ForumPortaliGalleryPytsoriKrkoLista AntarveGrupet e AntarveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kam një surpriz të këndshme...

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht 
AutoriMesazh
Davidon
V.I.P i forumit
V.I.P i forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 1846
Age : 25
Vendodhja : STRUGE
Registration date : 11/08/2008

MesazhTitulli: Kam një surpriz të këndshme...   Fri Oct 10, 2008 2:43 pm

Vesa Luma ishte pjese e kengetareve qe diten ta freskonin te
nxehtin e veres me kenget e tyre, por ajo eshte nga ato artiste qe pervec
kenges, ka prioritet edhe shkollen.
E themi kete duke iu referuar faktit qe
menjehere pas publikimit te dy kengeve shoqeruar me klip, njera prej te cilave
luhet me Turin e Produkt 28(qe arriti te pelqehet ne ditet e para te trasmetimit
ne Stv) ajo nis nje master per mardhenie diplomatike, duke u bere keshtu nje
shembull perfekt i figures qe di te menaxhoje mire edhe peshen e skenes, dhe
rendesine e studimit. Ne vijim, ajo rrefen per kenget, studimet dhe profesionin
e saj...

C'mund te
themi per klipin tend me te ri, me titullin: "Ik kur te te le
un"?


"Ik kur te te le un" eshte nje kenge verore ritmike, punuar
nga Florent Boshnjaku, me tekst te shkruar nga une, nje kenge e cila e ka
merituar edhe klipin po aq veror. Kam bashkpunuar me produksionin kosovar KAON,
me punen e te cileve kam mbetur shume e kenaqur. Regjine e ka bere siurisht, i
dashuri ime, Genci.

Nje titull trasgresiv qe nenkupton
shume vetebesim dhe posesivitet. Ne te vertet, je kaq posesive ne dashuri?


Jo dhe aq! (Qesh) Bje shaka. Eshte vetebesimi ne dashuri, por nuk
e teproj shume. Jap shume per dashurine, ndaj edhe dua te mar shume. Gjithsesi,
tekstet e kengeve te mia, nuk i perkasin jetes time private.

Ne fakt, kjo fraze, mendon se
eshte me teper "monopol" i femrave apo i meshkujve?


Kjo fraze
mund te jete monopol i te dyja gjinive, atehere kur i leverdis cdonjeres prej
tyre. (qesh)

Ku i
shikoni piktakimet dhe diferencat mes dy qenieve qe nga natyra i ka bere sa te
ndryshem, po aq edhe te ngjashem me njeri-tjetrin?


Se pari, e
rendesishme eshte qe jane qenie njerzore, ndaj edhe diferencat ne kete raste
jane shume te vogla, te paperfillshme.

Ne c'rast do t'i thoje "ik"
personit qe do?


Nuk e di! Ne kete moment, nuk mund dhe as nuk dua
ta mendoj nje gje te tille, por them se nese do te me tradhetonte edhedo ta
beja...

E
karakterizon veten me teper nje vajze te ndjeshmne apo te forte?


Di te jem e forte duke qene e ndjeshme, do te thoja une. (Qesh)
Ka momente kur vertet ndihesh keq dhe te duhet mbeshtetja e te gjith atyre qe te
duan, per te te rikthyer buzeqeshjen, gje qe mua, fatmirsisht, nuk me mungon.


Po tek ata qe te
rrethojne, cfar vlerson me teper?


Thjeshtesine, pa
diskutim.

Je per
barazine absolute gjinore?


Sado qe mundohem te mos i krahasoj
gjinite, prap se prap mbahem pas asaj qe femrat gjithmone duhet te kene
perparsi.

Sepse ato
jane me te brishta apo sepse e meritojne vertet?


Ne fillim, vjen
ajo e para, por jo me pak edhe e dyta, kur sheh se kohet kane ndryshuar dhe
femrat jane bere me te forta e me te pranishme ne cdo fushe te
jetes.

Hidhemi ne
fushen qe e ke po kaq per zemer, gazetarina. Sa po i kushtohesh asaj kohet e
fundit?


Mund te them, mjaftueshem, duke marre parasysh qe sapo
jam diplomuar ne degen e komunikimit masiv dhe tani ne tetor, do te vazhdoj
studimet Master per marrdhenie diplimatike.

Cfar e ben dallimin midis
ushtrimit te ketij profesioni ketu dhe ne Kosov?


Nuk do te isha
ne gjendje te beja dallimin sepse si ne Kosove, ashtu dhe ne Shqiperi, gazetaria
ka filluar te transformohet ne nje forme me demoktratike. Per momentin, ende
jemi duke e hulumtuar fufirin e saj.

Si ndihet nje gazetare kur
intervistohet nga nje kolege e saj?


(Qesh) Jam munduar gjithmone
te jem korrekte me gazetaret, duke e ditur punen e tyre dhe kjo ka bere qe mos
te kem ndonje problem me median. Edhe pse disa here ka ndodhur qe kane bere
thashetheme, keto thashethemi kane marre aq shume hapesira ne media saqe edhe
per publikun, nuk kane qene me interesante.

Kur ke ndertuar nje emer te mire
dhe publiku te do e te respekton, i druhesh nje zhgenjimi te mundshem te tij?


Une jam serioze ne pune dhe perpiqem te ruaj emrin qe e kam
fituar me pune. Ne jete njeriu gjithmone ka kthesa dhe duhet t'i presesh ato,
nese i ben qellimisht apo rastesisht. Megjithate, une jam shume e lumtur qe kam
afer vetes publikun qe me ka mbeshtetur gjithmone, ndaj e di qe edhe ne momente
me te veshtira, do te me mbeshtes si cdo here.

Cili mendon se do ishte reagimi yt
nese ndodh te ngrihesh nje mengjes dhe ta shohesh veten ne faqen e pare te nje
gazete, sigurisht, jo per punet e tua artistike, por per ndonje skandal, qofte
edhe te sajuar?


Larg qofte, se pari! Edhe nese do te kishte
ndodhur, do te kishte qene si rezultat i ndonje keqkuptimi, te cilin nuk do ta
kisha marre per mire, sigurisht. Megjithate, sot jetojme ne kohe e shtypit te
lire dhe kushdo eshte i lire te shkruaj si te doje, mjafton te mos abuzojne. Me
vjen keq qe shpesh abuzohet. Personalisht, nuk jam gjendur dhe nuk besoj te
gjendem ne te tilla situata. Perkundrazi, u ruhem shume, ndaj nuk mund te jap
nje pergjigje te supozuar.

Je nje
lexuese e rregullt e shtypit, e gazetave?


Per shkak te vete
profesionit, eshte nje gje qe e kam te nevojshme. Duhet te jem ne korrent te
atyre qe ndodhin apo shkruhet, por gjithsesi, nuk u jap shume rendesi. Me
pelqejne shkrimet profesionale mbi te gjitha ato me emrin gazetarit poshte.
(Qesh) Jam kundra anonimatit.

Po forumet e ndryshme ku flasin
per ty, i vizitoni shpesh?


Ndonjehere, kur kam kohe te lire, edhe
mund t'u hedh nje sy... e bej, nuk pertoj!(Qesh) Aty shkruajne shume dhe eshte e
veshtire t'i lexosh te gjitha, edhe pse do te kisha shume deshire te isha ne
dijeni te atyre qe mendojne per mua dhe punet e mia.

Cilesimi si nje nga kengetaret me
te mira, te tremb apo te motivon per te ecur me tej?


Normale qe
me motivon, por jo vetem kaq, sepse, sado e talentuar te jesh, duhet te dish ta
mbash suksesin tend ne cdo menyre.

Po konsumimi, te tremb?


Cdo gje e ka kufirin e vet, ndaj edhe konsumimi u tepert nuk
eshte i frytshem per asnje artist.

Pa u zbehur ende suksesi i klipit
tend, pason nje tjeter, tashme duet me Turin e Produkt 28... Si t'u be propozimi
per bashkpunim dhe sa e ke gjetur vete ne te?


Turi eshte djale
shume i talentuar, ndaj edhe e kam pranuar ftesen me shume kenaqesi. Jam
pershtatur shume edhe me kengen, qe eshte shume e bukur, ashtu si edhe klipi.
Kam marre shume komplimente per kengen. Bravo cunave te Produktit!
(Buzeqesh)

Te tre
djemte kane zgjedhur nga nje kolege per duetet. Ti do te kishe dashur te kishte
rene shorti me ndonje nga djemte e tjere apo je e kenaqeur me zgjedhjen?


Me secilin besoj se do te kisha kaluar po aq mire sa edhe me
Turin. sigurisht qe edhe duetet e tjera qe pasuan me djemt, jane shume te bukura
dhe mjafte te realizuara.

Cfar mendon per duetet mes
kengetarve te shqiperis dhe atyre te kosoves? Po realizohen disa te tilla ne
keto kohe. Do te duhej te beheshin me shume?


Sa me shume, akoma
me mire, sepse kjo eshte nje pasqyre perpara popullit, se Kosova dhe Shqiperia
edhe ne art jane NJE, por nuk eshte e thene qe vetem rep-artistat te na bejne
bashke. Do te ishte shume mire nese edhe kengetaret e tjere bejne duete apo
trio.

C'te re tjeter
kemi nga Vesa, ne planin profesional dhe ate personal?


Shume
surpzira! (Qesh) E radhes do te jete ne nentor. Surpriz shume e kendshme dhe
shume ndryshe nga ato qe jemi mesuar te shohim.

Je per ndryshimet e thella apo te
menduara mire?


Sigurisht qe per ndryshimet e menduara mire. Nese
jane te menduar mire, atehere mendoj se ndryshimet ndodhin per
mire.

Do te doje te
shtoje dicka te fundit?
Mbrapsht n krye Shko posht
Shiko profilin e antarit http://albaone.top-board.com/
 
Kam një surpriz të këndshme...
Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Kuriozitete :: News-
Krce tek: