ForumPortaliGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Stine: Ja pse ka zgjatur lidhja ime me vajzėn e Rita Latit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Xhulio
Moderator/e
Moderator/e
avatar

Numri i postimeve : 357
Registration date : 27/07/2008

MesazhTitulli: Stine: Ja pse ka zgjatur lidhja ime me vajzėn e Rita Latit   Wed Oct 15, 2008 10:48 pm

Nuk i pėlqen tė flasė pėr jetėn private, por kantautori 27- vjeēar nuk mund ta fshehė se me Rozėn, ėshtė duke jetuar historinė mė tė gjatė tė dashurisė. Tregon pėr strategjitė pėr tė patur sukses si kantautor dhe bashkėpunimi me djemtė e grupit kosovar “Skillz” nė “Kėnga Magjike”.Stine, do tė prezantoni kėngėn tuaj nė festivalin “Kėnga Magjike”, kėtė tė diel. Pėr ēfarė kėngė bėhet fjalė?.Po me njė kėngė, qė titullohet “Ndaloje vrapin”, njė bashkėpunim me grupin kosovar “Skillz” nga Kosova. Kemi menduar njė kombinim tė veēantė dhe njė perfomancė speciale nėse do tė arrijmė nė finale.



Keni miqėsi me djemtė e grupit “Skills”?

Po, ėshtė njė miqėsi mes artistėsh, pasi na bashkon stili nė muzikė. Mund tė them se janė miq shumė tė mirė.

Me ēfarė po merreni pėr momentin, u bėnė kohė qė nuk ju shohim tė dilni nė treg me njė album tė ri?

Jam duke punuar pėr njė album dimėror, qė mendoj ta publikoj para dhjetorit. Ky ėshtė albumi im i tretė pas tri vitesh mungesė. Arsyeja, pasi nuk dua tė jem ai kėngėtari, qė nxjerr albume ēdo vit. Unė nuk bėj muzikė se duhet, por bėj se e ndiej.

Pse ky album nė dimėr, ndėrkohė qė mania e artisėve ėshtė t’i publikojnė albumet e tyre nė verė?

Po e di. Kjo ėshtė tendenca e kėngėtarėve nė pėrgjithėsi. Por unė mendoj se ėshtė mė mirė qė albumi tė publikohet nė dimėr, nė mėnyrė qė kėngėt tė arrijnė tė bėhen ‘hit’, verės tjetėr.

Cilat janė rrymat e kėngėve, qė pėrfshihen nė kėtė album?

Soul, R and B, por natyrisht do tė ketė dhe kėngė ku unė eksperimentoj me muzikėn.

Do tė bashkėpunoni me kėngėtarė tė tjerė?

Po. Do tė ketė bashkėpunime me kėngėtarė tė tjerė, pasi gjithnjė kam qenė i hapur pėr bashkėpunime me artistė tė vėrtetė.

Ēfarė kuptoni kur thoni “artistė tė vėrtetė”?

E kam fjalėn pėr kėngėtarė profesionistė, qė edhe pėlqehen nga masa, por dhe kanė karakterin e tyre.

Po pse ky fanatizėm pėr tė qenė vetė vetė autor i tė gjitha kėngėve tuaja, si nė muzikė ashtu dhe nė tekste?

Jo, unė jam shumė i hapur dhe nuk jam fanatik i muzikės sime. Por deri tani nuk e kam ndier tė nevojshme, pasi mendoj se rrymėn time e njoh mirė. E natyrisht mė pėlqen muzika e kompozitorėve tė rinj nė Shqipėri.

Fitojnė kėngėtarėt nga shitja e albumeve, po ju?

Nė Shqipėri absolutisht nuk mund tė marrėsh fitime nga shitja e albumeve, madje mund tė dalėsh me humbje. Tė vetmet fitime tė kėngėtarėve janė koncertet.

Ju jeni autor i kėngėve tė shumė artisteve femra. A mund tė pėrmendni disa emra?

Po janė Besa Kokėdhima, Anjeza Branka, Ingrid Gjoni, Samanta Karavello, Denada Bare, dhe grupi LRC.

Bėni pėrzgjedhje tė kėngėtareve, me tė cilėt bashkėpunoni?

Dikur nuk i pėrzgjidhja kėngėtarėt pėr tė cilat kompozoja kėngė. Tani po.

Jeni i dashuruar me Rozėn, vajzėn bjonde tė aktores Rita Lati. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė lidhje?

Besoj se nuk ėshtė momenti i duhur pėr tė folur pėr kėtė lidhje. Por ajo qė mund tė them me bindje ėshtė se me Rozėn kam 3 vite i dashuruar, dhe kjo ėshtė lidhja mė e gjatė, qė kam jetuar ndonjėherė.

Ē’mund tė mė thoni tjetėr pėr Rozėn, mund tė pėrfshihet ajo nė botėn e artit?

Roza ėshtė studente nė vitin e dytė pėr shkenca politike nė njė universitet privat, dhe nuk ka asnjė plan t’i hyjė botės sė artit. Ndihemi shumė mirė bashkė.

Po relatat me Rita Latin?

Shumė tė mira. Takohemi shpesh, shkembėjmė mendime dhe shkojmė mirė. Ajo qė mė ēudit ėshtė se ėshtė e vetmja artiste, qė nuk ka dėshirė qė vajza e saj tė bėhet po artiste.

Cilat janė disa hobe qė keni?

Dikur hobet e mia pėrveē muzikės kanė qenė; vallėzimi, basketbolli dhe makinat. Tani i vetmi pasion mbetet muzika.

Kjo tregon qė jeni rritur?

Po tashmė jam 27 vjeē, edhe pse mėnyra se si vishem e sillem mund tė mė tregojė shumė mė tė ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Stine: Ja pse ka zgjatur lidhja ime me vajzėn e Rita Latit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» Kristaq Shabani:Lidhja Ndėrkombėtare e Poeteve , Shkrimtarėve dhe Artistėve "PEGASI" ALBANIA -NJOFTIM
» Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare
» Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės:Njoftim!
» Gjakush Tana: LIDHJA SHQIPTARE - AMANETI I BREZAVE PĖR TĖRĖSINĖ E SHQIPĖRISĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbaOne :: Argetim & Zbavitje :: Kuriozitete :: News-
Kėrce tek: