
krevat me Silvian! Dhe Silvian, me kurrorė e kam unė!
Tėrė
kėto kohė ia kam patur frikėn, hajvanit. Mezi e binda, qė me marifet tė
largohej nga restoranti e tė vinte me banim kėtej, afėr meje, gjersa tė
vijė koha tė divorcohen e tė marrė prapė secili gruan e tij! Kohėra tė
ngatėrruara!..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:26 am

U lidh Papi!

Fejesėn
me njė amerikan Roza e dėshironte edhe pėr njė shkak tė natyrshmė: i
kish mbushur e kaluarė ditėt. Po mė shumė, Roza e kėrkonte dhe pėr inat
tė atyre djemve, aty nė Shqipėri, qė i kishin shkuarė pranė e nuku
kishin ndaluarė te hiret e saj. Kėshtu, njė fejesė nė Amerikė, pėr
Rozkėn tonė, sillte njė fitore me shumė kėnaqėsira.
Koha po rend njė
ēikė si shpejt pėr Rozėn dhe sikur t’i dilte njė fat i bardhė, sa nuk
ėshtė vonė! Roza i dhimbsej gruas sime, por nuk e ndihmonte dot. Ime
shoqe do kish mbetur vetė pa e prerė bishtin, sikur unė, para njėzeteca
vjetėsh, tė mos kisha vajtur nė atė dasmėn nė Gollokamje e sikur tė mos
ishte organizuarė ai vallzimi “kush ka shaminė, ia jep kavalierit e i
merr damėn” Ia dhashė shaminė kavalierit tė Rezartės, i mora damėn,
kėrcyemė me tė e u lidhmė! Ajo ditė hyri nė historinė e familjes sonė.
Veē, kur mėrzitem me Rezin, them mė mirė tė kisha mbajtur shaminė!
Rezi
nuku gjen dot ilaē pėr shoqen e saj. Gruaja ime nuk e njeh artin e
mblesėrisė amerikane se, nė radhė tė parė, nuku njeh amerikanė tė
pamartuarė, e nė radhė tė dytė, se nuku njeh amerikanė fare. Ka vite qė
ime shoqe thotė, qė do ish mirė qė ta bėnim Rozėn pėr Papin, por kishim
frikė, se kjo do tė ishte shumė e rėndė pėr Rozėn, se Papi qe shqiptar,
e kjo e zbriste atypėraty nė fund tė listės sė kandidatėve: ēupa i
urren shqiptarėt.
Ama, kur mos i kem tėrė, Roza do gjente te Pėrparimi njė burrė ideal. Papi s’ia prish qefin njeriu, pale gruas sė tij!
Sa
herė vjen pėr vizitė Roza, Papi e nuhat e vjen dhe ai. Tė rralla janė
kornizat e dyerve nė Nju Jork, ku Papi nuk duhet tė ulė kokėn. Merre me
mėnd nė dhomėn tonė tė pritjes! Ama, sapo ėshtė brenda, ngre kokėn,
sytė i ka drejt e te Roza. Po si s’gjeti njė llaf tjetėr, kusuremadhi,
por bėri pesė vjet, qė sa herė i jep dorėn Rozės, i thotė:
- Ua! Ē’koinēidencė!
-
Po mjaft, o Papi, - i thotė mėnjanė e kushėrira, Rezi. Nuk di tė thuash
llaf tjetėr? Thuaj “sa mirė tė gjeta dhe ty kėtu, moj Rozė!”, apo “e
bukur kjo: sa herė vjen ti, vij dhe unė!”.
Po Papit ato i duken
shumė banale dhe kur e ndėrron donjėherė e ndėrron me ca shprehje mė pe
protokolli: “ec e mos beso telepatinė!” Ose: “ua ē’surprizė e
papritur!” Shkurt, edhe pa e kuptuarė mirė, ai nė shprehjen e tij, ia
ka enda ta ketė njė fjalė tė huaj dhe me tė i shfaqet Rozės si njė
fshatar, qė mes shajakėve, ka vėnė nėn mjekėr, njė papijon!
Roza
ėshtė nga ato lloje ēupash, qė tė etura pėr tė kapėrcyerė nė shkallėn e
fejesės, rastin mė tė vagėllyerė pėr lidhje me ndonjė djalė, e quajnė
tė mbaruarė. E qė kur e kemi kėtu nė Amerikė e kemi vėnė re Rozėn, qė
vjen me kutira ēokollatash nga ato mė tė mirat dhe po nga ajo ēantė
nxjerr edhe njė tortė e thotė me buzėt vesh mė vesh:
- I solla tė mė uroni, se jam fejuarė!
Sulet
Rezi ta puthė e pastaj e puthim dhe ne tė tjerėt e dyke ngrėnė
ēokollatat e tortėn, dėgjojmė Rozėn tė na tregojė pėr dhėndrin:
-
Merret me financat. Henri, e quajnė. Me origjinė, nga i ati ėshtė
gjerman, po mamanė e ka irlandeze. Ėshtė katėr gisht mė i gjatė se unė.
“Uau! Ti nuku ngjan fare si shqiptarkė”, mė tha. “Unė tė kujtoja ruse”.
Ama kish kohė qė po mė vėrtitej. Juve jua tregova tė parėve, tani do ta
dėrgoj lajmin nė Shqipėri.
E ne presim tė na sjellė pėr vizitė tė
fejuarin e ajo, jo vetėm qė nuku e sjell, po nis e flet gjithnjė pak e
mė pak, pėr atė gjermanoirlandezin e saj. Aq sa avash-avash, ne me zė
mė tė unjur e pastaj me mė tė lartė, fillojmė e urojmė nga e para,
hapur, sikur nuku ka ndodhur gjė: “Hajde, me njė fat tė mirė tashi!” E
Roza qesh, e pranon urimin dhe thotė: “Eh, si tė jetė shkrojtur tashi.
Ku i dihet?!”
Sa kohė qė banonte afėr nesh, na e kish bėrė nja tri
herė kėtė shfaqje. Edhe tashi qė ėshtė zhvendosur nė Astoria, kėtė punė
po na bėn. T’i kemi ngrėnė Rozės, kur mos i kem tėrė, pesė torta gjer
tashi! Papka, qė e do dhe vdes pėr Rozėn, ka qenė dhe ai nė tri torta.
I ha me buzė plasur, se sheh qė vetėm sėra e tij nuku po vjen.
Ia thashė sime shoqeje, me myk tė sėpatės njė ditė:
-
Do t’i thuash tė na lerė rehat me kėto fejesat e papjekura, qė nxiton
t’i pjekė vetėm pėr ne?! Nuku pret dot ajo, tyryfyēka, sa tė mbarojnė
pyetkat, hetimet, prerjet, matjet, qė ka fejesa para se tė bėhet?!..
Oj, budallaēkė e derrit! Sa herė ndonjė e pyet pėr orėn, ajo mendon se
ai ia ka vėnė synė e rend nė ėmbėltore tė na blerė tortat! Po na sėmur
me atė tė sheqerit! Leri pordhėt, i thuaj e merr Papkėn, se mė tė mirė
pe tij, nuku gjen!
I vjen zor mo, edhe gruas time tė shkretė. Akoma
ka fuqi e varfėra, tė gėzohet e tė lumtėrojė nė ēdo fejesė tė re tė
Rozės dhe t’i hidhet nė qafė asaj.
- Uaa! Mrekulli, moj Rozkė! Pandaj tė paska rėnė ky nur kaq i bukur, me?!
Ama ka kohė qė ime shoqe nuk i thotė mė tė na e sjellė tė fejuarin nė shtėpi, se e di qė ai i fejuar nuku do vijė kurrė.
I thashė njė ditė Papit:
- E do Rozėn?
- E dua.
- E do akoma?
-
Akoma e dua. Fejesat e saj nuku mė trembin mė. Ia kuptoj brengėn, tė
gjorės. Ah, po ėshtė e mirė, bre, Peēkė! Do ta mbaj nė pėllėmbė tė
dorės, o kur mos i kem tėrė!
Dridhesh nga emocionet i gjori Papkė. Po unė, pėr ca gjėra jam i shkathtė.
- Kėtė tė dielė, merre nė makinė, ta shpjesh nė shtėpi dhe thuaja!
- Ashtu ta bėjmė, thua?
- Nuku kemi pse tė presim mė! Tė dielėn ėshtė dita jonė e madhe!
Vjen
Papka tė dielėn i veshur e i ngjeshur me njė kostum nga ata tė
Bllumingdellit. Mbante era livando e qe i mbėrthyerė gjer mė majė. Ish
bėrė gati tė thosh “ua, ē’surprizė e papritur”, po Roza nuku kish
ardhur akoma. Ia bėmė me shėndet kostumin dhe po prisnim Rozėn. Kur,
ē’tė shohim? Ajo na erdhi gjene me tortė dhe me ēokollata! Xheē i futa
njė tė sharė, po gruaja m’u lut e mė mbajti nė fre.
Ama kur erdhi
sėra e urimeve, nuk m’u durua dhe ia mbajta drejt e nė ballė: nuk i
thashė as “qoftė e hairit kėtė radhė”, as “tė trashėgohesh”, po mora
njė qoshkė torte pėr urim dhe i thashė:
- Hajde, me njė fat tė mirė, kėtej e tutje!
Ime shoqe ma shkeli buzėn e tmerruarė, po Roza bėri sikur nuk e kuptoi.
Roza
po tregonte qė kėtė herė na e kish mbajtur fshehtė, sa tė mbaronte kjo
punė. Njė muaj e gjysmė, nuk i kish thėnė asnjeriu, qė tė siguroheshe
mirė. Ky paske qėnė italan me origjinė, po paskej lindur kėtu, me mama
polake. Djali u quake Ēarls, por nė mes italianve, i thėrresin Karlo.
Sot prindėrit e djalit e kishin marrė Rozėn nė kishė dhe ua kishin
prezantuarė rrethit tė tyre, si nusen e Karlos. Tė gjithė, sa s’po e
pėrpinin me sy, e po mos ua kish thėnė mamaja e djalit, nuku do ta
kishin besuarė kurrė qė Roza ish shqiptare!
Roza fluturonte, Papka
me kostum tė ri, po hiqte grahmat e fundit! Hiqte i gjori dhe si i
gjatė qė ėshtė psherėtima bėnte goxha rrugė, qė t’i dilte nga fundi i
shpirtit. I bėra shėnjė Papkės tė dilnim nga dhoma tjetėr. E lamė Rozėn
t’i tregonte sime shoqeje, se si e kishin ftuarė pėr drekė, si i kishin
thėnė disa herė qė fare, fare, fare, nuku ngjante si shqiptarkė dhe se
si nė shtator kishin vendosur pėr dasmėn, se ai qėnkej djalė i vetėm
dhe pleqtė ishin lodhur dyke pritur...
Me kėto llafe qė po shuheshin
prapa shpatullave tė tij, Papi tėrhoqi derėn pas vetes e m’u shtri
meit, drejt e nė krevat. Megjithė kostumnė e Bllumingdellit!
- Ujė - tha, - se po mė bije tė fiktė!
I solla ujė, i laga ballin. E mori veten po ashtu, i pikėlluarė, nuku gjente ngushėllim.
-
Ua, sa isha pėrgatitur, unė i ziu! Mė iku nata pa gjumė dyke menduarė
tė sotmen. Ah, bre, pafati nuku bėhet me fat! Do kishim krijuarė njė
familje tė qetė. Puna e dokumentave tė mia, do qe pėrfunduarė... Ai
miku im italan, Xhani, mė tha do m’i mbushte ai formularėt...
- Ngreu, - i thashė i vendosur. Ngrehu, se do zhubrosėsh kostumin!
- E ē’ta dua mė?! - tha i gjori.
-
Ngrehu, - ngula kėmbė unė, me njė nga ato shkėndijat e gjenive, qė mė
shkrepin nė tru njėherė nė shtatėdhjetepesė vjet. Ti sonte, Rozėn,
merre me makinė, pėr ta shpėnė nė shtėpi. Rrugės, thuaja!
- Ēfarė t’i them mo?!
- Tė fejoheni. Propozoi pėr fejesė.
Papi mė pa, siē shohim tė lojturin nga mentė.
-
Je nė vete! Nuk e dėgjove?! - ma bėri. Nuk i kam thėnė gjer tashi asnjė
llaf. Tashi qė ajo e pėrfundoi me atė Karlon e qė kanė caktuar dasmėn
nė shtator... Puh, Ti, Peēo, je i lėnė!
Unė, njė ta mbėrthyerė Papkėn nga jaka e Bllumingdellit e njė ta ngritur mė bythė, nė krevat!
- Bėj kėshtu si them unė! Dėgjomė njėherėzė! - e shkunda.
- Nuku mundem, bre! Nuk e dėgjove ti, ajo...
- Opo lere se ē’thotė ajo! Ti sot do t’i shfaqėsh dashurinė. Dashurinė pėr Rozėn, e ke tė vjetėr, apo na ke gėnjyerė?
-
E kam bre, kur mos i kem tėrė! Si, o, ju gėnjekam juve?! Po unė ty e
Rezin ju kam kėtu. Nuk e heq mėndjen pe Rozės, qė mė ora tetė tė
mbrėmjes, tė 3 prillit ‘94! Gjen sot nė Amerikė dashuri mė tė vjetėr se
kjo?!
E tunda dhe e shkunda tė gjorin Papkė. Dy herė ma dha fjalėn,
dy herė ma ktheu. Mė nė fund sikur u kandis dhe e ftoi ēupėn nė veturė,
qė ta shpinte nė shtėpi. Po aq i emocionuarė ish, sa dukej se kish qejf
qė ajo tė mos pranonte.
Ajo pranoi. Rrėzėllente e tėra. Na tundi
doēkėn e lumtur dhe na tha njė “ēiao” qė nuk na e kish thėnė kurrė
ndonjėherė. Papka, me duar tė dredhura pėr pasagjerkėn e shtrenjtė, ia
kuptosi derėn, qė mos i hapej rrugės dhe qarkoi me vrap te ana e
shoferit. Ėshtė aqė i gjatė, kusuremadhi, sa qė e tėrheq sediljen e
tij, prapa, gjer aty ku nuku mban. E vetė duket si pasagjer, kurse
makina duket sikur lėviz pa shofer.
Makina shfryu dhe u nis. Pas dy orėsh, xėrrr, telefoni! Papka!
-
Peēo, mbaroi ajo punė! U fejuamė... Unė edhe Rozka, sonte, u fejuamė!
Ia thashė. E di se ku ja thashė? Mu mbi Kuinsboro brixh! Nė kat tė
sipėrm tė urės, nė tė zbritur. Pranovi...
Papka merrte frymė me zor nga lumturia.
-
Po kam qė mė tre prill tė ‘94, ora tetė, bre, qė po vuaj! Po ti Peēo,
je gjeni. Gjeni o gjeni, po kush t’i di vlerat! Po si, bre, kur i kisha
humbur shpresat...
Edhe unė isha i trazuarė. Thirra time shoqe dhe i thashė lajmin e ri. Ajo mbeti me gojė hapur.
- Ma jep cazė Rozkėn, ta uroj tamam, - i thashė Papit.
Papi la telefonin dhe shkoi tė thėrriste Rozėn. U kthye:
- Rozka kėrkon ndjesė, po nuku vjen dot... Qan pa pushim.
- Mirė, thirre t’i flasė Rezarta!
-
Nuku do, as pėr Rezartėn. Po kullon nga lotėt e gjora. Ca e ca
lumturinė e kanė me tė qarė, ore!.. Nė shtator kemi dasmėn. E vendosmė.
Peēo, ore, ta ka thėnė njeri qė je gjeni-o?...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:26 am

Mblidhemi tok e bėhemi thumb!

Gjokės
i kishin hequr patentėn dhe mė kėrkoi mua ta shpija nė restorantin e
Kristo Cinit. Tėrheq si magnet ai restorant nė Nju Xhersi, qė ēdo tė
djelė lihet i tėri pėr shoqatėn “Shqiptarėt e Vėrtetė”. Kėngėt aty
ndjekin njėra tjetrėn e njerėzit i bėjnė veshėt pipėz, nė ato qė
dėgjojnė pėr historinė dhe madhėshtinė e shqiptarve. Qėngjat vėrtiten
nė hell e rakia vete lumė.
Gjoka nuku mungon asnjė tė djelė, po nuku
ėshtė as i pijes as i tė ngrėnit. Ballin sot ai e ka lidhur me njė
shami tė kuqe, kurse shqiponja me dy koka i rri mu nė ēaēkė. Ėshtė ulur
krah meje e heq e ve kasetat e kėngėve, qė flasin pėr dashuri e
trimėri. Mustaqet e lyera me vazelinė i llapsin. Mėrgimin e kemi lėnė
nė sedilen prapa. I veshur kuq e zi edhe ai. Edhe unė kam njė flamurkė
tė vockėl nė jakė tė zhaqetės.
Nganjėherė them se edhe atdhedashuria tė deh mė keq pe rakisė…
Pėr
fat tė mirė, unė kam shėtitur ca dhe krahasimet di t’i bėj. Asgjėkund
tjetėr shqiptari nuk e ndjen veten tė padrojtur, si nė Shtetet e
Bashkuara. Asgjėkund nuk ėshtė mė i lirė se kėtu. Asnjeri nuku tė
pėrbuz, asnjeri nuku tė sheh me urrejtje e tė thotė: nga na ardhėn kėta
tė kėtillė! E pėrseja ėshtė e lehtė: qė nė themele, kėta Shtete janė
ndėrtuarė me tė ardhur. Si mund tė thotė i ardhuri “nga na ardhėn”?!
Ēdo i ardhur kėtu e ndjen veten nė shtėpi.
E sapo qė nuku tė bie
njeri mė qafė, ti, si breshka, e nxjerr kokėn nga guaska, shikon mė tė
katėr anėt, trimėrohesh dhe u bie tė tė tėra trumbetave: “Heej! Unė jam
shqiptar! Gjer tashi mbi kėtė botė rrumbullake, nuku ėshtė parė racė mė
e lartė, pe tonės! Nuku gjen kėngė mė tė bukura pe tonave, gjuhė mė tė
ėmbėl pe shqipes e nuku ka vend mė tė bukur se yni!”
Edhe pse e qesh
Gjokėn, kėshtu mė duket edhe mua ai vend! Sa mė shumė kohė tė kesh pa
shkelur nė Shqipėri, aq mė e bukur ėshtė ajo atje. E tėrė kėtė bukuri,
shumėzoje pastaj me numėrin e kilometrave tė largėsisė e do gjesh se sa
e bukur ėshtė ajo nė secilin pe vendeve ku janė ngulur shqiptarėt!
Nėn
shembullin e ca djemve nga Nikaragua, Gjoka ynė pat montuarė dy a tri
altoparlantė tė mėdhenj mbi sedilet e pasme dhe lėvizte ditė e natė,
nėpėr avenynė tone, me xhamet e makinės tė hapura. Billdingjet e tė dy
anėve dėgjonin kėngėt shqiptare:
Mė ka shku mendja me u fejue
E me marr nji ulqinake
Po
t’i pėlqente vetėm Gjokės, ai do kish ngritur xhamet e do ta shijonte
vetė me zė tė ulėt, brenda xhipit. Po Gjoka ėshtė i sigurtė, qė atė
kėngė vdesin ta dėgjojnė tėra farat e racat, qė banojnė a psonisin nė
avenynė tonė.
Pastaj nėpėr aveny lėvizin dhe nikaraguanėt vetė:
gjashtė leshzinj trupvegjėl, mbi njė makinė tė hapur me altoparlantė mė
tė mėdhenj se tė Gjokės. Ata duken sikur ushqejnė me kėngė latine jo
vetėm ne, por tėrė Amerikėn me Kanadanė bashkė:
Oh Seleste de mi vida, oh Seleste de mi amor!
Pa
qėllon qė Gjoka me xhip ngjitet dhe nikaraguanėt me makinė tė hapur
zbresin. Kėmbehen makinat, pėrzihen kitarat me ēiftelitė: duket sikur
shqiptarit tė kėngės, i ka shkuar mendja pėr t’u fejuarė me Selesten.
Kitarat harbojnė pėr hesap tjetėr:
Ulqinake de mi vida, oh ulqinake de mi amor
Njė
ditė tė dy makinat qė mbushin me muzikė Norvudin, u pėrpoqnė me
tėrsėllėmė. Njerėzit u mblodhnė nga tė dy anėt e rrugės dhe u bėnė gati
tė shijonin zėnkėn. Po policia erdhi mė parė. Oficeri i dha urdhėr tė
ndalonin kėngėt. As Gjoka as nikaraguanėt nuk i trembeshin dėnimit. Mė
zor kishin tė ndalonin kėngėt. Policėt po e vinin re, qė secili priste
shokun ta mbyllte mė parė. Ata tė Nikaraguas nuku guxuanė ta vonojnė mė
tej dhe u dorėzuanė. Tani dėgjohej e vetme kėnga shqipe, qė ish nė
mbarim dhe Gjoka e la tė mbaronte. Tėrė e vunė re krenarinė e
shqiptarit. Ca patriotė tė tij, qė po sodisnin makinat e bėra helaq,
trokitnė duart.
- Tė lumtė, Gjokė! – thirrėn nė kor.
Oficeri u tha shoferėve tė shkėmbenin sigurimet dhe i provoi pėr alkol.
Gjoka doli i pastėr, por kish faj nė tė pėrpjekur, kėshtu qė e qau patentėn.
Tashi Gjoka ėshtė shtėrnguarė tė mė lutet mua ta shpie nė Nju Xhersi nė tė djelat e shoqatės!
Restorantin
e Cinit e gjetmė plot. Kamarjerėt meksikanė po afronin njė tryezė me
rrota, qė mbante sipėr njė ēyrek tė madh buke, rrethuarė nga gjashtė
kupa me kripė.
- Bujrum! - thėrriste i zoti i shtėpisė. – Bukė e kripė e zemėr!
Mėrgimi na la dhe shkoi andej nga vėrtiteshin nė hell qėngjat qė piqeshin.
I
veshur ashtu kuqezi mua sepse mė dukej se ai qerrata, i pėrdor ngjyrat
si fletėhyrje, ngaqė aty i pėlqejnė mė shumė mezetė e Cinit. Me njė
llaf, ėshtė mė shumė pijanec se patriot. Ai porosit raki nga ajo mė e
mira, qė Kristo Cini e ka me bollėk. Restoranti i ka ca tė shtrenjta
ēmimet, por ama, nuk ke ku t’i dėgjosh tjetėr, fjalėt e ėmbla qė thuhen
aty.
Aty, bre, shpallen ca zbulime, qė t’i ngrenė njerzve
mornicat. Mbi lėkurė po e po, por edhe mbi kėmishė, ore! Njerėzit
ēapėlejnė sytė e habiten, se si shkencėtarėt nė Shqipėri nuku i bėjnė
dot zbulimet e kėsaj shoqate. Nuk e kuptojnė se kėto bėhen vetėm kur je
larg atdheut. Po ishe atje, s’i bėn dot. Mbase ėshtė malli, ai qė i
bėn! Po t’u a vesh nė dyshim e tė pyesėsh a janė tė vėrteta, tė thonė:
- Le tė dalė njeri e tė na i kundėrshtojė!
Njeri nuku del! Ama, tė jenė tė vėrteta, tė falenderosh njė mijė herė Zotin,

ke lindur shqiptar, ja, mos i kem tėrė! Nė ato biseda mėson historira,
qė bota lufton tė na i fshehė. Aty flitet pėr Aleksandrin tonė tė Madh,
pėr Pirron e legjendave tona, pėr perandorėt qė i kemi dhėnė Romės,
kryeministrat qė i rrėfyen udhėn Turqisė, pėr kokat qė po i japim
Evropės. Aty ėshtė thėnė qė gjysma e gardės sė Napoleonit, bėhej nga
shqiptarė, qė u bėnė gjeneralė, u kthyenė nė francezė e u humbi fara!
E
ē’nuku nxjerr e vėrteton malli! Vetėm atje nė Nju Xhersi zbulohen kėto.
Nė restorantin e Cinit ėshtė vėrtetuarė, se shqipja ėshtė gjuha mė e
pasur nė botė, mė e vjedhura, mė e vjetra: aty ėshtė arritur tė thuhet,
se ajo ėshtė gjuha qė folėn sefte majmunėt e lashtė, sapo nisnė t’i
ngrenė nga toka putrat e para dhe t’i quajnė duar. E thamė: largėsia
lot rol tė madh nė kėto zbulime! Ja edhe tashi qė i tregoj kėto,
mornicat, varda!
Qerrata i madh Cini, se me mornicat qė na ngre
shoqata, ai po ngre ujėt pėrpjetė! Nė restorantin e tij shiten ēadra tė
kuqe me shqiponja, sandalle me rripa kuqezi, kravata me shqiponjėn
pėrmbi lidhkė e ēakmakė kuqezinj. Vetė Kristoja ėshtė nga jugu, po rri
tėrė ditėn i veshur me brekushe dhe qeleshe tė veriut. Pėrmbi restorant
po ngre njė hotel me dhjetė kate. Tė merr me zor lart nė ato hapėsira
betoni, ku tė grin era e tė tregon, se qė tani ua ka vėnė emrat dhomave.
- Ja, -thotė, kėtė do ta quaj, Oda e Skėndėrbeut. Kjo, qė sheh nga deti
ėshtė Oda e Mbretėreshės Teuta, kjo e Ali Pashait, kjo tjetra e Lek Dukagjinit…
Pastaj
tė rrėfen nė vesh, se do ta lerė listėn figurave tė shquara gjer te
viti 1912. Kėta tė mė vonėt mund t’i prishin punė. Edhe ēmimet nuk do
t’i verė njėlloj. Se tjetėr ėshtė, bre, tė kalosh njė natė nė Odėn e
Ismail Bej Vlorės e tjetėr nė atė tė Karamahmutit!
Unė i pata
rralluar vajtjet nė restorantin e Cinit, kur u tha qė nuku do
pranoheshim nė shoqatė, po qe se nuk bėnim tatuazh njė shqiponjė me dy
koka, nė dėrrasė tė gjoksit. T’ėmėn! U vura nė udhėkryq. E dua
Shqipėrinė, bre, jam krenar qė jam shqiptar, por tatuazhin e kam zėt.
Nuk e duroj dot. Ca rendėn me vrap dhe i bėnė shqiponjat, por e gjitha
pastaj u ndėrpre, se kryetari i shoqatės “Shqiptarėt e Vėrtetė”, Asimi,
vdiq, ja tamam, pe tatuazhit. Te njėra kokė e shqiponjės, lėkura iu
mahis, i hipi zjarri e vdiq nė dyzetetė orė. U fol se, ja mbi bojėn, ja
mbi gjilpėrėn, qe shtrirė dora e ligė. Kristo Cini thotė qė qe vepėr e
armiqve kombėtarė. Asimit tė gjorė i bėmė varrim madhėshtor dhe e futėm
nė dhe, ashtu, veē me njė kokė shqiponje vizatuarė nė gjoks. Nuk u
arrit tė bėhej koka e dytė. Kjo vdekje u bė shkak, qė tatuazhet u lanė.

Pjesa mė e bukur e tė djelės thirret “dėnojmė grabitjet e lavdisė
shqiptare”. Ato tė marrin mendjen. Po grabitja e dėshmuar atė ditė, na
la pa mend hiē!
Njė plak thinjosh me syze, kish gjetur nėpėr
dokumentet e rrallė tė bibliotekave tė Nju Jorkut, se Amerikėn, e kish
zbuluarė njė anie levorashe me shqiptarė. Ehu, nja tetė vjet para
Kollombit!
Ne nuku merrnim frymė. Asnjėri nuku guxonte tė mbllaēitej.
Thinjoshi
na ngjiti nė mur ca fotografi vizatimesh me ca lėkurėkuq vendas, qė
shohin me habi njė anie me vela. Mbi dėrrasat e faqeve tė anies kish
shkrime, qė i pat prishur uji i kripur i detit, por thinjoshi i
shoqatės “Shqiptarėt e Vėrtetė” i kish forcuarė cazė me kalem dhe ne u
afruamė e pamė shkruar shqip “erė e marė”. Studjuesi thinjosh, na
tregoi se si e kish gjetur vitin e kėtyre vizatimeve. Ai tha se ania
ish po e mbretėreshės sė Spanjės dhe se shqiptarėt paskėshin qenė
piratė tė mesdheut, qė mbretėresha i kish falur e i kish marrė nė
shėrbim tė saj, pasi qenė shumė tė zotė! Mbretėresha paskėsh dėgjuar
pėr ta e kish vajtur t’i vizitonte nė burg. Kur kish dalė nga kaushi i
trimave shqiptarė paskėsh thėnė:
- Hiquani dhe zinxhirėt dhe rojet, se i fyejmė. Kjo racė fisnike ėshtė e besės!
Ata do tė rrinė vetė nė burg, aq sa thotė dėnimi.
Pėr ta nuku kish mė as roja as zinxhirė. Mė pas ajo i paske falur. Si mirėnjohje
detarėt
shqiptarė i kishin premtuarė sovranes spanjolle Amerikėn! Dhe e
zbuluanė. Ehu, shqiptarėt ishin nė tė kthyerė nga Amerika, kur Kollombi
me tė tijtė u nis drejt saj! Bile ishin kėmbyerė rrugės dhe shqiptarėt
i kishin dhėnė Kollombit, duhan qė mė parė nuk e njihte njeri. Dhe i
mėsuan se si pihej. Dhe qė shqiptarėt e Amėrikės sot e pijnė duhanin mė
shumė nga tė gjithė, kėtė lidhje dėshmon.
Pastaj Kollombi e kish
pėrvetėsuarė zbulimin. Italanėt e pabesė vunė tellallėt nė tėrė botėn.
Ne nuk kemi tellallė. Ne kemi vetėm armiq e ata na e mohuan zbulimin.
Tani Amerika nuk ia di pėr nder shqiptarve. Po e vėrteta gollomesh, ish
kjo qė thosh thinjoshi!
Sa mbaroi ai fjalėn, restoranti u tund pe duartrokitjeve.
- Na e mbush edhe njėherė, kėtu! Na sillni tė pimė! – u thėrrisnin nga qefi kamarierve meksikanė.
- Raki, nga ajo e mira! – kėrkonin njerėzit.
- Ah tė gjorėt ne, qė na bien mė qafė! Vuaj moj Shqipėri, se kjo botė qenka e padrejtė!
E njerėzit i pinin kupat me fund dhe i pėrpiqnin mbi tryezė.
Mėrgimi i dėgjonte kėto nga larg, qė nga vendi ku vėrtiteshin qėngjat. U ngrit me gotė nė dorė dhe u afrua.
- Ore zotėrinj! – tha. - Tė tėra kėto janė tė bukura t’i dėgjosh, po a na i
pranojnė shkencėtarėt e botės?
- Po, ama, edhe nuk na i kundėrshtojnė! – ia priti thinjoshi.
- I keni botuarė gjėkundi, juve? – nguli kėmbė Mėrgimi.
- Nuk na i boton njeri!
Mėrgimi ia plasi gazit.
- Atėhere nga ta dijė, botė e gjorė?! Se mos ajo vjen nė kėtė restorant!
Jo vetėm Cinin, po Mėrgimi na ofendoi tė tėrėve. U ndezėn gjakrat.
- Kush e ka sjellė kėtė, more! – Nxirre jashtė, tė shiturin! Pijanec! Yhaaa!
Njė meksikan me shirit kuqezi nė krah, erdhi dhe e qiti Mėrgimin jashtė.
Pasi
dėbuamė Mėrgimin, e mori fjalėn kryetari i shoqatės e tha se
shkencėtarėt nė Shqipėri e kanė gojėn tė zėnė, ose ngaqė nuk janė tė
zotė tė bėjnė kėto zbulime madhore, ose ngaqė paguhen pe tė huajve, qė
tė heshtin. U tremben krenarisė, qė ndez flakė, historia e nderuarė e
shqiptarėve, qė nuku ka faqe, saē ka heronj!
E nė atė zjarr tė
shqiptarizmės e djela u mbyll si pėrherė, me sytė tė lagur, me grykėn e
zėnė pe ngashėrimit e me kėngėn, qė nis Lalua i madh me fizarmonikė. Ai
i rreshton tetė meksikanė para nesh dhe ata kėndojnė tė vetmen kėngė,
qė dinė me fjalė tė kulluara shqipe:
Po pyet bota pėr Shqiprinė,
Sa tė madhe e ka ushtrinė…
E
di, bre, qė i ka vajtur mirė nė mend, qenit, Lalos! Me meksikanė shkon
mė mirė kėnga! Meqė janė tė huaj, duket sikur, vėrtet, bota i trembet
ushtrisė sė famshme tė shqiptarve! E pyet: sa e madhe ėshtė? Demek, sa
batalona ka? T’ėmėn, artisti qė ėshtė artist, e tregon veten bre, edhe
nė njė restorant tė Nju Xhersit!
Hapej atė ditė, sikur do ēahej
fizarmonika. Ne u vinim pas meksikanėve, dyke pritur, qė Lalua ta
pėrsėriste, siē e kish bėrė gjithnjė atė shfaqjen e mjeshtėrisė: nė
pjesėn e dytė tė kėsaj kėngės “sa tė madhe e ka ushtėrinė”, njė ndihmės
ia lidh Lalos sytė me njė shirit kuqezi dhe ai i bie veglės qorrazi, po
aq mirė, sa edhe mė parė, me sy tė hapur. Ne, varda brohorimat! Pastaj
njė ndihmės tjetėr, i hedh pėrmbi tastjerėn e fisarmonikės njė flamur
tė trashė tė Shqipėrisė. Ia mbulon me flamur tė tėra notat, tė zeskat
dhe tė bardhkat, por ai, Lalua i famshmė, vazhdon t’i bjerė pėrmbi
flamur! E po, kėtu, nė kėtė pikė tė sė djelės, edhe dru tė jesh, do tė
tė shpėtojnė lotėt.
Mėrgimi na priste te makina. Gjoka i ka zėt
ata qė pinė e nuk i foli hiē, por u ul nė sedilen pėrpara, pėr tė
pėrgatitur kasetat me kėngėt e trimėrisė.
Sa kaluamė tunelin e
Linkolnit, sirena e policisė rrugore na hipi pėrmbi melodinė pėrmetare
dhe na ftoi tė hiqemi mėnjanė. Nuku po merrja vesh, ku e kisha shkelur.
Oficeri e la makinėn prapa nesh dhe na erdhi te penxherka.
- Rripin e sigurimit, nuk e keni vėnė. Ėshtė ligj! – tha dyke mė marrė nga
dora patentėn.
Unė rripin tim e kisha ngjeshur. Oficeri e kish fjalėn pėr Gjokėn.
Gjoka filloi tė shfajėsohej me njė anglishte ēalamane. Pastaj e la shpegimin
dhe mė kėrkoi ta pėrktheja.
-
I thuaj zotni oficerit, se unė kam shumė respekt pėr ligjet e kėtij
vendi. Nuk lidhem me rryp, jo pėr rebelizėm. E kam pėr traditė
kombėtare.
Oficeri u tregua i durueshėm.
- Prej nga ėshtė? - mė pyeti.
Ia thashė.
- Pėr cilat tradita e ka fjalėn? – pyeti shumė i interesuarė oficeri.
- I thuaj zotni oficerit, - me tha Gjoka. – se ndėr shekuj askush nuk ka guxue
dhe nuk e ka lidhė dot shqyptarin! Nuk lidhet shqyptari, burra!
- Oho, - i a bėri prapa nesh Mėrgimi gati dyke vajtuarė.
Ia pėrktheva oficerit. ashtu, siē isha vetė i lidhur, edhe pse shqiptar safi.
Zemra
po mė rrihte me tėrsėllėmė, se mos mė pyeste pe nga isha. Po oficeri,
mė mori pėr taksist, qė di shumė gjuhė tė huaja, mes tyre dhe atė tė
Gjokės.
- Pėrktheja zotnisė, - mė tha shumė i mirėsjellė oficeri, dyke nxjerrė
bllokun
e gjobave, – se kėtu kemi njė traditė tjetėr. Ajo mbron udhėtarėt nga
vdekja nė rrugė dhe ky qėllim i mirė ėshtė bėrė ligj. Dhe zbatimi i tij
ėshtė traditė gjithashtu.
I kėrkoi Gjokės njė kartė njoftimi dhe pasi ky ia dha, nisi t’i mbushte fletėn
e gjobės dyke murmuruarė nėpėr dhėmbė: - Kemi dhe traditė qė gjobisim!
-
More ky paska luejtė mendsh! – ia bėri Gjoka dyke u kthyerė pėr ndihmė
nga ne. A ėshtė nė vete, ky zotni? A i a ka tregue ndokush se ē’janė
shqyptarėt! Ky oficer qenka pa kulturė fare! Jena shqyptarė, or ti!
Kėtu nė Amerikė, ka nga e tanė bota. Ata lidhen kollaj e ky thotė, se
po na lidh edhe na!
More, se mė bėhej tė pėrktheja! Kisha dėgjuarė qė Gjoka qe pykė…
- I thuej zotni oficerit, - vazhdonte Gjoka, - le tė gjobisi sa tė dojė! Fjalėn
qė na kanė lėnė tė parėt, mos me u lidhė kurrė nga i hueji, unė do ta kem kryeporosi. Dhe do t’u a le amanet fėmijėve!
- Ohoooo, - u dėgjua Mėrgimi, mė i lodhur se kurrė. – Tė gjorėt fėmijė!
Oficeri
nuk e kėrkoi pėrkthimin, por i dha Gjokės njė gjobė pesėdhjetė
dollarėshe. Miku ynė e mori me atė kėnaqėsi, siē e marrin trimat,
plumbin ballit! Po unė shqeva sytė, kur oficeri paskėsh prerė dyzet
dollarė gjobė edhe pėr mua!
- Kėshtu do t’i shtrėngosh pasagjerėt tė venė rripin! – mė tha dyke mė
nderuarė.
Lamė Gjokėn para shtėpisė sė tij e Mėrgimi ia shkrepi gazit.
- Mos i a verė re, Peēo! Nuk e pe qė ishte i dehur?
Pėr vete Mėrgimi tė mbyste me avuj rakie, por qeshte derri i derrit me kėrkėrimė e nė mes tė tė qeshurave, ia bėnte:
- Nuk ėshtė… lidhur kurrė… shqyptari! Kurrė?!.. Oj, oj…tė lidhur qė e kanė bėrė… shqiptarin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:27 am

Dhjami vjen nga lehtėsitė

T’ėmėn,
bre, sikur tė bėhej e mundur tė gjeje njė peshore qė t’i peshonte tė
tėrė amerikanėt bashkė! E pastaj ta ndaje peshėn, pėr numėr tė
amerikanėve! Jam i bindur qė do na dilte ajo qė them unė: qė mbi kėtė
rruzull, amerikani ėshtė njeriu me peshėn mė tė madhe!
Ngjallmėria
amerikane ėshtė mė e shėmtuara nė botė. Televizionet kėtu, gjysmėn e
ditės japin pėr tė ngrėnė, e gjysmėn tjetėr tė tregojnė si tė ulėsh
peshėn. Fry e ēfry! Kėtė bėjnė tėrė ditėn ata. Mbase dhe e teprojnė, po
tregojnė pėr njėrin, qė hyri brėnda nė njė shtėpi. Hyri pe derės dhe
pas njė muaji prishnė murin, qė ta nxirrnin jashtė! Nė Amerikė viēat
majmen nė tre muaj, peshqit fryhen nė tri javė, vezėt bėhen nė tri
ditė. Domatet mbillen, rrumbullosen e skuqen nėn sytė e atij qė ka
kėrkuar sallatė pe tyre.
Njerėzit qė merren me kujdesin e tė ushqyerit flasin, se kėto prodhime tė kopilosura, trupit tė njeriut i sjellin vetėm dhjamė.
Po
dhjamin mė tė tepėrt e sjellėn lehtėsitė, ore! Del nga porta, hip nė
autobus, apo nė tren tė nėndheshmė; zbret nga treni futesh nė ashensor
e ai tė ngjit nė kat tė trembėdhjetė; aty gjen njė korridor, qė
rrėshqet vetė e tė le mu te der’ e zyrės ku ke punė! Kot kėmbėt, kot qė
janė tė ndara shalėt: hidhu pupthi e vajte nė ato vėnde qė do! Ē’bėhet,
bre, kėshtu?! Valixhen ta merr taksisti, ushqimet t’i mban qerrka pe
alumini, betonin e ngre vinēi. Patatet i ble tė zhveshura e tė bėrė
thelka, qepėt i merr tė grira, mishin e merr tė coptuarė, arrat i ke tė
qėruara. More, vite me rradhė u pėrpoqnė dhe ia arritnė tė na nxjerrin
nėpėr dyqane shalqinj edhe rrush, pa fara hiē! Ngaqė nuk duan tė na
lodhin as tė pėshtyjmė farat, o i pėshtyftė i paudhi!
Pa le po t’i
kėrkosh njeriu njė mundim tė vockėl! I thua djalit “shko o Fatlum e
bėji njė zė motrės te njė shoqka e saj, nė billdingun pėrballė”, ai e
nxjerr cellularė dhe hop, pas dy minutash e ke Irkėn pėrpara syve!
T’ėmėn-o,
ēfarė ka bėrė dembelizmi! Se tėrė kėto shpikje dembelėve ua kemi borxh,
ore! Se ngaqė dembelat pėrtojnė tė lodhin bythėn, vrasin mendjen! E
shpikjet –varda! Tashi nuku do duhen mė as parqet e as lėndinat, pėr tė
vrapuarė. Shiten ca makinka, qė i fut nė dhomė dhe rend mbi to
kilometra tė tėra, pa dalė nga dhoma hiē. Mbi to vrapojnė njerėz, qė nė
mėngjes kanė ngrėnė gjellėt, qė u propozon rekllama dhe pasdite rendin
dhjetėra kilometra tė arrijnė peshėn, qė kishin pa i ngrėnė ato. Jetė
ėshtė kjo-o?!
Cellularėt, qė i kanė shpikur dembelėt qė
dashurojnė, e kanė zhdukur fare atė pėrfytyrimin e ndėnies nėn ballkon,
mandolinatat, apo qoftė edhe atė tė hedhjes sė njė litari nga ana e
ēupės dhe kacavarjes nė tė, nga ana e djalit. I kanė hequr dashurisė
haraēin e mundimit, qė ish aq i bukur! Aq i bukur, saaa… Eh, ish i
bukur dhe i shėndetshmė! Tashi dashnorėt i sheh tė shtrihen si lopėt nė
dhoma tė gjumit a tė pritjes, dhoma, qė janė qindra kilometra larg
njėra-tjetrės, e tė rinjtė treten orė tė tėra me psherėtima, ēuēuritje
e puthje nė vrimkat e cellularėve. E zhurmėn e mbllaēitjes e merr
pėrsipėr ta shpjerė nė vesh tė tjetrit Verajzoni, AT&T, MCI-ja e
tėra kompanitė telefonike qė shfaqen fapefup, si kėpurdhat! E varda
koha, rrjedh lumė, sa pėr t’u fryrė xhepat kompanive.
Njė ditė nė
njė kafene, katėr veta nxorrėn, nė tė njėjtin ēast, tetė cellularė
njėherėsh! Se ka plot qė kanė nga dy. Shoferėt i ngasin makinat me
njėqindenjėzet nė orė e flasin nė cellular. Tashi, qė policia ua ka
vėnė dardhat nė bigė, kanė blerė kufje tė vockėla, si fasulka, qė i
ngjeshin nė vrimė tė veshit, i hedhin pėrmbi llapėt, i ngatėrrojnė
fijet nėpėr leshra, ku s’dallohen hiē edhe e pėrfundojnė fillin nė
xhep, aty ku mbajnė cellularin. Ēupkat, qė u ka trullosur mendjen ajo
qė thamė, i kanė ngjeshur kufjetkat mirė e mirė, ecin nė trotuar,
flasin me dashnorėt dhe duken sikur pėrsėritin mėsimin. Flasin dyke
ecur burrat, flasin dyke ecur gratė, flasin pleqtė e rrjedhur. E tėrė
Amerika flet me vete, pavarėsisht kanė njerzit nė xhep cellularė, apo
jo!
Kėtu kanė qejf tė ta bėjnė shesh me lule, qė tė mendosh, sikur
ti je i zoti pėr tė gjitha! Kurrė njeriu nuk e ka patur pleqėrinė kaq
tė zgjatur. Flasim gjithnjė po tė kesh para, sidomos, ėh! Tė venė
aparat nė zemėr, aparat nė vesh, aparat nė sy… Ta japin veshkėn ta kesh
nė xhep e ta lidhin me dhjetėra tela. Tė japin ilaē tė bėhesh burrė,
kur ti e ke mbyllur atė histori.
Kjo gozhdė e lehtėsisė mu rrėnjos
edhe mė shumė, atė ditė tė shtunė, kur vamė pėr gjah, tė vrisnim
fazanė. Ka Papi njė mikun e tij italan, tė cilit na i kish shkrepur tė
hante mish pe fazani. Papi i kėrkoi lejė italanit, qė tė mė merrnin dhe
mua e kėshtu u bė: unė timonin, ata ēiftet dhe u nismė. Ama, ishte njė
ditė, nga mė tė kėndshmet qė kam kaluarė, sa kam ardhur kėtu.
Italani
ishte shumė i lezetshmė, se na e bėri udhėn tė kėndshme me rrėfimet e
tij pėr indianėt e Amerikės. Biseda mori udhė, ngaqė po kalonim nėpėr
njė si xhungėl, pėrtej tė cilės ishin kasollet e indianėve. Ama, unė u
bėra kaqė nė Amerikė, njė indian nuk e kam parė! Vetėm ē’shohim nėpėr
filma! Udha u bė mė e bukur, kur Papi, qė ka zbritur nė kėtė botė vetėm
pėr tė bėrė pyetje, deshi tė dinte, se kur dhe pe nga kanė ardhur
indianėt e Amerikės, nė Amerikė! Xhani ia tha, qė ata janė amerikanėt e
vėrtetė, po janė si ata zotėt e shtėpisė qė odėn e pritjes e kanė plot
me miq e vetė nuk dalin se janė akoma nė brekė!
Njė udhishte e
bukur, e shtruarė me asfalt tė freskėt, gjarpėronte nėpėr njė pyll, qė
tė mbushte mushkėrinė me erėn e luleve tė lartėsive. Kurrizi i udhės
ngrihej e ulej i vijėzuarė dhe pikėzuarė pėr bukuri. Njė dorė e
kujdesshme i kish vėnė tabellat e shpejtėsisė sė lejuarė e tė
paralajmėrimeve. Me njė llaf, ish nga ato udhė, qė ke qejf ta ngasėsh
veturėn pėrmbi. Mė tė djathtė na doli njė tel shumė i lartė i
ndėrthurur. Kjo ishte shenja se arritmė. Po, ama, mund tė kemi ecur
pėrgjatė telave, nja njėzetė kilometra tė mira, gjer nė hyrje tė
rezervatit. Nuku kishin tė mbaruarė telat-o! Mezi arritmė te zyrat, ku
do regjistroheshim e ku do paguanim pėr t’u futur nė atė pyll gjuetie,
pe afro tetėdhjetė hektarėsh, i tėri i rrethuarė me rrjetė pe teli.
Xhani
mori me vete edhe Papin dhe vanė qė tė regjistronin ēiftet. Kishin bėrė
ca pagesa pėr lejėn e gjahut, pėr shpezėt, ca taksa e bilmemera dhe mė
nė fund erdhėn te unė. Mė thanė t’i bija rrotull njė hangari, se makina
do rimorkionte kafazin, i cili kishte brenda nja njėzet fazanė. E lidha
kafazin pas xhipit dhe hymė thellė nėpėr udhishtet e asfaltuara tė
xhunglės. Xhani bėnte prova se si tė qėllonte gjahun, kur makina ish nė
lėvizje e sipėr. Nisi edhe Papi ta nxjerrė grykėn e ēiftes nga
penxherka, po mė parė bėri ca pyetje nga ato qė nisnin me “lejohet…”
-Lejohet ta zbrazėsh, kur je brenda nė maqinė?
T'ėmėn
e s'ėmės, thashė, dale mo, tė pyes dhe unė! Unė e kisha pėr herė tė
parė. Papi kish qenė dhe herė tė tjera e megjithatė s'tė linte radhė.
- Tė kujt janė kėta fazanė? - pyeta Xhanin.
- Janė tanėt, - tha Xhani. I blemė.
- Nga sa, copėn?
- Njėzetepesė dollarė.
E humba fare. Ndala maqinėn dhe desha t'i zbraz tė tėra pikėpyetjet.
- E ku po i shpjemė ne, fazanėt?!
-
Jepi-o, maqinės, - tha Papi nė njė pe atyre rasteve tė rralla, kur ai
dinte mė shumė se unė. Nuk e kupton, o? Po i shpjemė aty mė thellė qė
t'i vrasim.
T'ėmėn! Mbeta e s'po e mblidhja dot veten. Demek blemė
fazanėt, ata tashi ishin tanėt dhe ne, nė vend t'ia mbathmim nė shtėpi
me fazanė tė gjallė, duhet t'i lėshonim aty dhe pastaj tė mundoheshim
t'i vrisnim. Tė vrarė ata bėheshin prapė tanėt, tė gjallė nuk tė
lejonin t'i nxirrje! Fazani qė shpėtonte, i mbetej gjene atyre tė
rezervatit. Mėėė-nė, gjueti pe lecke!
Xhipi u vu prapė mb'udhė.
- Po mirė o, pse nuk i vramė qė aty te zyrat? - nuku kisha tė ndalur unė.
- Nuku lejohet.
- Po sikur t'i vrasim kėtu, kėshtu siē i kemi, nė kafaz?
-
Dėmtohet kafazi dhe na venė gjobėn, qė i kemi vrarė shpendėt tė
pambrojtura. Kur t'i nxjerrėm nga kafazi e t'i lėshojmė, pastaj janė
rregullat e lojės: ne do pėrpiqemi pėr t'i vrarė, ata do tė pėrpiqen tė
mbeten gjallė. Kjo ėshtė lojė e ndershme.
Hajde, rregulla, hajde!
Hajde, ndershmėri, hajde! Sa bėnim ne kėto muhabete, na kaloi e na
dolli pėrpara njė xhip tjetėr, qė tėrhiqte pas ca lepura, tė blerė pėr
t'u vrarė dhe ata.
- Lepurat kushtojnė mė shumė, apo jo Xhani? - e kish radhėn Papka.
- Kjo s' do mend , - ia bėri Xhani. Po shikoni se mos vrisni ndonjė lepur tė arratisur, tek u vjen pėrballė, nėpėr ferrat tuaja!
- Pseeeee?! - ia bėmė unė e Papka me njė gojė. Nuku lejohet-a? - shtoi mė
shumė Papka.
- Sepse, - shpjegoi Xhani me durim, - nė regjistrat e rezervatit, ne nuku figurojmė qė kemi paguarė pėr lepura.
Ecmė
e ca mė thellė, lėshuam fazanėt dhe nismė gjuetinė e shpifur: pam e
pum! Qėllo Xhani e qėllo Papi! Mora ēiften e Papkės dhe qėllova edhe
unė nja dy herė, po, me dashje, qėllova lart e nuku vrava asnjė fazan.
Xhani vrau disa e tok me Papkėn e shpunė numrin e fazanėve tė vrarė
gjer mė shtatė. Fazanėt e tjerė kishin shpėtuarė. Ata si duket, rrinin
pa lėvizur hiē, na pėrgjonin fshehur nėpėr shkurret e pritnė ashtu,
gjersa thyemė qafėn ne. Desha ta pyes Xhanin, se ku mund tė shkohej
gjėkundi, pėr peshk. Po e dija qė do tė mė tregonte ndonjė vend, ku ti
e hedh grepin dhe ca ēunakė tė stėrvitur, vijnė qė poshtė me not nėn
ujė e tė varin njė koce nė majė tė grepit. Kėto janė lehtėsirat! Kėshtu
i kanė ujdisur amerikanėt. Ku kanė kohė amerikanėt, qė ta harxhojnė,
gjersa t'i mbushet mendja peshkut tė vijė e tė provojė majėn e grepit!
Hajde,
ē'qejf do bėjmė kėtu nė Amerikė, o t'u mbylltė e mendjes! Hajde, dhjamė
qė do tė vemė, hajde! T'’ėmėn, kėsaj i thonė jetė, oreee!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:27 am

Gruaja me njė tjetėr, as kėtu nuk shihet me sy tė mirė

Papi
desh edhe tre muaj qė tė merrte dokumentet amerikanė, i favorizuarė nga
gruaja e tij Roza, e cila qe bėrė me kohė qytetare amerikane, kur kėtė,
amerikankėn, ay na e zuri nė krevat me mikun e tij, Xhanin.
T’ėmėn e
s’ėmės, kur nuk u gjend rehat pėr tė gjorin njeri! Sa thua se u mbyll
njė plagė, vuuu, hapet njė tjetėr e nis tė rrjedhė!… Tė tėra mund t’i
kish menduarė Papka i gjorė! Pabesinė e italanit, kurrė! Xhani ish mik
i shtėpisė, bre: hante e pinte me ēiftin e ri. Papi zinte be pėr kokė
tė Xhanit dhe nuk e hiqte pe goje kurrė: “Xhani tha kėshtu! Xhani e
shpegovi kėshtu! Xhani thotė, kjo ėshtė pėr gjyq! Xhani na dėrgovi te
noteri. Xhani thotė qė nė zgjedhjet qė vinė, do kemi president Bushnė”.

Gjer tashi, Xhani ish penxherka qė pe nga Papi vėshtronte Amerikėn!
Tashi penxherka, u ndot, u dhje: Papi gjeti Xhanin me Rozėn, tė dy
gollomesh, nė krevat tė tij!
Ngrinė qė tė tre. Asnjėri pe tė treve nuku e desh veten!
Xhani
kėrceu mėnjanė dhe buzėqeshi nė pritkė, tamam sikur i kish mbushur
Papit ndonjė formular, nga ata tė letrave tė emigracionit dhe tashi
priste mendimin e tij. Roza, dyke kėrkuarė njė ēarēaf andej matanė
krevatit, ngriti prapanicėn e bardhė, zuri me dy gishtrinj mbulesėn dhe
e hodhi sipėr vetes, sikur i vinte zor vetėm nga i shoqi.
E kishin mbetur ashtu, tė ngrirė, sikur tė ishin nė njė film, qė nuku rrotullohej mė. Vetėm Roza prishi heshtkėn:
- Hė Papi, u ktheve?
Dhe e tha si atėhere, kur do ta vazhdonte me “do tė hash tashi, apo pasi tė lahesh?”
Papi
rrėmbeu stapin e gjatė pe metali, qė mbante njė abazhur nė majė. E theu
abazhurin dhe ngriti stapin. Mė vonė mė thosh, qė nuku kish ditur cilin
tė godiste mė parė. Por nuku kish mbetur shumė pėr tė zgjedhur, se Roza
kish vrapuarė e qe mbyllur nė banjė dhe i kish vėnė derės kyēin prapa.
Burri kish mbetur me stapin e gjatė pe metali nė dorė dhe me jaranin e gruas, qė dridhej ashtu siē qe, siē e pat bėrė nėna.
- A e di se ēfarė tė bėj, mor maskara? - e kish pyetur Papi.
-
E kuptoj, - kish pranuarė miku i gjerahershmė i shtėpisė, dyke vėnė
duartė mbi atė vėndin ku bashkohen tė dy shalėt, si pėr tė treguarė pa
dashka, se ku e kish hak hurin e abazhurit. – E kam shkelur. Nuku do ta
shkel mė. Premtoj.
Papka ndjeu qė tani po i hipte gjaku nė kokė.
- Ti, mor qen, nuk do ta shkelėsh mė, jo sepse premton, por sepse nuku do dalėsh i gjallė pe kėtej!
Roza, kushurira e gruas time, qante e lutej qė nga nevojtorja.
- Papi, o i dashuri im, tregoje shpirtin tėnd tė madh, siē e ke treguarė gjithnjė! T’u bėfsha unė!
Frika
e Xhanit sikur ia shtonte guximin Papit. E la atė dudukun e madh tė
abazhurit dhe u sul nė kuzhinė, tė zgjidhte njė thikė. Italani e ndoqi
ashtu lakuriq-lakuriq, se frika pėr jetėn qe mė e madhe se turpi.
Shkonte prapa Papkės qė kontrollonte sirtarėt e tashi dukeshin sikur po
e zgjidhnin tė dy bashkė atė thikėn, qė do vinte nderin nė vend. Tė dy
hynė nė kuzhinė, tė dy u futnė nė dhomėn e ngrėnies. Njėri i veshur pėr
punė e tjetri lakuriq! Xhani mundohej ta sillte Papin me kėmbė pėrdhe.
- Papo, ēfarė kėrkon tė bėsh? I marrė!
-
Do tė tė vras ty. Edhe atė bushtrėn atje, nė hale! E kupton? Mė ke
prekur nderin! Mė ke vėnė brirė! Kupton? Brirė! Ē’m’i zgurdullon sytė
ashtu?! Nuk e kupton fjalėn “brirė”?!
Dhe me njė thikė tė madhe nė dorė, Papi i qe afruarė nevojtores.
- Hė moj ti, bushtėr e qenit, si u thonė anglisht brirėve?
Roza nuk e dinte.
- Mė sill ca fjalorin, - i tha ajo dyke qarė.
- Unė i q.. tėmėn! E vras pa ia pėrkthyerė brirėt nė anglisht, kėtij maskarait!
Dashke ti, tė tė sjell fjalorin nė nevojtore!
Xhani
e kish mbledhur veten, se nė fillim qe trembur pa masė vėrtet. E
kuptonte qė kish bėrė faj tė madh, por Papkėn e kish mik tė arsyeshmė.
Me tė mund tė merrej vesh. Ashtu gollomesh, u ul nė cep tė krevatit,
hodhi kėmbėn leshatore, mbi kėmbėn tjetėr leshatore dhe u pėrpoq tė
arsyetonte.
- Dėgjo, Papo, dėgjo, - i kish thėnė. Tė jemi njerėz tė
civilizuarė. Jemi nė Amerikė, kėtu! Ėshtė tjetėr botė, kjo! Ka tė tjera
rregulla.
Ai qeni duhej vrarė me tė parėn, po ē’t’i them Papkės unė!
Papkė gomarit! E zure nė krevat? Vraje qenin, mos e lerė tė tė flasė e
tė tė pėrmendė Amerikėn! Papkės po i zure nė gojė rregullat e Amerikės,
i dridhet buza e hap sy e veshė si guak. Edhe nė Amerikė, gruaja
lakuriq me njė tė huaj lakuriq nė krevat, nuku durohet! Tė isha unė,
Xhani nuku lėshonte mė hije mbi kėtė dhč! Kurse ay, mbupi, dėgjoi
Amerikėn, iu ul atij lakuriqit ngjitur e zunė tė merrshin vesh. Ulur nė
krevat: njėri lakuriq, tjetri me hanxhar nė dorė!
- Pa dale njė herė, pėrse kėrkon tė mė vrasėsh?
-
Tė vras se jam shqiptar. Tė zura me time shoqe. Mė ke shkelur nderin.
Dhe qė andej i ulurinte tė shoqes: - Si i thonė nderit, me? Folė,
rrospi e *****!
- Po nuku kuptoj, pėrse tė mė vrasėsh?! – mblidhte supet i pabesi.
-
Tė thashė qė jam shqiptar! Ne, shqiptarve, kur shohim pabesi tė tilla,
na err gjaku sytė, e humbim llogjikėn dhe e vrasim pushtin, qė kemi
zėnė me gruan, - ia shpegonte Papka dyke rahur tehun e thikės me
pėllėmbėn tjetėr.
- Atje nė Shqipėri, po … - pranonte Xhani.
- Dhe nė Amerikė! Nuku shoh asnjė ndryshim. Nė gjaknxehtėsi e sipėr, tė vras! Nderi ėshtė po ai! Kudo!
Po italani ishte mė i zoti dhe e pėrdridhte Papkėn.
-
Sa pėr ta ditur mirė, - i thosh Xhani, - ti nuku mund tė vrasėsh
asnjėrin nga ne. Unė edhe Rozi, e kemi qė tė dy qytetarinė amerikanė.
Ti nuku je bėrė qytetar akoma. Do edhe tre muaj. Ty nuku tė kanė marrė
as shėnjat e gishtave!
Papi u nxeh edhe njė herė dhe uluriti:
-
Ore nuk ka nevojė pėr shėnja gishtash, se unė shkoj e dorėzohem vetė
megjithė kėtė thikėn nė polici e u them: e bėra. I zura… Jam shqiptar.
E vrava. Ja thika! Shqiptari pėr nderin, nuku tė fal! Nuku ka pse tė mė
zbulojnė me anė tė gishtave ata, kur unė jam i tėri para tyre, i
zbuluarė, sa njė derr!
Xhani kish filluarė tė vishte qetėsisht kanatieren.
-
Nuku them pėr ato shėnja! – thosh i pabesi. Them, se shėnjat e gishtave
janė njė nga procedurat pėr t’u bėrė qytetar amerikan. Dhe ti je nė
prag…
Kėtu ia kish zėnė kokėn me derė Papit! Aty e kish pikėn e dobėt, Papi!
- Po mirė, ja nuk jam akoma amerikan! Pse, pa u bėrė amerikan, nuku mė lejohet mua, tė vras njė njeri qė ma ka bėrė borxh?!
Dhe e pyeste Xhanin, siē e pat pyetur pe vitesh tė shkuara, pėr punė ligjesh e formularėsh.
- Mund tė vrasėsh, sigurisht, por vra njė shqiptar tjetėr, jo mua! Ose vra njė, qė nuk ėshtė amerikan!
- Jo more! Demek, amerikanėt janė me yll nė ballė!
- Jemi nė Amerikė kėtu! Tė lutem, m’i zgjat pak brekėt, se mė paskan rėnė aty, poshtė krevatit.
Papi,
hajvani, i qe bindur. Kushuri e kam, po ėshtė hajvan, i ziu! Kėtej i
jepte brekėt, kėtej i ulurinte: “Jo kjo nuk ėshtė e drejtė. Jo juve,
amerikanėt, jeni tė poshtėr! Jo mė mirė shqiptar me nder tė vėnė nė
vend, se sa qytetar amerikan i bėrė pa nder! Ju kam dhjerė mu nė shėnja
tė gishtave!” Po ama tė tėra vetėm me tė uluritur. Ajo thika tani e
pengonte dhe e kish flakur nė guzhinė. Krisma e kish llahtarisur gruan.
- Auuu! - ia kish bėrė ajo qė nga nevojtorja.
- E ēfarė zgjidhje mbeti tani pėr mua? - filloi tė kėshillohej, siē qe kėshilluarė tėrė jetėn me Xhanin, Papi.
- Gjyq.
-
Ja, kėto gjyqet i kam frikė unė! - qe ankuarė dyke qarė Papi. Dhe e
ndiqte Xhanin, qė po kėrkonte kėpucėt, tamam si pak mė parė, kur tė dy
vėshtronin pėr njė thikė. Unė nuku di tė mbush as padinė!
- Padinė
ta mbush unė, - i pat premtuarė me dorė nė zemėr, Xhani. Gjithmonė,
kėto punė, unė t’i kam bėrė. Pėrse befas, na qahesh tashi?!
- E po… padia tashi, ėshtė kundėr teje vetė!
-
Kjo nuk do tė thotė gjė. Tė jap fjalėn e nderit, qė do tė ta mbush pa
hile. Dhe me siguri do tė fitosh. Ti na zure me presh nė duar! Provat
janė tė pakundėrshtueshme. Nuku kemi nga ta lėvizim bythėn, as unė as
Rozi! E kupton se ē’avantazh ke kundėr nesh, apo jo?!
Papit, si dede
qė ėshtė, kjo i qe dukur fitore. I kish rregulluarė Xhanit rripin prapa
pardesysė, se i varej keq dhe e kish pėrcjellė jashtė.
- Ēiao, Rozi! - kish pėrshėndetur tė zonjėn e shtėpisė, italani.
- Ēiao, Xhani! Baj, baj! - i qe pėrgjigjur ajo, qė brėnda halesė.
Kur qe kthyerė, Papi i qe zbrazur tė shoqes.
- Dil qė andej tashi, moj zuskė e qenit! Se ti nė thikė do pėrfundosh, pa njė pa dy!
Dhe e kish llahtarisur gruanė, dyke thyerė xhamin e kristaltė tė banjos. Njė inat desh ta nxirrte, gjatovili!
-
O Peēo, or byrazer! - ma shpegonte mua, shkakun qė qe treguarė aq i
butė. E them hapur unė: pe ligjeve trembem, si pe tė madhit Zot!
Sidomos ligjet qė nuk i njoh, mė kallin datėn. Pa.. ėhė! Ia kisha bėrė
Xhanit atė, italankėn! Ama, t’i kam zėnė, or byrazer, nė krevat,
saaaapo ishin xhveshur! Mė desh Zoti, Peēo, arrita me kohė!... Nuku qe
bėrė asnjė dėm!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:28 am

Nga Atlantiku nė Pacifik, me njė Ford tė vjetėr


udhėtosh me njė veturė ligavece, pe bregut tė Atllantikut nė atė tė
Pacifikut matanė, pa ditur as edhe njėzė frazė anglishte tė pakėputur,
vetėm Zikja mund ta bėjė! Vetėm njė shqipo si ai, qė ėshtė, o shumė i
mbarė, o shumė i marrė!
Mezi ia pata mėsuarė tė ngiste veturėn. Mezi
ia patnė dhėnė lejėn tė merrte nė dorė timonin, nė provim tė shtatė,
ngaqė nė provimin e parė pėr patentė, i pat thyerė fenerėt makinės tė
policisė rrugore qė kish sjellė nja dy oficera, qė do tė vėzhgonin
provimin!
Ama, me tė marrė patentėn, kish blerė pėr tetėqind dollarė
njė Ford tė tetėdhjetedyshit, qė nuku shihej me sy! Ish kaqė e varfėr
dhe e rrjepur vetura, sa i zoti i ri, sikurse dhe ay i vjetri, nuku e
kyēte kurrė. Hajdutėve tė veturave u therrnin sytė, sa herė u dilte
pėrpara Fordi i Zikes dhe ndėrronin drejtim, siē ndėrrohet udhė, kur tė
del macja e zezė!
Zikja kish zgjedhur njė targė nga ato qė paguhen
kripur, nga qė shkruan nė to ē’tė do zemra. Do tė shkruash “pirdhu”?
Ashtu ta stampojnė e ta japin targėn! Do qė tė shkruash “Na,
prapanicėn” qė shoferėt e tjerė tė ta lexojnė kur t’i parakalosh? Po
ama do tė ta kuptojnė vetėm shqiptarėt! Shkruaje, se amerikanėt nuku
zemėrohen, se s’ta dinė gjuhėn.
Kurse Zikja e kish bėrė targėn
shprehje dashurie: e kish mbushur atė me njė thes me gėrma: MILKA BR
1991, pe tė cilave, pesė tė parat bėnin emrin e sė shoqes, dy tė
tjerat, kujtonin Beratin dhe numrat nė bisht, shėnonin vitin e
martesės.
Brenda, makinės i punonin tė tėrė matėsat, veē atij tė
shpejtėsisė, qė pat fiksuarė vetėm miljet qė pat shkelur. Shifra kish
mbetur aty tek 250 mijėt. Veē nuku dihej, se kur kish pushuarė sė
numėruari, nė cilin vit dhe nėn cilin president.
Nė Amerikė
gjendet njė kompani e madhe qė shėnohet me tri “A” tė mėdha. Kjo
“AAA”-ja tė bėn anėtar tė sajin me pesėdhjetė dollarė dhe ka pėr borxh
tė tė gjėndet pranė, sa herė mbetesh nė rrugė. Vjen e ta ngre makinėn
me vinē e ta dorėzon nė rregull, sa herė t’i telefonosh. Zikja u bė
menjėherė anėtar dhe numėrin e telefonit tė asaj kompanie e thotė nė
gjumė e sipėr mbi tri herė nė natė, meqė ka raste qė e thėrret pėr
ndihmė tri herė nė ditė! Kompania “AAA” ka fitime tė mėdha, sepse
mbulon tėrė Shtetet e Bashkuara dhe ka ajo ca anėtarė, qė vdesin pa e
thirrur asnjėherė. Llogaritė asaj filluan t’i prishen, qė kur iu abonua
Zikja.
Zikja e thėrret kompaninė “AAA” edhe kur i bie goma. E ata
tė gjorėt janė tė detyruarė tė vijnė. I thėrret t’ia sjellin Fordin nga
supermarketi, nga kinemaja, nga klinika e t’ia plasin nė trotuar, para
billdingut, ku e le tė kalojė natėn, ngaqė s’i gjen dot njė strehim. Ka
njerėz qė kanė pare vinēat e “AAA”-sė tė vinė t’ia lėvizin makinėn
Zikes dhe nga trotuari qė ka patur orar pastrimi, pėr t’ia shpėnė nė
trotuarin karshi.
Ja, me kėtė palo Ford, pa vajtur akoma asnjėherė
nė aeroport, rruga e parė e largėt qė mori pėrsipėr tė bėjė Zikja,
ishte tė ēante Amerikėn tejpėrtej, nga Atllantiku nė Pacifik. Qė kur qe
ndarė nga i kushuriri Nikollaqi, kish mbetur pa punė e pa mbėshtetje. I
qe larguar kushos dhe desh t’i rrinte larg sa mė tej.
- Mė pret njė shok nė San Diego, - pėrsėriste. Ka nė San Diego tė Kalifornisė punė edhe pėr qorra, mė thanė.
More de! Jo, do vete! More na, se do tė bėhesh loloja i gazetave! Jo, do vete! E
po, prapa diellit! Nė tė sat’ėme vafsh! Akoma kėtu ti,o?!
Njė
tė vėnė, i biri i botės, valixhet palė nė bagazh, njė tė marrė e
ngjeshur nė sedilen pas, fustanėt e sė shoqes, nja pesė jastėkė me
pupla dhe nja dy velenxe me thekė Tepelene; njė tė marrė Milkėn, qė pat
veshur njė rrobė kuq e zi, sikur do ngjiste Everestin nė emėr tė
Shqipėrisė; njė t’i plasur asaj mbi gjunjė njė derro Atllas tė
Amerikės; njė tė ndezur radion, nga e cila nuku kuptonte njė fjalė, as
ai e as e shoqja; njė tė futur nė folezė njė kasetė, qė kish vetėm
kėngėn “Psherėtita, dolli flakė” e u nis.
U nis oreeee! Kur mos i kem tėrė! “AAA”- ja qe ngritur nė tėrė Amerikėn nė gadishmėri numėr njė!
Zikja
kish mbushur xhepet me monedha njėzetepesė centėshe, qė tė mė merrte
mua nė telefon e ta ndihmoja, po tė duhej tė flisja si ndėrmjetės me
ndonjė amerikan gjatė rrugės. Dhe u bė erė.
Sapo Zikja kaloi tunelin
e Linkolnit, ai ndaloi nė njė benzinatė e mė bėri telefonatėn e parė.
Mua mė dolli mbi ekran tė telefonit prefiksi 201 dhe unė njoha shtetin
e Nju Xhersit, pa ma thėnė ai.
- Gjer kėtu, mirė! – tha. Gjysmėora e parė, premton.
Prit, prit, thashė me vete, do tė ta shoh bythkėn mė vonė. Janė tetė ditė rrugė pėr tė bėrė!
-
Ecim si breshka, bre! Kėshtu, unė i bie ta zė Kaliforninė vitin qė
vjen! Sa kilometra i bie po ta ngasėsh me dyqindenėntėdhjetepesė milje
nė orė? Le qė ky Fordi im nuk i nxjerr dot aqė!…
- Do tė tė zerė policia, hajvan! Ē’punė ke me dyqindenėnėtėdhjetepesėn ti?
- Aqė thonė tabellat pėr shpejtėsinė kėtej!
- Nuk tregojnė shpejtėsinė ato tabella, ore! Tregojnė numrin e autostradės.
- Ē’thua, mo! Mirė qė nuku e provova. Do isha pėrmbysur.
Kish kaluar Nju Xhersin e tė nesėrmen nuku mė harroi, po ma bėri thirrjen qė pe njė vendi diku andej nga Virxhinia.
- Alo?! Sapo u zgjuamė me Milkėn, nė njė motel shumė tė mirė. Tashi do vazhdojmė rrugėn.
- Mbarė e paēi, - ia kėtheva.
- Mos harroni tė na bėni njė vizitė nė Kaliforni, Peēkė!
- Pse jo?! – thashė. Po arritėt dot tė vini ndonjėherė gjer atje, nuku ju lemė pa vizituarė!
Njė ditė mė pas, mė telefonoi gjene prapė.
- Asnjė problem gjer tashi, - mė tha.
-
Po ē’problem do mė shumė ti, mor gomar i *****! – i ulėrita. Ti je
kthyerė gjene nė Nju Xhersi! Prefiksi i Nju Xhersit, mė dolli tashi nė
ekran tė cellularit!
Zikes sikur i ra pika.
- Vėrtet, thua?!!! Po
kėtu autostradat dhe anėt qė i kufizojnė, bėhen tėra njėlloj, o u
bėfsha tėmat! – ia bėri ay. Do jem ngatėrruarė kur dola nga ajo
benzinata e nė vend qė tė merrja perėndim, mora gjene lindje! Ama po
thoshja unė: ēne, djelli, qė mua gjer tashi mė binte prapa qafės, nisi
tė mė bjerė nė sy! Ikė mo, se nuk do ta le pa blerė njė busullė. Si i
thonė busullės, o?
Dhe me njė topkė busulle e me hartat e Shteteve
tė Bashkuara nė prehėr tė Milkės, Zikja nisi tė lundronte nė hapėsirėn
e gjėrė, nė fund tė sė cilės San Diegoja s’e kish hiē nė defter kėtė
shqiptar kokėshkėmb.
Kaloi ai, pyje e shkretėtira, kapėrceu ura, lumenj e thatėsira, sa nuku pat parė nė tėrė jetėn e tij!

merrte ndonjėherė nė telefon, ky Kristofor Kollombi i San Diegos e mė
tregonte qė kėnga “Psherėtita, dolli flakė”, pas shtatė ditėsh u qe
mėrzitur e pas kėsaj radion e kishin mbyllur fare. Pa le qė edhe hapur
ta mbanin, as qė do i kishin kuptuarė lajmet, qė udhėzonin se pėr dy
ditė, nuku duhej tė dilte makinė nė rrugė, se pritej njė uragan, nga
ata qė kur shfryjnė, palosin katrash fshatrat e qytetet amerikanė, qė
gjejnė pėrpara. Ama, nuku shihte makinė atė mėngjes Zikja, as me sy e
as nga pasqyrkat. I dukej sikur ajo autostradė qe, e tėra, e minuarė
dhe ja-ja, do hidhej nė erė! Zikja shtėrngonte timonin, Milka bėnte
buzkat me tė kuq e Fordi i vjetėr hungėrronte mbi xhade, nėn njė qiell
tė nxirė pus. Xhan-xhin, njeri pėrreth! Atyre u dukej sikur Amerika qe
boshatisur e tėra, amerikanėt ia kishin mbathur me soj e sorrollop dhe
ua kishin lėnė dorėzim kontinentin, Zikes e tė shoqes! Patėn bėrė
mėnjanė nė njė benzinatė dhe u pat ardhur zemra nė vend, kur kishin
parė shitėsin tė zgjohej nga gjumi e t’u shėrbente dyke u thėnė ca
fjalė, qė as burri as gruaja nuku i kuptuanė. Nė fund kur kishin ikur,
ai shitėsi paskėsh zgjuarė dhe dy shokė tė tjerė, qė kishin shfaqur
sytė e ēakarritur prapa xhamave. Ata kishin ndjekur me lebeti Fordin,
gjer sa xbriti udhishten e u fut gjene nė autostradė, me hundė drejt
Kalifornisė.
Pika qė s’u bie, sikur nuku kanė parė femėr kėtyre
viseve! – ia kish bėrė Milka dyke nxjerrė pasqyrkėn e saj pėr tė
shpjeguarė se ēfarė ishin ato vėshtrimet me sy tė shqyer tė
amerikanėve, qė nuku guxonin tė dilnin pėrjashta.
Pas kėsaj pat
filluarė dasma, uragani qė pritej. Njė erė e marrė ua kish ngritur njė
herė maqinėn nga njė krah, pastaj ua kish mbėrthyerė mu nė mes tė
autostradės, kur u kish plasur kryq mu te parakolpi trupat e dy palmave
tė mėdha. Milka pat ulėritur si e lojtur, kurse Zikja pat mallkuarė
ditėn qė patėn marrė vizat amerikane.
Beratasi i gjorė rrėfente, se
si u kish rėnė pėrsipėr njė qilim i lagur qė era e tėrbuarė e pat
rrėmbyer me frymėn e saj nga ndonjė shtėpi e rrafshuarė. Qilimi u kish
zėnė tė tėra xhamat dhe qė nga ay ēast, i ziu burrė, shikonte vetėm
sytė e ēapluarė tė gruas.
Se sa kish zgjatur kjo katrahurė, asnjėri
pe tyre nuk e mbante mend. Njeriu u mėsuake me llahtarėn. Kjo kishte
qenė pėr ta nata mė e gjatė amerikane, se rrėshqitjet e dheut kishin
sjellė njė baltė tė hollė rreth e qark Fordit tė Zikes dhe niveli i saj
qe ngritur mbi ēati tė makinės.
Ditėn e tretė i pat nxjerrė nga
balta njė vinē i policisė rrugore. Ata kishin hapur dyertė dhe kishin
gjetur ēiftin tonė nė njė gjėndje, qė nuku e imagjinonin dot: gruaja
bėnte buzėt me tė kuq, kurse burri pat ulur volumin e njė kėnge tė
panjohur beratase dhe u kish thėnė atyre tė ndihmės sė shpejtė:
- No inglish!
Ishin
habitur Zikja me Milkėn, se si qenė mbledhur aty menjėherė njė ushtėri
e tėrė gazetarėsh, kamera tė televizionit, me vinēierė tė “AAA”-sė dhe
pėrfaqėsuesa tė prodhimit tė Fordit. Gazetarėt rriheshin me grushte,
kush e kush t’i afrohej atij Fordit tė vogėl, me ngjyrė tė zezė.
Mua mė ra telefoni, sapo Zikja u kish zgjatur policėve numėrin tim tė cellularit.
I
pėrktheva tė tėra, ē’u thosh Zikja: qė kish ardhur me rrugė legale, qė
nuku gjente dot punė nė Nju Jork dhe i kishin premtuarė nė San Diego,
qė Fordin e kish tė blerė nga njė qė do ta hidhte dhe nga gjėrat e
makinės, tė prodhuar pas tetėdhjetedyshit, kish vetėm patentėn.
Zhurma
qė dėgjoja nė cellular, po bėhej gjithnjė edhe mė e madhe. Zikja, ja ai
teleshmeni, qė mezi kish marrė patentėn dhe kish nisur tėrė atė rrugė,
si i lojtur qė ish, si pa dashur, qe bėrė i famshmė. Tėrė gazetat e
muarė dhe e vunė nė faqe tė parė aventurėn e beratasit, qė psherėtiu sa
psherėtiu, po vėrtet nxorri flakė, ama! Titujt e gazetave tė vrisnin
sytė nga gėrmat e mėdha: COAST TO COAST!, qė do tė thotė “pe bregut nė
breg!” Ky titull u vinte i pari nė mend tėrė gazetarėve, pėr tė
pėrshkruarė odhisenė e atij shqiptarit, i cili pėr tė gjetur punė, ēau
Amerikėn mes pėr mes.
“AAA”-ja e bėri Ziken anėtar nderi tė
pėrjetshmė, pa pagesė. Nė makinėn e vjetėr, qė tregonte veē ato 250
mijė miljet e para, megjithė baltėn qė e kish mbuluarė, nuku pat hyrė
as njė currilkė uji dhe motori u ndez me tė shkrepurėn e parė. Nuku
kish rekllamė mė tė mirė pėr Fordin dhe firma e shfrytėzoi! Qendra e
prodhimit i dhuroi Zikes njė veturė tė re, akull dhe - ajo mė e madhja
- bordi drejtues i kompanisė vendosi tė financonte njė film mbi kėtė
ngjarje, pėr njė emigrant qė ēan Amerikėn me njė Ford tė vjetėr. Zikja
u kish kėrkuarė tė luanin nė film, tok me Milkėn rolet e tyre, por ata
u kishin thėnė qė nuku bėnin pėr kėtė punė. Demek, ju e bėtė kėtė punė,
po ajo aventurė tashi u ka lezet artistėve tė Kalifornisė, Tom Hanksit
me shokė! Zikja i kish sharė nga nėna ē’mbanin pragjet e Hollivudit, po
sa para bėnte! Ia mbyllėn sqepin me Fordin e ri!
Edhe Milka nuku
mbeti duarbosh. Njė firmė e madhe kozmetike i dėrgoi njėmijė kalema
buzėsh dhe i premtoi, qė cilido tė qe prodhim i parė i firmės, do
kalonte menjėherė falas mbi tryezat e nuses pe Berati.
Po hė bre,
nuku tė vjen tė pėlcaē?! Njė i mėnēur nuku e bėn kurrė punėn qė bėn
budallai! E prandaj tė mėnēurit mbeten trokė. Me njė tė lėvizur tė
bishtit, fati i fali Zikes shtėpi, punė e makinė. E po ēfarė do mė
shumė njė shqiptar normal, qė merr rrugėn e mėrgimit?!
Nuku bien nė
tokė Zikja me Milkėn! Unė e mora nja dy herė nė telefon Ziken, po ai
nuku ma zgjati shumė, se e prisnin kamerat, pėr intervista! E po tė
kesh dy barqe: njė ta ēash e njė ta mbash, se tė duhet! Tani unė nuku i
bie mė numėrit tė tij, se Zikja vajti lart shumė! E kur shokėt e mij
venė lart… Vuaj ca unė, kur mė bėhen shokėt tė famshmė!
Tė fundit herė qė i bėra njė zile, mė kėrkoi ndjesė, se kish njė punė, qė nuku priste.
- E po, Zike, gurė zėnē me dorė, florinj t’u bėfshin! – i thashė dhe po mbyllja telefonin me njė tė sharė nėpėr dhėmbė.
- Ēfarė the ashtu, ēfarė? – nxitoi tė mė pyeste, me njė nuhatje pe qeni. Mė shave, a?
- Po, - ia ktheva. Njė ēiēkė!
- Pa thuaje gjene!
- Nė tė sat’ėme, tė veē!
Dhe ia pėrplasa telefonin me njė inat qė, kur mos i kem tėrė, akoma nuku mė ka dalė!


Tė djelėn e ardhshme do tė lexoni rrėfenjėn “Largėsi qė nuk maten me sy”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:28 am

Largėsi qė nuk maten me sy

Janė
ca kundėrshtarė, o t’i marrė e mira, qė ngado t’i vėrtitėsh, nuku i
mund dot. Nuk i mund se nuku ke si matesh me ta, ndeshjen nuk e bėn
edhe kėshtu nuku ke si e fiton. Por as nuku e humb. Se kundėrshtari yt
nuk e di qė tė ka kundėrshtar e nuk e di as qė po ndeshet, ka fituar
mbi ty dhe nuku bėn festė. Vetėm ti e ndjen hidhėsinė e humbjes tėnde
pa bujė.
Kundėrshtarin qė po pėrmend e kam edhe kėtu nė Amerikė. Ėshtė im bir, Fatlumi.
Erdhi
kėtu kur qe njėmbėdhjetė vjeē e tani po vete njėzet. U bė burrė edhe
ai, por, t’ėmėn bre(!), sa ndryshojmė pe njėri pe tjetrit! Unė nuku jam
akoma i vjetėr e ne tė dy mund tė ishim shokė nė shtėpinė tonė. Por jo!
Unė jam i fjalės dhe e mbaroj punėn qė marr pėrsipėr. Ai ma merr kėtė
pėr prapambetje. E po nė rast se tė jesh dembel, tė mos zesh gjė me
dorė, tė mos dish tė zėvendėsosh njė llampė tė djegur nė banjė ėshtė
pėrparim, Fatlumi ėshtė mė i pėrparuari nė Amerikė! Nė rast se herė me
njė vajzė e herė me njė tjetėr kalon pėr nė dhomėn tėnde, nėpėr dhomėn
e ndėnjies, dhe mamanė qė sheh aty, kur kalon, e quan pjesė tė
smontueshme tė divanit… Nė rast se kur nuku ke ēupa, i tapos veshėt me
kufje e dėgjon muzikė e mbi tryezėn e kompiuterit le pa kujdes nga ato
llastiēkat mbrojtėse qė duhen kur rri shtrirė me ēupa, djalin e kemi mė
tė pėrparuarin nė tėrė botėn.
Ia sheh kėto e ėma kur shkon t’i pastrojė dhomėn dhe mė thėrret. Vete. Ajo i ka sytė me lotė.
- Ē’ke moj Rezi? – e pyes.
- Ja! – mė thotė dhe i shtyn me neveri pakot e turpshme.
Verėn qė kaloi e pashė djalin e pat zėnė gjumi mbi divan, dhe dhe unė pata rast ta
sodisja
me nge qė ishte vapė e ai ish shtrirė gjysėm i xhveshur. Trupin e kish
tė nxirė nga shkrimet e vizatimet mbi lėkurė. Kish nė mes tė gjoksit
njė shqiponjė me dy koka, bėrė si duket qėkur e pata shpėnė nė njė
festė shqiptarėsh nė Nju Xhersi, qė kur djali ish akoma shqiptar safi.
Pastaj nga tė katėr anėt me tatuazhe qe ngallosur i tėri me zemra e
shigjeta e plot emra vajzash mbi krahė e mbi kofshė. Kėto janė shėnja
se edhe im bir beson nė pėrjetėsinė e dashurive a miqėsive qė bota i ka
aq tė pakta. Tamam bre, si vėndet e robėruara qė besojnė se emrat e
ēobenėve qė kanė mbi kokė, do tė jenė tėrė jetėn tė shtrenjtė, mund tė
shkruhen me shkėmbinj e tė rrinė tok me malet miliona vjet. …Mėnė!-
budalla djalė!.
- Ēfarė ke bėrė kėshtu mbi lėkurė, mor tė keqen babi?! – i thashė kur u
zgjua.
Ai i hodhi njė sy lėkurės sė tij, sikur po e shihte pėr herė tė parė.
- Shkrime janė, nuku janė plagė – tha ai duke hapur shpellėn pėr gogėsimė
- E ēfarė po bėn kėshtu, po shkruan biografinė pėrmbi lėkurė?
Djali dukej i pikėlluar dhe mezi paske pritur tė mė qante hallin.
- Po ē’t’i bėj o ba… Nė fillim shkrova nė krah emrin e asaj kinezes qė
banonte
kėtu. Tė kujtohet? Tė them tė drejtėn kurrė nuk mendoja se do tė
ndahesha me tė. Pastaj, jeta… Kur njoha Monikėn, ajo qėlloi xheloze dhe
unė ia shkrova edhe asaj emrin nė krahun tjetėr. Ja, e sheh? Pastaj,
erdhi rradha e Xhenit, qė mė tha se ajo nuku do e kėrkonte kurrė njė
gjė tė tillė. Vetėm muaj mė vonė mė tha se nuku duronte dot kur e
shtėrngoja me krahė qė kishin dy emra tė urryer pėr tė. E… phė, i a
shkrova dhe Xhenit!
Duket i ziu, qė ėshtė naiv, i pa pjekur, si njė
kungull i shkulur e i ngrohur nėn dy diej tė ndryshmė. Thellė, thellė,
ia kam zili, lehtėsinė me tė cilėn ato femra, si flutura vėrtiten rreth
llampės sė tij.
- Jam mėrzitur, - tha djali me gjuhė tė hidhur. – Ah, them, sikur tė kish
mundėsi njeriu, o ba, tė lindėte prapė!
Duket
sikur ėshtė me mua shekuj larg. Ndonjėri mund tė thotė: “e mo se shėnjė
burrėrie ėshtė kjo. Unė them kjo ėshtė mė shumė shėnjė mashkulli, se sa
burri. Se tjetėr gjė ėshtė tė jesh burrė e tjetėr tė jesh mashkull. Nė
moshėn e tij, shtėpia ime sot, nuk do tė kish vetėm dy meshkuj, por dy
burra qė i duheshin.
Unė nuku kam patur me femrat atė shkuarje si
thika e skuqur nė gjalpė, se kanė qenė tė tjera kohėra, por ama unė
them se kėshtu si janė punėt, nė shtėpi qėnkam i rrethuarė veē me gra,
kur shoh qė tėrė u llahtarisėn nga njė mi, qė se nga na pat hyrė. Ēupat
rendėn e u mbyllnė nė dhomėn e tyre, Rezi shkoi nė dhomėn e gjumit,
kurse ky bandilli, jo vetėm qė u fut nė dhomė tė tij, por edhe i vuri
kyēin derės, sikur miu do ulte dorezėn e do t’i shfaqej brėnda. E pse
tė mos them unė, se ata e pėrfytyruan qė tė gjithė miun kafshė tė
rrezikshme edhe e lanė babanė meze pėr dhėmbėt e tij!
Ishte njė
miush i vockėl… Kėtu nė Nju Jork minjtė janė tė llojeve tė ndryshme.
Janė miliarda qė lėvizin nėnė tunele, pėrmbi shinat e rrjetit tė
metrove, nėpėr llagėme kabllosh, bodrume restorantesh, tavane shtėpish
tė vjetra. Janė tė mėdhenj sa macet, tė vegjėl, raca tė shėmtuara e tė
egra…
Ky qė pat hyrė te ne ish i vockėl, thuajse i bukur, me ca sy
si xixa. U fut nėn kabinetin e kuzhinės, doli prapė, humbi, u shfaq.
Nuk kisha se ē’t’i bėja.
- Dilni, - thashė. – E vrava.
Dyert u hapėn avash njėra pas tjetrės. Kėrciti dhe brava e Fatlumit e tėrė u afruanė me mosbesim.
- Ku e ke? Ku ėshtė?
- E hodha, - u thashė. Dhe iu ktheva Fatlumit. – Mirė kėto femrat, more, po ti?! Nuku ke turp?!
Ai
u zemėrua. Tha qė nuku i vinte turp hiē, se pėr kėto punė ėshtė
eksterminejtori, ai burri i zi qė vjen ēdo dy javė me njė pompė, pėr tė
zhdukur minj e bubuzhela. E unė u thashė qė herė tjetėr edhe unė do tė
prisja pėr eksterminejtorin e tėrė le tė ndryheshin nėpėr dhoma gjersa
tė vinte ai.
Po miushka ishte nėpėr kėmbė dhe shtėpia ndodhej nė alarm, se ai prapė u kishte dalė e ēupat nisėn tė flinin nėpėr shoqe.
- Po mirė o djalė, se kėto kohė ke nisur tė lesh edhe mustaqe, ti nuk e vret dot
miun?! Shko nė dyqan, merr ndonjė helm, a ēarg, a ēifte a…
- Ēfarė janė kėto vegla? – tha ia buzėvarrur. Nuk i njoh.
Dhe u fut nė dhomė. U dėgjua prapė ēelėsi nė derė. Ime shoqe mė tha se qėkur
qe
shfaqur miu, Fatlumi nuk pat sjellė mė ēupa nė shtėpi, se trembej mos
kur tė shfaqej miushi, do tė ulėrinte nga frika ky mė shumė se ato.
Kjo
tė lindte dėshirėn tė mos i hiqje minjtė nga shtėpia, por megjithatė,
unė vajta bleva ca letra, mbi tė cilat miu ndillet tė shkelė, ngjitet e
nuku shqitet mė. I vura letrat nėpėr qoshet e shtėpisė dhe nuk shkoi
shumė e miu u zu. E pa Fatlumi, e ėma. Unė e flaka miun megjithė
grackėn ngjitėse nė honin e plehrave tė pallatit dhe retė nga shtėpia
na u davaritėn: Irka dhe Lola u kthyenė nė bazė dhe ato ēupat e tjera
qė sjell Fatlumi e qė janė kandidatka pėr tė zėnė ndonjė parcellė mbi
lėkurėn qė atij i ka mbetur bosh, nisėn tė duken prapė.
Po ama, qėllon qė ndonjė mi shfaqet prapė mė tė rrallė.
- Babi, - thotė Irka, - mbrėmė kam dėgjuar njė kėr-kėr. Duhet tė kemi brėnda
ndonjė… tė ri.
E thotė kėtė, kur jemi dyke ngrėnė drekė e kemi ftuar aty dhe Papin me Rozėn.
Me
ta dėgjuar, tėrė si ē’janė, edhe tė ftuarit bile, kthehen e mė shohin
mua. Ata mė shohin mua, unė shoh ata. Tėmėn-o, sikur jam pronari i
minjve, sikur unė merrem me kultivimin e tyre… Asnjėri nuk ha. Tėrė mė
shohin mua si fajtorin e vetėm. Asnjėri nuku ia hedh sytė Lumit e t’i
kerkojė llogari pėr atė mysafir tė ndotur.
Unė, i pari, ul kokėn e nis tė ha nė heshtje. E pranoj fajin, ē;tė bėj!
Jetė
me hile, kjo ore… Ja, bre, ka rėnė korniza qė mban perden: ngrihem marr
kaēavidat, pincat, kėrkoj ndihmėn e Rezit dhe e vendosim prapėė. Po
punėt qė hapen nė njė shtėpi edhe nė Amerikė, nuku kanė fund.
- Babi, shihe se nuk punon rubineti i ujit tė ftohtė!
- Babi, nga kjo priza kėtu, nuk vjen korrenti!
- Peēo, llampadari kryesor ka katėr llampa tė djegura! Hiqi, tė lutem e verė
tė reja!
Asnjėra
kėtu nuk thotė: “Fatlum, rubineti ėshtė bllokuarė” Ajo dihet. Ai nuku
ka riparuar rubineta asnjėherė. Dhe kur nuku ke riparuarė asnjėherė,
ore mik, nuku do riparosh asnjėherė! Unė kam riparuarė njėherė! Mbase
aty e kam ngrėnė unė dhe brezi im. Ligji i vjetėr ky, bre: ai qė nuku
punon, dėnohet tė rrijė rehat e tė mos bėjė asgjė, kurse ai qė punon,
shpėrblehet me punė tė reja, edhe mė tė rėnda!
Kėtij ligji i nėnshtrohemi ne tė dy. Unė e njoh djalin tim nga brenda, tė tjerėt nga jashtė ma shohin si yll.
Ja
kemi ca klienta qė vinė ēdo uikend nė njė Hotel tė Uajt Plleinsit. Ata
janė miq tė bossit tim, Xhorxhit, dhe duanė limuzinė, me dandana. Unė i
marr ata tė premten nė Laguardia Airport dhe i shpie nė hotelin qė
thashė. Pastaj vete gjene tė djelėn pas dreke i marr nga Uajt Plleinsi
i shpie nė Laguardia. Ėshtė goxha rrugė e mirė dhe bakshishet tė
mbushin xhepin.
Njė tė djele kisha kėputur mish dhe nga halli,
rrinja shtrembėr. Shtrembėr, po shėmtuar ama! Por ama nuk e lija dot
atė rrugėn e majme me turistėt e Uajt Plleinsit. Do tė mundohesha me
dhėmbė shtėrnguarė, por do ta bėja. Belaja ėshtė se kur lėviz
bythėshtrembėr edhe bakshishet, nė vend tė shtohen duke thėnė “sa
gjynah, i mjeri!” paksohen. Je i bukur- tė jap bakshish! Nuk je –nuk tė
jap! Ēdo gjė sė prapthi, or nė p… tė sėmės!
Pashė, ē’pashė, u vesha
mirė dhe mora Fatlumin nė sedilen e parė, si shoqėruesin tim. E veshi
Rezi me njė jelek krėckė tė zi dhe babė e bir bėmė ferk kur hymė nė
holl tė hotelit. Pasagjerėt tanė po hanin drekėn e valixhet i kishin
lėnė grumbull nė sallonin e madh.
Zonja qė pret e pėrcjell, mė
buzėqeshi dhe ma bėri shenjėn me kokė pėr nga valixhet. Unė u ula nė
njė kulltuk dhe lashė Fatlumin tė kujdesesh pėr bagazhin Zonja u ul
pranė meje dhe nuku po i a ndante sytė Lumit. Aty na u shfaq te banaku
kryesor njė vajzė, e gjatė dhe tėrė nur, nja 18 a 19 vjece. Perri, o
perri! Them perri se me kėtė kulturė qė kam nuku di njė fjalė mė tė
lartė akoma. Ajo e thirri zonjėn me shumė ėmbėlsi dhe mua mė mbetėn
sytė te ajo.
- Ėshtė ime bijė – tha zonja e hotelit dhe shkoi pranė saj.
Po xheē u rrėzua rrugės se nuk shikonte ku shkelte, por ndiqte me sy Fatlumin.
Ajo
shihte tim bir, unė shihja tė bijėn! Dy femrat floėn nėnė zė e floėn e
nuku ia ndanė sytė djalit pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa ai i humbur nė
mendime shpinte valixhet nė limuzinė.
Pasagjerėt po pinin kafenė,
Fatlumi priste nė makinė dyke dėgjuar muzikė, vajza bukuroshe e la
tėmėn vetėm dhe, ajo zonja erdhi pėrsėri pranė meje.
- Nuku mė the, djali yt ishte ai? – mė pyeti zonja.
- Po, - i thashė.
- E ke tė lidhur? Fejuar, martuar?
- Ncė, ncė. Shpejt akoma. Tė mbarojė kolegjin e pastaj tė shohim pėr ndonjė
vajzė tė mirė.
Ajo nuk e zgjati: - Do ma japsh numerin e cellularit? E dua pėr vajzėn time.
Tėmėn,
po mė vinte pėr tė qeshur. E po ē’ishte kjo mblesėri nė mes tė Uajt
Plleinsit! T’i thosha “dale tė pyesim pėr sėrėn e vajzės” do vinte pas
asaj “tė shohim pėr ndonjė vajzė tė mirė”. Demek do shohim ne! Ne
vendosim! Qeshja mė vonė, me veten.
- Ajo gruaja e hotelit mė kėrkoi cellularin tėnd pėr tė bijėn, - i thashė kur
po zbrisnim tatėpjetė.
- E unė ia dhashė… Ti i hodhe njė sy asaj vajzės?
- E pashė, - ia bėri Fatlumi i bezdisur. – Po ėshtė larg Uajt Plleinsi, o ba!
Ja kėtu ma kalon im bir mua. Unė nuk do tė fitoj kurrė mbi tė. Sa larg jemi, o Perėndi!
- Po shiko njėherė ēdo tė thotė, - i thashė unė pas njė heshtje. Pastaj fundja takohuni nė mes, nė Bronksvillė.
Dhe ndėrkohė mendoja: “E ē’kėshilla mund t’i japėsh ti, o i zi! Sa i hynė nė
punė atij historitė e gjaheve tė tu!” Po atij as nėpėr mend nuku i shkonte tė qeshte.
- Nuk ėshtė mirė ta prishim me zonjėn. Ajo na siguron pasagjerė tė majmė
edhe…
- Atė thuaj! – ia bėri djali dhe e kyēi.
Ishin
takuarė. E shihja qė ai rruhej e krruhej para se tė vinte tek ajo dhe
mė vinte mirė. Ja ta them hapur, dukej sikur atė sukses e kishim tė dy,
babė e bir.
- Do ta marrėsh veturėn? – e pyesja.
- Do vete andej nga mė the ti, de!
-
Ėhė! – dhe dukej sikur ia bėnim prapa kurrizit Rezit. Nė vend qė t’i
thosha “grua kemi njė, ēupė pėr Lumin, kemi njė ēupė!“ Por jo! Ruanim
fshehtėsinė ndaj prindėrve. Nė fakt ndaj njėrit prind…
Kur, njė tė djelė po pėrgatiste limuzinėn shoku im, Niku.
-
Ē’ke katranosur ti atje nė Uajt Plleins? – mė tha nėn zė. - Pėrse ėshtė
ankuar ajo zonja te bossi dhe ky po mė dėrgon mua pėr turistėt?
Renda te bossi.
- Ēfarėdo qė tė ketė thėnė pėr mua ajo, edhe sot, tė lutem tė vete unė!- iu luta.
Shpirt njeriu, Xhorxhi. Mė dha mua limuzinėn e mė la tė shkoj nė Uajt Plleins.
- Ata janė ndarė, - mė priti me kėmbėt e para zonja e hotelit. Pse e pengon djalin?
Kėshtu ka thėnė ai?! – e pyeta i habitur.
-
Njėsoj ėshtė. Nuk i jep para pėr benzinė. Unė jam e interesuarė qė
vajza ime tė ketė njė dashnor tė mirė, pasi nė shkollėn e saj valon
droga dhe pesė shoqe tė klases sė saj janė lezbike. Unė vajzėn e kam
zor ta ruaj nga kėto gjėra. Mendoja se djali juaj do ma shpėtonte
vajzėn sa ėshtė nė shkollė tė mesme, pastaj, shohim e bėjmė!
- Ne, - i thashė, - kemi kanune tė tjera. Ne e kemi tė shėnjtė lidhjen e burrit me gruan…
- Ohu! – ia bėri ajo e bezdisur. Po filluamė tė flasim pėr shėnjtėritė nė mes tė kėsaj bote tė shėmtuarė…!
Ai,
hajvani nuk mė kish vėnė fare nė dijeni. E kish vėrtet te benzina,
apo…? Jo or po me tė unė nuk do tė merrem mė dot vesh kurrė! Tani rri e
vras mendjen se si mund ta ujdis me kėtė zonjėn, se kam frikė mos
mbetem pa klientėt e kėtushėm.
- Po sipas teje, moj zonjė, - i them nė fund, - benzinėn ta paguaj unė?
- Tė propozoj ta paguajmė tė dy?
E
filluam njė pazar, qė u zgjat lere mos e pyet. Aritmė njė ujdi, pastaj…
Ajo do tė paguante gjastėdhjetėepesė pėrqind, unė kusurin. Shtėrnguamė
duart mbi banak e u ndamė.
Kėshtu e lamė njėherė pėr njėherė… Tė
shohim ēdo tė ndodhė. Dashuri, ėshtė e sigurtė qė nuk ka brenda. Me njė
fjalė zemrat nuk pėsojnė gjė. Tė shohim ē’do tė pėsojnė lėkurėt!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:28 am

Gjenerali nuk bindet tė harrojė

Ai
pat lindur kėtu, po i ati qe kthyerė nė mėmėdhe, para se tė vinin
italanėt. Babaj zuri krahun e Ēlirimtares, luftoi pa kursyerė veten dhe
u vra. I biri, ende katėrmbėdhjetė vjeē, zuri vendin e babajt. Pas
lufte djalin e dėrguanė nė njė akademi tė rusėve dhe u kėthye qė andej
kolonel. E bėnė gjeneral mė vonė dhe e lanė t’i gėzonte pallaskat vetėm
njė javė, pastaj tė tėra gradat u fshinė. Nėntė vjet mė vonė i vunė
hekurat. E duart i liroi pe tyre, vetėm pas pesėmbėdhjetė vjetėsh, atė
vit tė madh, kur u hoqnė hekura e kyēe e u hapnė tėrė portat.
Gjenerali
banon tashi, me zonjėn e dy djemtė, nė nėnkatet e njė pallati nė
Rixhvud. Shqiptarėt atje e thėrresin gjeneral dhe atij i bėhet qejfi,
sidomos, kur ulet nė kafene dhe klientėt porosisin:
- Shpjerini pe meje njė kafe, gjeneralit!
Zotit gjeneral, njė ditė tė mirė tė Perėndisė, iu shkrep tė shkruante kujtimet e burgut.
Mua
mė gjeti nė Fresh Pond, mė dorėzoi dorėshkrimin e m’u lut qė t’ia
shpija prefesor Skėnderit, qė tė tėrė e mbajnė pėr kritik tė klasit tė
parė. Gjenerali desh mendje pe prefesor Skėnderit, po ai diku gjendej
nė atė kohė e unė e ktheva tė ngrohtė librin.
- E di ēė, o Peēo, a
nuk i jep ti vetė, njė tė lexuarė? - iu shkrep plakut. Pėr ty mė kanė
folur mirė. Bile mė kanė thėnė, qė je dhe shumė i rreptė!
- Unė njė
copė shofer jam, i rreptė! - i thashė. Ja tall ca agronomė qė qahen nga
diktatura, qė i ka hequr nga njė fermė e Tiranės dhe i ka shpėnė nė njė
tė Durrėsit! Zotrote, je rrahur me varč nė kovaēhanėn e xhehnemit.
Guxoj unė, tė kem rreptėsi me ty!
Libri mė pėlqeu vėrtet. Kish njė ēiēkė mburrje pėr qėndrimin nė hetuesi, por mė tė shumtėn, dukej rrėfim i vėrtetė.
- Nuku tė paska pėlqyerė Peēo, ėh?
-
Jo vetėm mė pėlqeu - i thashė kur u takuamė, - por mė ka mbetur mendja.
Tėra ato qė thua ti, mua tashi mė dalin nė ėndėrr. Mė mirė tė mos e
kisha lexuarė!
Gjenerali po fluturonte. Qarjet e mia pėr forcėn e
librit, e shpunė atė nė qiell tė shtatė, pa kaluar hiē nėpėr gjashtė tė
poshtmit.
- Do tėrbohen ca e ca, kur t’i shohin emrat nė libėr! Janė
kriminelė edhe do tė duanė tė hakmerren gjene – thosh me endje e frikė
tok, plaku. Po, le tė hidhen pėrpjetė! Shkurt, Peēo, thua qė libri ka
brumė dhe bėhet edhe… film?
- Oskari ėshtė pak, gjeneral! – kisha
gati lėvdatėn tjetėr unė. Po tė flasim pėr librin njėherė: mė njofto
ditėn kur do dalė nė Tiranė, t’u them njerzve tė mi, mos mbeten pa
blerė. Urime, zoti gjeneral!
Pas ca ditėsh, mė thirri e shoqja.
Vajta. Gjenerali rrinte ulur e shikonte njė film me kartona, me luftė.
Plaku dukej hundė e buzė.
- E lexove librin e tim shoqi, ti Peēo? – mė pyeti gruaja, pa mė dhėnė hiē kafe.
-
E lexova me njė tė marrė frymė, moj ti zonjė e gjeneralit - ia prita, -
dhe, kur mos kem babanė, mė la pa mend! Urime, si familje! Hajde lib…
- Domethėnė - ma preu pėrruan e lėvdatave plaka, - ti ia paske krehur bishtin?
Hodha sytė nga gjenerali. Ay sikur s’qe fare aty. Vazhdonte tė shikonte filmin.
-
Unė, moj zonjė, veē e lexova e nuku bėra asgjė tė keqe. E nuk e kisha
veten nė dorė tė mė pėlqente, apo jo. Ėshtė faji i shkrimit, qė mė bėri
ta pėlqej. Qė nga dita, qė e lexova…
Po ajo nuk i hante lavdet, si gjenerali.
-
Shiko, Peēo - mė tha. Unė kam dy djem, qė i dua si dritėn e syve. E
nuku dua tė m’u ngasė qimen njeri! Im shoq, le tė rrijė gjeneral! Na
dashka dhe shkrimtar ky, tashi!
Gjenerali u ngrit mė kėmbė.
- Ta
thashė e po ta them: ėshtė detyrė tė dėshmojmė - shfryvi ay. Ay qė mė
torturonte tė ketė frikė e jo unė. Pa ekzagjerim, bre Peēo, njė seancė
tė tėrė mė ka marrė nė pyetje, ay me kėmbė nė dysheme, unė me kėmbė nė
tavan! I varur! Tė dy formonim njė fand spathi. Dhe e dinte qeni, tė
vėrtetėn, qė asnjėrit pe nesh nuk i pat vajtur ndėrmend ta sulmonte
Enver Hoxhėn me tankse e me topa. E kėto do t’i them. Mė vjen turp nga
njerėzimi, nga bota demokratike…
- Nuk tė le njeri t’i botosh ato
kujtime! - ia priti zonja. Na lerė tė vdesim rehat. E di ti, se ku
ėshtė ay hetuesi yt sot? Nė Kėshill tė Drejtėsisė, a mė lart, mė duket.
Gjykatėsi ka ardhur nė dy seminare, kėtu nė Vashington, e burri im
kėrkon t’i heqė petėt… Tė na hapė luftė.
Plaka dridhej nga gogoli qė ish nė mes tė njė bostani, mijėra kilometra larg.
-
Nuku dua tė hyj nė punėt tuaja familjare - u thashė shtruarė, - po ju,
tashi keni marrė nėnshtetėsi amerikane, tė vendit mė tė sigurtė nė
botė. Kush pyet nė Shqipėri pėr kritika! Sot atje batėrdisin
Presidentin, ministrat…
- Nuk janė pėr t’u patur frikė as
Presidentėt as ministrat, - ulėriu zonja. Tė vėrtetat e llahtarshme,
janė tė hetuesave, tė prokurorėve!
- Ato qė shkruani ju, o zoti gjeneral, a janė tė vėrteta? - u sigurova edhe njėherė unė.
-
Tė kulluara! - ma priti ai. E unė do t’i botoj, se mė vjen turp nga
bota demokratike! - shtoi me njė qėndrim historik dyke dalė jashtė.
Zonja mė vuri tė betohesha, qė nuk ia kisha dhėnė dorėshkrimin njeriu. E mė kėrkoi tė mos ia zija nė gojė as gruas time.
-
Tė gjorėt ne, qė kujtuamė se hallet muarė fund! - tha plaka dyke mė
pėrcjellė deri jashtė e dyke mė porositur tė gjeja pėr gojėn njė kyē tė
madh. E me ca sy qė dukshin sikur nuk kishin mė bebėza, por vetėm tė
bardha, vėshtronte e gjora, sa mė tė majtė mė tė djathtė tė Fresh
Pondit!
Ca ditė mė pas, gjenerali e pa limuzinėn time qė nga kafeneja e ma bėri me dorė. Parkova e bashkova gjeneralin.
- Tėrė kundėr, po unė do ta hap atė kapak! - mė tha.
- Mė bėhet qejfi, zoti gjeneral, - iu bėra krah unė. E the vetė, e ke pėr detyrė para demok…
-
Megjithatė - ma preu, - kam vendosur t’u bėj lėshime. Gruas i ka ikur
gjumi e djemve oreksi. Fytyra e fundit, qė ka parė ime shoqe, ka qėnė
ajo e hetuesit tim. Unė po merresha me valiēat e ai i qėnka afruarė e i
paska folur. “Po shkoni nė Amerikė, ėh? Me kėta aeroplanė, tani njeriu
vjen kollaj e tė gjen edhe atje”. I ka futur llahtarin. Do pėrdor
iniciale. Kam frikė o Peēo, mos bėjnė ndonjė marrėzi djemtė. Ai i vogli
e ka kaluarė atė lodrėn e fėmijėve. Po e ka kaluarė keq, ama! Ay edhe
tė vret.
- Thua t’u bėjė gjė atyre qė tė torturuanė?
- Jo atyre! Kam frikė mos tė bėjė gjė ty!
- Muuuaaaa?!
- Ty, ty! Kushedi ē’u ka pėrrallisur ajo, tutkunia ime!
T’ėmėn,
ē‘budallenj mban mbi kurriz kjo botė! Vetėm pse e kisha lexuarė, mė
rrezikohej jeta! Gjenerali nxorri dorėshkrimin mbi tryezė. Pastaj u
ngrit dhe dolli jashtė kafenesė. Libri tashi qėndronte pėrpara meje, si
njė kafshė e rrezikshme. Plaku u kthye.
- Hodha njė sy rrotull, se
kushedi, - mė tha me pėshpėrimė. Dėgjo, tashi: hetuesit, qė mė varte
kokėposhtė, ia kam ndryshuarė inicialet, dyke i vėnė mė parė mbiemrin.
Tani ay quhet T.P. Ndihmėsin e tij, nga C.L. e kam bėrė L.C. Prokurori
qė e kish emrin dhe mbiemrin njėsoj, mė futi nė telashe. Ay e kish
K.K., por, po ashtu dilte edhe po t’ua ndėrronje vendet. Thashė njėherė
ta bėj L.L., por gėrmat qenė shumė afėr dhe lexuesit mund ta kuptojnė,
prandaj u shtyva tej dhe e quajta S.S.
- Mirė e ke bėrė, po do dukesh shumė i ashpėr, gjeneral! S.S.-ja, tė kujton nazisėt, ėh?
Tashi edhe gjenerali filloi tė shikonte pėrqark me dyshim njerėzit pa tė keq tė Rixhvudit.
- Mirė thua, po e bėj T.T… Jo! Mė tingėllon si revole ruse! Po e bėj V.V…
Mė tregoi edhe inicialet e pėrmbysura tė trupit gjykues. Unė ia miratova tė tėra ndryshimet.
-
Tashi, - i thashė, - nuku tė zėmėrohet njeri. Por unė them, qė edhe
diktatorin ta kesh me iniciale. Mos e quaj E.H., por H.E. e kėshtu je,
si i thonė, brenda stilit!
- Ēfarė stili!? Enver Hoxhėn, e njohin tė tėrė!
-
Nuku ka gjė, - ngula kėmbė unė. Ti bėj tėnden. Thuaj H.E, pa lexuesit,
po tė duanė, le ta marrin vetė pėrgjegjėsinė! Dėshmia kėshtu, del
tronditėse tamam. Edhe stili ruhet.
M’u duk se jashtė portės sė
kafenesė pashė djemtė e gjeneralit. Nuku isha shumė i sigurtė, por kjo
mjaftoi, qė tė mė ikte qejfi i ndreqjeve.
I kėrkova lejė plakut dhe dola. Nuku pashė asnjeri tė dyshimtė pėr rreth. Kur hapa
limuzinėn, se nga u shfaqnė, nuk e mora vesh, por m’u ulnė prapa, qė tė dy ata. Ngriva.
- Duamė tė pimė kafe me ty, Peēo, - tha i madhi, sterrė nė surrat.
- Prishur mos qoftė dhe kafetė do t’i paguaj unė! - thashė.
Bėra
tė nis limuzinėn. Atyre limuzina u dukej se i kish dėnglat e mėdha,
prandaj mė thanė ta lija ku e kisha parkuarė. Do shkonim me tė tyren,
njė xhip i madh bojė kafe.
- Ti je i vetmi qė i ke lexuarė ato
budallallėqet e babait tonė, - nisi qė rrugės i madhi, teksa vėshtronim
varret e lagur mė tė dy anėt e udhės sė shpejtė Xheki Rabinson. Po fut
hundėt shumė, nė punėt e familjes. Ē’farė kėrkon? Jemi rritur nė
internim, pėr shkak tė babajt. Ėshtė tjetėr gjė tė rrish nė birucė e
tjetėr tė punosh katėrmbėdhjetė orė nė pikė tė diellit! Tashi, nuku
duamė tė merret vesh, qė ai ka shkrojtur kujtime.
Epo, tė dridhesh
nė mes tė Amerikės, se ke lexuarė njė libėr! U pendova qė u vajta pas,
po ish vonė. Asnjeri nuku do tė mė besojė, se as unė vetė nuk arrij ta
besoj tashi, po kjo qė do them, nuk ėshtė ėndėrr, ja kur mos i kem
tėrė!
Tė mė marrin, or tė keqen, e tė mė shpjenė nė njė magazinė
frutash, ku punonte si hamall njėri pe tyre. Nė magazinė nuku gjeje
xhan-xhin! Vetėm ne tė tre. Shqiptarė safi qė tė tre, po ama qė na
ndante thika: unė, qė kisha mėsuarė historirat ngjethėse dhe ata, qė
deshnė, qė unė t’i harroja ato. Mė futnė nė njė tė ndarė, ku kish vetėm
arka pllastike e asnjė penxhere, ku ata e unė do tė ulėrinim e s’do na
qasej njeri!
“T’ėmėn, mė vranė!”, thashė me vete e aty m’u pėrfytyrua ime shoqe me tė zeza dhe guri i varrit: “Vdekur nė Nju Jork, mė..”

pyetnė a kisha bėrė kopje nga libri i babajt, u thashė jo. Mė pyetnė a
kisha folur me njeri mbi librin e gjeneralit, u thashė gjene jo.
E
tė dy nuku m’i ndanin sytė. Tėrė thelbi ish tė merrnin vesh kush bėnte
nė Shqipėri lojėra politike, pėr t’i vėnė kėmbėzėn shokut qė po ngjitet
pėrpjetė. Demek: futim njė njeri- (mua) - te njė i vojtur, - (
gjenerali) - ai i vojturi boton kujtimet, kujtimet gėrmojnė nevojtoret,
qė tė nisin tė pėrhapin erėn dhe hop! Iu arrit qėllimit! Ku nė tė
s’ėmės, gjenerali na qėnkesh ulur nė tryezė me penėn mbi letėr, njė
javė pasi isha kthyerė unė nga Shqipėria! Tė gjitha kėto dėshmonin, se
porosinė pėr gjeneralin, e paskėsha sjellė unė! De, o pikė e zezė!
- Kemi pyetur nėpėr agjensitė ajrore, - ngulte kėmbė i madhi.
I vogli, ai qė kish kaluarė keq atė lodrėn e fėmijėve, mė pėrfshiu pe kravate. I vinte era qepė.
-
Mos ma trajto si zonjė, kėtė surrat, - i hoqi vėrejtje vėllajt e m’u
kėthye: Unė t’i heq brekėt nga koka, dėgjon?! Thuaj, kush tė ka futur?
E pa mė lėnė tė tregoja kush mė kish futur, vazhdoi: - Se mos ke bėrė
kopje!
T’ėmėn-o, sikur nuk ishin rritur nė internim, po sikur
kishin studiuar nė Moskė, si i ati! Po kėta, nė shkollat e hetuesve,
kėta! Thashė njėherė t’ia mbathja, po nuku dija a kishin armė me vete.
As krisma nuku do dėgjoheshe, ikje pėr dhjamė qeni e nuku tė paguante
njeri! Bagazhi i maqinės bojė kafe ish i madh dhe njė kufomė me vrimė
nė kurriz, futej kollaj, po t’ia mblidhje cazė kėmbėt.
Rraha t’i
bindja. U thashė, qė mua nuku mė kish njeri nė hesap e gjenerali qe
burrė i nderuarė dhe i matur e nuku do pranonte kurrė tė shtyhej nga
njė ēunak, si unė. S’mė besonin. U premtova, qė nuku do ta takoja mė
gjeneralin. U betova qė nuku do sillja mė, kėmbė pasagjeri nė Rixhvud,
e nuku do shkelja atje as me rrota, as me kėpucė!
Mė lidhė kėmbėt me
njė litar e me njė vinē tė vogėl, mė ngritnė kokė poshtė e kėmbėt lart,
drejt tavanit. “Erdhi fundi”, thashė dhe, turp-nder, ulėrita. I shava
nga nėna, nga zonja e gjeneralit, pėr tė cilėn kisha shumė respekt, kur
i kisha kėmbėt pėrdhe. Ata as u fyenė e as e prishnė terezinė. Gjaku
erdh e m’u mblodh i tėri nė zverk, faqet m’u frynė. U betova qė po tė
shpėtoja, po tė shpėtoja …, dorėshkrim, jo e jo, po as libėr me autor
tė vdekur, nuku do zija me dorė. E kur dhimbja u bė e padurueshme, u
betova, se po tė mbetesha gjallė, do i vija zjarrin njė librarie.

lanė ashtu nja njėzet minuta. Kuptova se, qė vdekja tjetrit t’i duket
mjaltė e tė tė thotė faleminderit, duhet mė parė ta varėsh nga
kėrcinjtė. Por nuku ndodhi asnjė vdekje. Mė thanė qė do mė zbrisnin pe
andej, vetėm po tė thoshja sė paku njė emėr.
- Vetėm ta shpik kot! - u thashė, me zorrėt te goja.
- Nuk ka gjė mė tė ndyrė bre, se kur ti nuku hap gojėn, ngaqė nuku di ē’tė thuash e tė tjerėt ta marrin pėr heroizmė!
-
E pleqėsuanė njėri me tjetrin aty mė tej dhe erdhnė e mė zbritnė nga
vinēi. Mė nxorrėn me makinė jashtė oborrit. I vogli zbriti tė mbyllte
portėn dhe mė tha tė hidhesha pe makinės.
Doli llaf, kėtu apo nė
Shqipėri, pėr ato qė kanė ndodhur e pėr ato qė ishin shkrojtur, do tė
tė hamė megjithė lecka, - tha i vogli, qė kish hequr lodrėn. Kėtu jemi
gjene! Nuku harrojmė ne, or jo!
Unė kujtova se s’do harronin ata
kriminelėt, qė u kishin sfilitur babanė, kėta hajvanėt, nuku do mė
harronin mua! Mua, qė vetėm sa u hodha njė sy fletėve, qė pat nxirrė i
ati! Pas asaj mbrėmje, mė bėhej sikur mė futnin pasagjerė tė mė
provokonin. Kur dėgjoja tė mė flisnin pėr Spaē e Burrel, shtėrngoja
timonin, humbja qafėn mes supeve e u thosha:
- Eh, tė shkuara tė
harruara, ato! U bė, ē’u bė, le t’i harrojmė. Tashi jemi tėrė ushtarė
tė kombit. E ushtarėt e vėrtetė, vėshtrojnė vetėm pėrpara, - pėrsėrisja
njė gjeneral qė kėtė se ku e kish thėnė e unė, se ku ia kisha lexuarė!
- Jo po, nuku duhen harruarė! - ngulnin kėmbė pasagjerėt.
- I madh ėshtė ai qė harron! - ia ktheja unė, shoferi.
- Jo po, ka ca qė e lanė vendin, erdhėn kėtu e po shkruajnė kujtimet. E bravo u qoftė! - avazin ata.
- Nuk njoh asnjėrin nga ata, pėr kokė tė fėmijėve! - ua ktheja unė. E po kohė e mirė sot, ėh?
Tė gjitha kėto telashe nga ai libėr i mallkuarė! Njė natė po e njė natė jo, mė dilte

ėndėrr vinēi. Gjėmoja nė gjumė! Njė ditė shpėtova pėr qime nga njė xhip
bojė kafe, qė m’u sul pėrsipėr e pastaj u zhduk. Bėj be qė ishin djemt’
e gjeneralit.
Ma thanė copė, bre: ata nuku harrojnė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:29 am

Kur nismė tė mėrgojmė ne tė tjerėt

Xhemili kish lėnė Greqinė dhe mė zbriti njė ditė familjarisht nė aeroport tė Kennedit.
Edhe Amerikėn e shkele, o gjė e derrit! – i thashė me lotė nė sy.
E shkela edhe unė siē e shkele ti, o surrat kinez! – ma kthevi. Shtyvi karrocėn ngarkuarė me valixhe dhe m’u hodh nė qafė.
Tė ra llotaria amerikane, mė thanė.
Mezi mė ra, qė i rėntė dambllaja, i rėntė! – psherėtivi ay. E shoqja dhe i biri i vetmė, rrinin si dy pula tė pėrhumbura.
- Nė Selanik, tėrė kėto vite?
- Nė Selanik, - ma kthevi Xhemili.
- Qė atėhere?
- Qė atėhere.
- Milo e ke emrin akoma?
- Jo, aty nja dy vite mė parė, e bėra Mihal.
- Si Mihal, erdhe kėtu?
- Kam ardhur si Xhemil, se llotaria mė ra nė racionin qė u ėshtė lėnė
shqiptarve. Grekėt nuku e pėrfitojnė llotari amerikane…

* * *
Rri e sjell dėrmend nja katėrmbėdhjetė vite
mė parė, njė ditė nėntori, kur ky, Xhemili, le fshatnė, vjen nė Korēė e
mė ze mua, mu te dera e parkut tė mallrave.
Peēo, - mė thotė, - iknė kėta!
E
bėnte me sytė lart nga qielli, si i fandaksur. Demek po na linin ata qė
kishmė mbi kokė. Vetėm e bardha e syve i dukej, e kjo mė shumė tė
shtinte frikė se shpresė. T’ėmėn, do hamė donjė burg gjene! – i thashė
vetes.
Qepe, more gomar! – ia bėra.
Ja dėgjomė mua! Iknė, kur mos
i kem tėrė! Po thuaj frikės tė t’i heqė thonjtė nga gjoksi, hidhemi nė
Greqi e zemė donjė punė. Kėshtu erdhi sėra! Nė kufi bėjnė sėkur nuku
shohin kėta tashi, oreee!
Mė bindi, hajvani, mė bėri trim: tė
pasnesmen ishmė nė Greqi! As komunizėm kish rėnė, as rojet nga kufiri
ishnė hequr! Ne tė dy ishmė tė parėt nga fshati, qė u hothmė matanė.

atėhere, kanė kaluarė muaj e vite e unė akoma e sot Xhemilė e shoh si
njerinė qė na rrėzovi komunizmin nė Shqipėri. Xhemili nuku qe as hero
as kaēak. Ay nuku kundėrshtovi asnjėrin nga tė parėt e fshatit, as e
shavi pushtetnė e as foli njėherė kundėr komunizmit. Po pėr mua Xhemili
mbeti ay qė mė rrėzovi komunizmin! Mė ėshtė ngulur nė kokė kėshtu e
nuku gjendet peshkop tė ma heqė. Jam bėrė si ata qė sapo nė vesh u bie
njė gjė, nė sy u shfaqet njė gjė fare tjetėr. Sa herė njerėzit zenė nė
gojė rėnien e Murit tė Berlinit, mua, fap, mė fanitet Xhemili i fshatit
tonė. Pashė njėherė nė Greqi njė film pėr Stalinė. Atė natė e kalova
plot me ėndrra pėr Xhemilė. Mė vonė, puna, familja e jeta me zhurmė nė
Amerikė mė bėri ta harroj ca kohė shokun tim pe fshati. Kur, njė ditė,
presidenti i kėtushmė po fliste nė njė konferencė e po thosh “qė kur u
pėrmbys komunizmi…” Mua, fap: Xhemili! Vetėm nga qė atė ditė nėntori,
erdhi e mė tha tė merrmim rrugėt pėr jashtė.
Kėshtu: Xhemili nė tė
vėrtetė komunizmin nuku e rrėzovi, por mėrgimnė e ri nga fshati tonė,
ay e fillovi. Kjo ėshtė si njė e njė qė bėjnė dy. Oh, si ishin ato
ēapet e parė matanė kufirit. Nuku do t’i harroj kurrė! Thamė tė
kėtheheshim nė njė fshat, lamė xhadenė, hothmė njė urė, kur shohėm po
na vinte prapa njė furgon i televizjonit grek. Na zunė. Dinin shqip
ata. Ngritnė aparatnė dhe syēkėn e tij e hodhė mbi ne. Syēka shikonte
kėpucėt tona tė grisura, qeskat pe plastmasi me bukė e djathė dhe na u
ngjit gjer te surretėrit tonė. Unė dridhsha nga frika ce mo’ na
kthenin. Xhemili nuk e prishi gjaknė hiē.
Orthodhoksė ini?
Si urdhėron! Qė tė dy! - tha Xhemili qė pėr vete nuku ish. E nuku tha, horri, qė ish nip i hoxhės sė Gollokamjes.
Kur dollėt nga Shqipėria?
Mbrėmė.
Aparati kėrciste: kėrrrr…
Si ėshtė gjėndja andej?
Mo e pyet! – u pėrgjigj gjene shoku im. - Popullit i ka ardhur sharra nė koskė!
Nuku mbahej mė Xhemili:
Ajo robėri kish kohė qė na qe bėrė e padurueshme. Prandaj, me Peēon, me
…Petraqnė-de, erdhmė kėtej, nė botėn e lire, nė kėtė vend, ku fryn era e lirisė, era e tė drejtave njerėzore...
Tėrė jetėn Xhemili kish punuarė nė Vatėr tė Kulturės e ish mė bilbil nga tėrė ne,
shokėt
e tij. Atė ditė si pėr ta kuptuarė ata qė fliste pėr lirinė, zbrazte
frymė nga flegrat e hundės e thithte me tėrė forcėn njė ajėr qė
kundėrmonte shurrė bagėtish.
- Po ti? – mė pyetnė.
Nisa edhe unė tė thithnja ajrin e pėrzjerė me shurrė bagėtish tė atij fshatit grek.
Ja, thith lirinė! – u thashė dhe s’pushonja sė thithuri.
Si ju duket Greqia? – mė pyeti budallallėkshe njėri pe ata tė televizionit.
S’ e kemi parė akoma, - nisa tė them unė.
Ē’pyet! – ma mori pe goje fjalėn, Xhemili. – Si mund t’i duket tė porsazgjidhurit nga litarėt, hapėsira e lirė?!
Punuamė
ca kohė me mėditje nė ato fshatrat malore greke, morėm aq para sa nuku
besonim sytė tonė, blemė ca plaēka qė s’i kishmė parė kurrė, i hodhmė
mbi njė kamion e ia mbajtmė pėr Kapshticė. Nuku kish nevojė tė merrnim
malet tashi se grekėt nuku thoshnė gjė po t’u kalonje kufinė. Plys qė
ishmė ngarkuarė shumė..
Dhe kėtej nga ana tonė rojet na pritnė me
buzė tė qeshur. Ne ishmė nga ata qė ktheheshin dhe televizioni i
Tiranės, qė kish javė qė qe ngulur aty, dukej sėkur po na priste.
Televizion andej, televizion kėtej! Aty na mbėrthyenė me kamera edhe
atė tėrė ato ditė e jepnin nga pesė a gjashtė herė daljen tonė nga
trualli grek. E ne netėve pranė sobės bubulake e pamė kushedi sa here
veten tonė nė kėthim pe kurbetit tė parė.
Pse po kėtheheni? – na pyeste kameramani.
Ne,
ulur pėrmbi thasėt me plaēka qė mezi prismim t’i shpimim nė shtėpi, u
pėrgjigjshim ashtu si deshnė ata. T’ėmėn e s’ėmės, sa tė pikėlluarė qė
i bėmim surretėrit tonė! Tė ma kėrkojė kėtė njeri sot, nuk e bėj dot!
Ē’tė
mos kėthehemi?1 – ia priste Xhemili, qė Vatra e Kulturės ia kish dhėnė
tė tėra fjalitė qė i duheshin pėr ato kohėra. - Durohet i huaji, more!
Mbase nuk e besoni, po buka e tjetrit ėshtė e hidhur!
Pashė kamerėn qė mė vėshtrovi mua.
Ku ka si vendi yt! - pėrforcova unė, shkurt.
Tė dy nismė gjene tė thithmim ajrin e kėsaj ane, por kameramani na i previ thithjet me ca pyetje tė shpėlara.
Ju mori malli pėr tokėn e tė parėve?
Malli, the?! – Xhemili zuri tė lotonte dhe u hodh tė puthte asfaltin e Kapshticės.
Unė
pėr tė qarė, atė herė tė parė e pata zor, por gjene u shkėputa nga
thesi im i plaēkave dhe u pėrmbysa tė puthnja edhe unė. Mua, dheu i tė
parėve mė qėllovi ēimento dhe e ftohtė akull!
Ka plot tė rinj, qė
tė gėnjyerė nga propaganda duanė qė tė lenė atdheun. Ju qė ktheheni
ēfarė do t’u thoshnit atyre? – mė pyetnė mua.
Kėtu qe halli i tyre. Unė e dinja pėrgjigjen qė deshnė.
Ku ka si vendi jonė! Kėtu ka vėshtirėsi…
… tė rritjes! - ma plotėsovi shoku im, qė qe marrė me kulturėn.
- Tė rritjes, tė rritjes, - e zura fillė unė, - por, ama, liria ėshtė me pashė! Mos lėvizni, do t’i kėshillojmė.
Thamė
kėshtu nė kufi, po me tė vajtur nė fshat, tėrė moshatarėt tonė u
ngritnė mė kėmbė. U bėmė nja njėzet veta dhe nėn komandėn e Xhemilit,
malit e malit, nėpėr monopate, zumė gjene Greqinė. Mezi ia mėsuamė
emrat njėri tjetrit se shumica i kishnė ndėrruarė. Myslimanėt e fshatit
tonė mund t’i dallonje kollaj, ce qė tė tėrė mbanin kryqe tė varrur nė
qafė e ishnė tė parėt qė sapo dėgjonin kėmbana, kėtheheshin nga to e
bėnin kryq, dyke mėrmėruar sėkur i luteshin Zotit. Televizioni grek
sėkur nuku kish punė tjetėr, na e zinte kurdoherė pritėn. Xhemili qė
kėtej e tutje do quhej Milo, fliste i pari dhe pas tij, u bėmė bilbila
edhe ne tė tjerėt.
Pėrse po e lini Shqipėrinė? – ishte pyetja qė na bėnin mė shumė.
E lemė se komunizmi na kėtheu nė skllevėr – thoshim ne tėrė njėsoj sėkur na
e kishnė mėsuar nė shkollė - Kėtej nga ju fryn anembanė flladi i lirisė.
Erdhėm tė gėzojmė tė drejtat e njeriut!
Nuku kėthehemi kurrė mė, nė atė vend tė shkretuar!
Ishnė tėra fjalė qė i kishmė dėgjuarė sefte tė thėna pe Milos tonė e s’i kishmė zor
t’i
pėrsėrismim. Thoshim qė nuk do kėtheheshim, ce grekėve u vinte mire qė
kjo tė dėgjohej nė televizion, po gėnjenim si shejtanėr, ce punomim sa
punomim, mbushmim thasėt me plaēka e hė, rrugėn e kėthimit pėr shtėpi.
Ca bile nuku kishnė punuarė fare, po gjene thasėt me plaēka i kishnė mė
tė ngjeshur nga ē’i kishmė ne. E ata ishnė tė parėt qė derdheshin tė
puthnin oborrė e postės kufitare nėn sytė e televizionit tė Tiranės.
Ja,
tė dashur telespektatorė, - niste gazetari - ja, tė zhgėnjyerė nga e
ashtuquajtura parajsė kapitaliste, njė grup tjetėr qė kthehet.
Ē’grup tjetėr mo, batakēinjtė e qenit, po ne ore, ishmė, fshatarėt e Gollokamjes,

hymim e dilmim! Unė nė fillim kujtova ce vėrtet ata nuku na mbanin mend
qė kishmė hyrė e dalė edhe nja gjashtė a shtatė herė tė tjera, po u
binda qė e dinin mirė qė ishmė po ne! Ce njėherė, kur, pa lėshuarė
thesnė me plaēka, dyke qarė mė mirė se aktorėt e Zako Ēajupit, kisha
rėnė pėrmbys e po puthnja me mall tokėn e tė parėve, kameramani mė ra
me majėn e kėpucės e mė tha avash dyke filmuarė tė tjerėt.
Herėn e parė fare e ke bėrė shkėlqyeshėm ēmallosjen, kėto tė tjerat nuku i ke patur gjė e nuku t’i kam filmuarė!
Pastaj na bėnin pyetjen e fundit:
Si thoni, ju shkon mė mendja ta lini vendin tuaj?
E ne, nja njėzet e ca vetė, tė tėrė nė kor.
- Kurrė mė! Pa-pa-pa!
E tė nesmen qė pa gdhirė kapėrcenim prapė kufinė. Nė fshat u mėsuanė me ikjet
tona
e nuk u bėnin mė pėrshtypje. Kur u nisa tė parėn herė, ajo e ndjera
mama, - ish akoma gjallė atėkohė, - qante me gulshe e i ra tė fikėt kur
u ndamė. Tė mos qe Xhemili qė mė tėrhiqtė pe mėnge, e lashė, i kalla
flamėn Greqisė. E kur u ktheva pas njėzet ditėsh ajo mė lau me lotė
malli. Nuku largohej pe krevatit tim, se desh tė mė shėkonte kur
flinja, desh tė ēmallej. Pastaj u mėsua. Kur kėthesha herėt e tjera, po
tė kish rėnė pėr gjumė, mė ndjente, por vetėm mė pyeste, pa e hapur
derėn e odės e pa u ngritur hiē:
Peēo, ti po lėvrin andej? U kėthyetė?
Po mama, u kėthyemė.
I vure llozė portės?
Kaloja
tė nesėrmen tė merrnja Stefon qė tė iknim gjene, po e njėjta
shpėrkujdesje. Njėsoj si e imja, nėna e tij dilte nė penxhere e na
fliste qė pas:
Nuku ju ndjeva fare mbrėmė, more djem. Po ikni, ėh, Si s’vutė gjė nė gojė para se tė merrni udhė!
Ska gjė, mama, do tė marrim donjė gjė andej nga Follorina – e qetėsonte
Stefoja,
njėsoj sėkur ta siguronte qė do hanim donjė paēe, nė klub tė fshatit.
Pastaj i linte sėmės porositė: - Thesėt me rroba, i kini nė hajat,
mama. Ca pe rrobave janė akoma tė lagura. Se mos i shisni ashtu! Duhen
nderė njė ēikė, sapo tė dalė djelli. M’i dha njė zonjė greke, nga teli
i saj… Sapo i kish vėnė tė thaheshin.
Stefoja ish nga ata qė
shumicėn e plaēkave i sillnin tė lagura. Ish nga ata qė nuk para u
pėlqenin punėn mė tė dy anėt e kufirit.
Kooperativa akoma nuku qe
prishur, por nė fshat asnjėri nuku desh tė dilte nė fushė e ato tashi
dukshin tė pa jetė. Fėmijėt tonė ishin veshur tė tėrė me rroba qė
mbanin shkrime me gėrma e kuptime, qė asnjėri nuk u jepte dum. Nė
Gollokamje qe hapur pazari me mallra greke e pėr t’i shtėnė nė dorė,
mund tė pėrdornje lekė dhe dhrahmi. Nga fshatrat e tjerė vinin plot
njerėz tė blinin e sidomos tė merrnin takim me Milon, pėr t’u hedhur
tutje dhe ata. U bėmė shumė tashi. Telvizioni jonė nuk na priste mė kur
ktheheshim. Pastaj pushoi sė na prituri dhe televizioni grek. Dukej
sėkur komshinjtė qanin komunizmin qė na kish mbajtur nė fre dhe nė vend
tė kameramanėve tė tyre, nisi tė na nxirrnin pėrpara policinė, qė tė na
kthente nga kishmė ardhur. Njė pjesė tė kohės rrimim tė fshehur e
Miloja e ndjente mė shumė pėrgjegjėsinė.
- Ē’t’i bėj detit. Pa tė ishmė lidhur me tokė, nė Amerikė do t’ju shpinja!
Nėpėr
ca qyteza greke pamė tė ngriheshin ca rrota tė stėrmėdhaja me drita
shumėngjyrėshe dhe me fishekzjare qė kėrcisnin sapo arrinin majėn. Nuku
ishnė ato as kolovajze pėr fėmijė as ēikrikė pusesh. Dukeshin qė qenė
bėrė vetėm pėr tė habitur kalimtarėt e kalimtarėt e vetėm qė hapnin nga
habia gojėn e sytė tok, nuk ishnė tė tjerė veē bashkėfshatarėve tonė qė
dilnin tė kėrkonin punė pėr herė tė parė. Po ne qė i kishmė mėsuarė tė
tėra hilet, sa shihnim donjėrin qė niste t’i ēapėlohej goja dyke parė
dritat qė vėrtiteshin, e zinim pėr mėnge e i thoshim:
Hiqi sytė qė andej, se do tė tė dėrgojnė tė shėkosh edhe tė sat’ėme pastaj!
Miloja,
ja ky Xhemili qė vajta prita nė Kennedi, psherėtinte nga marazi qė nuk
kish njė rrip toke pėr tė na sjellė nė Amerikė. Po ndėrkohė djemtė e
rinj e burrat e fuqishmė tė anėve tona u hodhė e zunė punė, ca fshehur
e ca hapur, dėpėr hotelet, ndėrtimet dhe pemėtoret e Greqisė. Arrat nga
anėt tona mbetėn djerrė. Gratė buzė xhadesė prisnin t’i merrte ndonjė
makinė e t’i shpinte nė Korēė ku tė shisnin qumshtin qė patėn futur nė
ca shishe tė mėdha nga ato tė koka-kolas, tė shkruara me gėrma greke.
Qetėsia
ish ngjethėse. Njerėz tė grumbulluarė tok, shihnje vetėm te gardhi i
varrezave, ku pleqtė e gjallė shpinin mbi supe pleqtė e sapovdekur…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:30 am

Nė vend tė diktaturės na qenka pėrmbysur parajsa

Zoti
Vangjush Gambeta po boton kujtimet. Vendin kryesor nė to e zė angazhimi
i tij nė gazetėn “Zėri i Popullit”. Pėrgjatė shkrimit ai tregon se nė
tėrė periudhėn qė punoi te “Zėri i Popullit”, nė drejtim tė gazetės u
ndėrruan pesė kryeredaktorė: qė nga Paērami e deri te Xhelil Gjoni.
Gambeta flet me respekt e simpati pėr tė gjithė ata, duke nėnvizuar
tiparet e veēanta karakteriale e duke mbajtur tė pėrgjithshėm,
profesionalizmin, kujdesin atėror pėr gazetarėt e rinj, besnikėrinė e
fjalės sė dhėnė e tjera.
- Lexuesi, - shkruan Gambeta, -mund tė mė
pyesė: ku do tė dalėsh me kėto “grimca kujtimesh”. Pėr t’iu pėrgjigjur
kėsaj pyetjeje po mendoj gjatė, i frymėzuar nga libri i prof. Hamit
Beqės “Edhe engjėlli, edhe djalli ėshtė brenda tek i gjalli”. Engjėllin
na i ka dhėnė Zoti qė kur u lindėm, djallin na i futi nė trup
diktatura….
Por megjithatė, nga sa lexojmė prej zotit Gambeta,
kuadrot drejtuese tė gazetės mė mashtruese e mė tė mėrzitshme nė
historinė e kėtij rruzulli, nuk kishin asnjė tipar nga ata qė ta shpien
mendjen te diktatura.
Njė diplomat i viteve 80 reagoi njėherė ndaj
njė shkrimit tim, ku flisja pėr dallimet e detyrave tė sotme me ato tė
djeshmet, qė kanė qenė para diplomatėve shqiptarė. Ai m’u kundėrvu duke
derdhur njė lumė konsideratash me kurrikulumet e pasura e tė ndritura
tė njerėzve tė caktuar nga Hoxha nė shėrbimin diplomatik. Zotėria nuk
pėrmendte ndonjė gjė tė veēantė dhe bile nuk qe ndalur fare nė detyrat
qė kryenin ata nė shėrbim tė asaj politike ultraizolacioniste, e cila e
kishte vendosur Shqipėrinė kundėr ShBA-sė, Japonisė, Kanadasė,
Gjermanisė, Francės, BRSS-sė, Kinės, Australisė, Italisė e shumė tė
tjerėve edhe ndėrpres listėn pasi nuk kam vend tė rreshtoj mbi 150 e ca
shtete! Ai i quan kolegėt e tij tė atėhershėm, diplomatė tė pėrsosur.
Askush nuk e kupton se ēfarė pėrsosmėrie duhej pasur qė tė zbatoje
detyrėn parėsore tė diplomatėve enverianė, atė tė mbajtjes gjallė tė
armiqėsisė me tėrė botėn dhe shpėrndarjes sė veprave tė tė ndjerit
komandant!
Me tė tilla tone flet pėr kolegėt e tij policė edhe i
madhi i policėve tė kryeqytetit nė njė libėr, ku pėrshkruan gremisjen e
rendit komunist dhe njė nga tronditjet mė spektakolare, atė tė
pushtimit tė ambasadave nga shqiptarėt qė u pat vajtur sharra nė kockė.
Edhe pas kaq vitesh ai nuk e ka ndėrruar gjuhėn dhe pėr
profesionalizmin dhe devotshmėrinė e forcave tė rendit, ai vė notat mė
tė larta. Sipas D. Bengasit, hetuesit, sampistėt dhe policėt i kishin
plotėsisht tė qarta detyrat nė marrėdhėnie me keqbėrėsit. E vetmja gjė
e paqartė ishin keqbėrėsit vetė: ishin ata tė mbyllurit nė ambasada,
apo ata tė mbyllurit nė bllok?!
Pėr njė ide mbi kuadrot e ushtrisė
tė atėhershme ndihmojnė me kujtimet e tyre Veli Llakaj dhe Hito Ēako.
Nė shkrimet e tyre do tė gjeni njerėz parimorė, tė guximshėm, mikpritės
bujarė, strategė tė shkėlqyer dhe atdhetarė tė pėrgatitur pėr tė
mbrojtur lirinė deri nė sakrificėn sublime. Edhe kur rrufetė, gjatė
purgave staliniane tė viteve 74-76, u kthyen pėrmbi kokat e tyre, ata
shfaqėn trimėri tė rrallė dhe shqiptuan me zė tė lartė fraza
memorabile. Kundėr kujt u thanė ato fraza, nga shkruesit e kujtimeve
nuk del nė dritė. Diktatura qė po kėrkoj unė me fener nė dorė nė
ushtri, ėshtė akoma mė e vagullt.
Ditė tė shkuara nė Tiranė u shfaq njė film kushtuar Fadil Paēramit dhe u ekspozuan libra tė shkruar enkas pėr tė!
Nuk
kam asgjė personale z. Paērami. E prek nė kėto shėnime pasi mė vjen
turp tė hesht e tė pajtohem me ata qė e njohin si unė dhe nuk e kuptoj
se ē’interesa janė pleksur e i detyrojnė tė ndalen e fokusohen mbi
jetėn e njė njeriu tė zakonshėm qė meriton megjithatė keqardhje pėr
vuajtjet, por qė nuk tė vė nė lėvizje fantazinė, edhe pse ka qenė
luftėtar antifashist, udhėheqės i rinisė nė vitet e pas ēlirimit,
dramaturg, ministėr kulture dhe deri kandidat i Byrosė Politike.
Dhe
askujt nuk i vjen zor qė nė filmat e librat qė kanė bėrė pėr tė, nuk
arrijnė tė nėnvizojnė dot njėzė akt heroik jo e jo, por as edhe njė
episod pėrplasjeje. Nuk veēojnė dot asnjė tezė tė tij, e cila tė ishte
disi jashtė binarėve tė kohės. Nuk munden dot t’i atribuojnė atij as
shkėndija disidence, as novatorizma nė shtypin qė ka drejtuar apo tė
dramave tė shumta tė cilat pėrmenden si korpus, si tituj, por nuk
botohen, nuk rivihen nė skenė, lihen mėnjanė. Dhe ėshtė e logjikshme qė
lihen mėnjanė, pasi ėshtė mė mirė qė ato tė numėrohen se tė shfletohen.
Askush nuk thotė dot se cila dramė, cili personazh, meriton tė veēohet
pėr dėmin qė i solli autorit Paērami! Subjektet e tij ishin tipikė pėr
realizmin socialist. Himnizohej revolucioni, (“Nė tufan”, “!9 ditėt”),
bėhej thirrje pėr luftė klasash, dėnohej social demokracia e Musine
Kokalarit (“Mbi Gėrmadhat”), shprehej vendosmėria pėr tė udhėhequr
revolucionin botėror nga njė vend i vogėl (“Viti 61”). Figurshmėria
letrare ishte inekzistente, gjuha ishte ajo e gazetės “Zėri i Popullit”
qė ai e pat drejtuar vite me radhė.
Pavarėsisht se sa nderohen e
pėrkujtohen sot tėrė kėta individė, gjeneralė si Balluku e Dumja,
figura qendrore si Lubonja, Paērami dhe Ziēishtėt! Ata u vranė e u
burgosėn ngaqė kuēedra Hoxha iu vėrsul atyre dhe jo ngaqė ata i dolėn
ndonjėherė pėrballė kuēedrės! Anėtarėt e plenumeve tė KQ-sė i dėnuan
kėta shokė tė vjetėr, duke tjerrė e stėrtjerrė akuzat e shpifura dhe
bajate tė kryezotit e duke mos pėrfillur hiē autokritikat qė ata i
bėnin nė mėnyrė tė natyrshme pėr t’i shpėtuar dėnimit. Askush nuk ua
vuri veshin kur ata pėrgjėroheshin, se ishin besnikė tė partisė dhe
tėrė jetėn kishin ecur pas mėsimeve tė shokut Enver. Kjo ishte drama
tipike qė luhej nė plenume, ku tė vetmit qė nuk gėnjenin ishin ata qė
po shkonin drejt pushkatimit.
Kėtė dramė Fadil Paērami nuk e shkroi kurrė.
Z.
Mark Dodani na ngatėrron edhe mė shumė nė kėrkimin e gjurmėve tė
diktaturės, kur nė kujtimet e tij, na flet pėr misionet heroike tė
Sigurimit, mes diversantėve malėsorė, qė hidheshin me parashutė apo
braktisnin fshatrat e qytetet e jetonin dhe organizoheshin maleve, pėr
tė pėrmbysur regjimin e Hoxhės me shokė. Po t’u besosh shėnimeve tė
Dodanit, duhet qė nėpėr malet e veriut numri i statujave pėr Kadri
Hazbiun dhe Mehmet Shehun t’ia kalojė numrit tė shkėmbinjve!

“Tirana Observer”, tė 3 shkurtit 2006, Dodani pėrsėrit fjalė pėr fjalė
fjalimin patriotik tė diversantit Hamit Matjani tė lėshuar nga zbulimet
amerikane me parashutė mbi territorin tonė. Ja fjalėt e Matjanit: “Nuk
e dija! Ju lumtė! Paska vėrtet djem Shqipėria! Ju nuk po luani vetėm me
mua, ju po luani me CIA-n amerikane dhe nė kėtė rast me tė
mirėnjohurin, kolonelin Xhon. Ia kisha thėnė se akoma nuk i kishte
njohur mirė shqiptarėt, i kisha thėnė se sa herė kaloja kufirin
shqiptar mbi mua binin breshėri plumbash. Kur t’i vijė koha do ta
kuptojė edhe Xhoni, qė mua mu vėrtetuan fjalėt qė i pata thėnė. Edhe
unė nė vena gjak shqiptari kam”. Dhe mė tej Dodani shkruan pėr
operacionin e zėnies sė Hamit Matjanit, i cili u pėrdor nė lojėn kundėr
CIA-s (qė atėhere nuk ishte me ne - shėnimi im). “Nė udhėzimin e
posaēėm tė Kadri Hazbiut”, - nėnvizon Dodani, - “grupi special kishte
pėrcaktuar qė nuk duhej tė vriste kurrsesi, jo vetėm Hamit Matjanin,
por asnjėrin syresh, sepse me ta, “si shqiptari shqiptarin mund tė
merremi vesh pėr tė kundėrvepruar me mjeshtėri kundėr armiqve tė
pėrbashkėt tė Shqipėrisė. Madje ata mund tė integrohen tė rehabilituar
nė strukturat tona”, – parashikonte Hazbiu.
A nuk duken tė
shkėlqyera, si deklarata kalorėsish fisnikė, si faqe nga eposi i
Veriut! Kemi njė burrė qė arratiset para dy vjetėsh, zbret me parashutė
dhe ve re pėr herė tė parė, se, pas dy vjetėsh, “paska djem
Shqipėria”!!! Pastaj kemi njė ministėr tė Brendshėm, nga burrat mė tė
lartė qė ka pasur ky vend, qė jep udhėzim qė ta trajtojnė Hamitin “si
shqiptari shqiptarin” dhe urdhėron tė mos e vrasin se …..u duhet ta
varin! (Hamit Matjani ėshtė varur nė fushėn sportive tė Lushnjės nė
prag tė festave tė nėntorit 1953, pa u integruar e pa u rehabilituar
hiē nga Hazbiu! – Kėtė herė, ky shėnim nuk ėshtė i Dodanit, por imi!)
Por
nuk ėshtė metoda letrare ajo qė mė shqetėson mua. Unė dua tė di nėse
duhet t’i vlerėsoj Dodanin e Mėlyshin si heronj qė mbronin lirinė,
teksa Matjanin, Leshanakun dhe malėsorėt e Mirditės e Mbishkodrės t’i
quaj tė pabesėt, qė u shėrbenin anglo-amerikanėve nė dėm tė kombit tė
vet? Apo kėta qė zbrisnin nga qielli tė lėshuar nga CIA, (qė tani ėshtė
me ne!), ishin nė tė vėrtetė heronj tė pėrkushtuar pėr tė pėrmbysur
diktaturėn e egėr enveriane, teksa Dodani me Mėlyshin ishin shėrbėtorė
tė verbėr tė saj?! Kam frikė se nė gjėndjen ku e ka futur politika
shoqėrinė shqiptare, askush nuk ma jep dot njė pėrgjigje tė saktė dhe
mua mė dhimbsen librat e historisė! Mė dhimbsen sidomos fėmijėt qė do
t’i hapin ato tekste duke u pėrpjekur tė njohin vendin e tyre dhe
njerėzit qė u rritėn nė kėta troje. Shumė vetė janė tė mendimit se kjo
nuk ėshtė pėrcaktuar dot qartė, pasi dy partitė qė heqin vallen nuk
janė nė njė mendje. Kurse unė ngul kėmbė se kjo nuk ka marrė zgjidhje
tė plotė nga qė tė dyja kėto parti janė tmerrėsisht nė njė mendje!...
Njė
nuse me buzagazin e saj fotozhenik vete mė larg akoma, kur nė faqet e
gazetave gati pėr ditė ngre nė qiell virtytet e Enver Hoxhės, duke
arritur suksese nė ndėrmarrjen qė ka filluar para tre vjetėsh. U bėnė
tre vjet qė Enver Hoxha, nga shkrimet e sė resė, po njihet me tėrė
hiret e tij, me tėrė madhėshtinė, si prind, si burrė shteti dhe si
njeri vazhdimisht i mashtruar dhe i tradhtuar nga bashkėpunėtorėt dhe
…njerėz tė familjes! Kjo Liliana Hoxha po e kryen mė sė miri detyrėn e
saj, ama ėshtė njė detyrė e vėshtirė dhe ka kosto tė kripur, pasi qė tė
lartėsohet Ai, duhet tė paguajnė harxhe figurat e Nexhmies dhe tė
Ramizit. Nusja e Hoxhatėve i njeh mirė balancat. Ajo i njeh mirė dhe
legjendat e ndėrtimeve tė mėdha: vetėm njė therrori e madhe i bėn tė
patundur themelet e piedestalit tė monumentit!
Dhe tani tė nderuar
lexues a nuk e vini re se gjurmėt e diktaturės nuk shihen gjėkundi? E
ē’m.. kėrkon rezoluta e Kėshillit tė Evropės mbi krimet e komunizmit ne
Shqipėri?! Mė lejoni, kėshtu tė revoltuar tė shtroj njė pyetje tjetėr:
nė kėtė fazė foshnjore tė demokracisė, 15 vjet pas pėrmbysjes sė
Statujės sė Enverit dhe heqjes zvarrė nė atė ditė tė 20 shkurtit ’91:
pėrse duhej hequr zvarrė ajo dhe pėrse ka ende disa segmente zyrtarė qė
e pėrkujtojnė atė datė?! Dhe kush mund tė bėhet pengesė qė ATĖ ta
risjellim pėrsėri nė shesh? Aty vendi ėshtė bosh!
Mjekun personal tė
Enver Hoxhės, zotin Isuf Kalo, kryeministri vajti e caktoi kėto ditė,
drejtor te njė qendre tė rėndėsishme mjekėsore nė Tiranė, bile i pari i
qeverisė mori pjesė nė kurorėzimin e Kalos, si i pari i qendrės.
Reagimi i opinionit publik ishte zero!
Unė nuk do tė habitesha
tani, qė si Komandant tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, (atė qė dikur
e quanin Sigurim tė Shtetit), tė emėrohej i mirėnjohuri Sulo Gradeci, i
cili ka pėrvojė tė shkėlqyer dhe jam i bindur katėrcipėrisht, qė as nga
opozita e as nga partitė satelite nė pushtet, nuk do tė kundėrshtohet.
Pėrse
tė kundėrshtohet?! Njėmijė e njė kundėrshtime bėri Opozita pėr
kandidaturat e ambasadorėve. U gėrmua nė tė kaluarėn e znjės Harxhi, qė
vajzė e re, nė njė gjendje tė trazuar emocionale pat cituar hamendje,
(vetėm cituar!), nė lidhje me ndikimin e Perėndimit nė kalvarin e
’97-ės. Nuk u morėn parasysh as shpjegimet e saj dhe as mundėsia e
pjekurisė qė sjell koha. Ama, nuk u ndoq i njėjti kriter pėr Mehmet
Elezin. Nuk i hodhi asnjeri sytė nga e kaluara e Elezit, e tė vetmit
prej ambasadorėve tė emėruar nga ’91-shi e kėtej, - absolutisht i
vetmi(!), qė ka qenė anėtar i Komitetit Qendror tė njė partie
komuniste, nga figurat mė kyēe tė sektorit tė propagandės enveriane.
Dhe dihet bukur fort se ēka pėrrallisur ai pėr SHBA-nė dhe borgjezinė
perėndimore. Ky emėrim ėshtė unik. Nuk ka ndodhur nė asnjė nga vendet e
kampit lindor!
Jo, jo, tani nuk ka kufizim emėrimesh pėr gardėn e
vjetėr tė hierarkisė ramizo-enveriste. Tani zoti Berisha nuk ka mė
droje. Ai e shkundi pudrėn antikomuniste tė viteve tė para. Nė qeverinė
dhe institucionet e tij nuk gjen mė, tė burgosur e martirė qė i
nevojiteshin aq shumė pėr mitingjet e fillimit, nuk i lypsen mė ata
shoqėruesit aq tė ēmuar pėr udhėtimet e para nė Strasburgjera dhe
Uashingtonėra. E mos prisni mė qė ai nė ndonjė prag votimesh tė shpallė
dėnimin me vdekje tė Aranit Ēelės e Zylyftar Ramizit, siē bėri mė 24
maj ‘96! Me shumė menēuri, ai tani po synon qė t’ua heqė rivalėve
socialistė nga thonjtė elektoratin e majtė, atė elektorat qė mban akoma
nėpėr mure fotografitė e komandantit legjendar.
Pėr t’iu bindur pėr kėtė, po shkėput dhe shėnimin e fundit qė kam marrė nga gazeta "Tema", e datės 22 dhjetor 2005:
Shkėpus
nga gazeta: Kryeministri Berisha tha se ndihej i gėzuar qė ndodhej nė
Mosul mes ushtarėve shqiptarė, pjesė e koalicionit ndėrkombėtar
antiterror.
Mė vjen mirė, tha Berisha, qė dėgjoj fjalė tė mira pėr
punėn tuaj kėtu. Ne, theksoi kryeministri, do te qėndrojmė nė Irak pėr
tė vazhduar detyrėn tonė. “Ata popuj, qė kanė kaluar njė diktaturė i
kuptojnė mė mirė irakianėt se kushdo tjetėr. Sadami, ashtu si
Milosheviēi ėshtė njė diktator, por fatmirėsisht ata tashmė i janė
nėnshtruar gjykimit pėr krimet e bėra”, tha z. Berisha… Kėtu mbaron
lajmi i “Temės”
Diktatorėt e dy popujve: Sadami dhe Milosheviēi!!!
Nė kontigjentin e ushtarėve shqiptarė nuk ndodhej, pėr fat, asnjė
kosovar. Zoti Berisha po u fliste ca ushtarėve tė lindur nė Vlorė,
Skrapar e Burrel. Ai gėrmoi me kujdes pėr diktatorė nė thellėsinė e
historisė sė shqiptarėve qė kish para vetes dhe gjeti vetėm
Milosheviēin!!!
Ku shkoi pra diktatura? Ajo nuk ka ekzistuar thonė
me vendosmėri disa. Ose ajo nuk ka ikur gjėkundi, thonė ca tė tjerė,
ėshtė ende aty, nėn forma tė reja, tė pashfaqura mė parė nė historitė e
popujve. Ku dihet?! E kujtoni atėherė? Edhe atėherė ne nuk thoshim qė
ishim nėn diktaturė. Ai qė ne, ca pak dhe gabimisht, nė kėto kohėra i
themi me gjysmė zėri diktator, tani, i riderdhur nė bronz, mund tė
kthehet nė sheshin qendror tė Tiranės. E kjo pritet tė ndodhė nė ndonjė
nga 20 shkurtat kėtyre viteve qė po na vijnė!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:31 am

Humori i presidentėve

Presidentėt
amerikanė kanė njė traditė tė bukur qė marrin pjesė nė darkėn e
pėrvitėshme tė Shoqatės sė Korrespondentėve tė Medias, qė jep
informacione nga Shtėpia e Bardhė. Pėr njė natė ata kridhen nė njė
atmosferė shoqėrore, jo formale dhe e venė veten tė barabartė nėn
mokrat e shakave qė bluajnė gjithshka. Kam patur rast tė mrekullohem me
sensin e humorit tė Presidentit Klinton nė tė tetė darkat tradicionale
tė periudhės sė tij. Para ca ditėsh, pata rast tė shoh edhe pjesmarrjen
e parė tė kreut tė ri tė Shtėpisė sė Bardhė, Xhorxh W. Bush. Nė tė ai i
ftoi tė 3000 pjesmarėsit tė qeshnin me kokolepsjet e tij gjuhėsore dhe
me padijen e natyrshme nė fusha tė panjohura pėr tė. Nė mes tė njė gazi
tė pėrgjithshėm, Bush u lexoi tė pranishmėve pjesė nga njė libėr i
porsadalė nė shtyp, qė ai i ftoi ta blinin, pasi nuk kushtonte veēse 9
dollarė e 95 cent dhe i siguroi se do tė kėnaqeshin, me qė nė tė ishin
pėrmbledhur tė gjithė gafat e tij publike.





Fjalimi i shkurtuar i Presidentit Bush



(Si tė gjithė shkrimet qė pėrmbajnė lojėra fjalėsh,
pėrkthimi ėshtė pėrshtatur nga unė, nė njė tingėllim shqip tė lirė pėr
tė pėrftuar njė ide mė tė qartė se pėrse qeshte salla me 3000 tė
ftuarit e zgjedhur nga media, senati, kongresi dhe administrata qė
qeveris ShBA).



Ju falenderoj tė gjithėve, ju falenderoj shumė. Laura dhe unė jemi tė lumtur qė ndodhemi kėtu sonte!

Siē e dini, ne po studjojmė deri ku ta vendosim
nivelin e lejuar tė arsenikut nė ujin e pishėm. (tė qeshura) Qė tė
marrim njė vendim tė mbėshtetur mirė nė shkencė tė zbatuar, ekspertėt
na porositėn qė t’i nxjerrim tė dhėnat nga prova duke u ofruar ujin nė
gota, njė salle me jo mė pak se 3000 veta. (tė qeshura) Ju faleminderit
pėr pjesmarrjen tuaj nė eksperiment. (tė qeshura)



Ėshtė kėnaqėsi kur sheh kėtu kaq shumė antarė tė
kongresit e nė mes tyre, bile nė tryezėn kryesore edhe mikun nga Texasi
im, Tom De Lay. (Duartrokitje) Ca ēaste mė parė, kryetari i komisionit
organizator tė kėsaj mbrėmje gazmore mė pyeti nė se e kam parė
ndonjėherė Tomin tė buzėqeshė… Unė i u pėrgjigja se nuk dija ē‘tė
thosha, pasi unė nuk kam veēse nėntė vjet qė njihem me tė. (tė qeshura)




Kemi kėtu dhe Senatorin Lieberman, ( qė ishte tok me
Al Gore nė garėn pėr zėvendėspresident kundėr dyshes Bush-Cheney.
Shėnimi im, P.K.). (Duartrokitje) Tė gjithė e dimė se Xhoe, (Liberman),
ėshtė njė hebre-ortodoks dhe pėr kėtė ai nuk ze asnjė punė me dorė qė
kur bie dielli tė premten e deri sa ngryset tė shtunėn. Kjo mua
gjithnjė mė ėshtė dukur mjaft tėrheqėse dhe nė fakt po mendohem ta
pėrqafoj atė fe edhe unė. (tė qeshura) Jo po ndryshe, do tė rri kėshtu
si tani, pa zėnė asgjė me dorė, qė kur ngryset tė shtunėn e deri sa bie
dielli tė premten! (tė qeshura)



Shumė nga ju zor se e dijnė qė unė kam nxjerrė njė
libėr tė ri. Dikush ka mbledhur tok njė grumbull me fjalė tė mia tė
urta e me kripė — ose siē i quan ai, “fjalė tė urta e me kripė, tė
thėna nga unė aksidentalisht”. (tė qeshura) Nė njė farė mėnyre unė jam
edhe krenar qė ē‘them unė kanė filluar qė tani tė zenė vend nėpėr
libra. Kėshtu qė si tė gjithė autorėt edhe unė kam menduar t’ju lexoj
sonte diēka nga ky libėr. (tė qeshura) Janė si citatet e Kryetarit Mao,
veē se kėto janė pėr tė qeshur e nuk janė kinezēe (tė qeshura)



Ja njėra prej tyre nga libri — dhe tė them tė
drejtėn, e kam thėnė: (tė qeshura) “Unė e dij se qenia njerėzore dhe
peshku mund tė kenė njė bashkekzistencė paqėsore” (tė qeshura) Tani ju
do tė rrini e do tė futeni nė mendime tė thella. (tė qeshura dhe
duartrokitje) Kushdo mund t’ju japė juve njė mendim tė pjekur, por tė
tillė kurrė! Njė e thėnė e mėnēur si kjo, ju fut ju tėrėsisht nė njė
dimension krejt tė paparė ndonjėherė. (tė qeshura)

Ja dhe njė tjetėr kėtu: " Unė e kuptoj rritjen e
biznesit tė vogėl, unė kam qėnė njė gjė e tillė." (tė qeshura.Pas nje
pauze) Nuk i di shijet tuaja, por letėrsinė e madhe, atė tė
pavdekshmen, unė e dua shumė! (tė qeshura)



Kurse kėtė, tė them tė drejtėn, e kam thėnė nė New
Hampshire: "Unė e ēmoj ruajtjen e vlerave ashtu si janė. Ėshtė diēka qė
kur kandidoni pėr president ju duhet ta ruani." (tė qeshura) Nuk kam
idenė mė tė vogėl se ē‘kam dashur tė them atje. (tė qeshura dhe
duartrokitje)

Ose kjo tjetra: "Gjithnjė, shumė e mė shumė prej importeve tona vijnė nga jashtė." (tė qeshura)



Po kjo tjetra pėr vizionin mbi politikėn e jashtme,
nuk dij si ju duket: "Kur po lindja unė, bota ishte e rrezikuar dhe e
dinim me pėrpikmėri se kush ishin ata-tė. Ishim ne kundėr tyre. Dhe
ishte mjaft e qartė kush ishin tyre-t” (tė qeshura) " Sot ne nuk jemi
mė aq tė sigurtė se cilėt janė ata-tė. Por ama e dijmė qė ata-tė janė
atje." (tė qeshura dhe duartrokitje)



Kėtu pastaj kemi shprehjen time mė tė famshme: “
Rallė e kemi shtruar pyetjen a ėshtė duke mėsuar fėmijėt tanė.” (tė
qeshura) Le ta analizojmė pėr njė ēast kėtė fjali. (tė qeshura) Po qe
se ju nuk tė falni qimen, ka shumė tė ngjarė qė tė mendoni se folja me
qenė nė njėjės, duhet tė kishte qėnė shprehur nė shumėsin “janė”. Por
po ta lexoni me mė tepėr vėmendje, ju do tė shikoni se unė kam pėrdorur
termin e jokalimtares sė shumsit nė mėnyrėn kushtore. (tė qeshura)
Kėshtu qė fjalėza “ėshtė”, janė mjaft tė sakta! (tė qeshura dhe
duartrokitje)

…………………………………………………………………………………………………………………………………

Kėshtu pra zonja e zotėrinj, doni nuk doni, do ta
pranoni, se me gjuhėn unė kam arritur deri nė ato maja, ku s’ka patur
burrė qė tė shkelė mė parė! (tė qeshura)

Pėrfundimisht, me sa shoh, unė paskam dhėnė goxha
ndihmesė nė gjuhėsi. Paskam hartuar fjalė tė reja, si “keqnėnvlerėsim”
dhe “hispanikshėm.” (tė qeshura) Unė kam shtrirė e zgjeruar kuptimin e
fjalėve vetė, kur kam thėnė “Grekėrat” duke dashur tė them “Grekėt”,
dhe “dehės” pėr t’u kuptuar “ngjethės.” (tė qeshura) Dhe me
zhdėrvjelltėsi tė mahnitshme nė vend tė “barrierat dhe tarifat” kam
thėnė “tarrierat dhe barifat." (tė qeshura)



Dhe a e dini ēfarė? Jeta vazhdon. (tė qeshura) Edhe
me tėrė kėto mufka, gruaja dhe vajzat ende vazhdojnė tė mė duan. (tė
qeshura) Ushtarėt tanė ende vazhdojnė t’i ruajnė hapėsirat tona. (tė
qeshura) Amerikanėt si gjithmonė zgjohen nė mėngjes dhe shkojnė nėpėr
punėrat e tyre. (tė qeshura) Njerėzit nuk kanė rreshtur sė dali nė
shėtitje dhe sė zbavituri, ashtu si ne kėtu sonte.



Unė nuk mendoj se e ndihmojmė shėndetin po u munduam
ta trajtojmė veten me seriozitet tė tepruar. Ajo qė mė bėn mua serioz
ėshtė pėrgjegjėsia ime si president i popullit amerikan. Ėshtė detyra
qė kam marrė pėrsipėr. Pėr kėtė edhe erdha sonte tė flas me ju. Ju
falenderoj qė mė ftuat dhe ju jam mirėnjohės pėr mikprishjen e
pėrzhemėrt. (tė qeshura dhe duartrokitje)



* * *



Pėr mua ky fjalim ishte njė befasi e kėndėshme, pasi
duke e njohur vetėm gjatė fushatės, pata krijuar mendimin e gabuar se
Presidentit tė ri, i mungonte sensi i humorit. Dhe shumė vetė e quajnė
kėtė njė tė metė jo tė vogėl pėr njė burrė shteti dhe njė hall mė shumė
pėr vendin qė drejton.



Njė mungesė e tillė nė Shqipėri ka sjellė dėme tė
pallogaritshme, pa u identifikuar aspak si njė nga arsyet e rėndėsishme
qė punėt tė mos venė kurrė nė vijė. Vetkuptohet qė natyrat despotike
duke mos praktikuar vetėtalljen, tėrthorazi shpallin si herezi ēdo
vėrrejtje apo pėrqeshje qė bėhet nė kurriz tė tyre. Servilat e orbitės,
nė mungesė tė kreut tė shtetit e ndėshkojnė pastaj edhe mė rėndė ndonjė
fajtor qė guxon tė pėrflasė anėt qesharake tė tė parit tė vendit.
Zyrtarėt mė poshtė, kanė mė tej prirjen qė ta quajnė sulm ndaj
monumenteve tė tij prej mermeri e bronxi, qė nė Shqipėri zakonisht
ngrihen qė nė tė gjallė tė prijėsave dhe kapakun nė fund e ve policia
sekrete, e cila i ndjek edhe mė shumė kėta lloj “armiqsh tė kombit”.
Kėshtu tė gjithė nxitojnė tė formojnė barrikata mbrojtjeje pėr tė
madhin e vendit dhe e bėjnė akoma mė pak njerėzor njė njeri, qė duhet
tė kish filluar i pari tė tregonte se ėshtė vėrtet njeri, si gjithė tė
tjerėt dhe ka nevojė tė ndihmohet tė ndreqet dhe se gabimi ėshtė po aq
njerėzor, sa ē’ėshtė dhe vepra e tij e bukur.



Nė fund tė fundit kjo temė nuk ėshtė larg diskutimit tė nevojave themelore tė demokracisė.



Pėrfytyroni njė individ, qoftė ky, ta zemė, njė
arkitekt me famė, njė artist i njohur, apo njė mjek i shquar, qė u
tregon njerėzve pėrqark histori me gafat dhe dėshtimet e tij, me
situatat qesharake, ku ai e ka vėnė veten e vet. Njerėzit qeshin dhe
askush nuk mendon se ai ėshtė aq pak i zoti sa po tregohet, se nė fund
tė fundit e thotė fama e tij, e famat fitohen, nuk caktohen me dekrete.
Kthehuni dhe mendoni sikur ai t’u flasė atyre pėr bėmat e tij
madhėshtore, pėr situatat ku ai ėshtė treguar mė i mprehti e mė trimi:
ndjenja qė do tė linin pas kėto tregime, do tė ishte e pakėndėshme. Nė
tė vėrtetė njerėzit qė dėgjojnė, nuk ndikohen nga tregimet e personit,
as kur ai e bėn veten lolo dhe as kur e hymnizon atė.



Klintoni nė njė nga darkat e Korrespondentėve tė
Shtėpisė sė Bardhė, parodizonte fushatėn e tij kundėr kandidatit Dole,
duke u thėnė amerikanėve, se po tė kishin pėr tė lėnė shtėpitė dhe tė
iknin me pushime, vaditjen e luleve nė mungesė tė zotėrve tė shtėpisė,
do ta bėnte mė mirė ai, se sa rivali i tij, Bob Dole. Kėshtu ai e
ētensiononte fare fushatėn. Dhjetra filma e libra e kanė mėsuar
auditorin amerikan me humorin e presidentėve, sidomos me zbulimin e
“thembrave tė tyre tė Akilit”. Regani i ndėrgjegjshėm se ish njė nga
presidentėt mė tė moshuar nė historinė e ShBA, nė ditlindjet e tij e
kish zakon tė merrte fjalėn e tė falenderonte pjesmarėsit, qė po
mblidheshin “pėr tė 34-tėn herė pėr tė festuar 40 vjetorin e tij”!
Ėshtė tepėr e njohur replika e Linkolnit, i njohur si presidenti me
pamjen e jashtme mė tė shėmtuar, kur nė senatin amerikan njė nga
kundėrshtarėt iu ngrit e me gishtin drejtuar nga Presidenti, uluriti:
“Zotėrinj, ju kam thėnė gjithmonė se ky njeri ka dy fytyra!”, E
Linkolni, qė nga folėsja ia ktheu: “Nuk ėshtė e vėrtetė. Besoni ju se
do tė dilja me kėtė palo fytyrė, po tė kisha patur njė tjetėr?!” Sharl
De Goli pyeste ēdo ditė stafin e tij: “Sa karrikatura kanė sot pėr mua
gazetat e Francės?” Dhe ishte vetullngrysur ditėn qė ato mungonin.



Kur vėrtitet puna tek ata qė drejtojnė fatet e
vendit nė Shqipėri, tė vjen zor ta shtrosh si nevojė, se tė ngjan vetja
si ato gratė me barrė, qė u shkon mendja pėr kumblla tė pa bėra! Pėr
shkak tė urisė sė madhe elektorale, tė parėt e Shqipėrisė nuk mund ta
lejojnė veten tė bjenė nė tė tilla gracka lluksi e tė vetpėrqeshen.

Kuptohet, sepse tradita mungon nė mėnyrė absolute.



Ata pėrpara kėtyre ishin perėndi dhe Perėndia nuk ka
asgjė pėr tė pėrqeshur as vetė e as nga tė tjerėt. Kush guxon, Perėndia
e vret. Kurse tani i vetmi lėshim ėshtė imitimi i efektshėm i komikėve,
me Mejdanin, Berishėn e Metėn, imitime tė cilat shkaktojnė gaz, por
komikėt e talentuar ende nuk guxojnė tė shkelin parcela tė ndaluara.
Gazetarėt qė bredhin mbi kėto parcela, kur u mungon arti i satirės,
arrijnė rezultate tė acaruara qė humbin nė klimėn e pėrgjithėshme, ku
shpifjet lahen nė njė pishinė me tė vėrtetat e ashtu lakuriqe nuk i
dallon dot.



I tepėrt pastaj ėshtė pretendimi qė z.Nano psh, tė
dalė e tė bėjė shaka pėr gjėra thelbėsore, si fjala vjen, pėrse nuk u
mbajt premtimi i bėrė nė Vlorė pėr kthimin e parave tė humbura nė
piramida, apo nė e ka tė vėrtetė atė mendim qė shfaqi pėr Baba Enverin
nė Zvicėr, e tjera… Kush e njeh Fatos Nanon, e di qė ai e pėrdor
ironinė, por jo vetėtalljen. Si burrė i mprehtė, ai do tė duhej tė
thosh, se gjatė luftės pėr pushtet, mė 1997, grykat qė nxorėn premtime
nuk janė mė pak fajtore se grykat qė vollėn zjarr. Sa pėr Enverin, ajo
dihet qė Fatos Nanon nuk e ha malli, por ajo iku e u tha nė Zvicėr, e
tani ta mohojė ėshtė vetvrasje ashtu siē ėshtė vrasje e vetes po ta
rikonfirmojė! Temat e veta pra, Fatos Nanoja i ka tė rrethuara me tela
gjembaēė. Edhe presidenti amerikan nė fund tė fundit, nuk preku telat e
vet gjėmbaēė, por foli veē pėr ca rrodhe tė ngjitura nė gjuhė… Por ama
i ftoi tė tėrė tė qeshnin e gajaseshin me tė!… Kryetari PS-sė nuk e bėn
kėtė, qoftė edhe pėr gjėra tė dorės sė tretė. Z. Nano, (qė tani bėn be
pėr amerikanėt), mund tė na ftojė psh, tė qeshim mbi alkolizmin. Ai
mbase nuk e din qė gjatė kėtyre viteve nė pushtet ėshtė bėrė tri herė
xurxull. Ai vetė mbase nuk i mban mend ato tri raste se gjatė tėrė
legjislaturės ka qėnė i dehur, por duhet ta dijė qė bota flet. E
pėrderisa nuk e prek as kėtė, atėhere, keq i kemi punė. Politikanėt
tanė i paraqisin shpejt kandidaturat e tyre pėr monumente.



Aty nga vitet e para tė qeverisjes demokratike, njė
miku im mė pat thėnė se Berisha i kish tė tėra tė mirat, vetėm se i
mungonte njė gjė rėndėsishme: ndjenja e humorit! Nė atė periudhė, kur
ne tė ndezur nga pėrmbysja historike, e deshim vėrtet atė njeri qė po e
mbėshtesnim aq fort, kėrkonim qė ai tė kish aftėsinė tė shikonte anėt
qesharake tė shfaqjeve tė tij dhe sidomos dėmin qė i bėnin imazhit tė
tij, njerzit servilė qė e rrethonin. Habiteshim se si ai nuk e vinte
re, qė kėshilltarja e propagandės, e cila bėnte 10 varavingo nė ditė
nga Presidenca nė Televizion duke shpėnė e marrė kasetat, nė tė cilat
ajo qe kujdesur tė regjistronte tėrė aktivitetet e Presidentit, sillte
njė dėm tė madh, duke zėnė me to tė gjitha orėt e lajmeve dhe gjithė
ē’vinin para e pas. Aq sa, edhe pse e kishim parė nė lajmet e orės 6,
se si z.Berisha priste Skalfaron, kur po ky lajm, pėrsėritej nė
mesnatė, kishim iluzionin se, me qė ndėrkohė Presidenti ynė kish dalė
dhe nė njė zinxhir tė tėrė rubrikash mė shumė se Skalfaro, Berisha
dukej i lodhur ndėrsa Skalfaro i freskėt! Ne na u formua bindja e
patundur se kjo kėshilltare e propagandės do tė arrinte ta sillte
Presidentin nė TVSh tė jepte edhe parashikimin e motit dhe sasinė e
rreshjeve nė tė katėr anėt e vendit!..



Sensi i humorit nuk sjell vetėm atė efektin e
ngrohtė tė zbritjes pėr ca ēaste nga piedestalet dhe afrimit me
njerėzit, ashtu si vetėtallja e z. Bush. Mirė, mund tė mos e bėsh kėtė,
por prania e atij sensi ndihmon tė kontrollosh veprimet qė bėn edhe tė
mos u lesh tė tjerėve shteg tė qeshin me ty. Se sensin e humorit nė mos
e kanė burrat e shtetit e kanė shtetasit. Kjo ndjenjė nuk do ta linte
kryeministrin Meta, psh, tė deklaronte se thesari i shtetit shqiptar,
ėshtė vjedhur tre vjet mė parė, qė nė kohėn e Berishės. Kush i ndalon
shqiptarėt e paudhė tė mendojnė, se thesari ėshtė vjedhur shumė kohė mė
parė akoma, qė kur u formua shteti vetė, nė kohėn e Ismail Bej Vlorės?!
Sensi i humorit nuk do ta linte Presidentin Mejdani qė shqiptarėve nė
New York, kur e pyetėn se pėrse mbaheshin akoma ushtarė grekė nė
Shqipėri, t’u pėrgjigjej: “ Si nuk u bėtė merak ju kur aty gjatė krizės
sė ‘97ės ishin dhe dhjetė ushtėri tė tjera, por ankoheni tani qė kanė
mbetur vetėm grekėt?!”



Po shtetasit pėr fat tė keq akoma nuk i ka lėnė
ndjenja e humorit dhe tani qeshin edhe me PD-nė, e cila pėr tė
pėrmbysur qeverisjen e keqe e pėr tė marrė pushtetin, u bėn thirrje tė
ikurve tė saj, e jo vetėm tė ikurve nga mitingjet, por edhe atyre qė
kanė ikur tepėr tepėr larg: atyre qė qeverisėn pėr katėr vjet tok me
socialistėt dhe ndajnė me ta pėrgjegjėsitė. Pėrse atėhere nuk ftohen nė
koalicion edhe socialistėt? Atėhere, as diskutohet: marrja e pushtetit
ėshtė e siguruar!.. A dyshon njeri pėr kėtė? Kurrė!


Ja pra, nė ndryshim nga demokracitė e mėdha, gazi nė
vendin tonė buēet i paprerė, nė daē ta kenė, nė daē tė mos e kenė
ndjenjėn e humorit burrat e shtetit shqiptar!…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:31 am

Gomari nė Film

Filmi kishte temėn e fshatit.
Njė
natė u kthyem tė lodhur nga sheshi i xhirimit dhe u shtruam tė hanim
darkė nė ēadrat, qė kishim ngritur nė afėrsi te Gollokamjes. Kishim
mbaruar sė filmuari njė episod, nė tė cilin heroi i filmit tonė lexonte
gazetėn, teksa ecte shaluar mbi gomarin e tij. Gomari, i lėnė me
kapistėr zvarrė e nga ta hiqnin kėmbėt, duhet ta shpinte heroin tonė
drejt e nė mbledhjen e organizatės sė grave. Me njė fjalė, kėrkohej
diēka bufe, gazmore e tepėr e thjeshtė, por gomari i pamėsuar na e pat
bėrė atė ditė, punėn ferr...

Nejse, nė mbrėmje, pa pritur, na u shfaq nė ēadėr kryetari i Kėshillit tė fshatit... E njeh?
- Jo. Mė duket se ėshtė njė i ri, - iu pėrgjigja.
-
... Ai e gjeti grupin tonė rreth tryezės. Hanim e flisnim pėr punėn e
asaj dite. E ftuam kryetarin tė ulej me ne, por ai nuk pranoi. U
interesua pėr hallet qė kishim, a ishim tė kėnaqur nga furnizimet, qė
fshati na i sillte aty nė ēadėr, e tjera... Si vajti puna sot, na pyeti
mė nė fund. Mirė, i thamė. Pastaj na pyeti se ku dhe ēfarė kishim
filmuar e kur ne ia treguam, ai nuk dinte se qysh tė na e bėnte
vėrejtjen, pėr tė cilėn edhe ish munduar deri aty.
- Shikoni si
ėshtė puna! - tha. - Mua mė vjen zor, bile shumė zor, se ky qė do t'ju
them, ėshtė njė budallallėk, por ju nuk duhet tė bėni gjėra pa na
pyetur ne tė Kėshillit.
Ne nuk po ia kuptonim hallin.
- Gomari qė keni pėrdorur ju pėr filmin, nuk bėn... Ai gomar, i pėrket njė njeriu,

ka qėnė shtatė vjet nė burg... Ne, tė zotin e asaj kafshe, e trajtojmė
si njė njeri tė padėshiruar, tė deklasuar, qė ta kuptoni mė mirė.
Ne nė fillim shqyem sytė, pastaj ia plasėm gazit. Atij nuk i erdhi mirė.
- E di qė ėshtė pėr tė qeshur, por kėto punė janė me bela, - na tha. - Na pyesni ne, dreqi e mori! Pėrse jemi ne kėtu?!
- Gomari ėshtė gomar! - ia kthyem ne. - Nuk ka as emėr, as lidhje me luftėn dhe socializmin. Ē'na duhet ne i zoti?!!
- Dakord. Tėrėsisht dakord, por ja... nuk bėn.
Dhe
na shpjegoi, qė ai as do tė na shqetėsonte fare, por nė fshat kishin
plasur grindje dhe puna qe trashur. I zoti i gomarit po ēmėndej nga
lumturia, qė ia kishin marrė kafshėn nė film. Ai e quante kėtė njė nder
tė madh e prapa kėsaj shihte njė tė ardhme tė qetė. Gjoja nga qeveria
kishte ardhur udhėzimi qė ta trajtonim mė mirė.... Ja, sė pari, kish
thėnė ai, filluan me gomarin e tij! Ia kishin marrė nė film!... Kaqė
ishte, pat thėnė ai, mbaruan kusuret e mia! E pėrpjeta filloi!

Nė ēastin qė kryetari po na qortonte, i zoti i
gomarit ndodhej akoma nė klubin e fshatit dhe qeraste me raki tė gjithė
sa afroheshin nė banak. Kjo pat shkaktuar zili dhe shumė bashkėfshatarė
kishin trokitur nė Kėshill. Ata e ndjenin veten tė fyer dhe kishin
thėnė se nuk do tė shihnin kurrė njė film, ku zinte vėnd gomari i njė
armiku tė pushtetit. Ata ndjenin pėr tė urrejtje klasore. Mė kishin
sharė mua regjisorin dhe operatorin tim, qė, me sa dukej, kėrkonim tė
zbutnim luftėn e klasave nė Gollokamje.

Ndėrsa kryetari na vinte nė dijeni pėr zhurmėn e ngritur, ne qeshnim e qeshnim. Por edhe i pari i fshatit u fye.
-
Ju mund tė qeshni sa tė doni, - na tha, - por ne me kėta njerėz kemi tė
bėjmė. Ju nuk keni tė bėni vetėm me mua. Iku, vėrtet, koha e Rako
Barutit me shokė. Ne qė drejtojmė tani, kemi mentalitete tė reja. Unė
jam agronom i lartė dhe mė vjen t'ju bashkohem e tė qesh me ju deri nė
mėngjes. Por fshati, tė dashurit e mi, ėshtė po ai. Nuk ka vajtur nė
shkollė tė lartė fshati. Mė besoni: nuk kthehem dot nė shtėpi, se tėrė
mė janė mbledhur aty para oborrit, kanė rreshtuar gomarėt e tyre, si
pėr tė thėnė, shoku kryetar ja ku i ke kėta qė mbajnė drutė e shkarpat.
Kur ėshtė puna pėr qef, pėr filma e bilmemera, thirren gomarė tė tjerė,
ėh?!. Dhe kėto punė janė me telashe. Tė mė pyesnit mua, e kisha
zgjidhur kėtė punė pėr bukuri. Gomarė tė pashėm dhe me pėrbėrje tė
mirė, ne kemi plot nė Gollokamje!
I thamė se ne kishim udhėzime tė
pėrpikta, qė kryetarėt e kėshillave duhet t'i pyesnim vetėm kur bėhej
fjala pėr tė angazhuar figurantė.
- Po gomari, a nuk ėshtė, si i thoni ju, figurant?! Zjarrin na keni futur, zjarrin!
Dhe
kryetari u nda me ne i zemėruar. Sa pa u larguar ai, ne i mbytėm tė
qeshurat, pastaj nuk i mbajtėm dot mė. Qesh e qesh e qesh, na u lodhėn
brinjėt atė natė!
Pas dy ditėsh, ne mbaruam xhirimet, shkulėm ēadrat
dhe u kthyem nė Kinostudio. Materialet e filmuara i kishim nė laborator
dhe tė gjithė kėtė histori ia treguam Drejtorit tė Pėrgjithshėm, teksa
po na gostiste me kafe. Ai desh ra pėrmbys mbi filxhanėt e kafesė.
Thirri shefin e kuadrit dhe na shtėrngoi ta nisnim tregimin nga e para.
Tė dy fshinin lotėt dhe mbanin brinjėt me duar.
- Hej, sa prapa kanė
ngelur atje, nė fshat! Edhe gomarėve duan t'u kufizojnė tė drejtat...
Ē'faj ka e gjora kafshė?! E po deri kėtu?!!
- Sa herė tė shikoj filmin tuaj, - na tha drejtori, - unė me siguri nuk do ta mbaj dot gazin.
Por nuk qe e thėnė ta shikonte. Ca ditė mė pas, ndėrsa po bėnim montazhin, drejtori hyri nė laborator, hundė e buzė.
-
Dėgjoni kėtu! -tha. - Nuk do tė bėni asgjė, pa pyetur autoritetet! Kudo
ka njerėz gjithfarė... Tė papėrshtatshėm... Ka shtėpi famėkeqe tė
eksponentėve tė reaksionit...

I thamė se udhėzimet i dinim pėrmendėsh dhe se i zbatonim ato gjithmonė.
- Mos m'u shitni si ėngjėj! - uluriti ai. - Nuk mė treguat ju pėr atė gomarin? Kėshtu i zbatoni udhėzimet?!
Unė dhe asistenti im u pamė sy ndėr sy.
- Po ju shoku drejtor... qeshėt!

- Qesha, tamam qesha!... Se edhe unė i marr lehtė ca
gjėra. Por mė kanė zbrazur sot njė dush tė ftohtė nė Komitetin Qėndror
tė Partisė! Qė ta mbaj mend!...Zėnkat nė Gollokamje ishin bėrė tė
pėrditėshme. Ai i zoti i gomarit, - mė gomar se gomari!... Nė vend qė
ta linte me aq, ishte bėrė i padurueshėm. Vėrtitej kakapėr nėpėr fshat,
sikur kishte pushtuar Hollivudin! U ngrinte nervat bashkėfshatarėve...
Kur ata kalonin pėrpara tij, me gomarėt e tyre, ai ua shihte kafshėt e
gjora me pėrēmim dhe u nxirrte gjuhėn. Ata nuk e kishin duruar dot dhe
gomarin e tij ia kanė hedhur nga shkėmbi. Qė ta dini, ai artisti juaj,
ju la shėndetin, i ktheu potkonjtė nga dielli!

Dhe kish njė kėnaqėsi tė egėr nė dhėnien e kėtij lajmi!
- E po, pėr besė, kjo ėshtė poshtėrsi! -nuk u pėrmbajta unė.
-
Thua ti! -m'u pėrvesh drejtori. - Nė fshat, kishin nxjerrė thikat. Fis
me fis. Njė plenum i Partisė nė rreth, u mblodh vetėm pėr kėtė problem!
- Pėr... pėr njė gomar???!!!
-
Jo pėr gomarin! Jo pėr gomarin!.. Nuk ka komitet qė tė mblidhet pėr njė
gomar! Nė rend tė ditės kishin vėnė format e spėrdredhura tė shfaqjeve
tė luftės sė ashpėr klasore. Por ama, nė fakt, ai gomari juaj, ja,
mblodhi njė plenum! Pastaj, varda problemet: kishin trajtuar unitetin;
kishin pėrmendur njė pėr njė format e stėrholluara tė lėshimeve, qė
kėrkon armiku; kishin rikujtuar se armiku kėrkon tė futet atje ku duket
se, gjoja, nuk ka asnjė tė keqe, se ne rrezikojmė lirinė, e tjera, e
tjera... E nė fakt, nuk diskutohet, qė ajo e gjora liri e shqiptarėve
ėshtė nė valle!

Dhe drejtori u mat tė ikte. Kur arriti tek dera, unė guxova:
- Sidoqoftė, ne e bėmė. Ai episod...
- Episodin hiqeni! - na urdhėroi prerė. - Atė gomar, nuk dua ta shoh nė film!
Dhe
ai episod u hoq. Mėkat! Gomari i gjorė, qė luante nė tė, vėrtet nuk i
plotėsonte kushtet politike, por diēka mund tė kishim bėrė. Duhej nė
fakt tė tregoheshim mė tė matur. Por dukej bukur. Ishte vėrtet njė
gomar me nur. Phė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:31 am

Pikellim per vdekjen e tij
Dy ditė me radhė fryu erė e nxehtė, njė erė e neveritshme prilli, qė me sa dukej, vinte nga shkretėtirat e Saharsė.
Ditėn
e tretė u gdhimė nė njė heshtje tė shurdhėt. Hapa dritaren e dhomės qė
kisha zėnė nė kampin e pushimit tė punėtorėve dhe sodita pėr njė ēast
kaltėrsinė e detit dhe Karaburunin e mbuluar nga rrezet e diellit. Nuk
ishte tamam heshtje e shurdhėt ajo. Po t’u vije me kujdes veshin,
altoparlantėt e kampit jepnin lehtė, fare ulėt, njė muzikė tė qetė
klasike, qė vinte nga Radio Tirana. Ai qė kujdesej nė kamp pėr radion,
dukej qė nuk e kish qejf klasiken dhe unė u habita bile se si nuk e pat
mbyllur radion fare. Po ai kish porosi tė veēantė. Njė natė mė parė
kish vdekur Enver Hoxha, dhe nė ēastin qė unė hapa dritaren, nė
Shqipėri vetėm pak njerėz e dinin se ajo ditė e shurdhėt do tė bėhej
historike, si fundi i njė epoke gjurmėlėnėse. Unė e mora vesh kėtė njė
orė mė vonė, nė klubin e kampit, kur kamerierja erdhi tė na sillte mua
dhe Canos nga njė fėrnet tjetėr…. E zeza, ka ndodhur gjėma! - tha ajo,
duke psherėtitur thellė. - Ju nuk dukeni nga ata qė e kanė marrė vesh.
Ka vdekur, ai, Komandanti… Lajmi na zuri vėrtet nė befasi. Askush nuk
pat thėnė se ai ish duke vdekur, a se ishte sėmurė e pritej ta
shpėtonin. Errėsirė e plotė mbi lajmin mė tė rėndėsishėm, qė ai gjysmė
shekulli u dha kėtyre viseve. - Ē’po na thua, - ia bėri Canoja, - ėshtė
e vėrtetė kjo? Kamerierja e ngjallme fshiu hundėn e thatė me kurrizin e
dorės dhe nisi tė mblidhte gotat e mėparshme, duke vėshtruar si e
trembur pėrreth. Tani sapo ma thanė, – ia bėri ajo. – Nuk e dėgjoni
radion se ē’lloj muzike po jep?
Vetėm tani ne i kushtuam vėmendje
muzikės funebre. - Mos ėshtė ndonjė gabim, - thashė unė, sa pėr tė
thėnė diēka. Dhe e ndjeva qė, ashtu bosh si mė zuri lajmi i kamerieres,
po thosha njė budallallėk tė madh. - Eh, tė ish gabim, ku ta gjenim! Po
ėshtė i vėrtetė, – ma ktheu ajo.
Unė dhashė njė mendje, qė kėtė
fėrnetin e tretė tė mos e pinim, se nuk shkonte fare, sidomos tani qė e
kishim marrė vesh gjėmėn. - Jo, jo, pijeni! Pijeni normalisht. Ju nuk
dinit asgjė. Se mund t’ju pyesin se kush ju a ka thėnė! Ju akoma nuk
dini gjė. Gruaja dukej e trembur vėrtet dhe e shfaqte hapur se u pendua
qė na e kish dhėnė lajmin. - Si t’ua shpjegoj atyre nė banak, se pėrse
po kthehen pijet?! Jo, ju lutem, se kam fėmijė dhe nuk i dua kėto
telashe. Pijeni e ju bėftė mirė…! Kamerierja mori tabakanė me gotat e
zbrazura dhe u fut nė thellėsi tė lokalit. Tani muzika u bė mė e qartė
dhe tėrė tė dhėnat lidheshin: kish vdekur Enver Hoxha, qė ndofta mė
shumė se kushdo nė historinė e vendit qe pleksur nė jetėt e
shqiptarėve. Dhe tani ai nuk jetonte mė. Enver Hoxha kish vdekur. Kish
vdekur Enver Hoxha dhe qielli ish po ai, deti ish po ai dhe malet
rrinin tė heshtur e tė qetė, siē kishin ndenjur pėrjetėsisht. Ne ishim
fare tė papėrgatitur pėr tė shfaqur ndjenjat. Fytyrat tona me siguri
kishin vetėm njė hutim idiot, qė mund ta lexoje si tė kishe dėshirė. -
Ngreje, - mė tha Canoja me zė tė ulėt. – Ta pimė. Mirė thotė ajo: lajmi
nuk ėshtė dhėnė zyrtarisht.
Unė nuk po e zija me dorė fėrnetin. -
Dale, Cano, prit! – i thashė unė, me zė mė tė ulėt akoma. – Po sikur
ajo, shushka, tė thotė ndonjėherė, se kur ne rrėkėllyem gotat, na e pat
dhėnė lajmin. I madhi i vendit ka vdekur dhe ne duket sikur festojmė!
Nuk vete! Ėshtė mė i madh dėmi ynė, po t’i ngremė gotat, sesa i asaj,
po t’i lemė ato pa pirė.
Canoja mė dha tė drejtė dhe e lėshoi edhe ai gotėn e vet pėrpara fytyrės. E po rrinim ashtu, mbėrthyer pas karrigeve.
Por
edhe po e pimė, nuk do tė tingėllojė keq, – rrahu tė arsyetojė Canoja.
– Nė mort pihet alkol, pėr tė mbytur hidhėrimin. Nga anėt tona ne u
nxjerrim njerėzve raki. Dhe ju kėshtu bėni andej nga tuajat, apo jo?
Ngreje! - mė urdhėroi ai. Megjithėse mė dukej se brenda Canos, pijaneci
kish fituar mbi tė urtin, unė e ngrita fėrnetin me njė frymė dhe me sy
nga tavani, iu luta Zotit:
- Mė shpėto, o Zot, se nuk paska gjė mė tė ndyrė, se ta hash tani kur po mbaron dasma!
Dihej
qė Canoja ishte mė i mbrojtur nga unė nė rast tė ndonjė telashi. Tė
tėra ditėt e kampit, i kishim kaluar tok, por mua nuk mė bėhej dot
ēadėr nė kėtė histori. Dolėm nėpėr oborrin e terracuar tė kampit.
Marshet e pėrzishėm tani shquheshin mė qartė dhe unė u binda se, qė nga
ky ēast, nuk kish aty asnjė njeri pa dije mbi atė qė pat ndodhur.
Drejtori
i kampit po na vinte pėrballė dhe po u pėrgjigjej me tė qeshur romuzeve
tė nja dy kampistėve tė ulur nė stolat e lulishtes. Dukej njė ditė e
zakonshme, dreqi ta marrė! Nga e qeshura e shpenguar e shefit tė kampit
dukej se vetėm ai nuk do ta kish mėsuar lajmin e madh, por kjo do ishte
marrėzi ta mendoje. Canoja kish miqėsi me tė dhe e ndaloi.
- Duket
se ka ndodhur njė ngjarje e rėndė, drejtor, ėh? - Nuk e di, - u bė
serioz drejtori. - Na kanė thėnė vetėm qė t’ju mbledhim tė gjithėve nė
paradhomėn e klubit se do tė shpallet me radio njė komunikatė e
Komitetit Qendror. I tėrė populli, nė tėrė vendin, do tė mblidhet
pėrpara altoparlantėve nė orėn dymbėdhjetė fiks! - Lajmi do tė jetė i
mirė apo i keq? - Nuk e di, o Cano, - ia preu drejtori i bezdisur. –
Kaq na kanė thėnė tė themi e kaq do themi. Lėre kėmbėnguljen e mė mirė
hajde ta pimė njė kafe bashkė… Dhe drejtori e mori me vete Canon, qė me
siguri, nė vend tė kafesė, do t’i kėrkonte edhe njė fėrnet tjetėr, jo
pėr gjė, po pėr tė respektuar zakonet e krahinės sė tij. Piktori i
kampit po ngjiste lajmėrimin pėr mbledhjen e orės dymbėdhjetė. Nė atė
kohė ora qe tetė e gjysmė dhe afro katėr orė tė tjera ne do rrinim me
frymėn pezull. Muho Kallashi, qė mbante dhomėn bri nesh, m’u afrua dhe
mė kėrkoi njė cigare. - E more vesh? – mė tha me pėshpėrimė. - Unė
pohova me kokė, duke i dhėnė cigaren qė donte. - Ēudi! – ia bėri ai
duke e ndezur. – Nuk pritej. Nė drekė do tė na e thėnkan. Edhe kjo
kuptohet. E dinė qė lajmi do tė shkaktojė pikėllim tė madh…”.
Time
shoqe nuk e gjeta nė dhomė dhe u vura ta kėrkoja nėpėr shoqet, me tė
cilat ajo pinte kafetė, qė gatuanin nė furnellkat e sjella me vete.
Pastrueset e kampit nėpėr korridore bėnin biseda me zė tė ulėt dhe kur
u kaloja pranė, ato i linin pėshpėshet e buzėqeshnin tė drojtura nga
unė. Nė hyrje tė godinės ku e kish dhomėn Canoja me gruan, pashė atė
kitaristin nga Erseka qė po cimbiste telat e veglės sė tij. Kur mė pa
mua, ai e la kitarėn dhe mė tha me zė tė lartė:
- Melis, sapo mė treguan njė barceletė fantastike, qė do tė tė pėlqejė pa masė edhe ty. Njėri e zuri gruan…
Kėta
artistėt janė leshko, pėr nder. - Nuk e kam mendjen te barceletat sot?
– i thashė prerė me qortim. – Ti nuk e ke marrė vesh? - Ai u bė
menjėherė serioz dhe i vėmendshėm. - Ēfarė?! – mė pyeti shumė i
shqetėsuar. – Mos e ke fjalėn pėr atė, qė na ka vdekur ai i madhi? Po,
- i a bėra. – Pak tė duket?... Ai u qetėsua qė unė nuk kisha pėr t’i
thėnė ndonjė gjėmė tjetėr mė tė madhe akoma. - Atė e dimė, or babaxhan.
Por akoma nuk na e kanė bėrė tė njohur. Ky ėshtė lajm i sjellė me
pėshpėshe. Me pėshpėshe, nuk do tė merremi ne! - Po ėshtė i sigurt,
ama! – ngula kėmbė unė. - Mijė pėr qind! – nguli kėmbė dhe ai. – Por do
presim orėn. Na thanė se pikėllimi do fillojė mė dymbėdhjetė. Lėre, o
lėre! Gjėmė e madhe do jetė…”. Mė leshko se ky djalė nuk kisha parė
gjer atė ditė e nuk kam parė as gjer sot. - Po mirė, ore, - i thashė i
nxehur. – Tė duket me vend, qė edhe e di lajmin edhe m’i bie kitarės,
mė dėgjon barceleta e qesh e zbardh dhėmbėt?! Ai, mendjepyka mu zemrua:
- Tėmėn, po si, bre, tė mos qesh! Edhe ay qė na e tregoi barceletėn, e
dinte qė shoku Enver na ka lėnė. Po pse, si thua ti, o mendjelli, tė
rri turivarur, a?! Po sikur tė vijė ndonjė… nga ata-de!.. E ai tė mė
thotė “pa hajde kėtu ti, shok, kush tė ka thėnė tė pikėllohesh? Nga e
ke marrė vesh?” Ato belį nuk i dua, unė.... Unė e lashė atė dhe
vazhdova tė kėrkoja gruan. Kitaristi mė fliste qė prapa, shumė i
mėrzitur me vėrejtjen qė i kisha bėrė. Pa mos na u hiq aq solemn,
zotrote! Prit tė vejė ora dymbėdhjetė e pastaj nxirr ē’ke pėr tė
nxjerrė! Vetė drejtori, kur e pyetėm, na tha qė deri mė ora dymbėdhjetė
bėni rutinėn e pėrditshme… Shko, or byrazer, bėj rutinėn tėnde! Ke, apo
nuk ke rutinė ti! Ua! Ty, apo drejtorin, tė dėgjoj unė?!
Gruan e
gjeta nė dhomėn e Canos, tok me tė shoqen e tij. Dhe ato e dinin.
Natyrisht, tani nuk kisha dyshim, qė jo vetėm nė kamp e nė kėtė
bregdet, por edhe nė gjithė Shqipėrinė e dinin lajmin pėr vdekjen e
Hoxhės. Gratė shfaqnin habi, se si paskej qenė mbajtur aq sekret
gjendja shėndetėsore e udhėheqėsit. Unė i kisha thėnė atyre, qė Canon e
pata lėnė nė shoqėri tė drejtorit, kėshtu qė hyrja e tij u prit mė me
kureshtje nga sa qe pritur e imja. - Mezi po e pres orėn dymbėdhjetė, -
tha e shoqja dhe pastaj nxitoi tė shtojė: - E zeza, kushedi sa do tė
mėrzitemi! Hidhėrim i madh do tė jetė! Canoja tregoi se drejtori hiqej
i qetė e moskokėēarės vetėm pėr sytė e tė tjerėve, por Canos i paskej
thėnė se ishte nė ankth, pėr shkak tė efektit qė do tė shkaktonte lajmi
i kobshėm mbi kampistėt. Ai kish thirrur mjekun dhe e kish porositur
atė qė tė ndodhej aty tok me personelin sanitar e t’i merrte qė tė
gjitha masat. Lajmi do tė ishte mjaft tronditės, aq mė tepėr qė nė tėrė
kėto ditė njerėzit nuk dinin asgjė. Dhe ajo dihet, qė e papritura godet
shumė. Mund tė kishim nė kamp edhe njerėz qė vuanin nga zemra. Unė e
kuptova se nė gjithė vendin po merreshin masa tė tilla pėr pasojat qė
priteshin. Kjo qė kish ndodhur, ishte pa njė pa dy, vdekja mė e bujshme
nė historinė shekullore tė Shqipėrisė. Canoja i vuri tė shoqes detyrė
qė me ta dėgjuar lajmin, ajo, e para, duhet tė klithte dhe t’ia
shkrepte vajit. Por me zė tė ulėt ama, e me veshėt nga radioja, pa ia
mbuluar zėrin atij apo asaj qė do tė lexonte komunikatėn e Komitetit
Qendror. - Mos prit hiē, - ia preu e shoqja, - nuk e bėj dot! - Do ta
bėsh, se s’bėn! – iu shkreh i shoqi. – Bile po na bėjnė nder qė kujėn e
parė po ia besojnė familjes sonė. Apo jo, Melis?
Unė e dija qė kjo
ish pleqėsuar mirė e mirė, me tė madhin e kampit dhe e mbėshteta Canon
pa kurrfarė cmire. Unė dhe gruaja qemė tė pėrjashtuar nga kėto ambicje,
megjithėse isha i bindur, se ime shoqe mund ta qante Komandantin mė
mirė se e shoqja e Canos. Edhe fjalėt e vajit, gruaja ime mund t’i
gjente mė prekse. Po kush tė hapte udhė! M’u bė tamam si atėherė nė
Kinostudio, kur shihja qė aktorėt mė tė pazotė, vetėm pėr shkak tė
lidhjeve qė kishin, merrnin goxha role kryesore, edhe pse nuk mund t’i
realizonin dot mė mirė se ca tė tjerė. Gruaja e Canos nuk bindej. U
futa dhe unė me time shoqe ta bindnim, se raste tė tilla tė nderojnė,
po aha! Nuk merrte pykė ajo! - Mirė atėherė, - dha njė zgjidhje tjetėr
burri. – Kur tė mbarojė komunikata, ty, grua e dashur, do tė tė bjerė
tė fikėt, kėshtu? Unė do tė sulem tė tė hedh ujė… Do sulemi tė gjithė!
- e mbėshteti ime shoqe, Canon. - Ashtu, rrofsh! – e falėnderoi ai dhe
vazhdoi me porositė pėr gruan e vet: - Ti do jesh e shtrirė e nuk do tė
lėvizėsh. Unė do kėrkoj ndihmė, duke uluritur. Do tė sulen infermieret,
se gratė e burrat e tjerė do tė jenė duke qarė e shkulur leshrat pėr
vete, ata! Nuk do ta marrė vesh qeni tė zotin, atje... - E po tė mos
qajnė? – ia turbullonte parashikimet e shoqja. - Do tė qajnė! Janė
marrė masat. - Mirė. Po sikur doktori tė mė kuptojė, qė tė fiktin nuk e
kam tė vėrtetė? – pyeti prapė ajo. Canoja ishte gati ta zinte tė shoqen
pėr gryke nė sytė tonė. - Nuk thotė gjė doktori, mos u bėj zerzebile!
Le qė doktori nuk do merret me ty. Ai ka ndėrmėnd t’i bjerė vetė tė
fikėt. Po ja, janė infermieret…. - Jo dhe jo! – tha e vendosur gruaja.
– Pėr njė ditė si kjo ti, Cano, duhej tė kishe pėr grua njė aktore. Mua
nuk mė ke pėr kėtė! Hiqe nga mendja! Pas kėtij kundėrshtimi tė prerė,
ra njė heshtje, nga ato qė nuk di ku tė shpiesh vėshtrimin. Gruaja ime
pa nga mua, gati duke psherėtitur. Edhe atė shtrirjen me tė fikėt, do
ta bėnte pėr mrekulli ajo e gjora, po kush ia kėrkonte asaj! Canoja mė
hoqi mėnjanė me marifet dhe me zė tė ulėt, m’u pėrgjėrua tė gjeja njė
shkak e ta hiqja time shoqe qė andej, se ai kish ndėrmend t’i hynte tė
vetės me shqelma. Mes dy fytyrave tona kutėrbonte duhma e fėrnetit. Nuk
do tė turpėrohemi, ne ore jo! – tha me zemėrim e krenari bashkė. - Tėrė
jetėn ne, nga ana jonė, kemi qenė tė lidhur me luftėn. Kurse familja e
saj ka pėr stėrgjysh lepurin. Nuk e ndiejnė pikėllimin. E po nuk e
ndjeve kėtu, - dhe Canoja, me gishtat e mbledhur tok, e goditi veten me
shkulm, mu nė mes tė gjoksit, - nuk e qan dot atė, pėr tė cilin po
pėrgatitet tė verė kujėn i madh e i vogėl! Do ta shohėsh, Melis, do ta
shohėsh Shqipėrinė, po nuk u pėrmbyt me lot!
Nė orėn e caktuar ne u
mblodhėm tė gjithė pėrpara radios sė madhe. Tėrė kampi priste me ankth.
Tek-tuk ndiheshin gra qė qėronin zėrin, siē bėjnė koristet e reja tė
operės, kur nisin karrierėn. Burrat kishin njė tension mė tė fshehur nė
pėrgatitjet e tyre pėr t’i dhėnė fytyrave tisin e pikėllimit qė duhej.
Nisi folėsja nė radio: Ju flet Tirana! Po japim emisionin e lajmeve. Nė
sallė ra njė heshtje qė nuk do ta harroj kurrė. Tė rrahurat e zemrės
sime, pastaj, nuk kishin tė krahasuar me asgjė. Ato tė rrahura zemre,
jo unė qė nuk i pata ndierė ndonjėherė mė parė, por jam i sigurt qė nuk
i patėn ndierė as tė parėt e mi. Dhe as stėrnipat e mi pas qindra e
qindra vjetėsh, nuk do t’i ndiejnė mė.
- Me pikėllim tė thellė, njoftojmė se vdiq biri i lavdishėm i popullit tonė…
Pastaj
ngjau hataja qė pritej dhe qė tė lindte dėshirėn tė kishe njė mijė palė
sy, qė ta sodisje. Grupi i kampistėve tė atij prilli, mes tė cilėve u
gjenda unė, si dhe i tėrė populli, u dha udhė lumit tė lotėve, ca
lotėve tė pėrpiktė e tė organizuar mirė, qė askush mė mirė dhe mė shumė
se ky i vdekur i shquar, nuk i meritonte...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 24
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   Wed Oct 08, 2008 2:32 am

Tregim nga Pellumb Kulla

Per
portier futbolli dhe per hetuesa ,qe te punonin qindin , nuku kishte
vend qe t'ja kalonte Korces tone.Kam rrefyer shume , por nuku kam
rrefyer me te bukuren, ate qe me ka ndodhur njehere ketu, vitete shkuara
E
po kur te qaj tere, kurre nuku do ma merte mendja se ne mes "Pellham
Parkut" , do te me fanitej hetuesi im , ay qe me pat nxjerr ujin e zi
njehere vaftit. Sefte e pash kur po zgjidhte banane ne Lajdig Aveny. Ay
me pa dhe mbeti. Une i hoqa syte . I hoqa une ,po s'mi hiqte ay. E
takova me pas dhe nja dhjete here te tjera e gjene une i hiqja syte i
pari. Ay ishte gati te me jepte te njohur , po une fesht! tutje. Shtat
muaj rreshte kjo pune!
Ate dite me zuri ngusht .Une i ulur ne nje stol te parkut , ay u dha
Gjene
m'u qep ky miza e kalit , me nje gazete te zhubrosur ne dore E pash me
bishte te syrit , ai ka mbajtur capné e po shékon nga mua .Kete rradhe
me duket se nuku do me ndahet! -Thash me vete
E nuku mu nda plaku. M'u afrua dhe ndenji nje te peshtyré largé e me foli
Qe
je shqiptar kete nuk e diskutoj me -Ja nisi Taqka. Te shékoj gjithmone
dhe he te flas sote, e he neser. Une s'leviza hic prej stolit .Po ama
as shenje qe gabohej, nuk i dhash . E shihja une ,qe Taqka desh ti
shkonte gjer ne fund -Do te me besh vend te ulem ca o? -pyeti dhe mu ul
prane- Dhimitraq ma thone-me tha. Ore ku jemi pare bashke ne ?
-Ke par keshtu tine? -Nuku me mban mend-o? I thash me nje ze qe dhe vet u cudita si mu ngjir papandeur
-Te me vrac -tha - nuku te sjell dot ne hater!
Para shtat muajsh , kjo do dukej e pabesushme , por tashi e besova ,qe plaku nuku me njihte vertete
-Po mire o -i thash -nuku me mban, nuku me mban!
-Jo po une dua ta di- ngulte kembe plaku si mushka
-Po ,me mire bre te mos e dish
Jo dua ta di dhe pa pritur pergjigje me tha:- Jemi pjekur ndonjehere ne Shqiperi?
E
po kjo pike e zeze?Oh krimbi i gjizes! Ky nuku me desh mua jooo.! Ketij
i duhej nje hunde lesh , qe t'i rrembente nje dru, qe ti binte shtate
here , e t'ja nemeronte nje .Gjene thash , ajd t'ja shkund kujtesen nga
rrodhet.
-A ke qene hetues zotrote? Ja prita si me tokmak. Ay u
hutua e po me pereliste qepallat si guak. Shtyje dhe ca Peco , i thash
vetes
-Se sjell dot ne hater o? Ne burge te Korces , e kujton tashi besoj!
Te
ish ndonje tjeter do ngrihej e do behej def , me bisht ne shale , po
Taqka duket e ndjeu se une te haja mune, e jo te nxirrja inatet
Mos
more! Te kam bere hetimné e? te kam marr ne pyetje é? E moj e kaluar e
hidhur.. e i binte gjunjeve. (T'emen thash do te zer te me qaj
ketu..)-Mos me thuaj qe te kam torturuar tha duke mu lutur
Po te duash nuk e them -ja bera , por e verteta eshte se..
-Hajde
regjim i poshter hajde!- Peshertiti plaku ,qe nga thellesia e shpirtit,
e nisi ta shaje me rrenje dhe me dege diktaturen.. dhe me siguri i ke
ngrene shtat vjet prapa hekurave , ne palce te rinise! Ah moj diktature
e felliqur c'ke bere.-dhe kthehej nga une-Po a je mire? nce nce nce..
-Po perse te akuzoja mor? aman me qafsh!
-Do
ta them o posi!-i thashe- Kot -fare !, se, degjonja "Zerin e
Amerikes"Se, demek desha te aratisēa e te vija ketu ne Shtetet e
Bashkuara..
Plaku vazhdonte ofshamat e pikelluara radhe-rradhe, gjer
u kujtua se me zuri me presh ne duar .Nisi te zgerdhihej e te me tund
gishtin , me qortim prej mesuesi
-Ne fakt , ja ku je n'Amerike! he he nuku paska qene kot
-Shpifje bre !Atehere nuku kishnja ndermend !-ja preva
-Kete
as tani s'ta pranoj -ma previ dhe ay dhe une e pash ,qe kot i kisha
ndenjur ftohte , pasi asgje s'e pengonte Taqken te kenaqej me mua, si
me nje mik te vjeter
Ma leshovi firomen ne vesh dhe me peshperiti
ngadale, sikur ata te sigurimite, na paskej ngjitur pergjuesa edhe
neper stolat e "Pellham Parkut"
-Tere bre tere ne ,e enderronim
Ameriken , atehere. Si ju qe rriheshit ,dhe ne qe ju rrihnim .He po
diktature e poshter ,qe na mori me shume se gjysmen e jetes
-Na e morri -ja bera me zor mbas tij
Ah moj diktature e mallkuar . .Ah mor sistem maskara!
Maskara!-I'a
mbajta ison pa qef dhe fillova te marr inat veten , ce jo vetem nuku po
i laja borxhet , por po i vinja dhe pas avazit .E bile duke dashur mos
ma merrte fjalen "maskara" per veten e tije, nxitova te perserise gjene
" sistem maskara"
-Me erdhi turp per vete , kur te qaj tere -T'emen
thash, po une pse nuk ja nderoj kete m.. teme , po e le te derdellise ,
dyke shar bot e bot diktaturen ! E pyeta si ja kalonte tani
-Me halle shume -dhe leshoi nje derro psheretime ,sa thashe se dha shpirt
-Po tashi -me tha , qe Amerikanet me dhane strehimne , sekur me mbar po me vete.
Rrufene e kisha pritur ,kete jo ! deshnja une ta lija temen , po s'me linte tema mua.I kisha cakerritur syte, sa Taqka me kuptoi
-C' habitesh o? Térve neve, qe kemi urryere diktaturen , na e dhane
-Po ja -ju qava , mua nuku po ma japčn akoma !
E po ti ndofta nuk e ke urryere aq sa neve te tjeret -Ma shpjegovi dhe desh ta nxirrte shkakne..
Ja
pasi mbaruam pune bashke , atehere , c'ke bere? Une nisa ti tregoj , qe
prej dites qe pranova akuzat..Ne fakt , ma preu fjalen Taqka, jo qe te
mburrem , po me mua te tere i pranonin akuzat. He me fal , po pastaj
cbere?
-Une desha te vertetoja akoma dhe i thashe-Verte nuku me mbaje mend?
-Po
kuuu bre !-U shfajsua me fytyre qaramani Dhimitraqka -Sa kam kaluar une
deper keto duar More more more Te zeste male , qe s'piqen dot , pa
njeriu me njerine u pjekerka
-E pyeta se si i kish vajtur filli , atij me pas
rregjim
i poshter ,bre bir -tha.Pasi mbaruam bashke pune ,nuku me reshten
transferimet "na duhet nje hetues i zoti atje , shko Taqke, ! E ka
kycyr njeri gojen atje , Ajde Dhimitraq , e keshtu gjersa suallme
demokracine ...
Te na shihte njeri tok , do ta zinte lemeria. Te
ngjanim ne, or byrazer ,si dy miq te vjeter qe kan kaluar te tharta dhe
te embela tok..
Po tani- o me se merresh? pyesja une,
"bashkefajtori", te gjorin Taqke- Nuk u ke kerkuar ndonje pune si
hetues ketyre te Amerikes-o?
Uell.. ma kthente me nje fjalez
Amerikane "bashkevuajtesi im" , qe si tashi e sjell ne hater , ashtu me
menge te perveshura ne hetuesi
-Ne fakt ma propozuan ! Nuku kam fuqi bre u thash , mua me ka drobitur biruca"!..
-Biruca!!!?
Rrufeja e dyte kjo Ketu me kercyen mua! I bute i bute po, kjo ishte te
qaje me oiii! Njemije susta me shtyne perpjet, drejt e ne kembe
-Po ti -o nuku u the qe s'ke qene ne burg?
-Nuku
thash une, po e thot shkresa ! ma beri ay , pa u ngritur pe vendit E
kur e thote shkresa me firme dhe vule , zere se ke qene !
He mo
derezi , se tere kemi vojtur ne ate sketerre .. shkresen ma dha nje
njeru im ne komitet te perndjekurve .Ay ma mbushi dhe une ja paraqita
ketyre..
- Per ate dite mi paskshin mbledhur te tera cudite!
Njeriu yt? Ke pasur njeri nga fisi te perndjekur? ulerita
-Kush mo tha nga fisi-
Taqka vazhdonte te fliste ulur , avash avash
Tere ata te perndjekurit e Komitetit , i kam kaluar deper duarte e mija
-E po kjo...! Kjo nuku eshte e drejte bre ! Ja thuaj te verteten
Cila mo nuku eshte e drejte! Cila? Patriot ,patriot po...nuku te duroj une.. !Mbylle ate kamare e rri rehat aty!
Tani po me kujtonte tamam ate Dhimitraqken e pare
-Nga
e kish fshehur tere ate ze, o te vrafshin me buke ne goje? Nga juve --
Vazhdoi , i patme ato 45 vjet , qe kur i kujtoj , me dalin mornicat
permbi pantallona Nuku na i ka fajin njeri , oreee -ja beri, po jyve
,jyve
-Po cfaj te kemi neve mo? Juve na shqepet me hu-i'u ketheva
une- Na futet spica neper thonje. Na futet veze neper sqetualla . Veze
nuku gjenje ne dynja , se i mbanit jyve , per sqetullat tona A duronim
dot neve o?
Une bot e Taqka qyt!
Te duronit posi? Kur eshte
fjala per liri e demokraci per popullin , njeriu duhet te duroje oreePo
te rezistojshit jyve , nuk do kish zgjatur kaqe diktatura.! Ja mor ti ,
ti a ishe fajtor kur te denova?
-Asnje cike -i thash pas njezete vjetsh
Po
pse e pranove fajen mor... mor..? Po une kisha qef bre , t'u a
perplasja ne sy shefave te mi e t'u thesha"kot ma keni sjell kete ore ,
ky eshte pa faj Po c'tu thoshe une mor te thente Prifti -Xhec me mbyti
hetuesi im!
-Ta hanja une-o?Te merrja me qaf djemkat e mi-o Ju marte
dreqi juve lepuj! Na e bete jeten zeher !Na mbajtet ne kembe gjithe ate
palo regjim ..Do kishim erdhur ne Amerike tridhjet e ca vjet me pare!
..Do kishim hapur ndonje biznes . Ju ngrente murtaja ju ngrente!..!
Iku
me kacabuj te ngritur , dyke share e trufulluar ..Dhjet cape e kthe
koken.. dhjet cape e kthe koken..! E me hidhte mua flaken e syve ,
sekur i kisha vrare babane.. sikur i kishnja shkateruar jeten!
Une mbec si gallof , e per ate Zot , ne po e kuptoja , se ce nuk e kishnja me Taqken aq inat , sa c'e kishe me te shkuaren
Dy gjera ishne :O ay kish te drejte.. o ma la mua pilafin..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albaone.top-board.com/
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pellumb Kulla
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Syku Pellumb: Pulebardhat
» Syku Pellumb: Emocione flagrante
» Syku Pellumb: Epshe idhnake
» Syku Pellumb: Kermidhi
» Syku Pellumb: Britme!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Tema Shoqerore (te ndryshme) :: Letersia-
Kėrce tek: